NJERËZIT

Shumë gjëra mëson kur vjen në Kosovë. Tani, meqë jetoj qe 16 muaj në Prishtinë, kam mësuar se – për shembull – se një dasmë me 200 mysafirë konsiderohet si dasmë shumë e vogë dhe madje e dyshimtë, ose se autobusët në të cilët shkruan se destinacioni është Hanover Goethestrasse në fakt të dërgojnë vetëm deri në parkun e Gërmisë; ose edhe se ka shtete në Europë në të cilat vizitorët kanadezë do të bënin më mirë po të vendosnin një flamur amerikan në çantën e krahut.

Kam mësuar po ashtu, përmes bisedave me shqiptarë të Kosovës, se gati secila figurë e shquar e historisë perëndimore si dhe e artit e letërsisë, është në të vërtetë me prejardhje shqiptare. Prej luftëtarëve mbretër të antikës së lashtë e deri tek baballarët e kombit amerikan, kur vjen në Kosovë shumë shpejt e mëson versionin vendor të këtij problemi regresiv të pafundmë: Të gjithë kanë qenë shqiptarë.

Kjo është arsyeja pse është bukur të udhëtosh e të jetosh jashtë vendit. Të jetosh në Montreal, Los Anxhelos apo Londër nuk has dot në këso gjërash. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet zhveshur skepticizmin natyral në çdo rrethanë. Unë për shembull, nuk besoj më se një taksi nga Neëborni deri te stacioni i autobusëve kushton 15 euro: s’bën tu besosh vetëm pamjes së jashtme.

Andaj edhe po e bëj këtë projekt të vockël hulumtimi: Duke rrezikuar reputacionin tim social dhe qëndrimin profesional e edhe rehatinë që të jep pauza e kafesë, jam nisur për të bërë një vërtetim të fenomenit të shquar se ‘të gjithë janë Shqiptarë’. Ndonëse në asnjë mënyrë nuk jam i pagatshëm të pranoj idenë se shumica e figurave të shquara historike kanë qenë nga Prishtina, kam filluar të jem paksa dyshues. Në fund të fundit, sikurse 7.1 miliardë njerëz të globit, as unë – boll fatkeqësisht – nuk jam shqiptar. A s’mund të kemi ca të tillë?

Megjithatë, për hir të këtij hulumtimi do të jem më dorëlirë: përkundër debatit arkeologjik,Ilirët numërohen. E po ashtu numërohen edhe ata që kanë vetëm një prind shqiptar: në fund të fundit, edhe unë kam vetëm njërin prej prindërve Britanik, e megjithatë kam shtetësinë, kam vëllimin e librave Beano, s’ma do birrën me temperaturë dhome, si dhe kam shprehi që fjalitë t’i përfundoj me pyetjet “apo jo”? Në aspekt të bartjes kulturore, mjafton një prind, dhe siç më informoi edhe një koleg imi këtu në Kosovo 2.0, “nuk është me rëndësi se sa përqind je Shqiptar... sado pak të jesh, je Shqiptar.”

Me këtë në mendje, po ju shpalos rezultatet e kërkimit tim, nga sytë e një ndërkombëtari:

Aleksandri i Madh

E pohojnë fuqishëm edhe shteti i Greqisë, e edhe shteti të cilin grekët na rekomandojnë ta quajmë “FYROM” por të cilin të gjithë e quajmë “Maqedoni” – por origjina e Aleksandrit të Madh është temë mjaft grindëse. Ndonëse çuni që pushtoi Babiloninë dhe Persinë është i lindur në Pella — e cila ndodhet në territorin e shtetit të sotëm Grek – studiuesi i klasikes, Sër Uilliam Uodthorp Tarn, në biografinë që i ka bërë Aleksandrit, deklaron se Aleksandri kishte “gjak Ilir” si nga nëna ashtu edhe nga babai. Ndonëse ky debat është debat i vazhdueshëm, si dhe marrë parasysh se biografia nga Tarn është sfiduar, duhet theksuar se kundërshtimet në internet që i bëhen këtij pohimi vijnë nga faqet tendencioze që gati sa nuk e kanë adresën fyrom-nuk-është-maqedoni-o-djema.com

Vendimi? Shqiptar.

