Vendi që njëzet vjet më parë lindte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë. Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah të lirë pune, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë...
E thotë e përditshmja La Repubblica që i dedikon dukurisë së migrimit italian në Shqipëri një shkrim të të dërguarit të saj në Tiranë, Paolo Berizzi, që sjellim në vijim.

Amerika e përmbysur është Roberto që është kuzhinier e pronar restoranti. Vjen nga Viterbo dhe thotë se me një orë fluturim rilind. “Rrija në kuzhinë 16 orë në ditë për pakgjë. I mbytur nga taksat, i zhgënjyer. Atje isha një mes të shumtëve, këtu, një ndër të paktit”. Roberto Cannata, 49 vjeç, nga Torino, për njëzet vjet në Lazio deri në “zbarkimin në tokën që prodhonte dëshpërim e eksode masive. Tani Roberto ka 40 vende në restorantin e tij “Basilico”, në mes të Tiranës, vetëm pesë minuta larg Bllokut. Klientë italianë dhe shqiptarë. Një fytyrë një racë? “Ndoshta po. Jemi dy popuj përballë njëri tjetrit”. Një hije mosbesimi, kryesisht nga pala italiane që shpërbëhet deri në ndëshkimin e drejtë më të pabesueshëm: shkëmbimin e migrimit. Ja migrantët në të kundërt. Njëzet vjet më pas. Janë italianët e Shqipërisë.

Ata që “në Itali, shpresa ka vdekur”. Të shtyrë përtej Adriatikut nga kriza e pamëshirshme, lëvizin drejt bregut tjetër në kërkim të një rroge. Të tjerët, shqiptarët e Italisë, ata të Amerikës së viteve ’90, udhëtojnë në të njëjtat rrugë (me anije apo avion). Por këta kthehen për pushime. Sjellin para e dhurata për të afërmit. I kanë fituar me thuajse një çerekshekulli pune rëndshëm.

Kush është italiani që emigron në Shqipëri? Mashkull, 25-50 vjeç, më shpesh nga veriu. Nga shtresat sociale më të ndryshme. “Të dëbuar” nga sistemi produktiv që marrin rrugët, e nuk e bëjnë për pushime. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah pune me kosto të ulët.

Sot i ndjekin punëtorë, artizanë, elektricistë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë. Edhe operatorë të "call center". Një sektor më vete, me një mori shoqërish që janë transferuar në Shqipëri (Gruppo Abramo, Teleperformance, Infocall, Teletu, Transcom, Grid di Marina Salamon, sa për të përmendur disa). Edhe e folura e telefonistëve vendas është italiane. Ngatërrohet me atë të studentëve tanë. Për të përballuar shpenzimet në një prej pesëdhjetë universitetet private shqiptare, nuk lënë t’u shpëtojnë nga duart 200-300 euro në muaj. Është rroga mesatare. Por edhe jetesa këtu kushton sa një e katërta e asaj në Itali. “Më mirë pak se hiçgjë”. Është motoja e imigrantit të ri. Dy vjet më parë, me të mbushur 26 vjeç, Davide Barzani bëri valixhet dhe nga Brescia, atdheu i hekurit të rrumbullakët për betonarme, ka eksportuar zanatin e tij në Tiranë. Saldator. E meqë gjërat i shkonin mirë nisi të jepte mësim. “Gjashtë nxënës, një tavolinë, një saldatriçe”, tregon në laboratorin “Mondo saldatura”.

“Tregu po zgjerohet e ka goxha punë. Si arrita këtu? Falë një miku. Shqiptar”. Lidhja me Shqipërinë, më klasikja. Me anë të mikut, kolegut, krushkut shqiptar. “Italianët ia ndiejnë erën Shqipërisë që para se të nisen”, është i mendimit Carlo.

