Kjo është paketa e 5 pikave të ofertës amerikane e hedhur ditën e djeshme në tryezën e bisedimeve, sipas burimit diplomatik të DITA -s. Edi Rama duhet ta shqyrtojë e të vendosë. Deri dje Edi Rama nuk ka thënë dot as Po e as Jo, ndaj kësaj oferte, por njerëz pranë rrethit të tij të ngushtë njoftuan se Rama anon për shumë nga “JO”. Një aludim të tillë bëri dje dhe “Zëri i Amerikës”, i cili ndërsa thoshte fillimisht se qeveria shqiptare po përgatitet për mos pranuar lëndët kimike, citonte më pas në një përditësim të lajmit duke shtuar se “qeveria nuk ka i ka ndërprerë negociatat”.

 

Paketa amerikane e hedhur dje në tryezë:

1.Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2.Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3.Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4.Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave.

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

Marre me shkurtime nga Respublica.al, qe citon gazeten DITA.

538 Komente

Jo helmeve ne Shqiperi.Nuk ka çmim me jetet ,sigurine ,te ardhmen tone e te femijeve.JO!!!

une them qe ja vlen, kemi gelltitur helme per edhe me pak ose aspak fare smiley

Natyrisht ,edhe gratis...smiley

Cfare presioni.

..cfare fati kane keta komunistat mor burre..smiley

Nuk eshte keq Jo. Think about it! smiley

Marre me shkurtime nga Respublica.al, qe citon gazeten DITA.

Ketu ndalova se lexuari. Me te besueshem jane "burimet anonime" se keto.

Megjithate ketu ka diçka qe nuk shkon. Mos po perpiqen ta zbusin vendimin e marre permes mediave te kontrolluara nga Ed Kimiku? Na thoni pse vajti ne Izrael vellai i tij para pak ditesh nje here! Tregojani popullit ju gazetaret "investigativ".

Po kshu eshte kur ve nje barbon si KM qe s'ja ka haberin ça eshte ekuacioni kimik, le me gazi sarin e shkaterrimi i tij. Po Braçe qe thote preket me duar dhe i lan me sapun se nuk te gjen gje" nga vajti? Xhehavir paska qene!

Dmth do heqin vizat.. Pytja eshte para apo pas shkatrrimit?

Eh cfare te bo opozita anti-amerikane! smiley

 

sipas burimit diplomatik të DITA -s

ç'o ky burimi  i her , pa he

Ruzhdije po shife mi si osht oferta...si hallve me shume sheqer osht. 

ah lene, sidomos ajo e qmimit nobel ma drodhi mishin

 

kokrra kokrra mishi...eshte pika me e forte

Vendim qe duhet te merret nga Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi e me pak nga emigrantet Shqiptar qe nuk ndajne te njejtat probleme.smiley

kush tha qe nuk ndajme te njejtat probleme!!te aferm,miq ,te njohur ,ndonje shtepi ,dyqan ,aktivitet a biznes a ke ne Shqiperi?nese dikush ka nje ferme apo aktivitet agroturistico qe sot vlen 10 ,me sarin vlen 1...

Ke miq, te afer e te njohur por nuk jeton vete.smiley Nuk eshte njesoj thashe dhe nuk duhet ti te kesh te njejten te drejte vendimmarrjeje. Nuk te thashe qe nuk te plas per vendin tend.

Pse e ben fakt te kryer tragjedine e shperthimit te Sarines????

Zana ne se Amerika do te na helmoje duhet te nderpresim edhe marredheniet diplomatike e te shohim cmimin e asaj fermes a do te vleje qofte 1.smiley

jo ,une per helemet kimike flas gjithnje ne opcioninqe gjithçka shkon pa aksidente.Eshte e rrezikshme njesoj...

Te mos kishte siklete nuk do ishte ajo paketa siper.

Nuk e harroj kurre filmin L a proposta indecente me Robert Redford ...morali i perralles :Nuk ka gje qe nuk eshte ne shitje ,mjafton te gjendet çmimi i duhur....nese pranohet jam ne gjendje te kuptoj se sa vlen jeta e juaj dhe e femijeve tuaj...e sidomos qe keto dy gjera te shenjta paskan çmim.Jo helmeve kimike ne Shqiperi!!!

hahahahahahhah sipas durrsakeve armet kimike shfarosese qenkan nisur nga Siria mbreme ne darke me destinacion final Durres Port Albania!! smiley Cfare prisni ore njerez mallarjani ne Durres. 

njoni dje me megafon pelliste si gomare qe armet kimike do derdhen ne Divjake dhe do na helmohet plazhi... Histeriker te pandreqshem, lere qe i lexon ketu. Si shkruajti njena ktu me larte dua burime une kujt i referohet kapteri qe shkateroi armet kimike ne Shqiperi? smiley

 

Po Frances, Belgjikes, Danimarkes dhe  Norvegjise cfare i ka premtuar USA? smiley

Apo ne jemi me dobic nuk e hame sapunin per djathe dhe nuk shitemi kollaj .. smiley

Arvizu qyqetar non-grada! priceless! smiley

 

nuk shitemi kollaj

Vallaj shpresoj te jete kshu si thu ti, por historia flet icik nryshe: prostitutat shqiptare moren fame neper europe. Por si duket kan "punu" per te mbledh paret e shkolles, se sot shumica jane zonja te nerume ne Europe qe paren e nxjerrin si infermiere, ekonomiste apo mesuese. 

une kam mendimin se histeriket duhen trajtuar qofte infermiere e qofte ekonomiste. Me e keqja eshte ti marresh seriozisht dhe e tmerrshme te bihesh pre e tyre apo largqofte te marresh nje vendim nen presionin e ulurimave te tyre. 

Arvizuqyqetar non-grada.. smiley 

 

Rama-Meta ka maru, ka maru...ka maru!

 

Liqen, non-grada është reforma e famshme në ushtri.

Ok, ok Arvizu person non-grata in Albania! smiley 

Ky qe e thote kete ne emisionin publik politik me te madhe e me te ndjekur ne Shqiperi eshte Lubonja babai i intiligjences shqiptare. Une sot e kuptova fjalen e bukur shqipe - Bukshkal! 

Hudhni dhe kto qi ta myllim pazarin

smiley

kush do i veshi ma pare se smiley

Ti provojn dere me dere, asaj qi i bijn te martohet me Princin smiley

smiley

a mos vdeksh or Fiqo

Po dihet mo, Edi ka per ti vesh, q t´mos e akuzoj mo Xhuzepina qi ka dal lakuriç smiley

smiley

... si dhe per shahid ne luften ndaj armeve kimike, ne boten pertejme do te kete 70 virgjeresha ne fuqi dyte.

Ti marin keto pese pika dhe ti fusin ne bythe.!!!

  ...do kete ndonje trik kjo mesele sepse te japin 4 miljard dollaro batjava pa ju dridh dora, plus dhe cmimin Nobel per Paqe, pak si strange duket.

 Mundesia qe Shqiperia te marr cmimin Nobel eshte zero, pasi cmimi i jepet vetem organizatave dhe individeve, jo vendeve. Asnje nga pikat me lart s'mund ti bej Amerika, madje as shumefishimi i ndihmave, sepse buxheti per te tilla veprimtari eshte i percaktuar.

I them PO ofertes vetem prej pikes se peste. U lodhem duke pritur Kadarene te marre Nobelin ne letersi. Mundesi e arte si kjo nuk vjen me.

smileysmileysmiley 

Kane Harruar dhe nje pike Nje "Pakete Familjare Turizmi ne hapesire me Virgin Galactics" per cdo shtetas shqiptar

Si edhe një shtëpi prej çokollate dhe një prej luleshtrydhesh.

Media debile.

Po c'eshte kjo gje qesharake. S'me besohet qe kjo te jete nje oferte e vertete.Keto jane pallavra, e vetmja gje reale do ishte sikur Amerika ti ofronte heqje e vizave per shqiptaret.

mua kjo e vizave me duket me absurdia.Per qytetare italiane kerkohet vize,e nuk eshte kaq automatike...te kerkojne nje per nje ku e si e çfare...

ose shpernguljen e 2 897 657 banoreve te shqiperise per ne ShBA

Pa pika, dhe pa çmim! JO dhe vetëm JO!

po per ne me dy pashaporta a vlen apo vetem ato me qendrim ne Albanie?

Po mire tha njeri ketu dje, ti coj ne Sazan ose ne qarkun e Vlores, atje ku Rama eshte deputet. 

Pastaj, po sikur ShBA te mos e mbajne premtimin, cfare do u bejme ?? Do u ..... Nuk po e  shpenzoj pergjigjen ... 

vallaj 100 melona dalin e mjaftojne per vloren... miliardad dhe milionat qe teprojne ja bejme dhurate atyre fukarenjve ne Philipines.. nje cmim noble na mungon! Do njihemi jo vetem si qyteti historik dhe i flamurit por edhe si ai i Nobelit.. smiley 

 

Thone qe shkopi i flamurit eshte nisur , rruges eshte smiley

Ej pse nuk shtojnë edhe një nobel për Kadarenë?

Asnji nga kto pika nuk i dum.

Ne i marrim lengjet se e ndjejme per krenari dhe detyre.

 

----

6. 5 vjet sapun falas per te gjithe.

6. 5 vjet sapun falas per te gjithe.

 

O Braçe, o flori, te zbuluam nickname ne PPU smiley

Ueeee car propagande dy-lekshe! 

Po boll kopjute Berishen o te shkrete! Megjithese kjo eshte me keq se ceku i bardhe atehere se kjo eshte me helm mrena.

Vetem ca maskarenj e mafioze si pronaret e vertete te gazetes Dita mund te na bejne kaq per budallenj!

O PLEHRA

kot me te pyet; se eshte diskutu ketu njehere qe pronare te gazetes Dita eshte djali i Arta Dades,na thu dot nonje gje smiley 

WOW Une do t'i kisha pranuar, po te isha kryeminister, e do t'i coja ne Sazan ose andej nga malokeria. Te me falni! Trefish i buxhetit? Hyrje ne BE per 4 vjet? WOW

Ej po keto taktika, xhingla dhe pasqyra ne kembim te ari dhe argjendi, i kane perdorur europianet para 500 me robt e eger pikerisht andej nga amerika.

Nese procesi kushton 3 miliard, sa mendon qe mund te perfundojne ne xhepin e shqiptareve?

Rri se Sala do t'i pranonte me nje te perkedhelur prapanice. Mos bej gerr verr ti malok.

Ore qe mund te kesh unaze ne hunde ti per vete dhe mentalitet skllavi eshte problem yti.

Si the edhe njehere wow, wow, WOOW? Vaj medet. Woow thote debili. pfff

Heqje vizash me Ameriken, trefishi i buxhetit, qe dmth larje te borxheve qe la gomari, dhe po s'hyra ne BE per kater vjet, pune e madhe, sepse vizat me BE jane hequr... te jesh i sigurt qe cdo kryeminister do te pranonte. Po te mos kishte vrare maloku 25 veta ne Gerdec, s'do te kishin pasur frike robt e s'do te kishin protestuar kaq fort.

Kjo "oferta" po me kujto icik cekun e bardhe.

 

Mos kopjo e dreq se do ngelesh m'Amerike, m'fal m'klase desha me thone!

Ta merr menja ty qe une kopjoj kaq ashiqare?

Nuk e kisha pa mer dreq! 

kto jane shpifje. vetem Amerika nuk e ka ne dore axhenden e BE. ke duan te miklojne kta se spo marr vesh, xhajet me kapele republlike se vetem ata i kane ngelur besnik rames.

E ka se i ul doren poshte ndonje vendi qe potencialisht mund te vere Veton.

po noj fuston ?

Po na majne gajret deri ne oren 5.

Ishalla kan pregadit materjal shtese se as ateher nuk flet Ky.

Ne 3.30 ka koncert me Elita 5 dhe West Side Family. smiley

Dy pika ne lidhje me BE  smiley  ...Se clidhje ka statusi kandidat i BE me SHBAne vetem mendjet e bathoristeve  me 5klase shkolle mund ta bejne lidhjen. Ceku i bardhe i 91 mer jahu...Nuk e kuptoj evolojne keta njerez apo?..

Para se ti sillni Armet kimike....  smiley

Nuk dyshoj ne sinqeritetin e Dites, po dyshoj shume ne sinqeritetin e "burimit". E para sepse ne derexhene qe eshte Shqiperia eshte me e thjeshte te behet nje "offer that you cannot refuse" ne sensin e kokes kinematogrfike te kalit se sa nje oferte per blerje me cmim tregu. E dyta dhe me kryesorja eshte vija llogjike:

Ofruesi nuk ofron dot, sepse nuk i ka ne dore, pikat 1 dhe 2, ne fakt sikur te thote ndonje llaf ashiqare mund te beje bumerang duke parasysh se ne dore te kujt shteteve te BE eshte fati yne.

Pika 5 eshte qesharake. 

Pika 3 nuk ka asnjefare sensi logjik. C'do te thote se do japin para ne termin praktik, se aty pershkruhet sikur do e sjellin me thase.

Piken tjeter e ka ne dore. Por mungon e vetmja gje qe mund te ndihmoje realisht US, dmth statusin e Kosoves ne organizmat nderkombetare. A nuk do te ishte kjo nje oferte me realiste ?

Note: Cilado qe te jete oferta, nese ka nje te tille, cfare ndodh nese ofruesi nuk i pembush premtimet? Perse dhe si eshte e detyruar US tu permbahet premtimeve te pashkruara, mbasi te kete marre ate qe deshiron. Pyetja eshte e sinqerte, jo per te shfryre dufin.

1, 2 dhe 5 nuk jane ne dore te Amerikes. Ndihme mund ti jap edhe une Amerikes te behet anetar i BE, si dhe mund te propozoj babagjyshin e vitit te ri per cmimin "Nobel" smiley

3 dhe 4, jane qellimisht te turbullta per ti lene hapesire ri-interpretimi ne te ardhmen. Mbulimi financiar perfshin edhe dhenien e huase, borxheve etj.

"Status te vecante" - haha, status te vecante ka pasur edhe Kina me USA ne kohen e Mao Ce Dunit. Keta vizat i heqin nje vit, i vene prape vitin tjeter.

Shprehja me e preferuar ne Amerike: "There's a sucker born every minute"

 

O Fiqo kone fillu me dale llafe qe kush paraqitet te dega e PS-se lagjes n'ora 5, merr 20000 lek te vjetra.

smiley 

Lene, lene. Ktu po del Sudja sheshit ti thu smiley

po pse me 5 pika?

apo simbolizon noi gjo ?

ti shtohet edhe 1 pike, k´ministri te rrij CULLAK ne pritje zyrtare

sikur ta benin me 7 do ishte mrekulli faresmiley

smiley te ditura behen vetem ato formale. cullaku literalisht po ndodh. 

Si tha Edi?

"N´ora 5.00 kam  me fol", tha.

N´ora 16.45 shkarkohet kontenieri i fundit i ardh me post prej Sirie.

N´ora 16.47 shoferi i kamionit t´fundit mbyll spondet dhe mushamane e kamionit.

N ´ora 16. 49 shoferi i kamionit nez nji cigare duhon bashk me punetoret e shkarkimit dhe ushtaret roje.

N´ora 16.57 shoferi i kamionit t´fundit len pas porten kryesore te bazes.

