Nga: Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Uashington, SHBA
Drejtuar: Letër e hapur drejtuar Qeverisë Shqiptare, miqve dhe aleatëve të saj të afërt
Titulli: JO shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri
Datë: 11 Nëntor 2013

Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Uashington , një rrjet me rreth 200 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin amerikan, i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos pranojë propozimin për shkatërrimin e armëve kimike në territorin shqiptar. Ne gjithashtu i bëjmë apel partnerëve tonë strategjikë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleat kryesor dhe komunitetit ndërkombëtar, të shqyrtojë alternativa të tjera përveç asaj te dërgimit te armëve në Shqipëri.

Megjithëse ne mbështesim pa asnjë rezervë shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e shtetit Shqiptar në iniciativat ndërkombëtare, njëkohësisht ne besojmë se vendit tonë, i mungojnë pajisjet e nevojshme dhe kapaciteti i duhur për të trajtuar pa rrezik këtë çeshtje e cila konsiderohet me pasoja serioze për jetën e njerëzve dhe për mjedisin.

Gjashtë vjet më parë, Shqipëria shkatërroi arsenalin e saj të vogël të armëve kimike me ndihmë të konsiderueshme teknike nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Marrja e një detyrë të tillë, me përmasa akoma më të mëdha, mund të rezultoje fatale për një vend me një mjedis të tillë të brishtë. Për më tepër, disa raporte sugjerojnë se mbeturinat e rrezikshme nga këto armë janë ende në vendndodhje të pasigurtë në periferi të kryeqytetit të Tiranës dhe sipas ish-Ministrit të Mbrojtjes dhe Mjedisit, z. Fatmir Mediu, ende sot e kësaj dite Shqipëria nuk ka asnje gropë të vetme për grumbullimin e mbeturinave të rrezikshme.

Përveç kapaciteteve të mangëta teknike, infrastruktura ekzistuese gjithashtu paraqet rrezik serioz për shkatërrimin e armëve kimike. Disa prej rrugëve të vendit akoma i mungojnë standartet ndërkombëtare duke rritur keshtu rrezikun e incidenteve të lidhura me transportin e armeve. Gjithashtu, sektori energjitik në Shqipëri është ende i pazhvilluar dhe nuk është e qartë se si qeveria e re do të zgjidhë mosmarrëveshjen e vazhdueshme me shpërndarësit vendor të energjisë elektrike. Ne kete menyre, ka pak gjasa që sektori energjitik të përmbushë kërkesat e sigurisë që duhen për të menaxhuar një fabrikë për çmontimin e armëve kimike. Turizmi, një faktor tjeter shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, mund poashtu të ketë një ndikim negativ.

Shqetësimi jonë rritet akoma më tepër kur rikujtojmë jo shumë më larg se sot, ngjarjen tragjike të Gërdecit, vend në të cilin shteti jonë ishte duke u përgatitur për të shkatërruar municione të vjetra. Në këtë aksident të tmerrshëm, me qindra tonelata municione shpërthyen duke vrarë 26 njerëz, duke plagosur mbi 300 të tjerë, dhe duke shkatërruar ose dëmtuar seriozisht mbi 500 shtëpi dhe ndërtesa në zonat përreth. Procesi i zgjatur dhe i ndërlikuar i shkatërrimit të armëve kimike, mund të sjell rreziqe akoma dhe më të mëdha, duke patur parasysh mungesën e kapaciteteve në vend për të kryer detyra të ngjashme.

Qeveria e sapo zgjedhur shqiptare u zotua për të trajtuar çështjen e mbeturinave të rrezikshme. Një nga dekretet e para ishte që të ndalojë importimin e tyre. Prandaj, propozimi për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike nënvlerëson frymën pozitive të këtij projektligji dhe perkushtimin e bërë para popullit shqiptar. Propozimi gjithashtu mund të bjerë ndesh me ligjet dhe kushtetutën e shtetit si dhe të jetë subjekt i procedurave gjyqësore, që rrit rrezikun reputacional dhe atë politik te cilat bien ndesh me interesat e popullit shqiptar si dhe ndikojnë tek investimet e huaja.

Ju falënderojmë paraprakisht për vëmendjën dhe shpresojme qe shqetësimet tona do të merren parasysh dhe propozimi ynë do të mbështetet nga të gjithë institucionet.

