Një luftë përfundon kur nënshkruhet një marrëveshje armëpushimi, apo paqeje. Dita e Fitores në Europë është 8 maji, sepse Aleatët Perëndimorë këtë ditë pranuan aktin e dorëzimit më datë 7. Bashkimi Sovjetik e pranoi më datë 8 dhe e festoi fitoren me datë 9.

Për Shqipërinë nuk pati ndonjë marrëveshje formale dorëzimi, rrjedhimisht nuk ka datë. Por pati një ditë zyrtare kur thuhet se partizanët morën nën kontroll kryeqytetin, si dhe qytetin e Shkodrës. Se kur ndodhi kjo, është çështje debati të vazhdueshëm. Por nuk mund të pretendojë kush se është një debat historik. Ai është kryekëput një debat ideologjik.

Në këtë debat duket se nuk ka kurrfarë rëndësie nëse gjermani i fundit iku më 28 apo 29. Dokumentet historike janë të një rëndësie të dorës së dytë. Ato duhet të shfaqen apo të zhduken vetëm në varësi të argumentuesit. Një dokument i fundit, i zbuluar në internet (http://youtu.be/anJgZ8WtyUI), një dokumentar filmik amerikan i shfaqur në fillim të vitit 1945, thotë se parada e çlirimit në Tiranë u mbajt më 28 nëntor. Kishte kuptim! Tirana qe çliruar dhjetë ditë më parë dhe festa kombëtare u përdor nga qeveria e vetëshpallur komuniste si dita e hyrjes në Tiranë. Nga viti 1953, me dekretin nr. 1600 duket se u vendos që Dita e Çlirimit të festohej më 29 nëntor. Qeveria postkomuniste (nuk ma mban goja ta quaj demokratike), vendosi më 1992 ta heqë si ditë festive datën 29. Ata e hoqën totalisht. Ligji 7491 nuk njeh ditë çlirimi. Megjithëse debati qe sikur po bashkohej me Ditën e Pavarësisë, fakti qe që ligji i 1992 e zhduku ditën e Çlirimit, nuk e përmendi fare. Për Partinë Socialiste kjo dukej aq e patolerueshme, nga një nga punët e para që bëri kur mori pushtetin më 1997, në 30 tetor, ngriti kartonët në kuvend dhe e riktheu si festë zyrtare. Cicmicet e dokumenteve historike nuk kanë kurrfarë rëndësie.

Rëndësia qëndron te fakti se disa duan që Dita e Çlirimit të jetë e ndarë nga Dita e Pavarësisë, pasi parapëlqejnë të gjejnë rrënjët e veta politike në këtë datë, ndërsa disa të tjerë duan t’ia ulin rëndësinë kësaj ngjarjeje duke e bashkuar me Ditën e Pavarësisë e rrjedhimisht për ta vënë nën hijen e themeluesve të vendit, ose mundësisht duke refuzuar që vendi të ketë një ditë çlirimi nga pushtimi nazifashist.

Pra kemi një narrativë historike që si zakonisht përdoret për të justifikuar ekzistencën e një pushteti të sotëm. Vjedhja e historisë ndodh shpesh dhe gjithmonë në dëm të popullit. Nuk duhet që ndokush të iluzionojë veten duke menduar se politikanët kanë ndonjë respekt për ngjarjet. Ata janë tregtarë shpirtrash të vdekur.

Disa kohë më parë, më ra të flisja me një nga familjet e viktimave të ekzekutimeve pa gjyq të qeverisë kuislinge natën e 4 shkurtit 1944. Qe një akt me të vërtet terrorist. Njerëzit e dyshuar si komunistë, me ose pa fakte, u ekzekutuan pa gjyq. Por u habita kur mësova se një nga të vrarët e asaj nate është edhe sot e kësaj dite pa varr. Mos qe ndonjë lajthitje? Qeveria komuniste justifikoi sundimin e vet 50-vjeçar në vend në bazë të heronjve, dëshmorëve dhe viktimave të Luftës Antifashiste, atyre të rinjve që u vranë, por duket se kurrë nuk u lodh të kërkonte varret e tyre, t’i jepte një varr dinjitoz. Dukshëm, interesi i politikanëve të asaj kohe, si dhe i atyre të sotmëve, është që të shfrytëzojnë viktimat. Por ndihen shumë të bezdisur nga ideja se duhet të bëjnë ndonjë punë më konkrete se kaq, si p.sh, të gjejnë varret. E njëjta gjë po na ndodh tani me Partinë Demokratike, e cila ka thirrur protesta për shfaqjen e portretit të diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë e 29 nëntorit. Shfaqja e portretit të diktatorit është para së gjithash mungesë respekti për ata të rinj që u vranë në luftë, si dhe për mijëra të tjerë që luftuan, por nuk morën pushtet pas lufte. Problemi është që partia që ka sunduar këtë vend në 12 nga 21 vitet e fundit, duke përdorur si justifikim të sundimit të saj mijëra viktima të komunizmit, nuk është interesuar për asgjë tjetër veç kësaj tregtie me të vdekur e me vuajtje. Përgjatë të gjithë kohës që qeverisi nuk e mori mundimin të lëvizë një gisht për të gjetur varret e të ekzekutuarve apo për të zbardhur fatin e të zhdukurve. Njësoj si të ekzekutuarit e 4 shkurtit 1944, ashtu edhe të ekzekutuarit e komunizmit mbeten një lëndë e parë propagandistike e uzurpuesve të historisë, të cilët nuk kanë kurrfarë respekti për ta.

