Une prej kater vjetesh e denoncoj kete rruge qe NXIN CILESINE E JETES se mijera qytetareve. Eshte rruga kryesore tregtare ne Kryeqytet, qe vuan nje persekutim te patregueshem. Nje sulm pasivoagresiv ndaj qytetareve, ne formen e mosvemendjes. Tregtaret e Myslym Shyrit kane nisur te krijojne bindjen se persekutohen per t'i demtuar ne favor te qendrave tregtare. Ne nje koment ne Facebook, mu desh t'i sqaroja dikujt qe permendte militantizmin se ne kete ceshtje, nuk ka asnje politizim, asnje justifikim, asgje personale me Lul Bashen apo me kerkend. Kjo eshte e papranueshme, dhe kaq. Eshte ceshtje e shendetit, sepse ujrat qe shihen jane te zeza, eshte gjithashtu ceshtje e pergjegjesive te pambatjura te administratorit te qytetit. Por mbi keto, eshte edhe ceshtje paaftesie dhe mungese respekti, per jetet dhe pronen e atyre qe jetojne ketu, ne zemren aritmike te Tiranes.

49 Komente

Ajo nuk duket si rruge por si kanal.

Brado,

Thuji ta vej doren ne zemer; nuk u bo gjo se i ngelen 196 melon. Ti kenojne kenge per filantropi pastaj; ajo e murit te prish te serbise tashme o demode...

 asgje personale me Lul Bashen

 

-thjesht biznes..smiley

Ata te lagjes sime e kane pasur dhe personale me kryetarin e Bashkise, i jane lutur, e kane marre me te mire, e kane qeras me kafe se dy metra larg e pinte kafen, hic ai.  

Po kafene pse ja dhane? 

Kafja eshte institucion.  

Karrige m'karrige dhe kafe m'kafe me perfaqesuesit e popullit eshte shkalla me e larte e demokracise. 

Shakate - si gjysma e te vertetes - menjane, e kisha seriozisht.  Qellon qe kryetari i Bashkise por edhe nepunesit e pijne kafen te lagjja ime.  Njerezit kane shku dhe kane qa hallin e rruges.  

 

Aha got it smiley 

Varni ca poca me ngjyra aty e behet nice per festa. Reflektohen dhe te uji poshte. Do shndrisi rruga me mire. Merry Xmas... 

... Ah po, and happy new year. smiley

Banoret, bizeneset  e asaj rruge, te organizohen dhe te protestojne para bashkise. Nderkohe ti Blendi shume mire qe e denoncon gjendjen e kesaj rruge, do beje mire te ishe nder  organizatoret  e nje organizimi protestues qe tejkalon ppu, apo mediat e tjera sociale. 

 

Ehhhh.....ata qe protestonin na lane shendene  smiley

Ata qe protestonin Brado, morren poste tani dhe nuk kalojn mo andej. 

4 vjet, 12 vjet Ed Rama dhe se tha nje llaf Blendi .

Une 12 vjet kam jetuar ne ShBA. 4 vjet kam qe jam kthyer ne Shqiperi, ndersa ju nuk i keni lene llaf pa thene. Del llogaria? Gjithesesi, s'kemi pse flasim budallalliqe. Une kam nje problem per te zgjidhur. Kaq.

Po eshte dhe pune fati mo Blend , e vetmja rruge e parregulluar erdhe nga Amerika dhe shkove direkt aty smiley

e mer blendo, kane leviz dhe ato pak njerez me pare qe i kishin shpijat n'myslymshyr.

ka dale kodra diellit, kodrat qe rrokullisen, e ku di une mo ca kodrash

kalova parmbreme, dhe ishte bo qepeni madh, situate e frikshme qe te thoshte ne heshtje se po vijne kohe te keqija, ruj kuleten fort.

Gjynah gjithe ajo rruge e bukur, noshta e fundit e ngelur ende gjalle.

 

 

Bravo per kete sipermarje, Blendi!!! Arsyet jane te shumta qe po te falenderoj, por me kryesorja eshte se: Nuk do te deshiroja kurre qe femija im te shkelte nje dite mbi ato ujra te zeza!!!

