Prokuroria e qytetit të Korcës nis hetimet për dyshimet e ngritura një ditë më parë se janë blerë vota në zgjedhjet lokale për kreun e ri të Bashkisë së Korçës. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji, i cili vlerësoi se shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm se ka ndihmuar studentët me pagesë të udhëtimit. 

“Nuk kemi blerë vota, në asnjë mënyrë. Studentët nuk kishin mundësi të vinin në Korçë, ata janë anëtarë të FRESSH dhe ne vetëm sa u kemi paguar shpenzimet që të mund të vinin të votonin në Korçë. Rruga vajte-ardhje Tiranë-Korçë kushton 16 mijë lekë të vjetra”.

PD: Të përsëriten zgjedhjet

Një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale për Bashkinë e Korçës, Partia Demokratike i ka konsideruar ato si të manipuluara, duke akuzuar Partinë Socialiste për blerje të votës me 20 mijë lekë, e rrjedhimisht apeluar anulimin e gjithë procesit. Ka qenë deputeti demokrat, Eduard Halimi, që duke iu referuar pamjeve të transmetuara dje në mbrëmje nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në "Top Channel" pohoi se: “Fakte tronditëse dolën sot (dje) në mbrëmje në sytë e gjithë shqiptarëve, për manipulimin e paturpshëm të votimit në Korçë, për blerjen e zgjedhjeve, për shkeljen e Ligjit dhe të Kodit Zgjedhor. E gjithë Shqipëria, pa me sy dhe dëgjoi me veshë se si zyrat e Partisë Socialiste në Korçë paguanin ditën me diell 20 mijë lekë për çdo votë njëlloj si në 23 qershor. Me zë e me figurë, u kapën pagatorët qeveritarë, duke shpërblyer me 20 mijë lekë të vjetra votën në favor të Partisë Socialiste. Duket qartë se qeveria e sheh votën e qytetarëve si një mall që duhet blerë”, - deklaroi deputeti i PD. Sipas Halimit, blerja e votës është shkelja më e rëndë e ligjit, krimi më i rëndë elektoral, goditja më e egër ndaj elementit bazë të demokracisë që janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Më tej, ai nënvizoi se: “Partia Demokratike i kërkon prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm, të sekuestrojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat që u panë nga të gjithë shqiptarët në zyrat e PS në Korçë dhe të kërkojë ndërshkimin më të ashpër ndaj të gjithë ekzekutorëve, organizatorëve, urdhëruesve, përfituesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë. Partia Demokratike kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe përsëritjen e tyre, me kusht që të ofrohen garanci nga vëzhguesit, që Rama dhe të tijtë të heqin dorë nga zakoni i blerjes së votës siç u pa sot qartë nga të gjithë shqiptarët”, – përfundoi deklaratën e tij, deputeti Halimi. 

187 Komente

Po KQZ cfare thote per kete?

Po te jene kaq te trashe mor zot! Iken 4 vende pune ne KQZ. smiley

Tërp tu vijë nga vetja, tërp!

20 vjet demokraci dhe zgjedhje te lira ne Shqiperi i shumezuan me xerro smiley

Thotë studentja:

Fiksi – Sa lekë do t’ju japim ju ata?

Studentja – 20 mijë (të vjetra)

Fiksi – Po pak janë.

Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vijnë të votojnë një herë, është p.sh. si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues.

***

Nga biseda me stafin e Rilindjes:

(Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër).

Stafi i Rilindjes: Po pra po, nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.

Njësoj është bërë me autobuzët e emigrantëve për votimet e përgjithshme. Në rast se kjo është vepër penale, atëherë të dënohen. Po nuk më duket kështu. U kanë paguar rrugën. Një praktikë që ndiqet shpesh, psh në Greqi. Një shoku im votues i PASOK do shkonte në Artë, prej nga është, kur ishin një herë zgjedhjet këtu, dhe shkoi me listat e partisë së vet. 

kishte lezet ne kohen tone , me 100 euro nje vote s;te ngacmonte njeri , tani per 20 mije leke te rrasin mrena .

Brado, se ti merr vesh nga keto pune, eshte ble a eshte pagu transporti? 

Ka nje problem , jane dhene leket ne dore , transportin mund ta kishin organizuar me shoqeri transporti.

Me shoqerine e leshit mund ta kishin organizuar o.. po njeri vjen te premte tjetri te shtune e tjetri te djele..

Pse cfare ndryshimi ka?

Po ka ndryshim o shoku jem. Se edhe ketej organizohen per te cuar pleqte, invalidet etj ne qendrat e votimit. 

smiley

dakord po nuk u kap asnje invalid duke marre leke ne dore, apo jo.

Ka invalide qe jetojne ne Tirane dhe jane te regjistruar ne Korce?

Klasa ne nevoje ne kete rast qenkesh studentore. 

dakort mo vlla por po iknin per te votuar dhe moren leke ne dore , denohesh me ligj. Po te kishin more nga 100 euro s'do ishte more njeri me ate pune.

po e the njehere e pra, diletante!!!!! smiley 

Brad ata jane antare te FRESHIT

E pashe e pashe qe te freshit ishin , te ishin te freshit pse thonin me dergoi x ap y ?

Ore le te meret prokuroria me kete pune.. dhe ta shikojm se cfare do dale me ate videon e Cakullit.

Per mu ska pse te merret , sepse fundi fundit gjynah jane , e menoj si per vete smiley

smiley

Nuk merret si prove se eshte marre ne rruge joligjore. Njelloj si video e Ilir Metes. smiley

Ata eksperte do marre PS per vleresim dhe te njejtet gjykates do e gjykojne. 

