Pranimi i helmeve nga Siria rrezikon një helmim të trefishtë për Shqipërinë. Së pari, rrezikohet helmimi i qytetarëve dhe ambientit ku ne jetojmë. Së dyti, rrezikohet helmimi i ekonomisë shqiptare. Së treti, rrezikohet helmimi i demokracisë sonë të brishtë. Pra, importimi i helmeve kërcënon tri dimensione kyçe të shoqërisë shqiptare; shëndetin njerëzor dhe mjedisor, shëndetin ekonomik dhe atë politik. 

Nga tri rreziqet e mësipërme, rreziku njerëzor dhe mjedisor është më i qarti. Specifikat e Shqipërisë, një territor i vogël dhe i mbipopulluar, ujëra të shumta nëntokësore, kombinuar me një shtet të dobët, janë garanci për një katastrofë potenciale njerëzore dhe mjedisore. Shqipërisë i mungojnë si kapacitetet për të menaxhuar dhe kontrolluar mbetjet e helmeve, edhe ekspertiza mjekësore për t’u përballur me një aksident potencial. Ndaj sjellja e helmeve në Shqipëri është një minë me sahat. 

Rreziku i dytë për nga rëndësia, por i parë për nga probabiliteti, është helmimi i ekonomisë shqiptare. Dy sektorët më strategjikë të ekonomisë sonë janë turizmi dhe bujqësia. Pavarësisht se si menaxhohen tonelatat e helmeve që do importohen nga Siria, Shqipëria në shtypin ndërkombëtar do të identifikohet si destinacion toksik. Aq më tepër kur shfaqja e fundit e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare ishte shpërthimi i Gërdecit. Kështu do të përforcohet imazhi i një Shqipërie si vatër kontaminuese e rajonit dhe Europës, që nga krimi i organizuar, deri te droga dhe mbetjet toksike. 

Imazhi i një Shqipërie toksike në mediat ndërkombëtare do të përbëjë një goditje të rëndë për turizmin dhe bujqësinë tonë. Vlera e aseteve tona turistike do të bjerë në mënyrë drastike. Asnjë turist perëndimor nuk do të dëshirojë të pushojë apo të ushqehet në një vend si Shqipëria, ku 5 kilometra larg plazhit vijnë tonelata helmesh që shkatërrohen 50 kilometra më tej. Pak rëndësi ka se sa krenohemi ne me ushqimin tonë tradicional. Për të njëjtën arsye, eksportet tona bujqësore do të bien. Asnjë fermer shqiptar nuk do të mund të reklamojë produktet bujqësore shqiptare në tregun ndërkombëtar, nëse Shqipëria shikohet si destinacion toksik. 

Së fundi, kemi të bëjmë me rrezikun e helmimit të demokracisë shqiptare, që tashmë ka ndodhur. Si qeveria, ashtu edhe opozita vazhdojnë të injorojnë tërësisht një shqetësim mbarëpopullor. Prandaj, importi i helmeve nga Siria e ka thelluar si asnjëherë tjetër hendekun mes elektoratit dhe klasës politike, duke e rritur ndjeshëm krizën e përfaqësimit. 

Nga njëra anë, qeveria “Rama” vazhdon ta injorojë tërësisht shqetësimin dhe zhgënjimin e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë që shqiptarët presin refuzimin e importit të helmeve nga një qeveri që bllokoi importin e mbetjeve, qeveria hesht. Nga ana tjetër, opozita e Partisë Demokratike që nuk përton të merret me pallatin e vjehrrit të kryetarit, nuk ka bërë asnjë deklaratë publike kundër importit të helmeve në Shqipëri. Ky është rasti më flagrant kur dy partitë më të mëdha në vend janë mbërthyer aq fort pas interesit të ngushtë, saqë kanë mbyllur sytë dhe veshët përballë interesit të Shqipërisë.

51 Komente

1. Nuk ka prova qe trajtimi i armeve kimike Siriane ne Shqiperi ka rrezikshmeri me te larte potenciale sesa, fjala vjen, ne Greqi, Turqi, apo Hollande.

2. Shqiperia ka probleme te stermedha me imazhin e saj "turistik" ne bote dhe ndikimi i operacionit te mbetjeve kimike mbi kete ceshtje eshte i gjithi per tu vertetuar/matur

3. Kriza demokratike nuk na vjen nga mungesa e prononcimeve te qeverise/opozites, por nga mungesa e shtetit qe vepron per disa ceshtje si trup i vetem...

