Qeveria shqiptare rrëzoi ligjin për importin e mbetjeve, por mediat ndërkombëtare thonë se për prestigj dhe para është gati dhe entuziaste të pranojë armët kimike të Sirisë. Vendi ynë nuk ka as ekspertët, as eksperiencën, as mjetet dhe as lehtësirat logjistike (porte, aeroporte, uzina, mjete apo rrugë) për të ndihmuar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. E megjithatë, sipas një dokumenti sekret të OKB-së dhe burimeve nga kjo organizatë të cituara nga nationaljournal.com, vendi ynë ndodhet i pari në listën e shteteve që mund të pranojnë një sasi apo madje të gjithë masën prej 1000-tonëshe me përmbajtje vdekjeprurëse, që kanë vrarë mijëra njerëz në Siri.

“Shqipëria m’u përshkrua si më entuziastja”, thotë për National Journal Charles Duelf, ish-zëvendëskryetar i UNSCOM, Komisioni Special i OKB-së për çarmatimin e Irakut.  Ndërsa ish- shefi i këtij komisioni, Richard Butler thotë në të njëjtin artikull për Shqipërinë se:  “ndoshta ata do të bëjnë para nga kjo dhe sepse kjo do t’i tregojë si qytetarë të mirë të botës” .

Aleanca Kundër Importit të Plehrave e sheh këtë si shkelje të ligjit dhe angazhimit që qeveria mori që ditën e parë të punës për të mos importuar mbetje, ndërsa mësohet se vendi ende ka probleme me dhjetëra ton kimikate ushtarake të cilat po i paketon me ndihmë të OSBE-së.

Nga ana e saj, qeveria shqiptare në fakt e ka lënë në heshtje këtë histori, duke mos reaguar as pas një letrës publike të ambientalistëve, tri ditë më parë që kërkonin që vendi ta refuzonte propozimin nga OKB. Ndërkohë dje disa faqe online të mediave në SHBA (National Journal një ndër to)  sugjeronin se Shqipëria ishte jo vetëm një nga kandidatët më të mundshme për të bërë demontimin, por edhe vendi favorit për të pranuar gjithë sasinë e frikshme të armëve kimike. Arsyet se pse do të zgjidhej Shqipëria në vend të një shteti që ka ndërkohë edhe mundësitë për ta bërë demontimin mbeten të paqarta, por që kryesisht vërtitet rreth legjislacioneve. Vende si SHBA, Norvegjia apo Gjermania, nuk mund t’i pranojnë armët për shkak të ligjeve për mjedisin që kanë edhe pse kanë teknologjinë dhe specialistët për t’i shkatërruar ato. Por Aleanca Kundër Importimit të Plehrave thotë se edhe ligji shqiptare e pengon importimin. Në fakt një nga vendimet e para që mori qeveria Rama ishte pikërisht abrogimi i neneve që favorizonin importin e mbetjeve, pranimi nga ana tjetër i futjes së sasive të mëdha të armëve kimike në vend do të shkelte këtë ligj dhe minimalisht do të godiste moralisht qëndrimin e qeverisë dhe angazhimin e saj kundër futjes në vend të mbetjeve të rrezikshme.

“Qeveria e z. Rama, duke marrë parasysh vullnetin e popullit, me vendimin e vet të parë kur mori detyrën, ndaloi importimin e të gjitha mbetjeve, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, në mënyrë absolute. Prandaj, theksojmë se hyrja në Shqipëri e lëndëve kimike helmuese / luftarake është në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar, si dhe me interesat afatshkurtra dhe afatgjata të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin për shtyp të Aleancës.

Nga ana tjetër Shqipëria ka ende disa dhjetëra ton kimikate ushtarake të pashkatërruara dhe vendi nuk është i aftë t’i zgjedhë vetë këto probleme. Një raport i OSBE i lëshuar disa ditë më parë njoftonte se këto ishin ruajtur deri tani në vende jo të përshtatshme dhe pranë zonave të banuara dhe ishte OSBE që po bënte të mundur ripaketimin dhe eliminimin e tyre me financime të Republikës Çeke dhe Turqisë. Projekti ka nisur vetëm në 14 tetor 2013 dhe më herët organizata ishte shprehur e shqetësuar për gjendjen dhe ruajtjen e këtyre elementëve që rrezikonin rrjedhje.

