Kush fitoi? Njëlloj si të pyesësh “Pse zbardhi dita?”Pyetje pa sens. Vala e madhe e protestës që përfshiu Shqipërinë këtë javë, për fatin tuaj të keq, nuk kishte protagonist asnjë nga të zakonshmit. Opozita u përzu për 90 sekonda. Kryetari i parlamentit u përzu për 120 sekonda (po medias nuk i pëlqeu ta japë këtë pamje).  Shoqëria civile shihte si e shushatur c’ndodhte para saj dhe nuk e linte asnjë protestues të fliste në emër të saj, përvec në rastet kur të eturit për mikrofon apo fonde rrëmbenin kamerat që dinin se do i ndiqnin si manare.

Protesta u bë në shesh. Dhe ju që e komentoni faqeve të facebook-ut apo që flisni gjithë kompetenca këmbë mbi këmbë nga studiot moderne me prozhektorë mbi makiazhet e rënduara të televizioneve, as që e keni idenë për cfarë flisni, sepse nuk ishit atje, në shesh. Ndryshe, do kishte më shumë kuptim ajo që thoni. Se nuk ka as dy mëngjese të njëjta, e jo më dy protesta. E mos u trembni. Nuk donte njeri të rrëzonte as qeverinë. Të thyente hundët tuaja fodulle po, dëshirë të madhe kishte në ajër. Por atmosfera mund vetëm të ndjehej në vendngjarje, atje. Jo nga ekrani.

Ta shohësh përmes kameras e internetit,e  ta analizosh si kodra pas bregut, është e kollajtë shumë. Po, pati njerëz dhe grupime që u munduan të përfitojnë. Po, pati edhe politikanë që u munduan ta instrumentalizojnë. Po, patjetër pamë që pati edhe përpjekje për ta shitur si antiamerikane apo histerike këtë protestë.

Por, miq të dashur, jeni shumë gabim. Ajo që ndodhi në Tiranë në 15 Nëntor ishte shpërthimi i një frike të akumuluar shumë shpejt, të manaxhuar shumë keq nga ata që nuk ditën të japin informacion, e të përhapur me një frymë që s’kishte më fre nga një gjigand i ri në përdorimin e  të cilit, shumica e medias dhe e politikës është akoma pas: facebook-u. Ja që rinia nuk bëka vetëm chat apo foto në të. E ja që pushtetin nuk e paska në dorë as qeveria, as media e përdalë. E ja që me veprimet qeveritare e me emisionet shabllone mediatike nuk i adresoheni njerëzve inekzistentë.

Pushtetin mbi ju e paskan këta 15-20 vjecarë që atë ditë në shesh shtynin me lezet e largonin nga turma të gjithë ata politikanë që u munduan të afrohen për të përfituar nga kauza. Edhe disa kolegë të medias pashë që i shtynë e i pështynë. Personalisht do isha menduar 100 herë nëse atë natë do kisha surrat të dilja sërish në ekran.

Protesta pati shumë anë, e të gjithë mendojnë se kanë të drejtë në mënyrën si e trajtojnë. Nuk do flas në këtë shkrim për qëndrimin ndaj lëndëve kimike. Vendimi u mor dhe tani kryeministri ka për detyrë të tregojë se di t’i përballë situatat dhe pasojat delikate historike si kjo.

Ajo që dua të ndaj me ju është ndjesia rreth protestës dhe intrepretimet qesharake rreth saj.

Miq të majtë: në shesh, shumica e protestuesve ishin votues të Edi Ramës. E ndjeva në cdo orë të saj, në të katërta ditët që shkova. Ishin dhe dukeshin që ishin të majtë, sepse nuk lejonin në asnjë sekondë që protesta të merrtë ndonjë ngjyrim politik. Edhe në natën duke u gdhirë e premtja, ku përpara kryeministrisë ngeli vetëm një grusht njerëzish, edhe të nesërmen në orën 17.10 kur filloi të fliste kryeministri, ata dilnin mbi gjithë të tjerët kur thonin “Shshshshsh” apo “Jo politikë”, sapo dikush guxonte të devijonte nga arsyeja që i kishte sjellë ata në shesh: frika se mos merrej ndonjë vendim që cënon jetët e tyre.

Miq të djathtë: protesta nuk ishte asnjë sekondë e opozitës. (nëse e dimë se c’është opozita). Njerëzit në shesh nuk kërkonin rrëzimin qeverisë. Aq më tepër, nuk i shkonte njeriu ndër mend t’i hapte rrugën cmendurisë së rikthimit në pushtet të një njeriu që perëndoi në 23 Qershor. As të një të riu që nuk e ka kuptuar akoma kush është vetë dhe cila është gjendja e tij natyrale: i ngurtë, i lëngët apo i gaztë.

Miq cinikë: Protesta nuk ishte antiamerikane. Po, mund të kishte brenda saj njerëz që njihen si të tillë apo nxitës të veprimeve që bien ndesh me perceptimin pozitiv të marrdhënieve me shtetin e madh. Por turma, kishte vetëm frikë për vete,  e jo dëshirë t’i kundërvihej Amerikës. Dhe për frikën, nuk e ka fajin populli.

