Varfëria dhe pamundësia nuk fshihet vetëm zonave të thella, mes maleve e pas kilometrave të tëra larg qyteteve.  Ato mund të jenë edhe jo larg tyre, fare afër... Mes Tiranës e Durrësit dy qyteteve më të mëdha ka komunitete të harruara , të braktisura e të lëna mënjane në një realitet ku edhe shpresa duket një dëshirë e tepërt e shekuj dritë larg qyteterimit.

Rruga e Ndroqit qe i perngjan nje aksi prehistorik per shkak te rrenimit thyhet tutje per ne fshatin Manskuri. Ai ngrihet vetem pak kilometra me tej, fshehur pas nje shtegu te lodhur e mbushur me gropa. Jane te mjaftueshme ato pak minuta per te te zhytur ne histori. Nuk jemi kthyer pas ne kohe edhe pse imazhet duket vertete sikur te kredhin ne nje realitet te tille.



Nuk ka nevoje te rremosh shume ne kete fshat per te gjetur problemet, ato jane te pafundme dhe te çdollojshme...  Duke filluar nga rruga qe sipas banoreve iu nenshtrua disa punimeve para 23 Qershorit, biles sipas tyre edhe u deklarua e perfunduar. Edhe pse leket fluturuan siç thone bashke me projektin e deklaratat. “U fut një firmë për të bërë riparimin e rrugëve para votimeve pastaj rruga mbeti në dorë. Mbaruan votimet sesi është e vërteta e kësaj pune një Zot e di", shprehet një nga banorët. Banoret kane patur shpesh edhe probleme me energjine qe ka ikur edhe me muaj, e po ashtu me ujin.  Kete te fundit e paguajne aforfe gjthmone edhe pse rubinetat me se shumti i kane te thare siç tregojne vete ata te ngrysur e te lodhur nga e perditshmja e fshatit te tyre.

Majtas, djathtas, ne çdo ane... hallet dhe dertet shkrihen me jetet e banoreve, marrin fryme me frymemarrjet e tyre, shohin me te njejtat sy, ngrene jetet ne te njejtin fshat qe duket sikur eshte maje ndonje mali te thelle edhe pse Tirana eshte aty e po ashtu Durresi, te pakten gjeografikisht sepse ne realitet duken larg sa nje humbetire. “Gjendja ekonomike më e dobët nuk mund të bëhet.  Jemi në vendin më të varfër rreth Durrësit”, deklaroi Rakip Manzi.

Fshati ka patur edhe shkolle, por ajo nuk eshte me. Disa nxenes duhet te shkojne kilometra larg ne Rromanat per te mesuar, ndersa me te vegjelit ne nje ngrehine private qe ska lidhje me arsimin.

Histori njerezore te ngritura mbi varferine dhe pamundesine. Ashtu si ne familjen Gjuzi ku burri i shtepise nuk merr asnje asistence asnje perkrahje edhe pse eshte invalid dhe i semure... ne Shqiperi edhe me kategori te tilla abuzohet e luhet. “Për bukë, vetëm për bukë shpenzohen lekët. Dhe për ilaçe. Jemi të dy të sëmurë”, thotë Meremi Gjuzi. Ne lagjen tjeter, banoret rrugen e kane hapur me shpenzimet e tyre. Kane hedhur se kush pjesen e tij, duke hequr shpesh edhe buken e gojes.

Tejmi bluja e detit, si nje bukuri qe vret Manskurine dhe banoret e tij... Pa uje, probleme me dritat, me rrugen, me shkollen...Veshtirë se mund te jetohet ne keto kushte, kur edhe vete oksigjeni duket i mpakur nga veshtiresite e panumerta. Jane vetem nje grusht kilometra. Më një anë kryeqyteti drita shume, në anën tjetër Durrësi hijerënde. E mes tyre, Manskuria zhytur në një botë tjetër... 

35 Komente

Tridhjetë ditë ka muaji, pesëmbëdhjetë të na bjenë ujë..Fjalë të betershme..

 

 Tejmi bluja e detit, si nje bukuri qe vret Manskurine dhe banoret e tij... Pa uje, probleme me dritat, me rrugen, me shkollen...Veshtirë se mund te jetohet ne keto kushte, kur edhe vete oksigjeni duket i mpakur nga veshtiresite e panumerta. Jane vetem nje grusht kilometra. Më një anë kryeqyteti drita shume, në anën tjetër Durrësi hijerënde. E mes tyre, Manskuria zhytur në një botë tjetër...

