Nje protestuese. Foto: Andi Agaraj

Nga e hëna në të premte zgjati protesta e parë kuptimplotë në historinë e Shqipërisë paskomunise. Asnjë qelq nuk u thye, asnjë fjalë e pahijshme nuk u shqiptua. Të premten në darkë festohej fitorja. Dhe me gjithë entuziasmin që shpërtheu - ju garantoj; askush s'është dehur. Ata që nuk ishin fizikisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa Kryeministri mbante fjalën e tij, kanë humbur një shfaqje të rrallë Demokracie. Lexues i dashur, nëse do të ishe atje të premten në orën 17:00, do të kishe gjetur mes protestuesve miqtë e tu më të mirë, kolegët, ndonjë kushëri që ke vite pa e takuar apo gjinekologun që të ka ndjekur fëmijën e parë. Do shihje "goca të bukra", gjyshe të bardha, djem me tatuazhe (edhe vajza me tatuazhe për atë punë), piktorë, kineastë, arkitektë, infermiere, shkrimtarë, ambientalistë, gjyshër, gazetarë, foshnja, body builder-a...

Rinia
Studentët dhe nxënësit dua t'i përmënd në një fjali të veçantë. Të patregueshëm, në energjinë e tyre, dhe në çlirimin e plotë mendor dhe shpirtëror që kanë nga autoriteti i Njëshit. Ata kanë mposhtur frikërat e prindërve të tyre, dhe këtë vetësiguri shpërthyese po ia injektojnë gjithë shoqërisë. Protesta ishte një vend ku qytetarët erdhën për "tu pagëzuar" në një mënyrë të re të menduari, sjelluri dhe jetuari. Të lirë nga frika, mund të aplikojnë demokracinë direkte, të thonë atë që mendojnë dhe të mbrojnë atë që u përket. Ishte një ushtrim në Vetëvendosje. Kjo protestë sublime është normale në Demokracitë e shëndetshme, i paimagjinueshëm në Diktatura, risi në Shqipëri. Nëse dikush vijon të thotë se kjo ishte një protestë e kurdisur nga Partia Demokratike, ky me siguri gënjen, së paku gënjen vetveten.

Isha dëshmitar i një neverie të qartë që të rinjtë protestues treguan ndaj çdo politikani apo njeriu pranë politikës që u afrua aty, siç u dëshmua në episodin gati-komik të dy kryetarëve të PD-së, dhe lëvizjes së tyre "brilante" për tu bërë pjesë e protestës që u prit me dëbimin turpërues, le të mos përmendim gjestet me gishta të protestuesve në drejtim të liderëve. E gjej ironike që njerëzit e poltikës, të cilët media i ngre  në statusin e perëndisë, protestuesi normal i injoron dhe përbuz haptas. Ndoshta media duhet të çlirohet nga skllavëria mendore ndaj Liderit, gjithashtu.

Shkaku
E nëse do të çliroheshim, do të shihnim se shkaku i protestës nuk ishin as nxitësit e Partisë Demokratike, as agjitatorët, as ambientalistët apo (larg qoftë!) media. Shkaku ishte fare i qartë dhe mu aty. Në njërën anë arsenali kimik shfarosës i Assadit, i cili në mediat botërore thuhej se do të përfundonte në Shqipëri, dhe në anën tjetër komunikimi i pakët dhe i paqartë i Kryeministrit. Mosadresimi i shqetësimit publik i cili nuk u ngrit në një ditë, por në gati dy javë, dhe mund të ishte menaxhuar shumë herë më mirë. Por opinioni u injorua, u la të mendojë ç'të dojë. Asnjë nga arsyet që Kryeministri përmendi në fjalimin e tij nuk përbente ndonjë sekret. Shumë nga gjërat që ai tha, si për të na treguar se kishim bërë gabim që protestuam, ai mund t'i kishte thënë kohë më parë. E nëse vërtetë nuk kishte lirinë të thoshte se demontimi nuk do ndodhte në Mjekës (Sekret?!), atëherë mund të kishte thirrur në zyrën e tij opinionbërësit kryesorë në vend, për tu shpjeguar arsyet e heshtjes së tij, që momenti delikat të kalohej si duhej. Meqë, sipas kryeministrit, ishte projekt madhor dhe që ia vlente, ai i pari duhet ta kishte trajtuar me kujdesin që meritonte.

