Akademia e Çmimeve “Kult” nderoi mbrëmë më të mirët e vitit në art, kulturë dhe letërsi. Në edicionin e nëntë për herë të parë u dha dhe një çmim për 100-vjetorin e Pavarësisë në fushën e botimeve dhe dokumentarit. Mbrëmja gala që u zhvillua mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit, përcolli emocione dhe surpriza deri në momentin e fundit. Shumë prej kandidatëve shpresonin të ishin ata të përzgjedhurit e jurisë, por siç ndodh në të tilla evente fituesi është vetëm një. Sipas organizatorit Ylli Sula, këto çmime kanë treguar se promovojnë artistët që kanë sjellë vlera të padiskutueshme, duke u përballur edhe me sfidën që quhet duartrokitje nga publiku. Një emocion të veçantë ka provuar aktori i njohur Robert Ndrenika teksa mori çmimin si aktori më i mirë me rolin e fundit në skenën e teatrit, atë të Doktor Shusterit. Kjo dramë e vënë në skenë vitin e kaluar rrëmbeu dhe çmimin e regjisorit më të mirë.

ÇMIMET E EDICIONIT TË NËNTË

ARTISTI PAMOR I VITIT      Helidon Haliti, ekspozitë personale “Personale”

AKTORI I VITIT    Robert Ndrenika (Doktor Shuster)

AKTORJA E VITIT   Marsela Lena (Afroviti) “Karnavalet e Korçës”

REGJIA VITIT   Spiro Duni, “Doktor Shuster”

LIBRI ARTISTIK   Luljeta Lleshanaku “Pothuajse dje” (poezi)

PËRKTHYESI I VITIT   Rudi Erebara “Më e mira e botëve”-roman, Aldous Huxley

BOTIMI I PAVARËSISË   Matteo Mandala “Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra”-kritikë

DOKUMENTARI I PAVARËSISË   Petrit Ruka- “Kryekënga e Kombit-100 vjet me Himnin e flamurit”

ALBUMI MUZIKOR   Elina Duni- “Matanë Malit”

INSTRUMENTISTI I VITIT   “Different Trains Festival”- Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Vlorent Xhafaj

INTERPRETUESI LIRIK   Kastriot Tusha – (Recitali i tenorit)- “Romanca shqiptare”

19 Komente

Urimet me te perzemerta Ndrenikes, Dunit dhe te gjithe te tjereve!

si shume akademi cmimesh ka....po Akademia e Cmimeve "Xhembi" kujt ja ka ...dhon

I ka dhene cmimin per ADULT ACTRESS OF THE YEAR motres se Noçkes.

Ka naj link me e shkarku pa pare ket filmin?

Ah s'te ndihmoj dot se nuk shoh ashtu filmash. Por per cilin prej tyre e kishe fjalen se sipas akademise, paska bere shume te tille.

ate ku ka vesh doreza t'zeza me shirita te bardhe

Po ti as me gjembin s'e ke bo? Ene ankohesh kur te them arusha...

Nuk je ti subjekti i debatit ktu noshke; prit kur tvij radha

doktor schuster ishte nje loje e shpifur, dhe nuk e di sesi i japin keto cmime keta, me cstandarte, ceshtje cokash, edhe pse ndrenika ka luajtur mire disa filma dhe ndoshta duhen ne nje fare menyre sajdisur e perkedhulur sedrat e artisteve, se per kuleten e tyre nuk kujdeset njeri

ARTISTI PAMOR I VITIT      Helidon Haliti, ekspozitë personale “Personale”

 

cdomethene kjo ''pamor'' ,  qe ekspoziten e ketij e kane pare shume  vizitore?    ndofta me mire do te ishte  qe cmimi te quhej : Artisti i madh, i  Paparësmiley,  i vitit...

jo kaq vone bre se te shnderrohet kafka ne mikrovale. .eshte pamor per vizive , arte shiqonjese 

ne  pergjithsi artet jane  shiqonjese, pervec atyre qe shoqerohen edhe me muzike apo dialoge qe jane edhe degjonjese..smiley

Robert Ndrenika smiley

Ky berti qe ka lujt te "njerez e fate"? Bobo sa i lasht o ky. Kta i japin cmime njoni tjetrit me i bo qejfin. 

Nqs Berti te mbahet mend vetem tek Njerez dhe Fate, atehere po, ja bejne qejfin njeri tjetritsmiley Robert Ndrenika i meriton te gjitha cmimet, ato qe ka marre, dhe ato qe nuk ka marre akomasmiley

U po, harrova qe ka dhe rol te prefekti qe jep kanali T. Po ky o i lashte fare o burr. I japin cmim per meshire. I hedhin dhe noj rol si kocke. Kto te cmimeve jon bo mafje, i japin cmime njoni tjetrit me kref noj fond nga ministria a te huajt....eej se ne kena mor cmim ere. 

kokolepsi: i modh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).