Eshte hera e pare ne Shqiperine post-komuniste qe figura e ish-diktartorit Hoxha rehabilitohet ne nje ceremoni zyrtare. Fotot e fundit publike, te marra nga faqja ne FB e Kryeministrit shqiptar, gjate ceremonise ne varrezat e deshmoreve ne nderim te te reneve te LIIB me 29 Nentor, simbolizojne nje kthese te re ne rishikimin e historise komuniste. Te njejtat foto gjenden edhe ne faqen zyrtare te kryeministrise, dhe me tej ne faqet e shtypit shqiptar.

Keto foto vene ne siklet vete Presidentin e vendit, te cilit nga ana protokollare i shpjegohet me detaje edhe ky detaj i vogel e shume i ndjeshem. Festen zyrtare e organizon Protokolli i Shtetit, i cili eshte ne varesi te ministrise se jashtme. Protokolli i shtetit merret me drejtimin e detyrave dhe përcaktimin e planeve për festimet e festës kombëtare, dhe ceremonive të tjera zyrtare.  Por me ceremonine per vendosjen e kurorave tek "Nena Shqiperi" per festen e clirimit merret edhe Bashkia e Tiranes: "Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për përgatitjen e dekorit tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe rrugët që të çojnë atje. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë bëhet e njëjta ceremoni nga autoritetet më të larta vendore. "

Keto foto vene ne siklet edhe mbeshtetesit perendimore, pasi vendet ish-lindore te cilat kane aderuar ne BE nuk kane njohur kaq zyrtarisht kupolen ish-komuniste. Kryeministri i i ri, pa bere 100 dite, shpreh publikisht qendrimin e tij ndaj kesaj pjese kaq te komplikuar dhe ende te pazgjidhhur te historise ne Shqiperi. 

Por ne fakt rehabilitimi i figures se Hoxhes u vulos me nje vendim te qeverise Berisha per titujt e nderit, kur ne dispozita te tjera te ligjit njihen edhe titujt e dhene me pare. Ne kete aspekt Hoxha akoma ruan titujt : Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ; Hero i Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit; Hero i Punës Socialiste; dhe Medalja e Çlirimit. Nder nderimet e huaja i njihen: Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944; Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946; Urdhri i Leninit; si edhe Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik).

537 Komente

jo jo alidemso, nuk ishte qellimi im fillestar  qe te bejme  nje krahasim  total kush  beri me shume rruge e kush ndertoi me shume shkolla..  sepse ne fakt edhe te duam,  e para  kohezgjatja e udheheqes  ishte e ndryshme.. dmth E.H  udhehoqi rreth 3 here me shume ne kohe se Zogu dhe e dyta me e rendesishmja,  udhehoqen sisteme krejtesisht te ndryshme...    bie llafi, E.H   e beri me dhune gjtithcka shteterore  dhe mund te bente  cfaredo projekti qe i donte qejfi,  ka shume rendesi kjo..

..nejse,  une nderhyra ngaqe ne si shqiptare kemi nje mani vertet te keqe  qe ti veme nje VIZE te madhe gjithcka qe paraardhesit kane bere.. direkt shumezohet me O.  kjo nuk eshte as e ndershme, as e drejte!

..nejse,  une nderhyra ngaqe ne si shqiptare kemi nje mani vertet te keqe  qe ti veme nje VIZE te madhe gjithcka qe paraardhesit kane bere.. direkt shumezohet me O.  kjo nuk eshte as e ndershme, as e drejte!