" ....Imazhi i një Shqipërie toksike në mediat ndërkombëtare do të përbëjë një goditje të rëndë për turizmin dhe bujqësinë tonë. Vlera e aseteve tona turistike do të bjerë në mënyrë drastike. Asnjë turist perëndimor nuk do të dëshirojë të pushojë apo të ushqehet në një vend si Shqipëria, ku 5 kilometra larg plazhit vijnë tonelata helmesh që shkatërrohen 50 kilometra më tej. Pak rëndësi ka se sa krenohemi ne me ushqimin tonë tradicional. Për të njëjtën arsye, eksportet tona bujqësore do të bien. Asnjë fermer shqiptar nuk do të mund të reklamojë produktet bujqësore shqiptare në tregun ndërkombëtar, nëse Shqipëria shikohet si destinacion toksik..." 

 

 E hidhur, por e vertete. 

Teori e bukur e lexuar neper libra dhe qe ju pershtatet vendeve te tjera.

1- Eksportet bujqesore shqiptare jane shume te kufizuara pershkak te gjendjes se prapambetur te bujqesise shqiptare, keshtu qe as qe behet fjale per kufizim te atyre sasive te vogla per shkak te intoksikimit.

2- Turistet qe mendohet se vijne ne Shqiperi jane nga rreth 30% e popullsise se vendit qe ndodhet ne emigracion dhe kthehet te plotesoje detyrimet sociale, perpara se t'ia mbathe perseri jashte ku jeton tashme. Edhe keta duan apo nuk duan do te vijne.

3- Sa per kulturen demokratike shqiptare nuk kam c'te them se per te ka "respekt" e gjithe bota, dhe eshte fanar ndricues per vendet e tjera.

 

kto i dime ne

por ne po shpresonim te beheshim rehat, e te beheshim me mire, kur bam ..!

si ishte ajo kenga :

sa u bona pak rahat

dera boni rrak rrak rrak

kët her mund të baj Bam, Bam... (pason heshtja)

ose bum bum

nese eksportet jane te kufizuara sot nuk eshte e thene te mos zgjerohen,e turiste jo te lidhur me Shqiperine me nje politike e kushte duhet te vine...

Armet i ka prodhuar Rusia. I ka shitur Rusia. Parate e perfitimet i ka marre Rusia. Te kthehen mbrapsh ne Rusi.

Por ka nje frike qe kjo , pra Rusia , ti ricikloje serisht ne ndonje vend tjeter qe mund te paguaje duke u bere mjet fitimi per mafian ruse dhe jo vetem.

E dyta qe dua te them eshte : armet kimike jane te rrezikshme kur perdoren. Kur magazinohen rreziku shkon drejt minimumit. Shembull per kete eshte vete Siria qe edhe i perdori edhe i ka ende te magazinuara. Gjithashtu dhe ai qe i prodhon, pra Rusia.

Ceshtja po kthehet ne biznes me duket sepse do duhet te kanalizohen te gjithe ato para qe do jepen per kete qellim, pra per carmatosjen kimike te Sirise.

Une personalisht jam kunder ardhjes, po kush me pjerdh mu. Por ama, nese per te gjitha dyshimet e thena deri tani them qe edhe egziston mundesia per te mos u demtuar, nje gje them qe nuk ma jep njeri me siguri te plote : mundesia e sabotimit me akt terrorist te ketij procesi.

 

 

Kushdo qe con me vetdije Shqiperine drejt mundesise sado minimale te katastrofes do zbythet e do te hidhet pupthi.

Blendi, kot hapërdahesh jo po demokracia jo po turizmi; rreziku është i dukshëm pikërisht se nuk kemi shtet dhe disiplinë e sidomos moral, pradaj si të mbyten njerzia si mizat kujt i duhet turizmi e bujqsia a demokracia.

