Dashurisë

O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj c'të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s'jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
ndën pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav

Ma ktheve gjuhën në përcartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.

Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Vec të lutem mos më lër...
në atë vend ku ti mungon!

 

Femrave

Pa ju ne jemi gjysma njerzish
se ju per ne jeni gjysma tjeter
Tek dashuria behemi te plote
as te manget e as te tepert

Sikur te dija te thurja sentenca
ashtu sic fatmiresisht ben Saadiu
Juve do tju jepja metaforen Vreshta
Per vete do te metaforen shiu.

34 Komente

Te mrekullushme te dyja,flm per prurjen!smiley

Yje,pasionant...te mrekullueshme...E para me pelqeu shume...ka nje ekuiliber fantastik...duket gati se bie ne banalitet me vargun por ai arrin ta ruaje artisjtikisht...e kujtoj si thures vargjesh per kenge festivalesh

Tek dashuria behemi te plote
as te manget e as te tepert...

Thjesht, por e bukur!

Kam lexuar dhe me te mira nga Gjetja. Keto me duken si vjershat qe shkruante gjyshi im neper librat e tij te vjeter.

Ke apo s'ke lexuar Gjetja është nga poetët më të mirë tanë. Bashkë me Rreshpjen ndër të tjera ishin të mëdhenj sepse s'ishin monotonë. Gjithsesi poezitë e mësipërme ishin një zgjedhje ime rastësore dhe sigurisht që Ai ka poezi shumë më të mira, një nga qëllimet përse i solla ishte se sot lexon gjithçfarë gjepurash shpeshherë të pabotueshme..

Gjyshi juaj mos është gjë nobelist Ana N?

Jo, tregtar i vogel me nje biblioteke te madhe, qe i pelqente te shkruante bejte dhe vjersheza ne anefaqet e librave qe lexonte. 

Shume qefli paska qene Gjetja! smiley

Ketrin,Mund të jetë hala interesohu...

Ka vdekur o lumëmadh..

sae bukur kjo !

Kurse mu me pelqen kjo me teper, sepse eshte tragjike. Nuk ka art pa tragjizem.

kjo s'me hapet

prape me pelqejne me shume ata te dy te ngateruar neper lemsha

s'ka perkufizim me te sakte per dashurine se ai imazh

Ti nuk merr vesh nga arti tragjik mer jau. Dashuria eshte gjithnje tragjike mer jau, biles me romantiçizmin ka dale semundje, semundje ngjitese me ekzistencializmin.

Pastaj vjen konkretisht SIDA ose ajdiesi.

jo vetem nga arti tragjik, por as nga dashuria ne pergjithesi smiley

Shife nje çike kete tjetren, si mesatare midis tragjikes (kriminal tango) dhe te lidhures qe te pelqen ty qe nuk merr vesh nga dashnia:

http://2.bp.blogspot.com/-jYwcMkDDqkA/UL...

Meqe eshte karikature katalike, u rehatua edhe Peshku antislamik me ngjyre te kuqe. 

Vari hejbet, mesa duket qenke dervish..

Hajvanollog? Goxha profesion..smiley

He bravo, specialist per te njohur gomeret dhe problemet e tyre. Sigurisht edhe per te sugjeruar zgjidhjen e problemeve gomarore.

 

Specialist? Dmth; Visk i shkencave ! Bravo
 

E gjete, u zgjidh edhe problemi jot.

Bej tri here ne dite ia! ia! ia! para ngrenies, pa bere flluska ne xham te akuariumit me goj hap.

heretik, asgjë turke dhe myslyme mua s'më pëlqen..

E kujt po i behet vone, aq me teper se jane ca miliarda qe nuk pelqejne asgje karofillake dhe kryqe.

Per vete, jam i hapur te pelqej çdo gje pa paragjykim nese ja vlen, qofte edhe eskimeze.

Sa per informacion, nga specialistet karikatura turke mbahet si nje nga majat e arritura, mund te futet shume mire ne top 10-teshe.

Ne, megjith karafillaket dhe kataliket qe kemi ne mes tene, nuk e arrijme dot nivelin turk as per 1000 vjet.

 

ca miliarda 

lol, dmth më shumë se miliona smiley 

Thjeshtë e kënshëm.

"Sikur te dija te thurja sentenca
ashtu sic fatmiresisht ben "Saadiu"

kete pernjimend e lexova: Saliu..smiley

smiley

Po te isha 20 vjece sot do me pelqenin keto vjersha patjeter! smiley

jo keq , te kendshme smiley

frymezim pas seksit.. si bejtet e qeflinjve .. por meqe e ka permendur Saadiun ka perdorur mire rimen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).