Miq të shoqërisë civile: protesta nuk ishte as e juaja. Njëlloj sic shtynë politikanët, protestuesit përzinin shpesh edhe juve, kur kërkonin të bënit show në emër të tyre me mikrofonat drejtuar sikur të ishit organizatorët dhe shpëtimtarët e një gjendje prej së cilës, thjesht u munduat të përfitonit.

Miq të medias, që nuk ishit në protestë, e që villni vrer kundër saj: mos u mërzisni. Do ketë raste të tjera për të mos u humbur. Klima duket shumë pjellore dhe energjia mjaftueshëm gjithëpërfshirëse, mjafton që fitili të ndizet dhe rinia të dalë jashtë parashikimeve tona. E di. Dhemb profesionalisht, sepse nuk të lë dot të parashikosh. Këta të rinj që nuk duan Berishën, as Bashën, po as Metën, as ambientalistët, asnjë surrat mediatik e asnjë politik, qenkan hataja vetë. Se as për rrëzimin e qeverisë, nuk të linin grimcë hapësire të mendoje. Ata ishin fort mirë në gjendje të ndanin shapin nga sheqeri, Pjesa jashtë tyre, jo. Duket qartë që jo. Ndryshe, qëndrimet që mbani, do kishin brenda logjikë.

Miq të medias që ishit në protetsë, dhe e raportuat atë sic ua deshi shpirti shefave tuaj në redaksi: gjynah. Pjesë e vështirë të të përdorin si kavie. Akoma më e rëndë kur nuk e kupton këtë dhe fillon të besosh me kokën e politikës redaksionale, e jo me tënden.

Miq që nuk ju njoh: Më keni befasuar. Pozitivisht. Dhe mrekullisht.

Unë do doja patjetër që arsyeja që vala mori para c’gjeti të ishte e bazuar në fakte dhe ta kishte emrin jo vetëm “lëndë kimike”, por edhe korrupsion, varfëri, papastërti, padrejtësi, krim, pedofili, vrasje apo pasiguri. Asnjëra nga këto nuk na ka mbledhur dot bashkë dhe ndaj të gjithë ata që e quajnë “histeri” protestën mendojnë se kanë të drejtë.

Por, ja që në 22 Nëntor është një shans tjetër. Të 100 mijë sic ishin në të gjithë Shqipërinë, prapë pa nevojën për të pasur në rreth as politikanë, as media, as shoqëri të blerë civile, por kështu, me facebook, foto e thirrje që dinë të depërtojnë tek ju shumë më mirë se gjithë të mësipërmet, të jemi sërish në sheshe e në cepa, këtë radhë, për të pastruar Shqipërinë.

Po, sërish do ketë kritizierë. Këtë radhë turma do quhet komuniste, se vetëm ata pastrojnë. Ani. Edhe skllevër idealizmi le t’ia vënë emrin, vetëm ama, Shqipërinë, ta pastrojmë. Se u pa puna: politika kërkon të shfrytëzojë; media të komentojë këmbë mbi këmbë, e të gjithë kërkojnë me ngulm t’i dëgjojmë teksa na shesin mend për të cilat jo, nuk kemi nevojë.

Pastrimi i Shqipërisë në një ditë është thirrje e përsëritur. Nuk e di kush e organizon. Por nuk dua ta di, se nuk është ky synimi. Synimi është ta pastrojmë,  të mbjellim kulturën e të mbajturit pastërti e të jetojmë pastër. Në shumë kuptime. Atë që u kërkua në shesh, ta sigurojmë ndryshe jashtë mjedisit ku flemë. Jetojmë dhe toksikohemi bashkë prej mbeturinave. Të gjithë.

Ndaj, të shohim ku shkon vala e madhe e 15 Nentorit. C’ishte ajo?

Ishte një grupim rastësor njerëzish, me shumë ngjyra partiake që askush s’i mori vesh, por mbi të gjitha, shumë të displinuar, aq sa jo thjesht nuk shkelnin lulet, por edhe natën, sapo përfundinin qesen me patatina në dy pas mesnate, coheshin nga batanija dhe e linin mbështjellësen tek togu i improvizuar diku larg rrethit. Po, po. Madje, as të sjellshëm sa pyesnin edhe policët “U lodhët? Ju as nuk uleni dot ndonjë sekondë kështu si ne”.

Dhe asnjëri nuk i hapi punë as femrave me uniformë, e nuk e kapërceu kush trotuarin që ato ruanin bashkë me kolegët e tyre. Protestues që nuk shanin, që nuk ngrinin gishta lart, që nuk toleruan asnjë keqpërdorim, e që janë qartësisht të acaruar me klasën politike në vend. Por edhe me median gjithashtu. Kush të dojë, le të lexojë.

Unë ngelem e befasuar. Për ju që mendoni se gjykoni më hollë, na falni se për pak ju lamë pa fejuar pas flirteve të radhës me idetë abstrakte që keni krijuar në kokë rreth pushtetit e gjithckaje që vërtitet rreth tij.

