(Përditësuar) Pas numërimit të rreth 700 mijë fletëvotimeve, ose 90 për qind të numrit të përgjithshëm të tyre, PDK prin  me 27.6 %, LDK e dyta me 26.2%. Por, ndërsa LDK ka një rritje simbolike të votave, PDK ka rënie të konsiderueshme, ndërsa Vetëvendosje ka rënie të madhe, e AAK ruan votën proporcionale, raportohet nga KQZ. Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara për asamble, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %. Në këto rezultate, LDK e ndjek PDK-në me rreth 165 mijë, vota apo 26.2 %.AAK ka marrë rreth 90 mijë vota, apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%. Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. (Koha Ditore)

Kurti: Ende nuk jemi kuptuar saktë

Kurti deklaroi se Lëvizja të cilën ai e drejton, nuk është e kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. “Ne jemi të vetmit që edhe kemi prezantuar alternativat qeverisëse lokale në 29 komuna të Kosovës, por edhe kemi zgjedhur në mënyrë demokratike kandidatët tanë për kryetarë komunash e për asambletë komunale. Mirëpo, duket që në mendjet e qytetarëve ende nuk është bërë sa duhet lidhja midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe çështjeve lokale e pushtetit komunal”, theksoi lideri i VV-së, Albin Kurti.

Në fund, ai bëri me dije se këto janë zgjedhjet e para lokale në të cilat ky subjekt politik po garon.

“Ne nuk kishim asambleistë nëpër komuna dhe nuk ishim të përfaqësuar më herët. Tash do të jemi në secilën asamble komunale dhe aty gjithsesi do t’i sjellim parlamentarizmin dhe demokracinë përgjithësisht aq shumë të munguar. Çdo kuvend ku hyn Vetëvendosja, aty situata ndryshon menjëherë dhe përgjithnjë”, u shpreh Kurti në fund të konferencës.

Ai ka folur edhe për mbështetjen që e ka siguruar kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti, duke thënë se “qytetarët e Prishtinës e të kryeqytetit të Republikës e mbështetën Shpendin masivisht dhe dëshmuan që i duan ndryshimet”.

“Këto ndryshime duhet të vulosen në raundin e dytë në garën midis Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës. Dallimi është i vogël dhe fitorja është edhe shumë e mundshme edhe shumë e afërt”, u shpreh Kurti. (Zeri.info)

Materiali zgjedhor nga Mitrovica e Veriut ka humbur

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e personelit të OSBE-së nga veriu, nuk dihet gjë se ku kanë mbetur votat e qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës.

“Në tri lokacionet, të cilat kanë qenë të sulmuara dje në veri të Mitrovicës, Shkolla Fillore "Sveti Sava", Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë,  materialet [zgjedhore] nuk kemi mundur t’i mbrojmë. Ne nuk e kemi këtë material ndaj nuk kemi mundur ta dorëzojmë [tek KQZ-ja]”, thotë Gaon.

Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17h në tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut. Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të shkaterruara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marrë nga agresorët që sulmuan këto vendvotime. OSBE-ja ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit zgjedhor në katër komunat veriore. (Koha Ditore)

_______

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se disa grupe të caktuara në veri, “nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar”. Daka tha se “para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre”.

“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo. (Panorama)

Kosovë, serbët pengojnë votimet 

Persona të veshur me fanella të zeza ku shkruhet me gërma serbe “Bojkot” janë duke penguar procesin e votimeve në veri të Mitrovicës, raportuan mediat kosovare gjatë të dielës. Këta aktivistë serbë pengojnë bashkëqytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërsa larguan më parë edhe komisionerët shqiptarë që duhet të merrnin pjesë në komisione. Pavarësisht thirrjeve të Beogradit ndaj serbëve të veriut për t’u integruar në institucionet e Kosovës, duke marrë pjesë në zgjedhje, një pjesë e madhe e përfaqësuesve vendorë të serbëve janë shprehur kundër votimeve dhe duket se po kryejnë akte konkrete për të ulur sa më shumë pjesëmarrjen në këtë zonë të vendit. 

Fatkeqësisht, zgjedhjet janë karakterizuar nga disa probleme në prag të mbajtjes së tyre. Ditën e shtunë, dy incidente të rënda u regjistruan në vend, kur një kandidat i AAK-së për këshillin bashkiak të Skënderajt u ekzekutua në qendër të qytetit dhe kur një kandidat serb për Mitrovicën u rrah nga persona të paidentifikuar. (Top Channel)

Përkeqësohet situata në Veri, mbyllen tri qendra të votimit-OSBE largon stafin

“Është cenuar siguria e stafit të OSBE-së në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës, më saktë në shkollat Sveti Sava, Shkollën teknike dhe shkollën e mjekësisë. Stafi jonë është larguar nga këto qendra dhe ato janë mbyllur. Nuk mund të them asgjë më shumë, mirëpo misioni i OSBE-së do e shqyrojë situatën e re të krijuar në veri dhe do të dal me qëndrim pas disa orësh”, ka thënë për zeri.info, Nikola Gaon, zëdhënës i OSBE-së, misioni për Kosovë.

