Është ky mesazhi i përcjellë në këtë kohë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Rasti në fjalë ka sjellë një debat të madh ndërmjet juristëve të medias. Media dënohet nëse një person në komentet e tij përmban fjalë apo shprehje denigruese për një person tjetër, qoftë ky dhe një figurë politike, publike.

Shpesh jemi mësuar t’i drejtohemi medias online për të parë lajmet me rëndësi në jetën politike, publike, të çdonjërit. Disa miq të mi thonë se: “më shumë se lajmin në një portal të përditshmeje, lexoj komentet e lexuesve, aty marr vesh të pathënat e lajmit dhe kënaqem me epitetet për personat subjekt lajmi”.

Por, për të përditshmen estoneze “Delfi AS”, përdorimi i portalit nga lexues dhe komentet e tyre janë gjetur si shkak për dënimin e saj nga Gjykata. Gjykata e Strasburgut, ndër të tjera, është shprehur se botimi i komenteve fyese nga publiku tejkalon caqet e lirisë së shprehjes dhe, për këtë arsye, e ka dënuar atë me gjobë.

Kjo Gjykatë vendosi se nuk ka një shkelje të lirisë së shprehjes ndaj të përditshmes “Delfi AS”, dhe se ajo duhet të kishte marrë të gjitha masat për mospublikimin e komenteve fyese ndaj SLK. Pavarësisht faktit se “Delfi” kishte një sistem menaxhimi të komenteve të publikut, pavarësisht filtrave të kontrollit dhe shpejtësisë së heqjes së komenteve fyese pas ankimit, gjykata në vendimin e saj konsideroi se: “aplikanti nëpërmjet publikimit të artikullit në fjalë duhej ta kishte ditur paraprakisht se do të shkaktonte reaksion negativ ndaj kompanisë dhe menaxherëve të saj dhe se, duke marrë në konsideratë reputacionin e madh të Delfi, kishte një rrezik më të madh se mesatar që komentet negative mund të dilnin përtej kritikës së pranueshme ‘acceptable criticism’”.

Po çfarë ndodh çdo ditë? Ka mijëra portale në internet të medias online, që ofrojnë informacione të ndryshme për publikun dhe po aty në shërbim të rolit të medias si një shoqëri informacioni, i japin mundësinë publikut të ndryshëm të postojnë komentet e tyre.

Në erën dixhitale është fakt që teknologjia për garantimin e një shërbimi ecën me ritme më të shpejta se hartimi i legjislacionit shoqërues. E kam fjalën këtu dhe për sfidën e legjislacionit për t’iu përshtatur kërkesave të sistemeve të ndryshme teknologjike. Çështja kundër Estonisë, e ndryshme nga paraardhëset Google, L’oreal, Ebay, ka prodhuar një debat sfidë për avokatët e medias. Ky debat konsiston në ndarjen e roleve dhe funksioneve të lirisë së shprehjes në funksion të një media të lirë dhe të pavarur dhe tregtimit në internet të informacioneve të ndryshme. Nga njëra anë, portali në internet i një gazete është shërbim mediatik i një shoqërie informacioni dhe, nga ana tjetër, është një shërbim thjesht transmetimit të informacionit nga përdoruesit te publiku ISISP (Internet Society Information Service Provider).

Në funksion të zhvillimit të teknologjisë, mekanizmat e përcjelljes së informacionit te publiku kanë evoluar, duke përfshirë modele operimi në tregun e biznesit mediatik si portale gazetash të ndryshme (si Panorama, Mapo, Shekulli, Tema etj.) apo media sociale e profesionale si (facebook, twitter, linkedin etj.) apo modele të e-clouds (google, skype, ebay, etj). Të gjitha këto modele dallojnë nga lloji i sistemit që përdorin, pra sistemi dikton rregullin. Kjo sjell një ndryshim nga rregulli i zakonshëm, sipas të cilit bëhet rregulli pastaj ndërtohet sistemi. 

Funksionet teknike të një shërbimi në internet lidhen me funksionet parësore të ofruesit të këtij shërbimi të tipit biznes, informacion, lehtësim, ndërmjetësim etj.  Funksionet e një shërbimi të një shoqërie informacioni janë të shumta, por dy të parat, të cilat po i radhis sipas prioritetit, janë: (i) informimi dhe (ii) biznesi. Që të dyja këto ofrohen në mënyra të ndryshme të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe të ndihmuara nga aplikimi i sistemit më të mirë për të përmbushur funksionin (qëllimin).