A po duhet për ata që do fshihen...këtu po ke të drejtë duhet menduar dhe për ta smiley

Po arritëm deri tek depozitimi i mbetjeve në landfile ja kemi hedhur. Zoti na ka rujt.

them se me e trishtushmja ne gjithe kte histori eshte konstatimi se sa thelle ka depertu verberia politike te njerezit. Eshte thujse aq e pranishme sa ishte per ato 45 vjet komunizem, vetem se sot e gjen te shperndare ne 2 kahe. Kjo ngjarje eshte aq e rende sa per nje vend te vogel si yni ku rreziku nuk menjanohet dot ne te njejten shkalle si psh ne nji shkretetire te nevades, duhet te kish alarmuar te gjithe. Nderkohe qe ktu njerezit presin udhezimet nga "qendra" per te marre nje pozicionim, a thua se jetet e tyre dhe te femijeve te tyre ua kane borxh qeverise e politikaneve. Ky eshte skandal qe flet shume per shkallen e injorances ne vend. Se shkalla e reagimit ne kete rast ka vec nji indikator, injorancen.

Keshtu ka shku puna qe politika ka ne dore shume vende pune, biznese etj. Dhe robt bejne hesap qe nga urija te vjen e keqja me shpejt se nga helmet. 

Sidoqofte, dopio gjashta u ka ngel ne dore Rames, posites e pastaj opozites.  Po keta jane te gjithe zagare (me ndonje perjashitim te vogel), se i kane zgjedh me kokrra per kete dite. 

Me fal, por ketu s'ka asnje perjashtim te vogel. Opozita qe ne kete rast duhej te ishte ngritur per te kundersthuar kete vendim te qeverise, e ka hallin tek destabilizimi politik, tek votat e vjedhura, e tek interesi i tyre. Po c'paskemi bere te meritojme keta njerez qe duan vetem te shkaterrojne cdo gje qe eshte shqiptare! Fajin s'e ka Perendimi apo Amerika, fajin e kane keta qe dalin vullnetar per te shkaterruar armet kimike ne vendin e tyre, a thua se kete vend ua ka lene trashegim baba!

Ka ndonje perjashtim si Driteroi, ndonje deputet si Besnik Baraj, apo ndonje tjeter qe paten burrerine te mendojne per femijet e tyre para karrikes. Te gjithe te tjereve u jane verbuar mbas pushtetit.  

Ne fund fare fajin ne vete e kemi qe kemi lene keta ne krye. Ne i njohim dhe s'perben fare surprize c'po ndodh. 

+100.edhe une  e mendoj keshtu..

Shoqeria civile duhe te filloi te mbledhe firmat per Referendum! 

 

He per he s'eshte nevoja. Helmet s'kan per te kaluar kurr ne KUVEND!!! Nqs kjo qeveri mendon se mund te anashkaloj kuvendin atehere do ta pesoje nga populli. Ato helme ne Shqiperi nqs hyjne pa kaluar ne kuvend dhe pa miratim popullor duhet te konsiderohen si akt lufte, si akt gjenocidial kunder vendit dhe njerezve.

Te vetmit njerez qe duhet te ishin PRO mendoj une po PRO te Madhe dhe pa ekuivoke duhet te jene Ekonomistet e Makros . Jane te vetmit qe e shohin CDO levizje pa Detaje por vetem ne Funksion te Parase e cila sjlell zhvillimin .

Pas tyre vine me dyshime te pa perfilleshme dava pergjegjsash serash me perime apo ndonje Lokal-Kioske poshte ndonje Hoteli ne Plazhin e Vjeter Vlore ku ka mbetje helmuese me perberes zhiven dhe demton Turizmin.

Sqarojeni njehere  kete Proces 

1.- Po qe se qellimi eshte  Transferim - Magazinimi nga Siria ne vende te tjera ne te njejtat kushte ruajtje si ne Siri ...te gjithe Lehin e bejne gam-gam stile KOT , per rrezikun ...pervec akteve terroriste !

2.- Po qe se behet fjale per nje proces te metejshem shkaterrimi , kujtojme se kjo behet me sasi te tilla qe nuk bejne dem as per aren e Saliut ne Vucidol ku kullot dhine .

3.- Po qe se e kemi hallin tek helmi qe na shkaktojne Amerikanet le te kujtojme ate thenien e Tregtarit Japonez kur ky i "yni " i tha se " nuk marrim kredi nga Amerika "

Po cfare keni me Ameriken JU ? Ne na Bombardoi me Bomba Atomike dhe Ja sot ku jemi me Paret e Amerikes" smiley

Dhe me vone  mund te bejme nje krahasim se sa ndryshojne Miratimi Mafies se Plehrave me nje veprimtari te Ligjeshme Nderkombetare si ky Akt i LHL te Sirise ! Gjithsesi une jam per JO !