Vuajtjet e atyre mijëra të rinjve që u vranë në luftë, qofshin heronj, qofshin viktima joluftuese, meritojnë të nderohen me një ditë përkujtimore. Nuk ka rëndësi se kur iku gjermani i fundit. Por është shumë e rëndësishme që ne shqiptarët, t’i themi JO! tregtisë me të vdekur, cilido qoftë uzurpuesi që dëshiron të na shesë vuajtjet e të tjerëve si vuajtje të vetat apo si justifikim për pushtetin që kanë sot.

6 Komente

Bukur, me pelqeu. Veç per 12 vitet e PD qe thote Gjergji, une do ta saktesoja, 13-14 vite, dhe jo 12 vite. 

"nuk duhet që ndokush të iluzionojë veten duke menduar se politikanët kanë ndonjë respekt për ngjarjet. Ata janë tregtarë shpirtrash të vdekur." 100% dakord

por zemra nuk ma ben qe me 29 nentor ta festoj si dite çlirimi duke menduar se ku perfunduam mbas kesaj dite. 

ajo qe me habit me shume eshte sjellja e fotografise se Enverit per te nderuar te renet qe rane ne lufte per çlirimin e atdheut ne kohen qe ky i fundit ENVERI nuk eshte hero qe u vra ne lufte po vdiq rehat rehat ne shtepine e tij

laura 1, nuk mundet te gjykohen sot... kriteret e vendosura 60 vite me pare per dhenien e titujve, medaljeve, gradave etj.
Po te lexoshe sot interpretimin e " Inkuizitorit te Madh" per djegien e Brunos etj, them se ai deri diku te bind, se vendimi per kohen ka qene i drejte....! Lexojeni dhe flasim !

Meta me duket se tha  qe figura e Hoxhes duhet te rehabilitohet. Kane treguar injorance te thelle me sjelljen e fotografise se tij ne nje feste kombetare. Kush deshiron te mesoje per figuren e tij dhe sistemin e komunizmit, mjafton te lexosh libra dhe te shkosh tek Muzeu Historik.

Ja nje link per ato qe nuk kane shkuar ndonjehere tek MH-ja: 

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=6434

Nje pjese i dedikohet Hoxhes dhe krimeve te komunizmit.

Big like Gjergj! 

" Por është shumë e rëndësishme që ne shqiptarët, t’i themi JO! tregtisë me të vdekur, cilido qoftë uzurpuesi që dëshiron të na shesë vuajtjet e të tjerëve si vuajtje të vetat apo si justifikim për pushtetin që kanë sot"

Drejte Gjergj .Po je i avancuar. Nuk eshte puna se po Ulet a Ngrihet dita e Clirimit as e nje date e as muaji . Ketu je mjaft i Sakte .

Puna eshte tek ky ma karrot Para qe eshte me i buti dhe hyn si Vemje gja " me e ekuilibru mer jahu ".  Te Tredhurt e te Skopiturit e tjere e kane qujt Lufte Civile . Ka te tjere pastaj si kubike misri qe vleresojne Luften per Clirimin e Popujve te BS dhe te gjithe Popujve nga Gjenia Ushtarake e e Hitlerit . Mos te duket habi . Vjen nje nga spitali Psiatrik ketu si Pune quibitsmiley a kubik !

Dmth NUK duan te kete te RENE per Clirimin e Vendit nga Nazi - Fashistet dhe ....ketu eshte speci djeges qe i ha Bytha te Tredhurit smiley ...dhe... Bashkepunetoret e tyre me Arme e ne Krime kunder Popullit Shqiptar ,  qe fatkeqesisht qene te se njejtes Kombesi .

Kete e kapercen Dot  ???  dhe kjo nuk ka Ekuivoke as Reabilitim Tradhetaresh si Zogu . Kjo nuk eshte ceshtje Euforie " o sa mir me ken ne NATO " dhe as sumash te xgjuara qe gjejne shprehje letrare . Ne e kemi me te mecurin qe na i ka lene amanet 

Po kur dimer del Behari / S'ka si zjarri ..

Tani eshte mbushe gjth te Fencur .Tubacion i modh InteliDjence ka Plasur rrugeve !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).