Mitrovicë, Kosovë (AFP). Zgjedhjet lokale që do të mbahen të djelën në Kosovë janë te rëndësishme dhe do të monitorohen nga afër për të parë se sa do të jetë pjesmarrja në to e minoritetit serb, gjë e cila konsiderohet si hap jetësor për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Kosova, një territor ky që ishte shkaku i luftës mes forcave serbe dhe shqiptarëve etnikë në vitet 1998-1999, mbetet pengesa kryesore për Serbinë teksa kjo e fundit përpiqet t’i bashkohet bllokut europian.

Në Kosovë ka rreth njëqindenjëzetë mijë serbë. Dyzet mijë prej tyre jetojnë në veri dhe kanë mundur të ruajnë njëfarë kontrolli mbi institucionet lokale. Ata janë të ndarë mes vedi rreth çështjes nëse duhet të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, në një kohë kur këto janë zgjedhjet e para të mbështetura dhe prej Beogradit.

“Duke marrë pjesë në zgjedhjet e organizuara prej Prishtinës serbët e veriut do të njohin kështu egzistencën e Kosovës si vend i pavarur”, tha për AFP-në Dushan Janjiç, analist i politikës në Beograd.

“Kjo është dilema e tyre kryesore, pasi deri më tash ata kanë jetuar nën institucione serbe dhe nuk dinë se si do t’u vejë filli nën autoritetet e Prishtinës”, shtoi ai.

Serbia zyrtare ende e refuzon pavarësinë e Kosovës, por e ka inkurajuar minoritetin serb të shkojë në votimet e së djelës pasi kjo bën pjesë në marrëveshjen dypalëshe, të nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Marrëveshja në fjalë, e firmosur në prill të këtij viti, ndihmoi në hapjen e dritës jeshile për negociatat e anëtarësimit mes Serbisë dhe Brukselit. Respektimi i marrëveshjes nga ana e Beogradit është jetësor përsa u takon zhvillimeve të mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, i quajti këto zgjedhje si “moment kyç për të ardhmen e Kosovës dhe një aspekt i rëndësishëm në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Bashkimi Europian do të ndjekë nga afër mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve” thekson deklarata e Ashton.
Rreth 1.7 milion votues në të gjithë territorin kanë të drejtën e votes në zgjedhjet për kryetarët e 36 komunave të Kosovës.

Tepër të interesuar për ta shpënë komunitetin serb në votime, zyrtarë të lartë të Beogradit kanë zbarkuar këto ditë në pjesën veriore të Kosovës, veçanërisht në qytetin kyç të Mitrovicës, në mënyrë që të promovojnë kauzën e tyre.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitoi Kosovën ditën e premte dhe bëri një apel të fundit për serbët etnikë.

"Votoni për të mirën tuaj. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen tuaj në Kosovë," tha Vuçiç në një miting në enklavën serbe të Graçanicës, e lokalizuar në afërsi të Prishtinës. 

Por serbët që i përkasin vijës së ashpër nacionaliste kanë bërë fushatë aktive kundër këtyre votimeve duke mbushur rrugët e Mitrovicës me postera, duke vënë këngë nacionaliste nëpër altoparlantë, si dhe duke i bërë thirrje popullatës që të bojkotojë zgjedhjet.

Lamberto Zannier, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – organizatë e cila po ndihmon në menaxhimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës - shprehu shqetësimin e tij rreth fushatës së nacionalistëve.

"Unë personalisht vazhdoj të jem i shqetësuar për kushtet jo të mira të sigurisë në terren si dhe për fushatën e vazhdueshme të bojkotit, veprimtari e cila konsiston në frikësimin e kandidatëve, votuesve dhe personave të tjerë të angazhuar në procesin zgjedhor", u deklaroi Zannier përfaqësuesve të shteteve anëtare të OSBE-së në Vjenë .

Por krahas shantazheve që vijnë nga nacionalistët, komuniteti serb është gjithashtu nën një tjetër lloj presioni, këtë herë nga Beogradi.

Disa punonjës të institucioneve të kontrolluara nga Serbia - si shkolla, spitale dhe zyrat administrative - kanë raportuar në kushte anonimiteti se Beogradi po përdor kërcënime të fshehta për t’i detyruar ata të marrin pjesë në votime.

