Me 15953 vota ndaj 5283 të rivalit të tij Sotiraq Filo, kandidati i Partisë Socialiste është kryebashkiaku i ri i Korçës. Filo ka fituar me një epërsi të thellë, plot 10670 vota më shumë se Sotiraq Stratobërdha i Partisë Demokratike.

Procesi i numërimit të votave, i cili nisi mbrëmë rreth orës 22:00, shkoi kryesisht mirë dhe nuk pati vonesa, me përjashtim të një rasti ku u gjetën tre fletë të palosura nga i njëjti person, megjithatë u vendos që ato të numërohen.

Pas një muaji fushate elektorale, Korça votoi dje për kreun e ri të bashkisë, pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili u përfshi në kabinetin e qeverisë Rama, si zv/kryeministër. 71. 750 votues në qytetin e Korçës iu drejtuan të dielën kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit.

KQZ e ka vlerësuar procesin e votimit të qetë dhe normal. Deputetë të djathtë që kanë vëzhguar nga afër këtë proces shprehen se qytetarët korçarë dëshmojnë standardin demokratik në zgjedhjet shqiptare. Shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve. “Administrata e bashkisë iu bën presion votuesve në shkollën ‘Raqi Qirinxhi’”, thuhet në deklaratën e shtabit elektoral demokrat. Nga ana e tij, kandidati i majtë Sotiraq Filo ka hedhur poshtë deklaratat e shtabit elektoral të PD-së në Korçë. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme ndaj ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha Filo.

101 Komente

PS-ja ka ble votat, ndersa Tahiri ka dashnore.

4000 vota jane te Bamir FRD-istit. 

Dmth Tahiri paska blere dashnore apo dashnorja e Tahirit ka blere votat per PS-ne? Me mire dashnore sesa dashnor, megjithse Korca nuk eshte Lezhe.

Na bere lemsh me kete arsyetim. Nejse, varja.

Ca thuhet ndonje gje per dashnoret e Tahirit? Ca thote shoqnia jote per kete ?

He se harrova : zonja Gjemba ... smiley

10 mijë vota përpara. 76%. Lumja ti moj Korçë lule, le pas shoqet e tua, zgjodhe Sotiraqin e duhur.

 

Ne cdo 4 korcare, 3 nuk e dun kriminelin sali. Korca pararoja e qytetarise se Shqiperise, djepi i kultures dhe i dijes. O sali o kriminel vetem, fare vetem ke per te ngel! O Mato me boj nje vjershe per sali-un qe bie brenda ne burg dhe kush shkon per ta pare vetem e peshtyn. Ta paguaj po deshe, por vetem ma boj.

akoma sje qetsu ti rrusho ?

JO!

Mire

Pjesmarrja 30%.

Urime FRD per kete sukses te pare elektoral.smiley 

15953 + 5283 = 21236 ≠ 71750

Cne kjo renie kaq poshte e PD? Po ajo analiza e famshme e zgjedhjeve te qershorit kur do behet valle? Po presim ne qe i duam te miren.

Po ajo analiza e famshme e zgjedhjeve te qershorit kur do behet valle? Po presim ne qe i duam te miren.

Ndoshta e kane bere por ka qene per perdorim te brendshem?

Thuhet qe PD fajin ia ve peshkut. 

Ose Sotiraqit

Raqi nuk ka numeruar mire gishtat smiley

Se besoj qe eshte bere as per perdorim te brendshem. As kane per ta bere hic. Dhe pastaj habiten kur marrin 25% vota. Keshtu si e kane nisur do perfundojne si shoqae politike.

Nese s'e kane bere, mire t'u behet, edhe me keq madje.

E kane bere, dhe ka qene shume e koncentruar, cqt. 

pse ta bejne ?

mund te bejne ne vend te saj analizen e arritjeve ne 8 vjet, sa leke kane bere per koke, dhe si do shkojne kto fitime progresivisht ne vite

sic ka thene dhe bradi, ca i duhej pd-se nje mandat i trete aman

Rezultatet e zgjedhjeve vendore të 2011-ës, për këdo që ka qejf të luj me numra:

1 ANDREA NESTI MANO ALEANCA PER QYTETARIN 14,176 46.41 %
2 NIKO ALEKS PELESHI ALEANCA PER TE ARDHMEN 16,369 53.59 %

PD-ja në Korçë, ka humbur ME 10.000 vota diferencë, e gjithashtu ka humbur plot 10.000 vota neto. 