 

smiley

oidriso

Shqiperia s'ka pse merr persiper te cenoje ambjentin dhe shendetin popullor qofte edhe 0.001% probabilitet demi. Nqs nje qeveri con vendin ne qorrsokak te tille, ajo duhet zbythur sa me pare. Vendi, njerezit dhe brezat e ardhshem nuk kan cmim asnje karrige dhe asnje kok sado e madhe ti duket vetja. 

Me vjen keq per JU Ora . Ju ndjek dhe lexoj disa Pergjithesime qe kane vlere te njejte kur nuk flitet Konkretisht porper LHL nepergjithesi..... Vendi, njerezit dhe brezat e ardhshem ...

Une them duhet shkeputur nga keto fjale sepse jane pa Buke per rastin . Shikombase bej nje krahasimper te kuptuar .Luani . ..Nuk eshte njesoj i demshem kur vjen i 'burgosur " dhe vendoset ne nje Kopsht Zoologjik me  Luanin qe livadhis i lire .Kuptohet qe te gjitha krahasimet calojne por ama jane te Kuptueshme kur jane KONKRETE.

Tani per te te heq Merakun ...Nuk kane pasoja te shtrirjes ne Kohe per Brezat dhe Vendin .Jane shume shume te kufizuara .Ndryshe nuk do kishimas Vietnam as Kore as Rusie as Amerike ! Vetem nje rryp kaishi ka perfytyrime me Nevada !Sidomos ne te tilla rasteqe behet M...Mullar dalin si kerpudhat pas pikave te shurres se qenve ! Ketumosfut Gjembin !

Jam plotesisht me Ju se cfare i kane bere ketij vendi e do vazhdojne ti bejne keta pas 91 ,por jam edhe i Jets Reale qe nuk eshte ne doren e asnjerit ne keto sistemete Integruara Shqiperia .

Ashtu sic nuk qe ne doren e ndonjerit Saliu qe la Vendin Grope Haleje me Idiote ne cdo faqe Blogu si te Tredhur Mendore Ulurites " maje krahi "! 

Mungon INFO.  Cfare fshihet prapa Protestes qe eshte nje firi-fiu , nuk e kam kuptuar. Ashtu si nuk kuptoj perse mungon Info ose Transparenca e Procesit !! 

Oidriso

Po behet fjale per mbi nje mij tone lende kimike. E megjithate jam dakort me ty nuk ka informacion... nje heshtje absurde nga qeveria dhe nuk ka fare transparence. Pas protestes fshihet nje shqetesim real popullor te jesh i sigurte sepse ky popull e njeh mire papergjegjesine  e kesaj klase te imponuar polike kriminele, hajdute e vrastare. Prandaj sot shikon kete lloj reagimi qytetar sepse populli eshte bere me hije, dhe te gjith elemntet per konspiracion i ke aty.. duke filluar nga Rusia (qe edhe te zhdukemi si fare vetem do ferkoj duart), nga presioni ashiqare i ambasadorit amerikan.. dhe nga heshtja e turpshme e qeverise tone. Ka nje jave ky muhabet e s'ka dal nje ze nga qeveria para popullit te shpjegoje cfar po ndodh. Zakonisht oidriso nga eksperienca populli yne e di qe keto gjera jan me te futur e i heq vete ne kurriz. E kush i do afer shtepise lendet kimike? Une i pari i kisha thene burgut hapur te mi sillnin afer shtepise time e s'ka llogjikollog ne bote qe te me mbush mendjen se sa te pademshme jane. Nqs jan aq te pademshme ti lene ne siri, tja japin rusise ose ti marrin vete, jo ti sjellin ne vendin tone.

Idrizo me qafsh se kur o fjala per ramen e tahirin ti je si jim carrey tek yes man.po te ishin aq pa rrezik i merrnin vendet e tjera e nuk do ia ngecnin shqiperise.me kete hyrjen ne NATO ne nje kohe kur nuk rrezikohemi nga asnje fuqi e huaj,shqipot me duket se shkuan per lesh dhe u kthyen te rruar.jo vetem qe u detyruan te rrisin buxhetin ushtarak ne nje kohe kur s'ia kane takatin po duhet te pranojne dhe helmet e dynjase.maqedonasit si duket nuk e paskan dhe aq keq qe e shtyjne hyrjen ne nato duke bere finte me emrin .

