Projekti "Ta Pastrojmë Shqipërinë" është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne, duke na mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Lëvizja "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë" është pjesë e një lëvizjeje së gjerë mbarëbotërore "Let's Do It World" e cila frymëzohet dhe mbështetet nga veprimi vullnetar i të rinjve të përgjegjshëm që i besojnë pasionit për ndryshim dhe teknologjisë së përparuar. Deri më tani lëvizjes i janë bashkuar 107 shtete me 139 aksione mjaft të sukseshme dhe me një pjesëmarrje prej 8 milion vullnetarësh, ku janë pastruar me mijëra ton mbeturina. Lëvizja vjen në Shqipëri nga shoqata "Green Line Albania", e cila mbështetet nga Qeveria e Shqipërisë, nga një numër organizatash të shoqërisë civile dhe kompania Vodafone Albania.

Tashmë është momenti i konkretizimit të pastrimit -- brenda një dite... po e lexuat mirë... brenda një dite. Memorizoni tani datën 22 Nëntor 2013. 

Në datën 22 Nëntor 2013 ju ftojmë dhe ju të bëheni pjesë aktive e kësaj inciative dhe të gjithë së bashku "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë". Gjatë javëve që i paraprijnë kësaj dite ndiqni "Green Bus Tour" - Autobusin e Gjelbër (https://www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine) që do të jetë në të gjitha qytetet kryesore të vendit për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin për pjesëmarrje në lëvizjen "Ta Pastrojmë Shqipërinë".

Vetëm 10 hapa të thjeshtë për të ndjekur mjaftojnë për tu bëre pjesë aktive e këtij aksioni mbarë kombëtar:

1. Bëhu Vullnetar
2. Shkarkoni aplikacionin TrashOut falas (Android, iOS, Windows Phone)
3. Regjistrohuni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook ose nëpërmjet adresës e-mail
4. Për t'u bërë pjesë e aksionit "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë" klikoni "Përcakto Organizatën"
5. Përzgjidhni "Let's Do It Albania"
6. Mirësevini dhe faleminderit që ju bashkuat lëvizjes civile "Ta Pastrojmë Shqipërine"
7. RAPORTO MBETURINA -- një prekje e juaja e këtij butoni të "gjelbër" dhe aksioni juaj i vogël mund të ndryshoj diçka
8. Fotografoni mbeturinat (deri në 3 fotografi për raportim)
9. Përcaktoni madhësinë e "Grumbullimit Ilegal" dhe zgjidhni "Llojin e Mbeturinave"
10. Nëse keni detaje të tjera mund t'i shtoni tek kuadrati përkatës, pastaj klikoni "RAPORTO"

__________

Shënim: Kjo nismë është diskutuar më parë në ppu. Kliko

Gusht 2011 - Mund ta bëjmë dhe ne?

Dhjetor 2011 - Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë

55 Komente

Asnje nga keto dhjete hapat e mesiperme, nuk perfshin ndonje pastrim actual. Is this a fucking joke?

It is a joke. vetem kur e shofin bythen pisk se do vdesin nga armet kimike vihen ne levizje robt aty, per pastrime e me the te thashe ci qi temen.smiley

Aman mor si e kane menduar. A thua keto mbeturinat jane diversant dhe duhet me i kerku thell ne pyll mase gjen ndonje shenje. Ketyre ju fluturon qesja me mbeturina siper kokes si te ishte pule deti keta po thone denonco po pe gjekundi!

Iken kandidatet iken.....

Ama Rama e ka iniciu kete? 

Transparence KM se nuk e kemi te qarte pse e ke iniciu kete.

Propagande dylekshe e Rames. Une bej thirrje qe ate dite t`i hedhim plerat ku te na doje qejfi, po asnjeri ke dera e vet, por tek dera e komshiut.

Sepse Rama me kete qe po ben kerkon t`u thote nderkombetareve qe Shqiperia eshte e piste dhe turistet duhet te shkojne ne plazhet serbe*. Serbofili Rama !

Keto hapat e thjeshta, nuk jane dhe aq te thjeshte,po mendoj se duhet ti mundesojne njerzit te vijne edhe pa regjistrim.

Ishalla i ma inoti sa me gjate kshu si e kan kap dhe pastrojn ca ti zej pragu shpis. Kan dhe nje jave kohe se te shtunen tjeter fillon prap milan 3plus, juve 1/1 fiorentina 2sh

Te 0:33 ai naçu s'e pastroi mire ferren. Po Alketi me at heliket si Karlsoni, ku i mledh plenat? Te parashuta?
Ja keto jane komplet karlliqe OJQsh. Zhuli dekurajohet vetem me shtet ligjor, me gjoba me monitorim.
Se ata qe nuk moren vesh LHL nuk morin vesh as ket pune.
Hajt shnet e t'mira.