 

Si i thone asaj shprehjes:"Le Sotiraq perdu, vive le Sotiraq" smiley

Ca behet kshu? Cne qe FRD qender, dhe FRD lokale shkojne kunder zedhenesave te FRD-se ne peshk? 

Strategji per te corodit peshkun.

Dy Sotire ne nje bire nje ben hajer nje sehir

Fiqiri, mua më duall tre bashkë me Qirinxhiun.

Pune te mbare Kryetarit te ri!smiley

Zakonisht ne zgjedhje te pjesshme favorizohet qeveria, por ne kete rast jemi edhe me keq se kaq, PD nuk ka perballe nje parti politike apo koalicion partishe, ka gjithe shtetin perballe. Ne shkelje te ligjit zgjedhor, armiku i demokracise liberale dhe ligjit, Edi Rama, shkon dhe mbledh diten e shtune, qe ligji e parashikon heshtje zgjedhore, qeverine ne Korce (qeverine e ka bere cirk shetites). Shantazhi i Filove per vende pune, shantazhi i qeverise per gjithe qytetaret e Korces per te votuar kandidatin e qeverise se ngjalave, sigurisht qe paten efekt ne zgjedhje, qytetaret nuk dolen fare ne zgjedhje. 20 mije votues ne 70 e ca mije sa ka bashkia Korce, eshte thjesht deshtim i zgjedhjeve. Kane dale vetem militantet me te thekur ne rresht dhe sigurisht ne nje situate te tille, partia ne pushtet ka me perparesi se te gjithe ata qe kane dale ne zgjedhje, dalin me mendjen per te kapur nje cope nga pushteti i partise.

Dymijë lekë një votë. Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, zotin Sotiraq Filo. 

Fiks Fare zbuloi  abuzimet e Shtabit Elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo. Edhe pse kjo forcë politike ishte favorite në fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren anëtarë të shtabt elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar. Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës. 

Bravo Top Channel. Jam kureshtar c'do te thone tani per Top Qenin keta zagaret e PDs.

Problemi i pare qe te vjen ne mendje eshte se c'do thuhet per Top Channel?  

Vallaj vetem ne shqiperi bursa ndaj studenteve shihet me dyshim! Shpirt njeriu kandidati!!! Ne fondet e fushates se tij gjeke ze edhe per fukarenjte!!! Imagjino cdo beje tani per qytetin. 

Problemi i pare qe te vjen ne mendje eshte se c'do thuhet per Top Channel?  

Pse, s'e dije ti qe atyre qe jane larg u jepen leket e rruges per te votuar? lol Sigurisht qe e rendesishmja ketu eshte hipokrizia e komentuesve.

Per cfare hipokrizie e ke fjalen? Karshi Top Channel?  Ne ate lajm s'me intereson fare.  

Por se c'kam nje pershttypje qe nuk merreshe me hipokrizine e komentueseve per median qe transmetonte lajmet per bileta studentesh ne zgjedhjet e meparshme.  

Per cfare hipokrizie e ke fjalen? Karshi Top Channel?  Ne ate lajm s'me intereson fare.  

Por se c'kam nje pershttypje qe nuk merreshe me hipokrizine e komentueseve per median qe transmetonte lajmet per bileta studentesh ne zgjedhjet e meparshme.  

Nese ajo media ka qene vegel komplet e politikaneve, sigurisht qe s'do te merresha. Ne si popull marrim lajme te njeanshme nga partite dhe nga mediat e partive, dhe i vetmi pushtet qe na mbetet pas votes eshte nje media qe t'i nxjerre te palarat cdo qeverie. Nese del nje media qe ia nxjerr cdo qeverie, jo njeres jo e njeres po, atehere kjo eshte e rendesishme, dhe menyra se si reagojne komentuesit ndaj seciles prej ketyre mediave tregon hipokrizine. Fiksi ka sulmuar Nanon, Berishen, tani po e ben me Ramen. Cfare pushteti tjeter ke ti si popull me shume se kaq?

Minor details

Keto qe kane marr/dhene  leke, pse nuk cohen ne Prokurori, apo media thuaj, eshte llogje kavaje! Eshte kthyer Top Chanalli Fiksi, si afije private qe ben biznes me tregun e lajmeve! 

Media nuk con gje ne prokurori. Media sapo e beri te veten. U takon te tjereve te levizin tani.

