Pjestarët e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe ata të Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve kanë arritur që të zbulojnë një grup personash të cilët dyshohen për terrorizëm. Bëhet fjalë për gjashtë persona të cilët janë arrestuar si rezultat i një operacioni në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit. Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës gjatë operacionit kanë gjetur sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe eksploziv. 

Burime zyrtare thonë se hetimet ndaj këtyre personave po zhvilloheshin prej kohësh. Dy prej të arrestuareve dyshohen për sulm fizik kundër dy motrave të nderit në Prishtinë, të cilat janë me shtetësi amerikane. Sulmi ndaj dy amerikaneve ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në Kosovë, më 3 nëntor. 

Në komunikatën për shtyp të policisë për këtë çështje thuhet se ky grup personash dyshohet për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, katër prej të cilëve nga Gjilani dhe dy nga Prishtina.”

Gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në dy qytetet në fjalë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një pistoletë e modifikuar, rreth 1 mijë e 200 fishekë të AK-47, 1 mijë e 900 euro, dy vetura “BMW” dhe Mercedes, si dhe prova të tjera materiale. (Top Channel)

“Xhemati i Xhihadit” kërcënon me sulme Policinë e Kosovës

Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj. 

Komunikata e lëshuar nga adresa xhemati-xhihadit@hotmail.com, thotë: Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë paralajmëron Policinë Terroriste të Kosovës, se në qoftë se nuk i liron Vëllezërit tanë të dashur sa më parë, do të përballen me sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme.

“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre. (Koha Ditore)

91 Komente

E shihni qe nuk eshte dhe aq pune e lehte tu thuash Amerikaneve shkoni pirdhuni?

Andaj them...me te permbajtur!

Or ti!!! Jo vetem qe ja solle emailin ne peshk, po shko dhe e posto si teme? 

Ejvalla hoxhe bekimit qe doli para disa ditesh, icik i shqetsum, smiley, dhe tha, mos nigjoni ate cunin qe shkru me flamur amerikon, mos i lini femijet te shkojne per xhihad ne Siri!!!! 

E thame , te gjith ketyre qe vajten ne Siri, hiqju shtetesine dhe leri te ngordhin neper shkretetirat e Kandaharit

"Bame e more vesh qe po behen gati shqiptaret e disapores te kthehen ne atdhe dhe te luftojne xhihadin?"

Rono, 

Vallaj arme per keta nuk kam... Cdo mendonin shoket e departamentit, kur te shihnin se armet qe me dhane per te luftu komunizmin u gjenden ne duret e cunave  qe besojne ne globalizmin e vertete? Mos ma shpernda sa anej kenej # e telit Rono!!!!!

Bame boj be qe antikomunistet nuk i kan terhek armet???

Kerkun brekushe e kanutjere n'fillim!!! Uniforma deshet me thone, i pyta.. Po mir per, le te jene uniform me thane, te nje marke, ngjyre etj, vec brekushe e kanotjere te jene...

I Pyta a donin kepuce ushtri Rono; Nese nuk jane te rehatshme si nallanet, me thane, ne nuk i hekim nga komet keto te funit...

Te rroje kozmolina thuaj, apo nuk eshte edhe cilsi e mire... prodhim komunist...

Rono na felliqe me ate letren e protestes.

Si o puna Gono?

Pse Rono, ske punu naiher ne jete tate? Puna esht nder.  smiley

smiley

Bravo Gono!

me kujtove filloren kur i thosjhim njoni tjetrit:

mrebtalu

tjetri thoshte, e?

dhe ti i thojshe, ta ve!

I modh je Gon!

pse e ke mbaruar shkollen fillore ti rono?

Ore vertete, mire qe na e kujtove. Roni, c'u be me ate letren e protestes? Po me protesten perpara Ambasades Shqiptare?

te pritem te vije ti, po meqe ti nuk erdhe e lame fare

Une nuk thashe gje qe do vij. Po letren? Une s'kisha gje lidhje me letren.

ndrove menje per te Premten?

e shikon qe vetem fjale ke?

Prandaj nuk ta kam besen dhe per luften kunder xhihadit.

Zoteri, une thjesht po pres cfare do thote z. kryeminister, i cili sot pergenjeshtroi ato qe tha dje.

 era mirsjellje... smiley 

Ps: A te thash qe do vite ajo era, heret a vone. smiley 

Me fal po s'marr dot ere se kam vene maske kundragaz.

