Në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, Presidenti i Greqisë Karolios Papulias është takuar me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku është përballur me kërkesën e palës shqiptare për heqjen e Ligjit të Luftës dhe trajtimin e çështjes së pronave të çamëve. 

Për më shumë se dy orë Papulias dhe delegacioni që e shoqëronte qëndroi në Presidencën shqiptare, ku pati një takim kokë më kokë me presidenti Nishani. Më pas është vijuar me takimin bilateral ku merrnin pjesë ministra nga Qeveria greke dhe ajo shqiptare. 

Të dy presidentët dolën përpara medias duke lexuar nga një deklaratë të parapërgatirur. Presidenti Nishani e nisi deklaratën duke vlerësuar rolin dhe kontributin e presidentit Papulias në marrëdheniet mes dy vendeve. Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se gjatë takimit ishte biseduar për çështje të vjetra dhe të reja që kërkojnë zgjidhje.

"Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera. Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për t'u zgjidhur.Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me palën greke, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të secilit vend", u shpreh Nishani.
 
Presidenti Nishani nuk ka ngurruar t'i kërkojë presidentit grek marrjen në konsideratë të njohjes së pavarësisë së Kosovës. 

Bashkëbisedim të përzemër dhe të sinqertë. Kështu e quajti presidenti Papulias takimin me homologun Nishani, duke theksuar se kjo vizitë i jep një dimension të ri marrëdhënieve shqiptaro-greke.  

Papulias nuk bëri asnjë koment për kerkesat e palës shqiptare, por shpjegoi qasjen e Greqisë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe rëndësinë që marrin projektet energjetike për të dy vëndet.

"Minoriteti etnik grek përbën një nyje lidhëse dhe të qëndrueshme të pazgjidhshme miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve tanë. Grekët e Shqipërisë janë ndër përbërësit më dinamikë të jetës, politike ekonomike dhe shoqërore shqiptare dhe të gjithë jemi dakort se të drejtat e tyre duhet të respektohen. Nga ana tjetër qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi përbëjnë gjithashtu një element të fuqishëm lidhës në marredhëniet tona. Disktutuam edhe për marrëveshjen e demilitimit të zonave detare. E informova mikun tim, zotin president, se politika e integruar do të jetë një përparësi si për presidencën e pritëshme në BE ashtu edhe për presidencën italiane që do të do ta zëvëndësojë", tha Papulias.
  
Presidenti Papulias dha garanci për mbështjetje nga presidenca europiane greke në janar ndaj Shqipërisë.

"Patëm gjithashtu rastin të shqyrtojmë ecurinë e mardhënieve të Shqipërisë më BE-në. E sigurova zotin Nishani se gjatë Presidencës së pritshme greke, Athina do të avancojë në mënyrë energjike ecurinë integruese të Shqipërisë, ashtu siç veproi pa u lëkundur edhe në të kaluarën", tha presidenti grek.
 
Pavarësisht interesit të madh të medias shqiptare për t'i drejtuar pyetje dy presidentëve kjo nuk u lejua. Ndoshta për t'i krijuar një mburojë presidentit grek për mos u përballur me pyetje të mundshme, që lidheshin me çeshtje me ndjeshmeri te madhe per shqiptaret.

Meta: Erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve 

Presidenti grek u prit ne takim edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili vuri ne dukje rolin historik dhe kontributin e zotit Papulias në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Njoftimi zyrtar thote se Zoti Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen se tashmë ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes Komisioneve të përbashkëta të punës per zgjidhjen e ceshtjeve te mbartura nga e shkuara, përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se pas vizitës dhe mesazheve domethënëse të Presidentit Papulias në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shënojnë një përparim të dukshëm. “Parimet e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe parimet e Bashkimit Evropian, janë baza e trajtimit konstruktiv dhe e gjetjes së zgjidhjeve racionale të çështjeve të mbartura nga e kaluara”, u shpreh z. Meta.

Idrizi: Papulias je çam dhe mbaje fjalën 

Shoqata "Çamëria" dhe PDIU kanë organizuar një tubim paqesor për t'i kujtuar presidentit grek Papulias një premtim që sipas tyre ai ke bërë 20 vite më parë për çështjen çame.

"Zoti Papulias ke premtuar në vitin 1993, 20 vjet më parë, që çështja çame është një cështje që i ka plagët e hapura dhe ta trajtojmë pas 20 vjetësh. Po ja kanë kaluar 20 vjet, por plagët janë tonat dhe ne nuk i harrojmë. Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. Krejt e kundërta ka ndodhur, janë mbi 5 mijë vetë të masakruar, gra, pleq dhe fëmijë. Eshtë 20 për qind e popullsisë e shfarosur, janë 35 mijë të shpërngulur, janë miliarda pasuri të grabitura, objekte kulti të shkatërruara dhe ne do të donim që zoti Papulias, ta mbante fjalën e tij të dhënë para 20 vjetësh", thakreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Zoti Idrizi duke i kujtuar presidentit grek rrenjet e tij çame, si pasoje e origjines nga fshati Vushtine i Janines, kerkoi nga zoti Papulias edhe shfuqizimin e Ligjit te Luftes.

