Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse, Shqipëria duket se ka gjetur një tjetër vendburim për arin e zi. Kompania holandeze “Royal Shell” dhe ajo “Petromanas” njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin ‘Shpiragu 2′ ne Berat kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës.Sipas njoftimit zyrtar të kompanive, gjatë provave të para treditore, nga pusi është arritur të nxirret një sasi nafte nga 800-1300 fuçi në ditë. Sipas njoftimit, nafta është e cilësisë më të mirë, e ashtuquajtur naftë e lehtë, e cila në treg shitet me një çmim më të lartë nga ajo që Shqipëria prodhon aktualisht.

Drejtuesit e kompanisë janë shprehur me tone mjaft optimiste para mediave ndërkombëtare. Erik Verdok, zvëndësdrejtori i përgjithshëm i “Shell Europe” e ka cilësuar rezultatin e provave si shumë inkurajues dhe deklaroi se në fillim të vitit tjetër kompania do të ketë rezultatet e saktë mbi rezervat e naftës që gjenden në këtë zonë.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, duke konfirmuar lajmin kanë sqaruar se brenda muajit tjetër do të dalë vlerësimi përfundimtar mbi rezrvat e pusit “Shpiragu 2″ dhe më pas në këtë pus mund të fillojë prodhimi i naftës.

Pusi “Shpiragu 2″ zotërohet nga “Shell” dhe “Petromanas”, përkatësisht me 75 dhe 25 për qind të aksioneve. Të dy kompanitë kanë investuar rreth 60 milionë dollarë në këtë pus, i cili u shpua deri në thellësinë 5553 metra para se të konfirmohej prania e naftës.

41 Komente

ky eshte fryti i pare i atyre koncensioneve qe dha Berisha dhe qe i anatemuat aq shume ju! e akuzonit sikur po shiste naften e kombit! 

cfare ben palloshi Rama? sa vjen annullon te gjitha koncensionet e vendosura muajt e fundit. doemos, asgje nuk hynte ne xhepin e tij te gjate. wake up dumb people.

Me mire parja ne dore te rames se o tirons e del noj gje dhe per tironsit sesa ne dor te katnarit nga arusha. 

'Votat e Korçës', deputetët e PD hedhin para me fytyrën e Ramës në Kuvend

Në shenjë proteste ndaj asaj që ata e kanë cilësuar si blerje të votave në Korçë, pas transmetimit në televizion të pamjeve që tregojnë shpërndarjen e 20 mijë lekëshave për studentët korçarë, deputetët e Partisë Demokratike kanë “mbushur” Kuvendin me kartmonedha 20-mijë lekëshe me fytyrën e kryeministrit Edi Rama, në të cilat shkruhej fraza “Unë besoj në blerjen e votës”. 

LEFTI, e di kush ka pas thene : Shqiperia noton mbi nafte" ?
Por i gjithe problemi, qe per mua eshte nje sihariq teper i madh, qendron ne perllogaritjen e thjeshte: Sa do fitoje Shqiperia dhe sa ai koncesionari i leshuar nga berisha? Sipas disa perllogaritjeve kembesorce, ndarja eshte bere sipas parimit te asaj plakes ....me ata....Ke degjuar qe i thone i dave si plaka....? Ky pra eshte problemi me pasurite kombetare.

Bukur , po sa eshte potenciali , sa eshte kapaciteti i basenit ??

Shpiragu eshte si shpirt!

hajd Gezuar e cpime te mbara!

p.s. ku lexova 'sihariq i madh' me vajti mendja te Spiropali... thashe: kjo e paska realizuar dhe tejkaluar pllanin qe javen e pare te Nendorit, kesaj radhe..smiley

Sa përfitojnë shqiptarët ? sa fuçi kanë nxjerrë deri tani para testit dhe kaluar pa doganë? etj etj.

Paste kemben e mbare ky vendburim...per te tjera.

 

me regull treshi sa kocka u bie te marrin shqiptaret ?

dmth populli ore .........se mos e ngaterroni me qeveritaret

.

Qe kur kucedra plake i lau duart nga pushteti, vetem te mira priten te vijne. Ky shpellar parahistorik gabimisht e sollen ne kohen e sotme. Edhe zoti ben gabime, por pastaj di sesi ti kompesoje. Mbare dhe mbare dhe vetem mbare do te na shkoj tash e tutje.

Ne ecim perpara , perpara gjithmone , se prin fitimtare , partia e jone smiley

Kuaz mos harro ate punen e telit ...qe ka lene jashte...

Kujtova se ishte per ato arrestimet qe ishin bere sot ne tatim taksat.

9 vete. 7 Njerez te djalit te Ali Spahise ne tatim taksat e Tiranes dhe dy te biznesit. Po ngushtohet laku. 

Terror kunder kapitalisteve.

Edhe shoku Enver keshtu na lajmeronte per sukseset. Ketej suksese andej Lipe Nashit sa krahu. smiley

P.S. Tahiri ka dashnore dhe Toni Bler do vjedhe shqiptaret. Morri eshte eshte bere sa nje kokerr misri.

