Tashmë kjo ka ndodhur, propozimi është bërë. Ndoshta ndonjë ditë do t’ia marrim vesh edhe emrin propozuesit, sepse ka gjithmonë një njeri të parë të cilit i shkon ndër mend.  Një gjë di të them me siguri: cilido qoftë ai i huaj që ka propozuar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, nuk mund të jetë mik i shqiptarëve. Në rastin më të mirë ai ka bërë thjesht pazaret më me leverdi për vendin e tij dhe karrierën e tij personale. Sidoqoftë, një racizëm ndaj shqiptarëve nuk duhet t’i mungojë, por do të thosha edhe më shumë se kaq. Qoftë amerikan, qoftë rus, qoftë europian, qoftë afrikan, kristian apo mysliman, qoftë agjent i CIA-s apo i KGB-së, ai duhet të jetë shumë i varfër nga ndjenjat humane dhe demokrate. Jo për gjë, por mjafton të kesh parasysh se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër, me një histori aq të dhimbshme në të kaluarën dhe me politikanë aq mafiozë në të tashmen, saqë një individi me ndjenja humane dhe demokrate do t’i ngjallej ndjenja e ndihmës ndaj popullit të këtij vendi kundër kujtdo që kërkon ta fyejë dhe përdhunojë edhe më. Sepse ky është edhe një akt përdhunimi. Personalisht kështu e përjetoj dhe e shoh jo vetëm unë, por shumica dërrmuese e shqiptarëve. Na kanë gjetur të varfër, na kanë gjetur pa brekë dhe duan edhe të na përdhunojnë. Dhe, ironikisht, duke kërkuar të na mbushin mendjen se kështu mund të fitojmë ndonjë para dhe mund të fitojmë titullin “qytetarë të mirë ndërkombëtarë”.

Dhe meqë ra fjala: kush e ka thënë që Amerika është partneri ynë më i madh strategjik? Me sa di unë, ne kërkojmë të bëhemi shtet pjesëtar në Europën e Bashkuar, dhe jo shtet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftoj ata që merren me shifra të kontrollojnë se sa para ka dhënë Europa për Shqipërinë dhe sa SHBA-të. Nga sa di unë, Europa ka dhënë e jep shumë më tepër, kurse Amerika shumë më pak. Ne kemi po ashtu vendet fqinje që janë shumë më strategjikë sesa Amerika. E vërteta është se një Amerikë kësisoj, së cilës u dashka t’i themi “po” për gjithçka, na e kanë projektuar politikanët tanë për të na shpëlarë trutë, siç na ka pas projektuar Enver Hoxha dikur BS-në apo Kinën. Në fakt, Amerika ka të mirat dhe të këqijat e saj, ashtu sikurse ka edhe axhendën e saj, në të cilën, ju siguroj unë, Shqipëria zë një vend të papërfillshëm. 

Por, tek e fundit, problemi nuk është Amerika dhe as politikanët, apo ambasadorët, apo spiunët amerikanë. Problemin ne e kemi me ata që jo vetëm nuk kanë turp të marrin kësi vendimesh, por që edhe kërkojnë të na mbushin mendjen se kjo punë nuk është përdhunim, por akt i lirë dashurie nga i cili duhet të ndiejmë kënaqësi dhe, madje, të jemi krenarë, sepse po na e fut Amerika.

Pyetja që shtroj unë, megjithatë, është një tjetër. Si ka mundësi që ne kemi frikë se kjo mund të ndodhë, ndonëse, siç duket sheshit kësaj radhe, nuk ka shqiptar normal, përveç një grushti shumë të vogël banditësh anormalë, që ta pranojë një përdhunim të tillë? Kam ndjekur me vëmendje reagimin në shtyp dhe në përgjithësi opinionin publik. Rrallëherë në historinë e këtyre njëzet vjetëve ka ndodhur që të shikosh bashkë, në të njëjtën mendje, tërë ato figura të njohura të jetës sonë publike në përgjithësi si shprehës të opinionit të gjerë publik. Dhe megjithatë, ne kemi frikë se banditët do të na i sjellin plehrat kimike. Atëherë pse e kemi këtë frikë?