Alberto Rossi, konsulent për një klinikë private të Romës. “Ka nga ata që vijnë këtu prej dëshpërimit, të tjerë për të marrë veten nga një falimentim. Të tjerë akoma sepse nuhasin mundësitë”. Burokraci e zhdërvjelltë, 10% taksa kundrejt 70 të Italisë; sektorë ku hapen fusha pa mbarim sepse niveli i specializimit është ai që është. “Dukuria e migrimit në të kundërt është e destinuar të dyfishohet në dy-tre vjetët e ardhshëm”.

Sa janë sot italianët e Shqipërisë? Ta nisim nga ndërmarrjet. Të dhënat e Dhomës së Tregtisë të vitit 2012 regjistron 1.460 shoqëri me të paktën një ortak italian. Numri zvogëlohet në 600 po të merren në konsideratë vetëm shoqëritë me punë. Të shohim tani popullsinë. Janë 500 reizdentë italianë, 1.800 lejet e qëndrimit të vlefshme (në një popullsi prej 2,8 milionë banorësh). E së fundmi, rreth 1.000 janë të rinjtë italianë që studiojnë mjekësi në universitetin e Zojës së Këshillit të Mirë, e binjakëzuar me Tor Vergata të Romës (por kronikat kujtojnë gjithnjë vetëm rastin e “Troftës” Renzo Bossi dhe të diplomave me pagesë).

Në toatal 3 mijë është shifra e komunitetit italian në hyrje të Ballkanit. Pak a shumë. “Asnjë nuk di me saktësi sa i madh është komuniteti italian” shpjegon Luigi Nidito, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë. “Shumë lëvizin për llogari të vet e u drejtohen institucioneve vetëm kur ndeshin probleme. Italiani parapëlqen të jetë i pakapshëm...”. sipas një batute. Sipas një politikani shqiptar të rangu të lartë. “Italianët? Janë shqiptarë të veshur me Versace”. Janë edhe elektricistë me tuta. Si Oscar Cappelletti, nga Bergamo. Pas një shërbimi e kuptoi që, të lidhësh telat elektrikë në Shqipëri, është me leverdi. “Nuk ekzistojnë shtrëngimet që kemi nga anët tona. Punohet më mirë, e më shumë”. Arrijnë me anije nga Ankona e Bari dhe me avion me 20 fluturimet e përditshme, 4 të Alitalia-s dhe 15 të Belle Air-it. Thuajse gjithnjë plot. Nga Bergamo, Pisa, Roma. Në çdo avion gjen mesatarisht 15 italianë. Michela Marucci, avokate praktikante nga Benevento. “Kam klientelë italiane. Sipërmarrësit tanë ose falimentojnë, ose vetëvriten, ose shkojnë jashtë. Shqipëria po kthehet në krahinën e njëzetenjëtë të Italisë”. Në vitin 1939 ishin trupat e ushtrisë sonë që e pushtuan. Sot e kanë radhën “valixhet e reja të kartonit”. Histori si ajo e Antonio Pane-s, emigranti i interpretuar nga Antonio Albanese në “L’Intrepido” të Gianni Amelios (19 vjet pas L'America). E shumë vetë ia dalin mbanë.

Emilio Garlatti është 60 vjeç e bën makarona të freskëta. “Në të katër anët dëgjon italisht. Këtu ndihesh vërtet në shtëpi”. Fluturimi Alitalia Pisa-Tirana, para një muaji. Një nënë italiane shkon të takojë të birin. “Ka ngritur një fermë për rritjen e kërmijve. E shoh të realizuar e jam e lumtur”. Ndal. Kthim mbrapsht. 8 gusht 1991. Vlora, një bizon i detit i mbingarkuar me 20 mijë shqiptarë, hyn në portin e Barit. Do të mbetet imazhi simbol i eksodeve të mëdha. Imigrantët mbyllen në stadiumin e Barit. Në fund, pjesa më e madhe e tyre do të riatdhesohen me mashtrimin e një transferimi në qytete të tjera italiane.

