Gazetari i BBC, Ilir Kadia, te cilin pata kenaqesine ta takoj ne protesten e sotme (mes shume kolegeve te tjere), ka postuar kete foto ne Facebook me dicituren, "Me mijera! Por askush nuk i shkel lulet! Se ne jemi kunder armeve kimike!". 

118 Komente

nje lajm i mire, me ne fund smiley

rri aman se te vjen per te qare. na prishen gjakun. dulla ishte si ishte po e beri shqiperine nga 800 mije ne 3 miljon e ca. keta vetem tragjedi i kane shkaktuar popullit, tani duan dhe ta helmojne.

Dulla smiley...nuk mbahet mend, sa kohe kisha pa e degjuar fjalen Dulla ....

o alba, pse si ishte ky dulla (meqe 'ishte si ishte') e qe i çoi shqitaret nga 800 mije ne 3 miljon ??  smiley

Ne kohen e Dulles ambienti ishte me i helmuar nga uzinat kimike qe nga Vlora,Laci,Policani,Elbasani etj.

Po ku merrni vesh ju nostaligjiket e Enverit!

Prandaj s'e rru qeveria nga keta. smiley

Me ne fund, kultura europiane po futet edhe ne Shqiperi. 

Po atë biçikletën vetëm unë e shoh, apo ajo nuk quhet? smiley

Ajo eshte e Berishes. smiley

Berisha e ka 28-teshe, kujt ja hudh ato? smiley

po natyrisht qe nuk quhet bicikleta.. po thote: nuk i "shkelim" lulet, jo nuk i "shtypim"..smiley

correct smiley

Shoqeria shqiptare me keto protesta po me ben te ndihem vertet krenare! Bravo smiley

Nuk i shkelim me kembe, ama cikez me biciklete ... 

nuk quhet smiley....e ka pozicionuar me mjeshteri

Ose quhet, per synin e keq smiley.

Vendimi per te depozituar arme kimike tek ne e ndryshon katerciperisht Shqiperine. Nga nje vend i vogel, agro-turistik dhe ekologjik (sic po shpresojme te behet) kthehet ne nje magazine helmesh vdekjeprures. Dhe secili prej nesh humbet Atdheun, ne nje forme se paku. Dhe me duket shume arrogante qe ndokujt, ne kete rast Kryeminstrit Rama, t'i veje mendja se mund te vendose nese e ardhmja e shqiperise do jete e gjelbert apo mustarde... Po kush do doje te vije me per te pushuar ketu, apo larg qofte te haje ndonje kokerr molle shqiptare? Mendojne keta gjenite se nuk ka cmim per te paguar? Keto vendime qe mund te ndikojne negativisht brezat, nuk merren kaq kollaj, e kaq fshehtas, duke injoruar te gjithe ne qe rrisim femije ketu. Eshte e paimagjinueshme te luash me themelet e jeteve te njerezve. Edhe sikur per mire ta kesh, eshte fyerje ne te drejten qe i lejon vetes. Edhe politikisht nje Fiasko totale.

Nga nje vend i vogel, agro-turistik dhe ekologjik (sic po shpresojme te behet) kthehet ne nje magazine helmesh vdekjeprures. Dhe secili prej nesh humbet Atdheun, ne nje forme se paku.

Shume e vertete dhe shume bukur thene: Secili prej nesh e ka humbur Atdheun, ne nje forme se paku!!!!

Prandaj Blendo, per te mbrojtur te ardhmen e femijve tuaj (siç thua) eshte e domosdoshme ti jepni hapsire zerit te njerzeve qe mendojne per Shqiperine, dhe jo njerzeve qe mendojne per partite, jo politikanve qe mendojne shum ngushte apo per interesat e tyre. 

Cfare burimi informacioni i referohesh kur shkruan "magazine helmesh" dhe pikerisht jane reagime emocionale te tilla dhe idiotike ne ekstrem qe hapin panik. C'lidhje ka cmontimi i armeve kimike me kokren e molles apo me te domates e ku di c'ju pjell radakja? Keto nuk jane mbetje industriale si p.sh. ato gazrat e Elbasanit dhe tymrat e furrave te gelqeres ne Kruje qe ende e kesaj dite jane burim semundjesh, nuk jane ndotje industriale qe derdhen ne lumenj e dete sic derdhen sot e kesaj dite apo kanalizimesh te ujrave te zeza qe derdhen rrugeve.. E di ti qe armet kimike me ligj cmontohen dhe magazinohen! nuk groposen, nuk tymosen dhe as nuk derdhen ne det. Perse atehere e ngateron keto 2 dallime thelbesore nga mosdija? 