Ai "ashtu" OJQsh ne Estoni kushtoi vetem 500000 euro, me vullnetare 4% te popullesise, u mblodhen 10 mije ton plehra ne nje dite.  Ne rrethana normale, shtetit do t'i kushtonte 22 milione euro ne nje segment kohor rreth 3 vjet.  

Gjithesesi, edhe forcat ushtarake do vihen ne dispozicion ne Shqiperi, pra nuk eshte vetem "ashtu" OJQsh por bashkepunim edhe me shtetin. 

Do shtoja dicka qe calon ne projektin shqiptar: Ne Estoni (modeli tashme eshte kopjuar dhe implementuar nga shume vende te tjera) fushata sensibilizuese mediatike dhe pergatitore zgjati nje vit, 2007-2008.  Pastrimi u be ne maj 2008.  Ne Shqiperi ketij operacioni nuk i eshte dhene hapesire mjaftueshem, keshtu qe personalisht pritshmerine nuk e kam aq te madhe.  Megjithate eshte perpjekje pozitive, dhe u uroj sukses.

Monda ashtuja eshte zhargon ne slangun shqiptar. Ashtu sic edhe ti perdor zhargonet anej qe po ti perkthesh fjale per fjale i bje te skuqet gjithe Vlora.

A e ke idene ca po krahason? Estonine me Shqiperine. Megjithse nga historiku perceptohet si republike URSS-je ata ishin qy n'ate kohe ku e ku me shume vene europiane. ne fund te fundit 3 republikat balltike, rusia, ukraina dhe bjellorusia jane shume me lart ne pasterti te qyteteve dhe zonave te banuara se ish republikat aziatike ose moldavia.

Ndersa ketu ne shqiperi po flasim per kandahar. dil nje here nga pylli i sode shiko ca behet, shiko nje here rruget e bardha ne palase, shiko gjithe rrjetin rrugor te shqiperise. Pastroi sa te duash ato neser do i gjesh po aq zhul sac ishin. Nuk eshte ceshtje sensibilizimi, eshte ceshtje perkatesie, ato popullsi qe dhjesin cdo gje jane te ardhura nuk e njehesojne veten me ambientin rrethues, nuk u dhimset gje, jane shume te varfer per te menduar me gjate. Kjo nuk bohet me ksi spotesh, kjo bohet fillimisht duke u hap fronte pune dhe pastaj duke ju mat koken me spango me gjoba.

ne fund te fundit 3 republikat balltike, rusia, ukraina dhe bjellorusia jane shume me lart ne pasterti te qyteteve dhe zonave te banuara se ish republikat aziatike ose moldavia.

 

effkey,  doje te thoje:  3 republikat balltike:  Estonia,  Letonia, dhe Lituania, besoj..smiley

e kisha per 3 republikat plus rusia, ukraina dhe bjellorusia, madje dhe rusine do e identifikoja me ate europiane dmth der ne urale.

Qe te mos i hyjme diskutimit te krahasimit midis Estonise dhe Shqiperise, le qe eshte bere telef ai diskutim ne 2011, urdhero listen e vendeve qe e kane si aktivitet te pervitshem. (Kandahari, Afganistani kane halle te tjera dhe sic mund ta shohesh ne liste nuk kane organizuar gje.)

Po, e kam pare Pyllin e Sodes, per Palasen te llafos 'Bama, per rrjetin rrugor te Shqiperise te llafosin te gjithe peshqit.  Edhe?  Po u provua te behej edhe ne Shqiperi, cfare te keqe ka?  

Sa per fronte pune, lista e vendeve varion si per nga papunesia, edhe per nga gjobat.  Mbase ti s'perton t'i hysh listes dhe te krahasosh Shqiperine me te gjitha vendet por une pertoj.

Shtese per temen: Cudi qe eshte zgjedhur dite jave per kete aktivitet, dhe jo fundjave sic eshte bere ne disa vende te tjera.  Si dhe, sado modeste te jene arritjet e dates 22, te mos dekurajohen.  Ne Bullgari viti i dyte i aksionit pati sukses me shume. 

Jam kurioz te di njeni qe bertiste se protesta para kryeministrise eshte si pranvera shqiptare dhe "occupy wall Street" do dal me daten 22 Nentore te pastroje puceten e m... qe i kishte plase poshte pallatit dhe na i sillte si foto ne forum?