"Më duhet të shkoj të votoj", thotë Petar, një burrë pranë moshës së daljes në pension. "Shefi im në punë dhe disa kolegë të mi aty më bënë me dije se ky ishte urdhër prej Beogradit dhe se do të mbanin shënim se kush hedh votën e kush jo," tha ai për AFP-në. “Jam tejet i frikësuar se mund të humbas vendin e punës nëse nuk shkoj të votoj".

Një tjetër, me emrin Miroslav, një burrë ky rreth të tridhjetave, gjithashtu dëshmoi se kishte marrë urdhër nga punëdhënësi i tij për të votuar. "Njerëzit po kërcënohen se do hiqen nga puna nëse nuk votojnë," tha ai.

Për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, këto zgjedhje do të jenë prova e një vije të politikës së tij, siç ishte vendimi për të negociuar një marrëveshje dhe vullneti për të përmirësuar marrëdhëniet me Beogradin .

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Brukseli është kritikuar ashpër nga opozita nacionaliste në Prishtinë, e cila kundërshton çdo lloj dialogu me Serbinë përderisa kjo e fundit nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK ), e drejtuar prej Thaçit, pritet të marrë të djelën shumicën e votave të shqiptarëve etnikë.  
  

Burimi: Yahoo News nëpërmjet AFP

17 Komente

Flet shumë që Kosovës mund t'i qasemi ose satirikisht (artikulli i Bytyçit) ose ironikisht (titulli këtu) ose patetikisht (me dashuri të madhe dhe të pashpjegueshme). Akoma kaq distancë.

Kush jemi "ne" qe po i "qasemi"? Kete e ka shkruar Tania dhe nga vete emri mbiemri s'duket te jete nje nga "ne" (dmth as peshk e as shqiptare).

ps.: shih pertej titullit ne artikull se do zbulosh se ka disa "qasje" aty brenda: qasja e Beogradit, qasja e minoritetit serb ne Kosove, qasja e BE-se dhe qasja e shqiptareve (Thaci nga njera ane dhe "opozita nacionaliste" nga ana tjeter). Asnjera nuk eshte ironike, te tere po shprehen se e kane me gjithe mend per rendesine e ketyre zgjedhjeve.

Kjo eshte "distanca" qe u tha me siper. Se Ibri eshte bere si lumi i Iva Zanicchi-t, ketej la Riva Bianca, andej la Riva Nera. Edhe gjermanit, kur beri "Shqiperine e Madhe" ne '43, nuk ia mbajti t'i bente bashke dy anet e lumit. 

Nuk te pelqeu peremri "ne", sepse Kosoven e sheh si ceshtja "ime" (shqiptare), kur ne fakt eshte problemi "yne" (i 1.8 mil. shqiptareve dhe 150 mije serbeve...madje mesa duket edhe i ca turqve).

Kurse Maqedonisë nuk i qasemi fare përveçse të llahtarisur.

Ndersa eshte normale per yahoonews, per mua titulli eshte ose pa ngjyre- nga ato shprehjet 'globaliste' e sheshuese.  Ose perndryshe, vertete nje ironi per problemin e veriut te kosoves.

Asnjera nuk eshte ironike, te tere po shprehen se e kane me gjithe mend per rendesine e ketyre zgjedhjeve

Besoj, pjesa kyce ishte "akoma kaq distance".

Flm. per perditesimin me prurjen. 

 

Ok July, thx.

Nderkohe ti si do t'ia vije titullin, ne kuadrin e problematikave te mesiperme?

ne fakt, tani qe i rashe nga e para smiley (sorry) them se eshte nje shkrim per Serbine me teper se per Kosoven. Nuk jane interesat tona ato qe jane ne konsiderate, por antaresimi i Serbise ne BE. Per mua keshtu po, e merr sensin edhe titulli, si 'headline', edhe autoresia serbe e tij.