E ndërsa funksioni i dytë (të bërit biznes) u nënshtrohet rregullave të biznesit, funksioni i parë, ai i informimit, për një shoqëri informacioni mbrohet gjerësisht nga koncepti i lirisë së shprehjes. Dimë që neni 10 i Konventës Europiane – Liria e shprehjes parashikon se: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë…”. Nga ana tjetër, dimë që nenet 6 dhe 8 të po kësaj konvente sjellin rregullime të të drejtave të tjera të lidhura me personin, duke kristalizuar në akt juridik parimin e vjetër se të drejtat e tua përfundojnë aty ku të miat fillojnë. Konventa, por dhe aktet e tjera ligjore parashikojnë shprehimisht të drejtat themelore dhe rastet eksplicite të kufizimit të tyre. Paragrafi i dytë i nenit 10 shprehet se: “Ushtrimi i këtyre lirive… mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji dhe që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masa të nevojshme…, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve…”

Në përputhje me lirinë e shprehjes, çdo organ mediatik ka të drejtën (nënkupto dhe detyrimin) që të publikojë informacione duke përfshirë fakte, rrethana, vlerësime apo mendimet e lira të individëve ndaj një çështjeje me interes publik. Është e rëndësishme të përmendet se ky funksion i medias duhet të ushtrohet pa dallime dhe pa diskriminime në shoqërinë e lirë demokratike. Legjislacionet e vendeve të ndryshme kanë parashikuar përgjegjësinë rast pas rasti të medias në cenimin e të drejtave të të tjerëve (shih Kushtetuta e RSH-së neni 17, Kodi Penal nenet 119 e vijues, Kodi Civil 650 e vijues).

Ka më shumë se 10 vjet që roli dhe funksioni i medias është përsosur duke përqasur dhe teknologjitë e reja dhe duke sjellë forma të ndryshme të operimit të saj si media në internet apo media sociale.  Kostot e teknologjitë e shtëpive botuese dhe proceset e faqosjes apo printimit janë zëvendësuar nga sisteme mirëmbajtjeje, hostimi, shpërndarjeje, marrësi apo pritësi. Zëvendësimi i teknologjisë përkoi me dy kërkesa të kohës së sotme: së pari, përditësimi i legjislacionit në fushën e medias dhe, së dyti, përcaktimi i përgjegjësive kryesore të ofruesve të shërbimeve mediatike në varësi të sistemit të shërbimit dhe funksioneve që ka ky sistem.

Sistemet e portaleve të medias ofrojnë informacion në ndarje të veçanta, duke dhënë një pasqyrim të hollësishëm të dritareve të lajmit, reklamës apo dhe pjesëmarrjes së publikut për çështje të caktuara. Shpesh pjesa (dritarja) e lajmit, opinioneve është në faqen kryesore, ndërsa pjesa e komenteve vjen pas çdo artikulli të lexueshëm në një nëndritare. Në rastin e dritareve të informimit, përgjegjësia e medias është qartësisht e përcaktueshme (në referencë të legjislacionit dhe praktikës mbi lirinë e shprehjes). Dritaret e komenteve, që sipas sistemeve të ndryshme kanë më shumë se një marrës e dërgues, janë pjesë e verifikimit dhe vlerësimit sipas parashikimeve të mere conduit. 

Është vetë media që, në përmbushje të funksioneve të saj, duhet të përzgjedhë rregullat që kërkon të aplikojë dhe sistemet mbi bazën e të cilave ofron shërbimin si shoqëri informacioni. Sistemi dhe rregulli shkojnë bashkë. Është era e bashkëpunimit të juristit dhe stafit IT. Çdo ofrues shërbimi, përpara se të përzgjedhë mënyrën e ofrimit të shërbimit, duhet të konsultohet gjerësisht me juristin dhe stafin IT.

Në rastin Delfi vs. Estoni, një nga mësimet që mund të nxirren, do të ishte që media të përcaktojë të qartë përgjegjësinë në rastin e redaktimit të opinioneve të shkruara dhe përgjegjësinë në rastin e zgjerimit të lirisë së shprehjes për publikun me anë të komenteve. Natyrshëm lind pyetja: A do të ishte e mundur që portalet online të mediave të funksionojë me forma të ngjashme të sistemeve si operatorët e komunikimit Vodafone, AMC etj. të cilat transmetojnë mesazhe pa i redaktuar ato, apo si ofruesit e internetit Google, Yahoo etj., të cilat funksionojnë dhe si mbajtëse e postuese informacioni. Redaktimi i opinioneve (të shkruara me një autor) është deri në atë masë sa pranohet kritika, e ndryshme nga editimi (redaktimi) i komenteve që duhet të shërbejë pa limituar lirinë e publikut për t‘u shprehur. Në çdo rast për median është e këshillueshme që të përcaktojë qartë rregullat e shërbimit të informacionit online nëpërmjet komenteve të publikut në blogje.