+1

Belulo, mbase ke nje perceptim te gabuar...(sipas meje, kjo) Zogu beri sa beri, si te mira edhe te keqija... e po ashtu edhe Enveri, beri si te mira e po ashtu edhe te keqija, edhe Saliu po ashtu, por thelbi eshte tek ithtaret qe kane keta "dishepuj".... ne sasi numerike, se ne cilesi, mendimin e kane te njejte dhe absolut, qe ai i "tyre" ka bere me shume se te tjeret per kombin dhe meritohet tte quhet  Skenderbeu i dyte....

alidemso, a ke menduar  ndonjehre pse ne si komb, krahasuar me te tjeret, jemi cik  si ndryshe.. dmth duket sikur nuk kemi nje ''vijimesi te natyrshme''   me  kohen dhe periudhat historike..?     per mendimin  vjen nga fakti qe kushdo qe vjen ne pushtet   do ta filloj nga e para.. duhet prishur gjithcka e ndertuar nga paraardhesi, aq me teper nese ai eshte kundershtar politk e ideologjik....  pra cka lene  paraardhesi   konsiderohet kot, e pavlere etj etj..    nderkaq, ne po aty ne vend numero, lufte me veten tone.

eeee, i dashur Belul, kjo qe sapo the  me ke vjedhur kopyrightin......e kam pas thone qysh kur.... kjo ka qene veprimi kryesor i te gjithe rishtareve ne pushtet.... sepse te gjithe ata qe kane ardhur ne pushtet ketu tek ne, kane ardhur duke rrrezuar paraardhesin me lufte, a e kupton apo jo... me lufte.... dhe kur vjen puna tek lufta llafeve te mira, ne ksi rastesh,  u rritet shume bursa......

E bukura eshte qe po keta njerez thone ne vende te tjere "jermeni vrau njerezit e fshatit, perfshire pleqte e plakat" - vec nqs pleq e plaka u quajtkan 38 vjecaret.

E po prandaj jane si poeti te tere, i duan vajza te njoma, mbi 20 vjec te quajne te plakur smiley 

Edhe Alidean dmth e quankan plake keta. 

Eh na iku rinia smiley
 

Degjo gjembo se pleq qe te tregojne historira supernaturale do gjesh edhe sot ne Sierra Leone, Burundi,Nigeri,etj(vende qe ende sot e kane 38vjec mesataren) Po flasim per nje vend me mortalitetin foshnjor me te larte ne Evrope(ne rangjet afrikane)..pra per nje femije qe te mbijetonte ishte luks smiley

Arto, meqe po vazhdon te ngulesh kembe ja nje line item rebuttal:

numri i shkollave = zero: Po stergjyshi im e jo pak te tjere qe njoh une ku kane dhene mesim o Artist? Po shoku Enver vete ku mori mesimet e tij? Shko lexo pak edhe per Mirash Ivanaj.

numri i univeristeteve = zero: E drejte. Po nuk fillon dot direkt nga hici ne universitet o trim. Lexo cfare te thote Beluli per kohen e Haxhi Qamilesve. Ki parasysh qe edhe Verua universitetin e pare e hapi me 1957-en, 12 vjet pas clirimit. Gjeje se kush ishin elita intelektuale: njerezit e shkolluar jashte shtetit me bursat e Zogut.

numri i spitaleve = zero: Heren tjeter kur te shkosh ne Tirane, pyet pak se kur jane ndertuar spitalet qe jane edhe sot ne perdorim. Lexo edhe ketu, etj. etj.

infrastruktura i perngjante vendeve afrikane: E drejte. Po filloi puna per ta rregulluar apo jo? Edhe njehere, referoju komentit te Belulit.

industria = zero: qysh o? Vertet o? Po ja ta marrim te vertete. Po ti edhe duke u bazuar ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re dhe e kupton cfare budallalleku po flet. Ja psh kur thane "plasi ne Kucove", (meqe je i asaj zone), per cfare e kishin fjalen, per ara? Apo ti industri quan vec llojin e Metalurgjikut? Fabrikat e cigareve ne disa qytete, fabrika lekuresh, fabrika vaji, sapuni, etj. etj. qe i konfiskuan Enver Hoxhistet dhe vazhduan t'i perdorin - keto nuk quhen?

hekurudha = zero: yeah... Shiko fotot e filmat qe ka pas sjelle dikur Olsi.

ushtria = inekzistente: Ndoshta. Ti me siguri prisje qe nje vend 1 milionesh te kishte aeroplan mbajtese.

Cfare presjesh nuk i heq ???