Ky kryetari i PD-s qe bertiste se nuk vihet ne rrezik shendeti i popullit ne asnje menyre dhe do veprojme me cdo cmim do dale se bashku me Saliun te pastroje mbetjet ne nje nga ato 31 zonat helmuse ne Shqiperi? Ose te pastrojne halet dhe bodrumet e kryeministrise?

Urime nismes, megjithese mishi te behet kokrra kur sheh videon sepse nuk dine te bejne marketing dhe as sensibilizim te opinionit. Ai me parashute njer te kallte friken sikur bente reklame per forcat speciale te ushtrise. Edhe njeher urime se nga dicka duhet filluar. Kete brum ke ate buke do nxjerresh. 

admin eshte fantasist i shfrenuar smiley

 

 

 

 

smiley me pelqeu reklama, sensibilizimi, dhe le te shpresojme se me 22 Nendor (qe i bie te premten), njerzit do te punojne te pakten 2 ore ne mehallen e tyre, por per kete duhet nje fare organizimi paraprak. 

Nen frymezimin e kesaj nisme shpresoj qe dhe makinat e plehrave qe paguhen nga qytetaret te bejne punen.

smiley

Nje Levizje me te vertete per tu pershendetur, u deshen ngjarje te tilla qe te sensibilizohej dhe te zgjohej shoqeria shqiptare smiley

 

Kjo nuk eshte nisme eksluzive Shqiptare dhe as qeveritare por eshte pjese e levizjes Let's do it qe ka lindur ne Estoni para disa vjeteve dhe perhapur ne gjithe boten. Ne Estoni 50 mije njerez dolen ne rruge dhe hoqen 10.000 tone plehra nga rruget e shtetit te tyre.

Nuk ka fare lidhje me ngjarjet e javes se fundit. Mua do me behet shume qejfi qe kete nisme ta perkrahin edhe njerez si Lubonja qe vertet nuk e ze gjumi per fatet e kombit, te ngrihet dhe ai te beje pjesen e vete te pastrojme vendin nga pucetat e hapura ne lagje dhe qente endacake. Edhe eshte shume e thjeshte te behet, Lubonja te bej nje foto me celular nje pirgu plehrash ne lagjen e vete apo puceta te hapur dhe me 22 ta pastroje me gjithe familjen. 

 

nisme e mire e duket,  se ne kjo pasterti na mban gjalle, tha..smiley   po ja i mblodhen  mbetjet,  po pastaj ça do bejne me to..?    apo i djegin te kodra perballe..smiley
 

U mor dhe Mjafti ca kohe me kshu punesh po pastaj e lane se u lodhen. Ore cu be me ate grupin qe pikturonte bukur, uniteti bojes pozitive me duket, ngelen ne hije me sa po shoh. 

i rrujten leket. lyne shkallet, bone fotot, i dokumentuan ne nje sit (PPU) per te sensibilizu, u bo i debat i gjate me i fjale i myllen gjith etapat e projektit dhe donatori u dha leket. Kaq, takohna per projekte te reja smiley

Edhe Sazani do rruj i dore te mira lekesh se pati goxha jehone kjo. Neper agjensite shteterore Sazani prezantohej si Keshilltar i jashtem i Sales.

citim nga tema tjetër """".... dhe këtu fillon problemi, që ti s'mund ta shohësh  [smiley]  plehërat janê bêrê biznes, e askujt s'i intereson qê ti tê emancipohesh e t'i hedhêsh ku duhet e të bêsh ndarjen midis atyre qê riciklohen e atyre që kalben! kete e ben dikush qê fiton mbi injorancinê tênde (jo personalisht për ty) e qê dita ditês të lê ty tê flesh mbi plehêrat e tua! Njê Ide êshtë më e fuqishme se gjithçka, dhe dikush pati njê IDE, që të fitonte mbi plehërat e tua e që ndërkohê ti të vdisje nê llumin tënd!""""

Fakti që në këtë temë-ftesë, ku disa kanë filluar të tallen, disa të tjerë zgërdheshen, e ca të tjerë që nê tema me Sali e Ewin'ra shqyhen dhëmbë mê dhëmbë me komente deri sa arrijnë deri nê sharje kalamanjësh, mungojnë komentet e stërgjatura deri në dy apo tre faqe, tregon qartë se kur vjen puna tek puna reale, te gjith heshtin e fshihen, ndërsa pêr llomotitjet pa bereqet, ja kaloni çdo lloj kumrie që këndon nëpër degë!

