Kryeministri Rama për armët kimike:  “Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mishërimit të këtij partneriteti në frontin e NATO-s nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri.  Ne s’duhet ta harrojme që SHBA është miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve”.

Armët kimike, nxënës protestojnë në Elbasan: Jo asgjësimit në Shqipëri

Frika për mundësinë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit ka bashkuar në një protestë të rinj të gjimnazeve të këtij qyteti. Të organizuar përmes rrjeteve sociale të rinjtë i kanë bërë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre t’i bashkohen nismës “Për një Shqipëri të pastër dhe pa mbetje kimike”. 

Të rinjtë u tubuan në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit duke e bllokuar atë për disa minuta në shenjë proteste. Protestës së të rinjve iu bashkuan me dhjetëra qytetarë të cilët ngritën zërin e tyre kundër armëve kimike. Sipas protestuesve, “Elbasani është aktualisht qyteti më i ndotur në Shqipëri dhe rajon, nëse i shtohen edhe armët kimike, ky qytet do të asfiksohet". Ata kanë deklaruar se “ne po synojmë që ta kthejmë Elbasanin në një qytet turistik me ndihmën edhe të Bashkisë, qe po investon në vepra arti, kulture dhe arkeologjike dhe jo të helmohemi nga demontimi i armëve kimike”. 

Intelektualët, kundër SHBA: “Jo” armëve siriane në Shqipëri

Emrat më të njohur në fushën e letrave, historisë, muzikës e teatrit dalin kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Në një forum në “Gazeta Shqiptare”, Robert Ndrenika, Flutura Açka, Luan Rama, Agim Krajka, Amik Kasoruho, Arben Puto, Muzafer Korkuti, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Aurel Plasari dhe Dom Gjergj Meta i thonë “Jo” kërkesës amerikane ndaj qeverisë shqiptare. Intelektualët, sqarojnë arsyet e këtij refuzimi, teksa i kërkojnë SHBA-së të mos ushtrojë ‘presion’. Ka prej tyre, që bëjnë thirrje për protestë, ashtu sikundër bëhet thirrje për të mos e shndërruar tokën dhe ajrin shqiptar në një laborator eksperimentesh.

119 Komente

ëhë

si ishte puna?: kush eshte meshiruar dhe kush do e misheroj? smiley

Krejt

pashe cik lajmet qepare, nder te tjera edhe protesten e nxenesve dhe qytetareve elbasanas.. bejne shume mire qe protestojne, vec duhet ti informojne cik. me mire qytetaret, se njeri nga ata tha: nuk i duam armet "berthamore".smiley ne Elbasan..smiley

nderkoh Ed Rama mori pjese ne ceremonine e prezantimit te shefit te ri te shtabit te pergjithshem.. po ky po flet tamam si Sala o vlla.. ne fund te fjalimit pershendetes tha: Zoti e bekofte Shqiperine..smiley

 Zoti e bekofte Shqiperine...

smiley ka ardhê dita më duket  që zoti ta shpëtoj.

belul,

a e pe kministrin ton si u lut ne kosove me vellaun Erdogan? 

sipas porosive erdoganislamike qe punet ti ven vej qeverriut duhe kministri me u lut 7 here/dita 

opo turkut do ti lutet me kembperplasur ai.. ata ne Shqiperi kane telekom-telefonine, kane industrine, financojne, operojne dhe bejne projekte rrugesh e tunelesh etj.. dhe mbi te gjitha, kane nje nga bankat me kryesore qe i jep vazhdimisht kredi qeverise shqiptare..smiley. he si thua ti Alto, mos ti lutet 7 hera dita..?
si i thone asaj: "ha buken e turkut dhe bej duvane e........ otomanit"..smiley

po ti lutet por allaturka ,jo allafrenga 'zoti bekofte shqiperine'

Mesa duket gjithkush qe vjen ne krye e kupton qe duhet te lutet shume per atdheun e kokcepshavesmiley

Belul, po pate kohe me hidh nje koment tek mesazhi im pak me poshte ne teme...

... nuk i duam armet "berthamore" ne Elbasan.

Progresisto-vizionar edhe ky.

shpresoj shume ne protesten e shqiptarev ,pa dallime politike ,te mos i lejojne helmet te hyjne.Luhet ajo çka kemi me te shtrenjte jeta e femijeve ,zhvillimi i ardhshem persembari i Shqiperise.Politikanet shkojne e vijne...Helmet ngelen aty per jete.....

Kujt burimi i referohesh per keto qe pohon? Kush e di sot qe po flasim se per cfare 'helmesh' behet fjale, si trajtohen dhe cfare propozohet te behet me to ne Shqiperi?