N´ora 17.00 del Ed Rama para kamerave e thot qe mbasi e mendum mire e mire ket muhabet, vendosem qe ti themi "Po" propozimit dhe presim qe te vijne ne Shqiperi.

Kjo pika 4-t nuk ndodh dot se ne e kemi 40% raportin e refuzimit.

Po poshterojne publikun.

Dmth shqiptaret marrin pergjegjesi nese amerika u ploteson keto 5 pika. Eshte skeme e njohur ne Shqiperi kjo shkolle ruse e informacionit fals. Diskutimi mbi kete sjell me prove se sa rende eshte shoqeria shqiptare.

Kush e ka shkruar eshte djallezor sepse e ka me protestuesit reale. Nuk e kane as me grupin Tahiri ka dashnore e as me grupin e baxhellave qe u duket qe ikja e Berishes mund te sjelle kataklizmen.

Blendi duket padashur u be pjese e kesaj loje. Shpresoj te jete keshtu.

Thuaji JO Blendit, thuaji PO armeve kimike. smiley

Humor shkodran ky ?

Po ti dashnor e ke Blendin qe i je qepur ashtu? Lajmin se ka shkruar ai.

Paketa shqiptare e hedhur sot ne Peshku pa Uje:

1.Ndihmë SHBA-ve për sigurimin e Statusit të Vendit Demokratik brenda dhjetorit

2.Ndihmë për aderimin e plotë të SHBA në Demokraci brenda mandatit të dyte të qeverisë Obama

3.Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për SHBA-në në raport me Shqiperine ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave.

4. Propozimin e SHBA për çmimin “Nobel” për paqen.

5. Te gjitha keto jane GRATIS dhe pa kurrfare HELMI

Pse dmth kjo pakete ka dal nga PPU?

tani sapo e hodha une ketu te ppu smiley

Nuk desha me fol me perpara ne fakt, pa pare se kush ishte the deal. Sidoqofte une mendoj se ky ishte shansi i Shqiperise per te treguar se jemi nje shtet qe dijme ti zbatojme detyrimet e partneriteteve nderkombetare dhe jemi te zote te ulemi denjesisht ne tryezat nderkombetare, jo vetem per te kerkuar, por edhe per te ofruar. Turp me e thene por kemi 100 vjet qe vetem i kerkojme komunitetit nderkombetar. Qe me mbrojtjen e pavaresise nga Turqia ne fillim te shekullit, deri ne mbrojtejn nga Serbia ne fund. Dhe mire keq Amerika na eshte gjetur dy here ne momente te veshtira. Njehere me Willsonin dhe njehere me Klintonin. Pa harru edhe ndihmat e pafund te Europes ne lloj lloj formash, qe nga mbajtja e emigranteve deri tek ndihmat financiare per vendin tone te shqepur.Nga ana tjeter ne kurre s'kemi pas rast per t'ua kthyer borxhin. Se kemi qene edhe te vegjel dhe fukarenj xhanem. Dhe po ashtu kemi per te qene. (Kuptohet pervec rastit te Skenderbeut qe shpetoi Evropen nga turqit ketu e 500 vjet me pare.) Une them edhe njehere se ky eshte rasti mbase i vetem per te treguar se dhe ne bejme aq sa kemi mundesi ne planin nderkombetar dhe nuk jemi tipa "mbarova pune te dhjefsha kalin" si puna e grekut p.sh, qe ndaj edhe po shkon kove pusi.

Nga ana teknike pastaj, armet kimike nuk eshte se ka plan ti hudh njeri me aeroplan ne Shqiperi. Me c'kuptoj une kerkohet nje baze per ngritjen e nje laboratori per perpunim. Risku minimal, fitimi maksimal. Une e di qe ne shqipot nuk jemi te panjohur me kete lloj marketingu ndaj them se nuk duhet me i bo shume naze ketij pazari. Se ky muhabet do maroje diku, dhe helmet e Asadit do hiqen nga Siria dhe do te pastrohen diku. Dhe 90% laboratori do jete ne territor europian. Dhe kur te kete maru dilli, do i kerkojme helmet, po s'kemi per ti gjet mo. Ja ktu do jemi.

dy flash nga leximi i shpejte i komentit tend.Emigrantet nuk po i mabn Evropa ,po mbajne veten me shume pune e mund e kur jane persembari i bejne nder vetes e prej nga vijne.Kontribuojne me taksat e tyre mireqenies kolektive...Nese eshte ndokush qe duhet ti thone flm jane shpatuallat e korajua e tyre per te marre rrugen e per te krjuar nje ekzistence shpesh nga zero ku kane shkuar..

Nuk ikam fort te qarta kushtet historike ne kohen e Willson,por di te them kete.Amerika nderhyri ne Kosove per ti dhene fund genocidit te pashembellt qe po i behej nje popullsie ne shtepine e vet.Nuk mund te rrinte duarkryq as Nato e as Amerika.Ndenjen boll ne Bosnje.Principet e ketyre vendeve kaq te zhvilluara e demokratike ua ben te mundur kete nderhyrje.Ne persa kohe mund te jemi mirenjohes nuk mund te kapitullojme pa kushte.Fatura eshte e rende.Armet kimike nuk jane ujguret ne Tirane.Ti thusha Jo plehrave kimike nuk do te thote automatikisht mosmirenjohje apo mungese reciprociteti apo dashurie...e deri ketu isha seria.tesh ja te zeme nese Amerken e kercenon Fidel Kastro!!!Dy milion shqiptare gati jemi te shkojme ne Florida e te leftojme me zjarr ,bajonete e qyte

Te gjithe ata emigrantet kane shkelur ligjin qe kur kane hyre qe ne Europe, dhe Europa i ka lene te rrine, keshtu qe e mbajtur quhet. Me ligj, mund te te kishini kapur prej leshrash ty e te tjeret, e te te kishin kthyer atje tek kolibja ne mal.

Jo te gjithe...e ne çdo rast nuk imbajetn per syte e tyre te bukur,por se kishin nevoje.mos e ul pazarin e vetes kaq shume ,apo do jesh nder ata qe jeton me asistenca prej gjithmonesh

C'pazar te ul? Ke videot e majmuneve neper anije si simbol i emigrimit ne pergjithesi. Video qe nuk fshihen me.

Mire

a thu ti PF norvegjezet e danezet nuk e dun riskun minimal dhe fitimin maksimal? posi jo mer, thane norvegjezet, ne ju ndihmojme me transport se kushtet per asgjesim nuk i plotsojme.

Bredho norvegjezet kane pare sa s'dine c'te bejne me to ne jemi hallexhinj.ke vene re psh qe boksieret e famshem nuk vijne asnje nga familjet e pasura .te varferit jane ata qe detyrohen te rrihen me dynjane per te shpetuar nga varferia.keshtu eshte ky muhabet .kur te behemi edhe ne te pasur(nuk dihet se kur) keto operacione do ua lejme fakireve andej nga afrika apo azia.

sikur nuk shkon kjo llogjike ne nji paragraf me "risk minimal/ fitim maksimal" pra

ke shume te drejte me te gjitha sa thua, e ka nje jave qe flitet anapulla per kete gje kaq te rendesishme. ka dy gjera qe jane shume problematike: e para ka nje deshtim ne plan institucional nderkombetar per t'i mbyllur/zgjidh te gjitha hallkat e kesaj ngjarje nderkombetare. kam pershtypjen se Rama ka dhene garanci ne biseda diplomatike duke u treguar shume i zellshem, por nuk beri detyrat e shpise me popullin e vet. kombetaret harrun qe kane te bejne me nje vend qe nuk eshte aq i informuar me kete lloj ndermarrje. ne vende te tjera do kalonte, sic ka kaluar pa ndonje zhurme te madhe po-ja ose jo-ja, se nje qeveri e pergjejgjshme do e kishte ngrit ne kembe gjithe aparatin e vet propagandistik per ta shit sapunin per djathe. e dyta eshte qe Rama i la njerezit pa piken e informacionit per nje jave rresht. si e lexojne shqiptaret kete lloj perqasje: po na e fusin politikanet per tarafin e interesat e tyre. katunari nga llakatundi shef kalamajte dhe lopen dhe thote: qija temen politikaneve para  traut te shtepise sime. 

me mire them qe ndodhi ne dy muaj qeverisje kjo katraure dhe shpresoj te behet mesim per qeveritaret se nuk kane celesat e kashtes kur vje puna brenda territorit te vendit te vet. kane shume pergjegjesi te informonin njerezit para se njerezia te merrte kot. fakti se ne memorjen e afert, shqiptari fakir ka Gerdecin si papergjegjshmeri qeveritare, nuk ja ka besimin kujt kur flitet per tmerrin qe shkaktoi. 

Rama po paguan koston shumë të lartë që i la paraardhësi, dhe që është ajo e mosbesimit të popullit tek qeveria e vet, dhe njerëzit që zgjedh. Mua më duket nga njëra anë se kjo është kosto për tu paguar, nga ana tjetër shans i humbur për ta parë këtë çështje pa histeri. 

 

Po te mos kishte vene maloku femije qe te hapnin predha me duar sikur po qeronin oriz, e te vdisnin 25 veta pa u denuar njeri, pa u mbajtur asnje kokerr pergjegjesie, te jesh i sigurt qe protestat s'do te ishin kaq te medha.

pa diskutim. cdokush qe vjen ne pushtet, jo vetem rasti i shqiperise, paguan kostot e gabimeve te qeverise paraardhese. shembull konkret demokrat/republikan ne amerike. obama do kishte bere shume e shume me teper po mos kishte ate gjendje qe e gjeti qeverine pas bushit, dhe opoiten aktuale qe ka tani. nuk eshte rast unikal per shqiperine rama vs. berisha. pikerisht se ka kete situate te trasheguar, ne momentin qe vjen ne pushtet eshte personi numer nje qe ka marre persiper te qeverise dhe te perballoje kete situate. nuk eshte justifikim papergjegjshmeria e qeverise per te informuar e qene transparent me kufi mates berishen. nuk ka vend per perqasje krahasuese. mendimi im eshte mungese e eksperiences si ne diplomaci edhe ne menaxhim te situates. qysh para se te behej publike ose mundesia se kur mund te behej publike, duhet te kish mbledh ekspertet me te mire shqiptare dhe te fillonte pergatitjen per nje debat publik. e ka gjithe mekanizmin shteteror ne dispozicion ta bente kete. nuk e beri, populli eshte ngrit ne kembe, dhe nuk e ben dot me faj qe ka marre kete vendim. faji nuk i kalohet atij qe ka nje jave qe pret ca do thote kryetari i shtetit. 

Mua më duket nga njëra anë se kjo është kosto për tu paguar, nga ana tjetër shans i humbur për ta parë këtë çështje pa histeri. ..

Kur robi kupton se duhet te shkeputet nga Ton Km Bosh ! Perfundim nga me  te arsyeshmit pa ate ..mua me duket !smiley ...  si " shume modeste" nga shprehjet e kohes sone te Udheheqesve 

Gjithnjë e më shumë, dhe unë po e mendoj kështu, PF. 

 

 

  Amerika na eshte gjetur dy here ne momente te veshtira. Njehere me Willsonin dhe njehere me Klintonin.

Gjepura! Kjo eshte historia e shkruar kurse ajo realja eshte tjeter: Willson as e kishte idene e Shqiperise dhe as kishte ndonje ndjeshmeri te vecante.Thjesht mori anen e Shqiperise per t'u vene fre synimeve te ruseve dhe shteteve  ballkanike.Vendimi qe u mor ne Konferencen e Paqes ishte produkt i kombinacioneve dhe rivendosjes se ekuilibrave mes fuqive te medha. Tani historia shkruhet sikur Willsonit i pikte ne zemer per Shqiperine. Kush ka lexuar autoret qe jane marre me marredheniet nderkombetare nga 1913 deri ne konferenen e paqes ne Paris e kupton se si kane levizur fijet e interesave te fuqive te medha.Edhe P.Milo ne librin e fundit per politiken e jashtme te Shqiperise 1912-1939 provon se rasti Willson eshte me shume nje mit i krijuar ne funksion te pragmatizmit politik.  Kurse per  rastin e  Kosoves duhet falenderuar Lewinsky dhe deri nderi i humbur ne  maskren e Bosnjes. Nuk ka zemer dhe as kusherinj te mire ne mardheniet nderkombetare.Ka thjesht interesa dhe pazare. E kemi perkedhelur veten me naivitet si vellai vogel i preferuar i ruseve, kinezeve, amerikaneve dhe presim prej te medhenjve vetem dhurata. Por harrojme se kur danajte sjellin dhurata dardha e ka bishtin mbrapa. E gjithe kjo histori dhe shantazhi ambasadorit amerikan mbreme duhet te na zhveshin nga iluzionet dhe naiviteti.Nuk ka miq zemre, ka interesa, pazare dhe prgmatizem. Boll beme si majmunet duke mmbjelle ne cdo zyre te shtetit flamurin amerikan.

Spiritus, mbase eshte vertet momenti per nje pushim. T'u lihet fjala atyre qe vertet i njohin keto arme. Kam frike se gjithe kjo histeri qe na perfshiu te gjitheve erdhi si pasoje e nje mungese informacioni. Qofte dhe kjo pakete, duhej bere publike dite me pare.. Nese e verteta do ishte krejt ndryshe, ky do mbetej nje shans i mire i humbur, plus nje hije ne marrdheniet mes dy vendeve. Mendoj se nuk ia vlen te flitet thjesht vetem me emocion, ja qe dhe pragmatizmi eshte komponent i fuqishem i ekzistences.

jam shume dakort Av me cfare thua. Reagimi fillestar i disa grupimeve ambientaliste u neglizhua me mendjelehtesi nga qeveria.Ishte momenti per te informuar opinionin publik mbi oferten, avantazhet dhe risqet. Qeveria heshti, ndoshta e detyruar per hir te fjales se dhene. Me tej situata u amplifikua deri ne ate pike sa po perceptohet sikur do niset nje skuadrilje me avione dhe do derdhin sarinen mbi Shqiperine. Media vendos para mikrofonit nena qe lotojne dhe recitojne.Organizatoret (mes tyre sharlatane qe nuk humbasin rastin te marrin flamurin) instrumentalizojne dhe femijet.Sot isha para kryeministrise dhe degjoja nje femije qe pyeste gjyshin: po kush eshte i keqi? Siria eshte i keqi i pergjigjet gjyshi. Tani sensibiliteti eshte kthyer ne histeri dhe cdo ze i arsyeshem damkoset si te jete kriminel dhe antishqiptar. Fuqine e kane adoleshentet e gjimnazeve.Me komentin tim doja te nenvizoja pikerisht kete: ti shikojme raportet me te tjeret dhe SHBA  me pragmatizem dhe jo me naivitet femijesh te llastuar.Tani eshte vone. Demi eshte bere dhe pa sjelle armet kimike.Situata eshte helmuar me dyshime dhe ne terrin informativ peshkojne sharlatanet.

Sot isha para kryeministrise dhe degjoja nje femije qe pyeste gjyshin: po kush eshte i keqi? Siria eshte i keqi i pergjigjet gjyshi

 

Ne vijme nga legjendat, pat thene dhe i gjori Zylo.

 

smiley

Kurse per  rastin e  Kosoves duhet falenderuar Lewinsky

kete e kane pohu edhe vete Amerikanet por hajde mbushu mendjen shqipove qe Klintoni po na bente nder se i'u dhimbsem neve.