PD do sulmoje kryeministrine por garda kete here nuk do vrase 4 vete.

po pra se prokuroria ate pune ka te merret me 2 mije lekeshat. Ata kon morre urdher te hetojne vetem peco grosset se jane aq shume sa nuk ju del as 24 ore pune ne dite. Prit kur ti shofesh nje e nga nje keto peco grosset tu ik n'mergim. Po pasurite e patundeshme ama do ua sekuestrojme, nuk kane nga t'ia mbajne. Ju boj thirrje miletit trulehte qe te mos blejne prona (toke, apartamente, vila) te ketyne bashibozukeve qofte edhe me cmime me te lira se tregu sepse do te hasin ne probleme me ligjin dhe shtetin e se drejtes. Keshtu, psh edhe nese jua ofron te themi per 10,000 Euro Gita nje nga vilat qe ka ne gjirin e Lalezit mos u genjeni. 

Kjo e sekuestrimit sikur po bie poshte perdite qe ka fale zoti, DINAMIT dhe vetem DINAMIT po serviret.

Kush i organizon, partite?

kandidatet, apo jo? Dhe mos me thuj jo.

Une s'kam pa deri me sot nje gje te tille. Nga ana tjeter s'po thote njeri qe pislliqet i shpiken shqipot. 

po nuk o pisllik o shoku, si qeka pisllik? Ke antar te deklaruar, te regjistruar ne SHTET apo jo? Vjen autobusi dhe ndihmo ata qe nuk kane mundesi transporti. Eshte praktike normale, dhe e ligjshme. 

Tashti e kemi thene, Strasburgu ia rru ppu.

Nuk te kam faj qe ti nuk ja ke idene. Strasburgu ka halle te tjera, po ti apeloje ihere ket muhabetin tone. 

Njihet ndryshe si GOTV - getting out the vote. 

Ka disa menyra qe jane te ligjshme, dhe disa qe jane ne zonen gri te ligjit e etikes, por qe aplikohen. 

 

Ne kete rast jane te ligjshme , po smiley

Jo e shpjegoi shume mire Monda.. mos bej ironi kot Brad

Rri ore dreq se do ta fusin ty me duket, po mos flit me. smiley

Ca shpjegoi qe shit ka gjithandej?

Shpjegimi ishte per Tirana-4-ever dhe i referohet praktikes ne US.  

Per mendimin tim, praktika ne Shqiperi bie ne zone e zeze te ligjit.  Nuk mund dhe nuk duhet te japesh leke ne dore askujt per voten.  Kjo eshte ndryshe nga venia ne dispozicion te transportit. 

Ne grija jemi.. sepse nqs rruga per nje antar te Freshit kushton 16000 lek dhe ti i jep 20000 nuk mund ta akuzosh per shitblerje te votes ne sensin e Kodit Penal.

nuk ishte per ty shpjegimi Gjergj smiley

@ Brad smiley

Meqe Tirona tha:

Une s'kam pa deri me sot nje gje te tille. Nga ana tjeter s'po thote njeri qe pislliqet i shpiken shqipot. 

E kisha fjalen qe GOTV si strategji ekziston, eshte e ligjshme edhe ketej, dhe jo domosdoshmerisht pisllek

mje nderhyrje te vockel bera smiley

@ Gjergji: Meqe PS-ja dhe qe keta jane te Freshit, duhet besuar me patjeter?  Po edhe sikur te supozojme qe jane, nuk jepen leket ne dore.  Por u vihet ne dispozicion transporti.  

Monda une u mora me fushaten e Filos dhe jam i brendshem ne keto pune.. nuk pashe leke me sy te shperndaheshin. Mund te te siguroj se me syrin tim per fushaten e Filos nuk jane harxhuar me shume se 100 milin lek te vjetra.

pranej qenke bere zeherr ti ? po duro o burre se leket aty jane smiley

nuk pashe leke me sy

Jete mizore. smiley

" Por u vihet ne dispozicion transporti "

Ne nje linje jemi , por hajde mushi menjen Bames se smiley

Une per ate fola, per perftimin e transportit. Gjekja si i brendshem, smiley , plotesoi tablone, ca vine te premten, ca te shtunen, ca te djelen.. Pse me ata do merremi dmth... smiley 

Tashti si eshte ajo barcaleta me pula, ajo qe bente vezen me te madhe donte leket ne dore. 

sekretari i PS Korce Ilir Pendavinji.. jo Filo

Me keq akoma. Te pakten t'ia linit ne dere Sotiraqit. Mos flisni me, se kaq do prokuroria e tmerrshme albaneze. smiley

smiley

smiley Brad

Rilindja do me marre back dhe ato pare qe dha per votat. 

ishin vota te renda ato Brad,Vota LSI-je,vota çorovode...pike e pare,ball kazani...do me i vu nje me perc perc e peleshitsmiley

Po Filip Cakulli nuk eshte kenaqur me postin e zv drejtorit te lojrave te fatit per te birin i cili kaloi ne ate post nga IT i thjeshte qe ishte.. se ka thene po mire mo te shoqen e Balles e shpure ne krye te Agjensise Ajerore me 2-3 milion rroge ne muaj dhe me mua tall ***** me kaq pak. Neve ketej pastaj qe fitojme me 11000 vota diference dhe na behet bytha kaq jemi tavolina e pokerit te ketyre.. po mire se prit nuk kemi pare gje akoma, cdo na shohin syte me vone thuaj.

O Gjergjo, a e di ti pse nuk te ofrojne ty punera te mira? Se llap shume prandaj. PO s'ke cfare ti bosh ke tipin te tille, keshtu qe mo u merzit.

ta kam thene 500 here nuk qi fare une

smiley

Goces time, studente ne Milano i paguan kthimin me Belaire ne Tirane, por kjo nuk do te thote se ja kane blere voten, pasi ajo nuk votoj per PD-ne. 

Goces tënde i morën pasaportën dhe pasi votoi ne ja rikthyen, përse gënjen kaq paturpsisht, të doli boja o mavri..Kolonë e pestë, ik tutje çapaçul

smiley

gjergji ca ka per te qesh qe te qesh dhe une?

kete nuk e dija...qenke mizerabel me pedigree.hahaha.keta ne gjuhen teme quhen kodosha ,po qe te jete tjetri edhe i bijes se vet veç ky eshte bllah rrace e peshtire

Vjedha e votes ka qene tipar kryesor, identifikues per te majten (e ashtuquajtur) shqiptare. Keta nuk i adoptohen dot nje ambienti demokratik, gares se ndershme, programeve, keta gjithnje kthehen te metodat jashte ligjore kur vjen puna ne zgjedhje. Keta nga ilegaliteti vijne dhe ne ilegalitet shkojne.

