Lajmi se qeveria shqiptare është duke shqyrtuar kërkesën e SHBA-ve për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës së Shqipërisë armët vdekjeprurëse kimike nga Siria, natyrisht që të lë gojëhapur. Është një nga ato lajme që fillimisht dukej tejet konspirativ për t’u besuar. Konfirmimi i tij nga ministri i Jashtëm shqiptar të vë përballë një realiteti që nuk e rrok as imagjinata, sepse ngërthen në vetvete tri paradokse të forta. 

Së pari, qeveria “Rama” mori si vendim të saj të parë ndalimin e importit të mbetjeve të parrezikshme. Arsyeja ishte se në kuadrin e kapaciteteve tona të kufizuara administrative dhe infrastrukturore, edhe mbetjet e parrezikshme në letër bëhen të rrezikshme në terren. Ky ishte një vendim i admirueshëm dhe u prit mjaft mirë edhe nga publiku i gjerë, që ishte shprehur prej kohësh kundër importit të mbetjeve. 

Në këtë kontekst nuk ka asnjë arsye përse qeveria shqiptare duhet të mendohet gjatë për të refuzuar importin e mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse nga Siria. Nëse ne rrezikohemi edhe nga mbetjet e parrezikshme, imagjino se çfarë rreziku na kanoset nga mbetje super të rrezikshme, siç janë armët kimike. Aq më tepër që eksperienca jonë me demontim armësh, siç ishte rasti i Gërdecit, nuk është aspak pozitive, edhe kur aty kanë qenë të përfshira kompani amerikane. Edhe eksperienca “e suksesshme” me lëndët tona kimike ka prodhuar mbetje që nuk dimë ku t’i çojmë dhe janë abandonuar në mungesë totale sigurie në Qafëmollë, sikurse tregon reportazhi i fundit i gazetarit Gjergj Erebara (Shqip, 4 nëntor, 2013). 

Së dyti, qeveria shqiptare po e trajton këtë problem si një çështje ndërkombëtare. Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) si dhe mjaft media shqiptare prej kohësh e kishin bërë publik shqetësimin për armët kimike, duke i kërkuar qeverisë të prononcohej. Ndërkohë, prononcimi bëhet në Francë, te një gazetë e huaj, siç është “Le Mond”. Ky injorim i mediave dhe shoqërisë civile shqiptare për një problem që shumë më tepër se Francën prek Shqipërinë, është alarmues. 

Heshtja e qeverisë në hapësirën publike shqiptare për një çështje kaq të rëndësishme vë në dyshim transparencën e vendimmarrjes. Aq më tepër kur politikanët e sotëm në pushtet akuzonin qeverinë “Berisha” dje se ishte jotransparente në vendimmarrjen e saj për importin e mbetjeve. Në këto kushte është paradoksale që qeveria shqiptare të mos i japë asnjë informacion publikut shqiptar, i cili informohet nëpërmjet prononcimeve të zyrtarëve shqiptar në mediat e huaja. 

Së treti, qeveria “Rama” po e shqyrton kërkesën për importin e armëve kimike në kuadrin e ruajtjes së marrëdhënies miqësore dhe strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ama pikërisht pranimi i kërkesës do të përbënte një rrezik afatgjatë për këto marrëdhënie. Ideja se Shqipëria nën presionin e SHBA-ve mund të pranojë armët kimike nga Siria ka ndezur një antiamerikanizëm të paparë te publiku shqiptar. Mjafton t’u hedhësh një sy blogjeve dhe komenteve në internet për të kuptuar se qytetarët shqiptarë nuk janë të indinjuar vetëm me qeverinë e tyre, por edhe me Amerikën, që i ka bërë asaj një kërkesë të tillë. Shumë prej tyre shprehin indinjatën se superfuqia amerikane po abuzon duke e përdor aleatin e saj të dobët dhe të varfër, Shqipërinë, si kosh për plehra toksike. 

