Shqiptarët nuk mund të bëjnë si të habitur. Rasti i Korçës që tregon studentë që merrnin para nga njerëz të Partisë Socialiste pasi kishin votuar, nuk është i pari. Zgjedhjet e 23 qershorit ishin të mbingarkuara me histori shitblerje votash, me pazare që shkonin nga 100 euro deri në 15 mijë lekë të vjetra për votë, apo pagesa udhëtimesh me avionë e autobusë. Fiks Fare që u bë arsyeja për të nisur hetimet rreth asaj që ndodhi në zgjedhjet lokale në Korçë, ka denoncuar të paktën tri video-përgjime të bëra para 23 qershorit, dy prej të cilave në Tiranë. Ndryshe nga në Korçë, këtu ofroheshin ushqime ose kupona për të blerë ushqime në dyqane. Vlerat ishin mes 20 mijë dhe 30 mijë lekëve dhe njerëzit mësoheshin se duhej të votonin partinë që u jepte paratë. Rasti në fjalë përfshinte njerëz të Partisë Demokratike, por nuk tërhoqi aq shumë vëmendjen ngase ndoshta në mes të fushatës që gëlonte prej veprimesh të ngjashme në të gjithë vendin, duke e bërë të dukej normale edhe për prokurorinë që, megjithëse pati një denoncim atëherë nga Partia Socialiste, nuk duket se nxitoi të hapte hetime.

Nga ana tjetër është tashmë e zakonshme që grupe vulnerabël si romët të paguhen nga partitë për votën. Gara është kush u ofron atyre shumë e duhur dhe dilema ka qenë përtej kësaj si t’i bësh që pas pagesës të paraqiten në qendrën e votimit. Kjo ishte ndoshta edhe arsyeja pse qindra votues të këtij komuniteti mbetën pa karta identiteti deri më 23 qershor e mjaft prej tyre i merrnin këto karta dhe paratë vetëm pasi paraqiteshin në qendrat e votimit. Këto janë gjëra që i dinim të gjithë në fakt, siç shkruan edhe Mero Baze në editorialin e tij për “Temën” lidhur me rastin në fjalë.

Blerja e votës duke ofruar ushqime, thasë mielli e forma të ngjashme shpërblimi në zonat rurale ka filluar që herët, ndoshta më 1996 dhe më e theksuar pas viteve 2000. Partitë politike kanë denoncuar më shumë se njëherë njëra-tjetrën për manipulim në këtë formë të zgjedhjeve, kjo përveç presionit dhe mjeteve të tjera që janë përdorur.  Për shumë sidoqoftë 23 qershori ishte prova e madhe se kjo formë e të garuarit, pra përmes blerjes së votës, ishte kthyer në normë. Ajo u provua nga të gjitha palët dhe jo më në periferitë e varfra, por në mes të kryeqytetit e në mjaft qytete të mëdha të vendit. Parti anonime u kthyen në forca parlamentare dhe i vetmi mjet i tyri ka qenë paraja, pasi përndryshe ato nuk patën as fushatë dhe as ndonjë përpjekje të jashtëzakonshme për tu veçuar prej të tjerave. Madje për shumë ngritja e disa forcave politikë përndryshe me përkrahje minimale i atribuohet vetëm parave dhe blerjes së votave.

Në disa raste, si me gjasë edhe ky i Korçës, ajo nuk është një ofertë financiare për votën, por një si punë diete (shpenzime udhëtimi e të ngjashme) që partia i jep votuesit meqë ai po merr mundimin të votojë. Çka del edhe nga video-incizimi, ku një nga përfituesit thotë se u paguanin “vetëm lekët e rrugës”. Po kjo nuk e bën këtë formë të ligjshme dhe morale. Autobusë të tërë emigrantësh që lanë punën e tyre dhe nxituan drejt Shqipërisë më 23 qershor u paguan pikërisht përmes kësaj formule. Kjo formë përtej financimit të dyshimtë, është njëkohësisht edhe një mënyrë për të fshehur blerjen e mundshme të votës dhe një mënyrë jo legjitime ndikimi mbi votuesit sidomos ata që janë të varfër dhe që mund të joshen edhe nga sasi të vogla parash apo bileta udhëtimi për të parë të afërmit. Nga ana tjetër ajo tregon se politika ka dështuar të ngjallë interes te qytetarët që tashmë duhet t’i paguaj, duke cenuar rëndë demokracinë, në mënyrë që të sigurojë votën.

Opozita e sotme që humbi zgjedhjet më 23 qershor, ka qenë që prej asaj dite në sulm kundër këtyre formave të përdorura sipas saj nga kundërshtarët. Rasti i Korçës ishte për të një farë prove mbi provën se mazhoranca e re i ka blerë votat dhe se shumica dërrmuese që ajo siguroi është në të vërtetë false. Ish-kryeministri Sali Berisha që edhe më herët i ka denoncuar si të blera me para trafiku e droge zgjedhjet e qershorit shkoi dje përtej deklaratës duke bërë thirrje në Facebook: “Qytetarë, të ngrihemi sa më parë”.