Por askush nuk u informua për asgjë. Dhe nga ana e qytetarëve kjo u përjetua si një mospërfillje, injorim dhe autoritarizëm i pajustifikuar, e nga sa u pa, fyes dhe i papranueshëm. Shqetësimi dhe zemërimi u ngritën natyrshëm. "One Man Show" është regjimi i Assadit në Siri, këtu në Shqipëri, i bëjmë gjërat ndryshe. Ne nuk mund të trajtohemi si milingona, dhe kjo në vetvete është po aq e rëndësishme sa çështja ambientale. Edhe ministrat deklaruan padije të plotë, si të ishin ekuipazhi i Kapiten Ahabit. Deputetë të PS- u deklaruan kundër. Kryeministri izolohej ndërsa orët kalonin dhe aktivizmi social rritej në rrjetet. U mobilizuan në këtë çështje, edhe më të mirët e shqiptarëve në çdo cep të botës. E gjitha, nën kërcënimin e një rreziku të perceptuar jo nga ndonjë strategji e hollë e Opozitës, por nga mënyra si Qeveria e trajtoi çështjen. Kryeministri mund ta kishte nisur vetë këtë bisedë i pari. Mund t'i kishte dhënë tonin dhe argumentin, por nuk e bëri. Ndaj, në mendimin tim modest, kjo ishte një fiasko e plotë komunikimi, për tu bërë në tekstet shkollore, shembull i mënyrës sesi nuk duhet trajtuar qytetari. Nuk mund të shpjegohet ndryshe sesi një rast i shkëlqyer për Shqipërinë (sipas Ramës), jo vetëm që nuk u shfrytëzua, por i kushtoi kaq shumë në Opinion publik.

Kosto në Opinion publik nuk ka vetëm për Qeverinë por edhe për Opozitën që u rrek ta merrte peng protestën por që "...u përzunë si legena" - tha njëri nga protestuesit. Me një pafytyrësi neveritëse, këta që shkaktuan Gërdecin folën e fjalët s'patën turp tu dalin nga goja. Ne nuk kishim dalë për të rrëzuar qeverinë por për të kërkuar që vullneti ynë në këtë çështje të dëgjohet, e gjithësesi Ish Pushtetarët e djeshëm, në emissione notturna-t e tyre, panë një mundësi. 

Kosto kanë edhe ata deputetë të Opozitës që zakonisht rrahin gjoksin për kauza sociale, por kësaj here u zunë në ca nga spërdredhjet më të çuditshme që kam dëgjuar. Duke i bërë protestë protestës në një mënyrë të padenjë, e duke treguar se nuk njohin respektin, e as ndonjë gjë tjetër për atë punë. E duke komunikuar me zgjedhësit në një gjuhë që as mendohet të mendohet. Kosto në Opinion publik kanë edhe ambientalistët e politizuar, që dilnin (me të drejtë) për çdo shkurre që pritej kur Kryeministri nuk ishte "i tyri".  Megjithëkëto, nga sa i kam ndjekur që pas tërheqjes së Shqipërisë nga ky proces, shumica e politikanëve nuk kanë marrë asnjë mësim. Keq për ta. Janë aq të dobët në poltikë, sa s'mund të flitet për pranim gabimesh. Sidoqoftë vonesa që i kushtoi Qeverisë pati një efekt anësor fantastik, këtë ushtrim demokracie të paprovuar më parë.

Në fund, duhet të them se jam i lumtur që jetoj në një vend ku qytetarët nuk kanë drojë të protestojnë edhe ndaj Kryeministrit që vetë e kanë zgjedhur pak muaj më parë. Jam i kënaqur që Policia u soll në mënyrë të shkëlqyer, e dua t'i jap meritë Edi Ramës që asnjëherë nuk u përpoq ta frenonte apo manipulonte protestën me ndonjë mënyrë. Në fund NE mësuam diçka. Tani dimë se mund të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet. Dimë se mund të grumbullohemi, të flasim lirisht dhe pa u cënuar, dimë se mund ta ushtrojmë Demokracinë ca më shpesh se një herë në 4 vjet. Mësuam se mund të bëjmë vetë që të kemi një Qeveri nga Populli, për Popullin. Këto janë në fund të fundit vlerat më thelbësore amerikane. Ndaj ne do të përfillemi, do të përfshihemi, do të respektohemi dhe do jemi gjithmonë aty çdo herë që cënohet interesi publik. Si në një Demokraci që po shërohet.

 

(Foto: Andi Agaraj)

571 Komente

Ti vazhdon ti frysh fyellit vetm ne nje brime o Art, por ja se cfare tha mbreme Rama ndermjet te tjerave:

Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”.

Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit – po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor.

U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam.  Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Sepse o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti).