Kam nje mendje,se sikur te vendoset me referendum fitojne amerikanet dhe zgjedhja pro armve kimike ne shqiperi!!

Me keto oferte une nuk e di si del Referendumi????smiley

Kjo liste tregon se sa poshte ka rene argumenti ne kampin "ProgersistoKimist" te POse...

Nuk do me duket cudi qe kjo lista ushqimore  te kete dale nga tavolinat e Fahriut se edhe ai ishte nje nga entuzjastet e flakte te mbajtjes se uturakut te Daje Samit dhe Arushes.

smiley

e shifni ca na keni bo. tashi do ishim ne europe me luge florini ne dore.

 

Une them edhe njehere se ky eshte rasti mbase i vetem per te treguar se dhe ne bejme aq sa kemi mundesi ne planin nderkombetar dhe nuk jemi tipa "mbarova pune te dhjefsha kalin"

 

 

hahahahahahahaha

po pse kerkon mer aman me na heq shtyllen kryesore qe mban ne kembe konstruktin e shoqerise shqiptare?

do te shkermoqeshim me keq nga rrezimi i kesaj shtylle kryesore se nga plasja e bumjeve kimike. smiley

Mu me pelqe shume edhe pytja: "Po mire, pse me zgjedhin mu"? Se dihet qe ne jemi mut muti, dhe normal qe nuk i afrohet njeri hales per pune te pastra. smiley

Ose pastaj eshte thjesht pastaj perseritje e pyetjes sokratike qe beri shqiptari kryesor mu ne mes te sheshit Omonia duke e bere te dridhet kapitalistin grek. "Po pse re, mes 1000 punetoreve, mua me gjete ti te me vesh ne pune?"

Poshterimi me i madh qe i behet shqiptareve .A ka cmim jeta ,a ka cmim jeta e femijeve tane  ,a ka cmim jeta e femijeve te femijeve tane ?

JO JO JO  ME MIRE TE VARFER

Kjo eshte joserioze... kjo eshte tallje bythe. Shqiperia nuk kushton sa gjith bota bashke... pse s'ikni vete ne pidh te s'emes po ja kerkoni si detyrim nderkombetar shqiptareve? 

TIRANË-Deputeti socialist Erjon Brace ka reaguar sot në rrjetin social, Facebook mbi cështjen kaq shumë të diskutuar ditët e fundit, armët kimike. Brace thekson se “nuk mund të ketë "po" për këtë proces. 

E fundit, e vërtetë eshte qe kam kembyer dje ne rruge mendime me nje grup te rinjsh, i kthyer per tu sqaruar me ta, pa ju shmangur dhe pa ju ikur me vrap, lidhur me funksionimin e armeve kimike, sarines dhe gjendjeve te saj. Une nuk jam specialist i ketyre armeve, kam pyetur e kam degjuar per to. Nese dikujt, ne profesional, artikulimi im per sarinen ne gjendje te lengshme, gjithnje ne gjendje te lengeshme, per me teper ne rruge e ne kushte te papershtatshme spjegimi, i duket jo korrekt, kerkoj ndjese. Po vetem ketyre ama"

kta dhe te faluren e japin me kushte!!

PF, janë dy kampe anti-protestë, ata që i quajnë protestuesit budallenj dhe histerikë (nënkuptohet që këta që shprehen janë të mençur dhe mendërisht të ekuilibruar, shyqyr që na erdhi ky rast të tregojmë veten dhe tallim tjetrin) dhe ata që duan të tregojmë mirënjohje për Amerikën. Nuk ishte shumë e qartë tek postimi yt nëse ti mendon se kjo mosmirënjohje na vjen nga budallallëku, apo e kemi cen në karakterin kombëtar.

Edhe Rama nuk duhet te marr vendim personal per kete....pune. Duhet te vendose parlamenti ku cdo deputet te konsultoje elektoratin e vet.  As protestuesit e as anti-protestuesit smund te vejne veton.

Car po thu o Tepro!? Si ka mundesi qe tu duk postimi i PF-se si midis dy karrikeve (perkthyer shqip bytheshkalafitur)?

Trop, aman se ti je dhe goce me shkolle. Ketu nuk po behet me fjale per mirenjohje, po thjesht mos te mendojme qe cdo oferte qe na behet eshte me te futme. Dhe padyshim qe une sjell si argument qe Amerika nuk na e ka fut ndonjehere deri me sot. Perkundrazi. Po nejse. Le ta shohim ndryshe punen. 

Besoj te gjithe (bile dhe Arti) eshte dakort qe keto arme kimike duhen hequr nga Siria qe po vret femijet e vet me to, dhe qe potencialisht jane rrezik per kedo. Amerika, me leket e veta (te marra borxh nga Kona dmth, po ky eshte muhabet tjeter) po perpiqet qe ti eliminoje keto arme. Potencialisht nuk shoh ndonje fitim ne kuptimin strikt te biznesit tek ky veprim amerikan, po thjesht nje pergjegjesi te madhe ndaj jetes se njerzve, sic e kane deshmuar edhe ne vende te tjera. Tani ky operacion ka disa faza. Ne na u ofrua te ndihmonin ne njeren faze te ketij operacioni, per mendimin tim humanitar. Pervec kesaj, na japin edhe ndihme materiale dhe prestigj duke na ulur ne nje tavoline me ato qe medojne ti zgjidhin hallet e planetit. une keshtu e shof te pakten. Dhe prape po ta garantoj qe si me ne si pa ne, keto arme do demontohen diku. Se keshtu eshte e mira e punes. Dhe prape them se 90%, keto pune do myllen brenda Europes. dhe ne prape do tregojme qe jemi trapat e lales.

Pf, me fal qe nderhyj, a mund te pyes cili ka qene mendimi jot per pranimin prej Sales te 210 muxhahedineve ne Shqiperi? 

PF, me shkollë i ke gjithë sa shkruajnë këtu dhe gjithë sa organizojnë protestat. Kjo për vlerën shpjeguese të shkollës. Për të më vënë mua në sedër pastaj mund edhe të më kujtoje se një stërgjysh e kam pasur farmacist apo se vetë jetoj në SHBA.

Më gjatë për protestën shkruajta dje këtu, po përsëris vetëm që të gjitha vendet e Evropës kanë kapacitet shumë më të madh se ne për ta bërë këtë punë. Ti je në të drejtën tënde të kërkosh që Shqipëria të sillet si shtet borxhli. Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë që borxhet të mos kthehen në mënyrë kaq përulëse, jo vetëm duke na dërguar lëndë të rrezikshme ata që e dinë fort mirë sa probleme kemi pasur ne me sigurinë, por duke marrë të mirëqenë se ne nuk jemi vend sovran, se politikanët tanë nuk binden prej ndjenjës së detyrimit, por prej shantazhit dhe parasë. Nuk e di si ke dalë në përfundimin që nga ky avaz do të fitokemi prestigj dhe akoma më çuditshëm, që do t'u ulkemi në tavolina vendimmarrëse të rëndësishme - jam vërtet vërtet kurioze për informacionin dhe arsyetimin që të bëjnë të thuash këto gjëra, meqë mua më duken absurde.

Ti e paraqet Amerikën si vend të përgjegjshëm ndaj botës. Në disa raste Amerika është përpjekur vërtet të mbajë premtimet që ka bërë në zotimet e saj ligjore ndërkombëtare, apo të mbajë një farë koherence mes veprimeve dhe retorikës, siç ka bërë zullume sa i ka dashur qejfi duke mbështetur diktatorë, ngritur diktatura dhe pushtuar. Gjithashtu, problemi i Sirisë nuk zgjidhet me eliminimin e armëve kimike, sepse nuk ka qenë asnjëherë ky thelbi i problemit të brendshëm. Sigurisht, armët kimike në duar "të gabuara" përbëjnë shqetësim ndërkombëtar për SHBA-në, Izraelin dhe ndonjë vend tjetër, e ndaj SHBA-ja vetë nuk eliminon armët e veta, por me qetësi dhe duke rritur prestigjin e saj, eliminon të të tjerëve. Nuk kam dëshirë t'i bëj hesapet Amerikës në PPU, këtu po të përgjigjem vetëm sepse kishte tepër sheqer përshkrimi yt.

Risku minimal, fitimi maksimal

Pikerisht !

Cka ndodh ne shqiperi me riskun ?  Edhe ate minimal fare fare ? Si eshte pergjigjja ne rast ndodhjeje ?

Per mua ky eshte problemi, asgje tjeter.

 

krejt si te Sudja apo Vefa smiley

Ore Rruzho, ty po te hyn garant struktura me e madhe militare e botes qe operacioni do zhvillohet me te gjitha garancite e mundshme, ti ala ke ura. Nato nuk eshte biznes plehrash napolitan moj moter. merrni shmbull dhe nga Lazarati ku grate e kalamajt po e hane helmin e droges me grushte dhe asigjo nuk po i gjen. ore po si ven i vogel dhe fukara qe jemi, duhet te bejme edhe disa biznese me risk qe te dalim siper. Se punen e prostitutes ne krevat e bo vete franca, nuk na bi rradha ne. Nuk thone kot knej nga anet tona "Mos me pyt si i kam bo 200.00- eurot e para smiley". Per te tjerat masnej ta them vete

po hane helmin me grushte dhe asigjo nuk po i gjen.

ca  e kishe ket mer ????

Mire mre asi kundershtim, se me rrisk i kemi bo dhe po i bojme gjithe punet. Spo pretendoj te na ofrojne biznese zotnijsh. Qaty i ke minierat, puset e naftes, fabrikat e cimentos qe i kemi pranu ti perdorin ne ato kushte, dhe duke henger koka njerezish perdite.

E bukra madje se spo ja shofim hajrin ekonomikisht. Kshu jane dhene te gjitha, ne mirebesim, ne shkembim, jo po austriakut, jo po kanadezit, jo po ksaj jo po asaj. E ne fund duken se jane ne duart e mafies te gjitha.

Ti thu garancia e NATOS, po ambasadori amerikan perdori terma asistence, ndihme, dhe jo garanci mbreme.  Shife si ruhen mbetjet ne qafemolle sot e ksaj dite, per te qare hallin. Amerikanet i pagun, i trajtun, e iken. Ama ne long term,sdo merret amerikani te ti ruaje e te mbikqyri mbetjet e tua mer burre.

Kush do i rujne ? Ushtaret tone qe hane mish importi dhe groshe me krimba, dhe e dredhin ka i cike duhan ?

Po kjo eshte te behesh kavie, me ato parakushte qe ka vendi jone. Kavie e kemi provu me qene, dhe po per ibret na ka shku. kshu me mire, te mos  kruhemi.

une jam shume e nxefme per vete me menyren si na e kane prezantuar kete proces. Sikur nisur vetem nga kjo, them, qe sduhet ta pranojme.

Shkurt pankarata ime eshte : Le te mos kruhemi kot ! smiley

ore po si ven i vogel dhe fukara qe jemi, duhet te bejme edhe disa biznese me risk qe te dalim siper.

Pikërisht, pikërisht, pikërisht. Duhet një boost që të bësh përpjetë. Dhe the funny thing i gjithë kësaj është që: NE TASHMË PO E BËJMË KËTË GJË. Po merremi me plehra. Po thjesht nuk duam të na e vënë në dukje.

 

Ka gjet oren 5 ky kur lu kombtarja futboll. me duket se do e shkelmoje dhe ky topin per here te funit sot.

Ashtu duket, me dhimje te madhe por duhet te largohem

ore pyetja qe me vjen mua eshte: kujt shteti tjeter, pervec nesh, i ka bere oferte Amerika per armet e Sirise..? pse vetem me ne gjendemi ne keto negociata.? per syte tane te bukur, na kane perzgjedhur si me te mire, a me te zgjuar se te tjeret..? tjeter..?

sepse ne jemi qe nuk e duam popullin tone por duam interesin personal ,turp per nje takim me Obamen ti vere fundin vendit tend kete vec edi rama e ben

Eshte dora e Pjer-it ketu, eshte e vetmja gje qe e kemi ne e nuk e kane te tjeret.

Dora ime  boisa , ishte per ne Egjypt, dhe gjer me tani qe flasim, do ishte bere diçka, diçka edhe per keto arme ne 2014, andej nga shkretetirat e saja. Ndermjetsi, dihet qe merr pjesen e vet. 

Belul, kerkesa iu jane bere nje sere shteteve, shume shteteve. 

vec 2 luane ka sot bota, Belul, nji eshte Amerika, tjetra eshte Shqiperia. Fatet e botes, perfshi dhe carmatimin e Assadit, kane ngec ne shpatllat tona. Kte po thote dhe PF m'duket; ne nuk duhet te ishim tregu fryksa si danezet e norvegjezet etj qe luajten pjesen sikur nuk kishin degju kerkesen e Amerikes.

e mbani mend filmin "Indecent Proposal" me Demi Moore, Robert Redford dhe Woody Harleson nder te tjere?

eshte film amerikan... smiley

 

JO BUDALLALLEKUT,

BUK, KRYP E ZEMER,

SHPIRTI NUK ESHTE PER SHITJE

 

Na gatuan 5 pika

ne guzhine te amerika

moj parti balle bajrak

xhevapin ua dhe shuplake

site tu pellcasin flake.

populli protestuessmiley

Ore ta mar vesh njehre une se po flitet qe Rama do ju thote Jo armeve kimike.

Po lendeve helmuese ???

Sipas lajmeve me te fundit, Rama paska kerkuar dhe nje vend ne boterorin e Brazilit. Pergjigja vjen ne 5 pa pese, Rama del ne 5.

6. Nga sot e tutje Rama s'duhet te njihet me si "piktori" por si "al-kimisti".

7. Monika te kete show-n e saj televiziv ne Amerike per gatime qe te dobesojne dhe te bejne te pamposhtur.

P.S. Alto, flm smiley

Pse, Amerika e jep cmimin Nobel?

Eshte nje shprehje ne anglisht 'prepare for the worst and hope for the best' 'pregatitu per me te keqen dhe shpreso te ndodh me e mira'...

Tani ne shqiptaret nuk pregatitemi dot per me te keqen ne kete rast, sepse me e keqja pavaresisht se ka gjasa shume minimale te ndodh, ajo ka gjasa te ndodh, dhe po ndodhi, nuk do e shbejne dot as 5 pikat e mesiperme, as Amerika, as OKB-ja as 2 milionshi i Rusise, as bythet e zgjuara qe zgerdhihen si idiot, as analeshet, e as artikujt alla PF. 

Prandaj JO arme kimike ne Shqiperi. Cdo opinion ne krah te kundert me 'JO' ti gjendet vendi mbas bythe. Nje komb s'ka si te loz rulete ruse me veten e vet.

O mik arma kimike nuk eshte arme berthamore, nuk ka gjasa ne bote te shpertheje, dhe aq me pak te shpertheje e gjitha njekohesisht.Nuk eshte as arme biologjike qe shperndahet si virus. 

Eshte tretesire qe ka efekt vetem kur kthehet ne gjendje te gazte.

Nuk eshte thene gjekundi qe do ta sjellin dhe do ta magazinojne ketu, por qe do e sjellin dhe do e trajtojne, pra do e shkatarrojne, dmth qe do jete pjese procesi qe do marrin persiper dhe monitorojne ata qe na shkatarruan me leket e tyre ato armet tone LHL. PO te na deshen te keqen neve na i kishin lene ne dere ato 16 tonet tona e ti shkatarronte Sazan Guri me shoke ato. 

