Nxitem për të shkruar rreth së ardhmes së librit në Shqipëri, sepse për pak ditë hap dyert në Pallatin e Kongreseve, Panairi i 16 i tij, “Tirana 2013”, një ngjarje e spikatur kjo për letrat shqip. Çdo lajm për librin është me vlerë se shumëkush, prej vitesh, e ka kuptuar ndikimin e letërsisë së mirë në marrëdhëniet njerëzore, ndaj mendoj se duhet qëndruar paksa për të parë e nxjerrë ndonjë përfundim për ecurinë e tij.

Panair që i nxjerr pjesëmarrësit me humbje

Tirana shurdhe, pa ngjarje për kulturën, lajmi i panairit i grish gazetarët para kohe. Në një intervistë shfaqet z. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve dhe sipërmarrësi i këtyre organizimeve, ndërsa nuk pranon t’i japë shpjegime të drejtpërdrejta kërkesës së gazetares Fatmira Nikolli, se “…keni pasur përplasje me botuesit për qiratë e stendave?” – thotë se “…këto detaje i përcaktojnë organizatorët dhe jo publiku apo tifozët”. Më tej ironizon, duke u kujtuar “grindavecëve” që e kanë për zemër këtë temë, se “…dikush kërkon të grindet edhe me xhaketën e vet, le të grindet”.

Por, si është e vërteta? Të gjitha shtëpitë botuese që marrin pjesë në panair, si rregull është pothuajse e sigurt që dalin me humbje. Personalisht nuk kam dije për ndonjë përjashtim nga ky rregull. Ato nuk janë në gjendje të nxjerrin as shpenzimin për qiranë 60 e më tepër euro m² të stendës. Interesi në rënie për librin e printuar, që pasohet me shitjet e pakta, nuk e mbulon dot shumën e derdhur për sipërfaqen e prenotuar të stendës dhe shpenzime të tjera të kripura, si postera, banera e promovime. Një shtëpi botuese me veprimtari të mesme, për 12-15 m², për shlyerjen e qirasë do t’i duhej të shiste në ato pak ditë panair, jo më pak se 300 libra, çka nuk ka gjasa të ndodhë dhe as që bëhet fjalë se pjesëmarrësit mund të bëkan xhiron e gjashtë muajve?! Kështu thonë dizinformuesit e publikut, se pjesëmarrësit fitojnë sa për gjashtë muaj(?!). Do të mjaftonte gjithashtu të vihej në dukje se çmimi i qirasë të Tiranës “europiane” është 3-4 herë më i lartë se çmimi i Panairit të Librit në Prishtinën “provinciale”, diferencën e të cilave e bën përpos se hapësira arkitekturore më e fisme e Tiranës, gjë që nuk është meritë e organizatorëve.

Po atëherë, pse bëhen dhe kujt i shërben panairi? Mbase Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pjesërisht jetës kulturore, por jo interesave ekonomike të botuesve. Gjithnjë e më shpesh, qëndrimi i kryetarit të botuesve shqiptarë ndaj shtëpive botuese me sjellje kritike ndaj tarifave të aplikuara, po shfaqet edhe më dukshëm me mungesën e bashkëpunimit.

Tregu i librit dhe klasikët

Nuk ka asnjë hartë të jetës shoqërore që të na japë të dhëna të sigurta për mirëqenien e përparimin e atij vendi sesa tregu i botimeve të librit. Çfarë arrihet të shihet? Libri si botim, te ne është përmbytur nga tituj dhe përmbajtje komerciale. Sistemi që lamë pas, kish themeluar shtëpi botuese që seleksiononin dhe lejonin botimin e atyre veprave të klasikëve që u përafroheshin në veprat e tyre qëndrimeve me regjimin. Sistemit që po i përshtatemi, duke funksionuar si biznes, me treguesit e raportit të ardhura-shpenzime, nxit përpos se botimin e atyre veprave që parashikohen se do të kenë treg të suksesshëm. Klasikët, si rregull, nuk janë pjesë e planeve të botimit.