 

Zotni ,mos u germush fort,jane helme qe shkaktuan vdekjen e mijera sirianeve...

Fatkeqesia eshte se i gjithe debati jone publik mbi kete ceshtje po bazohet mbi qasjen emocionale tipike te zonjave shtepiake...  

mire.ku eshte problemi ketu?Helmet siriane per fat te keq nuk jane virtuale apo kapriço te zonjave te merzitura shtepiake...magari te ish keshtu...

Ku e di ti çfare jam une o zoteri? Mentalitetin e zonjave shtepiake e keni ju qe i pranoni gjerat ashtu si jane dhe shtypni butonin per te kaluar ne kanalin e telenovelave. Keto komentet tuaja reklektojne sesa pak te thelle e keni shpirtin kritik.

Obi-wan nuk e di kujt i jeni referuar ju por jua dhashe pergjigjen si do te jene. Mos gjykoni te tjeret per kritikat qe kane, kritikoni veten tuaj per mangesine e tyre.

Uups Komisioni ligjor rrezoi dekretin e presidentit per rishqyrtim te 'nepunesit civil' .po nashi?

"Kriza" e armeve kimike po nxjerr ne pah disa te verteta te hidhura per ne si shtet dhe shoqeri. 

E para e mbi te gjitha hipokrizine dhe siperfaqshmerine e ndjenjave tona pro-perendimore dhe pro-amerikane.

SHBA-te jane aleati dhe miku jone me i madh, per aq kohe sa na gjenden ne krah dhe bombardojne per ne Serbine, per te cliruar Kosoven dhe luftojne per njohjen nderkombetare te statusit te saj; por kur vjen puna qe edhe ne si Shqiperi ti pranojme pergjegjesite tona dhe ti pergjigjemi pozitivisht kerkeses substanciale per ndihme te SHBA-ve dhe bashkesise nderkombetare, ne fillojme fshihemi pas lloj-lloj justifikimesh!

Kjo eshte deshmi e forte e paaftesise sone per te patur marrdhenie normale partneriteti me aleatet qe kemi zgjedhur. 

E dyta eshte paaftesia skandaloze, e skajshme dhe e gjitheanshme e klases sone drejtuese: politike, ekonomike dhe intelektuale!

Perfaqesuesit e kesaj klase po deshmojne keto dite se jane nder individed me medioker qe ka pjelle ndonjehere historia shqiptare! Perballe sfides serioze te ceshtjes se armeve, ata po deshmojne boterisht se nuk kane nje vizion te qarte dhe te perbashket mbi ceshtjet madhore te politikes se jashtme dhe te vendit te pergjithesi; ne vend qe te krijojne nje front te perbashket perballe medyshjeve (legjitime) te opinionit publik, me qellim qetesimin e popullates dhe krijimin e nje klime te pershatshme per menaxhimin e mire te situates, ata po kalerojne shqetesimin publik me synimin e 'ngecjes se fajit' ekzekutivit te rradhes, per perfitime afatshkurtra elektorale.

Ne kete gjurulldi, - ku kumbojne zerat e nja dhjete a dymbedhjete ambientalisteve, qe perfaqesojne po aq shoqata-me-nje-njeri, - bucet heshtja e qeverise, opozites, biznesit, intelektualeve, etj. etj., c'ka po tmerron nje popull te tere dhe do te kete pasoja ne ndergjegjjen tone kolektive.

Halli me i madh ama nuk eshte heshtja ne vetvete, por arsyeja madhore e saj: mungesa ne shoqerine tone e mekanizmave te domosdoshem te dialogut te vazhdueshem; paguajme pra sot, Rama mbi te gjithe, vullnetin per te imponuar kurdohere e me cdo kusht politiken e forces, nje lloj diktature te mazhorances alla-shqiptarce qe eshte ndoshta edhe e keqja jone me e madhe e ketyre 22 viteve demokraci.

 

 

"por kur vjen puna qe edhe ne si Shqiperi ti pranojme pergjegjesite tona dhe ti pergjigjemi pozitivisht kerkeses substanciale per ndihme te SHBA-ve dhe bashkesise nderkombetare, ne fillojme fshihemi pas lloj-lloj justifikimesh!"