Ka dy arsye kryesore, do të thosha unë, që ne kemi frikë.

E para është psikologjike dhe ka të bëjë me përvojën tonë historike. Që njerëz si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta e të tjerë janë të gatshëm që për pushtet e për para të përdhunojnë e bashkëpunojnë me përdhunues, këtë e dimë prej kohësh. Në fakt, po të qetësohesh pak, do të kuptosh se në histori përdhunimi jemi ndoshta që në krye të herës, kur u formua shteti shqiptar. Prandaj dhe na ka hyrë thellë, deri në palcë, ajo ndjenja e pafuqisë dhe e nënshtrimit ndaj përdhunuesit. Dhe jua them unë se të njëjtën ndjenjë kanë edhe Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta me shokë. Në këtë histori ka edhe një sadomasokizëm të paparë. Me të njëjtën arrogancë dhe paturpësi me të cilën ata përdhunojnë të vetët që kanë poshtë, me të njëjtën paturpësi dhe vetënënshtrim përdhunohen nga krerët e Amerikës që i kanë sipër. Imagjinoi sikur Edi Rama të dalë e t’u thotë “jo” përdhunuesve që ka sipër, ne do të dalim ta brohorasim si shpëtimtar, ndërkohë që do të duhej t’i kishim kërkuar dorëheqjen vetëm pse na futi në këtë telash, pse ka kaq ditë që s’jep përgjigje e s’bën transparencë duke na rritur mjaft dyshimin se propozuesi mund të jetë edhe ai vetë. Ja, kaq poshtë jemi psikologjikisht për shkak të përdhunimeve të vazhdueshme. 

Arsyeja e dytë është politike: ka të bëjë me parimet e demokracisë të tradhtuara këta njëzet vjet. Që një demokraci të funksionojë si demokraci duhet një minimum gjërash. Që të ndalosh një akt të tillë duhet të ketë një opozitë të fortë, për shembull. Ne kemi një opozitë që mezi po flet jo vetëm pse ka të njëjtën mendësi – për pushtetin dhe paranë mund të bëjë gjithçka – por që edhe është e komprometuar thellësisht me akte të tilla të turpshme. Kush ngrihet me avion nga Rinasi dhe hedh vështrimin poshtë, sheh një vend që duket sikur është bombarduar jo me bomba të thjeshta, por me bomba bërthamore. Janë rrethinat e fabrikave të çimentos që ka lejuar Berisha, që pasurojnë një grusht njerëzish dhe që po shkatërrojnë natyrën dhe tërë ekosistemin me një shpejtësi që mund të krahasohet vetëm me shpejtësinë e rritjes së barkut të këtyre të babëziturve. Të bashkohesh sot me këtë opozitë për të protestuar për ndalimin e mbetjeve kimike është sikur të bashkohesh me ata që të kanë përdhunuar deri dje, e për të cilën je i sigurt se sapo të vijnë në pushtet do të të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse në këtë rast duhet të kemi parasysh edhe ata që, bashkë me Edi Ramën, ndoshta kanë filluar të bëjnë hesap se si do të vjedhin paratë e demontimit, siç kanë bërë me paratë e rrugëve e të tenderëve të ndryshëm. Por a mund të ketë kredibilitet një opozitë e demontimit të Gërdecit, e fabrikave të çimentove, e koncesioneve skandaloze të hidrocentraleve, e sjelljes së plehrave nga jashtë etj. në këtë luftë, që me shumë gjasa ka në prapavijë të njëjtët biznesmenë që bashkëpunojnë edhe me Ramën? Prandaj dhe duke qenë pa opozitë të vërtetë ne kemi frikë.