E verteta eshte se shqiptaret nuk e kane pas idene se c'do te thote e para shtet dhe me pas reagim shteterore. Preferojne me teper trillimet, legjendat e gojthenat se faktet zyrtare. Bollni se tmerruat dynjane lat nam, lemeriset edhe kalamaqte me keto gjera! Degjova ne torrollak qe bertiste me megafon ne lajme se mbetjet kimike do derdhen ne plazhin e Divjakes!!!!! Te pakten beni nje kerkim te thjeshte perpara se te shpreheni. 

 

Reagimet tona ushqehen ngaqe komunikimi i qeverise ka qene si "pordha neper breke" per ta thene thjeshte. Asgje nuk marrim vesh, vetem degjojme qe zvarriten cdo dite nga pak drejt pranimit te importit te armeve te assadit. Pergjegjesia per Informim eshte e tyre, jo e jona. Ndaj kerkoje tek qeveria. Nese do, jane fajtore edhe per panikun.

Reagimet duhet te jene sa me te ashpra. Mesazhi qe do dhene eshte qe nuk e gezoni pushtetin po pranove helmet. Ne doni te shpetoni kalamajte. Se vetem nga ai vesh degjojne. 

Kalamajte e jetojne jashte te gjithe me pasaporta diplomatike dhe qindera mije euro neper llogarite bankare....disa prej tyre jane ata qe vijne ketu ne PPU si skuthat dhe e mbrojne kete menxyre ne emer te Euroatlantizmit

Jo mer them per kalamajte e shqiptareve te thjeshte, ata qe do helmohen, kalamajt e atyre qe duhet te bejne namin sot e ta detyrojne qeverine mos shkaterroje ate vend. 

smiley

Reagimi eshte normal dhe personalisht degjova pak ne lajme fjalimin tuaj dhe me pelqeu me thene te drejten. Ju folet per mjedisin ne pergjithsi dhe kerkuat nje Shqiperi te paster per te ardhmen e femijve te tu. Shume bukur! Edhe kunder armeve kimike te jesh, eshte ok.

Por kete komentin me larte tuajin nuk mund ta pranoj se me duket panik dhe asgje. Qeveria po flet dhe vete Rama eshte shprehur, po ashtu edhe disa figura te tjera te rendesishme. Kshu reagon nje shtet qe eshte vertet me dinjitet dhe aleate, jo si ai i djeshmi qe "pelliste" dhe per cdo kerkese edhe i quante armiq te NATO-s, anti perendimore, komunista, mafioze, klane, bandite e deri tek nena, motra e djali merreshin. 

 

Qeveria po flet dhe vete Rama eshte shprehur,

Rama ngjante si Rrema me dur lidh me litare amerike t'u ju drejtu popllit: Ska gjo o ije,ne do fitojme! smiley

Plehre! Fund e krye plehre!

ti aty! je fut ne shenjester. te snajperit. soon-to be dead!

smiley  OK, u krye. Vlonjatet u lajmeruan dhe jane ne rruge e siper.

+11  dhe kur e bejne kete ata/ato qe edhe i kane dy pare tru!

Ata qe kane dy pare tru i demontojne ne mes te Paqesorit. 

 

    Perse nuk ja japin Izraelit shkaterrimin e armeve kimike. Ata duhet te jene me te interesuar se kushdo ne ate zone gjeografike.

    Shqiperia eshte vendi me i pranueshem se nuk kundershton asgje qe ju ofrohet nga fuqite e medha.

    Nese politikanet tane e pranojne kete oferte po nenshkruajne kapitullimin e tyre para nje populli fukara edhe te shumevuajtur.

po jo  harabelo pse ne Izrael, i cojme ne Mars me mire me ket misionin e ardhshem kozmik... 

Lehqensi, ke bere ndonjehere lende gjeografie? Ose te pakten te kesh pare nje harte?

PO sigurisht qe lulet nuk shkelen. Nuk kane ardhe salistat me protestue jane qytetaret e Tirones. Nuk kon ardh veshderrat e PD-se.

