"Të gjitha këto pagesa dhe favore të tjera do t’i jepen agjencisë për rritjen e të ardhurave doganore”, - thotë qeveria. Bashkë me qytetarin e vëmendshëm kemi të drejtën dhe detyrimin të konstatojmë sot: “Crown Agents” do të paguhet për rritjen e të ardhurave të ulura nga vetë qeveria Rama. Këta pra, në rastin më të mirë, do të mbledhin të ardhurat që vijnë natyrshëm dhe në vazhdimësi nga doganat, por që do të duken të rritura për shkak të uljes së tyre artificiale dhe të paligjshme nga vetë Rama. Ky është shembulli “par excellence” i kapjes së shtetit. Ky është një batakçillëk, në përputhje me stilin e një kryeministri, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje që ka fshehur vetë” -  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Projekti i propozuar nga “Crown Agents” është një temë legjitime për mediat dhe debatin politik. Pa dyshim ka argumente pro dhe kundër një propozimi të tillë. Megjithatë, disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër “Crown Agents”, madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike. Ata që merren me shqyrtimin dhe diskutimin e projekt/propozimit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto pohime janë të keqinformuar dhe krejtësisht të pabaza”, - Ambasada e Mbreterise se Bashkuar.

75 Komente

Ke do ta hedhin ne gjyq Bashen, e do ta lene pa breke. Tani s'ka as pallatin e vjehrrit.

kjo pergjigja   e  Ambasades Britanike, ska te bej fare me Bashen,  sepse ky i fundit,  ( nga citimi qe qe ke sjell ketu te pakten)  nuk sulmon  fare Crown Agents,  por qeverine shqiptare.

ky lloj citimi apo kontekstualizimi eshte ne rastin me te mire nje mungese totale profesionalizmi gazetaresk. ose ose eshte gjenialiteti i propagandes dylekshe shqiptare

Ka te beje me propaganden se me gazetarine ska te beje ai qe ka shkruar kete, pavaresisht se eshte vetshpalluar televison and radio personality....hahahahahaaaa...rrofte peshku se ky do vazhdonte te shkruante te blogu i tij brisku.

Basha nuk ka sulmuar ca, Basha eshte kunder kontrates e kjo eshte mese normale. Mediat e djathta po e kane sulmuar ca por jo Basha personalisht.

Nuk me intereson aspekti personal por ai profesional. Per autorin kam shume respekt.

Po pra profesional dhe ketu ska asgje profesionale por vetem propagande qe merret direkt nga zyrtaret e PS dhe mund ti them edhe emrat. Jo se peshku ka ndonje peshe, por duhet shtrire propaganda kudo qofte edhe per ca mjerane emigrante.

Ti vazhdo me respektin se pa pare eshte ai i shkrete.

Po ik o, s'ka sulmuar Basha thote. Di gje ti atje nga arusha e mesme se ca behet ne Shqiperi. Ti lajmet i merr nga Lefti. 

Mos e thuaj ate, se e pe si tha Meksi kur doli me flamur francez, qe ishte ne Shqiperi, po se c'i kishte bere i biri ne kompjuter. Ka pasur nje diskutim ketu te Peshku, pse gjithe keta koqe kandari jane me flamur francez, dhe ja ku eshte pergjigjja, keta shkruajne nga ndonje zyre e PD-se dhe bejne ate marifetin si djali i Meksit. Po pse u bien ne qafe shqiptareve te Frances xhanem. 

Kjo puna e doganave që tejkalojnë planin dhe njëkohësisht kanë nevojë për konsulencë mund të bëhet objekt shakarash sa të duam, por mos i bini në qafë njerëzve kot. Paragrafi i cituar përmend edhe firmën në fjalë, edhe kapjen e shtetit, të lidhura qartë brenda të njëjtit argument. Shakaxhinj po, ironikë, cinikë, pse jo edhe gërnjarë, por jo symbyllur me duart tona.

mire, tashti ta mbarojme kete cigare rehat?

smiley dridhe një edhe nga duhani im

Nga ana tjetër, meqë e çkyça në këtë temë, as unë nuk e kuptoj përse paska rëndësi primare mediatike që Amb. Britanike mbron interesat e një firme të vendit të vet apo edhe "ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike" - më duket vërtet çështje dytësore në vetvete, pra pa llogaritur këtu as zgjedhjet në Kosovë as skandalin e zgjedhjeve në Korçë.