A ju 10 fsha qeveritë me politikën o politikuaj zgjebarakë, nga ana tjetër edhe këta banorët duhet të jenë fare analfabetë se s'ka gjasa t'jetë ndryshe..smiley

Njemaket e kon venin e mire,

Ullinj te mire, gjela deti botnor, toka persmari. T'ka fal zoti me jetu n'mes atyne kodrave.

ku ta gjej una nji jete katuni, me pula e me pata.

Gjuzi???

Nuk ka qene nji prej ktyne Gjyzve ai qi ka shit sahatin e Tirones 1 katunari?

Gjuzt sikur jane nga Berzhita di une

Nga Shëngjergji smiley

Fshataret dhe malesoret demonizohen shume nga qytetaret ne Shqiperi. Ne çdo gje qe ndodh keq, fajesohen ato. Bile edhe akuzohen qe nuk paguajne taksat.  Keto vende kane nevoje urgente qe shteti ti ndihmoje. Jane lene pas dore prej shume vitesh.Qeveria duhet ti ndihmoje te shperngulen ne qytete, ose te garantoje sherbime bazike, perfshire ndertimin e shtepijave sociale ne ato zona.

Qeveria duhet ti ndihmoje te shperngulen ne qytete

Pse ne qytet, dhe jo ne fshat, ndihma e Qeverise ? Une them qe "qytetaret" ata qe mbushen qytetet, te kthehen ne fshat, me ndihmen e qeverise! Keshtu luftohet edhe papunesia, edhe varferia  rritet edhe mireqenia! Do pak stimul fshati, se njerzit punojne por nuk kane projekte te mirefillta zhvillimi, nga qeverite! 

Ne fshat ka mundesi te medha per pune  per blektori, buqsi, produkte qe ka nevoje qyteti! Ne fshat ka pune sa te duash, po te duash te punosh si duhet per kombin tend, po duhen politika te zhvillimit ne fshat,Nga QEVERIA  si psh hapja e rrugeve per transportimin e produkteve te fshatit ne qytet, ne fabrika perpunuese, per tregun, me standarte te mira, ,se fshati mban qytetin gjalle, nuk eshte nevoja qe te importohet gjithshka, edhe qumshti, edhe mishi, edhe perimet edhe zarzavatet nga jashte, duke bere keshtu qe te rritesh numrin e te papuneve dhe te varferise ne vendin tend, Shqiperia nuk eksporton asgje, ky eshte renim ekonomik !  Qeveria "qytetare" ka braktis seriozish fshatin, shqiptar qe eshte burimi i punesimit! 

Sikur të isha njëzet vjeç..

  Ilirjan,jam shume dakort,ne fakt duhet pak pune nga qeveria per te ndihmuar fshatin me mekanizmat e duhura,dhe fshatari i mirfillte nuk e brektis token,ja merr frutet me pune e nderuar e te palodhur.isha para nje jave ne zonen kodrinore te Pescaras,e bekuar plot ullishte dhe çdo gje te bukur qe fshati te dhuron,e duan token e tyre dhe i bejne izmetin dite e nate me dashuri ,qe ne autostrade duket bukuria,rregulli,asnje cm e pa punuar,ka edhe ne shqiperi ne disa zona ,andej nga korça psh qe kur i kam pare,s'e kuptoja isha ne itali apo atje,bravo ju qofte,njerezit punetore vetem nderohen!

Nuk ka nje sitem unik ne shqiperi, per asnje gje qe te funksionoj si duhet. Njeri i bie gozhdes tjeteri patkoit ne Shqiperi. Akoma shiten produket blektorie, buqesie ne toke, ne rruge, njesoj si ne vitet 30` Si ka mundesi qe buqsia sot, fshati, te jete akoma si ne mesjete, ne Shqiperi?! Me toka te parcelizuar, me infrastrukture te prpambetur, rruge, dyqane, shtepi banimi, administrate, dhe urbanizim, shume te dobet?!! Ne 22 vjet cfare reformash zhvillimi jane bere ne fshat? Sepse Shqiperia ne fakt eshte nje fshat i madh, 85% jetojne ne fshat! Dhe behet fjale per fshtrat qe nuk jane me shume 10km nga Qyteti! smiley  Shkurt, nuk duan, politikanet, ata qe kane pushtetin te luftojne per mirqenien e popullit te vet! Nuk ka nevoje Shqiperia te kete nje emigracion me shume se 1/3 e popullsise se vet!  