Nxirrini ndonje cake aty pa I shifni lulet ju!!! Ka cake pa pare?! Ska. Nuk I shkelen lulet tha.  Ngjarje e jashtezakonshme. Clap clap. smiley

Me pelqen kjo foto. Duket qe jane mbledhur shtetas nga te gjitha fushat e jetes.

Kjo puna e turizmit është banalisht evidente: më ka qëlluar t'i bëj pushimet në Kemer, Turqi tre vitet e fundit; këtë vit megjithëse mesi i gushtit ndihej qartë mungesa e njerëzve, ankoheshin dhe bizneset aty. E gjitha për shkak të protestave në Stamboll në maj, dmth muaj më parë, qindra km larg e bëhet fjalë për një qytezë që ka vetëm turistë, staf hotelier e dyqanxhinj, shtresa më e painteresuar për çdo lloj proteste a trazire. Gjithsesi ishte dhënë efekti. Turizmi është si pak si bursa, varet nga informacioni, kur ai përhapet, edhe i pasaktë qoftë, e jep efektin. Për vendin, pasojat në turizëm do të ishin katastrofale, e nuk flitet vetëm për disa vjet, e nuk flitet vetëm për kosovarët e sondazhit të Gazeta Ekspress. Për të mos folur për pasojat e tjera.

Po ku ka vend me te ndotur se bregdeti shqipetar ku bregu i detit ne Durres psh eshte urine e gjalle. E kur kosovaret lahen e kenoqen atje, jo LHL po bomba atomike te bjere kjo kategori njerzish as qe duan tia dine. Ja ti psh pse ke gjith ato vite qe pushon jashte shqiperie? Sepse Shqiperia nuk ofron kushte te pranueshme per turizem.

Nuk futet cdo lloj ndotje, a rrezik ndotje ne nje thes o berber, ka gjithnje nje limit. Dhe e them me siguri qe rreziku publik i nje kontaminimi kimik e kalon limitin. Edhe sikur te gjithe specialistet e mundshem te dalin e te thone qe nuk ka rrezik, me epruveta neper duar, prape nuk e shmang dot perceptimin publik. Sepse si fillim, eshte njeriu qe nuk ka besim te shteti. E me te drejte. Dhe ky eshte autogoli i rradhes i politikes. Sepse i ka pare gjithnje ngushte ceshtjet. Po eshte i fundit si problem. 

Une ju pergjigja kometit tuaj vetem per faktin se nuk me pelqeu fakti qe do na prishet turizmi. Po cturisem o aman!!!! I gjithe bregdeti shqipetar ka marre fund si objekt turistik. 

Plazhi Ka marre fund sot por bohet neser. Po me kete shtet qe kemi ty ta bo gjemen nje 10 vjecar me fuoristrad. Nje plak qe bo shurren ne brek nuk bohet zetorist.smiley

Cudi, se une besoja se #kultura kishte hy ne dhomat e qeverise, e jo se kishte ngel jashte. 

Shume, jashtezakonisht shume, i kenaqur nga reagimi keto dite. 

Mos meeeeeeeeeeeeeeeeerrr kur u bone Shqiptaret kaq ambjentalista positiv ?

Deri dje hudhnin plerat e cfare ti binte ne dore nga kati kater e i peste e po i mbinte gazi ne mushkri cdo lloj njeru nga tymi e gazi i makinave 10000 vjecare e zhurma e plehrat rrugve e tani nuk po shkelkan as lulet ....ironia e fatit !

 

ate kom frike qe ndonje ekspert ka per te ndez cigaren mbi fuci kur mbush skedinen. smiley

une kam frike se cigaria eshte ndez aty me kohe e me vakt ...dhe shqiptaret po e kuptojne dale nga dale se si jane punet vetem se spo e kuptojne se nga po i vje tymi smiley

komplimenta  per foton dhe dicituren

Mbrojne kepucet nga balta...
 

Shume e bukur dhe shume qytetare!

Don't walk on the grass,smoke it smiley

Ku eshte shkrepur kjo foto,ne Tirane apo Lazarat ?