"Do të duhej të shfuqizohej ligji i luftës, sespe ne nuk kemi bërë luftë më askënd, do të duhej që ligji i vitit 1981 për refugjatët e luftës të zbatohej pa dallim për të gjithë ata shtetas grek edhe me origjinë jogreke. Kjo do të na mundësonte që ne të ktheheshim në trojet tona, të rifitonim të drejtat e mohuara, njësoj si refugjatët e tjetë të luftë, të majtë apo të djathtë qofshin ata", tha Idrizi.

Te njejtat akuza te forta ndaj kreut te shtetit grek u artikuluan edhe nga deputeti Dashamir Tahiri.

30 Komente

A do të ja kërkojë Kryeministri këtë? Kryetari i kuvendit harroj...

Mirë e ke ti, kryeminstri i ka zero problemet me fqinjët, pse ti acarojë kot...

Greku e ka kuptuar qe koha eshte ne krahun e shqiptarit. Disa vite me pare nje president grek u kthye rruges sapo morri vesh per nje proteste te Cameve. Sot keta te fundit i thone je cam ne mes te Tiranes. Bile dhe me disa jave me pare ka ndryshim, ministri i jashtem grek beri te paditurin per ligjin e luftes, ky heshti.  

t'lumt drizo

Le te shpresojme per erera te mira. 

Kish pire dhe te njeten cice me Lipe Shtogun....smiley Po do kete pare ate skecin "Doni me per Belulin " qe eshte hutuar .Kane qene kohe te tjera kur Puthej me Lipen ... smiley  100% ka ardhe te testoj " Dhite e sqeperit jane akoma ne Pushtet , apo dicka ka ndryshuar "

Z.Papulias mirseredhe per te hedhur ne Hale te gjithe ate shtrembersire e perkulje Kurrizi  nga njerez pa Bosht si Urra - Patrioti Berisha . Respektoi Vlerat midis Popujve . Shqiperia nuk eshte kafshate per orekse shoviniste !

Camet jane Shqiptare !!! Edhe ketej Kufirit ka Grek  hallexhij te Punesuar ne shekuj nga fqinjet ("vllezrit" ) e tyre ne Kufij , ashtu si Punesuat ju Shqiptaret kur i mesyne barbaret e berihait "Bini Burra " dhe i lane pa pune pas 91 .Ketej nuk ka Greke autoktone .Eshte njesoj sikur ne te themi sot se ne Greqi ka gjashteqintmije shqiptare qe me Lindjet pas disa vjeteve te behen miljiona .Dhe te themi "Greqia eshte Shqipri "

Ju ka rene barra Historike te ngriheni mbi Urra - Patriotet e te dy Vendeve per Fqinjesi te Perjeteshme e Respekt te ndersjellte !

_

Ketej nuk ka Greke autoktone 

ashtu eshte idriso, po ja qe shqipot budallenj i bene pronare te ligjshem tokash keta grekerit shejtane. ja u moren pronat pronareve te ligjshem dhe ja u dhane grekerve dhe na i bene autoktone.

"Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi....

 

po kjo eshte arsyeja  e vertet qe greket nuk e heqin kete ligj! 

kape pak xaken si flet. A thu se eshte kryetari i OKB qe eshte tu i bo thirrje greqise dhe shqiprise per fqinjesi te mire

shqiptaret budallenj jane, i ben grekerit pronare me tokat e shqipove. 

Ju ka rene barra Historike te ngriheni mbi Urra - Patriotet e te dy Vendeve per Fqinjesi te Perjeteshme e Respekt te ndersjellte !

Bukur ka fol, nuk ke ca ti thush 

ky respekti i ndersjelle eshte, c'eshte. cameria kullon gjak...

nuk eshte i plote pa jozefpercken dhe babasqapin

e shikon, erdhi greko-shqiptari papulias me vrap pas vizites se erdogan. keshtu i do mushka drute, prandaj mos u nxefni me deklaratat e vellait erdogan.smiley

une mendoj qe arsyeja kryesore qe sjell  Papulias   me delegacionin qeveritar grek ne Shqiperi, eshte deti, marreveshja e ujerave!

jo jo jo jo, ate e kane te humbur, e dine edhe vete ata. thjesht ai vjen qe ja , ne jemi prezent, i ben karshillek turkut, karshillek zeza se turku ja jep dackat here pas here...smiley

dhe vjen te bej presion qe europa e juaj kalon nga ne. kaq kane ne dore dhe si shejtane qe jane bejne presion.

shiko, nuk e kam fjalen per marreveshjen e pare qe u shfuqizua  nga Gjykata Kushtetuese, jooo.  kjo marreveshje mori fund!   por keta duan nje marreveshje tjeter.. dakord deri ketu, sepse 1 dite duhet zgjidhur kjo pune, pra duhet te vendosen edhe kufijte detare me Greqine, ashtu sic  jane vendosur dikur edhe me Italine..   te marri seicili ndershmerisht ate cka i takon,   dhe jo sipas menyres greke..

