Mbi denimin e zyrtareve te larte per korrupsion

Po në Shqipëri? 

Si mendoni do të shkojë kjo punë?

Sipas New York Times sot gjykata e Lartë në Ceki ka vendosur që ish-kryeministri Petr Necas nuk gëzon imunitet ndaj hetimit për periudhën e ushtrimit të detyrës. Petr Necas do të jetë i pari zyrtar i lartë që përballet me drejtësinë që nga rënia e regjimit komunist në Ceki, 1989. Bashkëshortja e tanishme e Necas akuzohet për korrupsion dhe përdorim të shërbimeve sekrete për cështje personale. Hetimet për Necan janë të përqëndruara në angazhimin e tij për shpërndarjen e vendeve të punës në shtet, cfarë ky i cilëson thjeshtë si marrëveshje politike dhe përpjekje të prokurorisë për të kriminalizuar pazaret e politikës. Ndërsa prokuroria i vlerëson shpërblimin me vende pune njësoj si marrëdhënie korruptive kur ofrohen para.

Afërsisht përpara një viti, në Kroaci, ish-kryeministri Ivo Sanader u dënua me 10 vjet burg për korrupsion. Gjyqi ndaj Sanader u interpretua si vullnet i mirë i Kroacisë në prag të anëtarisimit në BE në korrik të 2013.  Sanader është akuzuar për mitmarrjen e 5 milion dollarëve nga një kompani nafte hungareze MOL, përfitime nga lufta, ndikime në prokurimet publike dhe përvetësime nga kompanitë shtetërore.

Rumani ish-kryeministri Adrian Nastase u përpoq të vetëvritet kur morri vesh se Gjykata e Lartë do të kërkonte dy vjetë burg për korrupsion në qershor të vitit 2012. Nastase kishte mbledhur rreth 2.1 milion dollar fonde për fushatën e 2004 në mënyrë të paligjshme. Presidenti Traian Basescu u akuzua nga viktima se qëndronte pas procesit gjyqësor. Edhe në Rumani ky ishte rasti i parë i një politikani që  dënohej për korrupsion, edhe pse ish-kryeministri vlerësohej për anëtarësimin në NATO dhe në BE gjatë kryesisë së tij. Nastase ka të tjera gjyqe të hapura për shantazh apo përpjekje për të korruptuar agjencinë rumune të kundra-pastrimit të parave.

Për Shqipërinë Andrea Stefani komenton:

Odiseja e pandëshkueshmërisë e ka zanafillën në vitet e para të tranzicionit. […] ajo nis me një ndëshkim, me plasjen në burg të kryetarit të opozitës në atë kohë Fatos Nano. Ai u akuzua dhe u dënua për korrupsion nga prokurorë e gjykatës në shërbim të Berishës. Që nga ajo kohë, në Shqipëri, pavarësisht korrupsionit gjithnjë e më galopant në majat e qeverive, nuk ka pasur asnjë qeveritar të lartë të ndëshkuar. Nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një domosdoshmëri të fshehtë, thuajse një pakt mes dy të mëdhenjve të politikës, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kur Berisha ra nga kali, për shkak të krizës së piramidave financiare, Nano që kish kërcyer nga qelia në krye të qeverisë, edhe pse fliste për mëshirën kristiane, nuk e frenoi dot arrestimin e 6 figurave të PD të akuzuar për krime në ngjarjet tragjike të vitit 1997. I trembur se mos pas “të gjashtëve” mund ta kish radhën ai, Berisha organizoi PD dhe opozitën në një zinxhir protestash të dhunshme. Jo rrallë ato i printe Azem Hajdari me thirrjen “ta shporrim qelbësirën!”. Dhe duke destabilizuar jetën politike, Berisha ia arriti që të paralizojë drejtësinë dhe ndëshkimin e korrupsionit të qeverisë së tij. Një paralizë e tillë u vu re edhe pas grushtit të armatosur të shtetit të vitit 1998, kur bandat e Berishës pushtuan Kryeministrinë dhe godinën e RTSH duke mbajtur në ballë arkivolin e Azem Hajdarit. Madje edhe ndërkombëtarët u aktivizuan pranë qeverive socialiste me sugjerimin se Berisha nuk duhej arrestuar ngaqë kjo mund të sillte destabilizim të shtetit. U hodhën themelet antishtet dhe antikushtetuese të pandëshkueshmërisë së kreut të opozitës edhe kur ky mund të kish kryer korrupsion apo udhëhequr krime. Republika e të barabartëve para ligjit kishte rënë.