Shejtoni - 13 Nëntor 2013 - 18:40 thotë : duket qi i ka rrugullu Ilire se do ju qis tek BBC ja, përndryshe nuk do shifeshin gjurmt, s'do mungojshin trithteshtat bimë, dhe shtat persona nuk do i kishin kpuct me balt

 

 

kjo trego qe eshte proteste e borzhuazise..

smiley

 

smiley

Kjo tregon qe eshte proteste njerezish te shqetesuar, dhe jo te paguar nga 2 partite kryesore per te bere sa me shume pis dhe rremuje. Nuk kane zbrit ne tirane per te sha e per te shfry dhe per te marre ate 10 mijeleksh e per te hapur syte.

Ca ka ktu per tu cuditur.

okej si te thoni juve

 

Nga nje vend i vogel, agro-turistik dhe ekologjik (sic po shpresojme te behet)

 

o blend, ça dmth nje gje e tille ? sinqerisht.
  Nje shembull nga BE, meqe per atje eshte nisur shqiperia.
Greqia ?

Kjo foto tregon se Shqiperia tashme eshte bere!

Do ma ngorfte zemeren akoma me shume po te shifsha nji foto te shqiptareve qe hipin ne autobuz me rradhe per 1 dhe jo si turme para deres. 

 

do e shofesh se shpejti smiley

Kur te rritet cmimi biletes dhe te vendoset sistemi elektronik i kontrollit te biletave

 

inshallah

lol

ne kine e kishin bo me shishe plastike. mos  i hudh rrugeve, por grumbulloji, futi ne makineri dhe opa del bileta metrose smiley

Ne rusi mbase e bejne dhe me ndone gje tjeter, se po u bie fare popullsia. 

“Nëse sjellin armët kimike, jo vetëm ne që do të vdesim një nga një, por do të thahet bari e do të ngordhin dhe karkalecat”

Dritero Agolli

opo Driteroi e rrojti per bukuri jeten e vet thuaj smiley

Teme e semes me gjithe ate raki qe ka shijur. fatin e tij pacim.

Ça thuhet ke Pjeshku, edhe sa dit derisa robt te fillojn te kerkojne dorheqjen e KM ? smiley

shanse zero them une

ca kuptimi ka me kerky doreheqjen, kjo qeveri hala ska fillu punen.

kemi boll rremuja tani, dhe ajo na duhet, me fillu kerkesat per doreheqje.

Preferoj presionin publik, se jane iken kta , do vijne te tjere , te gjithe njelloj.

Puna e publikut eshte ti mbaje nen presion.

Hopefully, dmth smiley

M'thuj qe je edhe ti pjese e presionit publik smiley
 

po se di a jam

me zemer jam, por me vepra jam i cike larg, ja bej nai gam gam ne peshk e ne FB.

Punoj gjithe diten, skam asnje mundesi te dal ne proteste. Po te isha ne qytet do kisha dale vallai, sic se kam bere kurre.

Habitem i cike me ata qe e kane mundesine, psh studentet qe sorrollaten tere diten me duar ne xhepa.

Po pastaj them, kur ata se ndjejne, me mire qe nuk vijne.

ska nevoje per proteste per te la gojen ket rradhe

po mire nese ti nuk shkon dot per arsye pune, inkurajo te tjere qe kane mundesi dhe deshire. kuptohet me zor keto gjera nuk behen, por qe ka nevoje per nxitje sidomos kesaj radhe ka. shqiptaret s'duhet te presin qe t'i paguajne 2mije lek te qelbta per te dale ne rruge e te mbrojne jeten dhe te ardhmen e tyre.

 

Po per çik presjon po them dhe un, jo se prej verteti smiley

alla evropjançe moo

smiley

Sa e du ket Fiqon aman smiley

Tan Prifti thote qe ka per te rra Qeveria shpejt. Une shoh drite ne fund te tunelitsmiley

Te them te drejten nuk shoh arsye per vetmburrje Nuk shkelni lule, por po prishni avenirin e Shqiperise. Po pengoni zhvillimin industrial te vendit. 

