Pylli ishte i madh dhe i mbushur plot me të gjitha llojet e pemëve që bëjnë gjethe. Ishte muaji nëntor. Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, është ftohtë, madje qëllon që bie edhe borë, por ky nëntor ishte relativisht i ngrohtë. Netët ishin të freskëta dhe me erë, por sapo dielli dilte në mëngjes, bëhej ngrohtë. Mund të kujtoje se ishte verë, përveç faktit që në gjithë pyllin ishin shpërndarë gjethet e rëna; disa të verdha si shafrani, disa të tjera të kuqe si vera, disa të arta dhe disa me ngjyra të përziera. Gjethet ishin shkulur nga shiu, nga era, disa gjatë ditës, disa gjatë natës dhe tani kishin formuar një si qilim të trashë në dyshemenë e pyllit. Megjithëse ishin tharë, ato ende lëshonin një aromë të këndshme. Dielli i ndriçonte duke depërtuar përmes degëve të pemëve, ndërsa krimbat dhe mizat që u kishin mbijetuar në një farë mënyre stuhive të vjeshtës, zvarriteshin nëpër to. Hapësira poshtë gjetheve u shërbente si strehë bulkthave, minjve të fushës dhe shumë krijesave të tjera që kërkonin mbrojtje në tokë. Zogjtë që nuk kishin migruar në vendet e ngrohta, pushonin në degët e zhveshura të pemëve. Mes tyre kishte harabelë, zogj këta të vegjël, por të pajisur me një guxim dhe përvojë shumë të madhe, të fituara nga brezi në brez. Ata kërcenin, cicëronin dhe kërkonin ushqimin që u ofronte pylli në këtë periudhë të vitit. Javët e fundit, ishin zhdukur shumë e shumë insekte dhe krimba, por askush s’mbante zi për humbjen e tyre. Krijesat e Zotit e dinë se vdekja është thjesht një fazë e jetës. Me ardhjen e pranverës, pylli do të mbulohej përsëri me bar, me gjethe të gjelbra, me gonxhe e me lule. Zogjtë mërgimtarë do të ktheheshin nga vendet e largëta dhe do të gjenin foletë e tyre të braktisura. Edhe nëse era apo shiu do të kishin prishur ndonjë fole, ato mund të ndeqeshin lehtë.

Në majë të një peme që i kishte humbur të gjitha gjethet e tjera, qëndronin ende dy gjethe. Njëra gjethe quhej Ole dhe tjetra Trufa. Ole dhe Trufa vareshin të dyja në një degë të hollë. Meqenëse ishin në majë të pemës, ato merrnin shumë rreze dielli. Për arsye që Ole dhe Trufa nuk i dinin, ato u kishin bërë ballë të gjitha shirave, të gjitha netëve të ftohta, të gjitha erërave dhe ende mbaheshin në majë të degës. Kush e di arsyen se përse një gjethe rrëzohet, kurse tjetra jo? Por Ole dhe Trufa besonin se përgjigja gjendej në dashurinë e madhe që ata kishin për njëri-tjetrin. Ole ishte pak më i madh në trup se Trufa dhe kishte lindur disa ditë më herët, kurse Trufa ishte më e bukur dhe më delikate. Kur fryn erë, kur bie shi apo breshër, një gjethe s’mund ta ndihmojë dot tjetrën. Një gjethe mund të bjerë edhe në verë, lëre pastaj se ç’mund të ndodhë në vjeshtë apo në dimër. Megjithatë, Ole i jepte kurajë Trufës në çdo rast. Gjatë stuhive më të forta, kur shkrepëtinte rrufeja, kur gjëmonte bubullima dhe kur era shkulte jo vetëm gjethe por edhe degë të tëra, Ole i lutej Trufes: “Mbahu Trufa! Mbahu me gjithë forcën!”.

Në netët e ftohta me stuhi, Trufa qahej: “Çasti im ka ardhur, Ole, por ti mbahu!”.

“E për çfarë?”, – pyeste Ole. “Pa ty, jeta ime nuk ka kuptim. Po re ti, do të bie edhe unë bashkë me ty”.

