Atë që nuk kanë mundur ta bëjnë drejtuesit e pushtetit vendor, e kane realizuar emigrantët të cilët me të ardhurat e tyre i kanë dhuruar Pallatit të Kulturës në Rrëshen një pamje tjetër.

Godina e armotizuar sot është kthyer në një ambient me kushte optimale për të meriruar vërtet emrin që mban dhe rëndësinë e veçantë që ajo ka në vetvete.

Në restaurimin e kryer me donacionet e emigrantëve, është ndërhyrë jo vetëm në pamjen e jashtme të tij por edhe në ambientet e këtij pallati, madje për herë të parë është çelur edhe salla e arteve figurative.

Drejtori i Pallatit të Kulturës, Gjergj Marku, thotë se me ndërhyrjet e kryera ky insitucion ka ndryshuar pamje, duke teëhequr edhe vëmendjen e vizitorëve.  Restaurimi i Pallatit të Kulturës në qytetin e Rreshenit dhe kthimi i tij në kushtet bashkëkohore, ka bërë që të gjallërohet edhe jeta kulturore dhe artistike e kësaj zone.

72 Komente

bravo

Bravo i thone qytetarit qe e lyen vete Bibloteken e qytetit!

wow, nuk qenka privatizuar akoma pallati i kultures ? Ah harova se atje akoma s'ka hy demokracia. 

maloke ata ti kuazo, jo si ne permet ku qytetaret donin kishe

Emigrant me #kulture nga Rresheni nuk besoj se ka, kshuqe lajmi duhet te korrigjohet menjehere. 

Eshte komplot te them, komplot. Nuk bo vaki te kete kshu burrash ne Rreshen. Me siguri eshte filmuar diku tjeter. 

rri se ka te drejte. Dhe une si ty mendova ne fillim po kta veteranet e mirdites flasin per kulturen e zones

Po ti,si,c'a qysh??? I kena meremetu shpellat mer,s'i kena sic kane qan!

Pjeter me musteqe te kuqe, me ke pyet nji here per problemin e jugut dhe veriut si problem fals.

Mbaje me shnet tani Endrit jugorin me kulture te modhe mer jau.

Keshtu kuptohen gjerat, kur i provon ne lekure, pastaj behen teorite.

Endrit jugori,s'asht jugu mer,po dhe ky s'asht djali i keq,thjesht ka nje perceptim te deformum i ndikum prej ideologjise cecenore. smiley

Resheni eshte nje qytet i vockel,po mjaft simpatik, dhe kur them mjaft simpatik,e them nga kendveshtrimi i nje jo vendasi.Me ka qellu ne kafe me nje ingjinier nga Tr,para 2-3 vjetesh,dhe ai kishte ngel i befasum, - s'e kam mendu kurre qe ktu mund te hynin gra dhe vajza ne kafe, me pat thene,dhe arriti deri aty qe me tha, se i vetmi ndryshim nga Tirana eshte se ktu nuk sheh femra ne timon.Nejse,e egzagjiroi pak kur tha kte te fundit,po dhe ai si Endriti ishte pergadit me pa njerez shpellash.

Jemi njerz qe e dume shtetin.Ne 97 nuk eshte thy nje xham,dhe xhiroja e famshme e qytetit ne vere (si xhiroja e te burgosureve) nuk eshte nderprere dhe pergjate asaj periudhe. Kur Harasani i kyqte dritat vetem per ata qe paguanin,ne kishim 24 ore drita,ndersa Laci e Lezha veten 5-6 ore,sepse paguanim 95%

Jemi dy ore larg Prishtines, nje ore larg Tiranes dhe 20 minuta larg detit.Ka depo te ish ndermarrjes se grumbullimit sa te dush bosh, qe mund te shfrytezoheshin per te trehequr ivestitoret e fasonerise.Po te zbutej problemi i punesimit do ishte vend i jetushem.

Pjeter, e di qe interneti e veshtireson icik po kuptoje kur e kam seriozisht e kur jo. smiley

smiley interneti kohe e veshtire,s'di i varfri njeri se kur flitet seriozisht dhe kur jo. smiley

Edhe para internetit, me te qeshme e me te ngjeshme ka qene.

Ruaju nga djemte e mire qe kane nje çike kafke te deformum.