Boll ore se late koqen e nomit.

 

Mua ekspertet me rruajne menderen, as nuk i kam besuar e as nuk i besoj ne kete bote sepse jan koqe kandari. Tani ti ekspert i armeve te shkaterrimit ne mase je?

Ajo qe di une eshte qe ato jan arme te shkaterrimit ne mase, jan prodhuar posacerisht per te krijuar panik, terror, vdekje, dhe shkaterrim te ajrit ujit dhe tokes ku hidhen. Frika ime mund te jete iracionale, e megjithate kjo nuk ndryshon faktin qe nuk i dua. Pranoj qe jam injorant, budalla i papergjegjeshem, populli me kot i botes, ca te duash ti, ama armet kimike te rusirise mbajini vete he xhan.

PF ka dashnore si Saimir Tahiri, prandaj shkruan ashtu. Edhe gruan e rref 4 here ne dite. Dmth ploteson normen qe te barazohet me Ramen meqe ai ka rraf 4 gra.

Komentuesi

Une te dija me nivel, mendoja se ishe Koth-i ti, s'qenke Kothi. Babale une s'hy tek vemjet e Berishes, as tek  asnjeansit e njeanshem, apo te barazlaguarit por cik me afer me Berishen.... qe ka me bollek ketu, jo se i gjykoj per ndjenjat e tyre gjithsesi, sejcili eshte produkt i rrethanave te veta dhe te gjith shqiptar jemi.

Pak probleme kane shqiptaret edhe ket Dilemen e madhe kishin mangut. Ta marrin/pranojne paten all inclusive or not?!!! Pse o zot I sprovon kaq keq . Nuk eshte keq Jo. Mire eshte te mendoheni dhe 1here ju qe jeni per Jo. Pas buke rekomandohet -  Lol 

Rama: Refuzoj oferten dhe e le lojen fare.

Cfare t'i premtosh nje vajze te thjeshte:
1. Brenda vitit do fejohemi patjeter.
2. S'ka me motele, do te te marr brenda ne shtepi.
3. Sa ta kesh rrogen, do te ta trefishoj!
4. Vetem ty, do te te jap celesat e shtepise te Gjiri i Lalezit.
5. Do te te blej nje Master Shkencor.

Dhe keto jane ato vajzat qe jetojne me mire. Te gjitha vajzat e tjera qe jane mire nga gjendja, kete kane bere e jane bere zilia e te tjerave. smiley

a mund te shtoj edhe nje 

Do te bej mis bota por ( ne qoftese pranon te vendosesh kundrakazin)

Na trajtojne si kurva, ke te drejte Blend ! 

 

dhe vajza pergjigjet:

 

that don't impress me much smiley

 

 

Ku eshte se jom tu pa per nusesmiley

ne zemren e gjithkujt  smiley

PO NDONE GJO qe ecen dhe preket a ke pa ?

ato qe do jene neser ne shesh, nese paketa e mesiperme e kushteve eshte e vertete. por mund te mos duan te martohen. smiley

Blend, hidhi një herë sytë vërdallë. Nuk shikon kudo plehra, literalisht plehra? Të merresh me kontrabandë, nuk është punë plehraxhinjsh? Të korruptohesh dhe të korruptosh, nuk është punë plehraxhinjsh? Të mbjellësh hashash, nuk është punë plehraxhinjsh? Të tregëtosh mallra gabi dhe makina të përdorura prej perëndimit, nuk është punë plehraxhinjsh? Të blesh dhe të shesësh diploma, nuk është punë plehraxhinjsh?

 

te gjitha keto jane kupa qe u mbush. armet kimike ishin ato qe e derdhen smiley

JO BUDALLALLEKUT

smiley +1

Me popull idiot nuk e bo nona, Popull i manipulum.

Po qe vejne dhe ca logo qe skane lidhje me armet kimike, po me ato biologjike.

Une them qe gjithe kjo eshte e organizuar, nuk eshte spontante, eshte si ai qe bertiste ne avjon, "o zot do vdesim qe te gjithe".

Amerika edhe ata pese ushteret tane ne Irak e Afganistan i ru nuk i qet ne zona te rrezikshme, do vika e do na helmoka Shqiperine. 

Popull Idjot, si te ai filmi ku nje person duartrokiste gjithmone ne momentin e paparshtatshem dhe kur ishte momenti i pershtatshem nuk duartrokiti.

per ti ruajtur nek i çon ne zona te rrezikshme keta ushtare?Kaq shume te na doje???apo na run per me permiresu rracen?smiley

smiley

kjo qenka çqenka :

Po qe vejne dhe ca logo qe skane lidhje me armet kimike, po me ato biologjike.

smiley

 

Blendi e kuptoj gabimin e nderroi logon ne Facebook smiley

smiley

Pika 6: Oferte per shtesa pallati, synetllik falas dhe dj "pa lek" per dasma. Larje resmesh per qoka dhe shtrime pllakash. italiane. per banjo.

Pak rendesi ka sa eshte e vertete 'oferta' (une them se jo, nejse)  :

sonte do dale kryeministri e do thote jo. Sigurisht qe do te jete vetevrasja e dyte e Mehmet Shehut.

Prap do triumfoje Enveri (dmth Saliu).

hajt mo, se dhe ata, 'tanet' jane... smiley

Fati i Edit dhe fati i Jone me Salukun ne goje.smiley

O Stalker e kupto sa rond qe jane? Paranoje e cmendur. Une them qe USA ato 16 tone mustarde te Ushtrise Popullore t'na i lete ne dere ti shkatarronte Blendi me Zanen smiley

Jo effkey...ti si ushtarak ne pension i di ma mire LHL.Mos me thuaj qe ishe e dhe kimist...e te erdhi fati ne dere.smiley
 

Falemners Zane prej teje po tesh jam tu marr me do pune tjera. Affari di Cuore, nuk e di a pa m'kupton smiley

nelt e ma nelt ,po me bahet qejfi smiley

ahahahaha

po pra po, e kam kuptu qe diten e pare, po hajt mo, poplli shqiptar e ka ça histerine me ... me ç'a e ka ça ?? smiley

Stalker, po sikur: 

1- t'i aprovojë.

2 - të ndërtojë akt-akuzën për të fut Berishën në burg?

Një rrugë e dy punë. Do dilte i nderuar dhe respektuar, deri në detaj.

 

po e beri kete, i bie qe Mehmet Shehu* kesaj rradhe nuk do e vrase veten !  smiley

 

* Mehmet Shehu ne sensin shtetar, ok?

 

Ore kaq budallenje jane disa ketu qe pranojne te shiten per 5 lek. Po po te ishte kaq e favorvshme pse nuk  e pranojne edhe vende te tjera. Apo se na do shume SHBA-ja ? Po a e dini ju injorante qe edhe ne vende me nje demokraci shume me te zhvilluar se e jona, dhe me institucione shume me te konsoliduara, me nje shtyp te lire, me nje shoqeri e klase politike me te ndergjegjshme, KA GJITHMONE DISINFORMACIONE TE QELLIMSHEM NGA ORGANET ZYRTARE SA HERE FLITET PER KETO TEMA. IMAGJINONI NE SHQIPERI CFARE BEHET. MOS U BENI DELE !!!! PO I DESHET MERRINI NE OBORRET E SHTEPIVE TUAJA ! 

Ti Je jo-injorantismiley

O Student ik e maro msimet o burre, pastaj bohu cun me seder.

Ketu Piktura eshte me komplekse se komploti per tja fute Shqiperise dhe Shqiptareve. Administrates Obama Llavrovi dhe Putini ja lane dopjo gjashte ne dore, Evropa ka Inotin e pergjimeve te NSA kshu qe Asadi shpeto paq.

Po ku di dhia ca eshte tagjia? kur ka perfitu naiher shqiptari idjot, gjithmone ne momentin me te papershtashem e ka derdhe koven si lopa, Dac me Rusin dac me Kinezin e dac tani me USAn

Po ti mos punon gje per keshilltar i Obames qe i dike keto gjera ??? Na i shpjego  keto komplotet nderkombetare, ne te shkreteve qytetare. Po na e  shpjego edhe arsyen pse nuk i do asnje vend tjeter, meqe sic thote Brace, i lake duart edhe me sarine ? 

Ne mesdhe, ke ose vende te BE ose vene Arabe dhe Shqiperia e Turqia, po dhe Mali i Zi e Izraeli.

Zgjidhe ti ku do i coje, ne nje nga keto vende qe do pranote te dislokote si trupa Ruse dhe ato Amerikane?

Po nuk u zhvendosen ato arme, mund te perdoren prape nga njera nga palet dhe prape faktori nderkombetare do i kete duart e lidhura per nderhyrje, John Kerry u tregu i leshte qe ja futi Llavrovi, kaq di me thone dhe ketu eshte ne loje autoriteti i SHBA-ve ne arenen nderkombetare.

 

 

 

Ahhhhhhh.... dmth ti paske hall se si po vete situata ne Gjirin Persik, si puna e Nafijes qe tundte dybekun. 
Ndersa une dhe shume te tjere ketu, kami hall si te shpetojne jetet e femijeve te tyre ne te ardhmen. Kemi pikepamje te ndryshme. 

o koqe kanari, une e kam te ajo qe superfuqia po na kerko nje favor, as po te imponohet sic imponohen keta shurraket qe kemi verdalle Turqnia, Italia Greqi e soj e sorollop. Dhe po te del garant qe do merret ajo ekskluzivisht me ate pune, nuk do na i rrasi si plehrat e italise, po do i shkatarroje vete te gjitha.

Keta loqet vune kujen, pa e dite fare si e qysh e tek.

Ah te qenke k... fare !!! Akoma besoke ke dashuria Amerikane dhe ne si vend shpetimtare per SHBA !!! Ah kush te le ty me shkrujt ketu o i vrare !!! 

Prit edhe ca se vec K---i te Salukut ke per te shiju ene Grek e Serb.

Ah po c'tu bej une ju qe endrroni te sadomizoheni nga Amerikani, qe na dashka fort. Ju qe paskeni besim uluni ne doggin style e prisni t'ja u fuse sa krahu se pastaj do ju paguaj ( natyrisht ne terma metaforik). 

O student, ti mrena e ke sot por se ke kuptu akoma. Do ndergjegjesohesh kur ta heqin.

E ke nga eksperienca kete ? Me sa duket te paska hip qefi per ta pase mrena edhe nga Amerika, atehere. Ca te te them une ty ! 

Editim: e spostova komentin pasi doja ti pergjigjesha effkey me poshte. 

U caktu vendi me i sigurt i botes Shqiperia mer jahu per nje nga operacjonet me te rrezikshme te dekades, Nje copez vend pa infrastrukture,ushtri,sherbime emergjente...dhe me e bukura i cilesuar si destinacjon boterisht toksik..Daj Sami dhe Rusi kane duzina me impiantet funjksjonale dhe refuzojne ti sjellin ne dere te vet...Por ups, kemi 3000tone ket sarinin tone thote Amerikani, do na duhet mbi nje dekade ta shkaterrojme..Merrini ju keto 1500tonet dhe do tju ndihmojme ti shkaterroni fet e fet brenda 6 muajve.

Ju qe doni vendin ne nje kosh toksik, turp tju vij nga vetja bukeshkale!

Dalin debilet ketu per ta justifikuar helmin si "progres" dhe flasin per teknollogjira dhe Nato dhe lakra ne kopesht..ju o ju kane zene myk trute  ose po ju dhimsen ndonje kontrate vend pune e humbur qe prisnit te merrnit nga keto arme.

Protesta tjeter do jete Yankee jashte Kosoves o krijese superiore.smiley

Po Sala vrau 25 veta, s'pate asnje perfitim, s'u denua asnjeri e s'u ndie njeri neper protesta. Tani qe s'do te jene ne dore te malokeve te Sales por te eksperteve te huaj, dhe qe perfitimet jane aq te medha sa vende te tjera arrijne deri aty sa per gjera te tilla pranojne vdekjen e disa "heronjve" si deme anesore, ju na prekeni.

Ore kaq budallenje jane disa ketu qe pranojne te shiten per 5 lek.

jo jo, nuk eshte per 5 lek. Eshte per 5 aspra ! smiley

smiley

Paniku vjen nga injoranca!! Ky proces mund te sjell laborator dhe specilaist te huaj ndaj rrezik nuk ka, shkaterrimi I mbetjeve behet ne shume vende te huaj dhe probleme nga ky proces nuk kan dal. Pastaj laboratoret mund te perdoren per te shkaterruar edhe mbetjet ne shqiperi, shto ketu vende te reja pune e leket nga nderkombetaret.

Po c'vende te reja pune?! Vuuu ekspertiza shqiptare per kete pune.

 

 

 

Me e pakta eshte eksperienza e fituar ne kete fushe, munmd te jet fillimi I nje rruge per shume studenta

O Martin, po ca thu o burre. Po sikur te ndodhe nje aksident, nje termet, apo edhe nje atentat. Ky eshte rasti me i mire. Rasti me i keq eshte qe duke u bere fjalen per Shqiperine, kur te clirohen keto mbetje ne atmosfare, ti e une s'do marrim vesh gje. 

o rrote, ato nuk jane pishine me 1000 tone leng, ato jane bombola me 50 kile leng komponente kimike qe duan reagente dhe temeperature te larte per tu aktivizuar.

Ato kane vite qe ruhen pa problem dhe ne siri, madje dhe tani qe po flasim ne mes te luftes civile.

Termeti nuk u bo gjo edhe me rone, po ra termet shqiptaret do vdesin gjithsesi ne ato palo pallate qe kane ndertu edhe ne breg te detit.

O paranoje idjote.

O trap, po aksidente kane ndodhur ne vende shume me te zhvilluara, jo me ne Shqiperi. Apo nuk e di kete. Nejse kot humb kohe edhe une me ty, shko tund dybekun me mire, si Nafija ! 

o zot sa i trashe qe je.

si ta shpjegoj me thjeshte?

kemi nje kile uranium ne bllok ne valixhe dhe nje kile uranium ne reaktor. te digjet valixhja s'odh asigjo se nuk ka reaksion zinxhir, te digjet raktori shperthen ajo kilja.

je dhe cun i qut, student ne itali pale.

Harrova une qe ti je i pari i fshatit... Por akoma s'me the pse vendet e tjera nuk i duan. Apo natyrisht ne, me ty ne krye, jemi me te zgjuar. 

effkey, nuk eshte e vertete!

Sarini i lengshem eshte shume i rrezikshem! Kjo per shkak te avullimit/volatility te larte qe ka shto dhe faktin qe transmetohet edhe nga personi ne person... Kjo nuk do te thote qe nuk mund te eliminohet/en. Por te flasesh si Erion Brace e ke gabim. Mos insisto. E postova dhe ne nje teme tjeter rastin e sulmeve ne metrone e Tokios ne 1995 (guglloje, wikipedia ka detajet). 900 ml Sarin i lengshem dhe 5000 vete ne spital, lere pastaj tonelatat. Pra Sarin dhe armet kimike, te cdo lloji, jane shume te rrezikshme.

Qeveria duhet te ishte treguar transparente. Qe ne momentin qe eshte marre vesh lajmi qe Shqiperia po merrej ne konsiderate (shtator?) te informonte opinionin publik dhe jo te bente levizjet pas skene (si gjithmone). 

