Shumicen e kohes ne protesten e sotme kunder importit te armeve kimike nga Siria e kalova duke folur me mikun tim, gazetarin Vladimir Karaj qe kishte ardhur per te mbuluar ngjarjen. Sic mendoj se do ta lexoni dhe nga pasqyrimi i tij profesional ne faqet e shtypit, ishte nje protestez e vockel, me ca dhjetra njerez te grumbulluar pa ndonje entuziazem kushedi se cfare ne brinje te kryeministrise. Ndersa Kryeministri praktikisht e pranoi sot se kjo eshte pune e kryer une po mesoj se protestat vuajne disi ne aspektin e organizimit. Neser AKIP ka nje proteste ne te njejtin vend.

PS. Ca personazhe te cuditshme dhe te dyshimta (si keta te levizjes "Zgjoju se kjo mund te ishte motra jote") vetem sa prishin pune kur tentojne te perzihen me reagimet e ndershme qytetare.

550 Komente

Asadi paska thene, du me ia heq kete telash shqiptareve. 

smiley i modh!

Kishte prit Edi Ramen te fliste ky sfoli, Asadi u terhoq! 

Nejse, nese kane vendos vertete me i shku deri ne fund ketij muhabeti, dua te shof si dreqin do e nxjerri nga situata Fuga Ramen. Nje gje per te kenaq Liqenrat e kompani do e shpikin me siguri. 

se di pse ktyre qeverive tona gjithnji ju dalin bomba, barut e municione ne shtegun e eger te fatit te tyre qeverises smiley

Naten e mire, e u gdhifshi me habere te mira

Une prape ngel me shprese ke qeveria jone ,sidoqofte !

Ore, tu bëj një pyetje: 

Kjo punë e plehrave kimike, është çështje qeveritare, apo kombëtare? Apo ndërkombëtare?

 

Ceshtje jete!

oh well, do të këshilloja të konkurroje për miss America, if u got the packagde. Se "paqe në botë" duket që e ke.

 

Keshilla virtuale falas! Rrofsh! Pse te ngeli qejfi? smiley

Ohuu ...ti akoma nuk e ditke se cfare jane , plehra kimike thote ...bobobo....ca te ka bo rilindja ty .

hahahahahaaa

Ceshtja e plehrave kimike eshte ne dore te parlamentit. Sali-u kur ishte ne pushtet ja beri fora -tha qe te gjithe fshataret qe blejne plehra te tilla te paraqesin faturen tek zyra e finances ne komune dhe tu rimbursohet TVSH-ja. Ndersa keta te qeverise se sotme duan ta heqin fare TVSH-ne ose e pakta ta pergjysmijne ate. Te shohim se cfare do vendosi parlamenti dhe nese do e dekretoje Jari.

Shume peshkiste demokrate duken very entuziast, nuk kane hallin e plehrave por kane hallin te rrezojne qeverine, kurse te tjeret socialistet qajne fatet e tyre..smiley

Jo e dashur. Te garantoj qe te gjithe perfshire simpatizantet e partive te ndryshme qajne fatet e tyre. Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar.

He me, a erdhen armet kimike? 

A u rrezua kjo qeveri apo jo ? smiley

Ja ke fut kot plako; armet kimike nuk jane thas mielli misri qe shpohet duke e ngarku ne mushken tende ! 

Edhe tek jo Fotua e prurjes por me interesante eshte Fotua tek Shekulli ke 'Uragani " smiley Lulashdashkurbanit te Bashkise qe eshte ne krah te "Flladit" smiley te babasqapit . Mund te shpjegojne shoket e Revoltuar Revolucionare dhe shoket Antikomuniste ,perjashtuar fatakeqin e LefKOPESE Poetin smiley

Perse nuk duket asnje Flamur Amerikan ?

E kaloi 500-en numri i komenteve. Tregon qe nuk jemi aq pasive sa mund ta kemi menduar me pare.