Por që të mos kishim frikë të ndalonim këtë akt, do të duhej të kishim pasur edhe një drejtësi të pavarur. Sikur të kishim pasur një drejtësi të pavarur, do të kishim bërë me kohë drejtësi ndaj Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës, Ilir Metës e shumë bashkëpunëtorëve të tyre, dhe jo vetëm këta nuk do të kishin qenë në pushtet, por politikanët që do t’i kishin pasuar nuk do të kishin guxuar as t’u shkonte ndër mend të sillnin armët kimike siriane në Shqipëri. E pra, një drejtësi që të na mbrojë nga banditët ne nuk e kemi, përkundrazi, janë ata që e përdorin drejtësinë kundër nesh, prandaj dhe kemi frikë.

Por që të ndiheshim të fortë ne do të duhet të kishim pasur edhe një opinion të fortë publik me shoqëri civile dhe media të pavarur si zëdhënësin kryesor të saj. Ne as këto nuk i kemi, sepse të dyja bandat kanë punuar për ta ndarë më dysh opinionin publik, shoqërinë civile, mediat me filozofinë enveriste, kush nuk është me mua është me armikun tim, apo me filozofinë e zgjedhjes të së keqes më të vogël. Nuk keni asnjë shpëtim tjetër: o me Saliun, o me Edin. Kështu na thonë. Dhe “Edi është më i mirë se Saliu, se Saliu është malok, kurse Edi është qytetar”. Kështu na thanë ata që mbështetën të keqen më të vogël të radhës që, me këtë akt, do bëhet menjëherë më e madhja. Kanë dalë madje disa teoricienë që na thonë se edhe betonizimin e Tiranës nuk e bëri Edi, por e bënë malokët që zbritën nga veriu. Ja, këtë punë bëjnë mediat tona, intelektualët tanë, që u plaçin sytë më shumë se ç’u kanë plasur! Në vend që të punojnë për të vërtetën që i bashkon të gjithë, punojnë natë e ditë të përçajnë shqiptarët në emër të interesave të dy bandave, njëlloj siç vepronte dikur propaganda enveriste për interesat e një bande të vetme. E ky sistem përçarjeje, që kërcënon edhe me bukën e gojës ata që qëndrojnë jashtë tij, punon në mënyrë perfekte. Madje në harmoni edhe me amerikanët. E ku ta gjejnë amerikanët një vend të tillë të rehatshëm, pa opinion publik. A e patë se ç’ndodhi kur deshën të lançojnë sulmin mbi Siri? Ky i gjati ynë doli menjëherë me gaz në fytyrë të na tregojë se sa krenarë duhet të ndiheshim për sulmin ushtarak që do të bënim bashkë me amerikanët, pa pritur as të shohë se ç’do të bënin britanikët, partnerët superstrategjikë të SHBA-ve, që e votuan kundër. Sepse atje ka opinion publik që të dërrmon, kurse ne jo, jemi të frikësuar, pasi jemi të përçarë nga dy bandat që na kanë në dorë edhe bukën e gojës.

Me dy fjalë, ne kemi frikë se këta mund të na bëjnë të pabërën pasi pushtetin te ne nuk e ka populli, por bandat, të cilave u intereson një operacion i tillë ashtu siç i ka interesuar, për shembull, Kamorras në Itali të varroste mbetjet kimike toksike të Veriut të Italisë në Campagnia.
Megjithatë, thënë të gjitha këto, në këtë rast është me vend ajo thënia: “Çdo e keqe e ka një të mirë”. E mira e kësaj gjëme të mundshme është se ngjarja është kaq e rëndë, saqë edhe pa ndodhur, po e ndihmon opinionin publik të bëjë një hap të madh ndërgjegjësimi mbi atë se kjo klase politike duhet konsideruar si armike në bllok, se duhet krijuar një lëvizje përtej dhe kundër saj, nga i cila të lindë nesër edhe demokracia shqiptare, në kuptimin e vërtetë të fjalës si pushtet i popullit, dhe jo i përdhunuesve të tij. E provon këtë edhe fakti se njerëz të njohur si fanatikë apo partizanë të llogores së maxhorancës janë shprehur kundër apo kanë heshtur. Me këtë rast i ftoj lexuesit e mi, veçanërisht të rinjtë, të firmosin peticionin e Aleancës Kundër Importi të Plehrave dhe t’i kthehen edhe një herë këngës “Mjaft më me ju”, të lançuar nga një grup të rinjsh në prag të zgjedhjeve, http://www.youtube.com/watch?v=6wIoT10S8Z8. Ka ardhur koha që ata të mendojnë seriozisht se duhet të dalin në skenë, të marrin në dorë të ardhmen e tokës së tyre, që, siç thotë kënga, “s’mban dot më”, në mënyrë që nesër të gjithë të kemi më pak frikë se banditët mund të na sjellin helmin në shtëpi.