Nuk do kishte thene JO populli shqiptar po te ishte informuar qe me pare, te siguroj, perkundrazi. 

Por kshu, kur mundohen te hedhin hi syve me pallavra te tilla, uranium, shperthime, reaktore... laje me sapun, vetem acarojne me shume njerezit

metroja eshte ambjent i mbyllur o njish me temperature konstante relativisht te larte.

Madje ajo u hodh brenda vagoneve te udhetimit dhe per me teper ne metrone e Tokios ku edhe pjerdhja eshte me pasoja per udhetaret per shkak te perqendrimit te larte te pasagjereve.

Plus qe nuk jane te 1000 tonet sarine, dhe me to nuk do lujne kalamojt e kopshtit, po do merren eksperte te specializuar, ne ambjente te specializuara ne kushte laboratorike.

Lexoje mire komentin tim. Une nuk thashe qe nuk kemi absolutisht aftesi per ti eliminuar (pa ndihmen e jashtme jo) pasi kemi eliminuar edhe ato qe kishim vete me pare. Thjesht nuk eshte ajo menyra per te bindur njerezit!

Mos thuaj qe nuk eshte i rrezikshem. Nuk eshte e vertete! Eshte shume i rrezikshem! Nje sasi e vogel, ne kushte optimale ben namin! Mos merr njerezit per budallenj pasi nuk jane. Mos bej krahasime uraniumi e mos u fut kot ne çorrsokake me shperthime, valixhe, reaktore, kaq!

Thuaj te verteten! Eshte shume i rrezikshem! Jep planin e detajuar se si, qysh, ku, kur, kush, kupton. Atehere po qe mund te diskutohet. 

Po kshu, perseris, laje me sapun eshte turp se je deputet (flas per deputetin ketu). Te pakten kshu e mendoj une e, mund ta kem edhe gabim.

eklipsi,

Sulmi i Tokios ishte SULM luftarak me qellim vdekjen e njerezve e kryher nga nje grup te lajthiturisht te nje sekti japonez qe mendonin se do pushtonin boten!  Jo aksident transporti dhe as  incident gjate demontimit te armeve kimike. Amerika nuk po vjen te na bombardoje me arme kimike as te na hapi lufte. Kshu qe krahasimi nuk ka vende plus qe nese do te vrasesh njerez arme kimike i ke brenda ne shpi qe mund ti perdoresh perzier me sheqer smiley

Nuk e solla ate rast per te thene se do na SULMOJE njeri Liqeni. Por per te lene te kuptohet se cfare aftesie kane 900 ml Sarin, se keta po i bejne njerezit per budallenj. Nuk e di a me kupton...

qe lengjet kimike jane te rrezikshme ta pret mendja.. ja p.sh bej prove pi ti klorinin qe mban ne shpi ( nje gote jo me teper) edhe shihe do vdesesh apo jo. Por qe te pretendosh se Shqiperise do ti vij fundi dhe kalamaqte do na helmohen nese keto lengje kimike vijne ne Shqiperi eshte trapllek.

Pra nese do ta besh gjemen e bene, asgje nuk eshte 100%. Por te njejtin argument mund ta perdorim ne cdo fushe te jetes.. Statikisht shume me shume njerez vdesin nga duhani ne Shqiperi cdo dite por njerezit nuk shkojne ne hilaritet ( qe duhet te vene kunjen ne fakt) sesa nga lengjet kimike ne menyre aksidentale duke perfshire ato shtepiake, bujqesore dhe ushtarake.  

Nuk do kishte arritur ne kete pike situata po te ishte treguar transparent. Eshte kaq e thjeshte per mendimin tim. 

Kriza ne Siri eshte diskutuar ne shume tema ketu te peshku. Fryma e pergjithshme e komenteve ishte negative ndaj Assadit dhe opinioni i pergjithshem ishte krijuar qe ai popull ka nevoje per ndihme. 

Shqiperia nuk ja ka mohuar asnjehere ndihmen atyre ne nevoje ne raste nevoje.

Por menyra si u trajtua kjo situate thjesht la shije te hidhur tek populli, i cili sapo denoi pak me pare me vote dike tjeter pikerisht per keto gjera...

smiley

Po aksidenti eshte pjese e jetes...del dikush te vijat e bardha edhe pa dashje e shtyp makina...proceset e shkaterrimit jane standart ne te tere boten,dhe kerkojne njerez te kualifikuar per kete pune. Tani bota po thot: do tju japim njerezit e kualifikuar, laboratoret e duhur, do tju japim edhe mundesi te tjera. Un them : pse te mos behet? Pastaj mos kujto se nese ndodh aksidenti te ne mbetet vetem te ne, keto substanza kan te keqen qe shperndahen ne te tere boten me kalimin e kohes ndaj nuk eshte vetem I yni si problem

Po pra Martin, por akoma s'me ke dhene pergjigje pse asnje vend tjeter nuk do te jete pjese e ketij procesi, meqenese qenka kaq i sigurte. Mendohu nje here e na e thuaj ! 

E vetmja ane negative per mendimin tim eshte se kjo situate ka vene ne te njejten tavoline ameriken me rusine..ndoshta vendet e tjera nuk duan te bejne pjes ne lojen ping pong qe keta dy shtete mund te bejn.

po edhe TARP eshte me rrezik.flitet per miliona metra kub gaz te lengshem ne rast avarie mund te shperthejne.

Cdo pune eshte me rrezik alba, po ne keto raste ku rreziku eshte shume I madh, edhe rregullat jane me strikt, edhe instrumentet jane me te kontrolluara per te evituar cdo avari

Ej po pse gjithmone kto ofertat vine si o 5 o 10?

Pse jo p.sh. 7 oferta ose 9? 

 

o Ron, 2 muj qeveri dhe i prishet marrdheniet me aleatin tone historik mer burr. Si ato fmijet qe nuk ua le dot celsat e shpise se i humbin

po kush po pyt per opozite mer Ron? numrat ne parlament i ka, opozita sic thu dhe ti e ka humb mbeshtetjen ne popull. Ti vet ke thon qe po shkon drejt zhdukjes. Ku opozita ktu? m'vjen keq se je dhe ambasador

Opozita po perhap panik mer Bredh, po perhap histeri. Ca te boj Rama i shkrete, ai me gjith shpirt do qe ti mori ato armet, por shife si kan dale njerzit ne gjithe Shqipnine. madje dhe deputetet e vet i kane dale kundra, po dalin ne medja e po thone qe nuk e votojme po na e solle ne parlament. smiley

nuk di si mund ta ujdisni ju diplomatet e karrieres kte te care te madhe qe shkaktoi ky Ron po pa nji 10 vjecar, nuk bohet them un. Duhet te rrjedhi shume uje qe t'pastrohet prape

Nuk jam shume i sigurte, se Edi e ka me keq me aleatin historik se kundershtaret e tij.

Pa-aftesia trajtohet ndryshe nga pabesia, ne se me kupton ca du te them.smiley

Ca te boj Edi i shkrete, ai dote me gjith shpirt me i ndihmu amerikonet, por ka opozite jo-konstruktive. Pastaj Amerikonet e pane dhe vete si e shkeli Basha premtimin. Edhe kto protestat opozita i organizon...po nuk besove i ke filmimet e dy liderve te opozites ne mes te turmes. smiley 

E dhine kaq keq sA Meta doli sot me vrap qe te deklaroje se marredheniet me US nuk cenohen?

Boll me rrena, Amerika ta tha hapur se e kishte ceshtje jetike e delikate...Ti i thu ik se je non-grata. Kush do bast nga Patriotet se Amerika do e ridimensionoje pozicionin ne rajon?

Mos ja fut kot tani! S'Ban S'Ki S'mun-i e kishte me 6 pika propozimin per shkaterrimin e Kosoves.

Po car them dhe une! Do na quaje PF te padenje po nuk i pranume propozimet e vellait te madh kinezo-okebeist

smiley

Dhiz iz fani!!! smiley 

smiley

Pika x, "inshurance shendetesore amerikane, te pakten 10 vjet per popullsine sepse zhvillimi i semundjeve perkatese merr kohe." 

PS. Ky eshte sugjerimi (pervec pikes x qe e shtova une) te nje profesionisti te mjekesise nga US qe i ka cuar Rames. 

 

 

Bravo e majta. Ashtu si ne 1990 edhe ne 2013 jane te vetmit, qe detyrojne te dalin ne shesh gjithe shqiptaret pa dallim.

krahasim idiot

E majta do pergezuar vertet, se i ben njerezit te shprehen lirshem, jo te mbushin sheshet me lista smiley

Kur llogjikën e përdor qeveria, opozitës i ngelet idiotizmi dhe histeria si armë. 

 

1990 - ne pushtet jane komunistet. Kunder ne shesh e gjithe Shqiperia.

2013 - ne pushtet jane socialistet. Kunder ne shesh e gjithe Shqiperia.

Ne shesh gjithe Shqiperia dhe goditi salen me shishe, e shau nga robt dhe i nxori gishtin. Hahaha, maloku vogel, si e genjen mendja.

lol qetesohu shoku... smiley he se me mire do te behet. se fundja ty atje ku je, s'te ndryshon asgje, as per mire as per keq.

po ne po behemi rahat pse nuk thoni....

Te 5 ofertat çuna dhe goca smiley ishin piko-bello smiley i themi ne kendej nga EU, gje me te shkelqyer e marramendese nuk kish, veç nje pyetje dilte; ato 4 miliard here 3 buxhete = 12 miliard dollare, do jepen falas, borxh, apo do futet formula 12 minus shpenzimet e ter proçesit te armeve kimike se bashku me personelin. 

tana bashke Pjer,edhe falas,edhe borxh,edhe12 minus edhe shpenzimet e proçesit..ça te dush ti jane aty...Madje vjehrra ,kunata ,kunati Titi buçkoja smiley te gjithe.Nejse Une pres komentin e Graves,se ka qene lakonik e i kursyer ne komente ,po seç kishte nje si ere misterioze dje...sikur...

Une pres qafen po te mos e kishe mbeshtetur ti sjelljen e armeve kimike po te kishte qene maloku akoma ne pushtet.

Mire

_

Grava, ka dhene komente te qarta Zana, ku eshte shprehur pro protestuesve, dhe megjithse ai ka njohje te ata lart atje ne Shqiperi, ia nuk para i ka mbeshtetur ata, dhe kjo me pelqen tek Grava, se nuk eshte militant. Une do ta klasifikoja ate intelektual atdhetar me prirje te majta, por jo militant i PS. 

Une habitem me Alidemsin, se pse nuk ka marre pjese ne keto diskutime te zjarrta keto dite. Nuk e di nga eshte mçefur smiley

i jep kongresi amerikan falas, sic ka dhene 1 miliard ne dite per irakun gjate luftes. meqe nuk i rane/sulmuan sirine, jane para qe jepen per te asistuar qeverine shqiptare qe mos kete asnje problem me armet kimike. klauzolet hipotetike jane qe do do ndertohen rruge, infrastrukture fizike dhe institucionale, kantiere pune, etj per te ngrit standartet e nje vendi per te perballuar eleminimin e armeve. 

Kongresi eshte Thanas shterngo rripin smiley Ka 100probleme ne shtepi te vet..Ka ndryshu bota Obi, secili po shikon by..en e vete dhe Siria eshte nje ceshje ku DASH spo e rrun fort dhe po kerkon ta heqe qafe shpejt e shpejt me me 5leke. Te llogariteshin miljarda per kontrata nuk vinte radha fare tek Shqiperia

Me Ramen ka ndodh nje gje fare e thjeshte, qe eshte sebepi i sherrit ne shume raste midis robve po edhe shteteve, se dhe keto nga rob perfaqesohen. Ka dhene fjalen, dhe duhet ta mbaje, perndryshe vjen sherri me ata kujt ia dha fjalen.

 

Rama e mbajti fjalen, por dikush tjeter e shkeli vijen e kuqe.

Do bohet situata interesante, sepse perderisa dikush mendon se Amerika e ka me te futme, atehere jo vetem te kerkojme largimin e Arvizuse si thote Lubonja por te kerkojme edhe largimin e trupave amerikone nda vendi yne sovran e Kosova. Toka eshte e jo e skan pune ushtrite e huaja. Nuk mund te jesh pak e virgjer, apo jo? Saluku me Bashen ende se kan kuptu cbene perderisa ishin te kontaktuar qe perpara kur Rama bridhte ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi.smiley

Ore njeri, s'e ka njeri me ameriken. Robt nuk duan helmet. Kaq.

Ne kushtetute te shkruhet qe pushteti i takon te majtes perjete. Gjithashtu Rama te jete KM edhe mbas vdekjes. Saluku te behete suxhuk. Vec JO helmeve. Ne rregull tashti?

Po Amerika ka shku tek Edi apo jo? Apo eshte Arvizuja me Edin tu mbledh skrap?

Kur i thu ambasadorit je persona non-grata se te tregon se cthote Basha e Rama, je pro-Amerikon? Ambasadoret e amerikes edhe trajtohen me keq ne ca vende, normale jo/ E drejte e tyre, po mos shko ti thuash amerikes rri dhe ca vite ne kosove se kena tezen e Ruzhdies me shpi te sapo bome atje.

Gjersa ti nuk ben gjera jetike per Ameriken, edhe amerika buk do te beje gjera jetike per ty. Pse vetem vila e tezes se Ruzhdies ka vlere ? po ata qe spushojne se ardhuri ne body bags andej.

Dinjitet = Perzini trupat amerikane nga toka e shenjte dhe boni Xhihadsmiley.

..problemi eshte se Rama dhe Arvizu i llogariten planet shume gabim dhe  jane shkaktare kryesore te gjithe kesaj zallamahije qe po ndodh.Ata nga efuria e ketij pazari ta madh nenvleftesuan reagimin  duke menduar se te lodhur vetem dy muaj pas fitores se zgjedhjeve shqiptaret nuk do kishin oreks per te reaguar kunder qeverise.Pervec kesaj heshtja e Rames i shtoj me shume dyshimet e shqiptareve nga eksperienca se  politikanet per te forcu pozitat mund te bejne cfardo lloj  pazari ne kuriz te popullit.Po te ishte ftuar opozita dhe shoqeria civile ne tavoline mbase gjerat do ishin shume me ndryshe sot.

Kjo eshte katastrofe shendetesore per Shqiperine, qofte me opoziten ne proces. 

Ketu flitet per problem biologjik qe vjen para te gjithave, pareve, karrikes, BE, e dreqit bashke. 

Nejse, nga ky cdo gje pritej, dhe rasti e pruri shume shpejt. Me vjen mire qe te pakten fansat nuk e tradhtojne ne dite te keqe. Edhe Romeo e Zhuljeta do ua kishin zili.  

Booo ca ronxhaponcave ja paskemi lone ne dore diplomacine mer ejjjj.....

Po c'ekspert leshi ekspert zeza more aman... si s'ha ajo mut e u qep goje ekspert lesheve pro importit mor amani mor...

Norvegjia qe ka sot nje nga ushtrite me moderne te botes dhe nje nga vendet teknologjikisht me te perparuara te botes e refuzon me arsyen se NUK e ka ate ekspertize. Tani ekspertleshet e PPU zgerdhihen se u duket vetja te zgjut.... mos u hidhni ne krahun ekundert te historise, nuk ka arme kimike qe do vijne ne Shqiperi, as nje ton ska per te ardhur sepse s'do kaloje ne kuvend e me dijenine e ketij populli s'ka per te zbarkuar ne asnje port ne Shqiperi.