Protesta s’ishte kundër qeverisë. As kundër Amerikës. As e Sali Berishës (larg qoftë). As e shoqërisë civile. Ishte e njerëzve të frikësuar. Nëse këtë e quani histeri, përgjegjësit të mësojnë të menaxhojnë situata dhe të sillen me dinjitet me këta njerëz që votuan për kryeministrin që u foli të premten pasdite.

Po të kishte folur një javë më parë, mbase asgjë s’do kishte ndodhur. Por ndodhi. Dhe në 22 Nëntor duhet të ndodhë sërish. Dalja nga shtëpia flas. Këtë radhë, për një Shqipëri më të pastër. Bash ashtu sic kërkuam me ngulm të jetë. Për hir të Shqipërisë.

Kush s’është dakord, le të flerë mbi dafinat që kutërbojnë dashakeqësi.

74 Komente

Fitoi Shqiperia me brezat e tanishem dhe shume te ardheshem per sa i perket shendetit. Te gjitha argumentet e tjerat jane lilipute ne krahasim me kete. Edhe njehere nje falenderim te madh per protestuesit dhe per te gjithe ata, te dukshem e te padukshem qe bene JO-ne, perfshire Ramen. smiley

Protesta ka qënë qytetare si partia e Bamir Topit, dhe si fushata e Bashës, para dy vjetësh, pak muaj pasi kish ndodhur 21 Janari. Dmth ajo ngjarja kur njëri i vrau dhe tjetri i çoi për tu vrarë, përpara kryeministrisë. 

 

 

Jemi bere popull femeror. Mire te tjeret, po as vete nuk e dime se c'duam.

I keni parasysh ato femrat qe nuk shquhen per bukuri, elegance e mirembajtje dhe duan te vishen si Klaudja Shifer apo Karolina Kurkova?

Edhe ne diskutimet kunder plehrave i meshonin: "Po pse nuk i mori Norvegjia?"

Dhe logjika pro fillonte me: "E shikon qe i mori Franca?".

Epo ne nuk kemi as kellqet e Kurkoves as ballkonin e Klaudja Shiferit. Arsyeja pse nuk duhet te vinin eshte per te njejten arsye qe ne shkrepeset shkruhet:

Keep out of reach of children!

For childrens' sake

jo jo pse e deformon smiley

Mbaji larg femijve jo per hater te femijve.

Mbaji Larg Femijeve.

Ke deformoj, ca me thote menja ime? 

e di pse vazhdon ky debat tani, se Naçut nuk e kaperdine dot ate qe e dhine muhabetin fare.

Po te shikosh vetem ata i mbajne debatet ndezur. shiko me kujdes ne te djathte te ekranit, komentet e fundit jane nga Naçut.

Une e fleta menjen, shonci iku, ky ven nuk ka shpresa jo prej shoncit po prej brezit debil qe po rrit.

Shkrimi me pelqeu, veç ai rreshti i fundit fare, mendoj se ishte i tepert, ishte futur kot inkonjito. 

 protesta nuk ishte asnjë sekondë e opozitës

Opozita dhe nqs ketu prefshijme edhe KLANIN dhe mediat qe anojne djathtas, i hodhen benzine zjarrit duke ushqyer panikun. Nqs opozita  do ishte treguar konstruktive, protesta ndoshta s'do kishte marre ato permasa dhe paniku nuk do kthehej ne paranoje.Dmth dhe opozita ishte ne tave dhe e yshti duke krijuar  konfuzion. Shefi formal i opozites ishte informuar nga amerikanet dhe tashme duket sa hipokrite dhe e perllogaritur ishte britma: duam transparence,te vije urgjentisht km ne parlament dhe te jape llogari.

Ndoshta ju Edlira keni qene ne protoste non stop dhe nuk i keni ndjekur mediat dhe lojen e tyre tmerresisht te piste. Sidomos disa prej tyre. Meqe u ke kthyer reston te githeve, edhe e verteta duhet te thuhet e gjitha, me te gjitha permasat dhe nunacat e saj.

 Ai eshte episodi kur opozita tentoi te njesohej me protestuesit dhe ishte gje shume e mire qe njerzit aty u treguan deren. ideja ime eshte se opozita e shfrytezoi momentin dhe e yshti frymen e panikut. Ne pikat e tjera jame dakort me kendveshtrimin e autores protestuese.me pak nerv shkrimi por vetekuptohetsmiley

Si shpirt je .

Argita Berisha mendon se protesta ka qënë masive dhe mbarëpopullore.

 

faleminderit Edlira

E ka qa motra jepi hakun. E mbyll icik me inot po ska gje. Zoti ju dhente force qe mos ti lejn gjerat ne mes. Se jam i sigurt qe lir koklopa e ka ber gati strategjine e korruptimit te tyre. 

Qendrim mbi palet?!

Kush s’është dakord, le të flerë mbi dafinat që kutërbojnë dashakeqësi.

Vertet?! 

Shkrim si ky nuk me kane zene syte. Qe mos kuterboj. smiley

Protestën e kanë organizuar shërbimet e huaja. Kush nuk ia do të mirën Shqipërisë?