P.S. Une s'mbaj dot pergjegjesi per te tjeret.

Bame po vje era shurre e ndenjun!

Bobo ma paske fshi ene komentin per Shote Galicen? Nuk qeke n'terezi sot . Mos je gjo me ato?

nuk kisha dyshim qe Roni i sjell kto lajme smiley

ran gazi ran... smiley 

po pra; meqe po vijne ato armet kimike knej i doli pune Ronit smiley

nga anej mer? Anej nga je ti ai treni blindum kalo X here ne jave mespermes Londres... Po se dite, se c'permba, sa here, ku e kur kalo, nuk ta them.... Kom fryk se ke menje allasojce ti.. smiley 

mos ma thuj se i njel hatri Ronin; amon mos na fut n'sherr ! smiley

 

deshe me thone armirit? smiley 

ka bo doreheqje Armiri mer; nuk u pajtu Roni me qendrimet e tij, ene si duket rane dakort.... smiley

nuk bo vaki, e do ma shume humbjen e lavdishme se sa faljen ai... O e shkrujtme ke imejli... smiley 

lene mer se nuk i beso Roni atij jo; vetem se ka qene i zon me kto punet e helmeve smiley

Gazo per cin te zej be qe po prisja nga minuti ne minut qe te vije!

Ndonji koment per temen ne fjale ke?

Rono,

Terqeta !

Une se kam parasysh se cfare ka ndodhur pervecse nga permbledhja qe ke sjelle. Une ne fakt do i denoja kto simbas ligjit perkates dhe do u beja thirrje qe kto ide jane ide te gabuara. 

smiley

yyyyyyyyyyyyy gazi do denojne armirin me shoke.... smiley 

 

Armiri nuk osht i ksaj lagje mer; sa shpif ene ti. Armiri ishte 'islamist' ne thonjeza. Kaq smiley

Bame une po i boj lidhjet paraprake per te importu mish derri ne kosove. Sa me te dhunshem te bohen kto cunat e xhihadit aq me shume i largohet poplli islamit.

Vuuuuuu gjindja tu ble mish thiu, me tregu qe ne nuk kemi pune mo me islamin.

Milioner do bohem! 

Rono,

Ti pa kalu 2020 do bohesh musliman i mire inshallah ! E kom i faresoj shprese smiley

ne po vdesim per ca shembuj te mire o Gazo... po ju e keni menjen vec per fishekzjarre... smiley 

Amon ma sqaro ne ihere ate punen e 72-ve; pe verteti o? smiley 

Bame,

ene ti inshallah do bohesh cun mo i mire se Roni; noshta para 2020 smiley

qekan te gjithe shqiptare kta: ups

shembuj dhe shenja du Gazo!!!! Shembuj dhe shenja!!! ene noi shpjegim tek tuk smiley 

ke plot mer; po ti e Roni smiley i lexoni librat mrapsh 

jo 72?po sa? smiley 

Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote.

Keta qe duan vdekjen me shume se jeten, jane kunder zotit, Habitem si mund ti quash besimtar te zotit, keta! smiley

Ja plasi dhe Xhihadi ,n'Kosove smiley   Do vendosin Rend te ri "cunat" , Rendi  "Sharia" 

Shyqyr qe ndodhi kjo thuaj, se te qe ndryshe tani do diskutoheshin akoma armet kimike.

Pa panike,ju lutem smiley

Eshte kohe zgjedhjesh,prandaj shfaqje te tilla do te kemi deri me 1 dhjetor.Jo vetem Xhemati,por edhe Shariah4Belgium,kusaret e Somalisise,basket e Spanjes   dhe ujguret e Kines mund te luftohen ne ditet ne vijim.

Sa per informim Prishtina u dekontaminua,gjersa Prizreni ,Peja e Gjakova pritet te dekontaminohen me 1 dhjetor.Ketu nuk e kam fjalen per Xhematin apo kusaret e Somalise,e as per ujguret,por per nje soj tjeter,disahere me te qelbur se te gjithe keta s'bashku.

e dine ti jakovë, qe mendimi jot me pelqen.Ka nje  analize te matur , te thukt ,shume te qarte ,  thjeshte gjithmone eshte nje konkludim i  qelluar .