Na ka marre malli per titujt e dikurshem SKANDAL ..... i shoqeruar nga tre pikeçuditese. Ka kudo nje fryme miresie e paqe. Shume e embel e gjitha smiley

Imagjino cfare opozite kemi qe detyron ambasaden britanike te ngrihet e ta pergenjeshtrojne ne kete menyre. Tani, mund tu duket disave se une keshtu dua ta shoh opoziten. Por eshte patetike, nuk shihet - sa edhe une e di qe duhet ndryshe. Po keta nuk kane mesuar asgje qe kur humben pushtetin. Si aktoret e humorit qe nuk bejne te qeshesh por qe vazhdojne ne portokalli. Bejne sikur kane kaluar nja 100 vjet dhe pa reflektuar mbi asgje, paturpsisht, ia mbysin me cfare teme tu dale perpara, dhe shpifin gjene me idiote qe mund te imagjonojne - ne stilin e atij qe ish. Dhe tani jane bere opozita Britanise se me Ramen e mbyllen. David Cameron, here we come!

Kesaj punes se ambasadave i ka dale boja e kallaji sebashku ne te njeten kohe.

Ambasada mbron nje kompani te shtetit te saj (per kete pune e te tjera paguhen), por problemi qendron se pse ne shqiptaret duhet ti dime me emer e mbiemer kush eshte ambasador i ketij apo atij shteti, cfare tha ne mengjes, dreke apo darke. Ku e piu birren e rradhes, etj. etj.

Kjo lloj perulje, inferioriteti eshte shume po shume i tepruar, por mos me thene ndonje llaf tjeter.

Po o Afrim dhe une ashtu mendoj.

Bile jam per me shume bile. Ta bejme si Halimi, ish minister i drejtesise qe u kujtoi ambasades amerikane qe ne analogji me qeverine shqiptare qe kishte vra me 21 Janar edhe amerikanet kishin vra nje ne muret e ambasades.

Po normal.

Pastaj do dale Shefqet Musaraj  e do thote :

...U ngriten kembet

t`i bien kokes...

Ku jeton ti more qe ndersen 5 fanatike keshtu? Dmth po vikan anglezet e po vjedhin Shqiperine.

Neokolonialistet agleze !

Une nuk them as qe e vodhen apo do ta vjedhin perderisa nuk kam ndonje fakt per kete gje.

Ajo qe them une eshte se si shtetas Shqiptar me ka ardhe ne maje te hundes duke degjuar per filan amsador e filan shofer ambasade. 

Vetem nje sondazh 1 oresh me be ne vende te BE-se se cili eshte ambasadori i ketij apo atij shteti mund ta kuptosh sesa inferiore jemi ne te gjitha aspektet. 

Edhe corba e perditshme jo ky vodhi ai ka vjedhur me perpara me ka ardhe ne maje te hundes.

Ka vjedhe = denoncim - faktim - BURG

P.S por sec kam nje parandjenje qe kafshet e te njejtit lloj nuk hane njeri-tjetrin. QOFSHA I GABUAR

ne fakt keta te celules anti-amerikane duan te ja dine shume per Perendim o Afrim. A nuk ishin keta qe nuk lane gje pa thene per Arvizu kur nuk ju shkonte sipas midese, e me para tij nuk lane gje pa thene per Bechtel, Tom Ridge, qeverine austriake te llotarise kombetare etj.?

Keta soj sorrollope kujtojne se jane me pleqte e lagjes kur denoncimin e nje kompanie qe eshte denuar nga BB per mashtrim apo permendjen e punes se Tony Blair qe eshte lobimi per kontrata dhe qe paguhet per kete pune nga JP Morgan, duan ta shesin si dicka kunder Anglise.

