Zërat e rinj: Burbuqe, Gegolog, Drejtoria e Kunatave, Pazari i Gjësë së Gjallë, Kodi i Etikës etj.

Burbuqja – Një vajzë a grua, as e bukur dhe as e shëmtuar, por e aftë të joshë zyrtarët mezoburra e të rinj të Partisë Socialiste për t’u ngjitur drejt majave të administratës publike. Ekujvalenti demokrat është Sekretarja. Në disa raste i referohen edhe si “kokrra e burbuqes”, ose “alamet burbuqeje”. Ekujvalente të mëhershme janë shih – Fustanet e Basmes dhe shih – Çizmet e Lëkurës.

Gegolog – një studiues shkencor që analizon çështje që lidhen me identitetin geg me metoda popullore.

Drejtoria e Kunatave – nofka që i dha Partia Demokratike Drejtorisë së Doganave të Tiranës për shkak se sipas PD-së, brenda pak ditësh në këtë drejtori në tetor 2013 u emëruan dy kunata ministrash socialistë dhe një motër zëvendësministri.

Pazari i Gjësë së Gjallë – Sinonim për Kuvendin e Shqipërisë dhe shitblerjet e deputetëve të të ashtuquajturës opozitë nga e ashtuquajtura maxhorancë. U krijua nga Fatmir Mediu kur LSI i bleu një deputet biznesmen në tetor 2013.

Bishtpëllumb – model flokësh demode mes politikanëve shqiptarë. Vjen nga rinia kryeneçe e viteve ’90 kur flokët e gjata ndaloheshin me ligj. Përbëhet nga një cullace në pjesën e pasme të kokës, pak të ngritur përpjete, në formën e bishtit të pëllumbave.

Kodi i Etikës – Sinonim i kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i detyroi ministrat e vet të nënshkruanin se pranonin të mbështesnin kryeministrin në çdo situatë, pavarësisht se çfarë mendonin. Pas kësaj, ministrat filluan t’i thonë njëri-tjetrit: Kujdes Kodin e Etikës, më bërtiti Kodi i Etikës, Kodi i Etikës nuk është dakord me çfarë unë mendoj, Kodi i Etikës mund të më pushojë nga puna.

Alteregoja e qeverisë – një takim i përjavshëm i shefave të propagandës së qeverisë nën drejtimin e kryeshefit të propagandës. Takimi bëhet në formën e takimeve të qeverisë dhe ulja e zëdhënësave bëhet pikërisht sipas rendit të uljes së ministrave. Gojët e liga thonë se zëdhënësat e ministrive të LSI nuk marrin pjesë në Alteregon e Qeverisë me argumentin se kanë shefin e tyre gjetkë.

Opozita e Groshës dhe Versaces – Nofkë që i vuri kryeministri Edi Rama deputetëve të opozitës në parlament më 2013 duke i thënë se këta njerëz, megjithëse vishen me Versace, vijojnë të mos i ndahen groshës. Shoqata e Kultivuesve të Fasuleve me bazë në Këmishtaj, dhe Federata Kombëtare e Groshës me seli në Malësinë e Madhe, shprehën protesta ndaj këtyre komenteve. “Fasulet, ose groshët, si i thonë në gjuhën popullore, janë një aleat i fuqishëm i mbijetesës së popullit shqiptar në shekuj. Kryeministri nuk bën mirë të flasë me këtë gjuhë për këtë burim të pashterrshëm proteinash dhe kalorish,” tha Miçi Thomai, kreu i shoqatës së Kultivuesve të Fasuleve. Preg Doda, i shoqatës së Groshës, tha se po konsideronte të hynte në gjak me kryeministrin për këtë koment të padenjë për groshën. “Grosha i takon të gjithëve,” tha ai. “Njoh deputetë të maxhorancës që janë po kaq katundarë sa ne, por njoh edhe shumë qytetarë që nuk i është bjerrur kurrë dashuria e tyre për groshën, pavarësisht se kanë shekuj që jetojnë mes Versaces”.

 

Ne foto: Groshë proletare me spec djegës, vaj ulliri, e salce me qepe te ferguara. Qepet sade dhe ullinjte perdoren per sallate. Rekomandohet shoqerimi me disa feta te shendosha buke. Foto: Populli

Marrë nga Diary of Tirana

21 Komente

Jo keq Shvejk ! Interesante smiley

Harrove te shtosh termat e djeshem ne Parlamenent : "Qeveria e Dordolecit", "Qeveria me dy-koka", apo "Zorret e barkut" apo "dhimja dhe lehtesimi" qe thoshte KM yne i kulturuar

Autori: Gjergj Erebara

Gjysmen e mbreterise per ate pjaten me groshe dhe rrethina.

te ajo pjata ullinj-qepe, mungojne ca thela portokalle me gjithe lekure.. ehhh.., "lere lere cdo te vente", tha!.smiley

Edhe cerek mbreterie per thelat e portokallit. smiley

A te t'i nis me DHL dhe me nis trecerekun e mbretesise? Ullinjte i kam te Beratit dhe portokallet te Dukatit. smiley

Po pjaten me fasule? smiley

Me dergo dhe cerekun tjeter te mbreterise, dhe t'i dergoj te gatuara. smiley

Bo, bo ca mjeshtrash jane bere shqipot, ta qerojne nje cerek mbreterie sy per sy. smiley

Fasulet jane te Fierit, o vlla. Une po te dergoj gjithe Shqiperine, ty t'u dridhka dore per nje cope mbreteri. smiley

E mire, ja sa t'i bej dhe nje kopje mbreterise. smiley

Du origjinalin une, se ndryshe t'i cova groshet me faks. smiley 

@Gjembac, shkojne groshet me raki, di gje ti?

Kopje e noterizuar. Groshet mi co me peshkun. Pjata eshte gati afer kompjuterit.smiley

Fajin e ka... lere lere s'po e them smiley

Po faji i shkrete jetim ka ngelur gjithmone.smiley

Groshëdashës u tha - ai robi i #kulturës. 

vajzë a grua, as e bukur dhe as e shëmtuar, por e aftë të joshë zyrtarët mezoburra e të rinj të Partisë Socia

Bo ç'boni mer jau kshtu, ka dy dit qe ne Peshk ka vetem banalitete dhe traplleqet e zakonshme politike. Cer ka ndodh qe nuk ka per dite te tera asnje koment te temat e zgjedhura? Biles nuk ndrrohen as temat, siç duket ne kete derexhe nuk motivohen te punojne as administratoret.

Bobobo, sa te fiksuar jane ca rob pas politikes. U mbajne shenim dhe fjalet. Ndaj bejen ashtu politikanet, se marrin vemendje.

Burbuqja – Një vajzë a grua, as e bukur dhe as e shëmtuar, por e aftë të joshë zyrtarët mezoburra e të rinj të Partisë Socialiste për t’u ngjitur drejt majave të administratës publike. Ekujvalenti demokrat është Sekretarja. Në disa raste i referohen edhe si “kokrra e burbuqes”, ose “alamet burbuqeje”. Ekujvalente të mëhershme janë shih – Fustanet e Basmes dhe shih – Çizmet e Lëkurës.

Te lumte e-kuje-valenti. 

Na rrofshin groshet n'parlament. Qofshin te fort-e/a  si ngahera

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).