Dy psikologë kanadezë të Universitetit të Torontos, për revistën “Science”, kanë publikuar këto ditë një studim, përfundimi i të cilit flet qartë: më shumë lexim të letërsisë, si mjeti më i mirë për të rritur aftësinë tonë për atë që quhet “Teoria e mendjes”. “Por jo të gjithë librat kanë këtë fuqi”, shpjegojnë shkencëtarët, “Vetëm romanët”, dhe natyrisht jo të gjithë romanët. Duhet të përjashtohen të ashtuquajturat “librat rozë”. Leximi i letërsisë së mirë – thonë ata – ndonëse mund të duket një proces më i lodhshëm sesa librat e lehtë, kanë aftësi të të ndihmojnë për komunikimin tënd në botën reale shumë më tepër sesa librat e lehtë. “Lexuesit e romanëve të konsideruar të nivelit të lartë mbështeten te burime interpretuese më fleksibël” – sqarojnë dy studiuesit. Përparësinë këtu e marrin klasikët, për të cilët ne shqiptarët shtiremi sikur jemi mirë, por që në të vërtetë, kushdo, arrin të shohë përpara vetes pjesë të zbrazëta.

Në ç’raport është sot letërsia klasike me lexuesin?

Pasi i dashur lexues u informuat nga studimi mbi vlerat e letërsinë klasike, orvatuni të shihni në ç’raport ndodhet ky botim me lexuesin shqiptar. Do t’ju ngelet në gojë një shije e hidhur.

Kur u pyet në një rast në vitin 1935, Ernest Heminguej, se cilët janë librat që një shkrimtar apo lexues duhet t’i ketë shfletuar, mjeshtri renditi: “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina” të Tolstoit; “Zonja Bovari” dhe “Edukimi sentimental” të Floberit; “Budenbrokët” e Tomas Man; “Tom Xhonsi” dhe “Xhozef Endri” të Fildingut; “Manastiri i Parmës” dhe “E kuqja dhe e zeza” të Stendal; “Vëllezërit Karamazov” dhe veprat e tjera të Dostojevskit; “Aventurat e Hekëlber Finit” të Mark Tuein; “Buti i hapur” dhe “Bujtina e kaltër” të Stefan Krënit; “Përshëndetje e ndarje” të Xhorxh Merit; “Autobiografitë” e Jitsit; të gjitha veprat e Mopasanit, Turgenievit, Kiplingut; “Larg dhe qëkur” të Hadsonit; tregimet e Henri Xhejmsit dhe tri herë më shumë se kaq. Këta tituj dhe autorët sa më sipër, që i dhamë si shembull i pjesshëm, njihen paksa ose nuk njihen fare. Janë të shumtë autorë të tjerë klasikë që përbëjnë majat e letrave gjermane, frënge, angleze, italiane e spanjolle, që nuk njihen ose njihen pjesërisht te ne.

Kush nuk ka lexuar klasikët, hyn në jetë me boshllëqe dijesh! Është ky një përfundim jo i botës së letrave, por i shkencës, i psikologëve. Ata, klasikët, nuk mëshirojnë vetëm ndërgjegjen e kohës së veprimit, por janë dhe pranohet njëzëri se krijimtaria e tyre përbën themelin dhe modelin, shembullin që përmes letërsisë së tyre të shohësh të ardhmen. Pas Nolit e Luarasit, të paktë ishin ata që guxuan të përkthenin Shekspirin. Për rrjedhojë, në gjuhën shqipe, Shekspiri ka të përshtatur rreth gjysmën e veprave. Nga gjenitë e letrave gjermane, Shiler e Gëte, kemi shumë pak ose pothuaj asgjë; nga Shatobrian, ky kolos i letrave frënge, asgjë e lista mund të zgjatet me Federiko Garsia Lorka, Rabidrant Tagora, Dikens etj., etj.