Aldo asokohe ishte dhjetë vjeç e luante në breg të liqenit të Shkodrës. 18 vjeç ishtë në Anzio e lan pjatat në një restorant të famshëm. Kamarier, ndihmës kuzhinier e së fundi shef kuzhine. Sot është kthyer në atdhe ku ka hapur “Delicatezze di mare”, në Tiranë. “Të punosh vetëm një orë larg nga Italia, në një vend ku gjuha e dytë është italishtja e ku një punëtor kushton 200 euro, është një mundësi shumë tërheqëse”, thotë Massimo Gaiani, ambasadori italian në Shqipëri.

Ndër të parat qe Cristina Busi, pronare e Coca Cola Albania. Zbarkoi në vitin 1991. I fundit në kohë është Francesco Becchetti, pronari i Agon Channel, kanali i ri televiziv ‘italian made’. Një brez i tërë shqiptarësh ka mësuar italishten përmes Non è la Rai të Boncompagni-t dhe Ambrës. Sot Becchetti sjell në Shqipëri Alessio Vinci-n e Barbara d’Urso-n. “Ka më shumë energji këtu se në televizionin italian”, thotë ish drejtuesi i emisionit Matrix. Tirana, shanci i dytë apo i tretë. Ose jeta e dytë. Edhe në futboll. Pas Torinos dhe Udinese-s, Gianni De Biasi ishte parkuar në Mediaset në rolin e komentuesit. Nga viti 2011 Federata shqiptare i ka besuar kombëtaren kuqezi, kontratë që e ka përtërirë edhe për dy vjet të tjerë. E di që i takon një “kategorie të privilegjuarish”. “Gomonet që shqiptarët kanë lënë brigjeve të Italisë – bën shaka trajneri i kuqezinjve – i përdorin italianët për të ardhur këtu. E di sa nisen nga Veneto, nga vij edhe unë? Deri dje ajo krahinë ishte Eldorado. Punësonin shqiptarët. Sot janë ata që emigrojnë”. Na ishte njëherë Amerika.

Marrë nga shqiptariiitalise.com

La Repubblica

92 Komente

e vjetër

TM Pjer

Edhe kete na bere o Sali? Vete Ducja do ta kishte zili. 

Vertet ishte mbush Tirona me taljon. 

Selami i perzuri nga dera ata u futen nga dritarjasmiley

Prit kur te dali moda me marre sherbetore taljone, leqe s'jane gje, s'punojne. Filipinset ia kalojne. smiley

Une du nje grek. Ja kam vene syrin njerit ktu. Mo po 10mij Euro do t'ja paguaj protektorit qe e punon, vetem ta kem te shtepia e ti therras, - O Petrit (se edhe emrin do ja ri-nderroj Jorgos) ec ma laj makinen se do dal! smiley

Une du nje grek. Ja kam vene syrin njerit ktu.

smiley

te kujton guz babane tek viti i mbrapshte i kadarese qe i kishte rene ne koke te zinte nje nga leshverdhet hollandezesmiley

Nuk me kuptove. hunter, me c'di une, eshte mashkull. Syrin ja paska vene nje Greku. Jo se po gjykoj e smiley

not that there is anything wrong with itsmiley

Absolutely not

Jo e vertete per skuadren tuaj.

Jay Leno per Bill Clinton, sa here degjon per ndonje qe kalon barrikaden, apo ndryshon skuadren, ferkon duart ... who knows why?

filipinset si dallendyshe dukeshin kur qisnin koken ne ballkonin e komshiut , ish prefesor marksizmi i konvertuar ne trafikant emigranteshsmiley

Po mjaft me teori, marksizmi ka lezet me shume si praktike. smiley

Hunter, te pakten greke, mer, apo krijon probleme. smiley

para se ti niste matane u shpjegonte se revolucioni nuk eshte nje aspirate po nje ceshtje e shtruar per zgjidhjesmiley

Ndonje cike kontroll cilesie bente ky, apo besonte me sy mbyllur? smiley

po patjeter kur gruja dhe femijet shkonin ke nondajasmiley

Epo shyqyr na paska rujt brandin. smiley

Pse ne shtepi i kishte magazinen ky dreq? 

ishin vitet e para ,pallati perkarshi ne kat te peste kinezkat benin masazhe, ne kat te trete ca koreane te atij sektit sun mun , deshmitaret e jehovait dere me dere, mormone,  filipanasit me krah tjeter u beme si kulla e babelit medemek.

