Në prag të 101-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, monumenti i cili u ndërtua një vit më parë dhe ndodhet në Parkun Rinia në kryeqytet, është në gjendje të mjerueshme. Monumenti i Pavarësisë vijon të 'zhvishet' nga pllakat metalike, por jo vetëm, pasi në të dyja faqet e brendshme i janë shtuar edhe 'fir-mëtarët' e Deklaratës së Pavarësisë. Papërgjegjshmëria qytetare arrin deri aty sa të citojnë edhe reklama mbi faqet e kësaj vepre arti, e cila ka kushtuar mbi 400 mijë euro dhe është simboli i 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar. 

Dëmtimet 
Për të disatën herë, hajdutët e skrapit nuk kur-sejnë as pllakat e monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë, pasi sërish kanë shqyer disa prej tyre, edhe pse ishin zëvendësuar nga vjedhja e mëparshme, që u bë që në muajt e parë të vendosjes së tij në qendër të kryeqytetit. Kjo vepër arti, e cila ka një simbolikë për mbarë shqiptarët, edhe pse është e vendosur në mes të Parkut Rinia, shumë afër institucioneve shtetërore, çdo ditë dhunohet dhe vidhet në mënyrë barbare. Jemi vetëm 12 ditë para 28 Nëntorit dhe Monumenti i Pavarësisë është për faqe të zezë, pasi mbi faqet e tij, qytetarë të shumtë u janë radhitur firmëtarëve, në lënien e shënimeve mbi të, shkrimin e emrave apo deklarata dashurie. Fatkeqësisht, ky monument, në mungesë të banjove publike është kthyer në një të tillë për njerëzit, por edhe për qentë që të zotët e tyre i nxjerrin në këtë park. 

Monumenti 
Monumenti i Pavarësisë ka kushtuar 450 mijë euro dhe është vepër e arkitektëve Kai Kiklas dhe Visar Obrija, me banim në Gjermani; u përurua më 28 Nëntor 2012 me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë. Vepra ka një lartësi 8 metra dhe me bazament 4.4 metra katrorë, ndërsa pesha e gjithë monumentit është 14 tonë. Pjesa që ka veshur sipërfaqen e brendshme të monumentit është prej bronzi, si dhe është lyer me vaj lubrifikant mbrojtës. Shqiponja është prerë me laser, është 10 milimetra e trashë, ndërsa është ndriçuar nga pas me dritë të bardhë, që natën të duket e zezë.

18 Komente

ku jane ata estetet e famshem te qeverise rama? ku eshte arkitekti i "mbretit" Artan Shkreli? ku eshte zorra ne shpuze e "mbretit" Artan Lame? perse nuk e ngrejne zerin per kte masaker te turpshme qe po behet ne mes te Tiranes, me monumentin me te rendeshishem per nga simbolika dhe per nga kostoja? perse nxituan te riparonin dhe te risillnin monumentin komunist te 5 heronjve, dhe per simbolin e 100 vjetorit mbyllin syte? apo sepse eshte monumenti i Saliut, ta ruaje e riparoi Luli i Saliut! Rames qe eshte artist nuk i falet kjo gje, por nejse, medet piktor i deshtuar ka qene..turp.

Left,

jane dhe dy monumente te tjera qe nuk i mbrojne keta te Rames : Zogun te stacioni i trenit dhe monumenti i Hajdarit, Azemit. Ky i hajdarit eshte  bere keq fare se mban dhe ere.

Po te kesh PD ne bashki, ca pret me qytetin e tiranes?

Lefto, ta kemi thene qe perpara se te behej se ky monument per nga forma, roli dhe vendosja ky monument ishte i destinuar per t'u bere shurrtore publike pa arritur te permbushe rolin e tij monumental. Ju thate, jo. Tani qe doli fjala jone, prape ne jemi gabim!!! Duhet ne te investojme kundra llogjikes tone qe gabimi juaj te qendroje i ngulur atje. Ai gabim hiqet vetem duke e cmontuar ate hale nje minute e me pare dhe duke kerkuar falje per vendosjen e tij atje ne rradhe te pare. Rruge tjeter nuk ka. Me vjen vetem keq qe ne ate mur eshte edhe emri i gjyshit tim, emer te cilin e mbaj dhe une.