Kam idene qe eshte lene edhe per efekt psikologjik, Blend. Se kshu rroni me shpresen qe nje dite do rregullohet. Kurse po e rregullun, s'do keni me se per cfare te shpresoni. smiley

Nejse se shaka bere. E di vete se sa stresante eshte kjo pune. Ishalla gjyshi i Vitit te Ri ju sjell nje rruge te bukur ne lagje me dy trotuare mu si ne Amerike. 

Jalla opa rabadibidibidopa!

MIre m.uti qe po na hyn ne goje, po duhet me pagu dhe tatim mbi pasurine qe ndohet ne kete pocaqillek!!!!! 

Ketu eshte tuj ra bore. Po sa shpejt I hapin rruget keta mer aman. se mos bejme 1 dite pushim, behet qameti. Vec kur t'arrij bora n'brez. I hapin, pastrojne rruget keta. Ske ci ben, rri n'pune Moza deri n'4:30 pm. smiley . Lol 

sot direkt e pas ne rradhe kamionit te kripes... sa shifsha noi mal me bore, e i vejsha synin, tak e shkrite legeni...

well, per t'u tall me Jugun esht kollaj...

smiley jugu eshte si shpirt do thoshte Fiqo. 

smiley si sot i vit, do thosh ai i portokallise, isha tu ju gezu i gjendje tjeter kripe... smiley

Tak e shkrite legeni.     smiley

Duhet te bije nanjoni mrena qe te bohet problem ky muhabet, te hapet nanji gjygj i madh. Po keshu te gjithe tu u rujt tu ec anash, nuk ka per ti fitu asnji ato lekt e gjygjit.

Eshte skandaloze te lejosh pasanike te ndertojne pa leje kur ka rreziqe shendetsore te tilla.

pasaniket dhe kapitalistat jane te pashpirt, as qe duan tia dine per shendetin e popullit..smiley

Normal qe nuk duan t'ja dijne por edhe ti kene ujerat e zeza 50 m larg  prej aty ku jetojne nuk eshte normale. Nuk mendojne as per shendetin e tyre, as te femijeve te tyre, larg qofte per popullin. Kane kaluar ne çmenduri te thelle. 

hahahaha, sa e pashe kete foton e vidios, menjehere me vajti menja per ndonje ankim te ri te B. Sales...

O Blendo, po sa pare qe merr ti mer daj, dhe sa energji qe ke harxhu per tu anku, e kishe shtru vete....

Te pakten mire qe ka trotuar... se ndryshe do te duheshin çizme....

Nejse, per tej ironise, me duhet te them per te disaten here ate shprehjen e famshme te dy "prijsave" te bashkise, se Edi Rama ishte bere xheloz per prosperitetin dhe punen e madhe qe po bente bashkia per te miren e qytetareve...

Po pse ca prisni nga kanakari ju ? Kur nuk pati fatin te regullohej ne pranvere se coku derdhi ca pare per asfalt elektoral, as mos prit mo gjo nga kanakari. Ai nuk di me se ku ka koken e jo me te merret me punet e tirones. I duhet rihapur gjykimi per hajnine e rruges se kombit sa me pare nese do te duam nje administrim te qytetit. 

O Blendo,meqe m'u dha rasti,jashte teme desha me than dicka per "dancing...".  Jo se ke naj pergjegjsi,po ne funksion te spektaklit,te kane dhan nje pozicion te caktum - si ka munsi ajo sjellje provinciale perkunder asaj Flakes, more burre?!Turp i madh per bese per at produksion,te demonstroje nje diskriminim krahinor kaq hapur.Cdo puntate, me e mira e atij spektakli dhe shkon puna e perfundon ne "dance off".Ai Iliri,me gjithe respektin perkates,shkon e vlerson deri Derhemin me teta dhe at vajze s'e ka vlersu ma shume se shtate.Katunare komplet!

Shume i zhgenjyer nga Basha, shpresoja se do kishte te pakten vullnetin dhe deshiren e mandatit te pare te Rames. Po siduket kur ta japin gati partine e nuk ke pse te lodhesh, edhe motivimi per te punu fort te iken. Rama e perdori fort ate post sepse vetem ashtu mund te vihej ne dukje, te PD-ja mekanizmi i karrieres nuk funksionon, sic e provoi ne kurriz te vet edhe Bojaxhiu i shkrete. 