Vjedhja ashiqare e votes ne Korce, nepermjet blerjes se votes me para ne dore eshte rast flagrant qe duhet te shqetesoje cdo njeri qe kerkon demokraci ne Shqiperi, jo surrogato te saj. Vecanerisht opozita politike duhet ti veje gishtin kokes dhe ta dije me ke ka te beje. Sic duket 3 rotacione demokratike te pushtetit qe kane ndodhur ne Shqiperi, nuk mjaftokan per ta vene ne brazde demokratike e ligjore Edi Ramen.

Vjedhja me para ne dore e votes, edhe sikur te ishte bere me freshista, nuk pakeson aspak shkleljen e ligjit me te dyja kembet. Nuk jepen para ne kembim te votes. Por keta s'kane qene hic freshista, keta kane qene studente te zakonshem qe per 20 mije leke kane shitur voten.

Turp!

20 mije leke kane shitur voten.

Me te rejat flet apo me te vjetrat? Perseriteni edhe njehere votimin ne Korce se pervec votes se gjergjit keni per te mor noc rrokun.lol

Poet, PSja erdhi në pushtet nëpërmjet LSi, këtu do jemi dhe do shohim se për 5 dekada s'do hiqet ky ves i ulët e i urryer në shoqërinë shqiptare, dhe duam Europën ne? Pika që s'na bie, s'kishte nevojë Filo në Korçë për njëqind vota të qelbura..Edver Ramohoxha duhet ti thërrasë mendjes sa më parë, nëse fitoren 65 deputeshe e quan plebishitare më keq për të pasi se kupton se ishte trusti LSi që e solli në pushtet nëpërmjet qeverisë BERISHA !

ate turp e kane hanger me buke keta o red dhe bile i kane futur edhe nje gote vere prapa. Keta e dine qe 65 deputete kane, por LSI tani eshte rehabilituar, eshte bere model, Meta eshte bere burri me i mire ne kete nahije.

Vjedhjet e Metes jane vetem gjerdan bukurie ne qeverine e Rama-Metes.

Puna eshte se keta nuk heqin dore nga veset e vjetra te vjedhjes dhe prekjes se votes. Ja nisin duke shkelur ligjin me mbledhje qeverie ne diten e heshtjes zgjedhore ne Korce, shantazhuan njererzit dhe per ta derdhur kupen, i futen edhe nje te blere te votave. Prandaj elektorati i djathte nuk doli ne zgjedhje se e dinte 100 perqind se zgjedhjet ishin vendosur.

Turpi i njeriut te anti ligjit Rama.

Maje te koncentrume poeto. Me shume se nje paragraf sjell humbjen e interesit te lexuesit. 

Ja te te sjell nje shembull per krahasim. Manifesti komunist, qe ti do e kesh lexuar patjeter, o me pak se 70 faqe...

Behet fjale per vepren penale te blerjes se votes. Rezultati te shohim si do vendoset nga KQZ. Ngado qe te vertitet perseri ceshtja do shkoje ne kolegj, pra ne vendim gjykate.

Kushdo qofte vendimi i KQZ-se do jete i atakueshem nga PS, sic dhe vetdekonspiroi kete ceshtjen e udhetimit. Rezultati do coje ne rishikim te KQZ-se, atehere do kuptohet mire kjo puna e votave te blera, jo e atyre te vjedhura. smiley

Qe te blesh duhet te shesesh.

P.S. Ramiz Alia burre me esnaf se djali i Sheqeres.

O Kozi, 

duhet ripare qendrimi ndaj Gjekes!!! smiley 

Kavir, sheno ketu. 

Çeshte me e renda eshte se keta po e mesojne edhe brezin e ri me vese te keqija.

po i mesojne te mbijtoje ne ate mjedis

 

Qe ta morim vesh, se duket ashiqare, PS-ja, pse e beri publike ket punen e transportit?

Se jane pak te rinj ne zanat smiley

Jo jo nuk me kuptove... keta e kane hudh si karrem me duket mu, ne ket kuptim e kane qit vet.

Atehere duan me ja fut atyne te FRESH - it sic ja futen atij Kryebashkiakut te Vlores, ca me thone tjeter.

Jo po kane pi ate barin e ri qe te rrit IQ-ne. Mire e ka Gjergji, kushedi ca inati po qit Filipi. 

si te dush.

O Kozi, 

vi maske se do asfiksohesh....

Vetem 45 dite ne pushtet dhe cmimi i votes bie me 60%. Shume shpejt cmimi do te bjer ne 0, dhe atehere nuk do kete me shitje te votes!

Ore kush voton nga ju ne NY city sot?? Shume i zoti ai De Blasio

ajo qe me ben pershtypje me teper ne kete mesele eshte fakti se top-channel po nxjerr gjera te tilla dmth eshte kundra rames apo jane vetem fintet e radhes ???

Mo u zi bese komunsiteve!!!!!

U prish dynjoja fare !

i ben presion.. pd i kish cuar kaseten edhe atyre te agon

Ne gjith boten eshte problem mosangazhimi i te rinjeve ne votime. Nuk voto rinia sot! Ne vend ti thoni "Faleminderit PS" qe po shtyne rinine te votoje, rrini e merreni jo Prokurori jo vjedhje votash! 

Une dua qe kjo ceshtje vertet te shkoje ne prokurori... dhe te shohim pastaj Cakullet dhe Cakejte

Po cfare prokurorie mor Gjergj? Nuk te vjen turp per kto qe thu? Po rinia duhet te mesohet te dali te votoje mer Gjergj! Keni lujt mendsh mer burre!

Ka te drejte Gjergji Rono , pse te mos i shperndante Gjergji leket ?

