Ardian Paci dhe Edi Muka sjellin në Padiglione d’Arte Contemporan në Milano një histori të mjeshtrit të fotografisë shqiptare

Kur Pietro Marubi mbërriti në Shkodër ishte vetëm 22 vjeç. Qyteti me rrugicat e ngushta dhe dritaret që shihnin përtej rrugëve, do të bëhej shumë shpejt i dashur për djaloshin që vishej me shije. Kur ishte ende një adoleshent, në vendin e tij të lindjes Piaçenca, atij i pëlqente të bëhej artist. Fotot që shihte në muret e lokaleve, apo në librat që i binin në dorë, kishin ngjallur tek ai dëshirën për të parë përtej tyre. Nacionalizmi italian dhe lëvizjet garibaldine do ta bënin djaloshin të përfshihej papritur në vrasjen e kontit të Piaçencës. Në këto rrethana politike ai u detyrua të largohej duke marrë udhën drejt Ballkanit, dhe nga Korfuzi, Vlora, mbërriti në Shkodër. Ishte viti 1856, dhe në çantën e tij të udhëtimit kishte ruajtur me kujdes një aparat të vjetër fotografik që e kishte blerë në Piaçenca. Në një dhomë 35 m², ai nisi të hidhte hapin e parë drejt ëndrrës që e kishte mbartur me vete nga Italia. Kjo studio e cila do të ndryshonte nga viti në vit, do të shënjonte dhe rrugëtimin historik të fotografisë shqiptare. “Qyteti kishte mirëpritur krahëhapur një magjistar, që ndizte flakë ca pluhura e lëngje e më pas të jepte në orë një copë letër të trashë ku ishe pikërisht ti”, shkruanin kronikat e kohës. Gra, fëmijë, burrat e qytetit visheshin me rrobat e zgjedhura dhe shkonin drejt studios së artistit, për të pasur veten në një copë letër të bardhë.

Janë të pafundme imazhet që Pietro Marubi na sjell nga Shkodra e viteve që jetoi. Mes morisë së fotove është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës Hamza Kazazi (1858), i cili ka pozuar i veshur me një kostum feste me fustanellë dhe një shpatë të gjatë dhe dy pistoleta varur në ije. Sipas dëshmive të trashëgimtarëve Marubi, fotoja e parë daton që më 1856, sipas dokumenteve të tyre. Por imazhi u fshi gjatë punës të fotografit, nuk ekziston sepse në atë periudhë metodat impononin përdorimin e një xhami për shumë negativë. Zyrtarisht data e fillimit të artit të fotografisë shqiptare është viti 1858, me foton e Hamaz Kazazit. Tre vite më pas (1861), realizoi peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën dalëngadalë, Pietro Marubi nisi të përthithte mendësinë e shqiptarëve.

Duke qenë edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe marangozi çam Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kolë të studionte pikturë në Venecia. Ndoshta artisti i njohur Kolë Idromeno është një krijesë artistike e lindur nga ideja e Pietro Marubit… Historia e këtij djaloshi italian që erdhi në një qytet të Shqipërisë dhe ngriti historinë e fotografisë shqiptare, është një histori e cila të grish teksa e lexon.

Dy artistët Ardian Paci dhe Edi Muka janë frymëzuar nga jeta dhe punët e tij, për ta sjellë të konceptuar në një formë të gjetur artistike në Padiglione d’Arte Contemporan në Milano, në kuadër të ekspozitës së artistit Paci, “Vite në tranzicion”. Ekspozita do të hapet sot dhe mban titullin “Marubi, një italian në Shkodër”, ku do të vlerësohet si një histori interesante e integrimit dhe migrimit dhe punën që lindi në një prej arkivave më të rëndësishëm të fotografisë në Ballkan: Fototeka “Marubi”. Krijuar nga një italian, studioja që dokumenton historinë e Shqipërisë dhe jetën e popullit prej vitit 1856: sot është regjistruar në një arkiv unik në Europë, e njohur nga UNESCO, si trashëgimi ndërkombëtare, me më shumë se 180 mijë fotografi. Historia e të riut italian, që do të kthehej në një nga protagonistët më të rëndësishëm të zhvillimit të historisë së fotografisë shqiptare do të vijë përmes fotove të zgjedhura të tij. Mbi jetën dhe rëndësinë e koleksionit të Marubit, do të flasë dhe drejtori i Fototekës Kombëtare Marubi, Luçian Bedeni, si dhe albanologia Lucia Nadin. Aktiviteti, përveçse hapjes së një debati filozofik e sociologjik në vendin fqinj, Itali, pritet të paraqesë rastin unik të fotografisë. Një material për “Marubët” lidhet me raportin e krijuar me vendin e origjinës; udhëtime, transferime, zhvendosje. Shikohet ky si një “dokument” për të imagjinuar mënyra të jetesës, forma të reja të marrëdhënies me kontekstin, por edhe me gjuhë të reja artistike. Një bashkëngjitje ky përshkrim i punëve të Pacit, i konsideruar plot me çështje të rëndësishme. Koncepti drejtohet për nga kuptimet e reja të lëvizshmërisë dhe ekonomisë, si dhe të punës artistike në këtë kontekst. Ashpërsia dhe qartësia, teoria dhe praktika, njohuria dhe dijet janë të kombinuara duke çuar në një veprimtari produktive e bazuar tek komuniteti, terma që jo gjithmonë lidhen me emancipimin, ku mungesat kushtëzojnë dhe kërcënojnë jetën sociale.