Kushedi cfare filmi kryeveper del. Globalization at its best.

Kur te fillojne te emigrojne edhe anglez e franceze atere do quhet tamam.

Anglosaksonet s'para emigrojne kollaj

Jo mo, cne. S'ka vend te botes pa nej pedofil anglez verdalle.

E kishm fjalet tek emigrantet apo jo, se keta pedot vijne te gjithe si donatore jetimoresh dhe shoqata fetare.

Amerika e përmbysur është Roberto...

vs.

"Amerika" e përmbysur është Roberto...

- për analogji gjysmake, kjo është pak a shumë si të përkthesh "La Repubblica-n" Republika pa sqaruar se po flet për një gazetë e jo për një republikë.

PS: me një orë fluturim rilind, smiley

Italiani andate a caza vostra smiley

smiley

Une kam njaj tre ne lagje dhe robt i trajtojne shume mire. Dy prej tyre kane vite. Njera eshte nje grua qe merr pension nga Italia, paguan nje qira te vogel ne Shqiperi e jeton me qenin. I del dhe te paguaje sherbyese. 

Normal, taksat e Montit dhe ne nje fare mase dhe taksa sheshte e birishes

Italiani di merda smiley

Ky eshte rasti me i mire tani per te bere nje film, ku tregon per ndonje polic ekstremist, e per ca te rinj ekstremist, te cilet i presin shqiptaret ne stadiumin e Barit me urrejtje ne 1992, e pastaj fillon filmi tamam me 20 vjet me pas me 2012, ku keta kane ngelur pa pune, dhe provojne fatin e tyre ne Albanie. Ne fillim shkon ne Albanie njeri nga keta, ne fillim me frike dhe behet me para shum shpejt dhe theret shoket e tij. Vijne vetem dy-tre, por dhe keta shum shpejte gjejne jeten e vertete smiley dhe me pas nisen te tjeret, me vrap ne aeroport, shtyhen, bertasin, me keq se shqiptaret  1992 smiley 

paske talent dhe per regjizor filmash, ti pjer.smiley

ke dhene nje ide shume te mire.

Eee, te isha regjizor alba1, do ishe 10-re tu qesh smiley

Pjer kemi , kemi fjaline tone te bukur Shqipe " Do ishe shkrire duke qesh " smiley

Ke te drejte i dashur smiley po keshtu eshte kurr rrembehesh nga entuziazmi smiley

Ske faj ne fakt Pjero se kjo alba te ben pak per vete smiley

Eee, dashuri patriotike smiley asigjo me shume 

dhe filmin ta titullojne: ''L'America 2'',  he Pjero..?smiley

Pastaj, ne aeroportin e Barit, ndigjojme nje ze polici (emigrant shqiptar) qe thote; mos s'u shtyni me derra si albanezet smiley

Pranej spo nigjojme mo me u fol Shqip rrugeve.

taljon kuçi

smiley 

Invazioni italian ne menyre paqsore,smiley deri sa ti vene hune shqiptareve, qe nuk jane zot ne shtepine tyre! E ku ka me mire se ne Shqiperi per nje te huaj, ne nje shtet qe favorizon me shume nje italian grek, turk, amerikan sesa nje shqiptar! Te huajt kane disa here me shance te gjejne pune ne shqiperi se nje vet shqiptaret!  Une nuk di te jete bere ndonje investim per te penguar shqiptaret te shperndahen ne bote, dmth ti krijojne kushte lehtesuese, rinise sidomos per te jetuar ne shqiperi dhe jo ne emigracion! Ne raport me popullsine shqiptaret e kane me te larte fluksin e emigrimit!  

smiley ehhhh punto nero, o punto nero...