44 Komente

smiley smiley

Pse kemi frikë se do na e sjellin helmin në shtëpi?

Kemi frike sepse do na e sjellin helmin ne shtepi. 

Bamke, a e lexove artikullin ti apo lexove vetem titullin. Ky ishte nje nga artikujt me interesante te Lubonjes. Habitem se si nuk e kan kapur peshqit e tjere smiley

Edhe mua mu duk i bukur por te gjithe kane mendimin e tyre. 

Bashkohem. Lubonja eshte perhere i mirepritur nga lexuesi, por kesaj rradhe akoma me shume. Ndoshta e ndihmon kete edhe fakti qe ky artikull ka nje objekt shume konkret dhe imediat diskutimi.

Ajo qe pohon Lubonja eshte shume e vertete dhe shume e rende. Lideret tane jane batakcinj dhe bandite, pa dallim krahu politik. Meritojne burgun; aty do te ishin sikur ti kishin kurdisur te paberat e tyre diku tjeter e jo ne Shqiperi.

Po nejse, kjo puna e mbetjeve ka gjasa te jete antidot i forte kunder mpirjes me detyrim-percaktim te ndergjegjjes se opinionit.

Ishalla...

smiley

a thua se USA nuk e njohin gjendjen e shqiperise. nese nuk e bejne vertet gabimin e sjelljes se mbetjeve kimike ne shqiperi, me shume nga keta antidote ju lutem. smiley

Fajin e ka Lubonja! 

smileysmileysmileysmileysmiley

Lubonje thirri njerezit te dalin ne rruge e t'i fusin friken qeverise, qofte dhe duke shkel lulet, se per peticione s'pysin ata. 

I ftoj ata që merren me shifra të kontrollojnë se sa para ka dhënë Europa për Shqipërinë dhe sa SHBA-të. Nga sa di unë, Europa ka dhënë e jep shumë më tepër, kurse Amerika shumë më pak.

   Shko mer klluf jastiku. Nuk e kane qujt kot Europen kurva plake, apo harrove ? Te nihmojn ato zorraxhijt sa osht koha e mire, po sapo fillo nai lufte, i ke te gjithe : OOps, " you're on your own, now " . Sa shpejt i harrut fillimet e '90-es kur knohej ajo konga: Ec perpara Slobodan

Po qe nevoja, deri ne Tiran ... 

Nga sa di ti mer bole,  ti do ishe duke fol serbisht tani, po mos ishte ajo SHBA-ja. Do e kerkojshe Burrelin duke u lut ...

Raporti qe ka Lubonja ne kete rast eshte raport hipokrizie. Mendoj se eshte keshtu.

Historia fillon ne kohen kur Lubonja ishte shkrues me honorar te gazeta "Shekulli" dhe botuesi i refuzoi nje shkrim qe nxiste frymen antiamerikane. 