 Qe ka futur dhe Hamit Matjanin dhe bandat e gjithfare te Ndeshkuarish  per krime ! Nga studimi i vitit 90 ne te gjith Dokumentet e Denimeve dilte se realisht ishin vetem 200 Petrita  dhe 200 te ndeshkuar maximalisht qe me sa u gjykua vetem nja pese a gjashte nga te dy krahet mund te lidhnin Oshkurin e brekeve Politikisht si per te kerkuar Falje si per te kerkuar Bashkpunim ne kushte te Reja .Te tjerat jane si supa e Halimit te Burgjeve .O sa mire me qene i denuar !

Po te jene te sinqerte ,si shpikesit Vrasjes se Qindramijrave shqiptareve dhe Miljonave ne Kampe e Burgje , ( jo Xhelal Agai  se ky nje berexull i rendomte pas Berihajt eshte ) , do te katandisen vetem me ish Komunistet e pushkatuar . Gje qe nuk kane perse te merren me reabilitimin e tyre si Vlere Morale pa u Deklaruar Realisht sic Jane e sic u cfaqen ne praktike me Regjimin Berisha ....P.Komuniste e Reformuar ! Aktualisht ne gjitin e PD-hit porsidomos me formimin e saj Kishte dhe Ka me shume ish Komuniste se tek te gjitha Partite Bashke !

Atehere  mos hiq asnje Presje pasi te deklarojne faqe Popullit permbajtjen e vertete te ketij spekulimi Shifrash !

E analizon Dot ne kete prizem pa uleritur.... Nostalgjik , Reabilitus , Do perballesh ...Enverist ..komunist sllavo-ortodokso-miladino ....pordherisht ....e te tjera Jarge qe dalin nga Goja e te semureve psikike Mashtrues e Karieriste pa skrupull si Berisha ! Ketu Hidhu !

Megjithse nuk eshte per kete prurja po me qe i "nuk hiqje asnje presje "...atij te frymezuarit 

ta ta bie burija / cohet ushtari ne kushtrim / do mbroj vatanet e mija / se jam burre e jam trim .....

Respekte !

 

Sa rende qe jeni smiley

Kujt po do me i tregue te burgosurit politike ti mer jahu

Oh snap!

Idriso, nji pytje te sinqerte per ty:

A je dakort se nga 45 deri ne 90 Shqiperia u qeveris ne formen e nje diktature?

Lene rehat kapterin,

të meret me lugën dhe gavetën....

I nderum Ron .Me shume dashuri!

Mos ben pyetje Poetesh po deshe . Me Kushtetute eshte sanksionuar ne 76 dhe nuk ka nevoje ta saktesosj se cfare Forme Qeverisje Qe . Diktatura e Shumices ndaj Pakices ..dhe Maje e Mprehte e Shpates ishte Partia (krahaso  Regjimin e Berishes dhe shndrimin ne Blu edhe te Rruges Kamzes qe ta kuptosh me Lehte ) 

Format e Qeverisjes jane te shumellojta , po Asnje Qeveri ne Bote nuk njoh qe te mos kete denuar Krimin ...pervec kesaj te Berishes !

Mund ta zgjerosh Pyetjen por asnjehere si kjo me siper e Pargjykuar! Ta kujtova se nuk flet as me Xhibolen as me Gjembin as me ronxhobonxhot  e tralalate me shumice te PPU ,qe mund ti permbledhesh me Grande Kaka -Njente Kapo ,  kur vjen Puna qe te kembesh nje mendim si e Kupton ! Si kjo kategori u caktonim Patronazh te kalonin "Belbezimet " dhe "Hakerrimet "qe u kihin lene amanet Anadollaket alias Baba...aret e Kombit 

 Ali Asllani nuk e ka bere vjershen per mua smiley por per Gjyshrit e ketyre ! 

Respekte !

@ xheagla

Nene Tereza nje tufe me lule per Enver Hoxhen ne vorrezat e deshmoreve te Atdheut!

 Nene Tereza ,nje njeri qe e respekton e gjithe bota e qyteteruar! Respektoi Enver Hoxhen!  Yes ? smiley 

Gabimi më i madh nuk është rënia në kllapi, por moszgjimi prej saj.