Endrity, ne frengjisht i thone : mauvaise foi ! Une rralle kam pare nje bashkbisedues më  në  'bad faith' se ty !  Tjetri e ka vene ne titull qe  kryeministri duhet te thosh PO, ti merresh me terci verci.  Biles e thote ne fund se ka qene dhe firmetar i peticionit KUNDER. Ndersa tani mendon se e ka pas gabim (per faj te mos informimit ? Po, por e pranon : e ka pas gabim !! )

Jane tu pergatit Pranveren Shqiptare pra me Lubonjen se Sala me Bashen smbrohen mo.

E mer Stalker a e shef si desh me na helmu qeveria amerikane me palloshin ket engjellin siper me Asadin tone?  E kush eshte Hitleri?

prit ti prit, se keta kujtojne se e kemi personale, kupto ti ??! se keta mor te keqen rrezik se s'kane pas lindur kur nxirrnim rrylat ne 90-en per Saliun e tyre neper mitingje (dhe mire kam bere, te pakten personalisht e kam thene 1001 here dhe deri ne diten e fundit te jetes nuk do bohem pishmon).Por ç'tu besh, e kane me siklet me shajt baben, alias Gerdec Rrumpallen. Dhe ç'a bejne ? I fryjne kosit! Se kujt ti fryjne, qullit ??  Qulli i ka djeg i ka percellu, per ate jane koshiente (shyqyr zotit)
faqja e zeze!

Mendoj se ka ardhur momenti qe Peshku te sjelli tema te tjera tani, mjaft me gazin smiley se u bom gazi i botes smiley

Pershendetje Pjer!

Kam nje sugjerim: pse te mos hapin nje teme per vererat?

Keshtu do te mund te kuvendonim shtruar se c'lloj vererash parapelqehen ne vendet ku jetojme.

Mund te shkembenim ide per verera te llojeve te ndryshme, te shkembenim eksperienca dhe preferenca.

Ne rastin me te mire mund ta shoqeronim muhabetin ne peshk me nga nje gote vere, duke rrekellyer ndonje gllenjke pas cdo komenti... smiley

Dhe ja benim "gezuar" elektronikisht me ate rast.

Ne kete menyre njerezit do te kishin nje shans te harrojne helmet kimike.

Si dhe "helmet" kompjuterike qe i zene sa here hapet tema debatit politik.

Si thua?

Nje eksperiment i deshtuar ne nxjerrjen e Veres krijon nje lende Helmuese po aq toksike sa  toksike se Zarina .Po thuaj shyqyr qe kemi specialiste ne nxjerrje vererash se do i kishim spitalet Plot me Veren e Italianeve te Lundres ! Defati jone qe nuk kemi vetem nga ta qe pijne por edhe Dhurojne si besueshmeri absolute smiley

qe nji tem me meze pierre

Si tha mer si tha, se do na pastronin vendin mer jahure, jazek ju qofte!...SHBAja Komunale Nderkombetare smiley  Kishin dha ca mbetje qe lane nga operacjoni i kaluar por nejse......

 

Ndjehu krenar Art, ti e shpetove ate vajzen e vogel siper nga Sarina e Asadit. Bashke me ca heronj te tjere.

Bahtoni osht tu qajtse Edi duhet tja jepte kur ja lypi Amerika, se ene Thaci popullsine kunder 90% e ka per bisedime me Serbet po do i boj.

I lebetitmi i shef pa shtylle kurrizore te gjithe ata qe do ja rrasin individit dhe mbas 3 mujsh do harrojne cthone sot.

E mer jahu ju ka hip deliri si Komiku Ali, tashme ju erdhi radha te zgjidhni ceshtjet gjeostrategjike te botes. E tha i madhi Dritero "Shqiperia si gomari ne dasem ne kete ceshtje"..hidhi thaset ne kurriz dhe mos bej ze, shko ku te thone

 Asadi ka nja3 Fabrika funksjonale te armeve toksike "qe dihen"..Llogaritet te kete dhe nja 2000-3000tone te tjera qe pa dyshim do si sillte tek Gropa Septike qe donit te shendrronit you. Ka menyre me te lire te heqi qafe mbetjet e Rusit..(Rusi i cili i prodhoi dhe e kishte per detyre ti shkaterronte) e ka zemren e madhe dhe do tju vendose ju ne pozicjon gjeostrategjik, qender globale...Si nuk ju vjen ca rend qe mbroni teza te tilla xhanem..Pa shtylle kurrizore jane ata qe nuk duan vendin e vet dhe jane gati ta shendrrojne ate ne hale per nje copez post,kontrate pune or rrahje shpatullash. Kjo eshte llogjike tipke komuniste, ne vetmohim per ceshtjen e partise

Kujt parti mre? Po kur te kan mbrojt partite ty si komb, Partite kan per ta fut prap edhe ajo qe dashuron ti

Partia ime eshte Shqiperia zoteri 

??????Vaselinen, AGA...Se Shqiperine gjithe keto vite ta ka ruajtur tjeterkush, jo TIsmiley

Une e le me kaq kete teme, ka te drejte Pjeri. U mbyll me sukses, Peshku dha kontributin e tij te vogel. Keshtu vazhdofte ne te ardhmen. 