Jo, jo, anglezet vete te paret do ti denonconin afera te tilla korruptive, sic kane denoncuar sjelljen e Blair ne konflikt te paster interesi ne vende te tjera.

Anglia e Amerika nuk jane kompanite qe denohen per mashtrim nga Banka Boterore e as ish politikane biznesmene. Ne duam sistemin e Anglise e Amerikes jo shfaqjet jashte e kunder sistemit.

...madje edhe duke kërkuar të lidhin aktivitetet e kompanisë me ish-anëtarë të shquar të qeverisë britanike...

Poeto ja keshtu thote vete ambasada per punen e Blerit.

Nejse ti si ta kesh, vetem se je duke punu kunder vijes keshtu. smiley

kjo pergjigja   e  Ambasades Britanike, ska te bej fare me Bashen,  sepse ky i fundit,  ( nga citimi qe qe ke sjell ketu te pakten)  nuk sulmon  fare Crown Agents,  por qeverine shqiptare.

Po tallesh ti, ata e dhane njoftimin pikerisht pas deklarates super te gjate te Bashes qe e ka nxjerre dhe ne FB e vet.

____

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka konsideruar kontratën e qeverisë me “Crown Agents” të errët, abuzive, të paligjshme dhe të papranueshme. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zoti Basha theksoi se qeveria do të harxhojë miliona euro të qytetarëve shqiptarë për të paguar një kompani e cila do të mbledhë të ardhurat e fshehura nga vetë qeveria. 

“4.5 milionë euro në vit do t’i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie private kundrejt shërbimeve ende të paqarta në detajimin e tyre. 400 mijë euro do t’i merren arkës së publikut vetëm për të blerë makina luksi për agjencinë në fjalë.

Ky është shembulli “par excellence” i kapjes së shtetit. Ky është një batakçillëk, në përputhje me stilin e një  kryeministri, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje që ka fshehur vetë” - deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nevoja për këtë marifet të ulët, përputhet edhe me vlerësimin dhe qëndrimin e Bankës Botërore ndaj kompanisë Crown Agents, të cilën e ka përjashtuar për gjashtë muaj nga projektet e saj për praktika mashtrimi.  

Por nuk mbaron këtu!

Kontrata e qeverisë me “Crown Agents” është e errët, abuzive, e paligjshme, e papranueshme.

Vazhdon te faqja e Bashes.

https://www.facebook.com/notes/lulzim-ba...

 

Po, po, ju nxirrni ketu deklaratat rutine te nje ambasade per kompanite e vendit te saj dhe mos nxirrni lajmin e top channel per blerjen e votes ne Korce. Manipulim i rrezikshem i zgjedhjeve nga nje qeveri qe nuk ka 2 muaj ne pushtet. Vaj medet me vone.

CA nuk e kane akuzuar shqiptaret per mashtrim e korrupsion, por e ka denuar (jo akuzuar) vete Banka Boterore per mashtrim Crown Agents.

Qe Blair eshte biznesmen, qe lobon per kompani e kontrata, qe paguhet nga JP Morgan vetem per kete pune, perseri nuk ja kane nxjerre shqiptaret, por channel 4 ne Angli.

O Poet!

Mos me thuj qe kena siguru edhe mbeshtetjen e JPMorgan?!!! Pas asaj zbrazjes se arkes qe i bote ju o burr, nuk do na jepte borxh as mafia. smiley 

Paskeni bere pazare edhe me mafien?!

Po si na late pa pjese ne te tjereve?! O Ron, e shikon c'behet. Rri e gezoju atyre therrimeve qe te jep parti ty, se Bama e paska marre llokmen.

 

Po ku ti gjejme leket e rrogave? Na dolen rrylat e fytit: SEKUESTRONI!!! Ndersa ju, vu kallepet e dinamitit. Se si do paguajme paezanet, nje zot e di...

Bame,po kush ka qene ai mendjendritur qe te ka besuar ty lidhjet me Sacra-Corona-Unita? 

