Fasadat e ndërtesave të bëra nga arkitektët italianë mbeten ende simbol unik i qendrës së kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Cilat ishin disa nga arsyet që arkitektura italiane ka gjetur zbatim në Shqipëri në vitet ‘40.

Dy profesorë nga Universiteti i Firences, Ezio Godoli dhe Ulisse Tramonti shpjegojnë gjithçka ka ndodhur në ato vite me ngjizjen arkitekturale të kryeqytetit të Shqipërisë dhe qyteteve kryesore të vendit në librin “Arkitektë dhe inxhinierë italianë në Shqipëri” (në italisht “Architetti e ingegneri italiani in Albania”), një botim i EDIFIR, që u promovua të enjten në Tiranë nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës në Firence dhe Universitetin Politeknik të Tiranës.

Libri hedh dritë mbi kontributin urbanistik dhe arkitektonik të specialistëve italianë në Shqipëri, përgjatë viteve 1920-1940. Kompleksi i ministrive apo ansambli i institucioneve të kulturës, në qendër të Tiranës, rrugët, urat e ndërtesa të tjera mbajnë firmën e arkitektëve italianë. “Materialet e pa publikuara më parë, të gjetura në arkivin e Institutit Luce, e bëjnë këtë botim një gur kilometrik në studimin e arkitekturës shqiptare të shek. XX”, shprehen arkitektët shqiptarë.
 
1920-1940, kur Tirana e shtëpive prej qerpiçi po aristokratizohej

Në librin “Arkitektë dhe inxhinierë italianë në Shqipëri” të bien në sy projektet për Tiranën e vitit 1928, gjatë periudhës së Mbretit Zog. Kanë kaluar vetëm tre vjet nga shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipërisë nga Asambleja Kushtetuese dhe artikekti Di Fausto bën gati projektin për grupin e ministrive në Tiranë. Urbanisti Brasini ishte i pari që ndërhyri në urbanistikën e Tiranës. Një ide më të qartë për veprën e Brasinit e ka dhënë kohë më parë edhe arkitekti shqiptar Artan Shkreli, i cili konkretisht thotë se: “Pakti i miqësisë dhe sigurisë i vitit 1926 sjell dhe Brasinin 46-vjeçar në Shqipëri. Veprat e Brasinit në qoftë se do të realizoheshin plotësisht në Shqipëri do të ishin shumë më pak moderniste e më shume beaux arts e baroke se sa ç’janë sot”.

Ndërkohë në libër gjejmë skica, projekte dhe detaje të kontributit të arkitektëve italianë, të cilët e filluan punën e tyre, atëherë kur Tirana e shtëpive prej qerpiçi nuk mund të konvertohej në një strukturë urbane të përshtatshme pa një investim shumë të madh për një vend të varfër si Shqipëria. “Idetë e para hidhen nga arkitektët austriakë të cilët propozojnë zhvillimin e Tiranës për nga jug-perëndimi – një hartë e re e firmosur nga Inxh. Skënder Frashëri në 1921 – përsëri shumë interesante. Tirana është afërsisht njësoj si përpara. Sipas hartës në këtë situatë që e gjen Brasini Tiranën, është pjesa jug-perëndimore ku mund të ndërtohet Tirana e re, duke ndërhyrë në vendin e vetëm pa zhvillim – ajo që ende quhet Tirana e Re”, konstaton arkitekti shqiptar Artan Shkreli, duke pohuar se ky projekt nuk pati sukses.

Ata që hodhën themelet e një arkitekture të vërtetë moderne në Tiranë gjenden në librin “Arkitektë dhe inxhinierë italianë në Shqipëri” të Ezio Godoli-t dhe Ulisse Tramonti-t. Aty gjendet një listë e plotë e të gjithë arkitektëve e inxhinierëve italianë, duke filluar që nga Brasini, Di Fausto, etj.

Brasini thirret në Shqipëri nga Ahmet Zogu, ku i jepen të hartojë disa projekte për Tiranën, dhe ai e projekton me parqe dhe kopshte për t’i dhënë Tiranës së re një hapësirë sa më aristokrate. Në libër janë të gjitha të dhënat sesi janë projektuar dhe kur kanë përfunduar; Pallati i Mbretit në Durrës, Vila e Mbretit në Tiranë dhe të tjera ndërtesa për Mbretin (Vila Mbretërore e Shirokës), 6 pallatet e ministrive, si dhe spitali ushtarak, shkolla teknike e profesionale në Tiranë, Gjirokastër, Berat e Korçë, etj.