Nuk ka me gje te keqe kur te kafshon delja me nofull nje çike te deformume, se per ujkun eshte ne natyren e vet te kafshoje me nofull te persosun.

Ore, me kane treguar, (muhabet mçeftas) kur kam qene ne Rreshen atebote, se ne sarajet e Bajraktarit kishte nje biblioteke shume te pasur, para se t'i gjunin per lishon me top e t'i rrafshonin dyst me token.

Apo me kane rrejte diversantet, Nrek Luca?  

 

Sarajeve te kapidanit (jo bajraktarit) u kaloja per afer femije,rruges kur shkoja ne fshat.Te ngritua ne nje koder dominante ne Orosh,ato mure qe kishin ngel ne kembe, me ngjanin si rrenojat e nje keshtjelle te nje kohe te larget.Nuk e di per biblioteken,ajo qe di me siguri, njerez te shkollum me nje kulture domethense,nuk kane dal nga ajo dere.

o pjeter, ti kalon nga pallati i kultures se bejne kafe te mire, apo lexon dhe ndonje liber te bibloteka me raste..smiley

Dikur i hyja skedarit te nje autori dhe i nxirja funin smiley.,tash rrej veten e blej nga nje liber kur jam ne tirane dhe s'e loxoj kurre. smiley

Po ajo dere eshte shujte fare, kishte mbet vetem Bardhoku, qe ka pas qene argat a sherbetor i tyne.

Apo edhe per ket me kan rrejte diversantet.

Gjon Marka Gjoni famemadh ka pas tre djem.Mark Gjomarku,i biri,ka qan moshatar ose pak me i madh me Bardhok Biben dhe eshte vrare ne 48-49- en nga forcat e partise. Ne 49-en,u vra dhe BBja si kunder pergjigje nga forcat e reaksionit.

pjeter, ne Mirdite jane bere ndryshime te medha, vecanrisht ne emancipimin e gruas, se me perpara ajo eshte trajtuar si sklave,Persa i perket arsimit dhe GjonMarkajve, kane qene te shkoluar jashte kane qen te pasur, por Mirdita nuk ka pas shkolla fare! Te kujtohet filmi "Komisari i Drites" ? smiley "forcat e reaksionit" nuk donin shkollat shqipe, dhe vajzat te mesonin ne keto shkollat komuniste ! smiley  vet keto, (forcat reaksionaresmiley &nbspsmileynuk kishin bere kurgja per ngritje shkollash! 

Shkolla e pare shqipe eshte hap ne Vele te Mirdites,me 1632 smiley Une e kam me te nigjume,jo lexu,po nje pohim te tille e kam rinigju nga Ledi Shamku Shkreli ne nje emision televiziv.

Shkolla e pare shqipe eshte hap ne Vele te Mirdites,me 1632

Po dakort .

Po 400-500 vjet nuk ndenji e hapur ajo, shkolla! smiley  se te kishte qene, nuk kishin ardh komunistet! smiley

 

dhe ne 1908 eshte hap gjimnazi i oroshit, dhe sa per femrat, natyrisht qe jan trajtu keq, por na asnje menyre me keq se ne zona te tjera te shqiprise smiley kur "komisari i drites" bente propagande per shkolla toger baba i partise vriste mesueset e oroshit. mos e merr historine nga filmat me partizan se del bllof smiley

Ehu sa koha ka rrjedh qe atehere, tani jane kthy permys pozicionet, jane diversantet qe hedhin me parashute arka me prezervativa ne rrafshin e Dukagjinit, ndersa Komisari i Drites ben konspekt Kamasutres per mesim seksi malsoreve.

Bashkepunim midis reaksionit dhe progresit. 

smiley

me emancipim kupton cucen e maleve?...aha' kuptoj ,je tu ba histori me komisare ....

Gazetaret Elkier Bushkolaj dhe Elvis Hila t'i futen tani edhe te mesmes meqe e paskan marre te larten.

Endrity, e ke te gabuar opinionin.Rresheni ka intelektuale, qe te " japin uje me bisht te luges" ! Une kam njohur disa prej tyre.Tek bashkebisedimi me ta duhet te jeshe jashte mase i kujdesshem.Sepse me shume " blejne" pe te marre vesh per cilesine e " mallit qe u shet".
Kur te njohesh prej tyre...do e japish te drejte

Bravo! Inisiative per tu pershendetur. Bravo dhe pushtetit lokal qe e ka lejuar inisiativen duke e formalizuar nga ana ligjore.