Ou...,faleminderit dafne smiley

O Jakove, po munde na sqaro pak per politiken e keto zhvillimet e fundit ne Kosove. Qysh, si, pse. Po mundesisht sa me objektiv. 

Flm smiley

C'a me thane o hunter,veçse mire e me mire per "ne",zi e me zi per "ata"  smiley

Duket se amerikoni e ka gjetur nji "delivery boy" tjeter(Ed Ramen) ,gjersa Hashimi po leshohet ngadale ne perrua te fshatit te tij smiley

 

 

Jakove po kto armet thu jane lodra?

 gjatë operacionit kanë gjetur sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe eksploziv. 

Jo nuk thash se jane lodra,mirpo sasia e konfiskuar e armatimit eshte vetem nje fraksion i paperfillshem kundruall sasise se armeve qe qarkullojne ne Kosove.A ke pi nojhere çaj me kat'narin?

http://www.youtube.com/watch?v=Uw-yk5f_mv4

 

bukur shume...

Qe , deshmia e patriotizmit te shqiptareve ne 20 vietet e fundit . shtrire gjere e gjate ne ledina , keng me qifteli per xhaxhin Enver , nje cope mishe perpara  nga gjeltorja Nazit  dhe rafal plumbash nen ison   '' kush me i pari bani, djal -o..''jo per tjeter por qe te lirohen nga adrenalina nga monotonia dhe pasiviteti  . ky eshte populli i krijuar si produkt i  politikes aktuale , dhe keta festojne e lumturojne ne kete idil  sepse detyren e kane kryer me devoteshmeri . pasi kane pire mjafte fanta e cocacola ne shkembim te nje vote .?

ku jane Kosovaret qe une njoh ?

Ldk eshte rruges per tu kthyer ne pushtet dhe fara e keqe e enveristeve hajdute, vrases e kusare te hiqet si berllok.

Keto lajmet me terroriste gatuhen nga sherbimet e Thacit qe do te terheqe vemendjen ne prag zgjedhjesh dhe te frikesoje njerezit, se ketu ska asgje per terrorizem. Jane arrestuar dy vete se kane sulmuar dy persona te tjere. Kaq eshte puna. Pastaj emailet jane pune amatoresh.

Ska as ne Kosove e as ne Shqiperi ndonje xhemat xhihadi. As ne Kosove e as ne Shqiperi ska pasur as edhe nje incident me natyre terroriste.

pse mor te keqen e poezise ,done Ldk  te ju ringjallesh prap kosovareve ?

Ldk ishe dhe kreu funksionin e vet se bashku me  Rugoven . Une nuk mendoj qe kosovaret qe te lirohen  nga politika aktuale qe ndodhen  i  duhet te ringjallin dhe forcojne  Ldk-ne ?  Ka aftesi intelekti kosovar mendoj une per reforma dhe risi ne udheheqje te politikes me nje fryme krejte ndryshe nga kjo qe jemi mesuar , duhet vetem dhe pak kohe per vetedijesime te mases .

oj shoqja e malsise, une nuk du me ja u ringjall "kosovareve" ldk-ne, ldk eshte e gjalle dhe e vetmja qe meriton pushtet ne Kosove.

Pse ke do ti ne pushtet, enveristat hajdute e vrases te Thacit? Edhe vetevendosje nuk eshte alternative. Te pakten jo per pushtet. Keta te VV jane enveriste por deri tani te ndershem, jo kusare enveriste si Thaci me shoke dhe per kete ne keto zgjedhje VV u vetefundos. Ka rene pikiate ne mbeshtetje ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ka nje rezultat te mire ne Prishtine por ne rang kombetar eshte katandisur parti minore pa peshe.