Po, ashtu eshte, shkrimi i avitet ceshtjeve te ketyre zgjedhjeve nga pikepamja serbe. Por ketu del edhe vlera e ketij momenti ne Kosove: interesat e serbeve, si shtet dhe si minoritet kendej e andej kufirit, jane te mpleksura me interesat e shqiptareve ne menyre te tille qe zgjidhjet te vijne vetem prej kompromiseve. Me "lufte" nuk zgjidhen me problemet. Europa ka mundur t'i ule te dy palet ne tavoline dhe u ka imponuar marreveshje. Eshte hera e pare ne histori qe serbet marrin direktiva nga Beogradi qe te shkojne ne votime te organizuara nga shteti i Kosoves. Me kete Beogradi po thote se komunitetet duhet ta bejne "betejen" me mjete demokratike (me vote, institucione qe dalin nga vota etj.). Ky perben zhvillim jo pak domethenes dhe ne kete kuptim artikulli e analizon qarte dhe thjesht se cilat jane dinamikat ne terren, what is at stake here. There is a lot at stake here for Albanians too. Ne kete kuptim "interesat tona jane ne konsiderate" (per te te perifrazuar).

Titullin dhe mund t'ia pershtasim sipas fokusit qe ne, si lexues shqiptare, duam t'i japim.

Po pra, kendveshtrimi eshte serb dhe kjo aq me mire, sepse sic paraqitet, "me dinamiken ne terren" (po e huazoj nga ty, si nje sugjerim ky per titullin qe kerkove, psh smiley ), situata eshte qe me zotesi, mund te perfitohet goxha. Dhe ketu dalim tek ti, tek arsyeja perse e prure kete shkrim.

Tani, une do shprehesha ca me rezerva per Beogradin kur perpiqemi te deshifrojme kontekstin real te asaj qe ben ne siperfaqe. Por per te shmangur skepticizmin ketu, he per he po ia ve fajin injorances (sime) ne informim. Ky, nje opinion ne rrjedhen e komenteve mbi kete teme. (Dmth, them se ketu hyme ne teme, pa ofeze kjo)

Ndersa tjetra ishte: Perseri "akoma kaq distance" ne pergatitjen shqiptare per te perfituar nga rrethana te volitshme si kjo. Mund te thuhet mjaft per kete te fundit, mendoj, por shkurt e shkurt, ja keto.

Ndonese zgjedhjet trajtohen nga pikepamja e Serbise, nenteksti i artikullit ka te beje me Europen. Europa eshte kryefjala ketu. Rendesia qendron tek politikat e BE-se ne Ballkan. Kete e reflekton dhe titulli (anetaresimi ne BE).

Je i qarte.

Nderkohe BE-ja e shoqeron "shkopin" me "karrote", ndofta per te treguar se fjalet dhe paret duhet te shkojne e te vijne:

BE ka akorduar 15 milion euro ndihma te tjera per Kosoven, kete fundjave te zgjdhjeve... 

“Keto para do t'i kushtohen vecanerisht komuniteteve serbe ne Kosove, kryesisht ne veri, dhe do perdoren per permiresimin e gjendjes se infrastruktures, mjedisit, arsimit dhe punesimit", deklaroi Maja Kocijanic, zedhenese e Ashton-it.

Ky fond i shtohet rreth 65-70 milion eurove qe BE i ka dhene Kosoves pergjate ketij viti.

Video e euronews

ndofta per te treguar se fjalet dhe paret duhet te shkojne e te vijne

vej re body language te Catherine Ashton (0:14 - 0:18)

bosnja,kosova dhe maqedonia duhet (dhe do te) shkrihen ne te ardhmen e afert.  krijesa te tilla artificiale te formuara nga halli per te mbyllyr luftrat,jane kundra modelit evropian shtet-komb dhe afer modeleve jugosllave e sovjetike qe kane deshtuar.  ne ballkan ka shqiptare dhe sllave dhe vetem shtetet perkatese te tyre jane mbijetuse.  te tjerat jane perralla me muc naner e matosher.  ndersa serbia nga ana e saj megjithese ka humbur nje lufte per kete krahine shqiptare,edhe pse nuk ka asnje argument serioz per pretendime mni kosoven,perseri nuk heq dore duke e trajtuar placken qe ju dha dhurate ne '13-n si me jetike se be-ja.  ndoshta pervoja e ish-jugosllavise i ka bere te jene me realist me shtetet shumekombeshe.

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).