Deri atëherë do të ngrihen dhe pyetje të tjera, si: a do ishte më mirë që në funksion të lirisë së shprehjes, përgjegjësia e medias për të botuar një opinion të një autori të caktuar të jetë e ndryshme nga përgjegjësia për botimin e komenteve të publikut nëpërmjet shpalljes së dritares së komenteve të publikut si tërësisht në përdorim e përgjegjësi të publikut dhe çfarë parametrash do të duhet të ketë një sistem për ta ofruar këtë shërbim.

Deri atëherë, legjislacionet e vendeve duhet të marrin masa të menjëhershme për të siguruar lirinë e çdo portali lajmesh, ndaj një përgjegjësie të mundshme për komentet e publikut dhe se opinionet e lira të individit e forcojnë më shume demokracinë e një vendi. Dhe deri atëherë debati juridik, brenda apo jashtë gjykatës, si dhe të drejtat e medias duhet të marrin një trajtë, sepse audemus jura nostra defendere – guxojmë për të mbrojtur të drejtat.

 

*Ish-zëvendësministre e Drejtësisë dhe anëtare e rrjetit ndërkombëtar të avokatëve të medias

14 Komente

Jo, mire e ke ti, po pse nuk na the nje fjale kur ai punedhenesi jot quajti lavire bulevardi Prokuroren e Pergjithshme? Po grua ishte, institucion kushtetues ishte. Dhe jo ne gazeten Panaroma me 1000 kopje por ne parlament me 5 milion shikues e qe e perserit akoma bile.

Apo nuk eshte term denigrues lavire? Po nuk eshte atehere i thuj Grides Shqines qe eshte jo lavire po lapere. smiley

Zaten ca plehra si puna jote, qe riciklohet nga llumi ne politike e pastaj ne media e meritojne te jene te telendisura.

He se mos harroj : si tu duken ato fotot e drejtoreshes se tatimeve ne gazeten antikomuniste te oreve te para? Jeni nje prerje ndaj e kote te merresh me sojit tend.

P.S. Tahiri ka dashnore.

Po ajo qe te varte tek PALMA prej allatehs e ke harruar?

Po ku ka kohe pushtetari per te drejta njerezore.atyre ua sellojne kur s'kane c'bejne.

Kjo qe shkruan kete ka te Drejte ne nje Kuptim per Mua .Shpesh e kemi ndesh edhe tek PPU qe shndrohet nje pacavure prurje kur dikushi e perdor per te denigruar Figuren e nje personi .Dhe kjo mendoj se nuk eshte normale 

Por kjo femer , personalisht kjo , duhet kuptuar si pjelle e mentalitetit te " patriarkalizmit mesjetar " Ishte ne Pushtet dhe asnje Nisme ne pozicionin e saj Politiko -Shtetror nuk pame .Nderkohe pjella me shemtuar e Historise se Shqiptareve , "babi i saj " shpirteror alias Berisha , nuk la gje me  pa ndyre ne jeten personale te Shqiptareve duke tejkalura cdo Norme Etiko -Morale dhe Ligjore dhe kjo ....Kasmja  bashke me shoqet e tjera ka Ulerire 

"Sali Sali ti je per Shqiperi " smiley ashtu si perfaqesuesja me e shpelare Historikisht e Gruas Shqiptare alias Jozefpercka ! Jane te njejta Pjella te te njejtit Mentalitet  

...për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve…” ku fjala per riajtjen eshte shndruar ne te drejte te Kasmit nepermjet forces se saj politike PD-hi per Shkaterimin ...

E bla bla bla Kasmi kishte nje mejtim mendjeje !

Sa mire do te ishte qe zonja drejtore te ishte vetem zedhenesja e institucionit. Shikoni sa bukur dhe mire e ben detyren e zedheneses. Besoj se ka lidhje me temen ne fjale. Po nuk pati kerkoj ndjese.

Ne fakt, fyerjet nuk duhen lejuar, apo edhe fjalet e pista, mirpo per kete duhet nje administrator qe te rrij 8 ore paradite deri mbasdite dhe nje tjeter per mbasdite deri ne darke vone. 

3

E solla shkrimin në blog pikërisht që të ishte një çekiç mbi ndërgjegjien e ç’do komentuesi në këtë blog. Kam thuajse një vit në këtë blog dhe kam parë komente të pafundme mbi personazhe, institucione (jo vetëm shtetërore por edhe të formave të tjera), besime, praktika fetare të cilët jo vetëm kalojnë normën e etikës por edhe normën e lirisë së fjalës. 