Aristoteli

Si njëri nga krye-filozofët dhe polimatët e antikës, Aristoteli ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh. I lindur në Stagjira të Halkidikit (afër Selanikut të sotëm), babai i Aristotelit, Nikomaku, kishte qenë mjeku personal i mbretit Amintas të Maqedonisë, (ai dhe nëna e tij Faestia) vinin nga një familje aristokrate e ishullit grek Euboea. Asnjëri nga prindërit e tij nuk është i lidhur me shtetin e sotëm të Shqipërisë, ndërsa që  shkrimet e Aristotelit për marrëdhëniet mes grekëve dhe barbarëve (termi që përdorej atëherë për gjithë popujt jo-Grekë) tregojnë se ai veten e kishte konsideruar plotësisht Grek.

Vendimi? Jo Shqiptar

Uilliam Shekspir

Origjina e vërtetë e dramaturgut më të njohur Anglez është përplot konspiracion. Sipas historisë zyrtare, Uilliam Shekspiri ishte fëmijë i bashkiakut Gjon Shekspir dhe i Meri Arden, të bijës së një bujku, ndërsa u lind në Stratford-upon-Avon të Anglisë. Megjithatë, ka teori të cilat pohojnë se dramat e Shekspirit ishin në fakt vepra ose të dramaturgut Kristofer Marllou ose të filozofit e burrështetasit Sër Frensis Bejkon. Çfarëdo merite që të kenë këto teori, Marllou është i lindur në Kanterberi dhe ka të dy prindërit anglezë, ndërsa Bejkon është i lindur në Londër dhe prindërit e tij janë politikanë nga Kenti me emrat Nikolas Bejkon dhe vajza nga Essex, Ane (Cooke) Bejkon. Më vjen keq Kosovë — ky është i yni.

Mbreti Lir

Dëshira për të përvetësuar figurat e shquara ka të bëjë me njëfarë krenarie etnike. Është pak jo e modës aktuale dhe paksa demode, por me siguri kjo ndjenjë nuk do të largohet edhe goxha kohë. Për këtë arsye, shpresoj se paraardhësit e mi anglezë nuk i kanë përpunuar e ndryshuar këto të dhëna në stil shekspirian. Këtu në Prishtinë kam dëgjuar se emri i mbretit me histori tragjike, mbreti Lir, i cili luajti mendsh pas humbjes së pasurisë së madhe të tij, është në fakt referencë për Ilirët. Në fakt, Mbreti Lir, është tregim për mbretin me emrin Leir (në anglisht shqiptohet njëjtë ‘Lir’), “mbretin e Britonëve” i cili për herë të parë përmendet në përmbledhjen e historianit uellsian Xhefri of Monmuth, Historiae Regum Britanniae. Sipas Xhefrit, mbreti Leir ishte themelues i qytetit të sotëm Leicester, ndërsa i ati i tij kishte vdekur duke tentuar të fluturojë me krahë artificialë. Në atë kohë historia ishte zbavitëse.

Vendimi? Jo Shqiptar

Xhorxh Uashingtoni

Miqtë dhe kontaktet që kam besojnë me të madhe se babai i Republikës Amerikane, ishte në fakt, shqiptar. Marrë parasysh gjithë atë dashuri që ka Kosova për gjërat amerikane, por edhe për shkak të faktit se kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë amerikan të përmend ndonjëherë këtë gjë, ndjeva se meritonte pakëz më shumë hulumtim. Xhorxh Uashingtoni është i lindur më 11 shkurt, 1731 (sipas kalendarit të atëhershëm Julian; ndërsa me kalendar Gregorian i bie të ishte 1732) si fëmi i prindërve nga Virxhinia, Augustin Uashington dhe gruas së tij të dytë, Meri-Bell Uashington – e cila ishte poashtu nga Virxhinia. Por, a merr fund me kaq ky tregim? Sipas një morie burimesh historike nga shqiptarët, një linguist nga Universiteti i Berkeleyt me emrin Albert Myko pohon se Meri Bell e kishte në fakt emrin Marie Bala dhe se prindërit e saj kishin ardhur nga Peja, e kishin kaluar në koloninë Amerikane nga porti i Dubrovnikut. Nuk mund të has në ndonjë burim amerikan për këto pohime, e as për ekzistencën e Albert Mykos, por shpeshtësia e kësaj thashethëme* do të thotë se ideja për shqiptarizmin e Uashingtonit gjithsesi ka për të qenë akoma një lloj hymni nëpër Prishtinë.