Bravo qytetarve te Rreshenit. Ky kryetari i bashkise e ka ba qytetin pak si Edi Rama po hajt mo.

bravo Rresheni! sa do jet gezuar pjetermustakuqi...smiley

Imagjino qe une i kaloj ngjit 10 here ne dite dhe kafen e masdites e pi te ish shpia e pionerit,tashme bar - kafe, dhe kte lajmin e mar vesh nga peshku smiley(Po t'mos komentoje ti,kam frike se as ktu s'do e merja vesh)

Tani vertet qe rresheni ka nje krytar bashkie qe po i sherben qytetit me nje perkushtim qe s'eshte pare kto 20 vjet.I vetmi k/bashkie qe s'ka pranu makine personale.E fillon diten duke i rene qytetit kryq e terthor,duke inspektu cdo cep te tij.Do thoja pa frike se mund te jete qyteti me i paster ne shqipri.Nje shofer taksie shkodran,qe ishte per here te pare ktu (kishte ardh me pru Eduart Jubanin per nje dasem) m'pat thene, se i kishte ardhe keq ta hidhte paketen e cigares ne toke,i impresionum nga pastertia e qytetit.Ka trefishu siperfaqet e gjelberta dhe ka rinovu lulishtet egzistuese.Ju nxiu jeten punonjesve te gjelbrimit gjithe veren,nga mgjesi deri ne darke me zorre ne dore duke ujitur per te shpetu barin nga zhuritja.20 vjet qe kerkush s'ishte kujtu se qyteti kishte nje muzeum.Megjithe vlerat muzeale shume te varfera,per t'mos thene inegzistente,ishte o pari qe rikostruktoi godinen e muzeut qe ishte gati te shembej dhe kthej bustine e Ndrec Ndue Gjokes (Dritan Shkabes smiley ) ne  piedestal.(Ndoshta kemi pas dendesine me te madhe te busteve ne shqipri per m/katror;Bardhok Biba,Pal Melyshi,N.N.Gjoka dhe i kudondodhuri Stalin,si dhe nje nga monumentet me madheshtore ne vend,ate te 4 Heroinave&nbspsmiley
Pallatin e Kultures qe ishte muhabeti, di qe i eshte rinovu ndricimi i skenes komplet.(kto qe thuhen ktu,s'e di per ca behet fjale) Pronari i Toenes,ai ish deputeti se s'po me del emri, ka dhuru nje fond te kosiderueshem me libra per biblioteken e qytetit. - je i vetmi kryetar bashkie qe me kerkon libra,- i kishte thene dhe do te ndihmoj me c'te mundem. E kam mik filan k/bashkie (nje nga qyetet kryesore te vendit) dhe gjithcka mund te me kerkoje,vetem libra jo.Administrata e bashkise e etiketon si psikopat,pasi u kerkon llogari per te zbatu orarin e punes.Rezultati;maron pune per 5',kur duhej te humbisje nje dite pune per te marre nje vertetim

Te gjitha keto me leke te mbledhura,si i thone,duke trokit dere me dere.Nje filjal banke e kishte "kercnu" se do ja hiqte rrogat e administrates se bashkise nga banka e tyre,po t'mos i financonin nje lulishte smiley

Po keshtu ka rezultatet me te mira ne mbledhjen e taksave,marun shkronjatsmiley

Me pelqen shume qe qytetet e tjera po fillojne te rigjallerohen dhe te ofrojne nje ambient te jetueshem, ndryshe nga Tirana katastrofike.

Kur i largohesh tiranes, por dhe Durresit, Vlores dhe Fierit madje, e zbret neper kto qytetet e paqme  te bie shpirti ne vend. Njerzit do donin dhe do duan perhere e me shume ti rrishin femijet aty, mes qetesise, ajrit te paster,ushqimit te mire, kusherinjve te vet, gjysherve dhe sigurise qe te jep qyteti yt. Ndryshe nga atmosfera skandaloze ne tirane, mes pluhurit, zhurmes, gjithefarsoj mileti, pasigurise, dhe kostos te rende financiare te jeteses.