Kene tre dite kalamojt qe rrine ne rruge me gjak te ngrime, ca nga ato e kane gdhi naten, kujt i paskan pas borxh mer jahu?

Mire u bene rruga o Gono. Pastaj, ajo rruge na forcoi, na beri kto qe jemi.

smiley

Sot ne 17:00 Rama do prezantoje IPhonin e ri.

Ky pespikshi,si "dirty proposal",i pjese qe tashti fillun me ndrru menje. smiley

Carrot and Stick ,brenda!  5 Karrota per Shqiperine dhe 1 Shkop nga mbrapa!  Zgjidhni dhe merni ! smileyKjo eshte metoda e Amerikaneve! Po une nuk kuptoj nje gje c`ne amerika propozon nje pike aty Hyrje te menjehereshme ne BE?!!! smiley Ka ndonje accses USA ne BE! smiley

Ilirjan pavaresisht se keto pika kan dale ne mediat IDIOTE shqiptare dhe nuk duhen marr seriozisht madje vetem nje kar do i merte seriozisht edhe sikur amerika ti kishte propozuar seriozisht, eshte e vertete qe USA ka shume ne dore brenda BE-se. Madje ka zera dhe jo qe ja fusin kot qe BE-ja eshte pikerisht projekt anglo-sakson. Anglo-amerikan smiley

Anglo-Saksonet, nuk e duan BE pa qene vet ata ne krye! Ti e di qe ata kane alergji Bruxelin! smiley 

Amerika mund te mbeshtese per te hyre ne BE, por Europianet nuk jane budallenj ta pranojne Shqiperine per hater te Amerikes. 

Te gatshem dhe me kllufa te vene, protestuesit presen nga casti ne cast takimin me kryeministrin Rama.

Ca jane keto mor amani? Kush jane ata minj qe i thone keto gjera. Ka ra niveli ne ate te propagandes alla 92 "prishini te tera se do na jape cek te bardhe Amerika"

Kush i ha me keto more amani? Do na bekan dhe vend anetar per 4 vjet!!!!

Laskara

Shife icik se mos ky di njecik me shume se ekspertet e strateget e PPU:

Është fare e qartë se depozitimi, transporti dhe përpunimi i kimikateve helmuese shoqërohet gjithnjë nga rreziqe. Kjo vlen njësoj si për çdo vend, për Gjermaninë ashtu si për Shqipërinë. Mund të ndodhë gjithnjë një avari, një rrjedhje, defekt teknik etj.

 

Unë mendoj se kemi të bëjmë me një proces politik ku kërkohet hallka më e dobët e një zinxhiri dhe Shqipëria si një vend i vogël, në borxh, vihet nën trysni për ta kryer këtë punë. Politikisht, teknikisht dhe nga aspekti shkencor nuk ka asnjë arsye për të zgjedhur Shqipërinë. Mua më duket një proces shumë, shumë i gabuar politik për t’iu drejtuar hallkës më të dobët të zinxhirit. Kur hedh vështrimin në hartën e globit konstatoj se Turqia apo Qipro janë shumë më afër Sirisë. Përse të mos e bëjë Turqia p.sh. këtë punë? Vetëm sepse Turqia është më e fortë politikisht brenda NATO-s, i drejtohen Shqipërisë. Ky është problemi: vendet e mëdha thonë ‘Jo’, ne japim para për asgjesimin, por nuk i pranojmë helmet në tokën tonë.

Nga burimet e mia te brendshme brenda Kryeministrise, Rama do i thote PJO Armeve Kimike dhe LHL.smiley

Tezja ime ka bo shpija ne te dale te Elbasanit, Uzina mjeksit si me qene tuj shku per piknik me biciklete eshte larg.

Shpijat i ka bo per vete, e per fmite e vet, niper e mbesa, me i vogli 5 muajsh.

Ene m'tha pyti ekspertet e peshkut : A duhet t'bona merak une nqs laboratori i miracle of USA vjen ketu?

 

 

Ruzhdije mos e personalizo qeshtjen!!!

 

mo personale nuk bohet

pranej ka dale poplli, jo per parime, as se jemi popull qe mendojme per tjetrin 5 cm ngjit.

kane dale se secili ka frike per b..then e vet.

une personale e kam, se mohoj vallai.

kishe nai pergjigjje per tezen time ?

a kane bo mire qe kane nejt, apo duhet tja kishin math n'Kanada kur kishin vaftin ?

Jo rri pa frike thoji.. biles po te kete ndonje qe shet token afer shtepise se tezes me cmim te favorshem thoji ta blere se eshte investimi me mire qe mund te beje,

Edhe mos ta te harroje ta puthi fort tezen kur tja thoje keto smiley

smiley

une te dija program PC tip spam-i tyja qe te can trapin e te del ne desktop dhe si pa vetdije e lexon. ke vertet teze ti? Nese po, thuj tezes qe kalamaqt do jene si kokra e molles dhe gogolat e amerikes nuk kane interes ti helmojne kalamaqte. Per fabrikat e cimentos nuk te premtoj dot ama! 

 

pse ke trap ti kshu e ?

po ti pse me pergjigjesh mua kur sdo te me lexosh ?

hajt ik pirdhu
 

pergjigja eshte se kjo funksionon si tenxherja me presion, po se mylle mire kapakun, uji qe avullo do ta boje guzhinen helaq. po e mylle kapakun ene nuk harro me e djeg gjellen, nuk ke pse me te hy meraku kot.

P.S. bashke e kemi diskutu para nje jave kete pune. frika qe shprehet sot me shume te drejte, i faturohet atij qe kishte per detyre mos t'i lite njerezit pa drita (informacion).

Rama po u tregu diletant sot eshte e pafalshme n.q.s iu ka premtu dhe oferta eshte e mire ai duhet patjeter te mbaje fjalen . Si mendojne shqiptaret se pa ba asigja do te rimekemben ! Dhe sa here te kene nevoje do te jene te tjeret qe ua zgjidhin problemet? Dikund duhet te shkaterrohen ato arme dhe pse jo ne Shqiperi kur gjithcka mund te kryhet me teknologjine perendimore dhe ekspertat e tyre dhe jo me leshkot e universiteteve shqiptare .

Korrigjim. Diplomati i Dita thote se ne oren 17:00 do te jete PlayStation One ai qe do prezantohet.

Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur 
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur  
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze  
Nën taka prostitutash, pasione zbulonte  

Kush ve bast? Kunder atyre qe lexoj ne media,une them Rama do pranoj propozimin amerikan,dhe do e coj kete propozim ne parlament.. vendimin e merr parlamenti shqiptar,po ashtu do te shikohet mundesia per nje referendum!

te kishte ndonje 20 mi lekesh, edhe...

Ca i ka ber Rama imazhit te Shqiperise me kte, do mbahet mend per gjate e per keq. e trajtuan pa pike dinjiteti, vetem se Rama u tregua me i zellshmi

 

Gjergj , Mjeksi ka nje uzine kimike qe prej 50 vjetesh dhe eshte vendi me i rrezikshem ne Shqiperi per nga pikpamja e sigurise sepse ka prodhuar lende plasese. I gjithe ai qe eshte quajtur dinamit e qe ka shemb gjithe dynjane eshte prodhuar atje. Nese do pesonte ndonje aksident do ishte shkretuar e gjithe zona. Pra larg o zot ! Ka qene zone ushtarake e klasifikuar edhe per specifken qe ishte kimiko/ushtarake,

Ne dijenine time nuk ka asnje rast incidenti ne gjithe ato vite te egzistences se saj. Teknologjia eshte rinovuar ne vitet 80 nga suedezet.

Qe te moos e zgjat Mjeksi eshte rast tipik i nje uzine qe ka siguri te pagarantuar 100 % qe nga dita qe kur eshte krijuar. Natyrisht qe nuk ka pse riaktivizohet ky risk, por Mjeksi nuk eshte zonte turistike ku ndertohet e ardhmja e femijve. Qe te pranosh kete  o duhet te jesh gjenetikisht zonje, ose ben shaka.

Une mendoj qe do te ndodhe si me marreveshjen e detit.

KM do ta pranoje dhe GJK do ta hedhe poshte.

Sa te shprehet gjykata kushtetuse.. do shikojme qenie mitilogjike ne Shqiperi

Nuk kalon dot ne parlament o njeri se nuk jane votat. LSI eshte deklaruar JO, e PS e vetme nuk e kalon dot vetem nese e voton bashke me PD-ne.

Nuk eshte rast analog e kam fjalen.

Kush tha qe LSI ka deklaruar jo ??

GJK do ta hedhe poshte.

Me gjykate, e sigurt qe kjo marveshje nuk arrihet! USA ja ka lene ne dore te qeverise si oferte, dmth eshte ceshtje deshire, o 5 Karrota, ose nje "shkop" mbrapa, (pasojat ne te ardhmen nga keto mbetje kimike). Tani eshte puna dhe per Karrotat, Futja ne BE nuk eshte ndonje perfitim i madh per Shqiperine, kur kemi parasysh krizen e madhe financiare, dhe rregullacionet, qe `te fuqishmit` i kane ne dore ata dhe jo ne, ne do te mbesim si cifuti ne ne shkretetire, se nuk pyet njeri per shqiptarin dhe shqiperine, bishti kavallit do te jesh! Nuk e bo njeri bahce me lule Shqiperine kete harroje. Vetem shqiptaret ne qoftese duan mund ta bejne! Por duhet te veprojne si zot shtepie dhe jo si kone e vogel, qe di te bej vetem, ham-ham! smiley kur i hedhin ndonje "karrot" smiley dhe i shterngojne rripin ,pastaj! 

Pikerisht pse u be ashtu marrveshja e detit, i kemi prape ne qafe Greket per kete pune.

Po te ishte thene JO e prere, do kish mbaru aty ajo pune dhe nuk do flisnim hala per ate pune.

Pse nuk i çojnë në Izrael?

shume e thjeshte dhe banale ne pamje te pare. nuk kane UJE qe duhet ne process. Israeli ka qene i pari ne liste per ta bere kete gje, si edhe Jordan, po nuk kane burimin kryesor qe e ka shqiperia, pervec avantazheve te tjera qe ka shqiperia ne kete gje. 

Izraeli i ka të gjitha pikat aty më lart, sidomos atë pikën 3 e ka përmbushur qindra herë më shumë. I dalin për të bërë rezervuar dhe në Hënë.

une kam jetu 3 vjet ne israel dhe e di shume mire kete punen e ujit dhe negociatat qe jane bere nje vit me pare per punen e lendeve kimike. shtypi atje e ka analizuar kete gje dhe popullsia nuk ka patur kete reagim. te kishin uje ata, as nuk do diskutohej me kjo pune se ku do te shkonin. 

Ne fakt kam pershtypjen se puna e Izraelit eshte pak me e komplikuar. smiley S'ka pale ne bote qe do e pranonte kete gje.

Pikerisht se Shqiperia ka uje nuk duhen sjellur aty sepse do kontaminohen ujerat. 

kjo eshte ceshtje tekonologjie qe do perdoret dhe te gjithe e dine qe shqiperia nuk i ka kapacitet dhe prandaj sillet laboratori levizes. shume po e banalizoni argumentin (nuk e kam personalisht me ju). a thu se amerika do i dump ne shqiperi dhe do na e leri ne ta administrojme kete pune. 

fakti tjeter per histerine qe ka kap pupullin dhe mediat : Jo Hiroshimes!  smiley Se c'lidhje ka bombardimi nuklear i Japonise me armet kimike te Sirise hajde e jepi dum. 

Per ata qe e kane personale: Klorini qe perdorni per te lare halete eshte arme kimike qe ne rast shperthimi te vret. Pestincitet qe perdorni per hardhite jane arme kimike qe te vrasin po shperthyhen. Kjo eshte arma kimike! Nuk eshte nukleare o rob zoti se lemeriset nje bote te tere edhe po behemi gazi i botes.

 

 

 

O Liqen, harrove urene qe prodhohet ne Fier dhe te cilen e kemi pire me raki dhe konjak. Ky popull qe ka eksperimentuar aq shume me stomakun ka frike se mos nje dite nga Mjeksi del tym i bardhe dhe largqofte arrin Tiranen apo Saranden.

Ke mbaruar Institutin Buqsor mesaduket, Liqenosmiley por nuk eshte gati  "njesoj" me pesticidet! LHL, ka disa ingredients me te avancuar se keto, qe nuk kane te bejne me sitemin tretes, apo ate te frymarjes se organizmit, te njeriut qe preket, por ka efekte dhe pasoja ne nervoparalizues  te fshehur dhe jo te fshehur, te pariparueshem, ne gene! me asnje lloje antidode! 

a shkoi ora 5? smiley

tani qe sikur po i vje fundi histerise anti LHL, dhe me daljen e ketij propozzimi pragmatist, po i them edhe une nja dy lllafe, po ashtu si edhe ne nje komentin tim ne nje teme tjeter, por me variacione te njejta.

Gabimi trashanik i Ed Rames eshte mungesa e komunikimit me publikun....  ose mungesa e nje transparence te lejuar, deri sa pa prekur konfidencialitetin e çeshtjes.

une nuk di se sa te verteta jane keto 5 pika, po sikur edhe gjysma e tyre te ishte e vertete dhe tti ishte bere e ditur publikut, nuk do te ndoddhnin tere keto protesta pa sens fare. Pjesa derrmuese e protestuesve, dhe e udheheqesve te tyre as qe ja kane haberin fare se per çfare behet fjale...

Sa per dijeni behet fjjale per dy lloje agregatesh qe perbejne LHL-te, te ccilat kane efektin e tyre luftarak vrastar vetem kur bashkohen.... njesoj si armet berthamore.... qe jane perbere nga dy gjysma te cilat kur bashkohen bejne gjemen, por ama edhe kur jane veç e veç, e bejnjne nje gjeme por vetemm per ata persona qe nukzbatojne prooccedurat e kontaktit me to.... Keta ambientalistet kkane hapur nje panik ne mbare vendin sikur keto LHL, do ti serviren çdo njeriu ne shtepi apo ne bbahòen e vet, dhe se do te sjellin menxyren ne Shqiperi.

Degjova Apollon Baçen ne nje emision qe shtronte pyetjen... po sikur te rrezohet makina apo te marrre zjarr si i behet halli.... sikur po transportohet nje barrre dru apo sherebel i paketuar.... idiot funksional  i klasit te pare kur vete sirianet kane kerkuar qe per transportin e tyre te perdoren makina te blinduara 

Po degjoj edhe ketu se shume po kerkojne pergjigjen e pyetjes se perse Shqiperia...???

po  them qe eshte thjesht biznes... pasi Norvegjia , Suedia, jane bote me vete, ndersa Franca kerkoi 40 milliarde per ate pune dhe ne si te varfer thjeshte 10 miliarde do te na benion qe Shqiperine ta kthenim ne Zvicer per tre kater vjet dhe vizat me Ameriken do te ishin dhurata me e mire per çdo Shqiptar...

por reziku nga keto kimikate jane njesoj si kimikatet ne Porto Romano, tek kombinati i Laçit, tek fabrika e Amoniakut ne Fier, tek ish uzina kimike ne Tirane, apo edhe nga vete metalurgjiku i fammshem... e plot e plot te tjera.....Por perfundimisht fajin e ka vete Rama, ose nuk pati kohe pasi propozimet nuk i kishte ne kohe ne tavoline, ose ka pritur miratimin e propozimeve te veta, ose, nuk ka pasur keshilltaret e duhur ne momentin e duhur

dmth ti e beson megjithmen ket punen e vizave ???