Jo bre le te shkoje te sqarohet gjeja tamam pse.. Ne nuk bleme vota ne 23 qershor do blejme tani.. se po te jene blere vota do te thote qe puna time ka qene e kote dhe PS pas 4 vitesh do perfundoje si PDja..eshte e pa evitueshme

Si tha Rama, ekonomia po rimekembet. Go Rilindje! Dridhu Merkel, se u kalbem ne vend te dyte.smiley

Ilir Meta kryetar parlamenti, ose siç ka pas thënë faturino, ju kujtojmë bagazhet.

_

Gjergjo, thuj te drejten, me kete doni t'i mohoni meriten FRDse. Po ata cfare doroviten qofte apo fara? smiley

Ore po ky Arviziu nuk do me e lone shqiperine pa ras mrena sali-un? Me doli me i forte se ce prisja.

po ti veç lesh ke prerë plako

 PS ne Korce qytet.

2009- 15655 vota

2011- 16369 vota

23/6 - 15573 vota

3/11- 16200 vota ( afro)

Ku jane Votat e blera ketu ???

apapa, i prishi ai Tony Blair keta... po c'patet more djema, ju ishit mire cju deshen keshillat e inglizit juve..smiley.
pastaj, kush e ka emrin Toni, eshte mafjoz!.smiley

Perfaqesuesit e Pd prane Ps le te jene me te qete smiley

Ne krye ka ardhe nje force qe nuk merret me thashetheme .Kush e bo Hak dhe ja mba le ta mbaje .Kjo ceshtje llafkash ne te erret , eshte " uje per buje ".. ose  berexulle gjinokastrite ose Lesh per Derstile per batutaxhijte dyleksh te Qelepidhzes dhe Farakungullsit qe s'kane me c'te merren smiley

ose Korcarce per bishtin e dhelpres .." Po dhe pa bisht nuk do ta leme bre "

Te rrine te qete Babasqapi nuk vjen   ME dhe mundet edhe ti cojne Cigare te Guri me Vrime 

 

Basha i kërkoi prokurorisë të sekuestrojë materialet në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste në Korcë. Paratë që u përdorën janë të mafias.
“Ky hetim duhet domosdoshmërisht të shtrihet tek burimet e financimit, ku u gjetën paratë, si u transferuan, kush janë financuesit e këtij krimi që tronditi shqiptarët. Vetëm hetimi i plote i këtij krimi dhe parave të krimit do e bëjë të besueshëm këtë proces”-

Ka një kryefajtor për krimin zgjedhor në Korcë dhe ai është Edi Rama. 

Basha i kërkoi prokurorisë të sekuestrojë materialet në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste në Korcë. 

hahahahahah O Kapo po kush e pjerdh kanakarin mo? Ai osht bo si kanerina ime n'kafaz qe perdridhet mjes per mjes ene keno tu kujtu se po gjen ndonje cuce me pupla. PO nuk e di budallai qe e kom fut n'kafaz vecse me kenu 

Në bazë të nenit 328 të Kodit Penal, “ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, për të votuar në një mënyrë të caktuar, apo për të marrë pjesë ose jo, në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në dy vjet” smiley

..do shkojme ne Europe apo jo ?

PO kur te krijojne mundesine te fluturosh falas nga jashte per ne Shqiperi me tajaret e kompanise bellair, pra pa pagese ,per diten e votimit cfare quhet o KAPO? Apo kur e ben i yti nuk quhet. 

krimi që tronditi shqiptarët

Po jo mo se jane mesuar shqiptaret: 

"Kemi nja 50–60 maturantë që votojnë. U bëra një ditë atje një takim me Mesilën, me Florin, me të, mendoj se doli mirë. Të premten kemi provimin, mos i ndihmojmë një çikë. Meqë e kemi në dorë situatën, aq duan ata. Dy provimet e para, ne themi të japim maksimumin, t’i ndihmojmë. Dy lëndë provime janë para zgjedhjeve. Provimet me zgjedhje pastaj, janë pas zgjedhjeve. Kështu kemi folur edhe me shefen, me Irmën. Futim brenda mësuesit e letërsisë, matematikës. Nesër kemi edhe takimin me mësuesit, u kemi caktuar 10 familje.

Nga raporti OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 2011, permendeshin edhe raste te njerezve te kercenuar me heqje te asistences sociale nqs nuk votonin per PD-ne. 

Keshtu qe me ngadale, Lulke.  

Dhe me gjeresisht, te tronditeshin aq kollaj shqiptaret, LSI s'do kishte marre aq deputete sa mori.

Deri ne perfundim te hetimeve, supozohet se s'kemi te bejme me Freshin, por edhe nqs jane te Freshit prape eshte e paligjshme.  Por ne ka gje per "t'u tronditur" eshte se pse s'u mjaftonte 65%-70% fitore te majteve, por deshen me se s'ben 75%.  

Ka lezet Grande Kaka kur vjn ne mengjes .Zevendeson lefKOPENE ...Thote se cfare lexon dhe e mbyll me nje Citat te Lin Biaos ...

Shoku Mao ka thene ..gjithnje ka nje Fajtor !

....Ka një kryefajtor për krimin zgjedhor në Korcë dhe ai është Edi Rama..... Ndryshimi eshte se Njente Kapo , Grande Kaka e do kryefajtor smiley

Kam nigju nga 2009 deri nga funi i 2010 HAP KUTITE OSE LARGOHU.

Tani mire keq, duhet te riperseriten zgjedhjet ne Korce. Per te qene fair. Edhe nese KQZ e certifikon (ne mos e paste bere) kryetari i ri i bashkise duhet te jape doreheqjen e te shkohet ne zgjedhje te reja. 

Po bre do ti paguash ti zgjedhjet e reja..

Po ato te 2009 kush do i pagunte?

T'i pagujn ata qe u dhane leket atyre qu u kapen me presh ne dore. 