Sinqerisht,

Anëtarët e Rrjetit të Profesionistëve Shqiptarë në Washington DC

_______________________________
*Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Uashington është një rrjet jozyrtarë, i cili synon të sjellë më afër shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet, përmes shkëmbimit të ideve, iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme. Mund të na kontaktoni në:  albanian-professionals-in-dc@googlegroup...

 

Versioni anglisht

From: Albanian Professional Network in Washington DC, USA
To: An Open Letter to the Albanian Government and its close allies and friends
Subject: NO to sending Syria's Chemical Arms to Albania
Date: November 11, 2013

The Albanian Professionals in Washington, DC , a network of about 200 individuals living and working in the DC area, would like to call on the Albanian Government not to accept the proposal to destroy the Syrian chemical weapons arsenal in the Albanian territory. We also appeal to Albanian strategic partners, especially the United States as a natural ally, to urge the international community to explore other options over any decision that would bring the hazardous chemicals to Albania.

While we unreservedly support the destruction of the chemical weapons arsenal and highly encourage Albanian participation in international initiatives, we believe that our country’s resources, including the military facilities lack the necessary equipment and training to safely-handle toxic chemicals with serious environmental and human life impact implications.

Six years ago, Albania destroyed its own small chemical weapons arsenal, but not without receiving substantial technical support from the United States and Germany. Handling another such task, but of bigger proportions, may prove too challenging for a country with such a fragile technical capacity. In fact, some reports suggest that the hazardous waste from these weapons is still in an unsecured facility near the capital city of Tirana. Moreover, according to Albania’s former Defense and Environmental Minister, F.Mediu to this day Albania does not have a single landfill for hazardous waste.

In addition to deficient technical capacities, existing infrastructure also poses serious risks to handling chemical weapons. Roads in many places are still poor, increasing the risk of transportation-related incidents. Similarly, Albania’s energy sector is still under-developed and it is not yet clear how the new government might resolve ongoing dispute with the country’s power distributor. It is thus unlikely that the energy sector can meet the safety demands of operating a plant for dismantling chemical weapons. Tourism, vital to country’s economy, may also suffer as a consequence.

Events from a recent past when Albania was preparing to destroy stockpiles of obsolete ammunition in Gërdec further deepen our concerns. In this terrible accident, hundreds of tons of ammunition exploded killing 26 people, injuring over 300, and destroying or seriously damaging over 500 houses and buildings. Given the lack of proven capabilities to handle similar tasks, the lengthy and sophisticated process required for dismantling chemical weapons may expose the country to similar unknown risks.

The recently elected Albanian Government vowed to tackle the issue of hazardous waste. One of its very first decrees was to ban the importation of any waste – hazardous and non-hazardous – into Albania. Thus, the proposal to destroy the chemical weapons arsenal undermines the spirit of this bill and the commitment made to the Albanian people. The proposal may also run counter to Albania’s laws and constitution and be subject to court proceedings increasing reputational and political risk, which could harm the interests of the Albanian people and foreign investors.

We thank you in advance for your time and remain hopeful that our concerns will be considered and our proposal will be supported.

Sincerely,
Members of the Albanian Professional Network in Washington, DC

________________________________
*Albanian Professionals in DC (APDC) network aims to connect and bring closer Albanians living and working in the Washington DC area through an exchange of innovative ideas, initiatives and various activities that will contribute to members' professional and social growth and impact development initiatives in Albanian territories, DC and the rest of the world. 

39 Komente

Letra me pelqeu, tregon dhe nje here se emigracioni, e ndjek me shqetesim te madh kete problem. 

Shenim; Di gje njeri se ç'organizate kane formuar keta dhe me se mirren. Flm. 

Shih se si quhet o Pjer dhe imagjinoje vetë pastaj..

E ke ne anglisht ne fund und te artikullit

Po e pashe Emil, por a mund te ma perkthesh ne shqip ose hollandisht te lutem. 

Kush nga Franca do shkoje per te protestuar neser ne Paris? 

Brravo!! 

Por me duket se e keni nisur gabim. Besoj duhej " I bejme thirrje qeverise tone te USA, per te mos ngarkuar partnerin tone strategjik, Shqiperine, me shume se ci mbajne shpatullat"

 

E ke gjetur taman Bama.