Obi, nuk eshte tamam keshtu sepse me sa ka qene e mundur, bile mbi mundesite tona i kemi marre pergjegjesite tona.. mjafton te kujtoj misionet paqeruajtese qe ka derguar Shqiperia ne vende te ndryshme konfliktuale.. por edhe vota e Shqiperise ne OKB etj, eshte dhene pro dhe konform politikes amerikane te rastit.. bile pa kushte dhe mire kemi bere! pra kjo tregon qe ne i jemi pergjigjur miqesise amerikane, vec kjo puja e ketyre armeve kimike qe askush nuk i do, bile vende shume me te zhvilluara se Shqiperia, eshte cik me spec me duket mua..

po pash ke ballkanweb, berisha kishte bere goxha proteste kunder.... votave te shitura ne korçe

edhe sot si dikur po nuk ju dha leje partia nuk dalin ne protest shqiponjat smiley( aman po dha kushtrimin partia te gjithe nga pas vejn

nuk me duket se eshte keshtu :qe amerika hyni n'gjak me serbet per kosovaret.Amrika si bastion i lirise dhe i te drejtave te njeriut nderhyri kunder serbeve sepse po behej nje genocid i papare mbi nje popullsi te pafajshme e autoktone.Eshte ne ADN e demokracise amerikane kjo lloj nderhyrjeje.Nuk beri ashje tjeter veç praktikoi principet e saj .Prandaj Amerikaeshte lider ne bote .per principet e saj.Nuk ka fatura ne keto pune,une bombardoj serbet ,ju do pranoni helmet...nese ish puna me fature nuk di ne do ishim dakort.....nuk mendoj ne asnje moment se pushtetaret tane te kishin shprehur rezerva per kete ndrmarrje te çmendur ,amerika do kish insistuar....

Cfare bastionit moj? I ke pare ne lajme te gjitha ato lufta te shkaktuara nga Amerika? E harrove Hiroshimen dhe Nagasakin? Harrove gjendjen e mjere te Shqiperise dhe Kosoves? E harrove denimin me vdekje? Dhe se fundmi, e harrove çfare katastrofe ka pesuar Shqiperia dhe Kosova? Normale te duket ky krim i tejkaluar qe eshte tani? Ai krim i ka bazat tek lufta e Kosoves qe ta dish.

Mire

Edhe per krimin ne Shqiperi e Kosove Amerika e paska fajin? Hiroshima e Nagasaki: behu pak me shume kureshtar e meso kush e nisi luften.

Gjermania e hodhi bomben atomike kur lufta po mbaronte? Ik ore nuk di ta shikosh realitetin siç eshte. Lexo librat amerikane te historise qe do ta tregojne kete fakt, jo propaganda boshe.

Sa per Kosoven, te lexosh se çfare thone analistet per ndikimin amerikan ne luften e Kosoves, do te hapet pak mendja. Ato bien  dakord qe ne Kosove eshte dashur nje politike graduale drejt pavarsise, dhe jo ashtu siç ndodhi. Cfare qeverie ka Kosova, kur shumica e saj perbehet nga ish anetare te UCK-se dhe klane kriminale. Ky eshte faktori amerikan pra. E sheh te njejten gje ne vendet e tjera ku Amerika ka nderhyre.

 

 

C'lidhje ka Gjermania?! Po flasim per luften e Paqesorit, apo nuk e dije qe Amerika kishte dy fronte lufte? Kerko pak per "Pearl Harbor".

Amerika ka shume mekate. Po jepi ato mekate qe ka, jo vishi te tjera kot.

Si popull preferojme qe ne te mos jemi ne NATO dhe BE sesa to kemi arme kimike pak kilometra larg nesh. Cfare thote ky? Amerika ka mbeshtetur rregime totalitare dhe diktatoriale ( ne Ameriken latine, ne Iran, ne vendet arabe etj.) pergjate historise se saj. Politikes se jashtme amerikane nuk i intereson se çfare ndodh me njerezit dhe demokracine ne vendin tone, atyre i intereson qe te kene kelysha qe do ti sherbejne po aq here sa kane nevoje.

Ketu nuk behet fjale qe te jemi pro apo kunder Amerikes, sepse ne te gjithe e adhurojme kulturen ose kulturat ekzistuese qe ka, ketu behet fjale per sigurine e popullit ne nje shtet inkompetentash. Mos valle u harrua Gerdeci? Jam ateiste por zot  mbroje Shqiperine dhe qytetaret e saj, sepse nqs ekziston, je i vetmi qe mund ta beje.

Fjala mbyllese me adekuate e cila duhet te mbylle fjalimet e nje kryeministri shqiptar do te ishte: "Boft Zoti mire!"

Kurse fjala mbyllese me adekuate ne fjalimet e kryetarit te opozites shqiptare do te ishte: "Te lonsha Zotin!"

Kurse Dash Shehi duhet ta mbylle fjalimin e vet me: "Edhe nji dopjo ustá!"

smiley

Do të na dojë pra më shumë Washingtoni, nëse rrëfejmë që nuk duam vetveten? 