Politika që nuk ekzistojnë për klasikët dhe librin

Kur një intelektual i mirëformuar si Kristaq Traja u afroi shumë prej shtëpive botuese botimin kolanë të veprave të papërkthyera të Shekspirit, një botues i njohur i tha: “…ende me të vdekurit ti?” Kjo prurje vlen si shembull jo për të fyer kënd, por për të sjellë në vëmendje një problem të madh. Në momentin që shihet se klasikët nuk kanë tërheqje e sukses në biznesin e botimeve, kjo vlen t’u kujtojë institucioneve përgjegjëse se këtu duhet të hyjë shteti me rolin e tij madhor të qeverisjes, të administrimit, të përkrahjes e mbështetjes, ashtu siç kjo ndodh me Europën e qytetëruar, ku libri print do të ruhet e po ruhet me çdo kusht përmes subvencionimit të tij, si dhe shtypit të gazetave e shtëpive botuese. Ka ndonjë politikë të ndërtuar në vite nga Ministria jonë e Kulturës, pavarësisht subjektit politik që e ka drejtuar? Asnjë! Rëndom, në kësi pyetjesh gjen, krahas nënqeshjes tallëse, përgjigjen e varfër të administratorit të një ministrie që shpjegon se sa të varfër jemi. E keqja e këtij dikasteri të rëndësishëm e përcaktues për librin, nuk është se s’kanë ditur se ku prehen eshtrat e themeluesit të shtetit, por ka qenë dhe është paaftësia për të bërë punë që kërkojnë vendosmëri e përqendrim.

I njëjti fat shoqëron edhe poezinë, dramën, skenarin, mendimin kritik e mendimin estetik, të cilat janë jashtë vëmendjes së botimit dhe të papërfillura. Më keq akoma është gjendja e krijuesit të ri, të cilëve as që bëhet fjalë se mund t’u afrohet ndokush nga shtëpitë botuese, përpos se kur marrin përsipër shpenzimet e prodhimit e fitimin e munguar. Të merresh sot si rishtar me krijimtari letrare, jo vetëm që s’bëhet fjalë se mund të fitosh, por gjasat janë të zhytesh në borxhe.

Si parashikohet e ardhmja e librit?

Të thuash e zymtë, është pak! Jo për shkak të kritikës që nuk ekziston; as për shkak se sasia e parave që ndodhen në xhepat e shqiptarëve vjen gjithnjë duke u pakësuar; as se pirateria dhe informaliteti na paskan, siç thuhet, zhvillime të rrezikshme (!), por se:

Së pari, janë kohërat e reja që kanë ardhur me sjellje e ndryshime thelbësore në strukturën e kulturës së lajmit, informimit, dhënies së dijes. Teknologjitë e reja të komunikimit: teleteksti, faksi, telefonia celulare, zëvendësuan letrën postare; interneti e çoi përcjelljen e lajmit në papërfillshmëri kohore, bëri që lajmi t’i afrohet lexuesit falas, duke zëvendësuar gazetën print; pajisjet që përdoren për leximin e librave elektronike, si Kindle (prodhim i AMAZON.COM, shoqëria tregtare më e madhe në internet për shitje online); iPad, iPhone dhe iPod, prodhime të kompanisë APPLE Inc; tabletët (si iPad) e prodhuara nga Samsung; Nook, prodhim i kompanisë BARNES & NOBLE (shoqëria më e madhe në SHBA e prodhimit dhe sidomos e shpërndarjes dhe shitjes së librave), zotërojnë sot pothuajse gjysmën e tregut të librave në tërësi, duke zëvendësuar kështu një pjesë të madhe të librit në letër. Do të jetë vallë ky fundi i librit print? Shumë vetë thonë jo! Madje dhe në Europë e Amerikë, ku teknologjitë e komunikimit kanë kapur majat, thonë: Libri dhe gazeta do të jetojnë, sepse do të mbrohen e mbështeten. Por si do të jetë rrjedha e zhvillimeve në Shqipëri? Nuk bëhet më fjalë për tirazhe 20 deri 25 mijë kopje botimi për veprat e Hygoit, Balzakut, Emil Zolas, Arçibald Kronin, Floberit, të para 25 vjetëve. Bëhet fjalë për 300 deri 500 kopje të mjera të Shekspirit apo kujtdo qofshin, që nuk arrijnë të gjejnë blerës.