Po u vihet tritoli dy a tre pallateve dhe te tjeret vijne e paguajne vete, s'ka nevoje as t'u kerkosh "gjoben". Po mire nga keto pune s'merr vesh, po as Katanin nuk e ke pare o derman.

Bir Selman i babes...

Eh cte degjoje Kavo... Erdhen vete, e dime qe jeni ne hall thane... dinin dhe centin ne banke... ne kemi punuar dhe me paraardhesit tuaj, dhe dreng referencat nga ish ministrat/et dhe kryeministri... cuna te mire dukeshin kshu, referencat po ne rregull... smiley 

Dhe thote Zana pastaj "pse zhgenjehesh". Po t'u lesh diletanteve lidhjet me delikate normal qe zhgenjehesh.

Po ku ka me turp! PD-ja nje tufe me dilatante dhe per keto pune gjente njeriun adapt. Kurse ne nje tufe me adapte dhe veme nje diletant. Te vjen te pelcasesh! 

Po nuk mund ti skualifikojme kot nga ankandet e bonove o Kavo!!! I kane referencat ne rregull! E di ti se cdo bente PD-ja te fitonte JPM e jo Mafia? 

KAVIR; " ....Po ku ka me turp! PD-ja nje tufe me dilatante dhe per keto pune gjente njeriun adapt. Kurse ne nje tufe me adapte dhe veme nje diletant. Te vjen te pelcasesh!..." 

smiley shprehja e shekullit smiley

et tu, Pjer? 

Kishte filluar te te rritej ca si shume mendja kohet e fundit. Shpresoj qe kritikat e shokeve te te sjellin me kembe ne toke.

smiley Nga Pjeri prisja ate formulen, qe te merrnim vesh se sa leke do fitonim me shkoet e SCU... Ketyre te SCU-se nuk u pelqen pasiguria... smiley 

Bamke, çfare do me thene ; shkoet e SCU..., se nuk kuptohet.  Shprehja e Kavirit, me pelqeu se ishte tamam tipike per dy partite, jo per ty. 

Ah! faleminderit! Formulen te lutem, do me besh nder!

Epo Greqine GS, Shqiperine JPM...

Ca ka nxjerr channel 4 more aman more... ti genjen veten tende apo mendon se genjen boten me keto budalleqe? Qe Bleri lobon per kompani e per kontrata e qe punon per JP Morgan ka qene gjithmone publike, e nuk e kuptoj c'te keqe ka!! A mund te na e thuash ti c'te keqe ka? Ti thua sikur Channel 4 ti kete nxjerre keto athua ka nxjerre ndonje sekret. Pse ja fusni kot more aman... me detyrim e keni tja fusni sa me kot qe te jete e mundur?

Basha dhe suita e politikaneve te tij, i kane bere vet keto pislliqe,(marifete) me Agjenesi te ndrsyhme,dhe mendojne se te njeten gje, do te bejne edhe te tjeret! 

Keqinformim dhe krejtesisht te pabaza, akuza te rreme-thote Ambasada Britanike - I ka ra pikes, Basha dhe PDja e tij kane 20 vjet qe keqinformojne publikun e vet, keta prandaj humben edhe zgjedhjet! E  cuditshme eshte , se vazhdojne te keqinformojne edhe Perendimin! smileyReputacioni i PDs eshte shume i dobet brenda vendit pale jashte!smiley 

Amb. inglize ta gjeje davane me BB. Pastaj c'do kjo amb me nje kompani private, mos i ka mbajt gje pishen? Dhe akoma me e rendesishme, a hyn garant kjo amb. apo qeveria perkatese per ndonje zullum qe kompania ne fjale mund te beje. Dmth garant me $$$, jo me llafka diplomatesh. 

limited company owned by a non-profit-making foundation.. and a piece is owned by the british government which explain embassy's reaction..  understand Tirona? 

 

 

 

Ke ndonje link per kete qe thua. 

Se ketu nuk permendet fare british government. 