Faleminderit peshku per humorin qysh ne mengjes. Njeri thote "merita e Berishes" sikur e kishte bekuar NM pusin. Tjetri nga llogorja tjeter thote "Rama vrau kucedren qe kishte zene burimin e tani del nafta e lire".

Lajmi i zbulimit eshte i shkelqyer, ne vetvete.

Paradoksalisht ama, shqiptaret kane pak se per cfare te gezohen, pasi deri me sot nuk ja kane pare fare hajrin pasurive te veta natyrore.

Pergjithesisht, pasurite tona te perbashketa, minerare, ne hidrokarbure, pyje, kullota, brigje, lumenj, etj., etj., i kane perlare private te ndryshem; keta individe, shqiptare apo te huaj, po i shfrytezojne intensivisht, shpesh edhe duke i shkaterruar, pa paguar thuajse asgje smiley

Keshtu qe, rrofte Shpiragu!, dakord, po pyetja mbetet:

po ne cfare fitojme?

Taksa... punesime... industri dytesore qe bazohen tek industria e naftes... valute te huaj... sherbime profesionale...

A ka mundesi te na sjellesh ndonje shifer te perfitimeve si me lart, nga koncesionet e dhena deri me sot, ne nafte, krom, hidroenergji, etj.?

Flm!
 

Jo per gje por teorine e njohim te gjithe, ceshtja eshte tek situata reale ne Shqiperi.

 

Tani pothuajse te gjitha ato pervec se taksat/tatimet jane common knowledge. Per taksat/tatimet pastaj, pyesni qeveritaret...

Minerale kemi po kostoja e nxjerrjes se tyre eshte me e larte se cmimi ne tregjet nderkombetare.Nafta jone ka kosto te larte nxjerrje.ne vitet 90 nuk kishte leverdi se cmimi ishte $11-25 per fuci.

Bingo, uroj qe testimi te nxjere basen te madh.

ky eshte fryti i pare i atyre koncensioneve qe dha Berisha dhe qe i anatemuat aq shume ju! e akuzonit sikur po shiste naften e kombit! ..smiley

Ini yve pa jemi ne ....Keshtu ja ktheu sh.Enver nje grupi naftetaresh te Udhehequr nga sh Berisha smiley  me rastin e zbulimit te vendburimeve te Reja te Naftes . 

Qe Shqiperia kish nafte poshte 5000 metershit, kete e kisha ndigjuar nga Titi, çuni i tezes, inxhinier nafte.

- Ne kemi nafte Pjero, por s'kemi kapacitete dhe mundesi te çpojme 5 mij metra

o Berat çe pate fat i thone kesaj, Pjero..smiley

 

p.s  ky Titi  eshte  ai buçkoja i xhakuzit..?smiley

  

Pjero, ne kemi shpuar 7000 m qe ne 1988, pusi Ardenica-1. Cuni tezes s'ditka gje, ose sapo ka marre diplomen.

Sa per dijeni ky eshte Shpiragu -2, kurse Shpiragu-1 eshte shpuar qe ne kohe te komunizmit me idene e drejte shkencore per te kerkuar burimin e thelle te gelqeroreve prej ku migronte nafta ne vendburimet ranore te Kucoves dhe Marinzes. Po Berisha sapo mori fuqine i shkriu institutet e kerkimit te naftes kurse ketyre te huajve iu deshen 20 vjet te zbulojne nje vendburim. Dhe nuk paguajne as taksat keshtu qe kaposhi i shqiptareve katandisej nje thele. Dhe pastaj dalin e thone : rrnofte berisha. Kesaj i thone c'te te qaj me pare..

Loloto, eshte sic thoni Juve.Bie llafi, ne se lexon peshkun ish Drejtori I stitutit Naftes, banor i Klevelandit sot, Ing.Hasan Bakiasi, do te na jepte te plote tablone...

Loloto, une di qe Shqiperia ka arritur te çpoje deri ne 4800 metra dhe jo me shume. Per ate 7000 metersh, nuk di gjo. Megjithate une do ta pyes dhe nje here çunin e tezes, Titin, si nje nga inxhinieret me te zote ne Fier, per brezin e ri ne ate kohe. Ai eshte 50 vjeç tani, sa une, dhe duhet te kete punuar ose ndigjuar per ate pus . 

kurse ketyre te huajve iu deshen 20 vjet te zbulojne nje vendburim.

 

Ti tani seriozisht mendon qe te huajt nuk zbulonin dote ate qe inxhinierat shqiptar kishin zbuluar, apo mbase, just maybe, per te huajt ajo nafte nuk kishte leverdi deri ne kohen qe cmimi i naftes u rrite aq sa eshte rritur?
 

 

Po pse ti mendon se dhjetra kompani te huaja kane ardhur ne Shqiperi per pushime 20-vjecare? Apo per te groposur kapitale me parimin  'lage sot,rruaje mot'  ?

Fakti eshte qe te huajt kane kerkuar po s'kane patur rezultat. Kryesisht sepse ndertimi tektonik i Shqiperise eshte shume i komplikuar.

Nderkohe qe gjithe vendburimet e naftes e gazit ne Shqiperi,pervec Kucoves,jane zbuluar nga  vete specialistet shqiptaret dhe nuk jane pak.