 

Tani vështroni në filxhanët tuaj, tarot, sferat e topat e magjishëm e rrëfeni c’shihni në të ardhmen e këtij vendi, të gjykatave, të prokurorisë, kryeministrit aktual, atij të ikur, atij që do të vijë, shpurave të tyre etj.

40 Komente

Shiko ketu: Fiqœ,Veprat vol. III. fq28 "Kush na gjykon ne?" Publikim i Universitetit PPU, thinktank i majte retro-avantgardist. 2013. smiley

Po në Shqipëri?

"Flitet shumë për korrupsion në Shqipëri. Me të drejtë, mendoj se një nga bazat më të thella të korruspionit është pikërisht kjo. D.m.th., ky mosdënim i krimeve te komunizmit nuk është i kotë. Me sa duket ka një korrupsion në bazë , në thellësi, në themele të asaj që ndodh sot në Shqipëri, të ndërsjelltë midis palëve të ndryshme. Që të ketë ende një parlament, sic akuzohet, flas sipas atyre që shkruhet në shtyp ku ka njerëz të inkriminuar, ose të kenë partitë kryesore politike, ose administrata kryesore në Shqipëri, pra të ketë ende njerëz që nuk duhet të ishin dhe kjo vjen pikërsiht nga shkelja e këtij parimi .Ky është një parim i madh që e pastron një vend , është i detyrueshëm. Por gjenden gjithëfarë lloj alibish për të mos e kryer këtë detyrë morale që ka Shqipëria përpara Evropës, përpara botës. Dikush mund të thotë që kjo Shqipëri tani është tjetër nga ajo. Por ka mungesa që i bien borxh, jo vetëm sistemit që u varros, por i bien borxh historikisht një shteti. Dhe ky shtet që ka zevëndësuar shtetin e vjetër duhet të kryejë borxhet e tij morale ndaj kombit. Pra dënimi i krimeve duhet të kryhet sa më shpejt, sepse Shqipëria ka mbetur e fundit dhe nuk duhet të mbesi e fundit në këtë gjë. Neve shumë punë na kanë ecur mbarë, kemi ngjarje të gëzueshme, pavarësia e kosovës , Shqipëria kandidate për në NATO, afrimi në BE. Por mosdënimi i krimeve të komunizmit stonon, me këtë vrull , me këtë dëshirë që ka kombi shqipëtar për të ecur përpara. Dhe pastaj stonojnë edhe problemet e tjera të brëndshme që e pengojnë atë. Dhe ato janë të lidhura me njëra tjetrën. Ato bllokojnë në mënyrë të ndërsjelltë njëra - tjetrën."

I.Kadare

"Tani vështroni në filxhanët tuaj, tarot, sferat e topat e magjishëm e rrëfeni c’shihni në të ardhmen e këtij vendi, të gjykatave, të prokurorisë, kryeministrit aktual, atij të ikur, atij që do të vijë, shpurave të tyre etj." ....shko ferko topthin magjik te Brukselit e na li te shijojme kafen e mengjesit, rehat. Sa here e kemi perseritur ketu: Ne i duam hajdutet tane, me te mirat dhe keqijat e tyre!

Fillimisht te shkruhen te zeze mbi te bardhe ca gjera.

Levizja eshte interesante psh me doreheqjen e shefit te shtabit te ushtrise.

1000 000 litra nafte te blera para zgjedhjeve ne ministrine e mbrojtjes. Nuk jane me mbas zgjedhjeve.

Arben Imami duket do beje burg per djaline Sheqeres. smiley

Dini gje pi duhan se do e mbaj une me steka cinaresh ne burgun e Peqinin, dmth afer Elbasanit dhe Kavajes. Ben Imami psh duhet ta dije qe vetem 5 km larg burgut te Peqinit ka qene fabrika e prodhimit te sapunit. smiley

"Arben Imami duket do beje burg per djaline Sheqeres"

Nuk e paske degjuar ate shprehjen popullore, "kush te thyen dhembet e gojes, te do".