Së dyti, në një shoqëri ku po rriten dhe shtohen të paarsimuarit mirë, siç po ndodh te ne; ku shkolla e mesme dhe e lartë i detyron (jo rekomandon) të lexojnë letërsinë e shkrimtarëve që u krehin bishtin pushteteve; ku roli i letërsisë në jetë dhe shoqëri është zbehur, shfaqet hapur nevoja për t’i ndenjur doemos pranë me politika qeverisëse kësaj fushe. Pra, duhet të ndihmohet! Shprehja: “T’i rrish pranë”, ngelet fjalë boshe nëse mbi to nuk vendosen disa realitete. Si e qysh, kjo ngelet për t’u parë nga një sërë organizmash, me synimin e qartë për t’i ulur çmimin librit përmes politikave fiskale. Vetëm kështu shoqëria jonë do të arrijë të përmbushë atë që ka thënë Tomas Man, se “Letërsia është e zonja të frymëzojë dhe të përgatisë botën për një jetë më të mirë”.

19 Komente

Artikulli ia vlen te lexohet jo vetem nga lexuesi ketu, por edhe nga pushtetaret e rinj qe po mirren me betonin dhe aspak me librin. Ai fakti qe autori sjell ketu per ekspoziten e librit, ku botuesit paguajne 60 euro per m2 , eshte skandaloz dhe tregon ujqerine qe tregohen ne amjentin e kultures shqiptare. Une po te isha kryeminister, do ta caktoja 1 euro per m2 stenden e botuesve ne Ekspozite, se flitet per liber, per kulture. 

Ah i nderuar autor.... Bajrami... Ke kapur nje teme shume interesante, qe ka te beje me kulturen e nje shoqerie. Sa me shume libra te lexohen aq e kulturuar, tolerante dhe e zhvilluar eshte nje shoqeri. Shembullin me te mire per kete e jep Irlanda e vogel, bile shume me e vogel se ne....

Me vjen keq qe edhe ketu tek peshku, diskutojme per sa e sa tema nga me te rendomtat e nga me te çuditeshmet, po per librin pak diskutohet, per kulturen edhe me pak...jo se ketu do te zgjiddhet gje, por gjithsesi çdokush mund te jape menimin e tij, dhe se paku shembullin e ti. Autori, eshte nje person shume i nderuar, i cili me shkrimet e tija, gjithmone i meshon po kesaj teme, kultures, historise dhe vetedijes se nje populli, kombi apo shoqerise sone. respekte per kete njeri.....

Interesante kjo puna e Islandes , Alidemso, do ishte mire te mesonin dhe pushtetaret e rinj nga kjo eksperience.  

gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/10/panairi-boteror-turizmit-gjermeni-promovon-shqiperine-si-destinacion-atraktiv/

Bajo, si gjithmone pikant ne temat.Po " ha " buken e akademikeve.....me qe ata kane punera te medhaja.
Libri, more miku im, po u pervelon duart te rinjve dhe te rejave qe mbushin perdite klubet e PB- et.Kohe moderne....
Neise pegezimet e mia dhe gjej kohen; per " ke veni" me alidesin !

Shikoni nje koment profetik per te ardhmen e Shqiperise dhe kendin e letersise te Peshkut qe e gjeta rastesisht ne temen:

"Cfare ju bezdis me shume nga komentuesit ne PPU?"

http://www.peshkupauje.com/comment/50754...