Atje u deformua rezultati dhe PD nga 67 shkoi 70.. ketu jemi 11000 para ka diference te madhe

Kshu thua ti. Pyt njehere ata te PD-se. Edhe ne 2009 PD-ja mendonte ndryshe e ju kembengulit se duheshin hap kutite 

Epo keta korcaret c'paskan qene!!!! Sotiraq per Sotiraq. Bre bre! Lol

Raqka moj Moza

Fiqo mos e le pa pa nje enderr ketu. Te shohin cfare do te premtojne ty ne enderr. 

U kapen me presh ne dore. Me ze dhe figure. Me vule dhe me firme.

Jo se kishte njeri dyshime per batakcilleqet e ketyre pushtetareve te korruptuar, por tashme u vra edhe shpresa se me vote te lire qytetaret do te jene ne gjendje te shkeputen nga kjo e shkuar me derdimene e zullumqare te sojit e sorollopit te tyre.

Ky eshte SKANDAL per koke te skandalit.

Ky eshte nje atentat i paster i demokracise dhe pluralizmit, nje atentat i kulluar i vlerave te civilizimit perendimor.

Ky eshte regres dhe nje dite shume e vuajtur per kedo qe ka ndertuar nje enderr per nje jete me te mire ne Shqiperi.

20 mije leke smiley hahahahaha o Gjike po s'ju vjen turp oo, po si kshu, vec 20 mije kryetari i Korçes? Pa pike vlere kjo.

Vjedhje? pfff s'eshte as i denje te quhet hajdut votash. Xhepist votash ndoshta po. :

Prapa kesaj nuk qendron nje person lokal i strukturave te partise-shtet, por qendron nje mendesi arrogante e nje strukture te tere udhehqesese te partise-shtet qe diten e qan kete popull dhe naten e vret me vendime te erreta. Ose mbremjeve vone u tregon perralla me rilindje dhe diten per diell ia vret dhe ate shprese te vetme qe eshte vota e lire.

 

Merpo hapni syte per nei fuci Asadi, po per zgjedhjet cqt, pjesen e vet kane marre. 

na ke shti tmerrin me keto fucite plako smiley   Do vijne megjithmend thu e? smiley 

Une e Obama s'dime gje, po e pat bere ai dobic [sorrysmiley] Putin ne koke te vet. smiley

Se harrova. lol minimumi 30 mije + qofte + transport falas, jane paguar protestuesit ne mitingjet e "hap kutine or die" , ketu per kryetar me zor 20 mije smiley

Keto vogelsira ka vite qe ndodhin. Keta paskan qene edhe te fresh, sqenka kushedi se cfare. Keta duan ti largohet faktit qe pd eshte tkurrur ne 25% ne korce (e ndoshta ne nivel kombetar) e kapen tek studentet per te justifikuar humbjen. Sado studente te kete korca ata nuk jane 75% e votueseve qe shkaktuan humbjen e radhes se opozites.

+1000

Per te qene te sakte : 23.7 perqind. smiley

Po nuk te do Korca, s`te do gjithe Shqiperia.

Të lirë në miell i thonë një fjale, e të shtrenjtë në krunde. 

Kjo nuk ndryshon faktin, qe kryetari i bashkise Korçe, qe duhet te jete shembull qytetetarie dhe vlerash, eshte zgjedhur me vota te blera. 20 mije leke copa.

Ti thua blere, ata thone asistence per studentet e vobekte. PD behet driteshkurter dhe genjen veten kur e gjen alibine e humbjes tek 100 studente. Ja u gjet edhe shkaku i humbjes jo vetem ne korce por edhe per zgjedhjet e qershorit, blerja e votes se studenteve (dhe jo vetem). Tani me se fundi do na behet edhe ajo analiza e famshme e arsyes se humbjes se zgjedhjeve kombetare. Shkaku sqeme ne, qe shpirti diabolik i ish-opozites do ne thone Paloka me shoke dhe keshtu me kete verberi do cimentojne qe ne zgjedhjet e tjera do zbresin te 20%.

Transparenca ka rene!

Meritokracia po lengon!

Qytetaria eshte shtrire perdhe!

Parlamentarizmi dhe konsensusi jane asfiksuar!

Sistemi i sundimit te ligjit po asgjesohet!

Shpresa per nje Shqiperi demokratike po vdes edhe pse e fundit!!

jerm!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Rilindja ne diten e saj me te mire. Vjedhje vote, blerje me para ne dore, arbitraritet, nepotizem, shperfillje e ligjit, shtet policor.

Skandali i blerjes se votes ne Korce i vuri kapakun por ca e ca keshtu e duan. E meritojne nje qeveri te tille.

edhe kto kinezerira kishim manget tani

 

ne nje shoqeri normale demokratike indinjata e njerezve duhet te kishte mbushur rruget e korçes. e heqin veten dhe per te qyteteruar, po mesa duket qytetarine e paskan vetem per te hedhur kupa, e puthur çupa. qytetari sarhoshash..

ky episod i shemtuar eshte vetem maja e ajsbergut. blerja masive e votave solli ne pushtet kete qeveri hibride, ajo po e mban akoma.

turp per te gjithe ata qe besuan me te vertete ne nje rilindje, sepse ata qe votuan per vend pune po presin rradhen para partise e skane kohe t'ju skuqet faqja. 

smiley

 

mo na hap barkun tani me keto patetizma. Jo ti te pakten 

+1

une si kam blere ndokujt voten, as ja kam shitur ndokujt. nuk mbulohet dielli me shosh, doli sheshit kesaj rradhe, dhe ju a futi i juaji. vetem nese fiksi ka rreshqitur nga Meta, zor ta besoj... 

beni me mire llogarite se per 2 muaj keni bere aq shume skandale sa per 1 vit ne kohe te sales. mire e keni nisur. 

ate "juve" maje per vete, se une s'jam laraske partish. Ti dro s'ke ble e s'ke shit, po ke mbrojt ata qe e kane bere dhe sot nuk ke goje te flasesh. Madje ke mbrojt aq shume qelbsirlleqet e PD-se sa sot te thush qe kjo qe po ben eshte hipokrizi do ishte biiiiiiig understatement. Ti nuk ke fytyre te ndihesh per vjedhje votash. Ta beje dikush tjeter, po jo ti.