Ve bast se ti je bere fanse e Edi Rames pasi e pe lakuriq ne foto.

e pra poeti , e para dhe e mbrama (  nga citatet tua ) mos me fy !

jo shoqe e malesise , por bij e malesise dhe e kam per nder . ( n'der mos e prek malsorin .)

e fundit ,pse me duhet mua te vrojtoj une  molierin e juaj, kur perpara pc jam ,dhe zgjedhi me katalog ke dua te shof zhveshur ?

pasazh.

pse mo per jete e mot , keto tri parti qe the ti do kete Kosovari ?

sqarim ,

per mendimin tim, pse keto dy te parat gjinden ne pushtet eshte faktkeqesia e % se madhe te popullates rurale ( lexo , injorante ne kete drejtim,pastaj blla bllabllat tjera qe vine si faktore si bajraktari i fshatit,sebepi ,etj  ) qe qone  peshe ne numrim  vote dhe njekohesishte fatkeqesia fatale  e banorit te zakonshem  qe jeton nen kete atmosfere .

Megjithate poet, une kam shprese ( dhe te madhe ) kosovaret qe do vine ne pushtet me klimen e re politike , sot studiojne ne Haward, Jell, etj ..

p.s.

dhe vizionet me jetesohen...

 

thashe mos je shoqe e malsise se nkofsh bij e malsise, respekte. Malsia asht zemna e Shqipnis, por jo sic e kupton dhe e thote ne menyre tendencioze e ksenofobe ai psikopati Mustaf Nano.

sorry.

leri brockullat , fjala e tepert eshte fukarallek ,themi kendej nga Ne.( ah! harrova qe puna jote jane fjalet )megjithate ,dhe qe ta kesh te kjarte , Une shume zete kam  arsyetimet, aq me shume hipokritet .

Mbaje nje qendrim . Keshtu te respektoj me shume .

p.s. qe mos te ju ofendoj juve , ma publiko likun ku do vrojtoj e analizoj propercionet e Molierit tuaj !

Mos ta fryjme kete teme se nuk kane prirje , dmth traditeshqiptaret per Xhihad te mirefillte.Kot fryhen keta cunat...

A nuk na dalin e teprojne njehere hallet tona? Me aq sa lexova nga komentet neper gazetat kosovare nuk pashe as edhe nje sadopak pozitiv kshuqe as nuk me duket e drejte me e fry kete rrezik.  

Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadi i Kosoves...smileysmiley fantazi e shfrenuar adoleshentesh!

E ke mire Etnik !Jo po do na vrasin policet....ca spurdhjake!

Ashtu me duket edhe mua. Pallosha qe hapen per Cristiano Ronaldo, Noizy dhe me raste per xhihad.

Per te ndaluar rrezikun duhen ndaluar fondet  e huaja per ndertimin e xhamijave. Salafistet kerkojne gjithmone terren per te fituar.

Salafistet jane ata qe hahen dhemb per dhemb me ata qe bejne terrorizem nen emrin e xhihadit. Selefistet bazohen vetem tek Islami burimor, por nuk jane terroriste. Terrorizmi zakonisht vjen nga ata qe kane ose kane pasur ndonje lidhje me islamin politik qe mbahet me i moderuar si pamje ne krahasim me selefistet, se si veprime jane me radikale.

Jane pune te thella keto o karrface!

Cfare thua? Salafistet ndikojne ne radikalizimin e besimtareve, gje qe mund te krijoje tek ato tendenca terroriste. Salafistet arabe jane nje nga segmentet e ndryshme islamo-radikale qe po financojne xhihadistet ose po luftojne si te tille ne Siri.

Po poeto, pikes i ke rene me thellesine tende te siperfaqes.

Po poeto, pikes i ke rene me thellesine tende te siperfaqes.

 

HAHA!!!! smiley

Carrotface. Ne Shqiperi dhe po ashtu ne Kosove, por dhe ne pjese te tjera te ballkanit jane futur shume fonde qe vijne nga vendet e Gjirit Persik dhe Gadishulli Arabik (vec Iranit) Fondet nuk jane dhene vetem per ndertim xhamishe. Jane dhene per

1. Te formojne Imamet e rrinje sipas nje rryme te caktuar islami. Ajo qe eksiston aktualishte ne Gadishullin Arabik (me perjashtim te Jordanise dhe Sirise)

2. Te krijohet nje brez i ri besimetaresh qe e praktikojne Islamin sipas wahabizmit, salafisme e me the e te thashe POR ne asnje menyre sipas stilit Sufi ( dhe rrymave te tjera qe jane ne zonat e ballkanit pas prishjes se Perandorise Osmane.