 

boisa - 23 Qershor 2012 - 14:17 Permalink

Me bezdis vetem fakti qe kur PS-ja te vije ne pushtet* forumi do humbase elementin e tij interesant, ndoshta do te perqendrohet vetem te pjesa e letersise.

* Brad, e di qe do kohe kjo dite.

 

E pashe, por perse..." kendi i letersise peshkut" ?Pyes sepse paskam dhene edhe une nje opinion.

Shume shkrim i mire dhe informues Bajram. Mendimi im personal eshte qe per secilen nga pikat qe ti ke ngritur, mund te beheshin shkrime te tera me vehte. Une nuk jam me i updejtur me tregun e librit pervec disa muhabeteve te herepashereshme me Dorin dhe Pirro Mishen kur kam ardhur ne Shqiperi, dhe nga bisedat me ta kam krijuar idene qe libri ne Shqiperi po blihet gjithmone e me shume si nje objekt luksi kopertinash dhe botimesh luksoze per nouveau riche, sesa per etje te vertete leximi. Asgje e re ne fakt deri ketu, se kjo ka ndodhur 50 e 100 vjet me pare ne Europen plake, ndaj eshte nje semundje qe do ta kalojme edhe ne.

Ai leximi i klasikeve pastaj, eshte bere paksa si "klasik" edhe ketej nga ne. Me vjen keq ta them qe letersine klasike serioze sot e lexojne thuajse vetem ato qe merren seriozisht me letersine. Pjesa tjeter lexojne romanet e dites, detektiva, probleme sociale, letersi roze apo portokalli etj.Faktoret per kete jane te shumte, por mendoj qe me i rendesishmi eshte qe libri nuk eshte mjeti i vetem sot qe transmeton dijen, zbavitjen dhe kulturen ne te njejten pakete,ashtu si dy shekuj me pare. Tani kete e bejne edhe filmat, muzika, dokumentaret e BBC e Discovery  Chanel etj etj, pa folur per internetin dhe faqet e specializuara web.

Sa per nga ana e teknologjise pastaj, them se ketu nuk ka asnje problem. Per mu rendesi ka qe ta kesh lexu Homerin, pa a e ke lexu ne papirus, lekure dashi, liber letre apo kindle, mua nuk me hyn ne pune fare. Rendesi ka cfare te ka hyre ne koke, pa sesi te ka hyre, pak rendesi ka.

Sponsorizimi i kultures pastaj nga Ministria e Kultures eshte nje gje qe duhet te vetkuptohet dhe nuk do as mend e as kalem. Kam shume shprese qe Mirela do punoje fort ne kete drejtim, me aq sa e njoh. Kuptohet qe do e anoje doren pak me shume nga frankofonia (e kishte bere nje party te vogel per Kamyne me duketsmiley ) po kujt i prish pune kjo? Sa per politikat fiskale ndaj librit, vendi tjeter nga ku  nga mund te mesojne pushtetaret e rinj (sic do kishte thene Pjetri i Madh dhe i Vjeter) eshte qe te aplikojne politiken e Ali Pashe Tepelenes per librin. As me shume e as me pak. 

Ja kaq or mik dhe faleminderit edhe njehere per kete shkrim.

Teme e merzitshme, me nje shqetesim te ekzagjeruar. Eshte sterthene qe teknologjia e ka permbysur perfundimisht raportin e vendit qe ze letersia artistike me fusha te tjera te informacionit tek njeriu i ketij shekulli. Eshte nje proces pa kthim. Ndersa fakti qe nje numer gjithnje e me i madh njerezish priren drejt letersise se lehte, roze a portokalli, ka te beje dhe me nje lloj budallallepsje globale smiley, per te cilen nuk mund medoemos te fajesojme njerezit. Dmth, duhet te kete padiskutim shkaqe te tjera si shtimi i stresit, ritmi i frikshem i jetes, ushqimet me hormone dhe sidomos humbja e idealeve. 