Pranej ish minister ai, e ti jo. smiley

E mira do ishte Sali Berisha te gjykohej dhe te denohej. Mbas tij, te tjeret me radhe: Bode, Basha, Olldashi, Imami.......huh na duhet te permendim gjithe qeverine dhe pastaj te zbresim ne nivelet e tjera qeverisese. Mbasi beme inventarin e hajduteve dhe krimineleve te ish-qeverise Berisha, vazhdojme me : Nanon, Angjelin, Malaj, Gjinushi, Ruçi, Finon, Meten, Ramen, Idrizin, Harasanin......tani ka bythe ndonje ne Shqiperi te bej nje gje te tille? Ndoshta me ca shkurtime te listes edhe mundet. Te shohim sa iu rendojne bolet ketyre parimoreve qe kane marr drejtimin e Shqiperise me gjithe shqiptaret brenda.

Lista duhet te perfshije cdo kryetar bashkie , komune , kryeplak, drejtor drejtorie , shkolle ,mesues pedagog infermier mjek.po te prishet cdo ndertese pa leje si edhe te denohet cdo i korruptuar , tre cereku i shqiperise kthehet ne germadhe e gjysma e popullsise ne burg.

Harrove edhe policet!

Problemi ne Albanie nuk eshte se s'ia mban te denojne paraardhesit, por ... ashtu eshte nje muhabet rrumbullak. smiley

Po pra, ai muhabeti qe keta horrat i thone popullit:
— a e ndjen sikur po te bej masazh?
— po! thote populli.
— a po ndjen sikur po t'hyn nje gisht ne b....?
—Po!
—Qe lala durt.

Ishalla dhe ne Shqiperi

" ....Sipas New York Times sot gjykata e Lartë në Ceki ka vendosur që ish-kryeministri Petr Necas nuk gëzon imunitet ndaj hetimit për periudhën e ushtrimit të detyrës. Petr Necas do të jetë i pari zyrtar i lartë që përballet me drejtësinë që nga rënia e regjimit komunist në Ceki, 1989. Bashkëshortja e tanishme e Necas akuzohet për korrupsion dhe përdorim të shërbimeve sekrete për cështje personale..." 

 

 Po ne Shqiperi, a nuk ishte Buall Mavria qe perdorte sherbimin sekret dhe segmente te veçanta te erreta per interesat e tija. Sa veta jane rrahur dhe eliminuar, pse ishin kundershtar dhe kritikues te tij. 

Eh mor Pjer. Ti ke fol dhe ke shkruar per keto gjera por si gjithnje ne Shqiperi mendjet e ngushta nuk duan te mesojne nga ata qe dine shume.

Kur flisja une kundra Buall Mavrise me te drejte, ai Roni-Xhoni, rrinte dhe nuk bezonte, fliste noi llaf sa per te thene; ja jam dhe une ketu, tani qe iu rriten veshet bo si garipi i lagjes se Peshkut.  

ron pse ron ?

Po normal mo Pjer. Aq donin ata, te jepje dhe ti kontributin tend ne rezimin e Buallit dhe tani te nxjerrin pretekse, jo te pame me ate, jo po pive kafe me filanin njesoj si ne kohen e Komandantit. Po keta bijte e tij jane po lere Pjer. Po je njeri i mire ti se me ato njohje qe ke ne Bruksel u bene gjemen ketyre.

Pjer ti nuk bie dot gomarit dhe i bie samarit!

Une ta kam fajin qe vajte dhe u kompromentove politikisht duke u shqepur me qofte e birra me eksponente te PD-se??? Do thuash ti cte keqe ka miqesia qe i tejkalon llogoret politike? Kshu tha dhe Mehmet Shehu kur e fejoi djalin te Turdinjte, por ja qe u kompromentua politikisht!!!

Pse thua ti, qe qenke i mentalitetit te 1944 smiley

Ilir Meta doli me 5 vota pro dhe asnje kunder i pafajshem .

             Kerkese ndaj pushtetit 

  Qe te reformoje pushtetin....... (i thone ksaj..)

 Gjeniale!

Giordano Bruno e ka thene kete qe ne kohen e qepes.