Kontributi i peshkut eshte me i madh sec kujtojme ne te tere ketu.

pa he nje here gjergj, shpjegohu, detajouhu

Kam vene re psh keto dite qe ne emisionet e ndryshme si Fevzo psh i referoheshin dhe sqaroheshin nga komente qe benim ne ketu dhe nuk ishin ne diskutim asgjikundi tjeter, por pa cituar qe info e mernin nga PPU... me cuditi fakti. Plus jam i sigurt se na ndjekin shume analiste ( te bythes sic them une) dhe shume politikane, plus njerez qe vetem lexojne po nuk nderhyjne.

i di qeverria keto ??? smiley

(ta them dhe une nje here nje batute, une qe i urrej batutat smiley  )

Pse s'thu te bejme partine e peshkut. Me ne ti e ke te sigurte deputetllikun, nuk ta hama llafin. smiley 

Te erdhi urdheri Ty?

Ec se punet me te rende ty do ta jap kur te morresh rruget  per ne emigracion mbasi ta kesh shkaterru vendin tim si gjithe parazitet e tjere. Boll jetut me paret e botes.

Po ti dergoj me Western Union, po te lutem me thuaj sa te kam ty, se me te lebetitmit nuk dua te jem ne borxh. 

Po ti po ju qepshe Endro-s sot se kujtove se isha une? ti me zgjove, apo jo?

Ske per te pas as Western Union or Lal, se vendi ndertohet me pune e jo parazit OJQ a Partie si puna jote. Do vije dita qe kur ska lek, ska lek Daku, e te ne Kaaa....t e emigracionit do perplasesh prap.

 

U ndjeve hero ti para palloshit dhe i dhate rruge historise.....ptuuu....terrorizues femijesh motak e nonash shtatzona. 

Ju gjetet,Kucedren (Ameriken), helmin tek pusi (Saarinen) edhe Balozin/Asadin (Ramen) qe do ju helmonte femijet naten. Me fal, Lubonja gjeti edhe Hitlerin, ne Shqiperi, ai qe eshte trashur me parate e Klanit qe atij nuk intereson nga dalin. Lubonja duhet te ngreje popullin ne Kembe bashke me ate lo...en e tij te djathte te bej DENAZISTIKIMIN e Shqiperise.

Gjithnje e me shume po me bindni per plehrat qe kemi, prandaj vdesin njerezit keto 20 vjet sepse plehrat kane kohe aty?

ai [Lunonja] qe eshte trashur me parate e Klanit qe atij nuk i intereson nga dalin

à méditer, thote frengu

 

Une mendoj se kjo puna e Armeve Kimike te Sirise nuk eshte mbyllur ketu per Shqiperine.!!

Por derisa Kryeministri eshte Asadi, a Hitleri, sigurisht qe nuk eshte mbyllur. Si mund te mbyllet, Rusia, Anglia, Franca e Shba duhet te nderhyjne ushtarakisht ne Shqiperi me kerkese te Lubonjes.

Një fitore? Apo një rast i artë i humbur? 

Ardian Thano

A mund të bëhej në Shqipëri një proces demontimi armësh kimike nën mbikqyrjen amerikane? Ndoshta po, ndoshta jo, këtë nuk do ta mësojmë dot më. Kreu i qeverisë shqiptare nën presionin e protestuesve tha JO. Një fitore? Apo një rast i artë i humbur? Sot jemi ende të emocionuar; nuk jemi gati për përgjigjen. Por do na duhet t’ia ribëjmë vetes këtë pyetje shumë shpejt. Nuk di pse kam bindjen që shumë shqiptarë të cilët sot gjykojnë se u arrit një fitore, do ta mendojnë ndryshe këtë punë kur zemrat t’u ftohen.

Shqipërisë iu kërkua të ndihmonte në një problem urgjent dhe me rëndësi të madhe. Dhe nuk iu kërkua falas. Shqipëria kishte njëherazi detyrimin të ndihmonte ata që Shqipërinë e kanë ndihmuar shpesh. Shqipëria tha JO.  Kishte rrezik? Sigurisht. Por disa gjëra duan guxim. Ky guxim na mungoi. Këtë herë ia mbathëm. Nga miqtë, nga detyrimet, nga puna. Ndihemi krenarë që shpëtuam veten. Po mund të ndiheshim ca më shumë krenarë nëse do ta provonim dhe do dilte me sukses. U treguam protestues të mëdhenj? Apo njerëz të vegjël?