Dhe sidoqofte, akuzat CAse ia ka bere BB qe e ka pezulluar per korrupsion. 

po nuk ke faj ti qe nuk e kupton fjalen "faundation".. po ashtu peshku nuk e ka sjelle te plote deklaraten

" Megjithatë, është e rëndësishme të merret në konsideratë se Crown Agents është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar . Kjo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997 , dhe Qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin “Crown Agent”” shprehet Ambasada britanike "

Blendi eshte djale me goxha mend.Dhe e ka kapur mire kete teme. Lexoni Blendi dhe eja degjo Bari Falliun, e mos ja hiq vehtes pastaj...

....disa individë në qarqet politike shqiptare dhe në media kanë bërë akuza të rreme për korrupsion dhe praktika të pandershme biznesi kundër “Crown Agents" ....

Shum interesante kjo deklarate e Ambasades . Sic duket keta nuk e dine Fare qe ka PD-hi ne Shqiperi smiley 

O te nderuar te Ambasades mbase dhe nuk keni faj se Ju e dini se ka Njerez Normale ne PD-hi , po mos u beni Merak , jane gajdet e babasqapit qe megjithse iku e therret  Partia ..Gajdexhi o Gajdexhi , e ke qe e ke te fryre lesho dhe nje avaz per keta anglezet " smiley

Prit prit se eshte fillimi kur ti nxjerrin dhe dashnoret Blerit dhe ate korespondentin e BBC per Shqiperine se ..ehuha ......ka dava Janina , po merreni shtruar smiley

Ja te presim  LefKOPENE c'mendim ka per kete pune se ka qenen ne grupin e Rexait te Babasqapit dhe do kete marre Udhezime te reja !

Basha theksoi se BE disa herë është shprehur jo në favor të ndërhyrjeve të tilla.
“Ndërhyrje si këto në dogana na kthejnë dekada prapa në përvoja Afrikane. Ose ky kryeministër nuk e njeh vendin e tij, ose nuk ka gjetur mënyrë tjetër për të sajdisur miqtë e tij të "Crown Agents”,- u shpreh kreu i PD-së.Ka gjetur tenxherja kapakun. Kontrata e qeverisë me "Crown Agents", është e errët e paligjshme dhe e papranueshme. Në të sqarohet vetëm një pjesë e asaj çfarë do përfitojë kjo agjensi, por jo çfarë do të bëjë. Qeveria ende nuk e ka paraqitur në Parlament shtojcën C. Nuk bazohet në asnjë studim konkret për problemet e doganave shqiptare”,

..e ka tepruar pak Basha me ate krahasimin qe "Ka gjet Tenxhrja Kapakun" ,..ene smund ta bonte por duket se i paska godit ke nervi dhe prandaj jene merzit ata te ambasades smiley 
 

Grande ....pritet lefKOPEJA , pastaj Ju blegerimat , se po beheni si kembet e dhise . Nuk e di amabasada qe ka PPU se po ta dinte i ishte drejtuar xhupkuqes jo cdo lloj "individi" me shkarje ledhi qe perfiton nga rasti  dhe shkrun tek " Na kemi Fejsin e Bukit or tie " me qe  Babasqapi dhe LefKOPEJA jane me pushime e kane dale termo kodrave  per ajrim smiley

Bani  Gajret burra ! ......do thonte Zana 

Kjo agjensi expertesh, Crown Agents, ka ndihmuar Shqiperine me shume projekte qe me 1997 kur paraardhesi i Bashes kolapsi shtetin- thote historia e mardhenieve me jashte! Si ka mundesi  qe me qeverine Rama,  te kete mardhenie "abuzive",  "te paligjshme " dhe te "pa pranueshme?!!" smiley 

po kta kane grante shume bre, ose fitojne shume projekte me grante  psh te DFID (qe meqe ra llafja ka fut qyshkur hundet ne taksat tona doganore, per te mos thene qe ka shkrujt ligje sic i ka dash trapi, cuditerisht ne momentin kur british american tobacoo hynte fuqishem ne shqipri)

E kshu te kish fitu nai grant Rama, se nuk eshte shume zahmet, dhe te pakten mos tju kish dhene nga ato pak pare qe ka shteti.  Se vallai kur sje i zoti me mbledh taksat e tuja doganore, ske ca te turperohesh me kerku dhe nai grant te pakten.