OKB, SHBA dhe Rusia  sidoqoftë duket se kanë në mendje faktin që Shqipëria ishte vendi i parë në botë pa armë kimike. Amerikanët e kanë vlerësuar si eksperiencë të suksesshme shkatërrimin e 16 ton armëve kimike që Shqipëria zotëronte në Qaf Mollë të Tiranës. Por të paktat gjëra shqiptare në atë operacionin ishin armët dhe vendi. Rezart Lahi, që punuar si ndihmës për logjistikën pranë kompanisë amerikane që mori përsipër shkatërrimin e këtyre armëve në 2006, tha për Mapon se asnjë shqiptarë nuk punonte brenda vendit ku kryhej demontimi. Ai shpjegon se gjithë procesi ishte kryer nga një kompani dhe ekspertë gjermanë të cilët ishin kontraktuar nga kompania amerikane. Pajisjet që u përdorën në demontim dhe shkatërrimin ishin prodhuar enkas në Gjermani dhe u sollën prej atje, ndërsa u çmontuan dhe u rimorën pas menjëherë pas përfundimit të procesit. “Vendi ku u krye demontimi është tani fushë”, thotë Lahi, pra Shqipëria nuk ka një vend të posaçëm për çmontimin e këtyre armëve. Sipas Lahit i cili thotë se kishte marrë pjesë në një sërë trajnimesh, gjatë projektit që shkatërroi armët kimike që Shqipëria kishte trashëguar nga diktatura, vendi nuk ka as mundësitë për t’i transportuar ato dhe as kapacitete për t’i shkatërruar. Të vetmit shqiptarë që iu afruan vendit ku kryhej demontimi ishin forcat komando që ruanin perimetrin e godinës.

National Journal që citon burime nga OKB, e pranon se vendit ka mangësi të mëdha teknike, nuk ka një port të përshtatshëm për shkarkimin e anijeve dhe kontenierëve me armë kimike dhe sipas saj për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sigurisë në vend rrezikohet që ato të trafikohen. Duke cituar përfaqësues të OKB-së gazeta shkruan se arsyet pse Shqipëria është treguar entuziaste dhe e gatshme të pranojë marrjen e këtyre armëve janë përfitimet ekonomike që mund të vijnë prej kësaj dhe rritja prestigjit në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë mediat bëjnë me dije se ka qenë Rusia që ia ka propozuar këtë mundësi Shqipërisë edhe pse duket se negocimi po kryhet me SHBA. Në takimin e fundi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro Azisë, Hoyt Yee, kryeministri Rama garantoi SHBA se Shqipëria do t’i mbështeste në “çdo front, brenda dhe jashtë”. Nuk dihet nëse ky është një konfirmim i bashkëpunimit pa kushte që do të nënkuptonte përfshirjen e vendit në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Nga ana tjetër kjo nuk do të ishte hera e parë që Shqipëria merr përsipër të “ndihmojë” SHBA, për çështje që një pjesë e mirë e vendeve refuzojnë.

42 Komente

Mesa duket Arnavutistani po i pranon per pordhe dhe per para. Kur ruset dhe amerikanet nuk i shkaterrojne dot me mundesite qe kane ata, kuptohet lehte se sa te afte jane maloket e Arnavutistanit per t'i shkaterruar.  Gerdeci ne krahasim me kete do te duket si nje loje fare e vogel.

prestigji i venit qe lu rolin e koshit te plenave!

Kam pershtypjen se fajin e ka megjithmend Saliu ne kete rast. Do jete muhabet i nis ne kohe te tij. S'besoj se kjo qeveri ka per te importu keto helmet e Sirise. 

nuk thosh kot poeti qe Berisha ka lujt rol ne pranimin e Shqiperise si vend kandidat... shakate menjane, dokumentat do dalin pikerisht si ke thene me siper....

Sic tha Zamir Dedei, nje nga ekspertet me te mire te mjedisit ne AL, legjislacioni nuk e lejon. Dmth nje vrime ne uje eshte ky muhabet

rrofsh swed.

 mir qi s'shava

" ....“Shqipëria m’u përshkrua si më entuziastja”, thotë për National Journal Charles Duelf, ish-zëvendëskryetar i UNSCOM, Komisioni Special i OKB-së për çarmatimin e Irakut.  Ndërsa ish- shefi i këtij komisioni, Richard Butler thotë në të njëjtin artikull për Shqipërinë se:  “ndoshta ata do të bëjnë para nga kjo dhe sepse kjo do t’i tregojë si qytetarë të mirë të botës” ..." 

 

 smiley

Amon ta shifnim i here , per here te pare si shan smiley .Pse na i hoqe kete afekt spiritual ...