 

Tani te te jap une nje keshille po deshe. Juve duhet te nderroni fytyrat. Ti psh duhet te nderrosh nick-un. Duhet te hiqni Halimera e Strazimirna se nuk keni fytyre. Edhe simpatizanteve te PD-se u behet mishi puckuriza kur shohin po ato fytyra e degjojne po ato sllogane. Fusni gjak te ri se s'keni derman. 

Akoma ka shpresa se mund të bëhen këta? Beson ti vërtet se është e mundur?

 

heh, po pse mer pusht greqie, ai likja qe ju dha pushtetin, i pastroi mekatet me frymen e shenjte kshu?

kaq mjafton te qetesosh ndergjegjjen prej militanti te zhgenjyer? ju i beni gjithmone bisht problemit duke hedhur akuza te pabaza kundershtarit.e keni te keqen brenda, bashke me specialistet e LSI u qelbet fare.. veçse me vjen keq se po ju zene vendet e punes. 

mos ja qaj hallin PD, fytyrat e reja gjithmone kane ardhur e do te vijne. smund te them te njejten gje per ju, keni akoma si relike te ndryshkura gramozin me namikun. e arritet apoteozen me te "Shkelqyerin" Cani! shpresoj t'ju jape sa me shume fonde per blerjet e ardhshme te votave.

O pika ty.... po si mund te te dukem une militant i zhgenjyer, e nuk te duket vetja? Si ka mundesi? Sa kute perdor ne gjykim mer amon?  

smiley qe ne ihere tjeter smiley 

po ju jeni te zhgenjyer mo, po ju a perpijne ata specialistet e LSI vendet e punes, po vini verdall tryl, po flisni me vete.. sinqerisht me vjen keq per ju.

Vari lesht. Merrem dhe une me ty. Je pa shprese, mire thote Juli.

LefKOPE !!!

Ke filluar beson dhe emisionet AntiKombetare te Cakulit smiley

A ishe me vaccacione me babasqapin apo ku ? Kujdes se keshtu po mbeshtetesh ne Lojrat e Neobllokmeneve qe se kane per gje ta demaskojne me vone dhe dilni Blof .Ma e qute . Leja Poetit smiley keto cakordancat mendore . Je e justifikuar .Dhe armikun e Klases e Godet dhe Goditsin po s'doli gje e shet si psikopat dmth nuk prish pune se eshte ashtu realisht !

 Eh me lefti deri dje kur Belle Air sillte pa fund votues per Pd nuk quhej, ose kur vinin kosovaret pafund qe votuan per bashen, prape nuk quhej. Tani rrini e lengoni si buce, po modele qe i keni krijuar vete jane. 

Jam kurioz te dije perse nuk kerkojne hapjen e kutive? Perse nuk i bejne thirrje popullit te Korces te ngrihet ne protesta dhe kur e kane lene daten? 

Me teper, a do kerkojne ne KQZ pa vleshmerine e votimit dhe cfare vendimi do marre KQZ? 

 

hapjen e kutive? clidhje ka kjo? jane pagu lek per te votu per PS dmth jane blere vota me lek, votat jane hedh per PS sipas mandatit te arketimit, ca kutie me hap pervec kutise pandores qe eshte te canta e zeze.

Eshte me ze dhe figure,

sade fare pa graniture,

me vule dhe me firme,

me pamje dhe pershkrim,

me foto dhe me film,

me presh ne dore dhe doren ne vesh,

me kabllograme dhe tabulate,

me ore fikse dhe date egzakte,

me informacione operative dhe me operacione informative

derrin mac dhe dopjo gjashten bashke.

 

Po mbase jane ngaterru e kane hedh leket ne kuti.

smiley smiley 

votat jane hedh per PS sipas mandatit te arketimit

 

O Gono, ju a paskan hudh; u ka dash kupon tatimor me TVSH. Keshtu qe zini mend per here tjeter. Goca  e tatimeve u ca tu thone qe merni kuponion tatiomor ndryshe malli nuk quhet i blere, ju akoma me flete bakalli, mandate arketimi. Gjithmon ju a fusin keta specialistet juve.

O kuazi, une i hudhur jom daku se jetoj ne vend demokratik ku zgjedhjet jane te lira dhe te ndershme, ku partia ne pushtet nuk blen vota me para ne dore, ku ka rule of law dhe jo shtet policor dhe inacor, ku ka sens kritik qytetar ne funksion te permiresimit te kushteve te jeteses.

smileysmileysmileysmileysmiley dua edhe une te vij tek ky vendi

Po si nuk paska lidhje? A po flasim per zgjedhje te ndershme ne apo jo? Nese votat jane blere te verifikohen ata qe i kane blere apo shitur voten. Me nje fjale ajo cupka e FRESH te identifikohet dhe te denohet sipas ligjit ne fuqi dhe vota e saj te behet zero. Si tha edhe Basha te nderhyet ne PS e Korces e te verifikohen listat te cilat jane me emer dhe mbiemer dhe zonat ku kane votuar. PS-a pastaj te denohet qe paguan antaret e saj per voten. Edhe kjo procedure behet me ane te KQZ. A do ta beje KQZ kete? A do anulloje zgjedhjet? 

 

 

 

 

 

 

nuk kemi nevoje per zedhenes te PS-se per te na hedhur hi syve per ate qe e pame te gjithe dhe jemi deshmitare.

Nuk ka nevoje populli per perpelitjet e atyre qe u kapen me presh ne dore.

Kjo qeveri e derrkucit Cufo po ankohet me te madhe se po i ndalohet qarkullimi i molleve.

Qytetaret e Korces i ke te gjithe ne Amerike.  Ata qe jane aty kane zbritur nga Gur Kusari i Zanes.