Sidoqofte, ka nje fond solid kryeveprash ne letersi, i mjaftueshem ne cilesi dhe sasi edhe per te pakten nja nje mije vjet te tjere. 

 

Ne fakt globalizmi e ka vene ne nje prove te veshtire njerzimin. Per here te pare po e veme re, qe njerzit jane thjeshte budallenj. smiley

Une nuk e kuptoj se pse duhet gjetur gjithmone dicka e te fajsohet. Se keshtu i bie te fajesojme vete jeten! Thjesht gama e zbavitjeve intelektualedhe fizike eshte zgjeruar jashte mase ne dhjetevjecarin e fundit dhe per brezin e sotem videogejmor, budallenjte mbase jeshem ne qe shfletonim faqet e librit ne heshtje nen driten e abazhurit. Vetem te mendosh brezin e gjysherve tane, ne pjesen me te madhe analfabete qe kur binte mbremja ne fshat,  te vetmen zbavitje kishin gjyshen!!! Kurse sot qe drita elektrike ka vajtur ne cdo cep te atdheut...

Vetem te mendosh brezin e gjysherve tane, ne pjesen me te madhe analfabete qe kur binte mbremja ne fshat,  te vetmen zbavitje kishin gjyshen!!! 

and how do you know that? smiley

S'ishte per shfajesim, thjesht nje perpjekje e perunjur per t'iu afruar shkaqeve te atyre dukurive qe rrok tema. Pak a shume jemi duke thene te njejtat gjera. Pak a shume edhe ky shkrim eshte klon i gjithe shkrimeve qe shkruhen ne atdheun tone cdo vit ne kete kohe. Ja perse them qe eshte nje teme qe ose duhet lene menjane ca kohe ose i duhet qasur nga ndonje kend tjeter ose me vegla te reja.

 

Nejse une them se shkrimi i Bajramit shtysen kryesore e ka pas nga Pika 1. Pra tregu u librit. Te tjerat si me thene i kane rrjedh vete. Po mbase Bajrami mund te vije neser e te na e sqaroje vete kete pune. Gje qe me sjell ndermend nje fragment libri qe per dreq nuk e nuk me kujtohet si titull dhe autor tani. Po ideja e perifrazuar ishte qe djali perpiqej t'i mbushte mendjen te jatit qe ti blinte nje liber. Si argument perdor faktin qe autori kishte per qellim te edukonte lexuesin me ndjenja me te holla dhe nje kulture te larte etj..etj. Dhe e jati qe i pergjigjet se qellimi qe ka cdo autor kur shkruan nje liber eshte kombinimi i kenaqesise se egos per t'u bere i famshem dhe bashke me te i pasur. Te tjerat jane budallalleqe qe i kane sajuar librashitesit. Kurre nuk e mora me vehten nga ajo traume feminie, thoshte autori.

P.S. Ate punen e gjysherve, me te nigjume e kam. Ti po ke ndonje informacion te brendshem (a "dosje" sic i thone keta salistat e PPU) sillnae, mos u vono.

PF,

Sa per nga ana e teknologjise pastaj, them se ketu nuk ka asnje problem. Per mu rendesi ka qe ta kesh lexu Homerin, pa a e ke lexu ne papirus, lekure dashi, liber letre apo kindle, mua nuk me hyn ne pune fare. Rendesi ka cfare te ka hyre ne koke, pa sesi te ka hyre, pak rendesi ka.

megjithse ti ka rrezik ta marresh si sulm te zakonshem islamik dhe katalik me urdher te sales dhe krietarkes, per hir te vertetes me duhet te them (biles te perseris, se e kam thene disa here te njejten gje) qe kjo shprehje duket si mendim i thelle, por nuk eshte i tille. Nuk mund te abstragohet ne çdo gje per ta reduktuar ne esenciale, sepse psh nga pikpamja fizike i bi qe njerzit te jene njesoj me kafshet, bimet, mineralet. Te tere jane te perbere nga atome.