Bini burra . Kamunistet iken !

Prisni njehere para se te merni vendimin qe u "mbushem me plehra". Ketu nuk po flitet per importimin dhe depositimin e ketyre armeve, po flitet per importimin dhe shkaterrimin  . Pra keto nuk jane arme qe do mbeten ketu, por do eleminohen komplet.

 

Normalisht lind pyetja se cfare efektesh ka shkaterrimi?  Neqofte se lenda kimike shkaterrohet sic duhet, mbeturina nuk ka asnje ndryshim nga mbetjet industriale (te cilat mund te perpunohen dhe me tej). Te dhenat e perpunimit jane ketu http://www.cma.army.mil/fndocumentviewer.aspx?docid=003672521 e sic shihet, efekti mbi natyren eshte i njejti me ato industriale.

 

Sa aftesi ka Shqiperia per te shkaterruar lendet kimike?  Sa per sqarim Shqiperia ka 2 dekada qe po shkaterron armet e teperta, perfshi ketu arme kimike. Normalisht jo te ketij niveli por sidoqofte baza e infrastruktures dhe eksperienca ushtarake deri diku egziston. Nga linku i mesiperm sqarohet se procesi eshte relativisht i thjeshte dhe sido qe te jete, kushdo qe do i sjelli do sjelli dhe infrastrukturen dhe ekspertizen per to.

 

Pse eshte e rendesishme per Shqiperine te sillen keto keto arme? Ne shume nivele kjo eshte pozitive. E para fare hap fronte pune, dhe puneson person qe s'ka nevoje te kene njohuri te larta kimike, mbase nje pjese e vogel po, por shumica eshte pune krahu. E dyta, kushto qe do i sjelle do investoje ne infrastrulture per te bere te mundur shkaterrimin, kjo do jete ne rruge, ne porte, e me e rendesishmja ne vendin ku do shkaterrohen keto arme. E treta sjell eksperience ushtarake/kimike te nevojshme per ne. Nese efekti mbi mjedisin dhe personelin punetor eshte minimal, kjo do ishte dicka qe Shqiperia mund te bente vazhdimisht, sidomos kur SHBA dhe Rusia jane shume mbrapa me planin e shkaterrimit te ketyre armeve dhe kjo mund te kthehej ne nje industri fitmprurese. Qe na sjell te pika e katert fitmi financiar. E si perfundim, keto jane pike pozitive qe Shqiperia mer dhe si antare e NATOs dhe si antare e KB.

 

mendoj se kjo frika e madhe eshte pak si e eegzagjeruar.

me dy fjale, kjo eshte si te shesesh vendin e varrit. Pale pale, qeka dhe mire se stervitemi me shkatarru dhe armet e NATOs e te Taktatit te Varshaves bashke. .içku i mizes.....  smiley    smiley    

Shqiperia ka 2 dekada qe po shkaterron armet e teperta, perfshi ketu arme kimike. Normalisht jo te ketij niveli por sidoqofte baza e infrastruktures dhe eksperienca ushtarake deri diku egziston.

Ekzistonte eksperienca edhe ne Gerdec...

Jemi bere koshi i plehrave te botes. E tmerrshme! 

Po shikoje dhe në tjetër nivel: nga ana ideologjike, veç plehra thithim. Nga ana e lajmeve - përsëri plehra. Nga ana e kulturës - përsëri plehra. Nga ana e investimeve - prapë plehra. Kështu që është "normale" kjo situatë. 

Nuk dua te flas pa folur qeveria jone. Po i pranuan, ne te mamase shkofshin.

Po thua qe gazetat e komunistave po te pelqejne tani? hehehe, c'jeni ju maloket.

Nuk eshte vendosur ende, le me te nisen armet. Behet fjale per nga mesi i vitit 2014, nese do te behet.

Shume mire me , Plehrat ishin te rrezikshme pa keta armet kimike ? pffffffffff , jane te gjitha te skaduara.

Inicjatva ne fakt eshte marre nga Rusia dhe eshte tragjikomike te mendosh per nje vend te vogel si Shqiperia i cili mundi te shkaterronte rreth 16tone arme kimike(shum e paperfilleshme) te kete kapacitetin e shkaterrimit te 1000toneve. Rusia ka me teper eksperjence ne shkaterrimin e armeve kimike perderisa ka mundur te shkaterroje rreth 30mije tone te arsenalit te vet(74%) ndersa SHBA 25mije tone(90%) Une shpresoj qe keto te jene thjesht thashetheme mediatike sepse nuk ka pasur ndonje deklarate zyrtare nga SHBA per kete ceshtje..Nje gje me irriton ne kete rast, qe qeveria aktuale Shqiptare nuk ka dale me nje deklarate per kete ceshtje duke i lene rruge aludimeve. Ketij plani makaber i duhet thene nje JO e madhe dhe nuk i duhen lene vend aludimeve...Miq dhe aleate me SHBA por nuk mund ta kthejme vendin ne landfill te sarinit te Asadit!