,,,dhe asgje ne horizont s'duket,dalin probleme madhore ç'do dite si kjo e zmontimit te armeve,e kush e di ç'del neser,dhe humbet filli fare,nje vend aq i vogel,sa keq smiley

Sepse nuk ka kuptim per qytetaret te kthehen ne fshat pasi jeta ne qytete eshte me e mire dhe njerezit normal do ndjekin vendin ku mund te kene jeten me te mire/mundesi me shume. Nuk eshte thjesht rastesi qe cdo vend i zhvilluar eshte i urbanizuar, e sa me i zhvilluar aq me i urbanizuar.... Nje nga gabimet/demet me te medhaja e te pafolura te komunizmit ishte pikerisht kontrolli i forte qe bente ne lidhje me ku banonin njerezit, e qe pas komunizmit solli kete rritje te pakontrullueshme urbanizimi/betonizimi. Ne 20 vjet benin ate qe vendet e tjera kishin bere ne 70+ vjet.

Varfëria ngjall ankth të vetvetishëm, shumica i largohet me nxitim në proporcion me dhembjen dhe frikën empatike, pakica i qaset me parime, por gjithmonë duke e vënë mes saj edhe vetes gogolë të mëdhenj si shteti. Këtë e them për të larë gojën, për të qenë e sinqertë, sepse ajo që dua të them është që nuk e duroj dot stërmundimin kriminal që i bën shqipes, fjalisë dhe idesë, parodinë që i bën metaforës, ky gazetar.

Mire gjuha berrnut po ene mundohet t'i japi zonit te vet nji ton melodramatik si me dhridhje.

Si zonjat!

Medemek: po s'iu erdhi keq edhe me ket ton qi po perdor, s'ka per t'iu ardh keq as1here.

 

 

"Shqiperia tjeter" eshte gjysma e Shqiperise!

Mema tamom Koci.

Elite urbane gjasme gjys-begenisese e katundit, folin 1 gjuhe te mushme me figura letrare qi nxjerrin ne pah interesin e vjeter per teatrin.

Se merr vesh njeri po vari teneneqen.

Masi i hypi makines ene boni nja 20 km u habit qi jo vetem se paska vobeksi po ene qi katuni qeka mush me glase pulash ene me gardhe kallomash.

E vetmja gjo qi i ka ngel pa pa o ai filmi:

"3 ore mas gardhit" 

Eshte e vertete qe shpeshhere kolona zanore e reportazheve eshte e ekzagjeruar. Eshte po ashtu e vertete ajo qe thote tropizma, qe shqipja e tij eshte e stermunduar.  (Nuk do shkoja aq larg sa ta quaja kriminale, kriminale per mua do te ishte heshtja.) 

Por ja qe s'kemi luksin e perzgjedhjes.  Mema eshte i vetmi qe ben rregullisht reportazhe televizive nga te gjitha skajet e Shqiperise.  Ben Andoni po ashtu te Revista Java (shqipja e tij e pamunduar do te thoshte trop.)

Keta te dy jane.

Ama te jesh i bindur qe Mema s'eshte i habitur fare qe ka vobeksi, "po ene qi katuni qeka mush me glase pulash."  Nuk eshte as hera e pare, e as hera e fundit shpresoj, qe Mema sjell panoramen sociale te katuneve apo te "gardheve kallomash".

http://www.peshkupauje.com/autori/marin-...

shtoj edhe  flamujte e çklyer dhe te varur si perde ne listen e gjate te efekteve dramatike...

Me bene pershtypje dhe mua flamujt.  Por nuk i mbaj mend t'i kem pare ne reportazhe te tjera te Memes, ndaj nuk me shkoi mendja se Mema mbush makinen me flamuj te çklyer per t'i vene pastaj ne sfond per efekte dramatike.