Ajo që ndodhi po përshëndetet si fitore e demokracisë. Sot, po. Po nesër? Kjo protestë mund të ishte vërtet spontane dhe e sinqertë. Na mësoi që nuk ia paskemi më frikën sheshit përballë kryeministrisë. Dhe shumë mirë që më në fund ngjau. Po marifetçinjve të protestave çfarë u mësoi? Jam i sigurt që ata do rikthehen aty në shesh me kauza të tjera të sajuara. A do tërhiqet vazhdimisht kryeministri? Sa herë do tërhiqet? Kush do lodhet më shpejt?

Meqë jemi te kryeministri: Edi Rama fitoi apo u dorëzua? Ja një pyetje tjetër, përgjigjja e së cilës do kërkojë pak kohë. Sot mund të rikonfirmojmë që Edi bën fjalime të bukura. Ka mundësi që pas shumë vitesh t’i recitohen siç recitohet sot, Noli. Një javë pas 21 janarit përshembull i bëri njerëzit të qanin në shesh. Qau dhe vetë, me sa mbaj mend. Por ja që për 21 janarin nuk është bërë ende drejtësi. Lotët u thanë, fjalët i ka marrë flladi, veprat ende i presim.

vijon...

Dhe meqë mbërritëm te veprat në pritje, vijmë te Berisha; mizerja që nuk na shqitet nga këpucët, një lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale. “Filoamerikani” i tërbuar, i shndërruar në antiamerikanin më tinzar në 2013, për të njëjtën arsye që u shndërrua nga komunist fanatik, në antikomunistin “demokrat” 23 vite më parë. Një i pandehur për vrasje dhe hajdutëri, që endet shesheve. Për të na kujtuar, (bashkë me të sipër-renditurat dhe të tjera arsye pa fund), sa e paplotë është fitorja jonë e supozuar.

fund

ps

e pata kerkuar per nje postim me vete, po siç duket Blendi i ben qoka vetes dhe nuk i boton mendimet kunder...deri dje, nuk guzonte njeri qe te fliste kunder se te mbyste histeria peshtymore e bashkebiseduesit, me ato pyetjet sheruese... Pse ne??? Ku jane vendet e zhvilluara...??? Pse na bojn neve kosh plenash...??? e sa e sa te tjera... por sot, kur nervat bien dhe shikimi qartessohet fillojne analizat, fillojne gjykimet dhe me ne fund... shihemi ne pasqyre dhe themi..... Perse vallle gjithe kjo...??? A ja vlente...??? Sot pothuaj te gjitha blogjet online po flasin per kete lloj autokriitike... po a ja vlen...??? Tashti duhet thene rrofte Bledi Salaj, qe me ata çerrat na sollen demokracine e vertete....na sollen eren e re....e te filloje e te bertase..... esht nje gjo e mireeee....... eh mer Dor Keko..... te dhjere por krenare.... si gjithmone..... le te na rroje demokracia pa bar do te hame.....

Ne asnje rast nuk eshte permendur qe Franca ka thene po ose te kete ofruar ndihme per ti shkaterruar ne territor te vet.  

Po ekzakt.. nqs do kishte lene edhe nje derushke te vogel te hapur franca mbi kete pune, as do mereshin fare ata me Shqiperine.

e paska qa Thano !!! smileysmileysmiley  smileysmileysmiley

Nuk e kuptoj pse jeni kaq te sigurt qe do i mare Franca ?? une besoj se nuk i mer.

Franca paska kerku 40 miliard qe ti morri. Nese nuk i napin paret edhe mund te dale fjala jote Gjergjo.

ej, shiko se osht fut ne valle edhe belgjika.... do edhe ajo i dore pare......po i shko Pjerit poshte mustaqeve...

ej, sa galllate, do te ngrihen prape ata shqipot me flamur Francez e do ti bin Frances...hahahaha, e do te thone... po pse tek ne mer daj, mire ishit atje ne Shqiperi..... hahahahaha

Link ?

Jo kete e dija, i thosha berberit per 40 mld ..

Sa per 40 mld ti harojne se me shume se 2-3 mld nuk derdhen per kete pune.. 40 mld sot nuk ben tere siriasmiley

Franca mund ti marri per arsye te tjera. Qe nje nga vendet qe shtyjti per bombardimin e Assad-it, e keshtu pritet te luaj rol me te madhe nga vende te tjera.

Sbesoj se i merr ndonje shtet tjeter pas refuzimit popullor ne shqipri. Armet ju mbeten ne dore ruseve dhe amerikaneve tani.