 

Zhduket djaloshi i cili i tregoi gishtin Berishes ne foton e njohur neper media. Familja thote qe ka bere kallezim ne polici.

Shpresoj te mos ti kete ndodhur gje smiley

E pavertete. E kishin pare dje ne mamurras degjova. 

Do ishte bere nami ne media.. nuk eshte Berisha ne pushtet qe kjo te ndodh, dhe Shqiperia as me Berishen ne pushtet nuk ishte vend qe te zhduk pse i ngrite gishtin nje ish-kryeministri. Nje gomar qe s'dinte cfliste  leshoi fjale fyese ndaj nje deputeteje tek opinioni dhe vazhdoi serbes sikur asgje skish ndodhur ne vend ta kapnin me shkelma bytheve ta nxirrnin nga studioja. Art ajo nuk eshte Shqiperia, mos u ashtu kot se koti...

Pacifistët janë hipokritët më të ndyrë. 

Un i gjo nuk e pertyp dot. Mir robt u tremen i çik su per vdekje, mire qi po thuani se shumica e protestusve paskan qene te majte se ashtu dukeshin; po mir kaqe pak besim paskan pas hallku ke robi qi sapo zgjodhen sa me i dal perpara naj proçke te Ktij tonit?! S'e rakordoj dot smiley

najs! - kish per te thon zotrules

po pra ka pas qene nje zotrules ketu, dikur...

Ja dhe nje hartim tjeter shume prekes. U beme per trinitrine.

Po kot grin sallate peshku ketu.. ajo paska qene vetem nje shetitje ne bulevard e njerzve te frikesuar!

sidoqfote e kushdoqofte mbas para apo anash kesaj ngjarje ky eshte nje MINUS shume i madh per ramen !

 

 Ne vazhdim te dyshimit se pas nismetareve dhe organizatoreve "qytetatare te pavarur" qendronte dora e opozites, me ben pershtypje titulli faqes ne fb , i hapur nga organizatoret" "nje milion shqiptare  kunder shkaterrimit te armeve kimike" dmth nje milion shpullat kunder SB tashme u kthyen kunder ER. Nje ne dore. e dyta, nje nga organizatoret eshte Zirkon Disha i shoqates Zgjohu qe mbahet mend mire ne rreshtimin kunder ER ne zgjedhjet lokale 2011.

Ja cfare shkruan Zirkoni per Burrin e shtetit te 21 janarit:

 

Zirkon Disha

Qershor 26 afër Tirana.
Respekt dhe mirenjohje, Burre Shteti. (absolutisht krenar)
384Pëlqejë · · Shpërndaje

38 njerëz e pëlqejnë këtë.
Zenel Osmani E meriton Te jet dhe krye lart
Qershor 26 në orën 8:21.MD nëpërmjet celularit · Pëlqejë · 1
Bler Karakushi
Qershor 26 në orën 8:21.MD · Pëlqejë
Bujar Disha rroft sali berisha
Qershor 26 në orën 8:54.MD · Pëlqejë
Siberian Tiger Fjalim madheshtor,prej nje lideri te vertete
Qershor 26 në orën 9:22.MD · Pëlqejë · 1

 

------

plus aksesi i dhene ne tv Klan ketij kingut me kundragaz.

"nje milion shqiptare  kunder shkaterrimit te armeve kimike" dmth nje milion shpullat kunder SB tashme u kthyen kunder ER. Nje ne dore.

Shume delirant, Spiritus. Une jam student ne FSHN, dega Informatike dhe kam qene ne proteste prej fillimit deri tek "Jo"-ja e famshme. Thelbi, shkaqet dhe natyra e protestes ishin fare larg asaj cka rrekesh t'ju pershkruash. 

Menyra e te arsyetuarit qe ndjek me lart nuk ndryshon shume nga mendesia e talebaneve e tipit "Tahiri ka dashnore", shume e permendur ketu ne peshk.   

smiley

 Une analizoj faktet, ti argument ke vetem epitetet. Nuk po shtie fall,  po u referohem atyre qe tashme po shpallen organizatoret e protestes dhe qe na tregojne se si larguan grupin nismetar te ambientalisteve & shoqerise civile .Qe ne proteste u perfshine pa dallim bindjesh politike, pasi paniku i perhapur nga disa burime tashme te mireidentifikuara, edhe kjo nuk vihet ne dyshim.Madje organizatoret  citojne dhe nje nga parullat: o dorezohu, o rrezohu!! Nderkohe na thone se ne nuk synonim rrezimin e qeverise.

pse 1 milion vota kunder...dhe jo 1, 7 milion vota? ose perse jo nje slogan me gjitheperfshires: Te gjithe se bashku ti themi JO armeve kimike! Shume e trashe gjethja e fikut per te mbuluar parapavijat e frymezimit politik ! Dhe kjo behet me evidente kur po i meshohet perhere  e me shume idese se ne proteste shumica ishin votues te ER. Po sigurisht qe kishte edhe votues te majte sepse edhe njerzit me bindje te majta i kap paniku, e duan jeten dhe shendetin. Le qe kush i numeroi.Plus adoleshentet e gjimnazeve nuk jane votues.