Ndaj, nëse qeveria “Rama” vërtet dëshiron të ruajë dhe forcojë marrëdhënien miqësore dhe strategjike me Amerikën, do të duhej që një orë e më parë ta refuzonte kërkesën për importin e armëve kimike. Ashtu sikurse kanë bërë edhe shumë vende të tjera europiane, si Norvegjia. Përndryshe, servilizmi i tepruar i qeverisë do prodhojë antiamerikanizëm të tepruar në popull. 

Mendoj se ekziston një shpjegim për sjelljen paradoksale të qeverisë. Si shumë qeveri të tjera para saj, edhe qeverisë “Rama” i duhet të zgjedhë midis interesit afatshkurtër të qeverisë dhe interesit afatgjatë të Shqipërisë. Nga njëra anë qeverisë i intereson ta ketë mirë me SHBA-të, që nesër apo pasnesër të marrë mbështetjen e tyre për aksionet e saj politike. Nga ana tjetër, qeveria “Rama” duhet të ketë parasysh interesin e Shqipërisë, që nuk ka asnjë lidhje me importin e armëve kimike nga Siria. Te kjo kontradiktë buron edhe sjellja e çuditshme e zyrtarëve tanë. 

Deri tani qeveria duket se është vënë në siklet për t’u bërë qejfin amerikanëve. Për këtë qëllim ajo rrezikon të injorojë elektoratin dhe publikun shqiptar që e solli atë në pushtet. Ama, eventualisht qeveritë shqiptare janë rrëzuar ose kanë ardhur në pushtet nga elektorati shqiptar, edhe kundër dëshirës së europianëve apo amerikanëve. Ndaj qeveria duhet të njehsojë interesin e saj me interesin e elektoratit shqiptar. Për këtë mjafton t’i thotë jo importit të armëve kimike nga Siria.

45 Komente

O Blendo, amerikanet, kane zgjedhur/testuar disa shtete, por ne rastin e Shqiperise, qendron ana financiare qe i ysht amerikanet dhe zyrtaret e tjere te OKB, ( se amerikanet nuk duan ta personalizojne kete çeshtje, prandaj flitet nen kuadrin e UNO/OKB) , se ne Shqiperi mund te kushtoje me lire, se ne nje vend perendimor psh. 

 Ama, eventualisht qeveritë shqiptare janë rrëzuar ose kanë ardhur në pushtet nga elektorati shqiptar, edhe kundër dëshirës së europianëve apo amerikanëve. Ndaj qeveria duhet të njehsojë interesin e saj me interesin e elektoratit shqiptar. 

is it so? smiley

Këtu ja ke fut kot plako!

 

Nuk më duket. Vetë aleanca Rama-Meta, ka qënë e sponsorizuar nga jashtë, në kuadrin e së majtës evropiane - sa për të marrë një shembull të thjeshtë. 

Jul se kam thënë për ty por për paragrafin që ke sjell nga Kajsiu.

Na dolen dhe Amerikanet doren ne qafe por gishtin nga mbrapa. smiley

Rama si shpirt

E vërtetë. Do të na bënte një nder të madh veç, të nxiste futjen në burg të Berishit, që të na liroheshin duart.

 

 ahahahaha smiley yjet e gay-pride jeni

Hunter, eja dhe ti me ne..

Dolen me ne fund nga dollapi. Po nuk e di a i kane thene prinderve apo vec peshkut.

Eh mer gjem sa shpejt e ha karremin ti. Si helium e paske trunin. Me at tru emrin duhet ta kesh jo gjem po cironke. 

 

Gjem, eja dhe ti me ne...

Te gjithe jemi kunder ketyre armeve ne Shqiperi, kjo eshte e qarte.

Ama nuk eshte kaq e thjeshte sa c'paraqitet. Kajsiu po e redukton shume problemin:

Ndaj qeveria duhet të njehsojë interesin e saj me interesin e elektoratit shqiptar. Për këtë mjafton t’i thotë jo importit të armëve kimike nga Siria.

Really? You wish!