...te rre menja...ata te tjeret do ti marrin per shume me shume leke, ose per shume me shume pushtet...

per ata te shqetesuarit per mbetjet.....

Shqipëria përdor ende barna Aulin, mjekët në botë është toksik dhe vdekjeprurës

Disa njerëz e përdorin Aulin për një dhimbje koke të thjeshtë, disa për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe të tjerë kundër inflamacionit. Megjithatë, pak njerëz e dinë se Aulin, është lëndë toksike.

Për të dhënë alarmin, vite më parë, ishin 16 vende evropiane, duke përfshirë Spanjës, Finlandën dhe Irlandën që e kanë tërhequr edhe nga tregu. Megjithatë, në Shqipëri vazhdon ende të gjendet në raftet e farmacive tona. Ai nuk tregtohet edhe në: Shtetet e Bashkuara, Japoni, Britani e Madhe, Kanada, Gjermani. Vendet e para që hoqën nga tregu medikamentin Aulin në vitin 2002 ishin Spanja dhe Finlanda, ndjekur në vitin 2007, edhe nga Irlanda.

Në janar 2010, pas rasteve të shumta të dëmit serioz në disa pacientë, kryesisht dëmtime të mëlçisë dhe aparatit gastrointestinal të shkaktuar nga Aulin, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen nga tregu.

Edhe para rekomandimit të Komisionit Evropian në vitin 2010, disa vende evropiane (Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Hollanda, Spanja dhe Suedia) e kishin tërhequr ilaçin në fjalë nga tregu. Në SHBA ky ilaç nuk ka qenë miratuar kurrë. Aulin rezulton me efekte shkatërruese të mëlçisë, ndonjëherë vdekjeprurës.

...............prisni se ka dhe me keq.....

Rama e meriton nje BRAVO! Se bravo i thone gomarit kur e nxjerr te zotin nga balta.

Nga ana ligjore Franca eshte e pamundur qe ti cmontoje keto Arme sepse nuk e njeh de Juro regjimin e Asadit smiley .. Nuk ben vaki qe Franca te ulet rinjohe regjimin e Asadit dhe te nenshkruaje marreveshje thjesht per shkaterrimin e ketyre armeve keshtu qe do ta pasoje topin gjetke...Next please smiley

Bravo Arti se dhe une po e mendoja kete pune po nuk e dija ne cfare niveli ishte mardhenia e Frances me Sirine, atehere nqs qenka si me Turqine sic thua ti., atehere eshte e pamundur sepse po ashtu i kishte mare turqia qe eshte akoma me afer..

Iku pordhi dhe opsioni i frances..

Arto, te dija çun te menòem.... po ç'jane keto llafe mer çun...... Po nuk eshte marreveshje me Asadin mer daj, por eshte rezoluta e OKB-se kjo dhe Franca eshte anetare e perhershme e Keshillit te sigurimit me te drejte vetoje.... A e kupton se çfare po thu...???

po u bote gjitholloge mer çuna... nuk late fushe te shkencave njerezore pa prek...??? edhe gjeopolitiken edhe gjeostrategjine...edhe gjeogjothologjine... pupupupupu ç'paskeni qene....

Alidems ja fute pordhes me kete koment qelbe tere peshkun, te hapim dritaretsmiley

Po si pranoj Franca, e pastaj? Po pse Danimarka, Belgjika e Norvegjia jemi ne? Jo me jo, jena Gjermania e me dinjitet. Kur kena dinjitet pse i kemi lene Shqiptaret rrugeve, trotuareve e burgjeve?

Ne shkrujme tek PPU kur ne Shqiperi ka ardh dita qe kan vdek ene 7 veta ndit per buk goje, ngrope miniere.

Po keta me lebetisin mu qe morrin si analista 10 000 euro ne muaj e ne katune njerezit morrin 35. Keta i tmerro Gogoli Yankee, se Shqiperia ime e ka Gogolin ne ode not per not, sot per mot.

Sdun me ju prish eco-turizmi tek gjiri lalzit, se ata qe groposen minierave sjan shqiptar.

Kur te me gjeni patriotet me zgjoni nga gjumi, se ata nkatun nuk shkrujne dot tek peshku jo or jo.

Duhet te nenshkruhet midis Frances dhe Sirise gjithashtu dypaleshe , pa firmen e te dyjave nuk ka marreveshje. Kete e thone ekspertet Ligjore  Britanike jo une  smiley

Po ekzakt e lexova dhe une diku kete gje..

ASNJE SHTET I BOTES deri tashti nuk ka pranuar te perzihet ne kete proces ndersa ketu diskutojne obobo c'beme qe nuk pranuam, do kishim shpetuar e do rrinim kaluar sot.