Per ceshtjen e rrezikshmerise une ju sugjeroj te mos shqetesoheni persa kohe qe ne Shqiperi qendron e hapur Ambasada Amerikane. Po te kishte kaq efekt te tmerrshem sa c'e beni ju, a do pranonte ndonje diplomat amerikan apo i ndonje vendi tjeter, te qendronte ne Shqiperi?

she she ,

pse mer nuk e kane henger kokrren e plumit diplomatet amerikane vitet e fundit neper bote e  ?

po ca logjike eshte kjo mre, ti duhet te njohesh njhere mire ca dmth diplomat amerikan , ca benefitesh e detyrimesh ka, e mandej te besh ndonje induksion.

ti demek je ke qeveria e , me ket logjike ?

awwww

nejse, ika te pjek ca speca katunaresh qe mezi i gjeta sot.

zahmet i madh me i gjet smiley

ciao, puc puc

Analogjia e ktij puntorit te shtetit te co ke Rrapi 3shit smiley

Eh si u katandisem, nuk e mndoj qe do te arrinte dita qe do dilte Greku ti qante hallin shqiptareve... Eh mor Ed Rama e ktheve perfundimisht vendin ne leter higjenike nga qilim kembesh qe e kishte lene Sula...

Nuk do me duket cudi qe te nisen autobuza me greke,Italiane,maqedonas dhe te behen gardh ne Durres per ndalimin e shkarkimit te ketyre armeve 

Fqinji i mire ne dite te hallit njifet...

Bravo qytetaria!

Poshte qeveria ! smiley

Hudh nai cope torte aty ne mes , se t'i tregoj une lulet ty si mesojn. 

Qemolo ska nevoj per torte,boll te shkosh ne varreza dhe vur duat ne koke nga civilizimismiley

Protesta popullore ne kete rast ka vlere vetem per transparence nga qeveria. Duhet te dime me detaje cpo ndodh qysh e si. Kjo eshte minimumi ne nje vend demokratik. Qeveria pergjigjet para popullit. Nese ka me vertet garanci qe keto arme kimike nuk jane si mbetjet berthamore e cmontohen kollaj ok te na e thone. Po kjo memeceria i le vend ketyre skenareve idiote se mollet do na dalin te zeza e femijet me tre kembe. Injorance totale. Nga poplli pritet injoranca po jo nga qeveria qe duhet te na sqaroje nje me nje. Une per vete shpirterisht jam me ata protestues qe duan transparence. 

Jo mor protesta popullore ka dale ne ndjekje te deklarimit te Rames se "pushteti eshte i juaji, zyrat jane tonat". 

Populli po del me i thene ca vendimi te marre, se te drejten per te vendos per kete gje nuk e ka ai. As nuk ja ka dhene kush as te mos pretendoj se e ka. 

Ilir Kadia vazhdon e thote qe jam gazetar i BBC-se?

smiley

E merr dhe per mburrje pale smiley

 

...rri aman se te vjen per te qare. na prishen gjakun. dulla ishte si ishte po e beri shqiperine nga 800 mije ne 3 miljon e ca. keta vetem tragjedi i kane shkaktuar popullit, tani duan dhe ta helmojne....

 

@Alba1

Ne kohen e Dulles ambienti ishte me i helmuar nga uzinat kimike qe nga Vlora,Laci,Policani,Elbasani etj.Pyet kimistet qe kane punuar ne keto vend dhe do te te tregojne rezultatet e analizave te ambientit perreth keture ndermarrjeve kanceroze.Pyet elbasanllinjte qe thithnin ajrin e kuq ne mengjes apo vlonjatet e sodes kaustike,qe e qelbi plazhin fare.

Po ku merrni vesh ju nostaligjiket e Enverit!

ti vetem budallalleqe flet.

Perse flas budallalleqe?
Une flas me fakte.

Alba po ti sa te madhe e ke gojen? A mund te pyes?smiley

U degjenerua debati ne cic mice, askush nuk merret me thelbin e debatit... dhe fatkeqesisht sa me shume te vazhdoje aq me shume do degjenerohet debati nga gjitholloget e peshkut, ekspert-leshet e armeve kimike e simpatizantet e kaheve politike. Ky eshte nje nga problemet e medha te debatit ne kete blog, qe antaret fillojne e merren me ekspertiza e teknikalitete per gjera qe s'ja kan fare idene, dhe e vetmja gje qe dijne te bejne shume mire eshte keqkuptimi dhe keqinterpretimi i asaj qe thote nje bashkebisedues. 

Do ishte me mire dhe me i frytshem debati sikur anetaret te kishin  nje pozicion me nje gjykim te pergjithshem dhe ti linin cic micet dhe ekspertizat. Dhe mbi te gjitha do ishte shume me mire sikur ne vend te shkruhet 10 here e te mendohet nje here, te shkruet nje here e mendohet 10 here.