Po ku ka shtet, aty qe te mat koken dhe te peshon sa te vlen lekura! Ne shqiperi nuk ka Kapitalizem, shqiptaret genjejne veten! 

10% taksa kundrejt 70 të Italisë

Mussolini me parametrat ekonomike te viteve 30 kish parashikuar qe ne Shqiperi mund te vendoseshin 7 milione italiane...Erdhi dita e   Fashizmit!!

Jo 7 milion Zana, por 4 milion. 

E ishte kohe tjeter ajo e Selam Musait,  ne 20-ten,  kur italianet , me nje "mbret 40 milion" i hodhen ne det! edhe ne l2b lane nje ushtri te tere te vdekur. Po ja qe kohet ndryshuan, shqiptari per pak buke pak vaj pak drite kerkon, kenaqet me pak! smiley

Ju dua shume, ju lexoj me endje. Po ma falni nje verejtje:

Prape me kete shqiponjen kineze? Po nga gjithe fotot qe nxjerr guglli, ate shqiponjen buzegjate e gjuheprere gjetet?

Se meqe ra fjala tek italianet, besoj se edhe nje italian po t'i nxirrnin flamurin meksikan (pa ate gjene ne mes), besoj se do e vinte re qe nuk do ishte flamur italian se ngjyrat do i kishte me nuanca me te erreta. Dhe do thoshte "Nga gjithe ata flamure italiane, kete meksikanin gjetet?".

p.s. Gernjar, e? Ma kane thene, kam ngjare nga gjyshi.

Duaje Atdhene, si Ky Memedhene!

Isha andej nga demaskimi Imperializmit Anglez ...Erdha ketu per Fitorjet e medha te Partise sone ...Lexoj infot e e Albes me zamete shume ...HIC Kryetar ! Vetem nje demaskim dinjitoz i te gjithe Rymave dhe rrymezave te korrupsionit me rastin e Pallatit te Bashajve ne Vlore  ....Aferim smiley

Po ku je mo kryetar . Kane nevoje njerzit te te digjojne , te dine se c'mendon Partia Jone e te Tredhurve Mendore . Ndiehu  ! Gjembi po mundohet po nuk eshte mire !

Me zamete ne dokumentin e origjinalit qe kam lexuar une nuk permendet vetem Albania ,  por Trojet Shqiptare perfshi Kosoven ku shprehej se "ky teritor mund te mbaje deri 15 Miljone banore ne kushte Komode , ushqimi dhe Jetese " ...Ndoshta na i ka fut Diktatura dhe na ka dhene tjeter per tjeter dhe nuk ngul kembe pasi xha Abazi mund ti kete ditur me mire !

Po te sakte kam qe do populloheshim me 15 mije qejflesha te cilat edhe do martoheshin ( sic dhe pati ) dhe do linin Pjellat ketu me thirrjet "habitore " Sa mire kur na kishte pushtuar Italia " ( sic dhe i ke lexuar ).

Pse vijne Italianete ketu ?  ...Kryetari mund te jap nje shpjegim me dinjitoz smiley

I ke ron shume shkurt. Vazhdo dhe pak qe t'mbushet ajo rrota e letres higjenike se pa letersine tate nuk e fshij une

Mos e kishe per  Gjembin kryetar se ate e perdor si poshte si lart , anash , majtas , djathtas , stili perzier ..ja ke marre doren smiley

 Te kuptoj Kryetar .Udheheqsit e Medhej  japin sinjale Indirekte ta kuptoje Populli qe po nuk e fshiu kryetari  mba ere  kur kalon . Po jepi ndonje Udhezim gjindjes tu forcosh Besimin se me duket se "nuk i rezulto keshtu llajo "smiley

Naten ..dicka me mire sot .Thashe mos te kish Cfryre Kryetari per Fare smiley

Ja keshtu dit pas dite sa te stervitesh te mos heq keq e zi Kryetari i Partise te te Tredhurve Mendore smiley

~~ "ky teritor mund te mbaje deri 15 Miljone banore ne kushte Komode , ushqimi dhe Jetese "

ndoshta e ka pas fjalen per taljanet shqipot asnjehere se kane mbush barkun me buke atje.