*(shënim i redaksisë: tregimi për Albert Mykon vjen nga një tallje e bërë në Koha Ditore me rastin e 1 Prillit!)**

**(shënim i autorit: por njerëzit vërtetë e kanë besuar!)

Vendimi: Jo-shqiptar për jo-shqiptarët, por shumë shqiptar për Prishtinën

Kemal Ataturk

Babai i Turqisë moderne dhe krijuesi i shtetit të parë sekular-por-islamik në botë, Mustafa Kemal Ataturk konsiderohet si figurë frymëzuese në shumë pjesë të botës shqipfolëse. Kjo është veçanërisht e dukshme marrë parasysh rolin që ai ka luajtur si revolucionar Xhonturk në shtypjen e kryengritjes shqiptare të viti 1910, e cila shfuqizoi kodin e Lekë Dukagjinit dhe mbylli shumë shkolla dhe institucione shqipe. Sa i përket shqiptarizmit të tij, i ati i tij Ali Riza ka lindur në Selanik, mirëpo një artikull i revistës Time të vitit 1923 ku u paraqit profili i Ataturkut pohoi se Riza ishte me prejardhje shqiptare. Kjo pikëpamje është përkrahur nga autorë si Andreë Mango, Ernst Jaeckh dhe Lou Giaffo, por është kontestuar nga Falih Rıfkı Atay, mik i ngushtë i Ataturkut, i cili pretendonte se Ataturku ishte turk-përtej-turku. Edhe pse prejardhja e Rizës është e fshehur në mister, ne do të theksojmë se qarqet e ngushta të Ataturkut e kishin me interes të caktuar portretizimin e kreut të Turqisë si "turk i vërtetë".

Vendimi? Me siguri Shqiptar

Nënë Tereza

Kjo është e lehtë për t’u zgjidhur. Pas të gjithash, nëse i lëmë zgjedhjet anash, askush nuk ngutet që ta emërtojë sheshin kryesor të Prishtinës si “Sheshi Isa Mustafa.” Për fat të mirë, misionarja e famshme (apo e pafamshme, sipas Kristofer Hiçens) është lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e bija e dy prindërve, e lindur në Shkup.

Vendimi: Definitivisht Shqiptare

Uilliam G. Gregory

Tregimi i astronautit të NASA-s, Uilliam G. Gregory paraqet një version të lehtë të pohimeve mjaft të shpeshta se astronauti Alan Shepard është shqiptar, dhe se ai kishte ngulitur një flamur shqiptar në hënë, në vitin 1971. Është e pamundshme të gjinden burime për të mbështetur këtë pohim që jo domosdo është nacionalist, ndërsa që burimet tona pohojnë se Shepard është me prejardhje të rrastë nga Neë England, i lindur e i rritur në Nju Hempshir nga prindër nga i njëjti rajon. Megjithatë, piloti testues në NASA, Uilliam G. Gregory, ka shënuar mbi 400 orë në pasion, ndërsa që prindërit e tij janë nga qyteti jugor shqiptar i Korçës. Sa i përket deklaratës së shquar të Neil Armstrongut “shqiponja zbriti [në hënë]”, duhet ta kemi parasysh megjithatë, se shpendi në fjalë sigurisht e kishte vetëm një kokë.

Vendimi: Shqiptar, por flamuri në hënë jo

Robert de Niro

Fakt argëtues: Italianët kanë po aq qejf të identifikojnë bashkëkombasit e tyre njëjtë sikurse shqiptarët, si dhe ka shumë më shumë italianë në botë se sa që ka shqiptarë. Për këtë arsye, dhe për tërë familjen Mesdhetare në përgjithësi, u bë lajm goditës kur Robert de Niro u shfaq në një intervistë në vitin 2011, ku pranoi se ka gjak shqiptari. Por fatkeqësisht, doli se aktori vetëm po i referohej grupeve të shumta që kanë kaluar nëpër Sicili, prej nga e ka prejardhjen, gjë që e bën pra të vështirë të saktësohet “gjaku” i vërtetë i dikujt. Robert de Niro është lindur në Nju Jork Siti, dhe është i biri i Robert de Niro, të Madhit (babai dhe nëna e të cilit kishin emigruar në Amerikë nga Italia dhe respektivisht nga Irlanda) dhe Admirali me origjinë nga Virxhinia, familja e të cilit ishte me prejardhje Britanike, Irlandeze, Holandeze dhe Gjermane.

Vendimi? Jo Shqiptar

Pasi filluam këtë listë, shpejt e kuptuam se ishte vështirë të ndalemi. Ka aq shumë ndoshta-Shqiptarë në botë... andaj, nëse mendoni se na ka shpëtuar ndonjë, ju lutemi lirisht komentoni!