Eshte e lehte te jesh proamerikan ne kohe paqeje apo, aq me teper, ne kohe kur ti ia ke nevojen nderhyrjes amerikane. Por miku duket ne kohe te keqe. Te mos harrojme se Amerika na eshte gjendur ne momente kyc te historise tone. Dhe nuk i ka ardhur ne ndihme thjesht qeverive ne Shqiperi a Kosove; i ka dale ne krah kombit shqiptar. Si do te veprojme ne kur ata te bejne kerkesa ndaj nesh? Si do t'i gjendemi kur na e kane nevojen, per cfaredolloj arsyeje?

Prape, te gjithe jemi kunder ardhjes se ketyre lloj armeve ne territorin tone. Por te mos t'ia veshim kot duke bere analiza mbi hesape politike te kesaj apo asaj qeverie. Pse te ishte qeveri tjeter nuk do te gjendej perpara te njejtes dileme te pamundur? Kjo nuk eshte thjesht ceshtje e politikes partiake; as ceshtje vetem e politkes qeverisese; kjo eshte dileme me te cilen perballet politika kombetare. Ne kete gje jemi te gjithe si komb, per te mire a per te keq; e jo thjesht kush eshte ne pushtet.

E para kush na siguron se qeveria e kryekleptokratit Rama per te mbuluar paudhesite e saj nuk ka propozuar vete qe te marre armet kimike te Sirise? Shqiperia gjithnje ka qene e gatshme per te bere ate "extra mile" kur vjen puna te Amerika. Nuk kemi asnjelloj transparence, asnje informacion te sakte, vetem tym gazetash qe i nxjerr Rama sot e neser.

E dyta, qeverisja eshte dicka e veshtire dhe serioze, vecanerisht kur vjen puna ne raportet me vendet e tjera dhe delet e Rames tani po e kuptojne se cdo te thote qeverisje e ato brockullat qe nxirrnin kunder Berishes, sot duhet ti terheqin te gjitha, por Shqiperia duhet te mesohet te thote edhe JO kur vjen ne pyetje dicka me deme te medha dhe qe eshte sensitive per qytetaret.

si te thote JO ashtu si Berishovici jot plehrave? Ku eshte opozita, pse s'ndihet per kete ceshtje po na i mbeti mendja te 20 mij lekshat! 

Ke te drejte: nuk kemi informacionin e duhur per te dale ne konkluzione finale per kete problem. Ne kete llogjike edhe une po them se nuk duhet reduktuar ceshtja ne hesapet e nje qeverie. Eshte me e madhe se kaq. Ndonese, sic ndodh gjithmone, ne fund te fundit topi do t'i ngelet qeverise. Por eshte akoma per t'u pare se si e se qysh.

 

ekzakt! 

Jo bre lum miku se nuk eshte kaq mistike a kaq force e madhe sa na verbon drita. Kleptokrati Rama i ka thene jo Amerikes per gjera te rendomta, si psh. kur Amerika i kerkonte te mos bente protesta, te mos bente dhune ne protesta, te mos bojkotonte parlamentin etj. Ka shume mundesi qe ne mungese te transparences te kete qene vete qeveria e kryekleptokratit Rama qe ka propozuar dicka te tille dhe kjo eshte fiks te tallesh me njerezit. Rama dhe te tijte ndaluan importimin e mbetjeve te parrezikshme, kartona e kanace dhe tani kerkon te sjelle arme kimike. Me ke tallet ky? Me delet e PS se ne te tjeret e njohim qe heret. Ose Rama mund te beje ate tjetren qe tha edhe Basha, te mos marre vendim pa folur populli ne referendum.

Po tani argumentoje meqe e nise, se pse mund ta beje Rama nje levizje te tille? Pse nuk e ngre opozita kete ceshtje, se une si popull prandaj kam pozite dhe opozite. Nuk thashe qe eshte mistike por presion ka. 

Mangus po perpiqet te thote qe kjo keshtje duhet pare jashte prizmit partiak, ramiste, berishiste etj.