“Jo, Ole, mos e bëj këtë! Për sa kohë që një gjethe mund të rezistojë, ajo s’duhet ta lëshojë veten… “.

“E gjithë kjo varet nëse ti do të qëndrosh me mua”, – i përgjigjej Ole. “Ditën të shoh dhe admiroj bukurinë tënde. Natën, ndjej aromën tënde. Të mbetem unë, gjethja e vetme në pemë? Jo, kurrë!”.

“Ole, fjalët e tua janë të ëmbla, por s’janë të vërteta”, – tha Trufa. “Ti e di shumë mirë se unë s’jam më e bukur. Shiko si jam rudhur! Jam tharë e gjitha dhe më vjen turp nga zogjtë. Ata më shikojnë gjithë mëshirë. Nganjëherë më duket sikur qeshin me mua, kaq e shëmtuar jam bërë. Kam humbur gjithçka, vetëm një gjë më ka mbetur: dashuria ime për ty”.

“A s’të mjafton kjo? Nga të gjitha ndjenjat tona, dashuria është më e fuqishmja, më e bukura”, – tha Ole. “Për sa kohë ta duam njëri-tjetrin, ne do të qëndrojmë këtu dhe s’mund të na bëjë gjë asnjë erë, shi apo stuhi. Po të them diçka, Trufa: s’të kam dashur kurrë kaq shumë sa të dua tani”.

“Po pse, Ole? Unë jam zverdhur e gjitha”.

“E kush tha se e gjelbra është e bukur, kurse e verdha jo? Të gjitha ngjyrat janë njësoj të hijshme”.

E ndërsa Ole po thoshte këto fjalë, ndodhi ajo që Trufa i ishte frikësuar gjatë gjithë këtyre muajve: një shtjellë ere shkuli Olenë nga dega. Trufa filloi të dridhej dhe të tundej, sa u duk sikur edhe ajo do të rrëzohej, por gjithsesi arriti të mbahej. Ajo pa Olenë që binte duku u tundur në ajër dhe i thirri atij me gjuhën e gjetheve: “Ole! Kthehu! Ole! Ole!”.

Por përpara se ajo të mbaronte së thëni këto fjalë, Ole ishte zhdukur nga sytë. Ai u përzie me gjethet e tjera në tokë dhe Trufa mbeti e vetme në pemë.

Për sa kohë që ishte ende ditë, Trufa arrinte ta duronte disi dhimbjen e saj. Por kur errësohej, kur bënte ftohtë dhe kur fillonte të binte një shi që dukej sikur të shponte, ajo zhytej në dëshpërim. Asaj i dukej se për të gjitha fatkeqësitë e gjetheve, fajin e kishte pema, trungu me degët e tij të forta. Gjethet binin, por pema qëndronte e fortë dhe me rrënjët e ngulura thellë në tokë. Asaj s’kishte ç’t’i bënte as era, as shiu dhe as breshëri. E ç’i interesonte pemës, që ndoshta, për vete ishte e dashuruar për jetë, se ç’i ndodhte një gjetheje? Për Trufën, trungu ishte një lloj Perëndie. Për disa muaj, ai e mbulonte veten me gjethe, pastaj i rrëzonte ato përtokë. Pema i ushqente ato me limfën e saj, sa kohë i deshte qejfi, pastaj i linte të vdisnin nga etja. Trufa iu lut pemës që t’ia kthente Olenë e saj, bashkë me stinën e verës, por pema nuk i dëgjoi, ose nuk deshi t’i dëgjojë lutjet e saj.

Trufa nuk e kishte menduar kurrë se nata mund të ishte kaq e gjatë, kaq e errët dhe kaq e acartë, sa kjo e sotmja. Ajo i thërriste Olesë duke pritur përgjigje, por Ole ishte i heshtur dhe nuk jepte shenja se qe aty rrotull.

Trufa i tha pemës: “Meqënëse ma more Olenë, merrmë edhe mua”.

Por pema s’e dëgjoi as këtë lutje.