Te lexofte Gjembi ishallah megjith te kuptuarat qe ke !  Je mjeshtre e absurditetit ne te lexuarat e te tjerevesmiley .Po c' lidhje ka mbushja e barkut te shqiptareve me Nr e banoreve qe parashikonte Italiani smiley Po ty kater e me shume ti mbushi Vekja pa Kosoven e te tjera Vise , me Pune Kenge e Valle smiley Dhe po ti shtosh nja kate a pese miljone qe ka vrare  sipas Kryetarit te Partise Tone , ja ku vajten dhjete meleone ..

Ngrijipak zametet se te jane renduar !O te marrte purtha shalet ishallah .....Naten dhe ty e neser llafosemi !

Ehe! Ca kenge kan pas knu.Ato maja Rripa- rripa...
Flori e kemi kete popull.Aty i kemi rrenjet ka thene...emo

Nga nje ane na thone se kemi nje meleone te papune nga ana tjeter italianet po emigrojne ne shqiperi se eshte bere deti kos.Kush genjen ketu te kam rixhasmiley

Presim te na sqaroje amb. e inglizit ose Toni.

nje meleone shqiptare, pa leke ne xhep, jane te papune, ndersa talani qe po vjen ne Albanie e ka te pakten njerin xhep te mbushur...ketu qendron ndryshimi ( eshte  ndryshim shume thelbesor- thene keshtu thjesht e bukur a lá Pjerrin smiley)

grava, shume ushare nga bataljoni Antonio Gramshi e te tjere ushtareve italiane qe dezertonin dhe iu bashkuan brigave partizane kane dhene jeten ne ato maja rripa-rripa...ne i kemi nderuar si heronjte tane, matane detit i nderojne gjithashtu....cinizmi yt eshte aq i ulet, sa s'ka fjale te pershkruhet. (Te gjithe na pelqen te behemi cinike tek-tuk, ne fund mbetemi shok.)

Nese ka dicka qe mua vertet me ngjall krupen, jane pikerisht njerezit qe bejne humor rruge me heronjte e cdo kohe! 

ne fakt taljanet qe iu bashkuan partizaneve i dhane formen e nje ushtrie te rregullte me pregatitjen e tyre.psh qellimi i asamblese me top u terezit nga topcinjte italiane.

e po po, Idrizi palos 4-5 meleone talane me nje te shkrepur smileysmiley, ti dhe une merremi akoma me topin e Mato Grudes...nje zot e di se me cfare do ta mbushim 15 meleonshen tani smiley

smiley #rilindje

Shkrim idiot e me doza te larta raciste,kush jeton apo ka jetuar ne itali e kupton per cfare shkruaj!!! 

italianet gjithmone aty kane qene ,ne menyre kostante,repubblica e sjell me ba zhurme kendej sikur fenomen i ri i kushtezuar nga kriza.Nga sa di e kam informacion italianet ne Shqiperi nuk jane prej atyne qe bejne made in Italy..jane pergjithsisht trufatore ,dy leksha qe me call center riciclojne pare calabrese...nejse.e mandej afektivisht te mbaruar e gjejne prehe e strehe ne krahet bujare te grave shqiptare.Me mbetet emblematike nje familje toscane Gjyshi ,i jati e djali te tre me gra shqiptare.Gjyshie ei jati i ndare nga gruaja italiane.smiley