Eshte nje çeshtje mbi partiake qe prek interesat e te gjithe shqipetareve kudo qe jane (si komb). Sa here qe kemi çeshtje te tilla, sot dhe ne te kaluar nuk kemi aq B...e  qe ti shikojme jashte prizmi partiak. Ne mentalitetin tone jashte linjes se partise je tradhetar. Emocione del mbi arsyen dhe racionalitetin.

qeveria shqiptare po e trajton këtë problem si një çështje ndërkombëtare

Nga Kajsiu prisja ndonjë koment mbi përmasat ndërkombëtare të kësaj sipërmarrjeje nobeliste dhe mbi rëndësinë e vendeve zare si Shqipëria për funksionimin e "koalicionit të të gjindshmëve".

Moda nderron cdo vit, mendja e politikaneve cdo moment

asgje e re

Eh p.. te s'emes, ketu behet llaf per helmime massive te nje popullate te tere, dhe ca ketu qajne hallin e Edi Rames.

Kane nje jave qe po na cajne menderen; jo po nuk ka faj Edi Rama, jo po qeveria eshte zene keq' , dhe nuk qajne hallin e tyre, te femijve te tyre.

Po kujt i plasi se ne ca situate te veshtire eshte qeveria. Vete deshen te vinin ne pushtet,  le ta mbajne tani.

Pjero,e gjithe bota jote iternetore ekstrapeshkujore,filloka dhe maroka ke monitor.al. smiley

Refuzimi per te bere koment do te thote se Qeveria nuk eshte dakort te nenshkruaj ndonje marveshje! Ka zgjedhur heshtjen si asnjeansi!  Heshtja eshte Jo!

Heshtja eshte Jo!

 

zakonisht interpretohet si e kunderta po varja, si te kesh deshire ti

 abstenim! as po as jo! Terheqje! 

Si do qofte me nejt shtrember dhe me fol drejte, Heshtja e gjate nuk eshte  mire , eshte e  demshme! 

ke nigju najher shprehjen tacit consent? njesoj si me speak now or forever hold your peace ose I didn't hear a 'no'!

87% e shqiptarëve kundërshtojnë planet e qeverisë për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri

Kryetar na i fshijne smiley Nuk kam mundesi te gjej lidhje tjeter pa na i fshire . Si gjithnje Perpara !

Po nuk jeni njerez per pune ju, jo. Ju pune quani te rrini kafeneve e te hani qofte te shoqeruar me birra. Epik ngelet ai refugjati qe iku ne Greqi dhe i tha afendikoit "Po ketu jane 2 mije veta, mua me gjete per pune ti?". 

Eshte e drejta juaj te kundershtoni armet kimike, por mos hajdeni ne zyrat e qeverise te kerkoni pune. Premtimi i hapjes se vendeve te punes konsiderohet i mbajtur. Ne vend te 300,000 vendeve te punes po hapim 3,000 kafene te reja dhe ja ku e gjetet "punen" qe doni.

Vetem mos e lini kafene t'u ftohet, se...avullon pastaj.

z. Zevendesminister, mos harroni se posti juaj nenkupton sherbim ndaj popullit, por toni paternalist qe po perdorni ne komunikimin tuaj me te, po deshmon te kunderten! 

smiley Ju te diaspores jeni duart ne miell e syte ne qiell.

Or trim, ti jeton ne Amerike por je nomeklatura jone. Per te miren tende, ben mire te mos e harrosh kete. Prandaj mos e ngri zerin me shume se c'te mbajne mushkrite... se do mbetesh pa ze fare.

Cdo e mire Shqiperise nga diaspora i ka ardhur: Skenderbeu, Ismail Qemali, Nene Tereza, Eduard Selami.

po ke harru kryetarin dhe km mo Rono se dhe ai nga diaspora me thonj te piset e te paprere erdhi

smiley

Edhe Diogjeni, filozofi i madh grek flinte ne fuci boshe, rrugeve. Nuk lahej ndonjehere e as nuk nderronte te brendshmet. Por kjo nuk e bente me pak filozof.