Pra te bejne ca te bejne, por jo me paret tona te pakten

kur sje i zoti me mbledh taksat e tuja doganore,

Po si mund te behesh `i zoti ` te mbledhesh taksat me nje muaj qeverisje, kujt ja tregon ti zotesine smiley, Zotesia nuk lind vetvetiu, Ekspertize qeveria e meparshme dhe ato te pas meparshme kane marr boll, Keta te tanet( boll kane fut neper xhepa) si nuk zune mend, me gjithe ato kualifikime dhe investime ekspertize prej Gjermonit Austriakut ect ?!! 22 vjet tu mor ndihma nga bota dhe "bryll ngelen" smileyNuk dun mer ti, menojne vetem per vete!Bejler te poshter! smiley 

e me pse bojne kshu dhe kta

28 meleone teper i nxorri vetem Elisa kete muaj.

i japin 8 meleone crown-it dhe u pa puna , noshta na jep nai dore smiley

Por sme pelqeu fare ky muhabeti i maqinave me sirena , sikur do kapnin kriminelet malit.

Mu kujtun kohet e guardia di finanza dhe kontrabandes aka kembet e shpejta , faqja e bardhe.

sot kane nderru kohet bre, luftoje korrupsionin me eksperize dhe procese te kopsitura mire, jo me cifte gjahu

hahahahahahah ja tregon detit dy gishtat. Me siguri duhet ta kete me peshqit e detit se as kafshet nuk i besojne me.

imagjinare

Si "Stalini" ka dal ketu! smiley Tamam foto per bust! smiley "Udheheqs i masave demokratike" Skenderbeu ne byth smiley

..paska pas te drejte Europa qe eshte shprehur Jo  disa here smiley

sepse po te  google per Crown agents ... menjehere te del:

crown agents in nigeria

crown agents in sutton I'm Feeling Lucky »

crown agents in kenya

crown agents in ghana   

   smiley provojeni dhe shikojeni gallate

Kaja ... sic thojne vllaznit. Mire qe PS mbron Crown Agents, sepse e kane kontraktuar dhe eshte detyre e tyre ta mbrojne. Mire qe PD e shan CA sepse opozite dhe eshte detyre e tyre ta shajne. Mire dhe shume mire biles, qe Ambasada Angleze mbron taksapaguesin e vet. Po administrates peshkiste cfare i hyn ne xhep ti dale perkrah CA? 

Ore ne Albanie amb. inglize mund te mbroje dhe Victoria Beckham, per ate pune. Kush do t'i ndaloje do thoshte njoni. 

Po flasim per ta mbrojt, jo per ta sha. Dmth nuk u shune burrat qe t'i vi rradhe amb. smiley

 opozite dhe eshte detyre e tyre ta shajne

smiley

Faleminderit Ambasada Britanike!

Hahahaaaa...ja ku doli edhe nje program per komente qe gjenerohen automatikisht. Jo, jo, na kane genjyer me syretin tend. Ti nuk je person real, je dicka automatike, virtuale, qe ju perdorin rilindasit.

Ne jemi ndergjegja e popullit, e atj populli qe ju dha 1 milion shuplaka!

 

Brad kjo video eshte nga e shkuara. Ne nuk mund te lejojme te shkuaren te na kondicionoj te ardhmen! 

 

Eshte nje e ardhme e shkuar qe ne horizont duket shume e erret.

Zhvleresimi i cmimit te votes eshte nje prej arritjeve me te medha te qeverise Rama! Per 45 dite cmimi i votes ka rene 60%! Dmth edhe nje muaj dhe cmimi i votes shkon ne 0. Dhe dicka qe ka cmimin 0, as mund te blihet dhe as mund te shitet! 