Me kete rast na intereson te dallojme se Udhezimet e Babasqapit permblidhen ne Devizen "Furtune ne Gote Uji " ose te krahasueshme me futbollin "Mullar ne mbrojtje - pyke ne sulm "

Duroni se do keni dhe raste te tjera dhe keshtu me ekstreme do i dale Pune LefKOPESE .Mbajeni kete rast vetem tek "prokuroria" Eshte Pallati pa u Hedhur ne Ere , jane per tu shkule ato "Dy Gishtat" e Kavajes dhe t'ja fusin Salsqapit te vendi ..ka te tjera Plot qe po trokasin   ...

Dhe LefKOPEJA nuk eshte shurdhe smiley mund te jete ai fatakeqi saj Poeti smiley , qe nuk e kupton se kete pune do kete per dhjetra Vjet me babasqapin 

Idrizzzzz, te keshilloj te marresh teseren e LSI sa mz shpejt. me degjo mua nuk rrihet me tek ata amatoret e PS. si skane turp njehere, bjejne vota me 20 mije leke! Meta po eshte specialist, nuk felliqet me vota kalamajsh breke grisur, blene deputete! 2 deputete per 2 muaj qeverisje, rekord, profesionist, lum levdatash!!

me degjo mua shoku Ferrra, shpejto te ndiçosh si "yll" i perflakte qe je figuren e te madhit te perjetshem, Enverit Tuaj, nderoje me pranine tende perkrah pasardhesve te tij te denje, mos harxho frymen e paket qe te ka ngelur me brekushet e gjata te palloshit!

Sa para paska pasur kjo opozita e dikurshme. Dhe te mendosh qe ter ato para i kane bere duke qen ne opozite. Po ce deshen pushtetin keta? Per ta 2fishuar do thote dikush. Kur ke 10 milion euro ste ben shume pershtypje nese u bene 20 jo. Thuaj qe PD si ka dal akoma narkoza qe mori kur hengri 1 milion shpulla dhe kapet pas fijes kashtes tani.

Se kuptoj kete manine e PS-se per te blere voten,kur dihej qe e kishin fitoren e sigurte.

Ndoshta krimbi i babezise ka filluar te gerryeje pemen e Rilindjes.

ka mundesi. Ose kane qene me vertet nja 20 studente te fresh qe kan pare ca pare hicmosgje dhe fryhet qimja e behet tra per te fshehur te verteten e frikshme qe elektorati i pd eshte ftohur teresisht me kete parti. nese do vija bast 20 euro do thoja qe eshte kjo e dyta.

Absolute BS PD. Humbet dhe aq...

me keto tre pikat muho, sikur te zu gjumi me shishen bosh te Absolutit ne dore.

Me aktin e blerjes se votave dyshja Rama - Meta asgjësojnë mekanizmin themelor të demokracisë, votën e lirë dhe pluralizmin politik e shndërrojnë në pluralizëm burokratik”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas tij, ky është pushteti i mafies dhe kësaj i thonë mafia e kuqe në pushtet, demokracia në rrezik për jetën e saj ndaj vetëm përgjegjësia e qytetarëve mund ta shpëtojë atë.

...gati jena o Skanderbe,se na mori malli ene per mitingje smiley

Ore kush e di kujt i ka shkel ne kallo ky Filoja i shkrete e ka dash me e godit me kete gje, nuk e di a ka degju gje Gjekja. 

Se jo ne Korce, po ne cdo qytet te Shqiperise te beheshin zgjedhjet perfshi dhe Bajram Curri, nuk fito tani PD-ja kur PS-ja sapo ka ardh ne pushtet. Vetem me qene idiot banoret qe te thone se duan te konfliktohen me qeverine e re kot. 

crendesi ka fiton apo jo PD-ja, rendesi ka te fitoje demokracia, te mos kete vjedhje votash dhe shtremberim te vullnetit te popullit. ketij populli po i hiqet nje e drejte themelore, ajo e leximit te ndershem te vullnetit te tij te lire.

Vota eshte lexuar ndershem, PD-ja ka humbur rendshem, me apo pa ata fresshista/studente/te rinj. Rrini rehat.

edhe njehere, crendesi ka nese ka fituar apo humbur PD-ja:

rendshem,

bindshem,

mjaftueshem,

bujshem,

tmerrshem,

frikshem,

ajo qe ka ndodhur ne qytetin e Korces dhe qe eshte pare nga te gjithe me ze dhe figure, eshte nje turp qe njollos shpresen fisnike te nje populli qe ka aspirata demokratike.

Blerja e votes eshte anti-demokratike, dhe do te bente me turp dhe te mbante pergjegjesi te menjehershme cdo lloj partie qe konkuron ne nje sistem demokratik e aq me teper nje parti qe eshte ne pushtet direkt e lidhur me vjedhjen.

tani pasi te gjithe e pame me ze dhe me figure, kete fakt te kryer per aq sa kane qene ne gjendje te penetrojne kamerat e nje emisioni investigativ, na mbetet edhe te besojme qorrazi qe vullneti i popullit ne ate vend eshte akoma i lire dhe votat nuk blihen me para.

 

 

Mos more! Aspirate te madhe demokratike o po verc! HIc fare !

Lajm i keq.

Skemen e paska organizuar FRD-ja. smiley

Nderkohe qe rilindja eshte e zene me dhunimin e te drejtes demokratike te votes, duke blere vota me para ne dore, Shqiperine e ka mbuluar krimi. Policet e ministrit qe ka shoke biznesmene qe vriten rrugeve pasi ministri ka dekonspiruar operacionet e policise tek keta qe vriten rrugeve, bejne show me pallate me leje, shqiptaret kane frike per jeten e tyre dhe bizneset e tyre.

Urdheroni:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kurb...

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/d...