P.S. Njerez, leave Idrizin alone! Mezi kemi nje njeri-muze, ju lutem mos e ngacmoni.

 

shqipo iku 29-ta.si s'pruni asnji lajmin qe po i lejn pa t'ardhme me pelqimin e shtetareve tane???

Mendoj se kesaj teme i hiku era qysh njoni e la " te thatin "....I esht lishu... "vtem te njomit..."

Ata kamunistet qe prune resmen dhe Rama qe i la duhen falenderuar. Se gjerat fillojne e harrohen, sidomos per ata qe s'i kane jetuar. 

Sa here lexoj keto lloj temash me kujtohet gjyshja....ehhh sa e mencur, e matur dhe e dlire ka qene.smiley

O cuna po flasim per 29 Nentorin e 44-tes, mos u hallakatni gjithandej.

Prandak mos u zgjero me shume se nuk eshte Prurja per keta Bolet e tjera qe kercejne si germat mbi Tastiere ,sepse nuk je e nuk te lidh me c'Lexoj asnjegje mekete Kategori Lefqensish ...Me kane vrae Gjyshin Mue ...

Meqenese u ngatrua shume puna me lart rreth zhvillimit gjigandik e lexhendar qe solli Enveri; ne rast se nje njeri me sjelle nje vend evropian te cilit shqiperia ja kalojti fal punes se Enverit, une sonte terhiqem e neser krijoj partine enveriste.

Se nga ckam degjuar nga viti 1960-2010, ne Korene Veriore pati shume rritje ne numrin e shkollave, por perseri gojat e liga thone sikur ka ngencur shume mbrapa ne krahasim me vende si Koreja e Jugut, Vietnami, Kina apo Japonia.

Ore mos e krahasoni Enverin me Hitlerin. Hitleri ishte lule para ketij, se ai i te pakten popullin e vet e donte. Ky krimineli jone as popullin e vet se donte, e shkaterroi per 50 vjet.

E mos hani m... duke na permend ato te mirat qe na paska bere se me gjakun e te pareve tane e ka bere. Punonin si qen prindrit tane e ishin te gjithe si mumje se nuk kishin c'te hanin. Punonin bile edhe pa u paguar fare. Nuk po permend fare ata mijera qe u vra e torturuan cnjerezisht.

Vetem ata klysha kurvash qe kane qene femi komunistash e kane pase privilegje duan t'a rehabilitojne ate kriminel. 

Vetem ata klysha kurvash qe kane qene femi komunistash e kane pase privilegje duan t'a rehabilitojne ate kriminel. 

..me lejen tate do shtoja  ene kapterat e ushtrise smiley

askush ne histori , shqiptar apo i huaj, nuk i ka bere keq ketij populli sa enver hoxha dhe klani i tij. Por problemi kryesor nuk qendron te kjo foto por te fakti qe deri me sot nuk kemi degjuar asnje pjestar te asaj kaste shtypese te pendohet e te kerkoje falje per gjenocidin e pashembullt.. E kunderta po ndodh rendom, mburrja, lavderimi marrja si shembull per politiken e sotme jane bere te modes... Sado e keqe qofte demokracia me udheheqsit e saj te cdo periudhe as qe mund te krahasohet me ferrin e diktatures.. Sa per Ramen mendoj se i duhet nje reagim distancues... Me shume nuk ka cfare te beje...

Pse duhet te ishte ndaluar fotoja e Hoxhes ne ceremonine qe u be? 

Ne rradhe te pare njerezit qe e kane sjellur ate kane treguar nje mosperfillje te madhe ndaj te persekutuarve, si dhe te gjithe atyre qe kane vuajtur sistemin dikatorial te asaj kohe.

E dyta, ato promovojne kultin e individit, adhurimin e nje figure sikur te ishte zot dhe kjo eshte e gabuar. Ideja principale e komunizmit eshte qe te gjithe jane te barabarte, ai sistem qe ka ekzistuar asaj kohe nuk ka qene komunizem i vertete, ka qene nje sistem i ngjashem me kultet fetare, s'po them fetare por po e cilesoj si nje shkalle edhe me te ulet dhe te erret. 