Socialistët kanë dhënë një sqarim të zbehtë mbi çështjen, duke pretenduar se të paguarit ishin anëtarë të FRESH dhe se u ishin dhënë paratë për rrugën.  Prokuroria ka lëvizur gjithashtu duke hapur një hetim, gjë që më parë e ka bërë vetëm në tre apo katër raste kryesisht ku ishin të përfshirë komisionerë.

E gjithë kjo nuk e shpëton dot politikën shqiptare, majtas dhe djathtas, nga akuza se në mungesë të alternativave dhe humbjes së besimit të qytetarëve te vota dhe demokracia, përdor paratë për të tërhequr votues vulnerabël dhe siguruar pushtetin. Me gjasë kjo histori do të vazhdojë duke i bërë zgjedhjet edhe më pak të besueshme dhe demokracinë edhe më pak funksionale.

Por nëse palët do të kishin vullnet për t’i ndryshuar gjërat, një përsëritje e zgjedhjeve në Korçë do të këpuste në një farë forme këtë zinxhir. Duke qenë zgjedhje të pjesshme dhe lokale ndoshta për herë të parë politikës i jepet edhe një shans për t’i “pastruar” ato. Gjithçka sidoqoftë është në dorë të mazhorancës e cila duhet të pranojë që zgjedhjet u njollosën dhe të tërhiqet prej tyre, ashtu siç ka kërkuar opozita, për t’i hapur rrugë përsëritjes. Kjo do të rikthente në një farë mënyre besimin se vota e lirë e ka një farë vlere, përballë asaj që shitet e blihet për oriz si ato që tentuan të blinin njerëz të PD në qershor në kryeqytet apo me 2000 mijë lekësha që blenë këta të PS në Korçë (për të përmendur vetëm rastet e filmuara).

Në kushtet e një demokracie normale kjo duhej të kishte ndodhur tashmë, por në Shqipëri ku blerja e votës dhe manipulimi janë kthyer prej vitesh në institucione që garantojnë pushtetin, gjasat që ajo të ndodhë janë minimale. Deri atëherë demokracia do të mbetet e brishtë, ndërsa do të vijojmë të kemi korrupsion galopant si e vetmja mënyrë për të kthyer në fitim “investimin” e bërë prej kandidatit në blerje votash.

51 Komente

Mendimi im modest eshte se pavaresisht se parate jane dhene per te mbuluar shpenzimet e transportit, nuk duheshin dhene; ndaj, zgjedhjet ne kete bashki duhen perseritur sa me shpejt. Cmoj shume qe nj qendrim te tille te mbaje edhe KQZ-ja, apo kolegji zgjedhor nese i pari ,per shkak se eshte gjytrym , nuk mund ta ligjeroi ate.

Në disa raste, si me gjasë edhe ky i Korçës, ajo nuk është një ofertë financiare për votën, por një si punë diete (shpenzime udhëtimi e të ngjashme) që partia i jep votuesit meqë ai po merr mundimin të votojë..smiley

..kjo puna e dietave u bo si puna e atij mikut qe tha:  qe osht shit vota osht shit,por ate punen e "kosit" nuk e mora vesh une..smiley

Studentet konviktore zakonisht kthehen fundjavave ne shtepi per tu cmallur me familjen. Cte keqe ka nese ketij zakoni fisnik i gjendet prane dora e bamiresit?

PD i solli nga Italia me bilete avioni falas. PS nga greqia me bileta autobusesh.

Po keta te PDs, vertet duan t'i perserisin zgjedhjet ne Korce e te shpartallohen per here te dyte me rezultate poshteruese? S'u ngopen? Sa per fiksin, hallall. Tregoi qe jane te pavarur e s'e rruajne per parti. PD sic i levdonte para 2005-es, ashtu po i levdon tani. Tregon se sa gojeqelbur kane qene nga 2005 ne 2013.

Me nje diference votash 10mije, ku ne pergjithesi PS ka 75% te votave dhe PD 25%, njollosja "e lehte" e fitores nga shitja e votes per 20mije leke eshte kosto e perballueshme. Dhe nga ana tjeter Fiksi fiton besueshmeri. Bravo, Bravo, Hallall, Jeni te papare Fiksi, Fiksi smileyFiks Fare çmim Pulitzer e kshu me radhe. Sikur rezultati te ishte psh 10200 vota PS dhe 9800 vota PD, me avash, se nje gje e tille as do te ishte publikuar.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=26...
Duke perseritur qendrimin e Partise Demokratike per anulimin e zgjedhjeve ne Bashkine e Korces, zoti Basha i njohu meritat e plota emisionit investigativ "Fiks Fare". "Dëshiroj të falenderoj stafin e këtij emisioni për shërbimin e vyer që i ka bërë të vërtetës së zgjedhjeve në Korçë", theksoi Basha.