Shumica absolute e shqiptareve nuk i do armet kimike, nuk ka Shqiperia asnje detyrim ligjor, aleat apo cfaredolloj detyrimi ndaj askujt qe te shkoje drejt nje aventure qe edhe sikur me nje probabilitet jashtezakonisht te vogel per rrezikun ne fjale mund te sjelle pasoja apokaliptike deri ne shkaterrimin e vendit dhe jeteses ne vend! Vetem kaq.

 Pastaj ruset, amerikanet,sirianet danezet, norvegjezet ekspertleshet, politileshet, syleshet, medemek-bythe-ezgjuar-leshet, analeshet e kushdo qe ka opinion mbi histerizmin dhe panikun NATYROR te prindit per mbrojtjen e femijes dhe cenimit te vazhdimesise te genit te vet ne vendin e vet ta marrin ate opinion dhe ta ngjeshin mbas bythe. Larg armet kimike nga Shqiperia. Kaq e veshtire eshte kjo te kuptohet? S'ka fare bythe ku te rrij argumenti qe he mo se s'jan te rrezikshme, jan prandaj jan problem, prandaj nuk i do asnje shtet tjeter dhe prandaj quhen arme te shkaterrimit ne mase.

Pritet per t'u pare sa do veje numri ne te vertete, por disa fakultete dhe gjimnaze ne Tirane kane deklaruar bojkot neser dhe do i bashkohen protestes.

Protesta ne Elbasan sot me permasa te konsiderueshme. 

Protesta ne Vlore neser para teatrit Petro Marko, ora 2:30 pm.  

smiley

bojkoti duhet te jete i gjithanshem.

e gjithe Shqiperia duhet te dale ne rruge, ne sheshe.

I duhet treguar mafio-pushtetareve se nuk mund te luajne me ate popull.

 

@ ACDC1

Kjo eshte kostoja e industrializimit qe po mbyt dhe vendet me te zhvilluara ne bote e jo me Shqiperine e brekusheve te kohes se Enverit.

Ja ta them une me qe e do troç. Le te me akuzosh per nostalgjik. Kjo eshte e verteta.

- Enveri mori nje Shqiperi me 500 000 majmune dhe e beri me 3 000 0000 njerez. Ne diktature , vertete, po njerez ama, njerez me shkolle, edukate e respekt. (Flas per 90 % te popullsise).

Tani jemi ne shekullin e 21 dhe kemi pedagoge universiteti, apo deputete me shumice, qe nuk dine te shkruajne shqip.

Ne kohen e Enverit, Shqiperia vuante plehrat e saja dhe nuk ja hidhnin me parashute si ne kohet e sotme. Jemi katandisur popull pa dinjtet dhe pa respekt per vehten tone. Ky eshte problemi. Dhe po nuk respektove vetvehten, te tjeret te bejne shurren ne koke, sic po na e bejne...

 

Nuk e di per cfare flet ti por te pakten qyteti im Korca nuk kish majmune,por njerez.

Dhe e mori Korcen ne vend te pare dhe e palosi ne vend te 7-te.

Nejse,puna e kondrabandes dhe e LHL-ve ti skishe per ti marre vesh kurre ne kohen e xhaxhit se dhe po te bente xhaxhi nuk do te te pyeste ty dhe mua por do theshte do ta bej dhe mos me cani koken,nderkohe qe me kete rast pushkatonte ca nga ish shoket e luftes,si agjente, se ndoshta nuk kishin duartrokitur aq sa duhej.

Kondrabande cigaresh bente shteti jone apo jo?Pyet durrsaket per kete.

Por edhe LHL qe i bleme nga Kina a nga Rusia.Mos flsini qesim.

Enveri kishte aftesi te luante me situaten nderkombetare te kohes,se te ish sot KM do kish perfunduar si Sadam Huseini ose si Gadafi.

Shumica e atyre qe jane aty se shkelin se kujtojne se eshte hashash , ta donim kaq shume veten tone dhe Lulet ne , duhet te ishim me miliona ne proteste kunder armeve kimike tani , popull vari lesht .

O Bradland, gjysma e "emrit" tend, dmth land, do te thot toke, dhe duhet te dish me shume per buqesine.
Jo kan kujtuar se mos eshte heroin, ku e shef hashashin aty ti me? Pse nuk mer anen pozitive, dhe te thuash qe jemi bere nje popull me i ndergjegjshem? smiley

Dilni mbroni familje tuaja dilni ne emer te vetes tuaj dhe jo te politikaneve,, thuaji jo arme kimike ne Shqiperi! Qeveria te largohet fare ne qoftese nenshkruan ndonje marveshje per keto arme! Mbroni te ardhmen tuaj! 

