Sipas një raporti të fundit, shëndeti i rreth 200 milionë njerëzve në mbarë botën, është i rrezikuar nga problemet e shkaktuara nga ndotja.

Dy organizata të pavarura mjedisore, Kryqi i Gjelbër i Zvicrës dhe Instituti Blacksmith, në Shtetet e Bashkuara, botuan listën e 10 vendeve më të ndotura të botës që ndodhen në 8 shtete në Afrikë, Azi, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine. Sipas raportit, ndotësit kryesorë janë lëndë të tilla si plumbi, kromi, nafta, pesticidet, fenolet, zhiva, sarini dhe elementë të tjerë.

Ndër vendet më të ndotura në botë janë Çernobili në Ukrainë, dy fabrika në Rusi, një fonderi dhe një kompleks kimik, që mund të jenë marrë më parë me armë kimike. Po ashtu në listë janë zona minerare në Zambia, delta e lumit Niger në Nigeri, dy mjedise në Indonezi si dhe disa mjedise në Argjentinë, Bangladesh dhe Ganë. Sipas raportit, ndotësit ndikojnë tek njerëzit përmes rrugëve të frymëmarrjes, ushqimit, ujit ose kontaktit me lëkurën.

Megjithë problemet, raporti ve në dukje edhe shembuj suksesi siç është rasti i Republikës Domenikane, e cila doli nga lista e 10 mjediseve më të ndotura, pas masave që mori ndaj niveleve të larta të plumbit në një kompleks riciklimi mbeturinash. Autoritetet në këtë vend e pastruan mjedisin e ndotur dhe e kanë kthyer tani në një kënd lojrash.

 

10 vendet më të ndotura:

Agbogbloshie Dumpsite, Ghana

Chernobyl, Ukraine

Citarum River, Indonesia

Dzerzhinsk, Russia

Hazaribagh, Bangladesh

Kabwe, Zambia

Kalimantan, Indonesia

Matanza-Riachuelo, Argentina

Niger River Delta, Nigeria

Norilsk, Russia

 

Raporti i plotë

Në foto: Norilsk, Rusi

6 Komente

do ja dalim

ueeee, shikon ti ca behet ne bote..?? dhe ne qahemi per 5 arme te qelbura kimike sikur kushedi..

t'kan çu vullnetar ?

Belul, e cove oferten per kundragaz? tani qe nuk ke me as berishen ne pushtet, do ta kesh te veshtire per te fituar ndonje tender. Apo je lidh me Liken? do e kesh te veshtire se thuhet lart e poshte qe ai nuk pranon rryshfete

Bredho, kjo puna e kundragazit eshte me e thelle.. sic e di besoj, te kundrgazi si filter perdoren shtresa karboni.. mirepo disa nga shokeve te peshkut u ra goja.. morpo blini obligacionet e karbonit, dmth CO2... po kush degjon ne Albanie thuaj..

Une thashe se do dilte noi ven n'Kine, se aty ka filluar te mos duket mo dielli. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).