Nje formalitet safi

Gazetari Y u paraqit ne vendngjarje ne oren 18:00. Ishte ngarkuar nga kryeredaktori te bente nje paraqitje te lajmit mbi aksidentin e deputetit X. Ne oren 24:00  fillonte shtypja. Ne oren 23:00 duhej dorezuar shkrimi. Ne oren 22:30 mbaronte ndeshja. Ne oren 20:30 fillonte ndeshja. Ne oren 19:00 do te takonte te dashuren.

Nisur nga pervoja me kryeredatorin iu desh te shkruante 3 versione te ngjarjes, nga klubi i llotos tek lagja nr. 9. Ne tavoline gjendeshin miqte e tij Goni (polic roje ne rajonin 3), Cimi (infermier te spitali ushtarak), Gzimi (bodyguard tek kazino Baftjari) dhe Mrizi (pronar i vetem i karburantit ne kthesen Kamez-Paskuqan). Ne tavolinen tjeter gjendeshin Vullneti (komandant tek forcat speciale), Lym Dyfeku (gjuetar, i papune), Dor Emigranti (emigrant ne usa, por qe prej 5 vitesh ne shqiperi), Rimi (pronar hoteli, i shitur qe prej 2 vjetesh, aktualisht sekser tek Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme e tek Drejtoria e Burgjeve) dhe Luani (tregtar nga Dibra tek tregu i cameve).

Versioni 1

Deputeti X nderron jete gjate nje aksidenti rrugor ne aksin Tirane-Fushekruje. Sipas policise  i ndjeri u shpall i vdekur ne oren 19:00. Hollesi ne lidhje me shkaqet e vdekjes nuk ka ende.

Versioni 2

Tirana tronditet nga nje ngjarje makabre ne oret e hershme te darkes. Deputeti X i zones se Peqinit peson nje aksident te tmerrshem rrugor me pasoje vdekjen. Partia Aleanca per nje Qeveri te Paster kofirmon me dhimbje humbjen e deputetit te saj ne moshen me produktive te tij. Sipas partise deputeti x ishte nje hero dhe vdiq per kauzen e madhe te partise. Deputeti x le pas jetimet, djalin 55, vajzen 46, gruan 78 vjece e gjyshen 93 vjece.
 

Versioni 3

Sot me date xx/xx/xx u aksidentua per vdekje deputeti x. Makina u gjend e perplasur ne nje shtylle ne aksin rrugor Tirane-Mamurras. Policia raporton se deputeti x kishte dale nga makina dhe ishte shtypur nga nje motorr, gjurmet e rrotave te te cilit u gjenden ne vendngjarje. Gjithashtu ne aksident eshte perfshire edhe nje person i dyte si edhe nje karroce pa karrocier. Policia ende po kerkon karrocierin dhe te zbuloje identitetin e personit te dyte qe mendohet te kete qene ne makine. Zerat te pakonfirmuar gjykojne se personi i paindentifikuar eshte motorristi, dhe policia po kerkon motorrin qe ndoshta eshte vjedhur nga banori i fshatit Zullum prej nga u lajmerua per aksidentin. Ngelet ende mister edhe perfshirja i nje personi te katert, i cili raportohet te kete mberritur i plagosur ne spitalin ushtarak te Tirane me 3 plumba ne kofshe e nje ne kraharor. Policia gjithashtu po shqyrton pistat e mundshme te hetimit te plagosjes qe e lidhin ngjarjen me vrasjen e fundit ne Lushnje, Koplik dhe ne Kurbin, ku u gjenden te vrare N.K nga Pogradeci, M.L nga Gjirokastra me banim te perhershem ne Peshkopi dhe D.Q nga Tirana me banim te perhershem ne Vlore. Te tre te varet mendohet te kene qene anetare te bandes se Kastrovecit dhe persona shume te kerkuar.

Versioni 4

Deputeti X u aksidentua sot ne menyre te mistershme nga nje makine skoda pa targa ne afersi te kryqezimit. Me te u zbulua edhe prezenca e nje gruaje qe u largua ne momentin e mberritjes se perfaqesuesit se prokurorise D.B. Sipas prokurorise behet fjale per nje aksident, por ngelet mister prezenca e gruas ne kete makine qe mendohet te mos jete bashkeshortja. Korrespondenti yne ne Tirane raporton se bashkeshortja e deputetit ka qene ne restorantit Briri i Arte ne ate moment. Briri i Arte eshte nje restorant luksoz qe frekuentohet gjerazi nga elita artistike dhe politike shqiptare. Vendndodhja e Bririt te Arte eshte ne rrugen Mine Peza, ne katin e dyte te pallatit blu me xhama jeshile perballe ish-rrojtores "skenderbeu". Bashkeudhetarja e deputeti x mendohet jete X.Y ish-sekretare ne Ministrine e Kalldremit. Por komunikimi yne ne Facebook (portal virtual ku njerezit publikojne fytyrat dhe historite e jetes) me zonjushen X.ZH e pergenjeshtron kete pretendim te prokurorise se tiranes, c'ka ajo cileson si joprofesionale dhe abuzuese me te drejtat e njeriut. Korrespondenca jone me prokurorine sjell ne pah edhe nje fakt se bashkeudhetarja ishte rreth te 15-ve. Dyshime hidhen edhe mbi gjinine e bashkeudhetarit, pasi ne momentin e daljes nga makina ishte me floke te shkurtera, ndersa sipas fotos se publikuar sot ne gazeten Tema ai ose ajo paraqitet me floke te gjata. Gazeta nuk mund te publikoje me shume hollesi mbi personin e dyte sepse eshte akuzuar nga Avokati i Popullit ne lidhje me qendrimin e saj koservator per te drejtat e komunitetit LGBT ne Shqiperi.

5 Komente

Rimin e njof, 1 cer i vogel me 1 pallto te modhe deri ke funi i komve.

Cun garip!

Fierak me duket 

nga Lushnja, por ka jetuar nje kohe te gjate ne Fier

ky gazetari mu m'del cun i qut. ngjarja ndodh ne 6, dashnorja ne 7, ndeshja nga 8 e gjys deri 10 e gjys, shkrimi ne 11, botimi ne 12. me kaq pak kohe ka shkrujt 4 variente me te mundshme tipike, nese eshte gazetar i kornikes se zeze. 

kryeredaktori e ka edukuar me qene ky lloj gazetari: kerkese, oferte eshte puna.

dhe per me qene brenda, versionet i ka mbeshtet nga burimet e sigurta: polici, infermieri, bodyguardi, pronari e karburantit, komandanti forcave speciale, i papuni, emigranti, sekseri, dhe tregtari me pakice. nente mendje me nga nje version secili. 

versionet e bisedave ndermjet tyre do ishin shume interesant. them se ata ja kane dhene llokum ke goja shkrimin gazetarit me kusht qe ky te paguje konjakun. 

vazhdo pra thurr dialogun - nuk di njeri ketu nga peshku crowd-authors

Dor Emigranti (emigrant ne usa, por qe prej 5 vitesh ne shqiperi)

mos u boni merak fare kur mbas nja 5 vjetesh te tjera ti thone amerikano - shqiptari Dori smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).