Inisiative e mire po cdo thone 'ato' qe bejne pis se?! - ti pastron, e une bej pis, se ke rradhen e pastertise; me siguri, moto e ngulitur keq ne koke. Po nuk u ndergjegjesuan njerezit atje, po nuk vune kazane kudo, veshtire do ta kene keta shoket me qeset ne qafe. Ka ardhur koha- mos bej pis, mos hidh plehra aty ku jeton, ndryshe nje gjobe te mire te hash, dhe te vijne trute ne vend. Aty ku njerezit jetojne Ti sillu si njeri dhe Jo kafshe me brire ne balle! Mos ki turp te kazani I plehrave ti te shkosh. 

sa patetike, o zot o zot... smiley

pastaj me bejne pershtypje ato çupëlinat me këmisha mjeku e me stetoskop në qafë. a e dinë vallë këto shtojzovalle se nuk dilet jashtë spitalit me atë këmishë? apo ashtu është moda në Shqipërinë, ish komuniste, ish Berishiste e sot Ramiste, dalja me përparëse mjeku si për të reklamuar mallin? (e mos më thoni se ashtu dalin të gjithë mjekët, kudo, sepse gabojnë. ka rregulla të qarta për këtë gjë. e kush nuk i di dmth që nuk është mjek.)

tani sa për iniciativën, jam kurioz se përtej grumbullimit, ku dreqin do t'i vendosin këto plehrat plehrat? do t'i groposin apo do t'i djegin në ndonjë "inceneritor"?

ma neverisin këto nnismat ekologjike kshtu të rrufeshme sepse janë hipokrite.

jam dakord me efçelsin në disa pika të tij.

Se shpejti fillon edhe zbori.

....bile edhe ''dita/java e  Enverit'',  thone..smiley

Nuk eshte cudi Belul.

Nga keta cfare nuk pret!

 

po mo, bile ka mundesi te mali i Shpiragut te  organizojne aksione  per te shkruajtur me gure, ne permasa te stermedha qe te duket kilometra larg, ENVER..smiley   apo sgjeten edhe nafte  para ca ditesh atje..smiley

E qe te mos " filloje zbori" aman, kryekusarin prape ne krye...!

smiley zbor...thermonin dockat e vogla tulla te kuqe e gdhendnin ne te tatepjetat e lagjeve emra udheheqesish....eh çfare kohesh! mall i ngrate! 

Unë do të jem. Po organizojmë grupin në Vlorë. Kush do është i ftuar . Raki fshati kam vetë smiley

Ju do shkoni per pune vullnetare apo raki dhe meze mesdhetare? smiley

Punët e mira bëhen me nxemje jo direkt në thela smiley Ka rast për njohej si në kohët e aksioneve për brezaret e Lukovës smiley

Pa shaka, të rifutej ai shërbimi ushtarak i detyruar - në formën e një shërbimi civil, psh 6 mujor, nuk do kishte qënë keq. Se pastaj këta të djathtët e sidomos këta antigrekët e tërbuar, ankohen pse s'ka patriotizëm mër yahoo. E mër, ja kështu fitohet patriotizmi duke kryer shërbimin tënd civil, dhe për pasojë detyrimin tënd ndaj shtetit. + fiton dhe ndonjë zanat. 

Unë them që kushdo që flet kundra Shqipëris të dënohet me punë të detyruar për pastrimin e ambjentit smiley

Me kujtohet kete verë kur isha ne Shqiperi, nje jave rrjesht me ngeli ne makine nje qese me mbeturina ngaqe nuk kishe ku ta hidhje. Nuk pashe asnje kosh plehrash, te pakten ne rruget kryesore. Pavaresisht se bera pak shaka me siper, e verteta eshte se nuk mund te besh thirrje te tilla dhe te kene resultat kur disa gjera elemtare mungojne dukshem, midis te tjerave koshi i plehrave buze rrugeve.

mongolet antiamerikani albanezi po dalin te pastrojne shqiperine !!!

Ne nje kohe kur shqiperia eshte mbushur plot me mbetje kimike cernobiljane e me plehra qe nuk i dihet as origjina ...shqiptaret i thone jo strategut dhe partnerit nr1 te tyre dhe tani dalin keto aorginies gjasme per te apstruat ambjentin cfare sarkazme e tmerrshme !

nuk kam bike besimi te keto iniciativat e ojq-ve.  jane thjesht parodi qe luhen kur gjejne ndonje financim.  duhen detyruar njesite vendore te veprojne dhe ta shikojne ruajtjen e mjedisit ne pergjithesi si veprimtarine e tyre kryesore. 