Ne fakt kjo detyre si nga ana morale dhe logjistike i takon vetem Rusise, ishte po ky vend i cili e furnizoi Asadin me nje pjese te mire te komponenteve dhe teknologjine e armeve kimike dhe eshte detyra e Rusise ti shkaterroje keto perderisa ka marre rolin drejtues ne kete ceshtje.

Thone qe Amerika ka premtuar edhe TAKEN 3 po te pranoje Shqiperia... ehhh thuaj rrnofte amerika qe na beri te famshem neper bote... 

Si kishte thene ai loqja te tema tjeter, do e bejne shqiptaret qe te duken si qytetare te mire te botes.... O te shtypte boti i mutit te shtypte, megjith shtetaret e shtetit shqiptar jaalla topestrofullah..

Likely, thote. Ende ka shpresa per jo. Epo, rob qe u behet qejfi po te vijne helme ne Shqiperi, vetem ju malokeve ju kam pare. Mu ne oborr te shtepise duhet t'jua bejne, meqe gezoni.

Helmet ne Shqiperi kan 20 vjet qe vijne... eshte permendur tashme ne media edhe te huaja edhe shqiptare. Permendja e Shqiperise ne keto pune nuk eshte rastesore. smiley  Ashtu sic nuk ishte rastesore dhe nuk u dukej gje e madhe te benin aferene  plehrave... qe per te cilat nxirrnin neper televizione avokater qe merziteshin po mos ti quaje me miresjellje mbetje moderne te botes te pare merr hej, vijne nga vende te BE-se e  ju i quni plehra, kur u bot dhe ju shqiptaret mer hej... do thosh Lubonja &co 

Ruset shprehen se do te japin 2milione dollare per shkaterrimin e ketyre mijera toneve..Nuk ka ofeze me te madhe se kjo me thene te drjten smiley

Shqiperia edhe sikur ti marr keto arme, Rusise duhet ti thote jo faleminderit, investojini keto 2 milione per te varferit tuaj qe po vdesin urie.

Kta rusat kujtojne se akoma esht aty te ne vucidolsi. Nuk i dum fare ato pare t pista.

na la komandanti, na la

na la komandati, na la komandantin

Ruset do te japin 2 milion 

Njesoj si gabeleve qe ju japin ca kacidhe per mbledhjen e kanoceve neper plera

Mos te ishin bytheca keta rilindasit ti thoshin Rusit qe baba 2miljon ero tju nihmojm ne dhe merrini e shkatarrojini anej ka nahija juj. Dalin dhe danoça i rrisin prestigjin Shqipnise si ven danoç qe i jep drejtim muhabetit.

Kapter Xakja ka thene gje? Aftesite e ushtrise shqiptare nuk duhen vene ne dyshim tani qe ka fillu rilindja dhe atje. 

Pret direktivat. Pastaj ai doren lart e mban, gjithmone me partine.

2 mlion dollar Shqiperise, per te transportuar ndotje kanseroze ne Shqiperi peshqesh nga Rusia,  per te shkatruar armet kimike qe ka blere Siria nga Rusia! smiley

"Biznes i bukur" e!!! Siria ja pa hajrin ketyre armeve kimike, tani eshte radha e Shqiperise te shohi hajrin e 2 Milion dollareve! smiley

dhe sipas saj për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sigurisë në vend rrezikohet që ato të trafikohen.

Gati eshte Xeni me i rishit sapo te vijne, por ce do se baba vete nuk eshte mo kryeminister. 

O Zot beje enderr!

Ne 2013 mbaron kriza, ka thene km. smiley

Per te qene korrekt. Mendimi im, nese procedurat e shkaterrimit jane korrekte, te sigurta, te kontrolluara dhe sherbimi te paguhet mire, nuk shoh pse jo.

Sepse perderisa s'i bo as Rusi (vendi me i madh ne bote) as Amerikoni (me i pasuni e i sofistikumi) ka dicka aty patjeter. 

Fatmir Mediu eshte kunder shkatarrimit te armeve kimike ne Shqiperi.

per te vra veten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).