Është pra në pikëpyetje: Pushteti apo Shqipëria?
Pesimistët thonë se do të zgjidhet Pushteti.
Shqipërinë paskëtaj do ta mbrojë Zoti, si edhe ka bërë deri më tash, aq sa ka bërë Perëndia me këtë vend.

Bravo Zheji! smiley

Partneritet s'do te thote te vrasesh vehten. 

E deshe historine, te erdhi tek dera. DIlema: Pushteti apo Shqipëria?

 

Le te vijne ti cmontojne amerikanet, ne vetem sa u marrim qira dhe ruajme perimetrin e perimetrit te amerikaneve...

fitim nga te gjitha anet.

thuj po deshe qe nuk eshte byth e zgjut noshka. Po kto grek, turq, belgh e norvegjeze etj kaq trapa thu te jene? nuk i dun paret ato?

ne kete mjerim qe e la berisha vendin, nuk ka rruge tjeter....vec me shit poetin per skrap

Nuk ka sens që çështja kundër çtoksikimit të armëve siriane të shihet si çështje me Amerikën apo NATO siç shkruhet dhe tek parrulla e ilustrimit. Kjo është çështje vetëm e shqiptarve me qeverinë dhe kuvendin. 

Ka sens qe c'ke me te.  Sepse nderkohe qe u mbush java e me shume qe Kryeministri ka heshtur, sot foli vetem per "partneritet strategjik" dhe "miku, aleati yne i madh".  

Kjo është çështje vetëm e shqiptarve me qeverinë dhe kuvendin. 

Pikerisht.  Asnje fjale drejtuar shqiptareve, asnje shpjegim.  Kryeminstri qe bilbilos per partneritet e miq konaku mos te harroje se te drejten ose me sakte detyren per te bilbilosur ia ka dhene populli.

Meqe permenda popullin, reagimi i avokatit: 

Totozani deklaroi se çështja është akoma në kuadrin e një debati publik dhe nuk ka akoma një vendimmarrje. Ai u shpreh se do të mbaj një qëndrim zyrtar në momentin e duhur.

Totozani bilbilos dhe ky per hesap te vet.  Nuk ka deri tani debat publik.  Ka reagim publik.  Dhe te qartesoje pak se cfare quan Avokati i Popullit "moment te duhur."  Pas vendim-marrjes, urata ne ferra. 

nuk e kuptoj rolin e avokatit te popullit ne kte rast po me beri pershtypje deklarata e tij se "ka besim te kjo qeveri per transparence" kur transparenca eshte ajo qe ka munguar absolutisht.

Sipas Kushtetutes:

Neni 60

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.
Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij.

Individet - shqiptaret - po shprehen kunder demontimit te armeve ne Shqiperi.  Individet - shqiptaret - minimalisht kane te drejten e  transparences nga qeveria shqiptare, apo administrata publike.  Avokati i popullit ka besimin e individeve - shqiptareve qe ky t'u mbroje te drejtat, e jo te mbroje e besoje qeverine.  Me mire te heshtte se sa te dilte me kete deklarate.    

Ai nuk mund te rrinte indiferent. Eshte si te shifte noi terrorist qe bo gati bomben, e rretho me gozhda e zara, i ve shishe benzine verdalle, i lidh edhe fijet elektrike, ve edhe gishtin te butoni dhe pret. Totozani po thote qe i vuri re keto, por nuk mund te prononcohet mbi shperthimin pa ndodhur shperthimi se pari. 

E pra, boll i rate me qafe!! Kerkuat qe ai te bente nje deklarate, dhe ai e beri. 

Partneritet strategjik ta pret mendja Rama,dicka qe nuk ka ekzistuar e nuk ekziston deri tani, ashtu si e shkruante shume bukur edhe Kokalari,shqiperia e shqiptaret nuk jane pare kurre si partner nga aleatet e saj evropian,por si vasal,biles vasal qe kujtohen vetem per keq,merren shembull per cdo gje te keqe te mundshme sikur behet fjale per shtet ashtu edhe per individ,me pasoja te medha per ate vend e banoret e tij,dhe kete mendoj se e di shume mire edhe ti,si njeri qe e ka provuar te qenurit shqiptar jashte shqiperise keto 20 vjet. Sot u duhemi,lajkat e rahet e shpatullave nuk do mungojne,por mua me shume kjo histori me keto armet kimike me kujton ate tregimin e Moupassant,ku prostituta me emrin Topolakja (nuk e mbaj mend mire emrin),ne francen e luftes se pare botrore udhetonte bashke me disa aristrokat ne tren,te cilet nuk e shikonin dot me sy,tren i cili ndalohet nga gjermanet,e nuk lejohet te niset deri sa Topolakja te  shkonte me oficerin gjerman,e luftuar perkundrejt lutjeve te aristrokatve cuditerisht te dashur me prostituten pas kerkeses dhe neverise qe i ngjallte vetem idea qe te shkonte me pushtuesin,vajza shkon me gjermanin,per tu ndeshur pas kesaj perseri me perbuzjen e percmimin e bashke-udhetarve te saj sapo treni u rinis.