Ka nje lidhje te pandashme midis idese qe trasmetohet dhe mediumit trasmetues, aq me teper tani qe teknologjia ka marre superxhiro. Cuditerisht ti e mbeshtet si superior fenomenin videoloje ndaj çfletimit te faqeve prane ambazhurit. Ta kam llafin qe Homeri nuk mund te shkruhet ne tastjere, as me pende pate, me tastjere shkruhen gjera te tjera.

Fenomeni web dhe internet akoma nuk e ka treguar potencen e vet trasformuese, ose me mire ka treguar me teper anen e keqe te nentoger Dubit.

Per punen gjyshes ose kultures orale pastaj ke te drejte.

Me vone ndoshta do te gjej nje paragraf te njonit qe e ka shpjeguar mire kete punen e fjales se thene, pikerisht ne vitet kur "Tunxh he bir" ngjitej malit me mushke ngarkuar me germa tipografike prej plumbi.

Degradimi i librit eshte fenomen me i hershem dhe me i thelle se problemi i tregut te librit shqiptar ose ndonje arsyeje tjeter shqiptare.

  

Hero, nese mendon se perkatesia jote fetare apo partiake eshte ajo qe ma prish gjumin, e ke gabim. E para se gjumin e kam te paprishur; e dyta...e keshtu me tutje.

Sa me thua 

Nuk mund te abstragohet ne çdo gje per ta reduktuar ne esenciale, sepse psh nga pikpamja fizike i bi qe njerzit te jene njesoj me kafshet, bimet, mineralet. Te tere jane te perbere nga atome.

une them se ben ti dy gabime te ceketa. Nje me dashje dhe nje mbase padashje. Gabimi i pare eshte qe ti pergjitheson mendimin tim tek. Pra une u mora vetem me dijen dhe menyrat e komunikimit dhe nuk u ngaterrova me ceshtjet e pergjitheshme filozofike pulavezore qe shqetesojne boten tone moderne, po dhe ate primoderne.

Gabimi i dyte pastaj (i padashuri mbase) eshte qe nuk pranon qe njerezit kafshet etj jane te perbashket nga ana fizike. Kam idene qe kete fjali e ke sjelle per te me ngaterruar mua, po je ngaterruar vete (gropa...shoku...vetja...). Sepse ne planin e fizikes quantike jemi te gjithe kokrra e atomit qe c'ke me te. Bile edhe nga ana anatomike jemi akoma vertebroro-mamal, ne nje kategori me balenen blu, balenen e demokracise. Dallimi midis Tarzanit dhe Cites fillon te shfaqet vone ne filmat e hollivudit dhe kjo kryesisht me ndihmen e lobit masoniko-cifut te udhehequr nga treshja Frojd/Marks/Ajnshtajn.

Te tjerat pastaj jane po ato qe kam thene pervecse kurre nuk thashe se videolojnat jane me te mira se ambazhuri. Thjesht qe jane realiteti i ri qe ka zevendesuar te vjetrin ashtu si pulovri qe Armani na e qep ne Kine, ka zevendesuar jelekun me shtiza nga leshi i deles rude qe na bente gjyshja gjate kohes se lire, kur nuk detyrohej te behej videogejm per tekat e gjyshit maskilist. Po a pysim ne per kete? Jo, sa kohe qe ndjehemi ngrohte. Kshu dhe puna e dijes.

Se çfar te le pa gjume ty e di mire, sepse e njof mire per eksperience personale (me te folur dhe me te lexuar) llojin e atomit ne tabelen e Mendelejevit te elementit lob masoniko-cifut udhehequr nga Frojd/Marks/Ajnshtajn, rrezatuar me rreze gama ortodoks ballkanas.

Ne fakt pergjigja qe ke dhene meriton nje kunder pergjigje te njejte, po me nje fraze nga llafkat e tua (e kupto vete tina se e ke koken plot me te hyra):

Rendesi ka cfare te ka hyre ne koke, pa sesi te ka hyre, pak rendesi ka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).