Pas pak, Trufa filloi të dremiste. Ky nuk ishte gjumë, por një lëngatë e çuditshme. Trufa u zgjua dhe, për çudinë e saj, pa se nuk ishte më e varur në pemë. Ndërsa flinte, era e kishte rrëzuar në tokë. Ajo tani kishte një ndjesi të ndryshme nga ajo që provonte kur zgjohej në pemë në agim. Tani ishin zhdukur të gjitha frikërat dhe ankthet e saj. Bashkë me zgjimin, asaj i ishte përftuar edhe një ndërgjegjësim i tillë, që s’e kishte pasur kurrë më parë. Tani ajo e dinte që s’ishte thjesht një gjethe që varej nga tekat e erës, por ishte pjesë e Universit. Ajo s’ish më e vogël, e dobët apo e përkohshme, por pjesë e përjetësisë. Nëpërmjet një force të mistershme, Trufa kuptoi mrekullinë e molekulave të saj, atomeve, protoneve dhe elektroneve, energjinë e madhe që ajo zotëronte dhe planin hyjnor, pjesë e të cilit ajo ishte. Pranë saj, gjendej i shtrirë Ole dhe ata e përshëndetën njëri-tjetrin me një dashuri për të cilën s’kishin qenë të ndërgjegjshëm më parë. Kjo s’ishte një dashuri që varej nga rastësia apo teka, por një dashuri po aq e fuqishme dhe e përjetshme sa edhe vetë Universi. Ajo që ata i ishin frikësuar për ditë e netë të tëra, që nga prilli në nëntor, s’ishte në fakt vdekja, por rilindja. Një puhi ere fryu duke e çuar Olenë dhe Trufën në ajër dhe ata u ngritën lart me një lumturi të tillë që e njohin vetëm ata që janë të lirë dhe që i janë bashkuar përjetësisë.

 

Përktheu: Alban Bobrati

32 Komente

Nuk e di se çfar ka bere e si e ka hallin ky autori, por nje "Histori e dy gjetheve" e ngjashme, por shume me e esenciale, me e thjeshte, dhe me domethenese eshte kapitulli i VIII i librit Bambi te Feliks Salten:

http://www.childrensbooksonline.org/Bamb...

Jane gjithsej dy faqe, e megjithkete vlejne sa 2000 faqe filozofi ekzistencialiste e sallonit te sinjora Bertinit ne lagjen senzhermendepre.

Edhe ilustrimet jane shume te bukura.

 

 Një puhi ere fryu duke e çuar Olenë dhe Trufën në ajër dhe ata u ngritën lart me një lumturi të tillë që e njohin vetëm ata që janë të lirë dhe që i janë bashkuar përjetësisë.

Bukur,lum kush eshte edukuar ta  shikoj boten me kete kendveshtrim!

flm wasabi dhe heretik!

smiley love pingu

me kenaq fare ky mua. edhe sjell me vete kohe te tjera. smiley

Librat per femije, si Bambi, po nuk qene botim i vjeter, ose ne ate stil, nuk i hap dot.

July, nuk e di se si e hedh llafin, dyshoj se e ke me ironi, dmth qe Bambi eshte liber per kalamaj, e ne vazhdim ke prure Pingun.

Neqoftese eshte keshtu, me duhet te them se shume libra per kalamaj te ngjashem me Bambin, qendrojne me lart nga çdo pikpamje se filmat per te medhej me perversione qe diskutohen nga kinofilet dhe seksofilet me tru seksualisht te lengezuar.

Neqoftese ndryshe, kerkoj ndjese, dhe terhiqem. 