 Po te ishin keto kimikatet kaq te parrezikshme, edhe paktea e ofertes (nqs eshte e vertete) nuk do te sihte kaq  e majme. Por une dyshoj se paketa eshte nje bllof pas pilafit.E shumta mund te jene ofruar ca miliona dollare , asustence teknike, impiante dhe kaq.

5 jane plaget e Krishtit

5 jane shtyllat e Islamit

5 jane librat e Tores

5 jane elementet e Aristotelit 

5 eshte ora kur Rama del e jep sihariqin

 

vetem 5 jane dhe minutat qe kerkonte Agron Berisha!

Rono,

kerkoj ndjese, po nuk po te lexoj me si dikur; se cte ka gjetur kto kohet e fundit smiley

Artikulli eshte pertoke si gjithe tam tamet qe kane shoqeru kete teme. 

Blend ne nje teme te tille duhen sqaruar:

Teknollogjia, siguria teknike, procedurat dhe mbetjet.

A i ka Shqiperia teknollogjine, burimet njerezore dhe infrastrukturen per te bere kete pune, nese jo ka mundesi ti importoje?

Kostot? Kush do i perballoje?

Perfitimet?

Keto jane ca pika qe me vine tani nder mend dhe gjithkush mund te shtroje te tjera, une po nxitoj se kam nji mbledhje. Po please jo me Sala vs Edi, fishkellima dhe llafe kafenesh tip Lubonja&Co

Zbulohet aksidentalisht n'Peshk burimi dipllomatik i Dites:

pervec avantazheve te tjera qe ka shqiperia ne kete gje

flm Gaia, na paskesh zene nostalgjia per shallin e pionierit por e paskeshim keqkuptuar si afinitet ndaj Shvejkut smiley

e qaj me i diplomacine. welcome back smiley

Franca kerkoi 40 milliarde per ate pune dhe ne si te varfer thjeshte 10 miliarde do te na benion qe Shqiperine ta kthenim ne Zvicer per tre kater vjet dhe vizat me Ameriken do te ishin dhurata me e mire per çdo Shqiptar...

  ...dhe me qe permende bisnesin edhe sikur gjithe 10 miljon dollaret tu shperndaheshin shqiptareve ne dore me dore i bi qe secili te mare nga 3.3 mije dollare.Po cfare jane 3 mije dollare ne jeten e nje njeriu para rezikut te perjetshem te ketyre mbetjeve ? ...hajde llogjike hajde smiley

Une nji pytje te sinqerte kom per anti-armet:

Nese, po nese, Rama del dhe thot JO, a do thoni bravo i qofte Rames?

 

nga do qe ta ktheje nuk ka derman  smiley

Është dhe pyetja tjetër: Nëse Rama thotë jo, dhe procesi i demontimit nuk kryhet në Shqipëri, por diku tjetër, dhe paret e ofertën po kështu e merr vendi tjetër, pyetja ime është: A do fusin gishtin në bythë këta e t'i mbajnë erë? 

Scratch here to be an instant milionaire. Akoma ju me keto "get rich quick scheme"

nemesis mbase ti sjellin ty aty ne Greqi. Greket te helmuar qe te helmuar jane kohet e fundit.

.

Kjo eshte pyetje per 1 milion $ smiley

Kujt mre, palloshit qe na la pa lek e viza amerikone. Ne shesh i gjithe populli, jashte Rama E Arvizujasmiley

 @ alidemit smiley

Ti je i sigurte qe keto 10 miliard do te perfundojne per cdo shqiptar dhe shqiperia do te behet Zvicra e Ballkanit?!! smileysmiley

ne si te varfer thjeshte 10 miliarde do te na benion qe Shqiperine ta kthenim ne Zvicer per tre kater vjet dhe vizat me Ameriken do te ishin dhurata me e mire per çdo Shqiptar.

Ti vertet i beson se keto 10 miliarde do te binin ne duart e shqiptareve dhe Shqiperia do te behet Zvicra e Ballkanit?!!! smiley mos beso shume tek "ceku i Bardhe, djali  smiley  

Ciljeta do dale pas ores 17:00, kur te veje puna ne bombat..

U ky cuni dashka cica. Ik mor cun bej operacion dhe vur cica, kush po te pengon?

Nese kjo oferte eshte e vertete une do ti thoja PO.

Po të ishte Berisha në pushtet, tani PPU-ja do të kishte bërë masë.

Do ishte shume me mire. Ma ha mendja se edhe ai do kishte thene PO, por do kishte reagim shume me te fuqishem nga mileti. 
 

Eliani si admin teknik me tha qe i thuaj trop ne krahasim me rrezikun jo zero te shkaterrimit te armeve kimike te Sirise, rreziku qe ppu te bej mase eshte zero. 

smiley

Thuaji Elianit mua me beri numra peshku (e kam akoma error qe me dha ne nje tab nese do ta shikoje) nderkohe qe po mundoesha te editoja nje koment dhe ta postoja diku me poshte, mu deshen nja 5-6 tentativa... smiley

Nisma njehere ta kqyrim. smiley

P.s. O Monda, kemi punuar e jemi pergatitur per kete dite. smiley

Elian vëlla teknik si është puna, pse nuk më drejtoheshe dot vetë ti mua?

A më falet modestia, Trop? smiley

Patjetër.

Të shkuara Elianit.

Trop, ahem, ahem.

Kam friken se Greqia dhe Serbia do te trimerohen shume nese ne i themi JO Amerikes ne kete pike.

Pale sikur serbet ta kapnin ket oferte te peshtire....

kjo eshte nje arsye me teper ne planin strategjik rajonal qe ne marrim potence. eshte rasti i pare kur USA dhe Russia bien dakort. Russia eshte mbeshtetesja kryesore ne ballkan per serbine dhe greqine, per serbine sepse jane vellazen te nje gjaku, per greqine se kane koken e kishes ortodokse. ne shume vite histori politike rajonale ne kemi qene askushi. tani ne rastin konkret, rusia per interesat e veta, po ja fut ketyre dy vendeve ose po i shet. ne jemi si thembra akilit me kete gjurulldi globale. 

Si tha ai, me nxirr nje sy mua po ia nxorre dhe komshiut.

Po deri dje luteshe bo baza ku te duash???? tani nuk ofron 1 km katror per 6 muaj????

Nuk kemi ca flasim me ne te dy. Une e kam hallin te helmet, ti tek Saluku. E gezofsh megjith helme.

Qemoti ne kesi rastesh dyndjenjerezishneshesh do benin para ata qe shisnin fara luledielli. Po sot tregti kryeqytetambulante, pa me thuej cka shitet me shume (pervec iPhoneve qe thote Fiqo)?

Kopjuar nga nje shoku im: Po mire mo, kur fabrika eshte e levizshme, dhe amerikanet duan ta instalojne ne Shqiperi, pse s'e instalojne ne Norvegji meqe kjo s'paska kapacitet mjaftueshem?

Mire Norvegjia qe eshte permendur, po pse nuk i ndajne pjese pjese, t'i cojne ca ne Gjermani qe i ka shitur Sirise disa nga komponentet e nevojshem per berjen e Sarin.  Po ashtu Anglia, qe vazhdoi t'i shiste deri vjet, edhe pasi lufta civile ne Siri ishte per qejf te vet. 

Po pikerisht. E paska permendur dhe nje deputet gjerman tek ky artikull. Sidoqofte une kam pershtypjen se do marrin ndonje pjese dhe keto vende, sepse nuk ka shume kuptim.

po te kishim edhe ne $800 miliarde ne banke si norvegjia e s'do ia kishim nevojen asnjerit ne kete dynja do ia ngecnim dikujt tjeter.

Policia, RENEA ne gadishmeri nr 1 pas ores 17.00. Keq puna smiley

Harrove FNSH

Ouu? Ca thu? Mos perhap panik kot, se s'ka per te thene PO. Ne qofte ashtu erdhem ne Shqiperi.

E thote News24.

smileysmiley

4.Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave.

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

keto 2 pikat e fundit ta kepusin shpirtin fare...Say YES!!! smiley

Cmimi Nobel do ndryshoje emer do quhet cmimi Albanie.

i qaj hallin Kadarese, se mos i bie infrakt prej marrazit nga ky pergjithesim..pervec kesaj, propozimi "Albanie" tingellon bukur dhe embel smiley

Do kercasi neser me duket. Yxhym Sali, na pri perpara si ne 1990!

Duhet ti themi PO ofertes!

Po ku e keni gjet kete "pakete" mer, po hiqeni se eshte turp per faqen e ketushme te postohen/diskutohen gjera te tilla! As qiqra ne hell nuk i thu dot, se te ishin qiqra hajde de.

Sa per muhabet deri ne oren 5.  

Ose, kur US na bente serenate: vetem 5 pika e jo me shume, plotesoma deshiren te jesh me mu.

Ose nga gurra jone popullore: a kane uje ato 5 burime. (Shqiperia buzetrandofillja etj.)

Nejse qellimi nuk eshte i keq, t'i hidhet helmit pak sheqer.C'te keqe ka kjo?

Keto pese pikat jane the biggest load of bs qe kam lexuar tek peshku per nje kohe te gjate.

Dy te parat jane aq te gjera sa qe nuk kane vlere.

Treshi eshte absolute bs, dhe izraeli nuk merre aq ndihme, por shqiperia do marri...

Katra, perseri e pothuajse e pamundur politikisht.

Pesa, gjeja me realiste.
 

Pesa, gjeja me realiste

Po te pyes si t'u duk kjo me realistja, sa per muhabet, di ndonje shtet te kete fituar cmimin Nobel?  Se une s'di.  Si eshte rregullorja e Nobelit?

 

Jo Nobel i jepet organizatave dhe individeve , e kam permendur dhe me lart. 

Me realiste se ato te tjerat ne liste, qe do te na vlenin dicka.  Influencon USA te na japin nje cmim qe ta fusim ne *&%^^$^%$%  del Edi si gjeli te na perfaqesoi, paqesori i madh, fitore e madhe.

Nese kjo qe propozohet eshte e vertete atehere Rama duhet ta firmose pa nje, pa dy. Duhet me qene i cmendur te refuzosh 12 miliarde $ dhe potencialin per tu shnderruar ne nje komb te fuqishem ne rajon dhe me gjere. Sigurisht ka edhe risk por benefiti eshte shume me i madh aq i madh sa mund te jete shansi i fundit per te bere jumpin dhe per te kapur qindra vite te humbura. Risku per mendimin tim ekziston vetem ne rast aksidenti por edhe ne kete rast do jete i izoluar. Keto nuk jane arme berthamore por kimikate. Ky popull po ha trangull me 10 fishin e pesticideve, domate qe skuqen brenda nates, tym makinash me nafte, pluhur pa hesap nga ndertimet, ushqime te skaduara etj etj. Ed Rama make the fucking deal. Tafti bafti kemi 100 vjet qe jetojme, ta bojm edhe nji te fundit dhe me shprese tek zoti dhe tek superfuqia e botes zari do rrokulliset sic duhet kesaj here.

 tamam si lojtar i regjur kazionje e ke shkruar kete koment lol

O dajosho, fryji icik atij zarit para se ta hudhi Rama. Se nuk i dihet, bo vaki ia shton shancet per te ra aty ku duhet.

Nejse, seriozisht tani, nuk eshte pune te hudhme zari pasi nuk ka asnje oferte te ketij llojit me siper.

S'ka lidhje spiritus, pjesa e bixhozit ne ket deal eshte shume e vogel. Perfitimi eshte teper i madh NESE eshte i vertete. Mjaft me histeri. Si ne cdo biznes behet cost-benefit analysis dhe per mua peshorja anon fort nga benefiti. Mos harro qe cdo biznes ka nje doze bixhozi brenda.

Keto arme kimike ne qoftese do te isha une ai qe do te vendostesmileysmiley do te propozoja ti demontonin ne Siri. Me qe ra fjala tek Siria, militantet e alkaides, kishin prere nje koke njeriu gabimisht dhe kekuan falje perpara publikut (!!) Cfare populli diametralisht i kunder me shqiptaret?!! Prandaj ne qoftese ekupton kete amerika, me mire tjua leje sirianeve kete ceshtje! Pa merak fare, se ata nuk behen njerez kurre ! 

shhh..Rama.

Ku ka dal? Ne cfare TV?

Fqinjet na thone ti themi JO ofertes.

Mendoj se duhet ti themi PO,nese ofetra eshte ajo qe paraqitet.

Link live?

Une jam dakort qe Shqiperia te ndihmoj ne procesin e paqes me ekspertet e saj te shkelqyer.

po flet Rama..degjohen protestuesit ne sfond

Rono, flm per linkun. Humba vetem 5 minutat e para. 

keq fillimi smiley

e nisi me 11 shtatorin
ka pranuar me duket

FORCAT  RENEA  KALOJNE NE GADISHMERI # 1 

tha JO

Ti gezoni helmet! smiley

ka thene PO

Rrenjasiu u mendua Thelle , vuri duart nen mjeker e treti veshtrimin... Larg e Larg merguare/ tre male kaptuare ...dhe ja dha .....the biggest ...smiley

Popull Plehraxhi i PPU ..Harruat qe Hapin e Pare te Europes ne Shqiperi ja Dedikoni Firmes GABI !!!!

Qe ekziston nje pjesmarrje me Kushte kjo eshte padiskutim .Cilat jane ato Reale ?

Shume pordhe nga PPU-istet ka per vlerat qe ka Shqiperia kjo Grope Haleje dhe Bordello Morale e Financiare e katandisur nga Berisha e Klani i tij Hajdut e Bandit . Dhe kjo nuk eshte Turp e Fatkeqesi te njohesh Veten .Fatekeqesi eshte te mos dish te dalesh nga kjo Gjendje aq me teper kur kete Mundesi brenda asaj qe JE ...dhe duke te premtuar nje HOP e Pastrim del edhe me i Lare !

Ne Shqiperi per kete Rast ka dominuar Histeria dhe jam dakord qe Demi nga shpellaret eshte BERE . Le tepresim Vendimin!

PO a JO?

S'po merret vesh tamam nese tha po apo jo, por PD po ha nje te trashe me duket.

tha jo, qe ne fjaline e dyte; tha qe ne princip nuk mund te thoja jo, por teknikisht, ne e kemi te pamundur si vend nje angazhim te tille

Nese keto pika jane te verteta ja vlen qe cke me te. Oferte e parefuzueshme. 

Po

Di gje njeri pse tha Arvizuja dje "Genc Pollo ka nevoje t'ia kujtosh disa gjera"? C'lidhje ka Polloja ne kete mes me Ameriken?

Rama duket nervoz.

Tha që ne nuk ju ndihmojmë dot nëse ju nuk siguroni transportin, teknologjinë dhe ekspertët. Që dmth se ne kemi vetëm territorin.

ne fakt eshte surprize, nuk dihej kjo.