- Juve s'keni pse na i jepni, ne jua marrim vete. Anashkalojme Kuvendin dhe...

Ne se cdo vendi NATOS do tu thote jo sakrificave njerezore, a financiare  ne konfliktet e ardhshme, atehere NATO do shperbehej. Perkrahja popullore ndaj aleances atlantike eshte parashikuar te ulet dukshem me konsolidimin e brezit te post-materialisteve ne Europe.

Kjo nuk ndodhi ne vendet post-komuniste ku pati rendje nen ombrellen transantlatike.

Te gjitha vendet e Natos kane ne territorin e tyre baza ushtarake amerikane te mbushura deng me armatime e pajisje te pakten po kaq te rrezikshme sa keto sirianet. Ne teresi, keto instalime ushtarake perbejne per vendet mikpritese nje rrezik ta pallogaritshem. E pra, megjithate, i kane pranuar dhe nuk i perzene ketu e 50 e kusur vjet!

Ky eshte partneriteti te dashur miq, jo vetem dergimi i ca togave simbolike me ushtare me pushke druri neper shkretetira! 

Pertej kesaj eshte i kuptueshem shqetesimi i opinionit publik. 

Ajo qe perben skandal ama eshte mungesa e nje qendrimi unitar, publik, paekuivok nga ana e klases drejtuese te vendit (polite, ekonomike, intelektuale) ne favor te nje marrveshjeje me SHBA-te. 

Tani po ja fut pordhes kot se Amerikane i ka heq armet kimike nga qarkullimi qe ne vitet 70

Art, je i mire dhe i forte ne kompjuter, por per marrveshjet ndermjet shteteve, nuk ia thua smiley Per here te pare, u be marrveshja per armet berdhamore, ndermjet Amerikes dhe Rusise me 1974 (u quajt marrveshja Shekullore) dhe ne vitet me pas, u bene dhe marrveshje te tjera. Ndersa marrveshjet per armet kimike, kane filluar pas 1990, pas mbarimit te Luftes se Ftohte, marrveshje ndermjet shteteve te ndryshme, nen kuadrin/suazen e OKB/UNO. 

Niksoni dha urdher nga vitet 70 dhe ndaloi prdhimin dhe transportine bombave kimike..Nga viti 75 filluan ti azgjesonin me operacionin Chase fillimisht duke mbytur anije me arme kimike

Nuk i kemi asnje borxh SHBA-ve per nderhyrjen ne kosove pervec nje detyrimi moral te cilin e kemi shlyer dhe vazhdojme ta shlyejme me pjesemmarrjen ne Irak, Afganistan sa kemi mundesi, pritjen e Ujgureve apo votimin ne bllok me USA e Israel per Palestinen. Aq e kemi takatin. SHBA ne kosove nuk nderhyri per syte tona te bukur po se si shtet demokratik e ka ne identitet mostolerimin e te tilla tragjedive njerezore. Marrja e armeve kimike eshte pertej mundesive tona reale dhe zevendeson respektin reciprok e dinjitetin me bythlepirjen.Dyshimi im eshte qe presioni amerikan ska qene i paperballueshem per kete ceshtje por ketu kemi te bejme me nje disponim te cuditshem te qeverise tone qe ne themel te vetin ka nevojen per cimentim te pushtetit te saj nepermjet zbythjes para me te fortit qe sigurisht sta harron kete favor. Kur te vije puna per zgjedhje ato fitohen ca me administrate, ca me vota te dyshimta alla-Meta, ca me ndikimin strategjik te SHBA qe do deklarohen per maredhenie te shkelqyera me qeverine shqiptare dhe ca me vota inercie per te majten. Ky eshte qerthulli i vajtueshem ku ka hyre shoqeria shqiptare sot.

smiley
 

+10

Pushteti, te erreson syte, e ka treguar historia qysh nga koha e lashtesise. 