Ja kjo qe i di te gjitha qe nga ai katundi i Romes. Call Centerat ne Shqiperi jane hapur prej emigranteve te suksesshem shqiptare qe kane kliente italiane. Jane tek te tridhjetat, dhe kane qene ne Itali ne universitete ekonomiku dhe kane qene atje qe kalamaj. Kane ditur te cajne atje e te vijne te bejne biznese ketej, emigrante tamam, dmth, jo brekelares te perjetshem qe e harxhojne kohen forumeve. Italianet e tjere jane kryesisht biznesmene, investues, pronare kompanish, por edhe eksperte qe i marrin per gjera qe ne shqiperi s'ka kush i ben, si inxhiniere aparaturash te ndryshme, qe nga ekspreset e kafese e deri tek sistemet televizive apo te fabrikave, e pastaj biznesmene te vegjel me butike rrobash italiane, e deri te kuzhiniere. Ka pastaj studente dhe pensioniste qe shfrytezojne qirane e ulet te shtepive e ushqimin e lire. 

erdhi ky qe i  in tana ,edhe se ça bahet ne shpine teme ...ka nje dallim fondamental ..ti e ke kap keq me ata qe lajne breket ne Itali...ti mos u shqeteso fort ,ta kam thane edhe nje here ...ti i lan ne Tirane...lan breket e Lazaratesve hahahaha

nejse ,e perseris ...ka plot gra ,zonja gra qe bejne pune si perkujdesja ndaj personave te pamundur ,pleq e femije.Eshte pune me te cilen mbajne familjet ,rrisin femije te mrekullueshem e ne kushte qe ti breklaresi lazaratas as te shkon ne mend.Jne te nderuara ne punen e tyre.Kjo urrejtaj jote eshte thjsh fshatare e plebejore...nejse ça pret nga nje si ti...

Fan fan...jane emigrant apo jo? italianet qe banojne ne shqiperi,jane emigrant? apo jane profesionist qe perfaqesojne suksesin e made in italy,ne guzhine,mode etj?Fundja si ne gjithe boten,perse shqiperia duhet te bej perjashtim? Shkrimi me la shije te keqe pikerisht per kete,ma shpif denigrimi i emigracionit shqiptar 20 vjet me pare si nga italian e shqiptar,na cate trapin!!

lol, ca tipi. Une s'thashe asgje, e tha kjo palla. Thashe qe emigrantet e suksesshem kane hapur biznese, jo ato si kjo tipja, dhe qe keta italianet jane emigrante. Kesaj i djeg se i them une brekelarese, por ashtu eshte ajo. Duket qe ne te folur. Ca te bej une.

arb ,jane njerez qe nuk e kane nxjerre hunden me larg se varri i Bamit....nejse..me erdhi ne mend vajza beratase Entiuona Osmanzezi ,,chef ne ekselsior ne firenze...histori e mrekullueshme e nje gruaje qe filloi punen si lavapjatese per te arritur ne majat e made in Itali ...e po flasim per kuzhine ,per Firenze..e kam takuar nje here ...yll grua....te haje nga duart e saj, kish arritur te krijonte meny me baze shqiptare,ishin sikur Zotat hynin ne poses te qenies tende...po sidomos ajo vete...me siguri kjo nuk vjen e nuk ka pse te riemigroje ne Shqiperi.....

Ky tulipani e mban gjalle me gajret ate vend. Po tkishte ik dhe ky jashte, shqipria dhe north yorku i torontos nuk do ishin ato qe jane sot.

pikerisht...ti rroje atdheut thuaj...

Po sigurisht qe ne e mbajme gjalle. Ne ishim ketu kur Shqiperia kishte me shume nevoje, e ne jemi ende tani qe vazhdon te kete nevoje. Per cdo projekt qe realizohet nga qeveria, ne e paguajme me taksa. Nuk shkojme te paguajme projektet e botes per ca leke me shume.

Po gur i rond ti mer tulipan. Un kam qellu cik i lehte. Sa taksa pagu ti mer qe financon projekte kshu? Apo e ke llafin per paret qe tmbajne per pension?