Nga ana tjeter jane me dhjetra specialiste shqiptare te kerkimit te naftes qe punojne aktualisht me sukses ne Houston,Texas apo Calgary ,Canada , po ashtu ne France etj. Po te mos jesh i afte nuk i kalon dot ato porta.

 

Kjo eshte situata e kerkimeve te huaja ne Shqiperi, pa perfshire pusin e Shpiragut:  

 "Kompani të njohura botërore kanë kërkuar naftë në territorin shqiptar pa arritur sukses Kërkimi i naftës, 350 milionë USD investime.

Në dhjetë puse në zona të ndryshme, vetëm në Berat është zbuluar 

 Janë hapur(shpuar) dhjetë puse kërkimi me një total prej 35 893 metra thellësi të arritur."

Per me shume nga shtypi (deri me 2003):

Janë 350 milionë dollarë të investuara nga kompanitë e huaja naftënxjerrëse për kërkimin e zonave naftëmbajtëse në territorin shqiptar. Kjo shumë llogaritet që nga viti 1991, vit në të cilin është bërë licensimi i parë.. Licensat e para u janë dhënë kompanisë gjermane “Deminex” dhe kompanisë austriake “OMV”. Austriakja “OMV”, pasi ka bërë studimin e zonës Adriatiku 1, ka filluar shpimin e pusit të parë kërkues në bllokun Rodoni 1, bllok i cili gjendet në detin Adriatik. Më pas, po në të njëjtin vit kanë qenë kompani të tjera të njohura në fushën e përpunimit dhe nxjerrjes së naftës si italiania “AGIP”, amerikanet “Chevron”, “Occidental” e SHELL si dhe kompania australiane “HAMILTON oil”, që kanë investuar shuma të mëdha prej miliona dollarësh në pesë blloqet detare. 

Raundi i parë i licensimit ka filluar në vitin 1991 ku kanë marrë pjesë kompani shumë të njohura, të cilat hapën gjashtë puse kërkimi nga të cilët vetëm një pjesë prej tyre arritën objektivin në thellësinë e shpimit, por edhe ato kompani të cilat e arritën objektivin e përcaktuar në projektet dhe studimet e tyre, nuk arritën ndonjë rezultat pozitiv, pasi në thellësitë e synuara nuk u gjendën shtresa naftëmbajtëse.

...(nga shtypi)

Ok.......

Vetem pakez kujdes, se disa nga burimet u zbuluan perpara luftes. E kujdes dhe per dicka tjeter, se per disa zbulime nuk ja vlene te investohet...

Kujdes dhe per dicka tjeter, nje nga karakteristikat e minierave eshte qe me kalimin e kohes behen me te veshtira per te zhvilluar... per shembull Patos-Marinza eshte low hanging fruit ne krahasim me cfare kerkohet tani, sic Rumania eshte low hanging fruit ne krahasim me rajonin Angli/Norvegji...

eh, e pat thon edhe Enveri ne ate librin e  Mbi naften..... ka nafte nen gelqerore thoshte i shkreti, po nuk e deshonte kush.....bile e sabotonin...

Per burime nafte ne zonen e Shpiragut eshte fol me kohe e me vakt! Dhe te shkretet banore luteshin qe te dilte dicka se Nafta hap rruge, dhe pune, dhe zbut pak varferine! 

petulla me uje jane keto. nuk ja vlen ne shqiperi te nxjerresh nafte, eshte shume thelle dhe kostoja del kaca-fiu.

alba1 , ka thene ai burri" Nafte baras mbrojtje" !Nafta can Bllokade....thone iranianet

me habisin optimistet... ne shqiperi cfare nuk nxirret.. krrom, qymyr, baker, nafte etj.. dhe shih:  5 dje, 2 neser e gjithe vitin vriten, jo vetem per burimet, por edhe per skrap.. per cfare ka ngelur nga koha e vulehumburit .. gjithe ky gezim.. te jem une si Edi e bej si Berisha me krromin ne Bulqize.. nga nje kompani koncesionare per meter katror, qe te nxjerrin secila nga nje bidon 2 litrosh ne dite por te gezojne te gjithe .. 

Pershendetje.Kisha nje pyetje, ne Shqiptaret cfare do perfitojme prej kesaj pervec vendeve te punes? A do kemi ulje te cmimit te naftes apo thjesht ky pus do jet sa per te thene kta pushtetaret "Ne kemi pus nafte ne Shqiperi" ?

Po, do perfitoni nga tre ate me te gjatin.smiley

 po ato dy te tjerat kush i perfiton ? se pa ato OTafuti, nuk vlen ai i gjati! smiley 

Me keto qeveri e kete shtet qe kemi ne te vetmet pune per shqiptaret do jene per hamall, si vend i pushtuar si ne kohen e fashizmit qe shqiptaret punonin hamall ne tokat e tyre.

Sa kemb te mbare kjo rilindja mer jahu. Hallall ja beft zoti. Doganat rritje, policia xix, pikat e basteve kaput, sna besohet mo vlla kaq te mira ne kaq pak kohe se jemi mesuar me vuajtje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).