Po

E shkrite tani anetaresine e "Cakallit"  nga partia. Fillun lavdet per cimkat e Berishes.

Mos me thoni qe e kane paguar kete Karajn per te shkruar kete karajllekun ketu..

Për kte temë duhet të flasi xhibolja si mbështetës i vrimëkutihapjembylljes.

Ja ta perseris edhe njehere..

PS ne Korce qytet.

2009- 15655 vota

2011- 16369 vota

23/6 - 15573 vota

3/11- 16200 vota ( afro)

Ku jane Votat e blera ketu ???

Ky arsyetim nuk qendron fare. 

Ke te drejte HUnter, duhet ribere votimi ne bashkine Korce. PD-ja duhet ta dije realisht sesa e duan ne Korce. Mezi pres te testohet prape.

Po ketu asnje arsyetim nuk qendron sa per ate pune

Oh, domethene nuk qenka hera e pare qe paskan vjedhur ata.

Emban mend ca thoshte Edi Rama kur doli vidio e Ilirit? "Thone skeni pare ate qe pate, thone skeni degjuar ate qe degjuat". Pra qe i blene i blene votat, ashtu si ai palla i PD me ushqimet e burgut. Por nese ai i PD nuk e kishte te sigurte a fitonte apo jo, ky i PS ca pati? kush ka qene ai idiot qe e ka projektu blerjen?

Ban vaki pagimi i votes eshte kthy ne shenje respekti, si ato ne tallava. Miri pershendet Gencin me 20 mi lek. Ne ket rast Sotiraqi pershendet Sotiraqin me 20 mi leka.

Mendimi im eshte qe grupet funderrina,skane perse te votojne.

Nese ata nuk kane respekt per voten e tyre dhe e shesin per nje gote fernet,me mire tu hiqet e drejta e votes.

Eshte per te vene duart ne koke qe vota e nje gabeli qe e shet per 2 mije lek apo me pak te jete e barabarte me voten e nje njeriu normal.

Thjesht disa shtresa duhen hequr nga votimi,derisa te respektojne veten.

Ehhh shkrime dhe analiza do shkruhen, do sillen dhe shembuj nga Greqia, por nuk do arrihet kurre te mbulohet dielli me shoshe. Blerja e votes, ky batakcillek qe ben me turp partine qe u kap me presh ne dore, nuk do hiqet nga memorja vizive e tere popullit brenda dhe jashte Shqiperise, qe pane me ze dhe me figure sesi batakcinjte e veshur me pushtet kerkojne te transformojne vullnetin e popullit. Pjesemarrja e ulet e popullit ne votime eshte pare nga keta batkcinj si nje kembane alarmi se kete popull nuk e kane me ne krah, dhe te vetmen gje qe keta batakcinj disponojne, mundesine financiare per te shtremberuar vullnetin e popullit, e perdoren ne menyren me te ulet, diten me diell, duke u kapur me presh ne dore.

O Goni smiley

 

well... if u think about it, ma mirë me i shfry pordhët e fasuleve të emergjencës me kësi lloj temash, se me ia shfry shtyllës elektrike. 

Vazhdoni luni derën.

 

Bame cer dere po lu mer?

O Bame,

qeke m'qef se t'lu Barcelona sot.

smiley

Gon,

Bonus kjo, ruj topat! smiley 

Le te perseriten zgjedhjet, dhe kete here te ndiqet metodologjia e prure ketu nga Bradi; mos te kete me iluzione, u shit per nje cope buke, a per nje byrek me gjize. 100euro vota!!!!

E more vesh statusin e "te penduarit" qe i shkon shume shpejt per miratim parlamentit?

Me projektligjin e ri, i penduari merr automatikisht statusin e deshmitarit. Dhe nese deshmia e te penduarit luan rrol vendimtare ne denimin e keqberesve te tjere, atij automatikisht i ulen vitet e denimit. 

Une nuk jam dakort me kete, po besoj do jape rrezultate... Kush thua do denoncoje i pari, Goni Kapon, Kapua Poetin, apo poeti te dy bashke? smiley

PDja t'i lere traplliqet e zgjedhjeve e te merret me helmet e Sirise. 

Pallati 1, zgjedhjet 2...

Mbrojtja me e mire eshte sulmi. Cfare te thote Ba'ri'sha qe humbem prap! Hundsqapi s'pranonte humbjen as ne 1997, jo me tani qe i ka xhepat plot.