Debati ka qene shume i madh dhe qe nga ajo kohe Lubonja u identifikua si antiamerikan dhe antiRame. Nga keto tema perfiton qe i fryn supes se e ka djeg kosi. Apo eshte ndryshe kjo fjala e urte shume popullore?

smiley
 

Nuk me pelqen ky percaktim. Une jam anti-politikes se jashtme amerikane por nuk mund ta quaj veten si anti-amerikane.

Shiko, jemi duke folur per refuzimin e armeve kimike. Kush e ngre zerin mire ben, bile ben mire shume.

Kjo eshte kauze e gjithkujt qe e do kete vend , por qe e do ne cdo rast. Pra e do kur ndodh Gerdeci, e do kur vijne plehrat, e do kur vriten 4 vete me duar ne xhepa ne bulevard, e do kur vijne arme kimike, e do kur shkelen e te drejtat e njeriut etj etj.

Lubonja kruhet vete me kete raportin "antiamerikan" mirepo ne kemi sy e veshe edhe per te pare edhe per te degjuar.

Sipas koth-komentuesit vetem Erion Veliaj me gjithe cerrat e katit te dyte paskan te drejte morale me dal ne proteste.

Kuptohet qe te drejten morale e permendin ata qe bene koalicion me Ilir Meten. 

Veliaj eshte punetor i SHBA-se.

lubonja gjen shesh dhe ben pershesh. c'jane keto budallalleqe; sa ka dhene amerika, dhe sa europa.

shqiptareve po u digjet mjekra, lubonja kerkon te ndeze cigaren.

Ne fakt Lubonja ben mire qe e nduk me shkop ket "Aleantin ton strategjik qe se ka idene sot se ku gjendemi ne harte" dhe e zgjon nga gjumi...se helbete kujtohet dhe e kupton se ka njerez ketej nuk eshte shkretetire eksperimentale apo thjesht nje pike ne harte smiley

Art, se e shof qe je shume i prokupuar dhe mire ben, a nuk me thua kur u propozua kjo zgjidhja per Sirine, pra mos nderhyrja ushtarake, amerikanet e ruset kishin parasysh Shqiperine ?

E kam fjalen cfare do preferoje midis dy alternativave per Sirine : bombardimet e Sirise qe mund te vinin dhe nga bazat ushtarake ne Shqiperi,  apo kjo puna e armeve kimike po per pjese ne Shqiperi?

E kam fjalen qe kur behet fjale per nje veprim ushtark , civilet nuk para i pjerdh njeri. Ja te te sjell nje fakt ne vemendje : kur u sulmua Serbia per shkak te Kosoves avionet ngriheshin nga baza ushtarake te vendeve popullsia e te cilave nuk ishte se ishte shume dakort me bombardimet. Mirepo ndodhi keshtu.

Gjithashtu shqiptaret e Shqiperise nuk ishin shume te informum se i gjithe brezi kufitar me Serbine ishte i mbushur me mina kunder kembesoreve dhe parate i dhane keta armiqte per ta pastru kufirin. Natyrisht qe rasti nuk eshte analog, por le te themi JO duke mos folur budalliqe.

A do di dikush te me shpjegoje ca thote koth-komentuesi ketu se me duket se ka mbledh ca argumente pa i shpjegu kush qe nuk kane lidhje me temen. Biles i shkreti as nuk e paska degju qe kjo nuk ka pune me NATOn fare. 

Or ti daj, nuk e di kush te ka genjy ty se meqe ke akses neper dallaveret e Tiranes dike te llogjikosh, te ndertosh argumenta, apo te kuptosh analogjite e te tjera si keto. Edhe ti si Shqiperia per punen e armeve kimike shtri kembet sa ke jorganin, permend ato teorite komplotiste te verteta ose jo qe degjon se aq te mba kaptina ty. Fol me cerrat e Fresshit, futi nje "po jo mo plako, se ashtu muhabeti plako, se ma tha Eri vete mu mo plako" me ish-mjaftistet edhe kaq. Mos te shof mo qe guxo e shkru kshu budalliqesh se erdha te kapa me coka te kati i dyte loqe djale, se bohet fjale per jete njerezish ketu e jo per karrigen e Rames apo per thashethemet qe degjo ti tu i lepy bythen politikaneve. 

komentuei nuk është Koth,i mungojnë shumë tregues për të qenë Koth

Kam dyshimet e mia, dashuria e tepert per thashethemet e bejne shume te ngjashem. 