Adhurimi i nje figure hierarkike siç eshte ajo e Hoxhes nuk i sherben idealit socialist dhe demokratik. Socialistet e sotem nuk duhet te marrin shembullin me te keq te komunizmit dhe t'a reklamojne ne menyre aspak dinjitoze per veten e tyre dhe per te tjeret. Ky rast tregon mjaft mire qe shqiptaret nuk e kane fituar akoma respektin per vetveten, dhe te qenurit njeri. 

Simbolizmi i Enver Hoxhes dhe perdorimi i simbolit te tij prej qeverise perfaqeson nje injorance te thelle qe vazhdon te dominoje jeten politike dhe intelektuale te elites. Shoqeria do te emancipohet, vetem kur ajo nuk do t'ja lejoje vetes te bazohet tek patriarkaliteti, elitizmi, dhe dhuna qe karakterizon qeverisjen, shpirtin dhe sjelljen tone kolektive. 

Ai besim i vogel qe kam pasur tek kjo qeveri u zvogelua me sagen e armeve kimike dhe me ka ikur totalisht me perdorimin kronik te simbolizmave si ai i Hoxhes, apo te tjere qe jane perdorur deri tani. Njerezit kane halle, probleme nga me te ndryshmet. Do te ishte mire t'a mbyllnin gojen, te mbaronin shfaqjen dhe ti ushtroheshin punes sepse na kane neveritur dhe na kane çnjerezuar totalisht. 

Ti qe vjen me ate Karoten perpara paske konstatuar se ..ka qene nje sistem i ngjashem me kultet fetare , s'po them fetare ..e bla bla bla ...ik meso te shprehesh njehere .

Po me qe le dhe ti "nje koment aty smiley , po te kujtojme se nga Historia e Luftrave te njohura Boterisht qe kane bere Shqiptaret Ali pasha dhe Skenderbeu si me te spikaturit kane Buste . Ti tani ku i dihet me gjithe Afmet Zogun pasi ta ngjallesh si Krishti , me qe njeh sistemet Fetare smiley bashke  me Saliun , makari dhe Jozefrpercka dhe nje vandak trimash nga te PPU , mund te Fitoni ndonje Lufte tjeter si Komandante e Komandnte te Shqyer ...Ku i dihet ? Jozefpercka ka Luftue me pese herojt e Vigut , Saliu me kulshedren Komuniste dhe JU  ...Po presim !

Ti qeke neveritur Tani me sagen smiley e LHL , po ne kemi 25 vjet qe neveritemi me keto Figurina bajlozesh Hipokrite qe peshtyne e jargezojne me keq se LHL mbi gjith Historine e Lavdishme te Luftes Nacl dhe Gjakune atyre qe Gezon ti e flet Shqip sot ? Cfare te bejme ? Tu durojme ?

Ku ka vend ne Bote qe i trajton keshtu te renet per liri e komandantet e tyre pervec Fashisteve e Nazisteve si sisteme qe i vrane keta ? Angleze , Franceze , Greker biles dhe Gjermnane Naziste , vijne nga ana e anes e ngrene lapidare e nderojne me perulje Figurat e tyre qe rane ne Trojet Shqiptare....... per Lavdine e KUJT ? 

Po Ju ke nderoni ?  Ju nuk jeni as Fashiste e as Naziste . Nje turm e amorfe pa Kulture as tribale , pa  piken e Dinjitetit jo me si Shqiptar por te pakrahasushem as me Tribute e Amazones qe u gjujne Helikoptereve me shigjeta .

As me fjale te mos u themi Sharlatane , Llafazane e Funderrina !!! Te pakten per te vetmen Teme SERIOZE tek PPU qe nuk pranon alternativa ....eeeeee  !

Mbylle njehere kete kapitull dhe pastaj perme TEJ e me Pas , ne ke SUME , paralel e pa Paragjykime e Udhezime si te mendojme , Hajde te te lecisim dhe ty si e Fresket me bla bla bla !