Por kane nje problem te madh fare qytetet, cka e nxit largimin progresiv te njerezve prej andej.

SKA PUNE !

Po ska fare fare pune !

" Por kane nje problem te madh fare qytetet, cka e nxit largimin progresiv te njerezve prej andej. SKA PUNE ! Po ska fare fare pune !"

E sakte. Cka shpjegon pasionin, militantizmin e madh partiak te njerezve ne pergjithesi ne Shqiperi, sepse shohin politiken si menyre per te permiresuar jeten e tyre.

ndryshe nga Tirana katastrofike 

 Pashaportizimi , kontrolli administrativ ligjor dhe me rregulla te forta do te kishte parandaluar edhe katastrofen e Tiranes edhe ato te provicave dhe fshtrave te vegjel per rreth  qe " skane pune"

Pune ka, por,  kur ska shtet,  si do te kete pune,? 

Ta puthim kohen e Enverit -tha i shkreti,

Katastrofen e  keni peshqesh nga Berisha , qe e keni votuar dhe mbajtur gjate ne pushtet! smiley 

 

Idea jote eshte qe duhet kontroll levizjes se njerezve. Nuk e ke keq. Duhet disipline, kontroll, ndeshkim. Kush then rregullat, kush arratiset, duhet ndeshkuar rreptesisht. Kimi i Korese Veriut psh eshte shume i sukseshem ne kete drejtim.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-...

Ti po e egzagjeron dhe po e shtremberon idene time. Ska problem. Nuk te pengon njeri te shtreberosh idete e "kontrollit"  "levizjet e njerzeve (!!) qe kisha une parasysh. Sera juaj ( mesa kuptoj ) nuk e keni qef kontrollin dhe disiplinen e ligjit!, dhe sa vjen puna kur permendet kjo, menjehere ju shkon mendja tek KOMUNIZMI smiley  

Sa per dijeni shteti Kapitalist eshte shume me i forte, burokratik, dhe i ashper, me ligjin, me disiplinen, me rregullin sesa Komunizmmi yne, apo ky Shteti Demokratik shqiptar! smiley 

 Ne qoftese e lexon edhe njehere komentin tim nuk eshte ashtu si e paragjykon ti me Korene! Une spermenda levizje njerzish, permenda  dokuentacione, dokumentim, ligjor, ne administrata lokale dhe qendrore, displine ligjore. Kapitaliste sigurisht! dhe jo anarshiste alla shqiptarce ishte fjala!

Ti je i bredhur jashte Shqiperise  besoj, ke pare, qe zyrat, lokale, administrative ( se ato qendrore nuk meren shume me administrimin e zonave lokale, fjala vjen) kane ca rregulla, qe nuk te lejojne ty, te besh si te duash edhe ne qoftese blen nje prone private, pa u ballafaquar njere me dokumenta te tjera qe kontrollojne, ndertimin!. Ka kufizime te shumta, dhe nuk eshte aq lehete,,  te ndermaresh inisiativa private  psh, te ngresh Pallate, shume kateshe, se te pelqen ty, ose  edhe pse ti je milioner! Te levizesh si te duash ti, dhe ku te duash ti! Shteti ketu eshte solid! Kontrollon teritorin, pronen, publike dhe private, me dokumenta, me ligj! Nuk livadhis njeri si ne Shqiperi! Nuk zbret njeri nga mali fusha pa u siguruar deokumentacioni i nevojshem, dokumentat e blerjes, puna profesioni, adresa e meparshme, te ardhurat tuaja, ect e ct 

Nuk te lejon te levizesh kaq kollaj, me ndertimet, nga nje vend ne vendin tjeter, si ne Shqiperi psh!! ku hapsirat publike behen shume kollaj private! Ku okupohen zona te rendesishme, stradegjike, kulturore, turistike kombetare nga individe te korruptuar! Jashte nuk te le njeri te besh si te duash, me token me qytetin fshatin etj..

Ti si e shpjegon qe qyteti i Tiranes eshte "katastrofik" sic thote me larte Ruzhdia ?!! Si mund te parandalohej, kjo? 