Komentues: pergjigja ime

Keto jane alegorizma boshe 2lekeshe se sot nuk kemi asnje baze ushtarake funksjonale ne standart operative per sulmet te NATO, plus qe NATO ka baza shume prane Sirise si Qipro,Turqi,etj. E dyta nese supozohet..aludohet qe ne te kishim baza funksjonale per kete lloj operacjoni atehere megjithese personalish mund te jem kunder nje sulmi, POR eshte detyre qe vendi anetar te lejoje bazat per sulme dhe te lejoje avjonet per rifurizim...deri ketu bukur? 

Por jo ketu te marrim barre te rrezikeshme si kjo e carmatosjes se mijera toneve armeve kimike si sarin ne ate vend kaq te vogel. Mos ngaterro K..in me dollarin te lutem, flasim per ndihme por jo ti veme flaken vendit dhe ta shkaterrojme perfundimisht per shkak te nje "ngerci diplomatik te aleatit". Keto arme fare mire mund ti merrte Rusia ne te cilen SHBA dhe Nato ka investuar miljarda dollare per ndertimin e impianteve shkaterruese te armeve kimike dhe biologjike. E ka per detyre perkundrejt investimit qe ka kryer ky "aleti yne strategjik"

A jo vella te paguajne shqiptaret e shkrete dobesine dhe falimentimet e politikes se jashte te Obames dhe te behen kurban i marreveshjes SHBA&RUSI. Nuk ka asnje llogjike qe e mbeshtet nje operacjon te tille pervec mendjeve te cakorduara dh atyre eksperteve qe deri dje deshmonin me 100%siguri per armet atomike te Sadamit! e shpreha tek tema tjeter qe SHBA sot ka 3000tone arnme kimike dhe do ti duhn mbi nje dekade per ti shkaterruar qe ta kuptosh ketu flitet per kapacitetin total te SHBAve dhe laboratoreve,bazave me moderne dhe territoreve qe predispozohen..Ketu kerkohet ti vihen ne kurriz Shqiperise se vogel,varfe,pa infrastrukture,teknollogji,territor 1500tone arme kimike. A nuk eshte kjo nje hipokrizi?

Konkluzjon: Deshtim total i politikes se jashte te Obames me Sirine..DASH tani ju duhet nje uturak dhe nje leter higjenike per diarrene qe po lene pas...Uturakun e piketuan dhe letra higjenike foli sot perpara shqiptareve

Nuk behet fjale per NATO-n. Kjo ka te beje me OKB dhe jo ate. Edvin Rrena del dhe thote qe kemi detyrim ndaj kesaj organizate por ne kete rast eshte rrene.

Jo me qe e donte pergjigjen alla Nato-ce Komentuesi..edhe ashtu ja shpjegojme se ne fakt asnje vend i Natos nuk po behet i gjalle pervec Shqiperise

Arto, qe t'mos harroj pa ta permend: bravo te qofte se i ke thene te bardhes te bardhe dhe te zezes te zeze ne kte rast. Se pati ca ktu qe ua mori era fustanin

Mu vertetua dyshimi.

Eshte e veshtire te komentosh artikullin e z. Lubonja sepse jane pershkruar te gjitha ato irritimet dhe frikat qe te gjithe ndjejme.

Lubonja eshte kalemxhi, jo se e ka keq me kete shkrimin! Por po ti japesh lek, ai mund te shkruaj edhe ndrsyhe! Qe ti te habitesh! smiley 

Nuk e vej ne dyshim. Por ka shkruar dhe A. Hoxha dhe ne artikullin e tij kishte disa nuanca partiake qe nuk me pelqyen, pavaresisht qe u parashikoheshin.