3.Jo vetem xhamite si ndertesa nuk jane vetem ato vendet e yshtjes ose ndjekjes se nje rruge te caktuar te islamit. Sot ektremistat fetar ( te te gjithe llojeve) perdorin Forumet, Youtube etj Internetin ne pergjithesi. 

4. Problemet qe hasen aktualishte ne Kosove dhe ndoshta se shpejti, ne mos tani, dhe ne Shqiperi, po i has dhe BE dhe USA. Shume veta te vet-radikalizuar dhe ne gjendje te veshtire ekonomike dhe psiqike kalojne ne praktikimin e nje feje ne menyre ektreme. Po ashtu dhe varferia ekonimike ndikon shume

Per mua zgjidhja eshte por nuk e di sa aplikohet. Qe cdo imam apo persone drejtues i nje instituti fetar te bashkepunojme me ministrite e arsimit, kultures ose te sigurise qe cka ai predikon jane brenda kuadrit te kushtetutes, dhe mireqenies dhe paqjes sociale dhe fetare. 

Te gjitha fondet e jashtme qe futen, te justifikohen Pse ? E pate ca bere Putini ne Rusi para 1 viti. Mbylli shume OJQ sepse nje pjese te tyre me te vertete merreshin me dicka qe nuk iu takonte. ( Nuk jam Pro-Putin) 

Ngritja ose Pune eficiente e nje zyre e lidhur me ministrine e brendshme, dhe sherbimin i informative per te kontrolluar dhe mbyllur faqen qe predikojne radikalizmi sidomos ato ne gjuhen shqipe, sepse ata persona i gjen ne zona shqipfolese.

Nese nuk merren masa, mendoj qe 5 vitet e ardhshme ne ballkan ka per te dale dikush qe do t'ja bej BAM. Dhe ky nese eshte Shqipetar do na turperoje fare.

Thjesht mendoj qe fondet te mbledhen me parate e taksapaguesve jo vetem qe njerezit mos te radikalizohen, por edhe per te ndertuar xhamija ne perputhje me stilin shqiptar, dhe jo me stilin arab. Dmth qe te ruhet ajo kulture bizantine qe kemi trasheguar nga perandoria osmane. Xhamija ne qendren e Shkodres ku kam lindur une, eshte shume e bukur por stonon me arkitekturen e xhamijave tradicionale( xhamija e Plumbit). Ne kulturen tradicionale shqiptare, ne arkitekture (etj.) ekziston nje lloj misticizmi dhe xhamite duhet ta reflektojne kete per mendimin tim. Jo vetem ato por edhe kishat ortodokse qe jane bere ne te njejten fryme. 

Per sa i perket xhihadisteve, nuk kane vend ne Kosove ose Shqiperi, mund ti shohesh ne Angli ose SHBA sepse ka nje komunitet te madh islamik, ne disa raste i radikalizuar. Feja islame ne Shqiperi ka qene gjithmone me liberale dhe paqesore. Shkrimtari Byron ne nje leter, pershkruante shqiptaret si te çuditshem, te premten shkonin ne xhami dhe te dielen ne meshe. Pra duhet te ruhet ky karakter kamaleoni tipik i kultures fetare shqiptare.

 

Jam shume dakort me ty kur shkruan qe ''Pra duhet te ruhet ky karakter kamaleoni tipik i kultures fetare shqiptare''. Por A kemi  nje institucion aktive brenda vendit, qe me aktivitet te ndryshme t'a mbaje te gjalle kete karakter tipik te shqipetare. Pa tjeter njerezit organizohen vete, por pjesen me te madhe ajo eshte spontane dhe me kohe ( 1-2 gjenerata) po vazhduam me ekstreme mund edhe te zbehet dhe te zhduket. 

Nuk do te thote qe qysh kemi qene deri tani, ne baze me tolerancen do te jemi dhe ne te ardhmen.

Eshte jashtezakonishte e rendesishem nje po nje institucion shtetor ( ose me fonde prej  bashkeatdhetaresh patriote) qe mbaj gjalle kete rryme me ane te aktiviteve te ndryshme midis feve. Por ky duhet te kete dhe nje marveshje midis polikaneve qe asnje prej tyre per interesa te momentit t'a perdori interes te grupimit te tyre. Ndoshta dhe ne bote do te njifeshim me konkretishte ose pamje filmike, festa etj, se si i krishteri shqipetar viziton xhamin ne festen e bajramit dhe se si myslimanet shkojne tek nje kremtin i kishes. 