Protesta dhe paniku mori permasa me te gjera kur opozita doli hapur kunder . Shikoni ne fb sesi organizatoret ushqenin panikun, fotot me femijet siriane qe postonin, logot e armeve radioaktive qe adoptuan, tv ku u ftuan dhe amplifikua fryma  e panikut.

Une analizoj faktet...

pse 1 milion vota kunder...dhe jo 1, 7 milion vota?

Po c'fakte, c'analize aman? Shumica e faqeve ne fb kane titull qe nisin me rende te 10-s, per te treguar nje "milestone" apo pikesynimin e ardhshem. Metode qe perdorin adoleshentet per te marre sa me shume lajk, 100000 qe pelqejne Rita Oren, 1000000 shqiptare kunder Atifetes etj...

ose perse jo nje slogan me gjitheperfshires:

Ja sloganet sipas frekuences:

1.Shqiperi etnike pa arme kimike

2.Une vendos une them jo

3.Parlamenti jemi ne

4.E duam shqiperine si gjithe europa

5.Shqiperi e paster, jo arme kimike

Nderkohe na thone se ne nuk synonim rrezimin e qeverise.

 

Shiko, pak sekonda pasi nisi Edi te fliste ne menduam qe ai ishte pro. Te gjithe c'ishin aty, studente, pleq, gra, njerez te thjeshte etj., ishin te tendosur emocionaisht ne max, dhe u pa si nje tradhti/kalim i vijes se kuqe. Perfytyro mesoburra zyrash gati me lote ne sy. Dhe turma shpertheu ne thirrje "Poshte qeveria" deri ne fund te fjalimit kur u thirr "Fitore" dhe "Edi Rama".

Protesta dhe paniku mori permasa me te gjera kur opozita doli hapur kunder .

Perseri gabim. Ne mbaruam leksionin, dhe e dinim nga fb qe ne ora 10 kishte proteste te kryeministria. Por e vecanta ishte se atje erdhen disa qindra studente, gje qe nuk ndodhte ne protestat e zakonshme 50 vetshe.

Pse kaq shume reagim?  -Lajmi se ne ishim i vetmi vend ne bote qe i pranuam. - Rrezikshmeria teper e larte potenciale. -Perdorimi i rrjeteve sociale. - Rilindja smiley, pra tashme jo me gardhe, dhune, frike;

Kjo u pasqyrua kudo me foto/video e coi ne reaksion zinxhir. Te nesermen erdhen edhe gjimnazet dhe tensioni u ngrit tere pasditen derisa u bashkuan mijera njerez te cfaredoshem ne oren 17.

Kur u pa qe njerezit e moren seriozisht qe casti qe opozita doli hapur per te marre flamurin, por u zbyth nga protestuesit. Pra e kunderta e asaj qe thua ti.

Shikoni ne fb sesi organizatoret ushqenin panikun, fotot me femijet siriane qe postonin, logot e armeve radioaktive qe adoptuan, tv ku u ftuan dhe amplifikua fryma  e panikut.

"Organizatoret" dhe ideatoret ishin tre cuna te thjeshte: Abi Bardhi, Vehap Kola, Ergi Bardhi. Dhe si cdo faqje ne fb, perconin mesazhin me foto, postera, logo, linke etj. C'pret ti te nxirrnin fotografi te Shqiperise se lumtur, apo te postonin analiza filozofike?

E shikon pra, nga mbiemri duken qe jane veriore. Me siguri Tropojane. Ja ku doli lidhja me opoziten!

Keshtu qe nuk ka nevoje te tirret me mbi kete ceshtje. Protesta eshte gjithmone e shendetshme, dhe kete rradhe pati disa vecanti mjaft pozitive.

Persa i perket opozites, ajo keto pret, te kaleroje zemerimin e turmes dhe te shfrytezoje gabimet e qeverise.

Nqs eshte marre nje vendim i padrejte, faji nuk eshte i njerezve por i qeverise qe nuk menaxhoi situaten sic duhej. Packa se une mendoj qe JO-ja erdhi pasi Rama me Bushatin ndalen se fluturuari me presh ne b... dhe vleresuan objektivisht gjendjen.

Prandaj them qe flet ne menyre shume militante, ti dhe ca qe ne menyre idiote cirren me fraza te tipit: Per fajin tuaj qe protestuat ne humbem kete shans historik...

 njeri nga keta organizatoret e vetshpallur na qekej edhe nje ultraislamik i thekur..prandaj gjith ai epsh antiamerikan!

Po ku e pe epshin antiamerikan ti mo Spiritus vecse ne deklaratat e Halimit?