Si janë ngritur disa ura të tipologjive të ndryshme. Autorët përshkruajnë me saktësi edhe kostot shumë të larta të këtyre projekteve. Enzio Godoli ndër të tjera thotë se “69.6% e kësaj kostoje ishte të firmave italiane. 21.8% të firmave shqiptare dhe 5.1% firmave të shteteve të tjera”. Në libër del në pah edhe kontributi i inxhinierit Luigi Luiggi-t – personalitet ky i inxhinierisë italiane deri në fund të viteve ‘20

13 Komente

Mire qe erdhen taljont qe na mesun ca esht parfumi dhe tango se te qe per tironsat anadollak do ishim akoma me shallvare e speca me gjiz

Tirona, deri sa bene kryeqytet, (aty nga 1920-24) kish qene fshat i madh apo qyteze e vogel, province e parendesishme. Zhvillimin e morri sapo u bo kryeqytet, dhe nje ndihme te madhe kane dhon inxhinieret dhe arkitektet italiane. Krahas ketyre, u angazhua dhe tek-tuk ndonje austriak, dhe me vone pas viteve 1930-35 u duken dhe anglese, por jo per te bere diçka te mire per kombin shqiptar por per te shkaterruar nen rrogoz, ate qe inxhinieret, arkitektet italian e austriak, kishin arritur/bere ne Shqiperi. 

Ishte nje fshat i qelbet oriental qe fashizmi i ndryshoi pak drejtimin me ca rruge dhe me ca ndertesa, me ca makina dhe bicikleta, ne vend te gamoreve dhe mushkave, dhe qe me vone komunizmi, i dha nje garnityre, fytyre, pak a shume civile, moderne, krahasuar me te kaluaren e afert te asaj kohe!

Katunaret oriental ne saj te fashizmit dhe komunizmit, ndryshuan pak menyren e jeteses drejte civilizimit dhe qytetarise se te menduarit per nje jetese ndryshe, pa gomare,mushka, dhi e dele ne rruge! smiley

E paskan mbrojt Olsin nga thash e themet se ka shku n'Kinë.

Tirana eshte mjalt.

E te hengsha zemren. Mjalt e ke shpirtin

E thote dhe kenga `` ku ka si Tirona``.

Di gjo njeri se ku eshte Olsi. 

Ndajme te njejtin shqetesim i dashur...smiley

ketlina - 10 Nëntor 2013 - 14:50 Permalink

përgjigju

Shume peshkista jane zhdukur dhe jemi bere merak..ku eshte Olsi, spiritusi etj?

 

Kane shpetuar nga droga virtuale, vallaj i kam zili.

 

Mos u shqeteso Pjer ...Nje bie mijra Nike ngrihen .Per sa kohe do mba une Fillin me vende Bosh per tespije dhe per sa kohe e Famshmja Xhib nuk do shpalle Falimentin dhe sidomos do kerkojne frymezim nga VQ smiley ... ...Ketu i ke . Jane si "morri i Serbit " ..Nje shtyp dhjetera therrija pjellin , si pleshtat ne qerpicet e Tiranes aristokrate smiley

Autorët përshkruajnë me saktësi edhe kostot shumë të larta të këtyre projekteve.... me objektiva shume te qarta " rruge Ushtrie " dhe "Ndertesa Administrative " ...asnje Investim ne fusha Prodhuese

Mundet te nderuarit Admin te sjellin nje mejtim mendjeje te specializuar te Endrit me nje me nje po e ka nje ......Y ne fund ne mungese te anonimit me kakavija alias Olsit te Dosjeve , , per te na dhene ndonje Cpengim !

Lavdi theroreve te rene per nder te PPU !

 

Me ka pas pelqyer shume rruga prane televizionit qe zbriste poshte ne bulevard dhe pershkonte ish bllokun. Behet fjale per vitet 92. Vjeshta ne ate rruge nuk kishte te pershkruar.
Ehhh Tirane Tirane ........

E para tekifet e bollino kellez bashes nuk kane takatin intelektual te shrkuajne ose te "ckoqisin" nje teme te tille ... pra do ishte mire qe ne te ardhmen te lene duart nga tema te tilla ... Ata qe dhane urdher per rijetsimin e Tiranes  nuk jane arqitekti italiani shkrel faqeziu por ata njerez qe e dine shume mire se shtrihej Albanopolis paraarshsi i Kostandinoplisit !

 

gjera te thjeshta por per disa absolutisht te papranueshme sepse i dalin lakrat qe jane arrixhinj te ardhur me gjak te prishur jo shqiptar !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).