Përtej personit që e ka shkruar këtë artikull, me të cilin nuk mund të jemi dakord si person për shumë veprime, duhet të shohim pak shkrimin që ka bërë. Shkrimi flet për ndalimin e komenteve ofenduese ne blogjet e medias (komente që i gjejmë dhe i lexojmë pafund në gazetat tona) por këto komente janë të tilla dhe në një blog si ai i PPU-së. Marr shembull në rastin kur armiri bëri një shkrim në të cilin ndjehej i sulmuar dhe i poshtëruar për shkak se religjioni i tij sulmohej pa asnjë masë etike nga komentuesit (që për ironi ishin nga vendet e zhvilluara të botës, shkruajnë poezi apo postojnë Tolstoi, Kafkën, Kajamin etj) madje edhe vetë postimi i tij u bë një shfryrje të epshit të tyre komentues.

 

Ndaj le të vërejmë me kujdes dhe me ndjeshmëri të lartë qytetare (nëse e kemi?) fjalët që “Media dënohet nëse një person në komentet e tij përmban fjalë apo shprehje denigruese për një person tjetër, qoftë ky dhe një figurë politike, publike.” Uroj dhe shpresoj që shkrimi të lexohet siç është shkruar pa iu qepur “detajeve” të parëndësishme

ti mire qe e solle, porse kjo qe ka shkruar kjo zonja, qe as vete nuk e ka kuptuar se ku ka kopjuar larte e poshte, e nakatosur 100 gjera ne nje sprove, eshte nje problem i teknikes legjislative http://cyberlaw.stanford.edu/blog/2013/1...

une nuk e kuptova qellimin e artikullit,  te flase mbi ofendimet ne internet apo mbi pergjegjesine ligjore te ndermjetesve, ne kete rast te prezantimit ne internet te gazetes ne fjale 

Në erën dixhitale është fakt që teknologjia për garantimin e një shërbimi ecën me ritme më të shpejta se hartimi i legjislacionit shoqërues. E kam fjalën këtu dhe për sfidën e legjislacionit për t’iu përshtatur kërkesave të sistemeve të ndryshme teknologjike. Çështja kundër Estonisë, e ndryshme nga paraardhëset Google, L’oreal, Ebay, ka prodhuar një debat sfidë për avokatët e medias. Ky debat konsiston në ndarjen e roleve dhe funksioneve të lirisë së shprehjes në funksion të një media të lirë dhe të pavarur dhe tregtimit në internet të informacioneve të ndryshme. Nga njëra anë, portali në internet i një gazete është shërbim mediatik i një shoqërie informacioni dhe, nga ana tjetër, është një shërbim thjesht transmetimit të informacionit nga përdoruesit te publiku ISISP (Internet Society Information Service Provider).

Gjykata, nder te tjera, e beri pergjegjes per shpifje gazeten si "content provider" (e cila ishte akuzuar se kishte lejuar ofendime anti-semitiste) sepse e cilesoi sherbimin e saj per komentet e lira si praktik biznesi (thithja e konsumatoreve duke lejuar komentimin e lire) .. ky paragraf nuk sqaron asgje.. 

linku i mesiperm tregon ne hollesi perse ECHR gjykoi ne ate menyre... artikulli i sjellur nuk shpjegon asgje.. 

do e fusin ne burg berberin me poetin me duket smiley 

Kush i percakton keto shprehjet denigruese moj zonje? karrikaturat e Muahmetit  a nuk ishin denigruese per islamiket?... smiley

Media ne cdo vend eshte pasqyra e reflektimit te shoqerise se atij vendi..tani ti mund te perpiqes te imponosh llogjiken daneze "me raste" kur te intereson ty...Media ne fakt eshte nje  perbindesh informativ,disformativ i cili ushqehet me figuar politike dhe ngado ta rrotullojne sumen keto figura heret a vone do te perfundojne ne zinxhirn ushqimor te ketij perbindeshi te cilin e ushqejne vete.......

denigruese? ka me keq se denigruese ,shume here me fyese ;po kapterrat e ppu po bejn kerdine ,si lukuni e zbritur nga malet versulen...

     +100  ajo eshte nuk mund te ndryshoje...po administratoret qe ua lejojne ..lukunia pajatalarese enveriste nju jorkeze e baltomorse hahaha

sa shume e dua Ameriken...eshte biçaku i çeços...ja difton vendin gjithkujt...çaaaaa yt ate kriminel ..ke te drejte ti ke jeten tende...ça di te besh ...jo po une kisha babin sigurims...kete stiven e pjatave ne 10 minuta....u kuptuam du ju understend? ...te flm Amerike sa e ndershme je smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).