Jo jo seriozisht ketu, vetem se pak me droje si te thuash , se nuk eshte tamam tema. E shof me kenaqesine me te madhe, dhe mbreme kur me doli perpara mendova ta shtoj ketu duke menduar qe ato cka thua per Bambin vlejne edhe per klasike si Pingu, mgjqe ky eshte nje film i animuar. Klasiket per femije (po edhe ne pergjithesi) jane spirance qe na mban ne balance ne detin e madh te se panjohures. Falje per shprehje te tille pak mendjemadhe nga ana ime por desha vetem te konfirmoj mbeshtetjen qe gjej ne to. Flm qe e drejtove temen keshtu. smiley

Sot ne mengjez kur vija per ne pune pashe Olen dhe Trufen te perplaseshin Ashtu doreperdore ne xhamin e makines time. Nje ere me floke debore I hodhi, perplasi para kohe Olen dhe Trufen sot. Shume e dhimbshme ti shikoje qe rrotulloheshin e fluturonin nga I shpinte era me deboren sot. smiley I will miss you,  Ole&Trufe. Deri vitin tjeter tani, we will meet again . lol 

Gezuar dimrin Moza,mqs qenkeni zbardhur andej,shume bukur i paske pershendetur Olen dhe Trufen,dhe i paske perjetesuar njekohesishtsmiley !

Shoh Ole&Trufa kudo, ngado hedh syte. Jane aq magjike me ato ngjyra te 'transformuara' sado pa 'jete', kur fillojne bien nje e nga nje e shtrojne ate qilim njera mbi tjetren , deri sa vjen makina dhe I fshin... yep I perjetesoj ato. smiley te pershendes meqe jemi ne sweet November smiley po dhe Heretikun too smiley http://youtu.be/pq6lsZoWcFE

Gelltit diku nje molle te prishur dhe e vjell gjithe jeten smiley. Thnx Heretiko, per dicitura je 1sh. 

Ça hangri ujku, s'e zu ma gjarpni...

smiley

Duam s'duam,te vjetra e te reja,te gjitha egzistojne heretik,,mendoj nganjehere se ne emer te lirise(ndoshta s'eshte liri,por nje djall brenda nesh) abuzohet dhe profanohet ç'do vlere e trasheguar,s'dime nga erdhem dhe as ku po shkojmesmiley!

besoj se kete e ke per mua, o heretik, per ate qe thashe diku me lart. Po, meqe nuk te vij dot ne debat (se s'jam vec nje njeri normal), nje pyetje jashte kesaj, meqe rastisi ky shkembimi, nese mundet: Ca eshte sinjora Bertini (origjina, dmth, filmi ?? besoj) dhe kompania bella gjithashtu. Megjithemend kjo. Flm.

Drejtpersedrejti nuk kam asgje per ty, sepse nuk i kam ndjekur komentet e tua. Kam pare qe diskuton here pas here tek temat e kinofilit. Por indirekt ndoshta e kam edhe me ty, neqoftese i pranon pa asnje kritike kulturen postmoderne, ku kinofili ndodhet i kredhur i teri, nacionalizma katunare dhe internacionalizma qytetare, anarki dhe "era shtet".

Neqoftese e mban mend pjesen tek filmi kur signora Bertini ne kercim e siper thote (pak a shume) duke pare shandanet llaburites ne tavan:

Me eshte merzitur ky shkelqim bosh!

Ndersa karabushi i pergjigjej:

Edhe une ndjehem i huaj ketu signora Bertini.

Ne fakt ajo nuk ishte merzit fare (dhe ai nuk ndjehej i huaj), por shtirej per t'u dukur interesante, e kjo shtirje ishte menyra per te josh mashkullin. Kultura ne sherbim te seksit dmth.

Nuk e di se sa vjeç je, por ne kontekstin e atehershem kjo shprehje karikature shumefishohej si fuqi duke e kthyer ne shprehje arkeotip, pra per tu perdor ne çdo kontest, edhe ne te sotmin, edhe "jashte shtetit".

Kompania bella eshte nje shprehje ne italisht qe pak a shume korespondon me anglosaksonen "& com.".