Jemi kthyer ne te njetin rol qe shqiperia kishte me kohen e maredhenieve me Kinen kur i beheshim Kines mashe per cdo rezolute e nevoje te Kines ne OKB. Apo radio Kina ne evrope qe u gjet ne menyre konveniente ne Shqiperi. Dhe vu Kina me ndihma ekonomike (rreth 11 miliarde euro thuhet). Qe su paguan kurre. Por te pakten atehere sna kushtonte gje nje vote apo nje radio. Sot na kerkohet varrosja e armeve kimike, dicka kryekeput pertej aftesive tona. E tera kjo qasje eshte e peshtire dhe groteske edhe per USA qe nderkohe qe shume shtete me bythe i kane thene jo kapet pas fijes se kashtes me emrin shqiperi. Zgjohu o Rama se tani ke mundesi ideale per ti veshur DINJITET vetvetes dhe ter kombit. Eshte koha per tju larguar ketyre qasjeve skllavore drejt me te fortit. Sakrifiko icik pushtet per shtet e dinjitet.

Edi Rama jep leksione publikut smiley pa qene nevoja Se askush deri tani nuk e ka vene ne dyshim se cfare eshte Amerika, Ketej e tutje do te mesojme me shume se cfare eshte Amerika! 

 “Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mishërimit të këtij partneriteti në frontin e NATO-s nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri.  Ne s’duhet ta harrojme që SHBA është miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve”.

A mund ta shpjegoje Edi Rama se cfare do me thene kjo fraza e fundit: ?!!

"Ne sduam ta harrojme qe ShBA, eshte miku dhe aleati me i madh i shqiptareve!"

Mos do te thote qe per hir te "mikut me te madh" duhet te lejojme ( verberisht )armet kimike te Sirise ?!! Se mua keshtu me duket si kur kete do te thote me kete shprehje.! 

"Sduhet ta harrojmesmiley dmth ne shqiptaret do e harrojme ameriken, ne qoftese nuk lejojme armet kimike te Sirise te hyjne ne Shqiperi!! Keshtu Rama? smiley  

 

A mund ta shpjegoje Edi Rama se cfare do me thene kjo fraza e fundit: ?!!

"Ne sduam ta harrojme qe ShBA, eshte miku dhe aleati me i madh i shqiptareve!"

Ndoshta tani do na merzitet vellai Erdogan? smiley  Apo vellai eshte i afert se miku?

është mik i familjes

Dollibash?

nuk ngrihet dollia me ujë, mos u përpiq të turbullosh rrjedhën e qetë të arsyetimit tim

(kemi edhe shprehjet "mik për fiq", "fik fik po një kokërr", "hëngri bukë me fiq e vdiq")

fiqua tha ta lyejme me solar...

fikun, mikun apo vëllanë?

vellai ben sehir, ndersa miku na jep fikun.

Dollia mund te mos ngrihet me uje, po ama armet caktivizohen me uje.

Pse me kujton fiqte? smiley

mufte...

Po mire tek te vegjlit, tek vellai me i vogel e gjeten keta me ja fut reketat mbrapa, Shqiperise , pse nuk i merr persiper Vellai yne me i madh smiley,Turku smiley  i ka dhe afer, toke ka me shume se ne, para ka me shume se ne! Pse drejqin ja ka me hile Vellai madh,  te voglit! smiley 

Ja c'thuhet ne media..E fresket fare

Zgjouhi o bageti! Vendet e NATOs po refuzojne thjeshte ti kalojne ne territor dhe jo me te diskutohet per ti shkaterruar...

 

Moving the chemicals for destruction elsewhere is the only real answer. But where? Neither the U.S. nor Russia makes sense. U.S. laws make the import and transport of chemical warfare agents problematic. If that could be finessed, vocal groups representing residents near the demilitarization sites would certainly raise objections.

Russia could probably take the chemicals, but getting them there would be hard to negotiate. Given the quantities involved and international restrictions on air transportation of chemicals, shipping offers the most practical means of transportation. However, Turkey might object to allowing the stuff through the Dardanelles straits past its largest city, Istanbul. Denmark and Sweden might not allow it into the Baltic Sea.

 

(Norvegjia nje nga vendet me teknologjine me te zhvilluar shprehet : Nuk posedonte kapacitetin per shkaterrimin e ketyre armeve)

The U.S. asked Norway to consider accepting some of the agents for destruction there, but the government declined, saying it lacked the necessary capacities.

 

Ja dhe qershia ne krye te tortes..Sju rruhet shume se sa kohe do zgjse procesi por vetem ti heqin nga Siria keto arme 

Nevertheless, the Qafemolle experience demonstrates that, in principle, chemical munitions can be disarmed in Albania. It might take many years for a facility built to burn 16 tons of chemical agents to get through 1,000 tons. Yet the date of final destruction isn’t as important as getting the material in the hands of international inspectors and out of the war zone. That makes Albania the least bad option for disposing of Syria’s chemical weapons stores.