Te drejte ke por po na numeron amerikani tani, prandaj shperndahuni..smiley

NSA-ja ate pune ka. Do merret me varfanjaket shqiptare.

A do kete 500 protestues neser???? Kjo eshte ceshtja. se numerimet e komenteve tek peshku nuk e cojne anijen larg...

Po per fat te keq kemi rene ne ate kurthin e rehatise dhe pasivitetit. Populli i shkrete nuk ka faj sepse jane lodhur me tragjedite e shumta qe ka pasur ky vend.

Une si votebardhiste ju uroj gjithe te mirat sidomos ju qe i keni votuar si majtas si djathtas!!

Kush voton ne Shqiperi?!!

Ej po ky cuni eshte Niku i Hight Albania Mountain Club, se kuptoj pse Blendi e paska nxjerre kete foton duke folur per persona te dyshimte e te cuditshem  .Ky cuni eshte eshte ambjentalist.

Citat nga Ruzhdia:

Nejse si perfundim, askush nuk thote gje, e me shume gjasa askush nuk di asgje, te gjitha hane mut kot derr derr Rama u shpreh ne menyre te frikshme dhe Idiote.

 

Gjona qe i dime tashme por nuk ka si te jete ndryshe!

Ka shume raste kur kemi mendimie 180 grade ndryshe por kete here i ke ra goszhdes ne koke jam 110% dakor me ty !

Shume njerez sot smiley

Ke marre pjese?

Live

Super. Me vjen shume keq qe nuk jam ne Shqiperi per te marre pjese. Bravo te gjithe atyre qe po protestojne.

Keto pamje tregojne protesten ndaj blerjes se votes ne Korce? Te forte jane keta PD-stat dine te organizohen edhe kur motivin e kane lesh me qime.

Mos genje berber

Une nuk po genjej, thjesht po pyes.

Kuazi 

Tek protesta je ti? Si duket? Jemi te gjith me ju.... 1 nga ju numeroheni me 3 emigrante qe s'jane dot sot aty te protestojne, por qe shume prej nesh do vijne nqs do te jete nevoja, une i pari. Qeveria jone nuk duhet konsideruar si armike ne keto protesta, por duhet vene theksi thjesht dhe vetem tek opozitarizmi ndaj prurjes ne token tone te ketyre armeve te shkaterrimit ne mase. 

Jo, jo nuk jom atje, por sot ka shume me teper dynjallik. Eshte vete qeveria qe i organizon per te protestuar, se mbase keshtu i prishet mendja amerikes dhe i ndryshon drejtimin armeve kimike. 

Eshte vete qeveria qe i organizon per te protestuar

smiley Keshtu thote Endri Fuga?

Kuazi ca gjera me mire heshtur smiley 

ka ngri kamera or ti; ka pamjen e mnjesit... tune icik..

un timin e tund dhe e kam fiks 2:27PM

smiley spunoka magnifikimi dmth, se sheshi duhet te jete plot...

Vetem LIVE s'eshte ajo.

ajka ka shku ktu 'Bama

 

është lajv vetëm po ti bësh refresh 1oora

Nga gjithe kjo histori, me ben pershtypje diçka: i vetmi qe di te ndryshoje mendim ketu tek peshku eshte kuazi. Te gjitheve na ndodh te shkojme edhe ne site interneti (ne gjuhe te tjera  perveç shqipes) por nese ka diçka qe me ben pershtypje ketu, eshte pikerisht fakti se sa ne shqiptaret e kemi te kultivuar kulturen e sigurise (certitude, certainty), bindjes se kemi te drejte, mos ndryshimit te opinioneve qofte per 'gjera te vogla', qofte 'te medha', te mos evoluimit ne asgje e per asgje. Deri diten e fundit te jetes do pelqejme "te njejtin film" ! smiley (ne sensin sa real dhe figurativ te fjales)
 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).