Se besoj te kete ndonje blog tjeter ne ndonje vend te Ballkanit, ku komentuesit te flasin me aq zjarr e deshire pro ardhjes se armeve te Asadit.

Lere pastaj, kur vetem duke marre shkas nga nje pacavure e Dites, ekstremisht tallese edhe sikur te qe e vertete, nisin kalkulimet se sa miliarde do te kishim fituar.

A thua se kryeministri qe tha JO, u tremb nga nje proteste dy ditore, dhe i hoqi vetes mundesine te shkruhej me germa te arta ne histori per kete vendim te rralle qe do t'i ndryshonte faqjen njehere e pergjithmone Shqiperise e do te na bente te hanim te gjithe me luge floriri.

E ne vend te bejne thirrje qe mbas ketyre protestave t'i pervishemi punes qe te mos jemi vendi me i felliqur ne te gjithe kontinentin europian, nje tufe anal-istesh u hyjne tere seriozite analizave mbi avantazhet kimike, gjeostrategjike, nderkombetare...

Keta jane cargo cult ne mes te Evropes... nuk mund te presesh me shume. Sinqerisht mendojne per luge floriri nga te huajt...

Per ata qe mbase se dine historine, cargo cults ishin kulte fetare te krijuara ne vende te botes se katert (fise aboriginale) qe mendonin se do vinte burri i bardhe nga deti a ajri e do tju jipte pasuri te papare e nuk do kishin me nevoj per te punuar. Shume biles, filluan te shikojne e te besojne se gjeneral te caktuar a njerez te caktuar ishin perendi... Prince Philip per shembull. Jo vetem aq, por mundonin te kopjonin sjelljen e te bardheve qe shikonin me shpresen qe do vinte vapori ne rast se silleshin ashtu...

ASNJE SHTET I BOTES deri tashti nuk ka pranuar te perzihet ne kete proces

 

smileysmiley   Pse ç'pret ti mo, qe te dalin tek titujt kryesore te lajmeve bisedat midis kancelarive ?? s'e ke dhe fort keq ti po he, se u mesuat t'ja kerkonit kete Rames.

eh thuaj...

Ok... asnje shtet i botes deri tashti nuk ka pranuar publikisht a zyrtarisht te veje territorin e saj ne dizpozicion te procesit te asgjesimit...

 

Neser si dihet. Fakti qe kane muaj ama qe kerkojne vende per asgjesimin e ketyre armeve, por nuk kane gjetur asnje akoma publikisht e zyrtarisht, nuk eshte shenj pozitive e mbase tregon qe ka nje far rreziku ne lidhje me kete proces.

Ps, lexo dhe artikullin me poshte nga Times.

Se c'ndodh ne bisedat mes kancelarive une s'kam si ta di, por deri ne kete moment eshte refuzuar nga te gjitha shtetet qe jane perfolur dhe dukshem nuk po kane se kujt t'ja ngecin kete pisllek qe bene.

Nuk e kuptoj c'eshte kjo llaftari pas armeve kimike, jeni kundravajtje me mendimin e gjithe njerezve normal te botes...

Cfare pislleku o gjeni, ti bashke me ceten siper. Ku qendron pislliku? tja lene ne dore armet kimike Asadit dhe ne te narrije suma rehat????

Ky vend nga morr fund, prisni krizen e pare humanitare si Shqiptare qe do te keni kur tju ndodhe nje fatkeqesi qe ta kuptoni b---q..mllikun sot.

Ose me mire kujtohuni

 

Ca thu mer debil, a e ke ndjek ca osht bo ne Siri? talljen e trapit qe po bon Rusia?

b--q..mllik se "nuk e lame" Ramen te thonte po, a e kupto cer je tu thon?

Ju na cat trapin per tete fakire nga guantanamoja qe pranoj Sala n Shqiperi, kurse tani thoni qe keni morr fund meqe s'pranut armet kimike. Vetem nje neurotik mund t thot kshu gjonash

po lere  ça thone keta  se i bejne petullat me uje..  vuuu miliardat $ gjoja.. me kujton ata te tjeret dikur  me  ''çekun e bardhe'',  ndersa shqipot do ta vinin vet shifren..smiley

qepare lexova  ate plan/oferten  e famshme  ''5 pikeshe''  te amerikaneve.. nuk e di po kjo pika 5,  kur behet fjale per vepra e pune  te medha qenkerka shume sinjifikative  per shqiptaret, se  me kujtoi  ato pllanet 5-vjecare dikur..smiley

nejse,   me mbeti mendja te pika 5 qe thoshte: ''do te propozojme qe Shqiperia te marr cmimin Nobel per paqen''.      nuk po i jap dot dum se  perse   kjo pike, pra  propozimi  per cmimin Nobel,  (se ta marresh  kete cmim eshte dicka tjeter),  duhej te ishte pjese e kesaj oferte...

po eshte per te qeshur, 5 pikat e famshme te kujt? te DITES! smileysmiley

As nje kalama i 9 vjecares nuk do t'i shkruante kaq trashe...

po nuk e di te kujt.. une ketu te peshku i lexova..smiley

Te shofim kush do dali idioti i katunit. 