 

http://www.kosovotwopointzero.com/articl...

21 Komente

McKenna's gold.

Naploni e vdekme qi o shqiptar.

Ka bo dhe 1 italion 1 liber vetem per ket pune: Napoleone e albanese

Pse kot e kemi kongen Kush kerce Naplonin?

Vallja e ka emrin prej pares Napoleon flori që hudhej(dhurohej) kur këcente nusja dhe dhandri, padashje Napoleoni i ka dhën emrin valles.smiley

ndersa parja vete e ka emrin prej Napoleonit, keshtu qe ka dicka ketu

Autori, qefli bisedash kafenesh, nuk di ta ndaje faktin nga deshirat. Eshte fatkeqesi kur me historine dhe faktet historike, mirren njerez qe nuk shohin te verteten apo te pakten te perpiqen te shohin te verteten, por mirren njerez qe ndigjojne bisedat e kafeneve. Autori, piksepari, duhet te studioje historine e Ballkanit, se shihet rendom qe shum perendimore, mesojne historine e Romes, Egjyptit, Babilonise, Amerikes, por nuk kane ndigjuar qofte edhe nje rresht per historine Ilire apo te Ballkanit. Gati ne ter vendet perendimore, mungojne tekse te historise se vendeve te ndryshme, dhe nuk kuptohet se perse kjo mungese. Valle ndjenja e krenarise perendimore, ndjenja nacionaliste perendimore, apo valle duan qe perendimoret te mos mesojne historine e vendeve te vogla, mos valle duan qe perendimoret (lexuesi, studentet) te dalin kastraveca siç dhe dalin. 

Autori, duhet ta dije se psh, nena e Aleksandrit kur hynte ne parlamentin maqedonas, ter parlamentaret, peshperisnin "e huaja", erdhi e huaja" , gje qe tregon se ata e konsideronin jo te trupit/trungut te tyre, pra ishte nje e huaj. Kjo gje e dokumentuar. Nderkoh qe maqedonsit e lashte (jo keta te sotmit qe s'kane asgje te perbashket me ata te lashtetit) flisnin pa perkthyes me Iliret, epiriotet, dardanet, e plot fise te Ballkanit, qe shtriheshin deri ne Turqi. Si e shpjegon kete fenomen autori kafexhi Michael. 

Per Aristotelin, nuk pretendon njeri te jete shqiptar, veç i kujtojme kafexhiut Mikael, se, greket e vjeter, flisnin nje "greqishte" qe ngjasonte me shqipen e vjeter. Dhe greket e sotem flasin nje gjuhe krejt ndryshe nga gjuha e Aristotelit dhe Homerit. E vertetuar edhe kjo. 

ç'do te thote; Di o Gjen, greket thone se Diogjeni eshte grek.  ç'do te thote Ar ki mend, greket thote se Arkimendis (ata i fusin nga nje S nga mbrapa) ishte grek, ndonse ai para se te vdiste foli shqip; - E reka e reka, (sot shkruhet; Eureka). Ne na vjen per te qeshur kur greket i bejne te tyre ter shqiptaret e vjeter, gje per te cilen edhe Michaelet dhe shoket e tij i besojne me gjith men broçkullat greke. 

Per Shekspirin dhe Uashingtonin, nuk pretendon njeri se jane shqiptar, por si duket Mikaeli rri shume neper kafenera me pijanecet e shumte. 

Per Qemal Ataturkun, autori gjysmak, do ishte mire te mesonte shqip, se ç'do te thote; Ata. Te mesonte historine e popujve te Ballkanit, mirpo kjo histori 

.... mirpo kjo histori, fatkeqesisht nuk mesohet ne shkollat perendimore, por ne shkollat e Ballkanit dhe biblotekat dhe historianet e Ballkanit. Kafexhiu Mikael, duhet ta dije se atje ku lindi Ataturku, kishte me dhjetra qyteza dhe fshatra qe flisnin shqip deri ne Stamboll e Ubri-Tipek atje ku lindi dhe Fan Stilian Noli.   Kafexhiu nuk e di se fjala Ata, mirrte edhe kuptimin Te Ashtuquajturit, Gjoja, qe s'jane siç thiren, Ataturk, ben si turk, pra qe nuk eshte turk, dhe ketu ishte fjala per popullsine myslimane shqiptare qe bashkjetonin me te krishteret shqiptare. Ke kohen e sotme psh, do te thonin; ben sikur, i ashtuquajtur, aspi (duke e shoqeruar dhe me shkelje syri) , ndersa ne ate kohe nuk ekzistonin keto forma moderne te shprehuri dhe thonin; ataturk, ben si turk. 

