Kjo është paketa e 5 pikave të ofertës amerikane e hedhur ditën e djeshme në tryezën e bisedimeve, sipas burimit diplomatik të DITA -s. Edi Rama duhet ta shqyrtojë e të vendosë. Deri dje Edi Rama nuk ka thënë dot as Po e as Jo, ndaj kësaj oferte, por njerëz pranë rrethit të tij të ngushtë njoftuan se Rama anon për shumë nga “JO”. Një aludim të tillë bëri dje dhe “Zëri i Amerikës”, i cili ndërsa thoshte fillimisht se qeveria shqiptare po përgatitet për mos pranuar lëndët kimike, citonte më pas në një përditësim të lajmit duke shtuar se “qeveria nuk ka i ka ndërprerë negociatat”.

 

Paketa amerikane e hedhur dje në tryezë:

1.Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2.Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3.Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4.Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave.

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

Marre me shkurtime nga Respublica.al, qe citon gazeten DITA.

538 Komente

Se mos ka thon PO ore, ashtu te mcef neper rreshta!? smiley

TA GEZONI OPOZITEN ANTI-AMERIKANE!!!

smiley

te shkretet ne qe ngelem jetim tani smiley

Shyqyr shpetuam.

Bravo miletit qe mbushi rruget.

Bravo dhe Rames qe i degjoi.  

Turma para kryeminstrise tu bertit Rama-Rama smiley

 

Nuk ka të drejtë juridike të thotë Po. Shqipëria kaloi nga demokracia në Tirani!
 

                                                                                                        - Av. S. Ngjela

Sa te hum kto tv shqiptare, po fut o daj naj reklam çdo tre fjali smiley

O ça te dhime i ka bo Sales e Bashes!!!!
Per Ramen kjo ishte win win situation. Shife pak sheshin e protestusve ambientaliste e lane zhul

Fajin kryesor per te gjithe kete peshtjellim e ka vete qeveria. Nuk kishte pse nxirrte asnje sekret ushtarak, nderkohe qe paralelisht informonte me qetesi popullaten per sa tha Rama sot. Une kam kaq dite qe e perseris, nuk ka menaxhuar situaten!! Ne fund po bejme nje figure shume te shemtuar me boten, tamam republike bananesh!

Vendimi per mosardhjen e armeve kimike ndoshta eshte me i drejti, por do te kishte qene shume here me mire sikur te ishte marre pas nje analize te detajuar te politikes dhe te eksperteve, e jo keshtu, nen presionin e turmes!! smiley

Per PD-ne nuk prononcohem jane te pakualifikueshem.

 

...nuk ja kishim borxh Rames qe na prishi gjumin per me shume se nje jave.

Mgja ne fund te dites  nje fitore e qytetareve, nje fitore e demekracese se drejtperdrejte  ne shqiperi.

Te ishta Sala kishte vrare kater te tjere. Iku Sala, u beme me demokraci.

Protestat duhet te vazhdojne nese vendi tjeter i propozuar eshte Kosova. Per mua eshte skenari me i tmerrshem,duke menduar situaten e brishte te Kosoves.

Po kushedi i japin Nobelin per Paqen moj shoqja Dora, si edhe ato bonuset e tjera qe tha Rama. Ndoshta kosovaret nuk jane kundra, a e di ti qe sikur nuk ua kemi degjuar zerin keto dite?

Me vjen keq,por gabohesh. Ne Prishtine ka pasur protesta masive ne mbeshtje te Shqiperise. Sidoqofte mendoj se Kosova ka nje problem, qe s'thote dot Jo leshtesisht, sepse ka disa faktor shtese.Une shpresoj thjeshte te mos jete fare opsion.

Dje, Mesila, argumentoi paster dhe pa qendrime politike,  faktin sepse i duhej thene ''JO'' lendeve kimike te OPINIONI .Po sot, do ta pergezoje Ramen per vendimin qe mori ? 

"Rama nuk eshte burre shteti" - Aldo Bumçja

Turma ne kryeministri po brohoret ne favor te Rames, Berisha kerkon qe Rama te jape doreheqjen. hahahahahahha

  

    

Sali BerishaFITOREEEEEE!!!