Une s'jam dakort. Sh.B.A. nuk po ja u jep me zor. Eshte teresisht ne doren e qeverise Shqiptare te marre vendimin.
 

Kjo eshte teza e butakeve ne fakt, atyre qe lidhin mungesen e shtylles kurrizore te Rames drjtperdrejt me S.H.BAte si te jene vellezer siameze

Art, 

gjembit i shpetoi thelbi i mesazhit...

Kush eshte thelbi i mesazhit? I kujt mesazh, i letres apo i tendit? Se thelbi i mesazhit tend eshte qe mos ta vene Shqiperine ne pozite te veshtire, apo jo? Dmth faji eshte i Amerikes, jo i qeverise Shqiptare.

Mos me trego se cfare desha te them une, dhe mos dedukto kot! 

Po them se shumica e firmetareve jane nenshtetas amerikane (te pakten ata qe njoh une). Ky fakt, dhe perdorimi i duhur i tij ne adresimin e frikes ndaj ceshtjes ne fjale, i jep nje rendesi inkrementale, mbase te vogel, por pozitive qellimit.

Bame, une do deduktoj nga ajo qe shkruan ti te zeze mbi te bardhe, jo ne ate cfare ke ti ne mendje. Fatkeqesisht s'e kam ate aftesi te kuptoj mendimet e pathena te tjetrit.

E dyta, une nuk e di si jane shumica apo pakica e nenshkrueshve.

E treta, qekur Roni solli versionin e pare te letres, isha pikerisht une qe thashe kete gje. Do perpiqem te gjej ku ishte e ta sjell. Versioni i pare i drejtohej qeverise Amerikane dhe dukej sikur ishte shkruar nga Shqiptare jashte Amerikes, me tip "qeveria juaj." Isha une qe i thashe Ronit ta ndryshonin ne "qeveria jone."

Bame, you owe me 20 minutes! Ja ku e ke cfare kam thene perpara teje.

gjembi, sot jam i zene, mal me pjata! Nuk po bej gar kush tha ca. Thash dicka, dhe meqe me kerkove te sqaroj, te sqarova. 

Edhe une Bame, po shyqyr qe ra pak vrulli i mengjesit tani e kam disa minuta te lira deri sa te filloje dreka.

smiley I iz dan hir! Do me mori malli... 

me e mira do te ishte qe t'i hiqnin keto ''e jone'', ''e tyre'' dhe thjesht ta benin; qeveria amerikane dhe qeveria shqiptare.

intelektualet e washingtonit, pra mo!smiley

gjemb, 

Une, 'Bama, punoj per SHBA, dhe prap nuk marr persiper te flas ne emer te tyre. 

Pres. Obama, te me ndjeni po s'po te kuptoj. Une nuk shoh gje as ne leter as ne ate fjaline qe permend ti, ku te thuhet qe po flitet ne emer te ShBA.

SHBA-ja ben presion. Shtypi i huaj e thote kete. 

Bravo!! smiley

Megjithëse ne mbështesim pa asnjë rezervë shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e shtetit Shqiptar në iniciativat ndërkombëtare,...

Nuk kuptoj një gjë: përse armët duhet të asgjësohen tani dhe jo të ruhen diku(në kushte sigurie totale dhe pa rrezik kontaminimi) dhe të asgjësohen në Siri në periudhën e pasluftës. Në një sens, ligji i pashkruar i këtyre lloj mbetjesh i ngarkon me përgjegjsi vendet që i prodhojne apo i blejnë të përballen dhe me pasojat e asgjësimit. Do të ishte më fair për të tëra palët.

Kane afate te paracaktuara per kete proces. Sidoqofte s'dihet kur mbaron " lufta" ne Siri.

Çdo të thotë "afat i paracaktuar"? Afatet i kanë vendosur këta, në përputhje me angazhimet që morën. Lufta(pse në thonjëza?) të mbarojë kur të dojë, edhe pas 100vjetësh, armët ruhen po aq gjatë, pa shkaktuar probleme, të paktën me sa kuptoj unë.