Menyra jote e te shprehurit me ka lene mbresa per qartesine qe ka por nejse...

 

Jemi duke folur per nje teme dhe jo per 100 te tjera. Per Saliun dhe co. nuk mund te flasesh fare. Si te gjithe te tjeret qe kane pak tru dhe arrijne te mendojne me te, edhe une mendoj qe ato kane vend vetem ne burg. 

 

Flm per gjakftohtesine dhe Kulturen e pergjigjes .

Por sinqerisht une e kam me Nikun ,dhe nuk dua fare t'ja di se kush eshte Realisht pas tij . Por nuk mundet me ndenje i qete kur debatohet jo per Problemin,  por me se pari sedyti e si mase matje e veprimit te atyre qe u Jane Vrare shoket ne LUFTE per Clirim , per Idealin me te Larte te nje Qyetetari te cdo vendi te Botes jo ne Prita Bajraktaresh e ne Grabitje te Regjimit qe Gezojme !

Dhe te durojme keto Bajgat Gjembace e te Tredhur mendore Gjithfaresh ? Apo te dale nga Spitali Psiatrik si ky Kubiku Misrit ?  

Sic e sheh une kam nderhyre tek Ju pikerisht se i kam vleresuar disa komente ne brendine e tyre pavaresisht se jane ...me vone e tjeter here smiley

Prandaj berja UJEM e ketij Fakti dhe futja ne labirinte Bythesh te zgjuara per ta erresuar e implikuar me dava Xhelal  Bejlere ose Fatakeqer patjeter qe eshte Hipokrizi , eshte dhe Turp Perfaqesimi si Shqiptare eshte Dinjitet Palcosh Cirku te perfaqesuar nga Turpi Historik Jozefperck e Babasqap si Kryekaragjozet e Shqiperise post 90 ...dhe doemos xurnate karieriste e te shperblyera meParate Djersen e Mundin tone . Kjo eshte arsyeja qe bejne Ham ham e Hum hum per kete Dite !

Hoxha ka rolin e vet historik por eshte heret te nderohet dhe te lavderohet sepse njerezit e kane akoma ate shijen e hidhur prej komunizmit. Ndoshta ne 2025-2030 mund te marrin nderimin per kontributin qe ka bere por nqs behet tani, ka shume mundesi qe figura e tij te idealizohet dhe te perdoret nga politika. Duhet te distancohemi nga ato vite per ta rishikuar objektivisht kete pjese historie.

Kemi akoma politikane, nga te dyja anet, qe kane qene pjese e asaj kohe dhe atij sistemi dhe per kete arsye nuk mendoj qe eshte e dobishme te rivleresohet figura e Enverit. Duhet distancim koheror dhe emocional per ta ricilesuar. Rama-Meta nuk kane vuajtur si te tjeret dhe nuk eshte e drejte qe ato t'ja imponojne figuren e diktatorit popullit te shkrete.

Nqs ato duan te bejne diçka konkrete mund te fillojne me arrestimet e Berishes, Topallit, Nanos, dhe vete Metes.  Por nuk mendoj qe kjo ka per te ndodhur per shkak te reperkursioneve qe do kene vete.  

Shkurt, kemi te bejme me nje cikel vicioz qe zor do mbaroje ne nje te ardhme te afert.

Ho re e reabilitoji a jo qe ta dim dhe ne refugjatet ca qendrimi te mbajm

sa vjen dhe me shume po i jap te drejte Ronit qe ky eshte tamom per president

 

Është një gjë e turpshme. E para e punës duhet parë me vëmendje se është e palejueshme ligjërisht.

Propagandimi i veprës së Enver Hoxhës cilësohet krim në Shqipëri. Partitë që lindin me doktrinë sipas mendimeve dhe veprimtarisë së Enver Hoxhës janë të palejueshme ligjërisht. Bazuar te kjo, të gjitha këto lloj shfaqjesh janë të papranueshme!

 

                                            Av. Spartak Ngjela

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).