Shkon nga shkon edhe faji i protestuesve, e pamundur te besh nje kritike te vetme ndaj km.

per km kam folur, po nuk e ke lexuar. i ndodhi si ata kaubojsat qe jane xhonglere ne perdorimin e pisqolles dhe ju bllokohet ne castin kritik.edhe km xhongler ne komunikimin mediatik, ju blloku arma e tij speciale atehere kur duhej. nuk mundi apo deshi e beri -kjo ende nuk eshte qartesuar.ndoshta do e qartesojne historianet e brezit tjeter. por qe ai organizatori gjate eshte islamik i thekur, kjo nuk vihet ne dyshim. do habitesha nqs islamiket antiamerikane nuk do ta shfrytezonin kete rast te arte. them se e kane ngjyer gishtin ne nxitjen e antiamerikanizmit.
 

Po perse e redukton problemin si "komunikim mediatik" kur qendron tek komunikimi ne teresi. Gjithe administrimi i ceshtjes nuk qe fare ne nivelin qe duhej te ishte per nga rendesia.

Ndoshta me te vertete humbem shume prej refuzimit,  por t'i vesh fajin protestes eshte si te fshehesh koken ne rere.

Nuk arrij ta besoj qe Rama hoqi dore nga qe u ndje me shpatulla per muri, se fundja s'ishte ultimatumi i Musolinit qe mundesite dhe pergjigjet qe mund te jepeshin te ishin o Po o Jo. Mund te negociohej dhe te arrihej nje fare marreveshje, e populli te informohej gjithashtu. 

 

Presim vitin 2021, kur të vijë e djathta në pushtet.

 

 Po, patjetër pamë që pati edhe përpjekje për ta shitur si antiamerikane apo histerike këtë protestë.

Shkrimi flet me sa duket për ditën e ejte dhe të premte por ditë emëparshme parrullat tregonin për tjetër gjë po citoj vetëm dy të pakuptimta; " E dua Shqipërinë si kryeministri amerikën" , "E dua Shqipërinë më shumë se amerikën"

Autorja flet për 100 000 protestues në sheshe  e shumëfishuar shumë më duket.

Por ka të drejtë kur flet për veprimin në 22 nëntor

Ndaj, të shohim ku shkon vala e madhe e 15 Nentorit. C’ishte ajo?

 

Organizatorët: Shoqatat donin të përçanin protestën, para Kryeministrisë s’punonin celularët

Gjate intervistes se tyre ne “Panorama”, tre iniciatoret e faqes ne FB, “nje milione shqiptare kunder armeve kimike”,  Albi Bardhi, Vehap Kola dhe Ergi Bardhi tregojne perpjekjen e shoqatave per t’i percare, tentativen e “MJAFT”-it per t’i larguar nga sheshi naten e se enjtes dhe pranojne se para Kryeministrise iu bllokuan telefonat.  

“Ishte shumë bukur të shikoje mëngjesin e së premtes. Fillimisht na u afruan shumë gjimnazistë në protestë, pastaj vinin prindërit dhe studentët. Ne nuk mbeteshim asnjëherë vetem dhe ky ndërrimi i brezave për të njëjtën kauzë ishte shumë i bukur. Në fund protestës iu bashkuan edhe më shumë protestues, pasi ne po njoftonim për pjesëmarrje masive në orën 17:00. Në këtë moment patëm shumë probleme me valët e telefonave dhe nuk po postonim dot thirrje te faqja në Facebook. Detyroheshim të largoheshim deri te TVSH-ja për të bërë postimet nga telefoni. Na ndihmoi edhe një miku jonë që punon në një kompani celulare, i cili na solli një përforcues valësh të lëvizshëm”- thote Albi Bardhi.

Kurse Vehap Kola, thote se dtën e premte shoqatat kanë dashur ta përçajnë protestën, duke i ndarë grupet shoqërore, gjë që ata nuk e donin. 

“Madje, të premten paradite kur ne nuk kishim foni ende, përfaqësues të shoqatave po montonin një foni të fuqishme te Piramida. Ne i ndaluam duke i paralajmëruar që të mos e përçanin protestën, ndryshe do ndesheshin me reagimin e studentëve”- thote ai.

Nuk me ben çudi. MJAFT-i eshte nje organizate qe financohet nga SHBA smiley

Detyroheshim të largoheshim deri te TVSH-ja për të bërë postimet nga telefoni. 

 ...dale dale skeni pare akoma cfare eshte censura e komunisteve ju te rinjete me celulare pink  smiley

tentativen e “MJAFT”-it per t’i larguar nga sheshi naten e se enjtes

A ka mundesi disa detaje me teper per kete tentative?  Apo paralelisht hamendesimet me:

"Falenderojme Avokat Altin Goxhaj per mbeshtetjen e pandalshme duke ndihmuar ne organizimin e protestave dhe perfaqesimin ligjor me Policine dhe sidomos per ta mbajtur te paster protesten qytetare nga cdo nderhyrje manipuluese. Falemiderit"

Në këtë moment patëm shumë probleme me valët e telefonave 

Tre organizatoret nuk aludojne qe ka qene e qellimshme.  Ne fakt ka pasur disa komente te premten me duket, po tek faqja e tyre qe thoshin se "kompanite po bllokojne celularet" dhe po ne te njejten faqe gjeje komente "mos perhapni panik se celularet punojne."  Por edhe neqoftese ka pasur probleme, a mund te jete per arsyen aq te thjeshte: mbingarkesa e linjave? 