 

Ke kinemaja kam hyre se s'e shifja fare, me thene te drejten, dhe po kerkoj arsye perse duhet ta shof edhe une si shumica. Prandaj gjendem aty. Me postmodernen, vetedijshem them se kam probleme te pranimit, por ama pa e ditur, besoj duhet te kem marre une ndikime, plot. Prandaj fola ne ate menyre ketu me lart, ke vlora, dhe prej kesaj thashe se more shkas edhe ti. Po me duket, jemi ne rregull deri tani smiley. Per moshen, me hamendje, nuk duhet te kem sh. diference nga ty. (nese duket ndryshe, mundet prej pasigurise se pjesemarrjes ne faqe). Them se Sinjora Bertini mund te jete nga Lulekuqet mbi mure, po kushedi. Te falenderoj sh. per shpjegimin. Dhe: kenaqesi t'ju kesh ne kete faqe, mesohet gjithmone nga ju.

Sinjora Bertini nuk eshte tek Lulkuqet, eshte tek nje film qe njesiti guerril hedh ne ere bazen ushtarake italiane te Vlores. Emrin e kam ne maje te gjuhes, por nuk me vjen.

Per kete pune eshte ekspert Beluli, po te doje ai na e bjen edhe sekuencen e "shkelqimit bosh". Une do tja dija per shume faleminderit, kushedi sa here atebote jam kukuris me ate shprehje, per habi te pranishmeve qe e merrnin seriozisht.

Ndihme  Belul, na gezo edhe nje here tjeter.

 

smiley me njesit guerril ka disa, po baze ushtarake italiane ne Vlore mos e ke fjalen per ate me kaporal Pelegrinin.

smiley me duket eshte Ne fillim te veres

Sakte ky eshte filmi Juli, por nuk na paska begenis Beluli. Me duket se i ka ngel hatri edhe atij per çeshtjen e nacionalizmit te ngecur ne kohe te turkut. Plus problemet me degazimin e LHL te tokes se lashte shqiptare.

Tani me duket se jam bere edhe une te them:

Edhe une ndjehem i huaj ketu sinjora Bertini.

Ishalla nuk behemi te na thote hetuesi:

Ne vend te shtratit te ngrohte te sinjora Bertinit, preferove nje qeli te lagesht, te ftohte.

Kjo eshte fraza me botnore dhe me arkeotip qe ndodhet ne te njejtin film.

U pa puna do perpiqem ta gjej vete ne ju-tub, me ka marre malli ta degjoj perseri.

 

 

mire i ke dialogjet heretiko, vec duhet te ishin cik me te arrira..smiley

S.B- "......jam e merzitur, nuk e shikon ky shkelqim bosh!". T.G- "dhe une duhet te behem pre e kesaj merzie..? S.B- "ohh, pse kaq i ashper tenente... nje grua u hap zemren..".smiley

ndersa batuta me qeline e erret, e ftohte, e lagesht.. qe te behet me fuqishme do edhe batuten paraprirese: " pra ju nuk jeni nje hero, mos u shtirrni... ne vend te shtratit te bute te sinjora..............etj etj etj..smiley

belul,je enciklopedi ,vetem respektesmiley

belulo sqaroje kete S.B-ne se mos ngatarrohen keta rilindsatsmiley

çdo sb= sali birisha per çdo rulindas

ps sb ne kete rast ne qanka sinjora bertini smiley

E gjithe keto fraza snobe shkelqim - bosh, me te cilat mbushnin filmat qerratejte e Kinostudjos (se nuk kishin nga ja mbanin tjeter per tu bere disidente), e kane koken tek arti i Kadarese.

 

sa e pashe (flm per mundimin qe u gjet dhe u soll)

Sinjora Bertini smiley  me kujtohet tani. Po pasi e pashe.... eshte bere ikone me batuten tende... smiley

po nga ato qe jo gjithe publiku i ka vene re, si psh batutat e xhaxhi Vanit (Bregut). Kjo ka marken Heretik.

(e ndalova tek momenti qe thua, se eshte koha per te shkuar ne pune, mengjes tani). Dite te mire, heretik smiley

Paskeni gjetur nje kend romantik smiley

Yeah, too bad for you, though, se 'shfaqja' mbaroi. You are dismissed.

e nuk merxhitem, se me del gjumi vone muve smiley, por besoj se nuk me ndalon njeri te duartrokas...apo edhe nga duartrokitjet jam i dixhmishur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).