ART me qe hyn te pjesa me mend ,dhe te dobishem . Them se ka nje arsye qe jeni kaq te tensionuar dhe 100% ne fushen e propogandave me Urra - Patriote . Mungesa e Informacionit .Ne te tilla raste qe Formalisht kane nje sjellje emocionale ndaj JO-ve shume te forta ka nje tedence te kundershtueshme me Veshtiresi te masave te njerzve per te thene JO .Kjo eshte !

Ne kete Rast duhet me shume informacion apo sic dhe quhet me shume transparence nga Qeveria qe te shuhen keto "zjarre djaloshare " te lloit Roland me B mbrapa ,  e Grande Kaka me %. Nje JO e forte e eshte Barsvlereshme me nje PO po aq te forte kur vihen ne Balance faktore te ndryshem qofte Teknike qofte Ekonomike ashtu si edhe detyrime  Nderkombetare aq me teper ndaj Miqsh mbi te cilen eshte mbeshtet edhe Ekzistenca Jone ne keto Kohe ! Duket si paradoksale po ja qe keshtu eshte Kjo KOHE . Nuk eshte me e SHQIPERISE se Pavarur !

Kjo e ben qe te mos spekullohet nga lloj lloj te"revoltuarish Revolucionare " dhe te marre ashtu sic e ka marre Fatkeqesihst karakterin e nje Daci Baoje edhe PPU .Ju jeni i pjeses qe nuk duhet ta shndrroni te tille as vater per Poetsmiley qe nuk ka LHL te lloit Zarine qe i ben dem !

Pa inat dhe respekte !

Nuk e shoh fare..por fare te sinqerte kete oferte idriz..(dhe nuk ka nevoje per llogjike qe ta kuptosh) Oferta u hodh ne fillim nga mediat Ruse, u analizua me pas ne DASH meqe te gjithe te tjeret e refuzuan dhe vendi eksperimentit u gjet...Sula na i kishte heqeur breket me kohe keshtu qe nuk ju desh te mundoheshin shume te na e pallosnin kjo dyshja e supervendeve qe paskerkan ngelur kaq keq sa i erdhi radha tek Shqiperia. Dumping Ground Idriz,  se edhe sikur ky megaprojekt i rrezikshem te veje vaj mbetjet qe ngelen nga procesi jane katastrofale....Jane 82 tone arsenik ne Qafemolle ende te ngelura nga shkaterrimi i helmeve tona qe spo kujtohet njeri ti largoje..Ne kabllet e Wikit flitej ku citohej Wither shkruante se  specjalistet amerikane kishin vene re se kishin fucite me arsenik dhe merkur flluar te rridhnin dhe toksikuar vendin..OSBE qe ka financuar projektin e largimit ka heqeur by..en menjane

E kam bere me kohe pyetjen: Perse Shqiperia?..nderkohe qe i kane te gjitha mundesite vete SHBA dhe Rusia..Perse Ministri i jashtem Rus thote "ne asnje menyre qe keto arme do te futen ne Rusi"(qe e ndan kufiri me Rusine)nuk na lejon korniza ligjore tha ..hehe smiley...Suedia refuzoi te marre pjese, Norvegjia dhe Belgjika po ashtu..edhe Merkeli thuhet ne media se po ben gati nje NEJ per shkaterrimin e tyre ne Gjermani...

Idris po bejne eksperimente te rrezikshme me nje komb te varfer,te vuajtur pa politikane dhe me vjen keq qe ju e shihni me entuzjazem kete

pershendetje

“Ka vetëm një arsye pse mafia i drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të pamundura për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, t’i hapin rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë; interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve”.
(Edi Rama) vetem disa muaj me pare..smiley

  E nderkohe..Kërkohet dorëheqja e Ramëssmiley

Berisha ka vënë në lëvizje strukturat e partisë në rrethe për të sjellë militantë drejt Tiranës. Po ashtu, mësohet se drejtues të PD kanë kontaktuar elementë kriminalë në qytete problematike për sigurinë dhe policinë, siç janë Mamurrasi, Laçi dhe zona të Shkodrës. -

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).