Me Ataturkun ja ke futur kot Pjer te tjerat i ke ne rregull. Ataturk eshte quajtur mbasi ishte bere kryeminister, e mbas vdekjes Ataturku ata-turk... babai i turqve. Fjala at ne fakt eshte fjale shqiptare qe dmth AT, baba, krijues.

Mundet te jete quajtur edhe me mbrapa, nuk e perjashtoj si mundesi, por vendi ku eshte lindur dhe percaktimet qe u beheshin disave si; ataturq/ataturk, tregon se ai rridhte nga nje familje shqiptare myslimane.  Pastaj me vone, dolen teori konspiracioni e lloj-lloj budalliqesh sikur ai ishte çifut etj etj. 

Kush është ky autori?  Shkrim me mjaft humor.

Pavarsisht ca thote Thomai, nona e Aleksandrit nuk ka qene shume gru e ndershme.

Ke penxherja e saj ne dhomes e gjumit, (ne kat te dyte) osht pa shpesh 1 shkalle prej ka hyte cdo note 1 burre i vjeter. 

Ktona nuk jam muhabete kafenesh si mundohet t'i hedhi poshte Thomai por te verteta qi s'i lu as topi.

deshmitaret okulare kane fol shume gjone e gjate per kto pune.

 

 

 

Nona e Aleksandrit, nje shqiptare (epiriote) e rrahur me vaj e uthull, ua futi te gjitheve, parise maqedonse, dhe i tha te birit; Me keta kaqolat maqedonas, ne pushtojme boten smiley

Nuk i thojn kot Thomai:

Epiriote pickedhie

ja ç'thote historia dhe historianet......

......Shkruesi i udheheqsit te Ushtrise Romake ne luften e I Iliro-Romake ka shkruar,..... kur kemi dale ne Qafa e Malit,(tani i thone Qaf-Thane),.......kemi pare Liqenin e Drites (LYKNIDA,Liqeni i Ohrt),... kemi ndenjur ne shtepi te ngritura me hunj mbi uje,kemi zene peshq me KOSHA(vershe),...dhe kemi pire vere-mjalti,....!

Per veren e mjaltit Ilir, Alidemso, kane folur disa historiane. Iliret njiheshin per llojet e shumta te vererave.  Ndersa sot, si nja vendet qe njihet per verera eshte Franca dhe Gjeorgjia. 

Ndersa sot, si nja vendet qe njihet per verera eshte Franca dhe Gjeorgjia. 

Faleminderit per informacionin, Pjer. E pranoj me modesti qe s'e kisha idene me pare. Nga te Gjeorgjise, cilen vere pelqen me teper, kete?

 

Quhet Mead Thomai, 

Thojn qi osht viagra naturale.

ne fakt teoria eshte perpunuar dhe nuk themi qe figurat historike jane shqiptare, por me gjere, pellazge... keshtu p.sh Aristotelin, qe zotnia i vuri vulen: jo shqiptar, nje pellazgollog i njohur e trajton keshtu: Aristo-teli.. qe dmth, Aristo= i shkelqyer dhe teli=tel dmth mendje mprehte si tel i holle.smiley. pra Aristoteli ? pellazg!smiley

Po per Pirron di gje njeri, shqiptar ky apo e kane patentu greket? 

Kjo propaganda e origjines se njerzeve te famshem me prejardhje shqiptare, nuk thote ndonje gje te madhe. nuk fitojme pik dhe nuk ndryshon dot opinionin e sotem te botes,  per shqiptaret! Mos u beni naiv, se ata skane as nje lidhje me shqiptaret e sotem,  dhe as kane  lene ndonje  trashgim ne token shqiptare! 

Por u hap llafi atehere qi ene Bruno Vespa o shqiptar 

Une te nderuar peshq. jam i bindur se ne baz te historis Aleksandri i Madh, Aristoteli,Uilliam Shekspir, Mbreti Lir, Xhorxh Uashingtoni, Kemal Ataturk, Uilliam G. Gregory,  Robert de Niro,Bruno Vespa, mbreti Piro, Qafe Thana, Dr Flori dhe Ujku i Skraparit jane ose kan prejardhje Shqipetare..Per Nen Terezen nuk jam i sigurt Per Arsyen se kush Shqipetar do kushtonte jeten e tij per te ndihmuar te varferit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).