mirepo   greket, meqense do marrin drejtimin periodik 6 mujor te BE,   shfrytezojne rastin dhe e  lidhin   kufirin detar  me integrimin e Shqiperise ne BE..   dmth nje lloj  ngutje  por edhe  presion.. hajde ta bejme shpejt e shpejt, dhe ne do tu ndihmojme per ne BE.. a thua sikur Greqia  vendos per integrimin e Shqiperise ne BE..smiley     nderkohe qe greket jane per vete hallexhinj atje,  presin cdo muaj thesin me evro te paguajne  administraten..smiley

 

sidoqofte, greket nguten dhe duan ta perfundojne kete marreveshje,  qe me pas aty te sjellin investitore,  meqense besohet qe ne detin Jon ka rezerva te medha nafte..   eshte shtytje e mire per ekonomine greke,   qe gjithashtu  do te ngrinte  pakez vleren e obligacioneve greke ne bursat boterore,  do thoshte Pjeri..smiley
 

e mora vesh ku e ke fjalen, e mora. marrveshje si duan greket, s'ka. dhe e dine mire ata. s'ka se jo pse nuk do shqiperia e para, por se nuk do turqia, italia dhe amerika bashke.

keta greke shejtane vec mjegull duan qe te mjegullojne ceshtjen came qe kullon gjak, packa se dikush thote qe jemi miq te mire.

Ditën e fundit të vizitës, Papulias shkon në Gjirokastër kam marrë vesh, dhe aty do i japin titullin "Qytetar Nderi". 

 

uaaaaaaaaaaaaa, c'lajm o belulsmiley

vijne lazaratasit dhe u japin nje dru te mire grekomaneve. jepi lazaratismiley

"Marredheniet diplomatike" mes Shqiperise dhe Greqise kane pesuar nje ndryshim te dukshem. Dikur vinte greku me cyle, dhe keta tanet kercenin sipas cyles se grekut. (qe te jemi te sakte, greku nuk i binte cyles, po i binte buzukut, dhe i binte sikur ishte bazuka).

Tani, ka ndryshuar avazi. Greku i bie buzukut per hesap te vet, dhe keta tanet i bien mandoles per hesap te tyre. "Camet! Ligji i Luftes!" - mandolina jone. "Te drejtat e minoritetit grek! Duam tokat tona! Duam detin tone!" -buzuku i grekut. 

T'i degjosh deklaratat tek e tek as mund ta besosh qe jane bere ne te njejten kohe, ne te njejten vend. Dmth duket si ato takimet izraelito-palestineze, ku cifuti takon amerikanin, dhe bene deklaratat e veta, pastaj palestinezi takon amerikanin dhe ben deklaratat e veta, dhe ne fund ky quhet "hap i madh drejt paqes".

Ah Ballkan sa te dua

s'i ndryshon huqet e tua.

Ngele si Lindja e Mesme

700 vjet e njejta resme.

Mire kunjin me ne, po ky obsesioni grek me Maqedonine eshte ca i cuditeshem. Kaq te pasigurte jane keta rob, do kene shume skelete ne dollap.   

Se mor vesh pse duan me e heq patjeter kete ligjin e luftes xhanem , duan lufte bejme lufte, s'duan lufte s'bejme lufte.

E sa shpejt e ndjejne greqerit, teshtimen turke. "... Kosova eshte Turqi, Turqia eshte Kosove.."!
Disa veprime, ne dukje te parendesishme, kane pasveprim shume te madh....
Shifeni sa shpejt greket do te heqin de fakto logjin e luftes! Gjuha e kesaj qeverrisjeje eshte me e ntrashur ne marredheniet dypalshe.Kufiri ju vu " tek thana" per ndikimin e fuqishem dje mbi politikberjen ketu.Bollanos ju pre rruga, per ne parlament, Dulja nuk u be minister.... Ju tha hapet fare: Mes nesh eshte problemi yne Cam..Duhet zgjidhur...! Shqiperia eshte faktikisht faktor ne Ballkan.Dhe situata greke kete mesazh e ka me se te qarte.Ndaj po ben nazet e nje femre " moral madhe" per te oshiluar nga Perendimi ne nje " Lidhje te re Ortodokse" Mirepo Dardanelet dhe Marmaraja ....u sjellin grekeve " zhurmen e ererave te dikurshme" .E kjo eshte pikerisht ajo qe neve na jep shansin te tregojme se dime te erfitojme nga situata ....e jo tu falim siperfaqe zene nga uji....Se fjaa tradheti kombetare gjene nuk ka humbur kuptimin

E mor e, kjo qeveri ja mblodhi, ja beri rrup-sup. Do heqi de facto - thote. Po dhe facto i hequr eshte se s'eshte bere ndonje lufte as me qeverine e meparshme.

Tani qe Vicidolsi alias agjent i ish UDB-se nuk ka me fuqi dhe influence ne politike, vetem te mira pritet te kete per shqipetaret dhe Shqiperine.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).