Aha e nderrove pllaken me duket. Nga elozhet e Enverit, pasaportizimi, levizje e kontrolluar e ndryshove ne leje ndertimi, urbanizim etj etj. Mire. smiley Ironike me tingelloi se po e thote nje person si ti, qe fale lirise se levizjes e ka pase te mundur te emigroje aty ku deshironte. Komunizem mu duk mua. Ndoshta gabova.

Urbanizimi kaotik i qendrave urbane nuk mund te ndalohej, ashtu sic nuk mund te ndalohej emigrimi, sepse deshira e njerezve per nje jete me te mire eshte me e forte se cdo shtrengim i padrejte.

ishte shperthim ...dhjetra vite pa u lejuar te shkoje as ne qytetin me te afert te banoje....mendoj qe ne keto vitet e fundit eshte fiziologjike levizje jo me bum

ca o Rresheni - qytet apo fshat?

Qytet. Qendra e Mirdites.

Kte pytje bera dhe une se ne google earth sme del 

po mduket se esh anej nga shkodra bicim qyteze me cpo merret vesh ketu. 

Kush del e thote se Rresheni s'ka kulture? Aty kryesoka ne vota PBDNJ-shi. smiley

21 PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT 528 9.38 %

 

Votat per keshill bashkiak haperdahen ne at farfeje,sa PS,PD qellon te jene dhe force e trete.

Ky i PDNJs eshte nje mjek pediater,ish drejtor spitali,qen votash.Imagjino ,votat i "blen" me nderin qe u ben njerezve, duke mos u marr leke per vizitat e femijeve. smiley

Unë u çudita në fakt, Pjetër, sepse e pashë tek faqja e wikit që thoshte se në bashkinë e Rrëshenit, kryeson PBDNJ. Po kjo thashë, ça pune qenka? Vajta kontrollova më pas në faqen e KQZ-së për rezultatet, dhe doli e vërtetë. E më pas mendova se diku fshihet lepuri. Ka raste të veçanta të zgjedhurish, nëpër zona të veçanta, që nuk funksionon shumë sigla, sesa personi. Dhe ky do jetë rast i tillë, mendova. Shpjegimi tënd, bën sens.

 

I lumtë !

Sa bukur,me duket si anderr qe eshte realitet ne Shqipni....

Bravo i qofte atyre emigranteve te Reshenit. Kjo nxit edhe banoret aty, ta mirmbajne apo te dhurojne diçka per pallatin e Kultures se tyre, apo te punojne ca ore vullnetare. 

tesh ,nuk ma rrace inteligjente se mirditasit ,....pa shaka'..dhe shume te ditun...njerz qe fjalen nuk e leshojne kollaj.Ne vitet e partise e te komisarit per fat te keq u be edhe vend interrnimesh te nje pjese te inteligjences se shquar antikomuniste...kjo rriti ndjeshem indice te intelektualeve e te antikomunisteve.smileyMirditasit jane ok me te vertetesmiley

Gomar jeshil e mirditor budall nuk ka!

Shkodrane smiley

"Labi merr dashin me te mir, mirditori gjith kopene" Populli smiley

 smiley

inteligjente por te poshter

nuk ju zihet bese kerkund smiley

Mos fol per besen se te gjithe njesoj jane shqiptaret me njeri tjeterin, te pabese! Une habitem pse shani kot greket dhe serbet?! smiley 

varet nga experienca personale. s'ka pyll pa derra. etj, etj thot poplli

tek e fundit ç'do përgjithësim është i dhim. prap poplli.

mirditorët që kam njoft un 100% njisha.

Pse lodheni kot me fjale te urta dhe teori, qe ku e kini midis jush mirditorin tipik 24 karat: Pjetermustakuqi.

Ndrec alias Ndrea Prendin,nuk e njof megjithese kam rrethana miqsore shume te aferta.Djemt e xhajes tim e kane daje,bash vllain e nanes.Nga nje fshat i mirdites, ku han pula gure (spac),pa asnje lloj perkrahje, te emrohesh oficer ne Garde ku ishte ajka e ushtrise,them se do kete qan ushtarak jo i pazoti.Kothi e ka pas ket argument, njelloj si ti,per pabesllikun e mirditoreve.Me pat permen nje komandant garde - burre i dheut -qe paskesh zbraps turmen me nje paralajmerim.Ai komamdanti,ka pas per komandat R Aline dhe nen urdhera ajken e ushtrise,nder ta dhe Ndrea Prendin.Shto pastaj,sic e kam than dhe i here tjeter, qe perballe kishte nje lloj populli tjeter ,te lene trashigim nga komandanti i madh fare,te pamsum me ju turr shtetit e me friken hala n'both prej tij.