Gjithesesi, edhe ate e anashkalova si te rendesise te dores se trete a te katert.  Pa uje, pa shkolle, kushtet e tmerrshme ku jetonte i moshuari invalid qe nuk merr asistence, duart e tij qe dridheshin, me mjaftuan per rendesi te dores se pare.   

Me thone te drejten nuk arrita deri ke ai plaku se me perzini barkun me ate te folme.

Per mu te pakten ai argumenti jot meqi s'kemi zgjedhje tjeter to infinity and beyond me Memen, nuk fuksiono.

Ishallah se ka gjo Sul Memen ose si e ka konga brazilionin Mema!!!!

me llosh se kaq nuk mund te dukesh ne komente. ore e kupton sa turp eshte qe te kete t ille gjendje mes dy qyteteve me te medha ???? pa rruge, pa shkolle, pa uje, pa drita ??? po per çfare duhet shteti pra ??? nese nuk garanton edhe keto ???

ashtu eshte Monda, ke te drejte....per efekte dramatike po flisja, te cilat ne rastin konkret jane te dores se 14te, pas gardhit dhe glasave...mjerimi i njerezve atje nuk ka nevoje per fjale, sikurse ai fshat nuk eshte i vetmi i zhytyr ne mjerim! 

E pa Rama kete videon?!!! 

Qenke dhe ti pjese e xhihadid? Do te na lesh pa KM? smiley

Dua te sigurohem qe e pa!! smiley

Kafshate qe s'kapercehet asht o vlla Tirona, mjerimi. Rilli! 

Imagjino si dojete Gjermania tjeter mes Berlinit ne Frankfurtit pshemull... Lene mo Italia tjeter qe na vje prapa...

Emisionet e ketij kastravecit ngjajne perhere si hartime. Po xhanem reflektojne botekuptimin e ceket qe ka.

Nderkaq tematike qe trajtohet eshte mjaft interesante dhe eshte gjynah qe risurset e pakta ne dispozicion te gazetarise te cohen dem ne kete fare feje... .

 

Cer je tu thon? 

Ky  Marini eshte gazetar, udhetar apo  kronikan shetites? Reportazhi i mesiperm  ngjan me shume me kujtimet e  Durham  se  sa me  gazetari. Vetem  konstatime banale patetike.

Profesionalisht shkrimit te mesiperm i mungojne detaje  bazike qe  do e ngrinin mbi nivelin e thashethemeve.

Sa  banore ka ky fshat?

Sa  femije-nxenes  potenciale?

A e justifikon  numri i tyre pranine e nje shkolle  posacerisht  per  ate  komunitet?

C' thote kryetari i komunes  per gjendjen e veshtire  te  banoreve?

Po  OJF-te  qe kane si mision  lehtesimin e varferise ne  zonat suburbane?

Po deputeti  i zones ka ndonje  sugjerim?

Po pretendimin e familjes  Gjuzi  e verifikoi  ky "gazetar" prane  institucioneve  shteterore  pergjegjese per  perkrahjen dhe ndihmat  sociale?

Gazetari, ne fakt ka gjet ujkun! Kurse ti, thua ku jane gjurmet ?!!

Sa banor ka fshati ? A verifikoi ky, semundjen e Parkinsonit te Plakut Gjuzi, se mund te rrej ai e lu doren kot me fitu pensionin! Mire e ke ti! smiley

po nese nuk eshte fakt qe ska drita dhe uje... varja pastaj... ahhh shqiperia e shkrete.

Cere osht kjo propagande komuniste.

Shqiperia ja ka kaluar dhe Gjermanise me kohe... e ka thon Vuqidoli TM

per cfare bujqesie flasim se na habiten ca ketu sikur jane ne ajer. ai robi atje thote se perballojme dot , se jane shtrenjte plehrat e gjithe te tjerat. fshati shqiptar nuk prodhon dot dhe ata qe prodhojne dalin jek e jek. ky eshte thelbi. e keto pastaj te shoqeruara me fatura afrofe uji pupupupu 5 kilometra nga tirana. shkolla si kotec pulash. cdomethene kjo sa nxenes jane . edhe 1 ne qofte robt e tij a paguajne taksa per kete shtet ???

Persa kohe, politikanet jane te zene me xhepin e tyre, me firmat e tyre, me te njerzit dhe klanin e tyre, nuk do te kete noi her zhvillim dhe prosperitet te fshatit dhe shoqerise shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).