Nigjo albe ...Mos me detyro te te klasifikoj dhe ty tek te Rrjedhurit mendor ose pirdh e cfryj ., si ai i diarese mendore smiley

Kur flet me mua seriozisht , ki parasysh se nuk flet me ...Henen ... qe e le pergjysem pjesen e berthamores ose niveleve te Radiascionit ! Une mund te te nxjerr edhe nxenes te dalluar ne kete fushe po nuk kam Kohe dhe mbi te gjitha nuk kam as Interes qe te mencuroj Idiote ! Ketu nuk eshte shkolle. Jep  mendimin tend dhe ne se ke deshire mund ta kembesh me mua po qe se edhe une kam deshire . Tjeter here mos paragjyko , si ai mender Heretiku smiley , se do bej te njejten gje .

U ka hypur Pordha ne Maje .Jeni mbledhe njeTufe Urra-Patriotesh  dhe grini sallate pa ditur asgje as Teknikisht as Politikisht pervec parrullave te Kohes Enverit !

"Poshte Imperializmi Amerikan " "Poshte NAT-ja " ! ose mbledhjeve te Partise "Jam dakort me diskutimin e sh.kajsiu "

Asnje nga Ju shume te zgjuarit nuk ka kapacitet te kuptoje se per cfare eshte KUNDER .sepse nuk kupton per cfare behet Fjale .  Kunder kemi qene vetem Njehere ne Historine e Shqiperise ne Kohen e Enver Hoxhes ! Formo nje Parti  te tille dhe Ktheje ate Kohe me gjithe keta te curufjaksurit qe vijne verdalle me cfryrje e pordhe si perfaqesues te Prroit Psikik !

Kjo qe me te Urte Allbame zamete shume .. miqesisht ! Provo nje here cfare DI !

~~Asnje nga Ju shume te zgjuarit nuk ka kapacitet te kuptoje se per cfare eshte KUNDER

oksidenti e quan risk ne i themi rrezik i cili eshte shume i madh.ne gerdec u helmua vetem fshati ketu rrezikon gjithe vendi.

kurse shume te mencurit kane kapacitetin te kuptojne dhe thithin helmet aq te ''kendeshme'' qe do vine si pellumb i shkruar nga siria.

helmim total, gjaku dhe mendje. dashuri pa kushte per p.s.-ne. 

lumja ti o ps o lule / c'fanatik n'peshk na prure

Po fol moj cfare di e lere gjithe Vendin . Kush do e helmoje ? Cili proces .

Ai i bombardimit te fshatrave me municione kimike ashtu sic u bombardua  Gerdeci me municione konvencionale ? Te paska shoqeruar edhe nje "jam dakort me sh.Parafoles"

po c'te dime o idris qe mos-ditsh-im? c'ka per te ditur ketu? ku le larua te haje balua. po te ishin kaq te shijshme keto gazrat, i kishin perlare vendet e tjera, s'do i mbeteshin shqipove pilaf ne dere. benin ca para me kete rast dhe shijonin aromen e tyre te mrekullueshme.smiley

Keshtu shko fol me ndonje fshatar ta mobilizosh per antimiting , alba me nje zamet .Nqs nuk e di eshte thene ketu e mijra vjet me pare ." Injoranca nuk eshte Argument " 

Une te kam thene edhe ne prurje te tjera .I vetmi difekt eshte mungesa e Infos per Procesin ose Transparencessmiley  sipas te zgjuarve te sotem . Kjo ka bere qe te spekullojne shume vete dhe nje Tipik i spekulatorit me terma ne Hava eshte ky artikull ! Po pse cfare i di ky LHL cokollata ? Po qe te flasesh Gomarlleqe qe do ndotet Vendi se eshte vend Ujor dhe do braktiset Turizmi vetem nje adoleshent mund te botoje te tilla .Por edhe ky nuk ka faj sepse keshtu e "kane porositur " , vetem se keta Lloj u bene strehe e InteliDjenteve " jam dakort meshokun parafoles"  Nje Procesi vertete Shume Delikat e i Rrezikshem ne vendin e Lokalizuar ku do kryhet ( ne se kryhet ) por edhe per shume Faktore te tjere qe absolutisht nuk i ka detajuar ndonjeri pervec Komentuesit ...si aktet terroriste !

