Fjalët në titull, janë marrë nga një këngë shqiptare e kënduar nga Shpat Kasapi dhe Blero. Të dy këngëtarët e njohur në Shqipëri këndojnë këngë romantike dashurie pa masë.

Dhe unë nuk befasohem nga muzika e tyre. Por ishte "rastësisht një moment, kur mbeta pa koment" (duke huazuar fjalët e tyre), kur para dy ditësh, po dëgjoja bashkë me djalin 10 vjeçar CD-në që shoqëron Edukatën Muzikore të klasës 5. Pasi kishim dëgjuar himnin e flamurit, edhe disa këngë të tjera për fëmijë, u dëgjua zëri i një gruaje që thotë: "Mësimi 12: Krijojmë përmes ritmeve" edhe pastaj fillon kënga.

Dëgjoni tekstin e këngës në video për të kuptuar më vonë komentet e mia e se pse "mbeta pa koment":

Dhe që të më dalë hutimi nga befasia, më duhen përgjigje për këto pyetje:

* A e kupton autorja e tekstit, që kur dëgjon një këngë, nuk mund të dëgjosh vetëm ritmin, edhe të lësh mënjanë përbërësit e tjerë të këngës, si tekstin psh?

* Meqë teksti vihet re natyrshëm, si t'ia shpjegoj djalit tradhëtinë (e supozuar) të një shoku me të dashurën (te supozuar gjithashtu se djali im është vetëm 10 vjeç), pasi ta dëgjojë këngën kur bën detyrat e shtëpisë?

* Mesa kuptoj unë, rrjedha e natyrshme e jetës dashurore do të ishte që djali njëherë të rritet, pastaj të dashurohet me dikë, pastaj të dy të rriten mjaftueshëm sa të kuptojnë tradhëtinë, e pastaj të merren me pasojat e tradhëtisë. Si t'ia shpjegoj unë djalit sistemin kur ai akoma s'ka mësuar hapat e parë të procesit?

* Në cilën botë jemi, ku fëmijët 10 vjeçarë ekspozohen me të tilla fenomene... e jo nga youtube e TV ku prindërit mund të neglizhojnë e ti lënë fëmijët pa kujdes, por kur ekspozohen në një tekst shkollor, ku supozohet i natyrshëm është që autorët e një teksti shkollor zotërojnë një nivel intelektual që duhej ti kapërcente këto sfida në përzgjedhjne e materialit mësimor. Si ndodhi, si ka mundësi që një autore tekstesh librash shkollorë përzgjedh këtë këngë për t'ju mësuar ritmin nxënësve të klasës së pestë?

Sinqerisht, kanë kaluar shumë momente që kur e dëgjova këngën për herë të parë, por akoma jam pa shumë koment!!!
Po pres përgjigje nga autorët e tekstit dhe nga ndonjë zyrtar tjetër që ka për detyrë të kontrollojë këto tekste. Por edhe ti o lexues, nëse ke komente, i pres edhe nga ti!

Marrë nga Kuturu.org

10 Komente

Fare thjesht shpjegoja more njeri. Thuaji djalit tend 10-vjecar se shqiptaret nuk tradhetojne ne dashuri, por ai qe e kendon eshte nga kosovo ku tradhtojne ne dashuri dhe te gjithe gjerat e tjera. Si shembull thuaji se tradhetare kosovare luajne futboll per Zvicren dhe mundin ekipin shqiptar.

KUr te moresh ndonje pergjigje nga autoret apo/ose nga ndonje ish zyrtar qe ka pas detyre me i kontrollu keto tekse, na bej edhe ne te ditur. Injoranca tek ne eshte shtruar kembekryq dhe kerkon te na pushtoje te gjitheve. 

Fatkeqesisht ne pergaditjen e librave shkollor infiltrohen edhe njerez me pergaditje dhe kulture te dyshimt qe eshte pasoje e nje parregullsie te pergjithshme. Se eshte shume brengosese qe femijeve tu servohen kenget e Bleros dhe Shpat Kasapit te cilat nuk mund te bartin asnje vlere tek femijet, perkundrazi.

Populli shqiptar, mbase ka mbetur prapa ne shume fusha por tek kenget qendron shume me mire se te tjeret. Kenget shqiptare shquhen per tekste dhe melodi te mira e te larmishme, dhe tu servosh femijve ne nje liber shkollor Shpat Kasapin e Bleron eshte fyerje per gjithe kulturen shqiptare. Ate debilin qe mendon se eshte intelektual duhet hequr nje ore e me pare prej aty, nese kete ka kush ta beje.

a eshte "homeschooling" nje opcion?

Mesa di une eshte nje mundesi. Por akoma nuk eshte e qarte se si mund te duket konkretisht. Shpresoj qe do jete nje mundesi reale se shpejti.

Me ka rene ne dore nje disk i tille, por do kete qene i shtepise botuese Pegi, jo ky. Nuk ekzistonte dicka e tille. Kishte vetem kenge per femije.

Kot ankohesh, alterteksti u konsiderua proces i deshtuar, pikerisht se, lejonte ne qarkullim , ne duart e femijeve lloj-lloj librash, te cilat perzgjidheshin me orientime nga lart nga ish minister e me the e te thashe.

Shpresoj qe t'i jepet fund ketij tregu absurd librash e shtepish botuese. Kjo rendon mbi mesuesit dhe femijet , te cilet punojne dpd me keto tekste.

PS: Po habitem qe ty te paska rene ne dore kjo CD, pasi neper shkolla , edhe mesuesit e muzikes nuk i kane, jo me nxenesit.

CD ishte bashkangjitur me tekstin qe kemi blere.

E ku ishte acarimi i nervave ne kete ?

Nese keni femije 10 vjec qe mund t'ju ekspozohen me tekste te ketij lloji, atehere mund ta kuptoni acarimin e nervave ne kete argument...

Shoqeri e "konsumit" i ka keto pasoja, sidomos ne nje vend si shqiperia ku mendja sa vjen e behet me lehte! Blero & Shpat Kasapi per Klasen e 5-te!!Edukate Muzikore! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).