Kjo është pjesë e historisë së Pietro Marubit, arkitekt, piktor dhe skulptor italian, i cili në vitin 1856 u largua nga Italia për të lëvizur drejt Shkodrës, ku themeloi të parën studio fotografike në Shqipëri. Fototeka “Marubi” shpejt u bë një nga studiot më të rëndësishme të fotografisë në Ballkan, dhe dokumentoi historinë e Shqipërisë dhe jetën e popullit. Studio mbeti aktive deri në vitin 1970, duke u bërë pronë e shtetit. Kjo e Pietro Marubit është një nga historitë e shumta të migrimit, integrimit e punës midis Italisë dhe Shqipërisë, duke u bërë një shembull unik në Europë: Trashëgimia ndërkombëtare e mbrojtur nga UNESCO. Për jetën e Pietros, më shumë se ato çfarë na thonë fjalitë e mbetura në shtypin e kohës, flasin fotot e tij, vështrimet e personazheve që ai fotografoi, të cilët vazhdojnë të ruajnë qartësinë, edhe pse ka kaluar një shekull nga koha kur ai i fokusoi në letër.

17 Komente

nje nga emigrantet e pare taljan ne Shqiperi...

..u largua nga italia pasi kishte kryer vrasje...

Ishin kohna qe Shkodra ishte metropol.Vend tregtie ,arti e zejesh...e pashoqe mbase edhe ne bote.Mirenjoje ketij mjshtri te fotos qe kaq shume kontribuoi ne dokumentimin e historise.

...e pashoqe mbase edhe ne bote... 

u sa kam qesh me kete.smiley jemi apo s'jemi pellazge????smiley

po po te ishte e pashoqe, pse duhej te priste te vinte nje italian...???smiley

Ne nje artikull tjeter qe kam lexuar per Marubet, djema, keta hapen studion e pare fotografike ne Tirane apo Shkoder (kjo nuk ka shum rendesi) , por artikulli i meshonte origjines se tyre duke i quajtur me origjine çifute. Tani, keta ishin italian puro, apo me origjine çifute, apo si te ndigjuar dhe te zote, aneksohen si çifute, si shume figura qe ndonse nuk jane me origjine çifute, dalin papritur sikur jane me origjine çifute. Di gje njeri per kete problem. 

Te sqaron PF per kete problem, sepse ai njef mire klanin hebreo-mason kryesuar nga treshja Ajnshtajn/Marks/Frojd.

 

Taljonet qafirat kane keltyre.sa here shikoj ne google earth fotot e qyteteve te tyre amerika me duket si katund .cdo qytet atje eshte larmishem e i ndryshem nga tjetri.ne amerike pasi ke pare nje qytet zere se i ke pare te gjithe.

Rrini rehat aty ku jeni se per te jetuar tamam nje rruge borgjeze amerikane me vila dhe peme shekullore dhe pa mur rrethues (nje mrekulli amerikane), e le ne bisht tere Evropin me histori shekullore, ere myk dhe rruge shekullore te projektuara per te kaluar D'Artanjani me kale duke leshuar bajga rreze muresh keshtjellash te lashta.

Jeni bere te tere turista amerikane mer jau! Ne kerkim te historise se humbur!

Avropi ka histori pe verteti.ketu shpallin si ndertesa historike shtepi te ndertuara me dhoga si ato gabinat e plazhit dikur te ne.sa per barin ketrat pemt lisat pishat fushat e gjera me lule , pyet e gjelberuar dhe lumenjte e kulluar ameriqia shoqe veten ka.

Deshtimin e historise ka prej verteti Evropi, asgje tjeter.

Ndersa Ameriqia u krijua pikerisht per nje shans tjeter, duke ju larguar mykut te historise me bajga D'Artanjanesh.

E keqja eshte se Ameriqia po na benet edhe kjo çdo dite e me teper Qia, Qia, me keq se Evropia.

 

Avropi ka p.rdhet e medhaja po ashtu.

Jeni bere te tere turista amerikane mer jau! 

 

hahahaha! 

Heretik, a të ka shku ndonjëherë në mendje, se pse pëlqejmë kaq shumë (shqiptarët) Amerikën? 

 

Hiç or kot e pelqejne, pa kuptuar gje, si pune mitologjie. Po njesoj si dikur pelqenin Bashkimin Sovjetik.

 

Megjithatë, ka diçka të përbashkët me të. Është kjo ideja se Amerika është komb i ri, i shkëputur prej tradicionales evropiane. Po njësoj shqiptarët të paktën e përfytyrojnë veten, të shkëputur prej trashëgimisë së tyre historike. Ndërsa Evropa gjithë historikun e vet, e shikon si proces dhe përjetim i gjithë ngjarjeve historike që i kanë ndodhur, Amerika ofron së paku idenë, se të gjitha këto mund të shpërfillen. 

Për mua, lidhja e shqiptarëve me Amerikën, sidomos ajo e formës emocionale, u shërben të parëve - ironikisht, për tu larguar nga Evropa.

 

Ti dashke me u thellu tek problemi, ndersa un e kisha si pelqim ne pergjithsi.

Mire pra, ke te drejte persa thua, por ka edhe nje ngjashmeri tjeter me te rendesishme: toleranca fetare, e cila ne pergjithsi tek ne shfaqet si indiference fetare (hiq Ronin dhe kompania bella)

Por shkaku fillestar i tolerances eshte se si Amerika ashtu edhe Shqiperia jene kombe polifetare, dhe me e rendesishme dhe me e veçanta, jane krijuar nga sekte.

E pa imagjinushme kjo pune psh ne Itali dhe Greqi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).