E tha mire nje komentator, qe; keto arme kimike, ky gaz, te kthehet atje nga eshte importuar, andej nga eshte prodhuar, dhe mbyllet kjo çeshtje. Dhe te ndalohet me ligj prodhimi i armeve kimike. 

However, Turkey might object to allowing the stuff through the Dardanelles straits past its largest city, Istanbul. Denmark and Sweden might not allow it into the Baltic Sea.

Not to worry, ne do i shkaterrojme te tere 1500 tonet vetem 20 km larg Tiranes, icik siper Bovilles. Hedhim valle ne goje te ujkut, jo llafe. 

tamam vend strategjik...se ku do gjendet gjithe ai uje

Nuk e lexove Endritin siper, ku thote per Bovillen qe furnizon Tiranen. Nuk prish noi pune te madhe, behet Kurban nje qytet smiley per ter Shqiperine. Krre njerin sy te ç'petosh tjatren smiley

tironsat prej verteti pijn uj selite...

Jo po ta kuptojne butaforiket dhe euforiket...(nejse shumica e tyre e dine kete pune thjeshte bejne punen e partise...nuk ju dhimbset ai vend fare)

Po pse e paragjykoni efektin qe mund te kene keto lendet kimike mbi shendetin e njerezve?

Po sikur efekti te jete pozitiv, po sikur te evoluojme ne qenie superiore,  psh te behemi X-wo/mena? Do sundonim boten.

Let's give chemicals a chance.

Tamam si neper filmat amerikan smiley

nuk e kuptova?

a winning chance bile... perse tja leme rastesiste dhe fatit vendin dhe kohen se kur kimikatet do bien ne kontakt me ne... le te biem ne, ne kontakt me to. 

Ps: A ka noi shanc qe kimikatet te sherojne ate zene e lulit? 

mbase do gjeje mbeshtetje mashkullore, ashtu, popullore nese perhapet llafi se kimikatet te zgjasin... jeten...

i cik afrodizjak sirjan...ne krevat bo hatan

damaskus naits...

tegel damasku!! 2 for 1

Idoli nami Qafmolles, me 100 e ca ton demontimi te LHL me expertet amerikane, dhe tani kerkojne tja fusin edhe njehere Qofmolles me sa te vendosin ata amerikanet,  po kam frike se do te vendosin qe ate 1300 ton, me Lende Kimike, nga armatimet, ta ndajne ne dy ose tre pjese, midis Shqiperise Belgjikes, ose  Danimarkes ose Norvegjis,  me sa duket! Kot nuk thone me mire te dali syri se nami! smiley

ne vend te dyte, mbas Belgjikes

Ka mundesi, e tha dhe Ilir Meta "Do mbajme aq sa na mban kurrizi" smiley  ka qene ngrites peshash m..! smiley i di mire efektet e peshes!  

Shtypi amerikan po tall bol*t me hajvanllekun e arnautit.

Los Angeles Times: For years, when the United States has needed to hand off a dirty diplomatic chore, one obscure nation has reliably raised its hand: Albania.

Tash ky tipi flet per partneritet strategjik,megjithse (vetem)numri i zezakeve te lagjjes Bronks eshte me i madh se numri i atyre qe e votuan derrin cullak.

Popull dele!Beeeeeeeee...

Sepse servilin nuk e do njeri, as ate qe nuk do popullin e tij nuk e do njeri. Mund t'ju duhet per ndonje pune per t'ja futur popullit te vet por me percmim do shikohet me perbuzje... prandaj keta pisa politikan na bejne te gjithve ne me turp smiley

Shif ku i shkaterron Amerikani per vete keto, ne ishull te pabanuar qe ta kuptoni se sa serioz eshte problemi

Prandaj te vjen plasja Art sepse Norvegjia, Greqia, Kroacia, Britania etj kan nje dynja me ishuj te pabanuar ku mund te kryhet kjo pune... pse insistojne ti sjellin ne vendin me te papershtatshem te mundur si nga aspekti gjeografik ashtu edhe ai teknollogjik? Kjo pune vine ere e gjelbet..smiley

Norvegjia,Kroacia,Britania kane popull dhe jo bageti te deformuara.....E ke vete te fresket se si ju pergjigj Parlamenti Britanik Daje Samit per punen e Luftes me Sirine.....dhe po flasim per Britanine kupton ti, aleatin me strtaegjik ne glob te Amerikes

Johnston Atoll .... q... robt. Kam pas nje shok timin qe e ka vizitu kete vendin, i jati i tij kishte qene ushtarak ne Hawaii e po me tregonte njehere ne harte vendet e rralla qe kishte pare neper bote sidomos keto te Paqesorit dhe ky kishte qene nje prej tyre. Ne mes te oqeanit, larg cdo gjeje. 