Ne Berat, cdo fillim janari behet hedhja e kryqit ne lume. Aty vete i gjithe Berati, myslimane, te krishtere. Kete ngjarje e organizon kisha ortodokse. Nese kjo ngjarje psh, do ishte me mire e inkuadruar (mis en scène) nga instituti qe kam fjalen, dhe te dilte Live ne Youtube, ose TVSH do te ishte nje arritje e madhe per Shqipetare kudo qe jane. Sepse do te tregonin konkretishte ate frazen qe shkruan ti smiley

Organizimi i shtetit vuan sepse nuk ka kerkese nga qytetaret per kete organizim. Ndoshta do vije me kohe, nuk e di, por objektet e kultit ne stil te huaj nuk i afron shqiptaret. Kur hoxhallaret kendojne ne gjuhen arabe, ose kur Janullatosi jep meshen ne greqisht, nuk kane se si te afrohen njerezit. Mendoj qe komuniteti me besimtar ne Shqperi eshte ai katolik sepse ekziston akoma ajo gjuhe e perbashket mes besimtarit dhe priftit.

PS: Edhe disa prifterinj ortodoks ( ne jug sidomos) kane po ashtu tendence te radikalizohen dhe te radikalizojne. Nuk duhet te kete influence nga vendet fqinje per mendimin tim. Ka nje prirje shume shoviniste tek kisha ortodokse qe nuk eshte e pershtatshme per vendin tone. 

Ndoshta ne organizimin e kesaj mund te merrte pjese fare mire Instituti i Trashegimise kulturore. Edhe fondet per te pjesemarrje ne organizim nuk do jene aq te paperballueshme. 

Nje gje me ka bere pershtypje me imamet, prifterinjte ne shqiperi. Asnjehere nuk i kam pare te Qeshin me sinqeritet dhe perzemersi kur jane ne kontatk me besimetaret. Ndoshta kane frike se mos iu humbet serioziteti nga qeshja e sinqerte.... smiley

Hehe. Nuk e shikojne jeten si te bukur. Ndoshta duke lexuar shume libra fetar iu eshte shpifur jeta.

Jo nuk me duket se ke te drejte.Nuk presim mollen na rrenja se ca " pinxhuke " mund te na thyejne ndonj dege, apo na shkundin koqet e molleve te papjekura...!

Ca thua o burre. Keto jane tipa qe i kap me shpulla i ati se vijne ne shtepi vone... Xhihad lol smiley lol e kane nis mail nga ndonje internet center, pasi kane komentuar zogun e Tunes ne facebook. smiley

Hmm ti e njeh Tunen ee? smiley

sa shume e perdorin fjalen padyshim kto xhihadistat smiley

vete i kane toleruar Kosovaret tani po kakarisin xhihadistet , dhe kjo mungonte

Coni mer nje jave Tahirin t'i beje terbiet keta. 

ore, meqe kujtove Tahirin... prishen ndertesat pa leje me arme kimike..? se mbase jane me eficente se tritoli e na hyjne ne pune vertet..,

Me mire akoma, qerrohet robt pa leje, dhe ndertesat pastrohen. E sigurte qe s'ka mickoja e buburreca sa te jete jeta.smiley 

Tahiri s'ben dot terbiet Memaliajn ti thu "xhihadistat" ne Kosove. Sonte, ne Teperenen e Tahirit e kishin shpuar njerin ne plumba.

Vec jepi pak kohe sa te pyesi ne Facebook se si duan njerezit qe ai t'i beje terbiet xhihadistet.

S'ka problem, se ka shoqe, nga ato qe permenden dhe ketu, qe e ndihmojne. 

Ajo lloj ndihme qe thua ti po e beka edhe me te urryer prej xhihadisteve.

Perkundrazi, si eshte ajo me mire nje ne dore se sa ... Edhe ky i thote doni kete ketu, apo ato 72shen qe s'i dihet si dalin. Meshkujt jane shume vizuale, e kane kete handikap. 

Sa mire do ishte sikur prinderit Shqiptare te vepronin si keta.

Kosova vuan nga këto plagë sepse nuk ka një blog vigjilent siç ka Shqipëria.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).