Lufta ne thonjeza sepse ka nje debat te gjere mbi llojin e luftes qe po behet ose s'behet. Afatet s'mund te shtyhen ne pafundesi sepse tregojne mungese serioziteti. Sidoqofte demontimi i armeve ne Siri eshte skenari me i fundit.

Cfare dmth 'rrjeti I profesionisteve ne DC'? 

po kush ka aderuar ne kete rrjet? normalisht duhen emra.e mandej koordinatat e ketij rrjeti ,shoqate apo ku futet....

@gjembi: Po ti ku e di se si po ja japin , me zor apo pa zor? mos beni komente cinike, se nuk eshte momenti per to. Ngelet tu tjerr lesh me njoni tjetrin.

Mire une, po ti mund te besh nje koment me pak misterioz? Dmth meqe po ben sikur dicka di, urdhero, thuaje.

Bravo!

Po emra kane keta profesionistet apo kot keshtu sa per propagande. Se keto letrat coku firmosen ne vendet e lira...

 

Helmet jane tek dera, e s'ka leter qe i ndalon. 

Nga: Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Uashington, SHBA
Drejtuar: Letër e hapur drejtuar Qeverisë Shqiptare, miqve dhe aleatëve të saj të afërt
Titulli: JO shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri
Datë: 11 Nëntor 2013

Te lumte doçka e vogel!!! smiley

Nga nje mik qe te do te miren smiley

duket si e shkrur nga dore e kapterrit

 

SFIDË PRESIDENCIALE E NJË INDIANI

Më 1991, Presidenti Bush (babai) urdhëroi bombardimin e Irakut me këtë motivacion:
« Pushtimi ushtarak dhe përmbysja e qeverisë vendore të një kombi të vogël [Kuvaitit], të cilit i mungon kapaciteti i vetëmbrojtjes, është më tepër sesa pushtim: është një nëpërkëmbje ekzistence.»
Me këtë rast, një grup Indianësh nga Oregon publikoi në shtyp një letër të hapur me përmbajtje sa të hidhur edhe ironike:
« I Dashur President Bush,
A mund të na ndihmoni Ne, Indianëve, ta çlirojmë kombin tonë nga pushtuesi, meqenëse na mungon kapaciteti i domosdoshëm i vetëmbrojtjes të përballemi me fuqinë e tij ushtarake ?

Siç jeni në dijeni, një Fuqi e Huaj ka pushtuar tokat tona të begata, duke na rrëmbyer pasuri të mahnitshme natyrore. Këta të Huaj kanë gënjyer gjithë botën, duke mohuar paturpësisht luftën bakteriologjike që kanë zhvilluar kundër Nesh, duke vrarë disa mijëra pleq, gra e fëmijë indianë.
Pasi pushtuan ushtarakisht vendin tonë, këta okupatorë përmbysën qeverinë dhe autoritetet tona vendore, duke i zëvendësuar me kuadro të tyre që edhe sot e kësaj dite shfrytëzojnë pasuritë tona, duke na diktuar edhe mënyrën e jetesës. Sipas vetë fjalëve Tuaja, ky lloj pushtimi i një kombi, të cilit i mungon kapaciteti i vetëmbrojtjes, është më tepër sesa pushtim: është një nëpërkëmbje ekzistence. Gjendja jonë e sotme e vërteton plotësisht gjykimin Tuaj të drejtë: ekzistenca jonë është nëpërkëmbur nga pushtuesit arrogantë dhe nuk do të zgjasë shumë. Nisur nga ky fakt, kemi besim të plotë se Ju do të na ndihmoni të çlirohemi nga këta pushtues të pamëshirshëm.

Sinqerisht i Juaji,
Një Indian i Amerikës. »
(Përkthimi im)
Indianët e Amerikës e kujtojnë me nostalgji kombin e tyre inekzistent prej shekujsh, ndërsa shumica e Shqiptarëve e quajnë fjalën komb demodé, primitive...
 

mire e ke ti, por shqipot as nuk dine te shkruajne letra dhe as nuk duan te mesojne. pike!

ne shkenca shoqerore jemi zerro me xhufke, ne ato ekzakte, gjithe bota i mesoi, i mesuan dhe shqipot. asgje e habiteshme!!!

ja si shkruhet nje leter nga profesionistet indian, 

Nuk bindeni ju qe kukllat e shtetit shqiptar jane veglat e te tjereve

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).