Rama sikur ka thene qe do te hyje apo mbesi ne histori. Ekonomise e pareve, zor se ka shume ne dore. Po psh sikur te hiqte kete vasalitetin e neveritshem ndaj te huajve, nje goxha gur do ta kishte vu ne storje. Por perkundrazi, ky ngaterro kot Toninin me shoke (CA) vec per show. Ka mbaru fushata. 

Since 2001, Crown Agents, have been criticized by the opposition in the Bulgaria  Parliament for being both expensive and ineffective.In May, 2010,  Finance Minister, Simeon Djankov told the Members of the Parliament that the company received a total of BGN 90 M for their services, but because they did not accomplish the tasks, their contract would not be renewed. -

dhe si konkluzion per vitet e punes se tyre ne Bulgari instituti i ekonomisteve Bulgare deklaroj se;

The increased revenues during the years they have been in Bulgaria is attributed to economic growth and large volume of import, not to their work, while the access to information by the Brits threatens national security.

...keshtu do reagojne edhe shqiptaret pas disa vitesh smiley

Po bullgaret jane me keq se shqiptaret ne korrupsion, eshte i njeti fenomen e njeta situate edhe ne Bullgari pozite / opozite! Demokraci iluzioniste! Edhe bullgaret si shqiptaret  i ka lene mbrapa otomanizmi, si mentalitet! Ekane te veshtrite te demokratizohen! Ne emigracion i ke te gjithe! 

Po lereni Grande Kaken te molloise .Eshte akoma nen Influence ( grip i themi ne shqipot ) I ka infektuar babasqapi me "Ja kem kalue Norvegjise dhe na jem te dytet pas Gjermanis " 

C'kini me te ?? Ai kur lexon Peqin  i duket sikur lexon babasqapin per Pekin. Nuk e di qe sa fiton nje Park Zoologjik ne ato vende nuk e mbulojne dot Gjith stanet e Dhive te Ballkanit jo ta mbulojne dhite e Sheqeres ne Vucidol . Dhe sheh enderra i ziu me fitorje pas fitorjeve smiley

Lexova dhe Ronin dhe mu duk sikur i kishte kthyer pergjigje serioze atij fatakeqit te lefKopese ...Poetit smiley 

Po prisni o te nderuar te kthehet AJO nga Relaxi me Babasqapin . Na kish derguar edhe mesazh me Foto maje shkembenjve tere frymezim me gishtat perpjete , duke kujtuar kohet e arta me dhite e stanit  ...smiley

Se shpejti ne qarkullim " Rreziku anglez me zyren MI si agjenture Komuniste " me autor Bari Falliu !

...........

Firmat sorosiane nga londra e mongolve vijne e kapin financat albanezi  smiley

 

Kot nuk thone se rrethi vjen nje dite dhe mbyllet ... tani ta kuptojne shqiptaret pse velaj tani gjasme minister i mori paret nga ambasada angleze me ngrejt mjaftin...me nje fjale skane qene leket e anglezve por e mongolve sorosiane smiley

Me kujtohet furia e media serbe kunder Anglise ne kohen kur NATO bombardonte Beogradin dhe Toni Bler vizitonte refugjatet kosovare neper kampe ne Shqiperi.

Kujtesa eshte nje gje shume e mire por dhe llogjika e shendoshe nuk duhet nuk duhet nenvleftesuar:

Anglia Bler Serbet NATO si dhe kjo Firma ketu Veliaj Rama Mjaft Ambasadoret e "Ambsadave" ..... sa vijne e behen me shume ! smiley

na qeka merzitur ambasada britanike? e po pastaj? c'eshte ky inferioritet si vendet e botes se trete? ambasada s'ka pune fare se C.A. eshte firme private qe operon ne shumice e rasteve ne vendet e botes se trete. rama po s'di te qeverise, le ta leshoje karriken, jo po na paguaga miljona per asistenca koti. parate e kristaqit i ka apo te se jemes?!

toni bler ne kete rast eshte nje ndermjetes qe do marri %  e parave. jo po na i bente falas konsulencat e medhaja.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).