Nje pyetje te thjeshte kisha per ty:

Eshte bashkija apo qeveria ajo qe duhet te kujdeset per? Po te interesonte vertete nuk do leshoje debillliqe te tilla po do i drejtoheshe direkt kyetarit tend te ri.

dhe është simboli i 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar...

Kjo Gazete qe lejon keto shkrime me kto rreshta duhet ta kete nivelin e InteliDjences ZERO .Ai eshte simboli i percudnimit te 100 Vjetorit te Pavaresise nga nje moster kriminale qe ne cdo veper mendonte si te percante Popullin dhe si te Favorizonte "dorezit " per sherbimet .

Qeveria do beje gjene me te arsyeshme ta "shkule " ate simbol Fyes te dinjitetit teShqiptareve ne nje kohe te pershtateshme oe te organizoje ceremonial ruajtjeje ne se eshte Dakort me mendjet e LefKOPEVE , dhive dhe sqeperve te Babasqapit te rrahur , peshtyre e perzene me njemiljon shpulla ...edhe per kete Fyerje qe u beri se bashku me bustin e lloj letyrash Kombetare si A.Zogu etj .

Une kam bindje te Plote qe dhe kete Saliu e beri me parashikim te ndergjegjshem qe do kthehej ne Hale per te poshteruar Shqiptaret ashtu sic kerma pas tij Dylqinja Jozefpercke veproi me 5 Herojte e Vigut !

"dhunohet"

dhe "monumenti". 

Duhen ven robt ne seder se shqiptart jan shum sederlinj. Duhet me e ven pllaka me ket mbishkrim atje e te shofim ca do ndodhi me keta te dashuruarit: Ti qe i solle pranveren Shqiperise/ Nuk mund te dhunosh monumentin e Pavaresise. 

Po e thashe une athere, nese ju kujtohet, se; Kam frike se do kthehet ne objekt perdorimi publik per nevojat personale smiley por s'besoj njeri. 

Pse nuk na sjellin disa nga shkrimet? Vetem une jam kureshtar te lexoj ndonje histori dashurickaje?

fukaraja te vret , ju thoni bronxi

DUHET ATA QE I BLEJNE TE KONTROLLOJNE C'FARE BLEJNE E TI DENONCOJNE,NDRYSHE SHTETI TE ORGANIZOJE RICIKLIMIN E METALEVE PER TE NDERPRERE VJEDHJEN E METALEVE SI NE VEPRA TE ARTIT DHE NE VARREZA KU MARRIN VAZOT METALIKE...........

ESHTE TURP,PO KUSH CAN KOKEN....DHE KUSH DO TE LEXOJE HISTORI DASHURIE KA PLOT LIBRA TE TILLA...

Ku eshte sajmi tahiti dhe auron tare qe bertisnin ne opozite????

Tahiri dhe Tare bertisnin dhe po bertasin Praktikisht per Vlera Monumentale Kombetare , jo per " Shurtore " te Babasqapit dhe te Dylqinjes e tij Jozefperckes .

Do ta kene bere ata pensonistet,se ata merren me dashuricka rrugesh .Rinia jone eshte rrevolucionare ka gjera te tjera ne koke

 si tha togeri ..."ditar dashuriçkash"... e them me delikatese, por ne te vertete e kane kthyer ne shurtore... SHURRRTORE... se ashtu e ndertuan dhe ne diskutimet tona kur erdhi kjo teme kesaj ju ruajtem dhe ja kishim friken se keshtu do te ndodhhte.... dhe ja ndodhi.....

Ne fakt kjo eshte teoria me e famshme e Salces. Kur do me bo noi gomarrllik, nuk tutet. E maro ca kishte ne men dhe pastaj kur nuk funksiono thote qe ju e prishet. Amerikoni dhe Europa plasen duke i thone dhe ne 97 qe do e hash nga Piramidat, ai vazhdonte duke thone qe paret tona jane te pastra. Kur e hongri sa krahu, thoshte qe ne ishim ne rregull po na e prishi punen CIA ne bashkepunim me komunistet. S'marokan budallenjte ne ate ven!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).