Se pershembull, fjalimi i Kryeministrit ne oren 5 ndiqej me shume veshtiresi online.  Shume prej faqeve nuk funksionin ose nderpriteshin.  E qellimshme dhe kjo?  Apo mbingarkese e faqeve online?   

effkey - 17 Nëntor 2013 - 20:39

Une e fleta menjen, shonci iku, ky ven nuk ka shpresa jo prej shoncit (qe iku) po prej brezit debil qe po rrit.

 

gjynof qe nuk ka më thenie te dites

Brezit te sotshem leri dyshimin, qe ndoshta deshen t'ja hedhin.
Brezi i djeshem ka sigurine e vertetuar, qe ja hodhi Sudja.
Gjeje vete kush ka me shume shanse te jete "brezi debil". smiley

Brezit te djeshem ia hodhi Saliu. Ai u dha garanci prej burri shteti. Besoj akoma jane regjistrimet e atij fjalimi.

Sudja lekun ja mori perpara fjalimit. Po sdq, ok, po zgjerojme faktoret. Sudja + Sula ja hodhi. Nga ana tjeter po shtojme amerikani + Edi. Kjo e ben me pak debil brezin?

Jo, kjo e vulos idiotizmin si tipar te cdo brezi. Momentet e zgjuarsise si komb, i kemi patur aq te rralla, sa qe ende nuk i kane kapur gishtat e nje dore.

Ok. Po e kisha fjalen me Stalker te puna e brezit debil. Mend nga rob, qe ja hodhi nje jevge, ncuk.

Ok, por nga koncepti "brez" tek " rob, individ" eshte nje dët i tere smiley. Ndoshta duhet te kishe zgjedhur tjeter argument per ta "mundur" Stalkerin. 

Mqs 90% e familjeve shqiptare kishin mbyllur dhe humbur leket, mund te flitet per brez.
Nuk me pelqejne debate te tilla me zgjuarsine e njerit apo tjetrit. Nuk sjell asnje dobi dhe as eshte e respektueshme per mendimin tim. Ama kjo s'do te thote qe nuk di te permend ca gjera ndokujt qe ofendon, etiketon me fjale si "brez debil"
smiley
@ PF, jo Flm. Jo interes. smiley

Ne fakt ketej nga ne, hunter, e kane hequr fare nga perdorimi fjalen "debil". Keta preferojne fjalen "with special needs" smiley

 

Hunter, se mbase edhe te kane rrejt. Sudja ishte nje cope jevge qe u perdor nga pushteti. Sudja vete doli si rru e qeth. Leket e Sudes vinte i merrte policia naten me furgona, ndersa Sudja banonte ne nje apartament ne kat te trete me gjithe familjen e zgjeruar rome tek pallatet midis 21shit dhe Zogut te Zi. Nuk di cfare opininoni ke per gjeneral Xhaferrin, po mund ta diskutojme edhe ate.

Po mer. I kam une. 4 Nentor 1996 : "Une ju garantue jue, se leket e shqiptareve jane leket me te pastra ne bote." Gishti tregues lart, koka anon pak djathtas.

Pastaj, ai na e hodhi, ne* e hodhem. Jek e jek si me thene.

*ne them ne populli+CIA+komunistet+asfalia.

populli+CIA+komunistet+asfalia.

smiley ...  kjo do i hante ne vetvete nja 1000 komente dhe hartime prekese ketu tek ppu-ja.

Nga te paktet rob qe shkruajne kur e ku te munden neper media, qe s'ka thene asnjehere asgje. Nga ata njerez qe vetem i lepihen profesionit. Artikull bosh (krejt si fjalimi i Edi Rames xhanem), ku mungon racionaliteti me minimal. Po citoj vetem nje fragment:

Miq të djathtë: protesta nuk ishte asnjë sekondë e opozitës. (nëse e dimë se c’është opozita). Njerëzit në shesh nuk kërkonin rrëzimin qeverisë. Aq më tepër, nuk i shkonte njeriu ndër mend t’i hapte rrugën cmendurisë së rikthimit në pushtet të një njeriu që perëndoi në 23 Qershor. As të një të riu që nuk e ka kuptuar akoma kush është vetë dhe cila është gjendja e tij natyrale: i ngurtë, i lëngët apo i gaztë.

Po mire, dakort. Vertet mendon se z. kryeminister nuk ju tremb nje pershkallezimi te situates e revoltes, pas nje PO-je eventuale? Vertet mendon, se njerezit do e kishin lene me aq, pas nje PO-je qe i trembeshin? Vertet mendon, analiste l*shi, qe ekziston vetem rrokada mes kraheve, dhe asnjehere rrokada e brendshme?... Une vetem kuterbim kotesie dalloj, kur qellon te lexoj kete personazh. 

Kjo qe te ndodh ty nuk i ndodh te gjitheve. Edhe terheqja kerkon kurajo. Sidomos kur e krahasojme me raste te fresketa kur mosterheqja inatcie ka pjelle vrasjen e kater shtetasve.