Une s'do te rri te te shpjegoj ty tani se sa taksa mbahen nga rroga e sa paguhen per cdo artikull qe blihet ne treg. I bie te te mesoj tetevjecaren nga e para. Roje nate punon ti mo? Sa eshte ora andej? Te kane lene ndonje pale letra qe te luash solitaire? Apo di ta gjesh ne kompjuter?

po nuk u ngrite heret, nuk bohen vete ato 200 mije eurot e citatit tat te famshem mer tulipan. Duhet me pa si jan hap tregjet ne azi e europe masanej puna si pastrus. Njoni kerkonte 3 mije euro qe te m'fuste si roje nate. Pune me te ardhme - tha...nuk eshte si shqipri ku fale kontributit tat, jena kthy ne fanar ndricus mer tulipan

Mire, po meso nje here si funksionojne taksat para se te futesh tek tregjet. Nejse, ashtu te pafsha, ndricues e flakerues, ne mes te nates.Ju na nderoni. Na levdon shume bota prej jush, kudo qe te shkosh. Filloi bora andej mo? Filloi jeta si zog korrenti?

sh. keq eshte bo. Une edhe pastrimin e rrugve e boj prej shpise se nuk dilet. Dritat me orar po uji heperhe s'ka ik. Thuhet qe kto dite na vjen nji vapor me ndihma prej albanies po nuk dihet ala nqse jane thashetheme apo t'verteta. Kemi nji qeveri disfunksionale me ca zyra qe t'vjen turp me fut diplomatet e huaj. Eshte bo keq plako. North Yorku eshte bo sh. me keq se ca di ti. 
Ti ca ke bo naj gjo t'bukur? ke pa naj ferrari parku rruges? po naj coca cola importi me nacut ke pi?

Te kuptoj per qeverine. Sidomos kur te kapet kryebashkiaku duke pire hashash me mafioze italiane e prape s'e liron vendin. Madje te bertet si gomar dhe kur i zene gazetaret deren e shtepise. C'te besh. Ketej hic, shyqyr qe ra pak shi e vesha nje xhup te holle sot, se kishim tre jave me diell, dil rrugeve ne kembe. Do robi te jetoje pak si ne kotec, nga makina ne shtepi, pa ajer natyror gjekundi. Apo s'me erdhi dhe plaka per vizite, drejt e ne shtepi, si pa te keq. As analiza gjaku nuk beri ne Itali, se mos na qelbte lagjen. As komshinjte se pane shtrember, me sy akuzues "do na vjedhe punet, do marre pension qyl, sherbim shendetesor te pamerituar". Mbase ngaqe s'kemi komshinj arabe e zezake me perce e qe qelben ere, se me ata eshte ndryshe. Por trishtimi me i madh eshte qe s'kemi ende nje parti qe te formohet kunder ekzistences sone si kategori e te rritet nga viti ne vit. Kjo na merzit shume.

E shkreta plake ,klandestine n'pleqni hahahah

te kam zili per kryt e menies plako. plus me ate punen e kryetarit te bashkise ja ke dhi gjithe banorve te torontos.
Se as xhelal mziu nuk pi hashash me mafioze italiane. dukesh qe je i informum per cdo gjo, me mire se vet banoret e torontos.

ej, per sqarim dmth se na ke ul shum me kte: nuk pinte hashash me mafioze italiane. Po bente crack cocaine me 3 t'zinj. Plus pi alkol dhe ka pshurr ne vende publike. Mafioze italiane i ke me shumice anej nga Montreali.

kto me komshinj qe t'shofin shtrember se po i vjedh punet masanej kushedi ca filmi i ke pa.
Po ca t'them un ty...ti e qu event po t'shofesh ferrari n'rruge me nacut. s'ke faj, edhe un po t'isha rrit n'skrapar a tepelene dhe t'shkoja n'tirane, paris do m'dukej

hahahah,komsomolasi i varfer.....nuk flas ma....ky qenke idiot krejt....

S'flet se s'ke ca thua. Dhe mire ben.

mire...

Ku je Ed Rama.

Fillo ndonje operacion "Fshesa" Ed Rama, se na mytn taljont.smiley

S'gjejme dot pune ma..smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).