Kjo eshte me shume rendesi, dihet, pra nevoja e ndeshkimit te korrupsionit qe ne maje. Nuk mendoj se ka per te ndodhur ne vendin tone per vete menyren se si eshte zhvilluar historia. Por kerkesa e publikut per ndeshkim duhet te vazhdoje e te vije ne rritje qofte edhe si ideal, apo si nevoje per ndergjegjesim te gjithe shoqerise. Nje sens i ndeshkimit moral dhe i te qenit nen vezhgimin e perhershem te publikut do i beje mire politikes. Prirja per korrupsion mund te vije duke u zvogeluar ne ate menyre. Plus qe kjo lloj "vigjilence" e opinionit do ia lehtesoje punen nje qeverie dhe nje prokurorie qe don te beje nje ndryshim ne kete leme.

ps.: ne kete kontekst, bulkthi, pergezime per hapjen e temes dhe ndjese per devijimin hokatar ne komentin pa lifje me temen, me lart.

Ndeshkimi moral. smiley

Dikush dyfishoi votat masi u kap me presh me video e ze. 

smiley

Gjerat do vijne duke ndryshuar edhe nga ana e opinionit dhe zhvillimit civil.

Besoje!

smileyPaske rene ne vere te mire. Hajt gezuar! Shendeti i vatanit!

Ke peshkun per eksperiment. 

smiley

Besoje!

Yes, you can! smiley

smiley

Qenka vere+. Paske kap nei peshk te mire, me duket. Rrezaton optimizem; eshte ngjites thone. 

haha, lere se paske dhe heretikun me vete qe eshte artileri e rende me kartona.

Normalisht jam per zinfandel, por sot s'me gjendet.

Gjithsesi, shendeti vatanit! 

Babai me thoshte qe; Hajduti vetem per njerin eshte kriminel, per te tjeret eshte zotni.

Fatkeqesisht jemi ende shume larg. Detanta qe permend Stefani eshte ne funksion te plote. Prishja e marrveshjes nga njera ane do sillte hakmarrje nga ana tjeter, dhe askush nuk e do kete. 

 

 I don't like violence. Blood is a big expense. 

Po në Shqipëri?

 

Sa te jene shqiptaret budallenj do hane maskarenjte

Them se ketu mungon ajo shakaja qe eshte ne mode ne peshk: 

#Kultura!

Eshte e keshillueshme qe shakaja te shoqerohet me nje foto te marinuar te Ilir Qefullit (se qekur u dobesua nuk i shkon me mbiemri Ngjala). Shakaja serviret e nxehte qe te jape efekt pervelues.

 

ne kete moment nje dokumentar i shkelqyer per Gjirokastren e Kadarene

po specialistet provincial ça thon per ket problemin e zyrtarve t korruptuar aq larte?

se c'duan te ngrejne nje zyre kombetare per hetimin e zyrtareve te larte dhe te mesem http://gazetadita.al/a-eshte-i-mundur-nj...

keta jane si ai fshatari mashtrues, kur i thonin t'i sillte tagjine gomarit, a i sillte vec trajsen bosh... 

sa here BE kerkon lufte ndaj korrupsionit, qeveria qe baba nje ligj apo institucion... ore po duam te luftohet korrupsioni.. qeveria qe ku jane luftetaret, ja edhe thirrja (mandati) ... po hic lufte, vetem front e "luftetare" 

gjate kohes se Berishes ka qene nje Departamenti I Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsionit (DEKOBAN) .. i varur direkt nga kryeministri, nen drejtimin e Ivi Kasos.. ne kompetenca Byroja Kombetare e Hetimit nuk ben asgje tjeter... struktura aty eshte, madje edhe mund ta nderroje kryeministri e nuk ka nevoje te ndryshoje e te shpik ligj ... por, Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ kapi ne fillim nja dy roje dhe shofera, dhe vegjetoi per 4 vjet e nuk beri asgje, as Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive, as SHISH - madje shish iu rriten kompetencat per te futur krimin e organizuar dhe korrupsionin .. hic... 

Ne Shqiperi ka nje sere institucionesh qe merren pikerisht me korrupsionin e zyrtareve, SHISH, DEBAKON, ILDKP, Kontrolli i Larte i Shtetit... etj... asgje, perralla.. kapen disa nepunes se nivelit te ulet nga KLSH perse nuk behen fajtor ministrat... shkurt muhabeti: asgje e re nga fronti i mutit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).