Komisionerët e misionit të OSBE-së në Kosovë janë sulmuar me gurë ngas persona të panjohur në nje vendvotim në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë njoftuar burime të gazetës. Sipas tyre, të gjithë komisionerët kanë dalë nga vendvotimi dhe për momentin procesi i votimit atje është ndërprerë. Gjithashtu, nuk dihet se çfarë është bërë me materialin zgjedhor, i cili ka mbetur në vendvotim. (Zeri.info)

17 Komente

Para disa ditesh BE-ja alokuoi njaca milione euro per serbet e kosoves smiley se gjynah ata... marin uje po nuk e paguajne, marrin drita por nuk i paguajne, per te paguar i paguajne shqiptaret qe i marrin me kufizime edhe per ta.. Pencione po e po, po tju teket vrasin dhe ndonje shqiptar e ndonje nga keta nderkombetaret... ata bejne palle mor vlla serbet jan budallenj qe s'deklarohen qe te gjith nga veriu i Kosoves e te shkojne ne mitrovice ku jete si ajo? 

Ifo jumi donte remembëruar hau tu spikësh Albanash betëruar tudu ë Gugëll translash.

 

alokuoi i syve qe te te pelcasin. Nga cfare fjalori e vodhe se na vdiqet me kete Shqipen mos egzistuese.

Shko ore qiu, do me tregosh ti mua fjalorin loqe. Ja jam cjerr une per fjalorin ketu ja s'eshte cjerre njeri, vin ti tani na ben si pidh i zgjuar... Une here e pare ne kaq vjet qe fus nje fjale te till ne fjalor ketu, ja flas une shqipe te paster ja s'flet njeri.

Mduket se e kishte me fjalen pencion ora. 

ore, po zgjedhjet ne Korce, kush i fitoi?

Kush ti fitote tjeter pervec bobit tbobave edi rama

Gjergji smiley

po pra, ku eshte Gjergji.. jemi tersisht ne terrenin e tij.. analist zgjedhjesh, plus Korca  qe eshte qyteti i tij..smiley

Plasi ne Kucovice! Punetoret huligane iu hodhen ne gryke sipermarresve te OSBE-se (puna me e mire qe kane bere!). 

Po lexoja ca komente te serbeve ne nje faqe serbe. Shumica (pothuaj te gjithe) shpreheshin kunder trimoshave. (Por faqja eshte faqe liberale, keshtuqe nuk duhen krijuar shume iluzione).

Mendoj se ky ishte hap shume pozitiv per Kosoven! Mua me duket se keto zgjedhje treguan qe

Serbet gjithmone e me shume po e pranojne humbjen e Kosoves. Te gjitha deklaratat e zyrtareve serbe e nenkuptojne kete.

Ndarja e Kosoves nuk eshte me opsion, as ne tavoline, as nen tavoline.

Veriu i Kosoves nuk mund te vazhdoje me te jete "hava", as nen Serbi e as nen Kosove. Dhe as EULEX as "autoritetet vendore" nuk mund te organizojne zgjedhje.

Mesa duket ne pjesen tjeter te Kosoves nuk ka patur incidente te renda. Pra insttucionet e Kosoves kane treguar qe mund te organizojne zgjedhje, dhe pa probleme te renda mes shqiptareve dhe serbeve te pjeses se jugut.

P.S. Per ata plehrat e OSBE-se m'u be qejfi shume.

Serbit e kane dite qysh nga shekujt e kaluar qe nuk kane pune fare ne Kosove por ajo qe nuk arrine disa ketu te kuptojne eshte fakti se serbet e kane kuptuar faktin se nuk jane ne gjendje te ndertojne shtet pra mbas nja 20 vjetesh nuk do te kete me serbi !

 

Po lexoja ca komente te serbeve ne nje faqe serbe. 

Kush ja u ka mesuar serbishten z.Kavir? Mogusha apo Popovici?

Partia e Forte do ti fitoje, ka marr fund ai muhabet smiley

" ....Komisionerët e misionit të OSBE-së në Kosovë janë sulmuar me gurë ngas persona të panjohur në nje vendvotim në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë njoftuar burime të gazetës..." 

 

 Europianet akoma nuk e kane kuptuar se me fanatiket serbe qe qellojne dhe peshtyjne komisioneret e OSBE, nuk mund te bisedosh. 

Cfare u be me keta Llegendat?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).