... kshu me kome nuk i shkelni , vetem rroten e bicikletes ia veni persiper. Apo nuk quhet se osht biciklete 26-ce ?

une jam qe t'ja shesim Puken amerikes - me a te vogel - me qellim instalimi te qendres procesuese te armeve kimike. 8 miliarde dollare i duhet vene cmimi.

shiko se nuk eshte per tu tall, se vallai ne si dime te gjitha smiley

eshte nje qe quhet fondi i zhvillimit qe me paret e huja ka aslaftu (madje dekoruar me gure te vecante lumi bordurat) ca rruge qe ste shpien gjekundi andej nga fushe arrezi siper. Ene thone qe vinin ca si ushtarake te huaj per ti pare.

Kjo mesele nuk mbyllet pa nje kurban. Nese Rama ne kundershtim me gjithe zemeraten shoqerore merr vendim te sjelle armet kimike, duhet nxjerre nga kryeministria me force. Vendimi ne fakt eshte marre, nga i marri Rama, tani ngelet vetem te shohim nese terhiqet para presionit popullor. Presion ndaj Rames do te thote rrezikim pushteti se per gje tjeter ky se ka problem.

Ky po tallet me kete milet dhe po tallet keqas. Njerezit jane te shqetesuar, po mendojne tani te ikin nga Shqiperia tashme te bindur se ky vend nuk behet, Rama qe paguhet me taksat e shqiptareve per te mbrojtur interesin e shqiptareve, nuk denjon edhe ti sqaroje, lere me te thote jo per armet.

Dreqi duhet rrezuar sa nuk eshte vone.

Te mos biem ne gracken e Ngjeles dhe co.

Nuk behen gjerat me kurbane dhe vrasje.Revolta popullore eshte e mjaftueshme sic po behet.

Ne fund le te mbidhen 60 mije firma te behet nje referendum dhe mbyllet meseleja.

 

Ti je budalla o acdc dhe me vjen keq ta them. Prandaj edhe humbi e djathta ne Shqiperi se ka njerez si ti si perkrahes. Kjo nuk eshte revolte popullore, deri tani kemi disa protesta, nese Rama miraton vendimin, zgjidhja e vetme mbetet revolta popullore. Keshtu ka qene cdo here dhe keshtu do jete. Ngjela ka shume te drejte. Bile Rama meriton te rrezohet qe tani me kete tallje qe ben me njerezit, pa e marre formalisht vendimin per importin e armeve ende.

Budallalleku jot more daje shkon deri atje sa te pashe ne disa komente qe ishe pro armeve kimike ne Shqiperi.

Une para se te jem i djathte jam shqiptar dhe nuk i perkrah gjerat vetem pse thote Amerika. Kjo nuk eshte as djathtizem, kjo eshte vasalizem.

Deri te kryhen procedurat per referendum armet kane ardhe dhe jane depozituar ne Shqiperi.

Oana Lungescu: Armët siriane, jo çështje e Aleancës, referojuni zyrtarëve tuaj

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2...

Edhe thoni tani qe nuk duhet revolta popullore! Rama po na helmon per pushtetin e tij, ne duhet te rrime sus.

ty do te te cojme per skrap

Studentët e Ekonomikut, Juridikut, Gjuhëve të Huaja ata të Universitetit Politeknik do të bojkotojnë mësimin dhe provimet për t’iu bashkuar protestës kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga një përfaqësi e studentëve, të cilët morën fjalën në protestën që nisi ditën e djeshme në orën 14:00. Ndërkaq, protesta e radhës do të zhvillohet ditën e sotme në orën 09:30 minuta të mëngjesit, por këtë herë do të zhvillohet përpara Parlamentit.

po u futen studentet e pat Rama smiley
 

a kane frike te cmendurit?

Bravo! Nje fotografi domethenese.

Nuk na ndahet sherri ne jo, gjithmone  e gjejme veten si popull midis drames se te tjereve dhe tragjedise tone- PAVARSISHT SA I DUAM LULET

Ç'po ndodh me shqiptaret tane?! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).