Sot ne Korce: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/korc...

krimi behet edhe me sundues aty ku mungojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut

Dhe blerja e nje vote e paska koston 2000 leke ? Vajmedet per nje opozite te tillen.A thua se u shokua OPOZITA sot e ne pushtet dje e goxha dhe akoma, qe u pagua udhetimi i njerzve.E ngriti ne sistem PD- dhe PS- kete metode dhe po na bejne " te pataksurit" tashti PD - istet e rinj ! Po na kthejne ne aliene...
Me vjen keq qe opinioniste ndjekin si qeni gurin pordhet e opozites, per anullim te zgjedhjes! Me kete gjendje qe eshte opozita, po te perseriten zgjedhjet ka per te dale me " HELAQ "
Krim i madh o posi! Keni dert ju politikane te kriminalizuar ne cdo gje, nga " kaqe pakogje"

po deri dje ju thoshit se popullit i kish ardhur thika ne fyt dhe nga varferia e shiste voten per nji qese oriz e nji shishe vaj. Sot po thua qe nuk ka baze ky pretendimi se eshte shit per 20 mije lek? E harruat ate pd-istin e tiranes qe shperndante ndihma ne dyqan ushqimor per ata qe do votonin PD? po sa shpejt e merrni ket kthesen mer...nc nc nc

smiley

I shkelqyer ky artikull i Arnoldit

ka.llik... perralla me cdu ne gjermani  ... teresisht e pavertete

Ato qe ka shkruar ai djali ne ate artikull, nuk i beson as vete. Nuk do merrem me analizen e shkrimit te tij, sepse eshte humbje kohe, por desha te them dy fjale persa i perket justifikimit te perdorur ketu, pasi "hajduti" qartazi, "u kap duke vjedhur", qe PS-ja nuk kishte nevoje te blinte vota, sepse e kishte fitoren te sigurte'. Zgjedhjet e Korces, nuk e kishin rendesine ne ate se cila parti do te fitonte, aspak, por ato ishin shume domethenese, per vete kohen kur ato mbaheshin si test i qeverise e re. PS-se i duhej nje rezultat spektakolar ne Korce, per te krijuar nje imazh fals ne opinion, qe fillimi i punes se saj po vleresohet maksimalisht dhe elektorati jo vetem qe nuk gaboi ne zgjedhjet e qershorit, por ai po e shton mbeshtetjen per qeverine e re.Per kete arsye u "kujdes" , qe te "frynte" votat dhe me metodat per te cilat ata jane specialiste. Nje parti si PS-ja, qe suksesin elektoral, nuk e ka te bazuar ne programin, por ne klientelizmin dhe shfrytezimin e lidhjeve me te shkuaren, nuk mund ti mbulohet imoraliteti, nga shkrime cunakesh kokeboshe, qe na tregojne, qe ne Perendim, na u zbatokan te njejtat metoda per 'blerje transporti(lexo: vote)'.

nisin hetimet për blerje të votave

Ne duam te dime, kur perfundojne hetimet smiley   smiley    smiley  se fillimin e dine te gjithe! smiley

Hetimet le te perfundojne kur te duan, ne te gjithe e kemi pare me ze e figure qe jane dhene para ne kembim te votes. PARA NE KEMBIM TE VOTES. Kjo denohet penalisht dhe shpresojme qe prokuroria te beje detyren, por denohet edhe politikisht e moralisht nga qytetaret. Te vetmit qe nuk e denojne jane delet e rilindjes. Keta jane dele, keta prekin votat e vjedhin zgjedhjet se keshtu do partia.

Mos ki ndonje shprese tek prokuroria poeti, bile dhe sikur ajo ta beje punen e saj. Problemi i vertete, qendron ne mentalitetin e asaj partie, per te marre pushtetin me te gjitha format, kur nuk e ka dhe per te hedhur rrenje ne te, kur e ka, duke perdorur po te njejtat metoda. Ketij mentaliteti, nuk ka prokurori, qe i ben derman. Per me teper, ata kane nje shtrese te shoqerise, qe i ndjek pas, me besnikeri fanatike dhe qe jane gati, te zbatojne cdo menyre te ndyre, mjafton, qe ajo te jete me benefite per qellimet e tyre politike dhe personale. Kjo shtrese fanatikesh(ne Korce llogariten 15000-16000 votues), nuk terhiqen para asgjeje dhe nuk kane kufij morale. Ata nuk mund ti ndjekesh penalisht, as per veprimet legale, si psh qe rreshtohen qe ne pike te mengjezit per votim, as per ato ilegale, si blerja, falsfikimi apo presioni per voten. Ata jane si tumor i shoqerise sone dhe jane ata, qe inspirojne dhe liderat e tyre, per te mos u ndalur ne arbitraritetin e tyre(sic ishte rasti i mbledhjes se qeverise ne Korce, gjate heshtjes zgjedhore), deri dhe tek asgjesimi i demokracise, qe u shfaq hapur zgjedhjet e fundit, duke blere voten. Por nderkohe jam dakort, qe opozita  nese synon te marre ndonjehere pushtetin, duhet te ndertoje dosje te hollesishme me keto veprime te paligjishme dhe ti perdore ato, por jam skeptik nese institucionet do te punojne ndonjehere.

Korca 75% PS....100% kunder lylit

Faleminderit Korçe!

Kan ble vota 20 mij lek? I lumt trapi. Edhe vete fitojshin po paret i kan dhon me degjeneru pd-n. Me i llaf aq vlen vota kunder jush, sa 3 birra 8 qofte dhe 2 panine. 

Ne fakt mesazhi i blerjes se votes eshte qe aq vlen kandidati im.

Na e prishen qytetarine ne korcareve keta PSistat, temen e semes. Po edhe ato baxhellat aq pak e paskan ulur pazarin?smiley

KQZ merr ne shqyrtim kerkesen e PD per anulimin e zgjedhjeve ne Korce. Ky istitucion nuk ka kompetence te shqyrtoje kete ceshtje !!!

Njerez jane shume gjera te kamufluara keto  ... Nuk eshte rastesi pse Ram-Pelesh-Fiksi i bejne keto te paret rastesisht me fituar me cdo kush kurse fiksi gjasme me nxjerre te verteten ne shesh ...heuuuuuuuuuuuu sa ka puna mor milet !!!  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).