Me duket si jo , thote smund ta marr vendimin vete une

 

Shiko po kane thene PO vetes se vet ja ka fut.Se qe armet s'do vijne ne Shqiperi ajo dihet. 

Pse?

Do i le njerzit rrugeve sa te iki Ed Rama dhe do krijoj destabilitet deri sa dhe nderkombtaret te mos keni siguri per te cuar. Nderkohe qe Shqiperia hap mbrapa. Po une jam e bindur qe minimumi Parlamenti do votoj Kundra.

Jo, do luftohej me oferta te tilla e do t'u ndryshohej mendja. Me kete fjalim tani po ua ndryshon mendjen shumices. Po thote qe s'do te vinin armet, por vetem lenda kimike, qe nuk shperthejne vetvetiu pa arme, dhe mbetjet e procesit do te nxirreshin nga Shqiperia e pajisjet dhe ekspertet do te perdoreshin per ndotjet qe ka ballshi e gjithe shqiperia ne cdo cep. Mua me duket me leverdi. Dje isha kunder.

Ku eshte Ronismiley?

Po sikur te thote Rama jo, a do ti thoni juve bravo? (Ne 15 Nentor)

Po sikur te dali qe kjo aleanca eshte genjeshter, a do dilini ju ti thoni Rames bravo? (Ne 1 Prill)

Ngordhi i shkreti duke u munduar ti beje njerezit ti thone Rames bravo... po ku dime ne derrat sec ndere po na bene Rama?

?

IK PILU!!!

Rama paska kerkuar qe pas armeve te Sirise te pastrohet gjithe Shqiperia nga mbetjet prej ketyre eksperteve e mbetjet e ketyre armeve te dilnin nga Shqiperia. Por paska thene jo me duket. Paska qene humbje e madhe. smiley

po pra, u mb yll ai muhabet. I ka te gjitha ne kushtore, pra : nese, nese, nese...  do kishim pranuar.

por ka thene JO (dhe po thote JO ) - dhe e shpjegoi se gjithshka ka ndryshuar nga mesdita e djeshme

Sa i merzitur duhet te jesh ti Stalker... deri dje ne tregoje qe keto armet jane nje mundesi e arte per shqiperine... nejse, prit sa te interpretohet mire Rama perpara se te formosh nje opinion.

Po ti pastroj vet plehrat. Pastaj keta partneret duhet ta na ndihmojne edhe pa na kerkuar gje.

jo jo, asnje partner nuk do na ndihmoje. pse, na kane ndonje borxh ?! se eshte dhe turp me na nigju njeri (po thuj shyqyr qe shqipja nuk eshte gjuhe shume e perhapur e s'na kupto njeri)

cfare lidhje ka borxhi? pastrimi nga mbetjet kimike te armeve te shkaterrimit ne mase eshte kauze boterore. me kete pune merren organizata nderkombtare. pse kot e moren nobelin? 

Ehu e kishe mirë ti, jemi mësu të llastum ne! Pasardhës të Skënderbegit, entitled për të na ndihmu të gjithë. 

Vallahi sa cereku i Greqise te na ndihmojne, se nuk duam me.

Ekspertet do t'i merrnin mbetjet me vete kur te iknin. Por paska thene jo. Ha mut tani e mbytu me mbetjet e ballshit, elbasanit, e vazhdo me numrin e larte te kancerit. Se tani s'te vjen me njeri te t'i pastroje.

Rama po shkruan live vellimin "Kurbani 2".

fiks

e paska qenis mo , jepi hakun smiley

Sa do thoja qfar hartimi gjat

Po apo  Jo? Shqip flisni e shqip nuk kuptoni. lol

Jo, me shume deshperim.

Really?!! Ok, no soup for Albania!!! 

"o derra te kenaqur migjeniane"

po ben qepaze Salukun !! Po nxjerr dufin qe u detyru ti thote JO amerikes.

 

Me duket se me ndihmen e Amerikes tani do ta haje vendshe Sala. Se c'tha Arvizuja dje per Genc Pollon. Me duket se kane te palara e do t'ua nxjerrin. Prit kur t'i plasin brenda tani.

ti thu qe ambasadori amerikan dinte shkelje po i ruante per t'i bo publike tani qe ju cenuan interesat? po ky eshte shantazh dhe denohet me ligj, ti e di kte apo jo? se dukesh i formum kshu. me siguri naj harvard do kesh mbaru

Une s'dhashe fakte. Dhashe hamendesim. Sigurisht qe i dinin keto gjera, sic e kuptove nga Wikileaks. Pse e tha tekstualisht ashtu, ke ndonje shpjegim?

Ky robi esh high smiley

s'ka faj sot duhet

fitoreeee! Islaaaam, fituam. Fituam Islaaaam!
Qesh dhe ti xake, pse nuk qesh dhe ti?

Partia jone duhet te nxjerre mesime Kryetar se c'do te thote ta ndash mendimin me Histerine Popullore.Pa tjeter qe gezohem sepse dua ti shoh Keto Parti Thelle e me Thelle me Keq qe te riufmfoje Partia Jote dhe Jona e te Tredhurve Mendore !

Do e kete per Fiqon ate se po ofron dhe gojen smiley dmth dicka me te avancume me te "kafshume " jo vetem me te puthme . Eke ritstilin Kryetar ke fillu me ofru te rij gjith frymezim smiley

Ju la ne balte o i nderuar.

Edhe une si Saliu tha arrita ne te njejtin perfundim smiley

ky eshte drame' fare - ca humbje per shqiperine ky rast ! 

Ne shanim Saliun dikur - boh !

Fjalimi me patetik i historise i Rames.

Normale. Ka ndaluar gjithe vendi per ta degjuar. Sala me sa duket ka per ta ngrene keq. E tha mire. Ju them bravo qe protestuat, edhe pse e keni gabim, sepse deri dje kishit frike te protestonit nga Sala. hahaha, iku dhe Bashkia Tirane. lol

ti je psiko. Nothing personal.

 

Na qenka gjalleruar shoqja Boisa nga Puka ...smiley

rama tha PO

por do tjua perpjestoj ne menyre te barabate 1300 ton/1.000.000 per militanterobervotuesit e tija

ndersa roberitmilitant te pd thon se ndihen te kenaqur qe pd--istat nuk do kontaminohen

te barazlarguarit than larg helmin nga bytha jon

Tha PO apo Jo se nuk po e marrim vesh tani?

 

Jam me merak sa ke mundur te marresh vete dhe te mbash per Xhibolen !

"Shtetet e bashkuara nuk vrasin njerez" - ik se tallesh!!!

pse kaq shum....ne e japim (me fal, i marrim) vetem per vizat

Po apo jo?

Ne rast se po, pergezimet e mija per kete mundesi te arte. Kishim konkurrence te eger nga vende me te pasura si Norvegjia apo Franca, por ne fund ja dolem.
 

Zoti na rujt prej Hutimit Kryeministror !

Na coi 1 shekull mbrapa !

Gjithe linqet qe ka postu Stalker per ta pa live kane crash. Ding it!

Le qe me mire te mos ta degjoj. Eshte bere patetik fare. Ku ta gjesh Meten, flet si politikan per se mbari.

Na thoni cfare vendimi ka marre se sa e ndoqa per 15 min. nuk kuptohej. Bah!

Vetem ne fjaline e fundit u kuptua. Pjesa tjeter ishte patetizem tipik.

ti kishin cu ne fush-arrez...pa rrezik, pa dem

shqiptaret i ngjajne nje koleges time qe thote "une nuk hypi kurre ne avjon se kam frike se mos e rrezoje piloti". Dhe s'ka udhetu kurre me avjon!
kur i thua "po piloti do vdese per vete", thote: "puna eshte mos vdes une"
 

Cfare ka vendos mer???

e tha JO ne fund

JO

JO me ne fund. Shyqyr.

jo
mbani plehrat e ballshit dhe elbasanit tani
s'ju vjen me njeri t'jua pastroje
Berisha e Basha do ta hane sa krahu tani. lol Te pakten te pastrojme dhe keta plehrat.

Shumë mirë!

shqiperia e ka te pamundur te perfshihet ne kete operacion.

po nashti...

cfare bllofisti !

e vrau qe e vrau prap veten Meçja !

JO JO JO  fitore JO

All right. Shperndahuni tani e qetesohuni. Endrra e keqe mbaroi. Ufaa nuk vdiqet, helmuat desha me thene smiley

 si nuk kisha nje Nikon te fiksoja castin  historik para kryeministrise smiley

smiley. Do ishte foto historike. lol

Lazarati sfidon Ramen, pranon oferten per armet kimike. 

Nuk ka akoma nje prononcim nga nene Ferideja dhe Azbi Kasaj...

smiley hahahah

si JO mer.... do rrij shqipria si mut..

me ca miliarda kullandrisemi ne

YES WE CAN SAY NOOOOO

 

Fitoj popullin humbi Ameriken cqr

 

Ca Note merr RAMA dhe qeveria qe degjoj popullin ?

Ka fituar Shqiperia ,ka fituar Shqiperia

Aleanca e Kellufave te Shpuar! 

smiley

 kapo - 15 Nëntor 2013 - 17:05 k

FORCAT  RENEA  KALOJNE NE GADISHMERI # 1 

Vlash - 15 Nëntor 2013 - 17:09 

Ti gezoni helmet!  

boisa - 15 Nëntor 2013 - 17:10

ka thene PO

July_21 - 15 Nëntor 2013 - 17:12 

Po

vlora - 15 Nëntor 2013 - 17:18 

Ku eshte Roni [smiley] ?

1 PËRGJIGJE

muhametali - 15 Nëntor 2013 - 17:21 Permalink

Po sikur te thote Rama jo, a do ti thoni juve bravo? (Ne 15 Nentor)

Po sikur te dali qe kjo aleanca eshte genjeshter, a do dilini ju ti thoni Rames bravo? (Ne 1 Prill)

Ngordhi i shkreti duke u munduar ti beje njerezit ti thone Rames bravo... po ku dime ne derrat sec ndere po na bene Rama?

o Rono, o klluf i pashpuar, po arsyen perse tha JO e kuptove gje? smiley

boisa - 15 Nëntor 2013 - 17:10

ka thene PO

smiley

Nashi meqe me kaloi emri ne fleterrufe, ate kllufin tim merre mbrapsh se po 'ku eshte roni' ishte ne kontekstin e 'false konspiracy'. Wag the dog qe e permenda 9 dite pas teje o tyryryry! Pasi u kuptua JO ja

me fal...nuk te kam kuptu!

Ueeee ca diletantash, e bone lomsh gjithe dynjone, nuk sqarojne dot miletin ca eshte kerku nga Shqiperia, cojne nje popull te tere ne histeri, sipas vete fjaleve te tyre kjo, sikur ja ka kush borxh, sorollasin aleatin tone kryesor dite mbas dite, shajne ofendojne popullin e vet, skifo e gjalle, qeveri e neveritshme.

Une isha skeptik kur Emigranti thoshte:

Me Germa Floriri Ka Per T'u Shkruar Emri O Edi Rama!
 

Por historia i dha te drejte kesaj shprehjeje.

I pari Lider shqiptar qe i thote JO Amerikes, (pa prishur marredheniet diplomatike, dhe pa futur vendin ne lufte civile). 

 

smiley

Po ce duartroket kot, ai i tha PO dhe e detyruan pastaj ata te PD-se dhe aleati i vet Meta tju thote JO, ku qendron heroizmi ketu?

Le te thote Njemijehere JO . Ka po aq menyra per tu bere Realisht .Po puna eshte qe Rama nuk duhet te flase si i Sigurte . Ky sistem e pjell Korrupsionin cdo ore e cdo minute .Ne vend qe ti fuste Legalisht , Denjesisht e si partner ne kete Porces , do angazhohen Vllaut dh Bathorasit per "me bae bixnes or tie "

Tanime Listes se zeze te te Kerkuarve te Krimit Shqiptar do i shtohen edhe Pjellat e Saliut neper Bote ne fushen e Kontrabandes se armeve Kimike jo vetem te LHL !

Shume i trondit duket. Paradoksi me flagrant:
thote "u thame qe parimisht jemi pro por nuk kemi kapacitetet", pra ky pergjigjen e ka pas te qarte, pa qene i influencum prej protestave. Pastaj shkon dhe e pergenjeshtron veten kur thote i irritum: "une s'do t'u tradhtoja kurre; asgjesimi kimik do pastronte gjithe shqiperine anekend"

Pa kurrfare dyshimi, po te mos ishte presioni i publikut do te kishte thene Po. Besoj qe deri diku shpresonte qe reagimi do te vinte nga PD dhe kshu do ta kishte me te lehte te kundershtonte opoziten. Por kontestimi erdhi nga shoqeria civile, cka nuk e priste dhe perballe se ciles u dorezua. 

Tani specialistet do ta justifikojne kete si nje levizje e mprehte e Rames, por realiteti eshte qe turma mposhti qeverine. 

p.s. te fala Arvizu

Thelbi pertej hartimeve dhe figurave letrare eshte, qe qeveria u dorezua perballe presionit te  opinionit publik.

Tani po e kap prape tv A1 ketu ne internet. Komentatori thote qe i ka thene "JO".

A konfirmohet o peshq, se vallaj nga fjalimi i Rames (pjese-pjese) s'merrej vesh gje? Pjesa me e madhe e fjalimit ishte nje forme "PO"-je!

JO, -tha

Pikerisht, gjithe fjalimi ishte nje PO, por e ktheu ne JO ne fjaline e fundit. Mua me shpetoi gjate fjalimit arsyeja perse ky vendosi per JO. Gati dukej sikur po e bente per inat.

Mua me shpetoi 

ehhhhhh kshu te shpetoi dhe rezultati i zgjedhjeve te 23 qershorit...per pak!

se mos na zhdukesh prap per nja 3-4 muj???

Une e degjova dhe e tha jo krejt ne fund te fjalimit.

Ne rast se kjo eshte JO, atehere bravo shoqerise qe u pergjegjesua per kete ceshtje e mbase mbyllet me kaq.

Ne rast se kjo eshte JO,

smiley

Ka thene shqiperia nuk mund te perfshihet ne kete operacion

Sh mire,

le te fusi Turqine ne BE Amerika, se ka sh me teper kohe se ne qe po pret. smiley

Sh shije te hidhur gjithe ky muhabet, po me kaq qofte. Me kete rast te tere sikur u poqen nga pak.

Dihej qe do thosh jo. Nese berisha ka nje te drejte per ramen eshte vetem ajo kur thote se Rama eshte nje politikan dhjaks...

smiley  smileysmiley

Dihet që Shqipëria një trim ka pasur.

kryeministri ka bere mashtrim publik-thote Halimi PD-se.Vendimi ishte marre.He pike e zeze.

E pike e zeze. Keta edhe ne terheqje, mesyjne smiley

edhe mund te jete e vertete. dihet qe PD e ka pergju historikisht ndertesen e PS, aty ku jane bere bisedimet. edhe aparaturat e pergjimit mund t'i kene ne kryeministri, kush tha qe si kane smiley qeveria merret me ngjyrat dhe madhesine e tavolinave qe trasheguan. 

Hej o cuna para se te komentoni ketu mereni per detyre shpije fjalimin, ndegjojeni disa here e pastaj te diskutojme. Ndryshe prape idiotesira do te thoni. Peshq budallenj! Ore me tere mend a ka ndonje peshk te zgjut ne oqean?

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).