Ndrea Prendi,fakt eshte se nuk mundi t'a menaxhoje situaten.Kam frika se s'ka mundur te komandoje per asnje cast.Ndrea Prendi,ndryshe nga ai burri i dheut,komandant kishte Sali Berishen e nen urdhera do tropojan te forte.Shume terr ka 21 jananri.Ai syni i nxim qe dul te nesermen,s'po dihet mire, a u nxi mrena n'kryeministri apo jashte nga turma?Me ate formim qe ka pas,veshtire te besohet qe ka gjujt vete ne turme.

Jam i te njejtit mendim me ty Pjeter, 21 Janari ka shume mistere. E megjithate as Ndrea Prendi, as Pjetermustakuqi e as nje mirdtior nuk mund te jete perfaqesues i vetem i vlerave te pergjithshme qe ka nje krahine e tere. Ashtu sic Sali Berisha qe cirret e ngjirret si arrixhofke kurve qe nuk ka lene njeri pa peshtyre e intrige pa thurrurr nuk perfaqeson dot kurr krahinen me burra te urte nga vjen.

Ndoshta jane te verteta cfare thua. Nderrimi i tytes se revolverit s'me duket akt burrerie por burracakerie.

Pjeter,

Edhe shume nuk duhet te cuditesh e fort te veshtire ta besosh nuk duhet ta kesh. 

Kur perlyhesh me pushtetin gjer ne ate mase... 

Ku eshte kjo gjeja me emer rreshen iher. Se tingellon si noj humbetire me 35 banore. Pastaj ca do me thene 'pallat kulture'? Ato ndertesat tip komuniste? Akoma me keto gjera? Se fundmi, emigranteve i bie bretku e mezi mbajne familjet e veta pale per te tjeret kshu qe mjaft me perralla me mbret. 

u tha, u be. Por pallati kultures eshte nje koncept qe as amrika se arri dot, shoko. smiley Max max gjer ke kemjuniti center kane shku. Arsyet besoj i kupto vet ti. 

Dhe ku eshte ndryshimi i community center?

E gjeta ndryshimin! Ne Pallat kulture aktivitetet i ben "shteti", ne community center i bejne njerezit e organizatat e ndryshme.

Po ca lesh kulture amon, anej ma merr mendja robt e shkret mezi majn barkun me buk pale te mendojn per kulture. Le qe gjith malsia ka zbrit ne tiran iher. 

Po ca lesh kulture amon, anej ma merr mendja robt e shkret mezi majn barkun me buk pale te mendojn per kulture. Le qe gjith malsia ka zbrit ne tiran iher. 

Pjetri mund ta konfirmoje me mire por psh me sa di une kengetari Eugent Bushpepa eshte nga Rresheni.

Per ti rene kitares ka mesuar pikerisht tek ai Pallat Kulture qe po flitet ne kete teme. Me sa me kane thene mua, aty, femijet mesonin ti binin instrumentave muzikore si firzamonike, piano, kitare, çifteli, qe te vegjel.

Ps: Pjeter nese ke mundesi te na gjesh dhe te hudhesh ne YouTube (nuk e gjeta ne asnje vend) nje koncert Rock/Metal qe kam pare ne kasete nga nje shok para ca vitesh aty te ai pallat kulture duke kenduar kenget e Rammstein je i nderuar.

Pasi e pashe koncertin (para se te behej i njohur Eugenti) reagimi ishte "WTF!", kryeveper! smiley

Wow o moderatore e radhes te paska ardh keq qe paskam permend gardistin Prendi si mireditor te keq dhe ma paske hequr komentin tim? PO ashtu si ne cdo krahine ka njerez te keqinj edhe te mire, ka njerez te nencur dhe budallenj, ka servile dhe puthadore ka edhe trima. Fakti qe Prendi eshte ka Mirdita nuk perben ndonje risi per mua. Por legen burre eshte ama qe e drodhi si kurvat. E kush kryekomandanti i Gardes se Republikes.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).