Ne pergjithesi nje shkrim i mire. Lubonja per tema sociale dhe aktualitet eshte nje ze pozitiv.

Si gjithmone i qendis lubonja

Po vej o vlla legenin me klor te kryti shkalleve

Djema, ja dhe Beluli, versioni anarkist. Na e ka nisur kte foton ne mesazh neve te "grupit"

smiley

smiley

 

Hahaha qeka me mode... pantallona te kuqe, kepuce te bardha. Hallall kombinimi per proteste.

dallohen kepucet e famshme hollandeze. Kuptohet, jo me nallane prej druri por stili eshte i pranishem

Pamvarsisht slloganit ala NN, standarti duket i larte qe tek stili dhe veshja e demonstruesit. Ca kritere nuk kompromentohen, ne rruge, ne proteste a ne blog qofte robi.

Bredho, keto kepucet i perdor kur los   ''bowling''...  po meqe i kam qejf,  i perdor edhe  per xhiro, protesta etj..smiley   detaji dallues qe i ben te vecanta  keto kepuce jane lidhesat  ngjyre kafe qe bejne kontrast  te bukur me kepucet e bardha..smiley

.

Lubonja eshte haperda pak me aludime e konstatime dhe e ka ul pak nivelin e argumenteve qe sjell. Shembulli qe sjell Qemol Avdia psh eshte tregus i kesaj. E mat perkrahjen me shumen e pareve qe ka marre shqiperia. Ka plot argumente qe e hedhin poshte kte duke nisur nga fakti se veprimi me i pergjegjshem qe mund te beje nje shtet si US, duhet te jete dhenia e ndihmes me kushte: te ulet niveli i korrupsionit, te kryhen reformat per te plotsu korniza ligjore a ku di une etj. nderkohe qe gjate ktyre 20 e kusur viteve, kjo nuk eshte pare
Kjo poshte pastaj eshte thelbi them une dhe i ka rene kokes:

 

Që njerëz si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta e të tjerë janë të gatshëm që për pushtet e për para të përdhunojnë e bashkëpunojnë me përdhunues, këtë e dimë prej kohësh

Lubonja dhe antikomunistet e oreve te Para smiley po dhe keta te oreve te mevonshme smiley Te rrine urte dhe te pakten nga USA te mos ngrejne Gishtin . Po te mos ishte USA akoma do ishte duke shkrujt ne Letra cigaresh idete dhe mendimet mbi denimin e diktaturave dhe triumfin e Demokracise e mos neSpac ne ndonjevend me te bute , le te themi Lukove ! Europa aty ka qene .Usa ...Erdhi Pa dhe Fitoi  !

Te drejte ka vetem Partia e Reformuar Komuniste , alias PD-hi , qe te kujtoje fabulen e Bariut Ujkut dhe Qengjit . Po fatakeqi i LefKOPESE alias Poeti smiley nuk eshte kurdisur per kete pike .vetem " hidh gurin e fshih doren " e ka kurdisur LefKOPEJA !

Sa kenaqeni me luge Bosh mor zot me artikuj emocionale pa hyrje e pa dalje , gjera qe thuhen neper rruge e cdo klub nga cdo nivel e per cdo Vend ne Bote ...prane dritares prane kafazit smiley! ..Amen !

Komentuesi cilesie Pare edhe kesaj rradhe . Godet llapaqenet dhe derstilistet atje ku u heq mundesine te merren me thashetheme e denger venger !

Ka ardhur koha që ata të mendojnë seriozisht se duhet të dalin në skenë, të marrin në dorë të ardhmen e tokës së tyre, që, siç thotë kënga, “s’mban dot më”, në mënyrë që nesër të gjithë të kemi më pak frikë se banditët mund të na sjellin helmin në shtëpi.

..me duket se do kena krijimin e ndonje partie tjeter  smiley ket radhe pa komunista smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).