Jo Media nuk con gje, s`thashe qe te coj kjo! Po Media ne shqiperi si cdo gje tjeter nuk eshte ne rregull, nuk ka ndonje reputacion, edhe PROKURORIA, Shqiperia ka nje sitem te corganizuar te shtetit me median dhe me pjesen e  madhe te shoqerise, as gje nuk funksionon sic duhet.Njeri i bie patkoit tjeteri gozhdes! 

Hahahahahaaaa... A je njeri prej mishi e gjaku ti a je program kompjuterik qe shkarravit komente? Partine tende e kane kapur duke vjedhur vota, e kupton? duke vjedhur vota. Ne nje shtet tjeter, kjo do perbente skandal te permasave te medha ketu funderrinat e PS, lavderohen me fitoren e thelle.

O Poet ca faji ka Filo qe i solli lek partia nga qendra? Ju jeni te zene me ruajtjen e pallatit te Bashes, ti kishit cu ca lek Stratoberdhes dhe mbase fitonit. 

Tani mos boj sikur keto leke kane kalu nga banka qendrore, ne i vune re ti... smiley 

Si nga i vuna re, po na peshku pra. A keni thone ju qe ka vjedh Gita dhe Xeni? Une ne mirebesim me idete e juaja pra 

Jo me burr se kena bo shaka; per efekt fushate. Nejse, besoj ti voten prap atyre ja dhe apo jo? smiley 

Normal o burre, te FRD-ja ishin akoma me laspat e Pjerit, Bradi ma shtroi me qingj e me vere. Kujt do ja jepje ti po te ishe ne vendin tim?

Qe te jemi te sakte ishin brinje qengji smiley

Po ku di une i shkreti mer Brad, une falemnderit dhe per aq te them, shyqyr qe hengra icik para zgjedhjeve, tani aman te vijne sa me shpejt te tjerat 

smiley

Donte edhe ta zhvleftesonte pale. Tamam Nanoist i tipit "po ktheje njehere koken o Fatos te shohesh kush t'i jep."

brinje qengji? Atij vetem qofte e birra, ketij brinje qengji? Po genjen me duket....

smiley Ka ngrene dhe koqe ulli

Gjemo i je qep keq asaj koqes se ullinit smiley

Po ti pse merzitesh, ti tenden e bere. Pjerin e genjen me qofte, ullinj e birra buze detit, Endrity me brinje qingji (nuk na keni thene ende ne c'vend romantik), ndonje tjeter me trilece... smiley

Aaaaa... me Trilece vetem zonjushat smiley

hahahahahahahah me trilece ka rrejt ate Alidea qe nuk u lodh kurre se theni mos dilni ne votime, ose hidheni fleten e votimit te bardhe. Sa mbaruan zgjedhjet u zhduk si me qene flluske sapuni. Nuk e di a e takoi Pierri kur erdhi rishtaz ne atdhe? 

koqen e ullirit, gjembi, e hengri Bradi smiley

Pjer mos bjer pre e provokimeve te gjembit , duan me na percare smiley

smiley

Endrity, kjo eshte teme per Lizandrin, ti kalo nga tema; Pa Censure smiley

na fal Pjero, mea culpa, me kaq po e mbyll dhe une per sonte pra

jo-jo, kalo tek Pa Censure, ne mes poshte eshte tema. 

Pse, nuk ka genjyer Top Qeni kete here? 

Po c'po me duhet mu pse nuk ka genjy tch (mund te jap shume arsye po spo me intereson tani)? Mu me duhet vjedhja e votes nga Edi Rama e ai bastardi Filo.

hahahaha, sa te pafytyre jeni. lol. bravo top channel, vetem per keta zagaret. prit te vije lefti tani

Filo cun zotni, mos e shaj kot, me ka thene Gjekja qe eshte punetor. 

E paska ble dhe Topin Babasqepi smiley 

jo mer jo, e majta e ka aq te gjere spektrin sa te lejoje edhe kritiken brenda (pyt cunat po deshe, Top-i o prone e komunisteve!!!) ... vetem ti nuk gjete dot vend aty.. smiley 

Edhe gazetar me bere smiley

Gazetar per probleme Ekonomike smiley apo jo Bame'

Gazetari gazetar mbetet, te ishte ekonomist kishte gjet pune si ekonomist smiley

??? nuk thash ate po ca te keqe ka. Ti ke thene shpesh qe e majta nuk ka hapsira, nuk te pranote ty ndonese ti deshe aq shume etj. Asaj ju referova. 