Prit se ka kohe. Shyqyr qe jemi te rinj, jo si zonja Zana qe eshte bere si oshafke, e do ja shofim jarget edhe atij por e pjelleve.

Ketu do jemi.

Sic pame jarget e atij tendit qe nga 2005 e deri me sot.

 

Jo vallai . S`ma do mendja qe ja ke pare jarget ketij timit. 

I kerkoj admineve te bllokojne kete nick qe ne menyre krejt gratis fyen.Mendoj qe eshte individ me probleme.Eshte ne moshe te thyer ,e kuptoj qe eshte i semure por nuk mund te vije e te ndjeke ne kete menyre ..

. smiley

Ku eshte fyrja ketu zonja Zana? Andej nga fshati jone oshafkat behen ose prej molle te eger ose prej kumbulle. Ato prej molle behen si tip komposto, aromatike etj etj.

Ti nuk po quan fyerje kur te thone pusete qenefi u merziske kur te thone oshafke. smiley

 

 

Shume mashkull annoying je ti. Shut up now! 

priiiit priiiiit.....

aman se po pres ,po ça me prit nga nje nick..bolebosh...Tesh ti as nuk ekziston je nicku i vetem...imagjino sa i mbaruar je...flet me vete me shume niqe hajt tesh ...e kuptoj hall i madh me te nda gruaja..me maaaarrsh triumfal ...e din vete ti   hajt se po pres.ve bast se tashti do dalesh me tjetrin...hahaha

Ene erdhi ke globat!!!! O Admin, mos censuro ekspertet!!!

PPPS: O Komentus, o universitet privat!!!! 

Po thuje mer maskara ca a kjo Kristalina se na plase. smiley

Ja vjell Llukani tani e te fshin ofezat qe u ben njerezve ketu. smiley

Po nuk te kam faj une qe ti pret titujt me gershere!!! smiley 

ti fus i bot uje ketu, e i kove klor...

Artikulli me pelqeu, puna e Fiksit me pelqeu, veç u duhet thene se nga ana ligjore, nese nje person, organizate, paguan udhetimin per nje grup njerzish, kjo nuk perben shkelje ligji. Nese nje person, organizate, paguan (jep leke nen dore e mbi dore) nje grupi njerzish apo nje individi, per te votuar per X parti, kjo eshte shkelje ligji. 

Mund te thote çdokush, se udhetimi i tyre u be per kete arsye. Dihet, eshte e denueshme nga ana morale, por nga ana ligjore. 

Shume konstruktiv qenka bere debati.. smiley

 Korrigjim; ... por JO nga ana ligjore. 

Ti nuk po quan fyerje kur te thone pusete qenefi u merziske kur te thone oshafke.  [smiley]

 

hahahahahahhaahah smiley uh sa kom qesh!

Une nuk e kuptoj pse ankohen ca ketu, te gjithe e dime qe PS-ja i pagoi ato para, qe ata djemte dhe vazkat, te udhetonin dhe votonin per PD-ne. Bile une them, qe ti jepet nje çmim atyre, qe organizuan pagesat si per keto zgjedhje dhe per pagesat 200Euro te qershorit, sepse kane kontribuar ne ndergjegjesimin e njerezve, qe te votojne vetem kur marrin para.

Nderkohe, PS-ja duhet ta rrise pagesen per kalemxhinjte e saj, qe shkruajne artikuj sa here, qe PS-i kapet duke blere voten, duke akuzuar Pd-ne, qe ka bere te njejten gje dikur.......kjo eshte e sigurte............ se e thone anal-istet e PS-it.

Rruga për të shpëtuar demokracinë nga vota e shitur për pilaf

Per te shpetuar "Byrekun" duke shitur pilafin! Kjo te hap syte ne fakt, te gjesh rrugen e vertete drejt Demokracise! smileysmiley

    Meta: Tek institucioni i zgjedhjeve, ndershmëria dhe transparenca e tij gjendet çelësi i Shqipërisë së nesërme   smiley

fjale.. te dale njeri te thote sesa para u dhane.. te bej njeri nje studim dreqi ta haje me intervista, eksperimente e te merret vesh cfare permasash ka ky problem... ngelem ne kuadrin e barcaletave dhe anekdotave .. flisni me shifra popull.. artikujt moralizues futini neper b...

http://xhaxhai.wordpress.com/2011/05/02/...

Kemi nje problem te madh si shoqeri me kete blerjen e votes. Dhe problemi eshte ne fakt me ata qe mendojne negativisht mbi kete fenomen. Per mua blerja e votes eshte vetem pozitive. Dhenia e parave per kerkim te votes eshte demokraci e perkryer. Kush di te me thote nje aspekt te vetem negativ te ketij fenomeni? Vota ne thelb interes eshte, mnjf i jepet atij qe premton se do te ndihmoje me shume ekonomikisht etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).