Ky qe ka bere artikullin dhe te gjithe ketu debatojne sikur , do vijne Lende Helmuese dhe do shperndahen neper fshatra e Qytete nga nje kg per shtepi , per ti hedhur per tu shkatrruar neper Puse ,Burime ,Lumenj e

Ne Ara - Fabrika - Kantiere... smiley

ashtu sic u bombardua  Gerdeci me municione konvencionale ?

0-idris-0, cfare filmi dokumentar me bombardime ke pare?

Po rri o Gjemb ...... Ha buke e foli Kalit !

C'pune ke ti me te kuptuarin e te shkruarave asnjehere nuk e kam marre vesh , se dhe nuk e sqaron xhanem !

Thashe se mos kishe shkruar gje me figura 0-idris-0 se une vec ato kuptoj.

smileysmileysmileysmiley

vec tani po kuptoj punen heroike te mjekeve dhe infermierve te spitaleve ku shtrojne te semuret psiqike. Pse nuk i hapin nji teme me vete xhanem qe te flasi pa kufizim?

Te vetmit njerez qe duhet te ishin PRO mendoj une po PRO te Madhe dhe pa ekuivoke jane bythelepiresit e Rames dhe ata qe per partine shesin dhe femijet e tyre.

Prizreno, s'kam dyshim qe edhe ti shpreson qe Belgjika ta aprovoje kerkesen e UN/Amerike/Rusi e armet te shkaterrohen ne Belgjike (meqe eshte vend kandidat). Me kete rast beni edhe ju ndonje euro.

opo une kam hall se mos i fusin pa na tregu gje mer smiley

se mos morem vesh naihere ne se c'behet ne territorin tone

Je e sigurte qe s'i kane futur akoma?

po shpresoj qe jo bre

 mire eshte qe te mos ngarkohemi kot me gjera qe skemi kapacitete. me vjen cudi me keta berishistet qe na cajne trapin pa pushim, te kish qene sala akoma kryeminister , i kishte cmontu armet kimike n'brim t'bythes t;vet, vec ti bote qejfin amerikes..... yyyyy popull legen

Per kuriozitet, pse s'ben peshku nje survey kunder vs. pro helmeve. 

E cfare ndryshimi do bente? Si puna e peticionit. Me peticionet tona qe mbesin ne nje databaze ne rrjet politikanet fshijne mustaqet nga yndyra e parave qe fusin ne goje.

S'e kam per peticion. Por per te pas nje fare ideje me te qarte per peshkun vete. Sa i helmuar eshte. 

Mezi shtypet me keto dreq veshje hazmati...

He, si u la, do vine a jo? 

..duke ditun qe  Assadi eshte furnizu me lende te pare  per prodhimin e Sarin-it nga kompanite Angleze te Toni Blerit dhe jo nga Ruset  b.l. e Ramastanit kane nje arsye me shume per heshtur e te pranu shketerimin e ketyre ne shqiperi sepse keshtu thote partija.smiley

Britain sent poison gas chemicals to Assad: Proof that the UK delivered Sarin agent to Syrian regime for SIX years
British companies delivered sodium flouride to Syrian firm from 2004-2010
The chemical is a key component in manufacture of nerve gas
Sale has been blasted as 'grossly irresponsible' in light of chemical attacks
Intelligence expert says substance will have been diverted to regime

Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-...

O kapo cfare eshte ai kryetare opozite qe keni mer burr?

Zonin si dylber!

ron, jeni tu e mbulu me gjethe fiku kshu? 

Ca ka per te mbulu o bredho?

Per ata eshte biznis ez juzhuell!! 

Bame, t'kapesh me cilsine e zerit te kryetarit te opozites duke e permen ne cdo koment, eshte si t'mbyllesh syte para kryesores, njesoj si t'mundohesh me u mbulu me gjethe fiku. Nuk ja del dot dmth

ahh sa ka filluar te krasiten keto temat nga komentet. ne opozite e kishit me te moderuar censuren mer qafira!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).