Ore ai galile ku eshte zhduk mer aman, se i kisha shume qef debatet me ate. 

Epo si kanë thënë të vjetrit: pas kalit dhe pas të madhit mos rri. Se kali të zë me shqelma dhe i madhi të... lëshon gaz. 

Nëse rri e mendon, si komb tremijë e pirdhu vjet që jemi, mik tjetër përveç amerikës, nuk kemi. Robi kaq vjet mbi tokë, i bën dy tre miq. 

 

nuk kemi miq se na kane ndenjur gjithmone nga pas...shiko fqinjet, gjithmone nga pas...

eeee se e mendojmë kshu si ti, prandaj skemi miq. smiley

 

Shqiperia eshte nje vend qe askush nga fuqite medha nuk ka ndonje investim te madh, serioz, si fjala vjen Siria, Libia apo ndonje vnd tjeter ku te medhenjte te kene ndonje interes te vecante!  A ka vend me "te paster"  se Shqiperia qe nuk demton, ndonje interes investimi, se Shqiperia ? Pse mos ti hedhin ne Shqiperi ?!! 

Kush i mban meand protestat ne Turqi thjesht per ate qendren tregetare qe do ndertohej? qe ta kuptojme fare mire perse zgjihet Humbistani i Evropes

Nese jeni te interesuar per ca informacion "te brendshem". Qeveria ka marre nje oferte nga Siria per ngritjen e nje shoqate miqesie Siri-Shqiperi. Shoqata do kete emrin The Chemical Brothers.

 

..dhe kryetari kush do jete ?

kumandar edvin al sadat ?

Ej po ti hapim lufte Sirise, a shpetojme nga kjo bela? Se do quhemi si vend me konflikt interesi. 

Pastaj po s'pranoi Siria, cqt, i hapim lufte te madhit fare. Pastaj luftojme me nje dore qe mos ta mbajme me buke. 

smiley

Kishte thone njoni sot ne proteste " Ti dalim perpara dhe ti sulmojme me granata qe te mos kalojne " smiley
 

Do kete qene ai trimi i peshkut. smiley

kush do veje ta prese shiritin ke fabrika , ti mo Kavir?

 Qeveria ka marre nje oferte nga Siria per ngritjen e nje shoqate miqesie Siri-Shqiperi. 

smiley Kesaj i thone dashuri ne kohen e koleres! 

Po vendet fqinje kane treguar ndonje "shqetesim" nese Shqiperia behet "koshi" i Ballkanit per shkaterrimin e armeve kimike? Nese dicka e tille ndodh pasojat do jene edhe per fqinjet, apo kujt i behet vone, kurban te behet Shqiperia.
 

c'ballkan mi

jane shqetesu italianet ne Puglia

smiley
 

Po c'lidhje ka Puglia mi Bedrana , 130 km e kane rrezen larg qofte me ndodh gjo.

me siguri familjet e italineve emigrant ne shqiperi smiley

jane shqetesu italianet ne Puglia

me siguri familjet e italineve emigrant ne shqiperi smiley

Ata qe te shkaterrohet Shqiperia jan kail te marrin dhe vete ca ti thua... ata do ferkojne duart e do ndukin buzet ishalla ja ben bum..

Po kjo bumja po plasi, (ishalla s'ndodh dicka e tille), do i kapi edhe ata s'e nje gardh na ndan. Dhe, kur ferkon barkun se i ben gropen fqinjit, e keqja s'eshte e larget edhe per ata.

Nga Greqia nuk ka ndonjë kundërshtim të madh. Kanë përshkruar protestën e këtyre ditëve, pothuajse të gjitha gazetat e mëdha, duke bërë të ditur se njerëzit në Shqipëri janë kundër shkatërrimit të lhl-ve në vend. 

Ka reagime sporadike, që vënë në pah rrezikun e mundshëm për vetë Greqinë, dhe kaq. Mbase ka të bëjë se janë bërë bashkë, Rusi dhe Amerikë, për operacionin në fjalë. Në rast se do ishte vetëm iniciativë amerikane, zërat e të majtës greke, do ishin më të forta - hamendja ime. 

 

I papare Blendi Kajsiu te Klani! Eshte djale vertet i rralle, gjynaf qe do iki nja dy vjet se na duhet ketu. 

Super super super! 

ke link

partneriteti strategjik permblidhet me :they say jump we don't ask how highsmiley

Shprehja nuk e perfshin "don't"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).