Kapeni pak pikellimin dhe percartjen, jane bere si pula pa koke.

Kur them une qe ua shtriu kabllin i gjati ketyre, i shpartalli perfundimisht. Ky flet per mashtrim!! Ku ishte mashtrimi?? Subkoshienca i thote qe mashtrim eshte se nuk u tregoi planin?? Store 

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka reaguar dje në lidhje me vendimin për armët kimike. Halimi thotë se të rinjtë me forcën e zërit të tyre vendosën kundër pranimit të armëve kimike në Shqipëri dhe akuzon kryeministrin Rama për mashtrim

“Vajzave dhe djemve, të rinjve anembanë Shqipërisë, faleminderit që me shpirtin e tyre, zërin dhe mendjen, forcën e protestës detyruan kryeministrin aventurier të bëjë publik planin që kish kurdisur.

Të rinjëve dhe të rejave që sfiduan lodhjen dhe natën me shpirtin e protestës dhe i thanë jo planit të Ramës. Kjo është demokracia direkte.

Kjo është forca e vërtetë vitale e vendit. Faleminderit medias që ndihmuan të rinjtë dhe nxorën në shesh mashtrimin e Ramës që u bëri shqiptarëve dhe aleatëve.

Faleminderit të gjithëve për këtë që bëtë për fëmijët tanë të porsalindur dhe të atyre që do lindin. Ai që mashtroi popullin dhe aleatët duhet të marrë përgjegjësitë. Populli dhe aleatët nuk kanë faj.

Fajtori është një. Fituesit janë të rinjtë. Faleminderit”, shkruan Halimi.

P.S. se nga  komentet e pallave me siper, normal qe Franca do kerkoje me shume, Shqiperia vetem sa i rriti pazarin kesaj pune.

Ja shife dhe ket trimin tjeter ketu....

Franca po na merr Armet kimike qe deri dje ishin tonat smiley

Me vjen cudi me disa, deri dje cirreshin per plehrat plastike qe sjell Saliu nga Italia, sot kur u nderruan pushtetet na flasin per te mirat 1300 toneve arme kimike qe do na sillte Rama...nuk "ju kuptoj".

Saluku sillte plehra me deshire, kurse keto jane pergjigjshmeri nderkombetare jo midis bizneseve. Saluku do ja kish dhone Zenit, kurse kete e drejtojne Amerikonet.NEXT.

Me refuzimin e kesaj kontrate mbaruan dhe hallet e te gjithe shqiptareve. Ta gezojme pranveren bashke me acarin e dimrit !  smiley

Art me erdhi pak si cudi me ate qe "Jam Shqiptar "  smiley ,  qe ne kete Rast e ne kete Kohe nuk ka asnje Lidhje !

Shqiperi pa Parti nuk ka . Parti pa Shqiperi , ka dhe ne Milano qe e kishte njeri si filial te Famemadhes PD-hi smiley 

Dhe ky Bamsi Bumsi spekulator e debil i certifikuar qe kur qe ne Post , thote se Nuk prishen Mardheniet e ShBA me Shqiprine , duke perseritur te njejtin refren te te gjitheve e duke perifrazuar Ambasaden e USA-s ne Tirane pas Jo -se !

Vecse me nje ndryshim te " Vogel " qe Mardheniet e USA me keta Fendyej te Bajraktarit qe e quajne organizimin PD-hi ...harro mushke Valarene ..thuaj ! Nuk mundet asnje lloj shteti te Harroje kundervenien kur ka pas Nevoje per Ndihme . Ashtu sic nuk mundet asnje i Dhier te Harroje qe i ngriten nga Muti ku kishin zhytur koken  si Struci ne 1997 dhe u shpetuan Jeten duke i trajtuar  si mbeturina te Riciklushme   . Keto jane edhe personale nganjehere dhe Koha do tregoje se c'kuptim kane amerikanet me " Gjalle ose Vdekur "  

Kujtojme se boll Shqiptar ishte dhe Nano me "Une dua shqiptarin Berisha me shume se Amerikanin Rajerson " dhe pas ca Koheve Vllau Berisha me Urdher te Rajersonit i dha Biblen ta Lexonte ne Tepelene ! 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).