RINIA SHQIPTARE NGADHËNJEU MBI MASHTRIMIN E EDI RAMËS. AJO, ME PROTESTËN E SAJ HISTORIKE, MPOSHTI NJËRIUN QË MASHTROI BOTËN, ALEATËT DHE SHQIPTARËT!

I BËJË THIRRJE EDI RAMËS, PËR HIR TË ZOTIT DHE TË SHQIPËRISË, JEP DORËHEQJEN NË QOFTË SE TË KA MBETUR QOFTË DHE NJË GRIMCËZ PËRGJEGJËSI DHE DINJITET. JEP DORËHEQJEN SE KUSH MBI KËTË TOKË, SHQIPTAR APO I HUAJ, NUK TË BESON MË!!

ZOTI E BEKOFTË RININË E KOMBIT TONË, NËNTORIN E BIJËVE E SHNDËRROI NË DHJETORIN E ETËRVE TË TYRE! SB

I BËJË THIRRJE EDI RAMËS, PËR HIR TË ZOTIT DHE TË SHQIPËRISË, JEP DORËHEQJEN NË QOFTË SE TË KA MBETUR QOFTË DHE NJË GRIMCËZ PËRGJEGJËSI DHE DINJITET. JEP DORËHEQJEN SE KUSH MBI KËTË TOKË, SHQIPTAR APO I HUAJ, NUK TË BESON MË!!

smiley

Aman ruajeni i pike sarin per kete qe pellet si gomar!

JO nuk do te thote PO!

Nard Ndoka

Nje dolli per Ramen!

Grazie a Dio!Nuk ka helme ...te paketn zyratrisht...U kry!!!

Rama iz da man. Way to go Rama. Populli te don me shume tani. Ca gallate atje . Thnx god is Friday 1here ! smiley

hahahahahahahahahhahha Berisha i thote Rames nga facebook-u - jep dorreheqjen.  smiley

Hajt urime! Koken lart e mos pranoni me qen dele se s'ka c'na ben njeri kur e themi qarte cfare duam.

Me pak dhimbje po bravo dhe Rames! 

O Tironso, tani qe u morr vesht sesa e lehte ishte dhe se cfare kemi humbur, prit kur ti thote Maqedonia Amerikoneve - silli tek ne -. Kon per njel si te dhime gjithe trushpelaret e shqiperise.

Shyqyr qe shpetuam.

Tashti lozni luftash sa tu doje qejfi me Saluk a pa Saluk. 

Me te vertet Histeria po i kalon kufijte Gjeografike . Flamurtaret te rendin drejt Kosoves .

Urime te gjithe Shqipetareve qe Kuptuan se cfare domethene menaxhim i shoqerise ne menyre Dinjitoze .Urime dhe Forces Politike ne Pushtet qe di si ti ta trajtoje shqetesimin qytetar megjithse t perfshire ne Histeri !

Urime dhe Lopeve te Lulashdashkurbanit te Bashkise per te mesuar se c'do me thene perzenje me shpulla njehere e pergjithmone e Berishes dhe Jozefperckes nga Shqiperia e jeta Qytetare .

Urime dhe Opozites qe eshte paralajmeruar se ndryshe nga Koha e Sqeperve dhe Dhive tashme do flitet si Qytetare Normale te nje Shteti Normal per shqetesimin e tyre pa Ulerima e Blegerima dhish e sqeperish .

Shqiperia tregoi qe po Rilind Qytetarisht si per PO edhe per JO -ne e ketij Fakti Historik ne mardhenie nderkombetare !

Tani te dalin te protestojne ata qe deshen qe kjo gje te behet  smiley   

Dhe ata qe s'deshen duhet tu paguajne 12 miliard $, dhe cmimin Nobel.smiley

Sa komplekse jane gjerat !  Ndodhi nje perjashtim (e vetmja lufte çlirimtare -ajo e Natos ne Kosove- ne historine moderne te njerezimit, e para dhe e fundit si e tille !) , u ra ky fat shqiptareve, por qe solli edhe pasojen kolaterale te saj tragjedikomike : te perkedhelurit si kone !

populli pellet, qeveria ndegjon

Kjo nuk do te thote qe te mos i lani me duret me sapun smiley

 

Fytyra e Arvizu smiley

Mund te vijohet diskutimi ketu, meqe kjo teme vajti dy faqe. 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).