Po jo media mer, une psh dergova CV te faqja per kryeminister, nuk me kane kthy akoma pergjigje smiley 

eeee kshu eshte kur e nenvlerson veten; ata e dine qe ti je per me shume dhe e pane aplikimin tend si shenje pasigurie ... smiley 

per ne O-Ke-Be te aplikoja une? Po e kishte zene Pandi ate vend pra 

Nuk ju ndate ketyre puneve te shtetit!!!! Ore, jo se Pandi ka ndonje gje me shume se ty, por ata mendonin se ti merito me shume e pra, merito ne privat. Ja me thuaj, ku ke punuar keto kohe? Gjate 4 viteve te shkuara? smiley Po ik o Endrit se i vlersojne njerzit ata, nuk i lidhin me postet e merzitshme te burokracise se shtetit!!

Shofer per brinjte e qingjit te Bradit pra, sa andej kendej. Me lodhi dreqi. Kur fito Bayerni me jep bonus, po fitoj dhe Borussia mar dhe nje dite pushimi shtese. 

Pytje retorike ishte; e kishe lene dhe pa pergjigje. smiley 

Nuk i le pyetjet ne ajer une, nuk i dihet ca zbulojne arkeologet ne te ardhmen nqs fillojne e kerkojne. 

Po ca do zbulojne qe nuk dihet? smiley 

Asigjo pra, te mos lodhen kot, te merren me kerkime te tjera per te cilat shefi ka autorizu arkeologjine te merret 

po ti je cun i ri mer burr, cer lesh arkeologjie? smiley 

Gjithe ajo propagande pro PD-se qe bere ti perpara zgjedhjeve kujtove se do harrohej e falej?

Big Brotheri ka kohe qe me pergjon, aq me teper qe paskam shprehur ambicje per hapesira me te medha 

Urime Gjeke, paska qene fitore pa mundim kjo ne fushate. 

Ate planin e zones sportive te lutem mos ma lini pas dore. 

Po genjen mo TCH si gjithmone , zgjedhjet ishin te ndershme .

Ketu ka gisht LSI-ja them une 

Kjo është një praktikë e ndjekur gjerësisht, psh në Greqi. Ka autobuzë të vendosur posaçërisht prej partive, që u ofrojnë anëtarëve të tyre udhëtimin falas për të votuar në një vend larg vendvotimit ku janë rregjistruar. No big deal! 

 

Dihet boterisht qe Greqia e sotme eshte simbol i demokracise dhe sistem qe merret shembull nga tere vendet e tjera demokratikase.

po pusho mi se po vazhdove t'u i fol tjetrit ne dore ke per t'ngel injorante dhe nuk ke per te msu se ca bohet ne gerrqi

Keta tani ka filluar te tallin dhe trapin.. 

 

Zyrtare. PD kerkon perseritjen e zgjedhjeve ne Korce.

Tani do humbasin 80-20 pra smiley 

Per greket wannabe, dhenia para ne kembim te votes eshte veper penale ne Shqiperi, ne Greqi nuk e di si eshte e as nuk me intereson ta di.

Bobo cfare eshte bere smiley 

Po pse mo dhe rrugen nuk do ti paguaje 50 apo 100 studenteve fukarenj ?? Te qifja TCH.. TCH eshte ai qe ka mare 200.000 euro per mos nxjerre nje skandal te nje zyrtari te larte ketu ne korce... qe e di une shume mire. Media kari..ku ka media ketu

 

mo u merzit gjeke , gjona qe ndodhin .

Kte 200.000 euroshin tani e gjete te na e tregosh?Pse nuk fole me pare ,nga kush kishe frike? smiley

E, si kishte thone PD-hja: zgjedhjet duhen perseritur. Po keta qekan kllufa fare, nese kesaj radhe 1 ne 4 persona votoj per ta, nese perseriten as vete statoberda nuk do ti votoje. Ata jane tashme nje bande kacakesh e shpartalluar. 

Gjynah, opozita me 5,000 vota. Pra nga 70,000 vota qe ka korca, i bie qe as 8% nuk e duan pd-ne.

Sa kohe qe do jete perqark djali i Sheqeres PD do kete fat te keq.

Ka shume shanse te kantandiset si partia e Hysni Milloshit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).