Une qe ne fillimet e saj e kam mbeshtet kete levizje dhe pa diskutim qe me 22 nentor do jem vullnetar.

Po nje pyetje kam une. Nga "keto plehrat" qe duan te nxijne gjithcka dhe cdo xhest te bukur te te tjerve kush do na shpetoi?

O flori, meqense ne jemi plera, kete pune ne e bejme perdite. Kudo qe jemi, nuk kemi nevoje per aksione dy lekshe qe avullojne me shpejt se eteri. Dhe me e rendesishmja kerkoni te zbatohet ligji, ne pastrojme 1 ton letra ata varrosin 6 tone helme dhe dalin "puliti e profumati" nga gjykata.
Filloni njehere nismen me te thjeshte "Mbani Paster" pastaj shkoni te cikli "Ta pastrojme Shqiperine per 24ore for dummies". Filloje nga lagja jote iher o Guce, mos u muno me shku larg neper ferra e male si keta njishat e videos.

Effkey, nuk e ke pasur mendjen ne mesim:

Kush do marri fatet e atdheut ne dore e te pastroje kete klase politike qe na drejton, si edhe ata qe nxijne pranveren e bukur Shqiptare?

I lebetitmi thote :Lubonja e Avokati, si edhe entuziastet e anti-amerikanizmit.

Zakonisht plehrat digjen e dhe Rilindja do te zevendesohet nga jakobinet e pastrimit te njerezve plehra. Une shof dimer te gjate e vererat e 1998 nuk do me n grohin.smiley

Ndërrmarrje shumë shumë e lavdërueshme.

Njerzit që do jenë vullnetarë por dhe ato që do e shohin nga larg pastrimin do fitojnë një ndjeshmëri më të naltë ndaj ruajtjes së pastërtisë.

Njëkohësisht shteti duhet të marrë masa më të rrepta kontrolli dhe ndëshkimi për ndotsit e mëdhenj(ndërrmarrjet prodhuese, shfrytzimit të naftës, etj) që nuk sensibilizohen kurrë pa kto masa ndëshkimore.

Në kohë të tjera dhe të një varfërie dhe më të madhe shqiptarët e kanë zbatuar me përkushtim një veprim të tillë. U kthye në besdisje kur u bë e pandërprerë dhe me detyrim.

Demonstratat për armët kimike të shërbejnë së paku si shtytje për kte ndërrmarrje (kam besim se do ndikojnë dhe kjo do jetë dobia e tyre kryesore)

Përshëndetje dhe guxim i uroj të gjithë vullnetarëve të peshkut.

bravo organizatoreve smiley

duhet pastaj te pstrohen 'pleherat' qe i kemi ne krye te shtetit kto 23 vjet,pa asnje perjashtim! 

kemi koken me plehra,kurre s'do pastrohemi smiley

S'dime si po shkon organizimi i kesaj inisiatives? A kane patur problem me regjistrime?

ca problemi ka tani qe grinedni dhe peshtyni ?

sduhet te marrim pjese ne pastrim kshu ?

kush peshtyn nuk pastron - N.N.
 

Kush nuk pastron, lagjes ia kalon -- N (ne katror) 

dhet uorks tu.
 

Cer jane keto aksione "vullnetare"? E tregun veten bijte e eterve!!!!*

Faqebardhe, dhe u sjellshim me mire pas se para aksionit.

*do thosh njoni...

Ps: Kush do sjelli noi foto te plerave qe pastojne plera, e ka nje shishe vere te vjeter, nga ajo allasoi!!!!

Nisma, per ndonje te shqetesuar se mos kush e di çë, eshte nisme vullnetare e rinise, por njekohesisht e mbeshtetur nga autoritetet vendore e lokale.  Psh, kryetari i Bashkise se Tiranes do te marre pjese ne "Ta Pastrojme Tiranen."  E njejta dhe per qytetet e tjera. 

Do te vijne gjithashtu vullnetare nje grup nga Estonia - te paret qe e ndermoren e sot e shperndare ne shume vende - si dhe vullnetare nga "Ta pastrojme Kosoven" qe u kryen nje aksion te ngjashem vjet.   

Ne Vlore sot ka qene terrorr shi dhe ere. Edhe tani vazhdon suferin. U pastruan vete plehrat, iken ne itali. smiley

Projekti "Ta Pastrojmë Shqipërinë" është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne 

... duket sikur kjo inisjative u ndermor  nga te njejtet rinje qe organizun pranveren shqiptare 

 Sa  peshq do dalin nesër vullnetar për të Pastruar Shqiprin se morëm vesh apo punë kofidencialiteti i drejtave të njeriut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).