Protesta ka rrëzuar ca mollë në bahçen e të djathtës. 

t'jesh miop nuk ka gje t'keqe po sa qorr duhet te jesh ta shofesh kte me syze partie? sa i mete duhet te jesh qe t'mos kuptosh se ata te rinj aty i thane jo cdo perpjekje instrumentalizimi prej politikanve qe kane drejtu apo qe drejtojne ate vend? vec nqse e keni budallallikun ne gen, perndryshe duhet ta kishit kuptu kaq gje deri tani

Miq të djathtë: protesta nuk ishte asnjë sekondë e opozitës. (nëse e dimë se c’është opozita). Njerëzit në shesh nuk kërkonin rrëzimin qeverisë. Aq më tepër, nuk i shkonte njeriu ndër mend t’i hapte rrugën cmendurisë së rikthimit në pushtet të një njeriu që perëndoi në 23 Qershor

Tani opozita po përpiqet edhe të përfitojë. Fryma shoqërore për mungesën e transparencës për armët kimikie, mund të shfrytëzohet edhe për kauzat të tjera sensitive brenda vendit. Është ende e pambyllur beteja për Korçën.
“Do të  vazhdojmë betejën e nisur kundër vjedhjes  dhe blerjes së votave në Korçë, si eksperimenti kobzi i kësaj shumice për blerjen e votave në shkallë vendi nesër  smiley

Është ende e pambyllur beteja për Korçën.

Si vazhdon beteja pas kesaj?

Pasi ka shqyrtuar videon dhe provat e tjera të dorëzuara nga Partia Demokratike për zgjedhjet në Korçë, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë padinë e PD-së.

Janë të kapun me pras ne dur thote populli. Janë opozita e vetme në botë  që me ze e figure u janë kapur manipulimet në zgjedhjeve.Nqs institucionet e koruptume blihen nga Rama dhe Meta atehere opozites i mbeten demostratat ne sheshe si mjet i fundit demokratik.smiley 

Gëzimi i festimit të protestës, i ngjan gëzimit të shqiptarëve për ditëlindjen e Enverit. 

 

Faleminderit kryeministri im - thote Bracja. S'po e marr vesh per cfare eshte falenderimi. Por me vjen keq qe Bracja me berberin blene tere ate sapun dhe ju mbeti pa perdorur. Mos valle Bracja paguhet nga industria e sapunit? smiley

Neser priten protesta te medhaja. Duam armet tona!! Shqiperia kimike!! Ate qe nuk bene dote Belgjika e bene Albanija!

I hodha nje sy perciptazi komenteve dhe akoma kane mbetur njerez qe flasin per raste te humbura... dhe meqenese tani eshte si lajm qe asnje vend evropian nuk i pranon. Dhe kjo me le me pyetjen se cfare duhet te ndodhi qe keta njerez te kuptojne qe jane gabim smiley?

 

Ps... dhe nje pyetje tjeter... qe kur te majtet jane bere kaq pro masave te tilla. Tradicionalisht i gjeje te lidhur ne nje peme qe te mos pritej nga ndonje ndertues. Apo ndjekin direktivat?

Qe vdes ti admino per i cik Aldrineri une e di dhe e kuptoj smiley Vallaj me shpirt ta them .Po qe te mbash rrenjasij me llafe ....nuk ma brente ndergjegja .Sidomos ngazellimet e LefKOPESE ..

Po gjithsesi gjeje nje menyre dhe thuaj atij Aldrinit me qe nuk te pelqeu imja .Thuaj mjaft me tralala  sikur kane vrare Gjelin e Beut .Ishte nje VENDIM epror dhe le te mesoje se shoket e tij i Zgerdhinte ne HU babasqapi po te guxonin ta kundershtonin .Dhe boll thuj me kujtime ..Azemi mobilizoi shoket nga nje stol i Gurte ... Jane shume feminore dhe zakonisht emocionin vetem Hurin nder Na ! Po dhe haken mos t'ja hame shoqes Boisa i kane dhene kurajo te pyese K/Ministrin pa u trembur drejtepersedrejti  ne fytyre ...Perse z/kminister ...smiley

Bo bo, mbas nesh vika deti. smiley

Sikur po behej sherr i madh kush t'i merrte, e para ne sira ishte Franca, lere Ameriken qe ka goxha eksperience per helmet e veta.  Mesa duket qe te mos i prishin qefin njeriu qe s'po zgjidhet po i bejne ne det, mos ta gezonje njeri kismetin. 

Edhe japonezet i kishin bere hesapet me digat e tzunamin qe do duhej ndodhte ne disa mijra vjet, po ja qe ndodhi me gjithe ato viktima. Nuk e di sa te ngushelluar do jene viktimat po ta dine se hesapet i mbronin nje ne disa mijra vjet. Ky eshte leksioni i ngjarjeve katastrofale, pavaresisht probabilitetit te vogel, ato duhen vec evituar, e jo t'i marresh vete ne kurriz. Driteroi e mileti e kapi me intuite kete, meritojne nje doktorate ne manaxhim risku, por jo nga Harvardi. 

jo sherr po sher. Kshu thote dhe Erion Brace

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).