Faleminderit per lulishten e re afer shtepise, ishalla e ve ne vije dhe bulevardin se nuk besoj se ka kohe per ta mbaruar tani, po prisja me shume se kaq me gjithe problemet financiare. Ne 2015 Sajmja ose Mona kryetare bashkie. Vetem Vilajetin amon jo se na lodhi me ojq-izmat e vet. 

me thon te drejten edhe un kam ngel shume e zhgenjyer nga rruget e Tiranes, ku ti japesh makines eshte nje aventure e vertete... e mira e te mires eshte te levizesh me taksi sepse nuk kushton shtrenjt dhe makina nuk te prishet nga gropat qe mund ti gjesh kudo si ne rruget e reja te sapo perfunduara per te mos folur per disa rruge qe nuk jane prekur me dore qe jane te pershtatshme per rally

Blend, sistemi nuk luftohet dot duke qenë pjesë e tij.

Ke të drejtë natyrisht për rrugën e ankesa të tjera të kësaj natyre: ndërsa mua më ankojnë sytë kur të shoh duke bërë reklamën e "Red", reklamë për një firmë që vjedh në mes të ditës minutat e klientave të saj. Gjithashtu, nuk mund të bësh edhe Che Guevarën, edhe psikologun e "Big Brother"-it, edhe mysafirin e Fevziut një herë në dy javë. Sistemi mediatik, ku ti po merr llokmën tënde, është veç fasada për të varfëruar edhe më shpirtërisht ata që nuk kanë se ç'të bëjnë, përveçse të të shohin e të të dëgjojnë. Ndaj nuk je as ti e as bashkëvuajtësit e tjerë me kostume e kravata të besueshëm kur qani halle. Ju e keni shitur shpirtin për ca aspra.

"Jepi kon"- të thonë tironcit e vjetër për ksi gjonash.

Mendoj se i gjykon te tjeret nga kulla e fildishit. Une ne cdo dalje tek fevziu kam folur si njeri i thjeshte, s'kam dale te shes pordhe por te perfaqesoj edhe zerin e atij qytetarit qe nuk ka ze. Sistemi mediatik mund te duket si nje dhe i tere nga gjermania, por nuk jemi te gjithe njesoj. Keto kategorizime mund te te kenaqin egon debatuese por jane kryekeput te rreme.

Nuk përmenda vetëm Fevziun më sipër, por edhe reklamën për Vodafonin. Tani, nga të tërë ata fosilët që shfaqen në ekran, më me kënaqësi të shoh ty e ndonjë si ti, që sjellin freski e frymë të re, por, nga ana tjetër, nuk mund të bësh edhe konformistin, edhe të pakënaqurin, pasi nuk mundesh të jesh konsekuent e nuk të zë besë njeri. Dhe njeri i thjeshtë kur del tek "Opinion" e ato farsat e tjera nuk mund të jesh. 

Sa për sistemin mediatik në Shqipëri mund të të them veç atë që shoh: është kryekëput i rremë dhe i kapur, siç nuk po thua. Jo se tjetërkund është më mirë, por të paktën tjetërkund ke edhe opsione të tjera, që në mëmëdhe nuk janë: opsione luksi me një fjalë.

Ndërsa sa për rrugën e pashtruar: ky nuk është problemi, pasi problemet janë madhore i nderuar e nuk mund të përfliten në të tilla temëza.

me të mira, sidoqoftë

TV Klan po akuzohet cdo dite per afera me shuma te medha e per shkak te tyre me dhjetra zyrtare te shtetit po shkojne per hetime penale e disa prej tyre jane tashme ne burg.

Ndjehesh ndopak pergjegjes qe i je bashkuar Grides, Artan Notarit, Andi Bejtes etj etj ne nje televizion qe ka nxitur shitjen e detit e denigruar Ardian Klosin?

Se nuk me del inati kur te shof ne TV Klan ose TV Bingo. smiley

Nuk eshte faji rruges. Esht faji emrit. Burr i mire esht dhe myslym pashaj po asiher sberi hajer. Veja emrin rruges rilindja apo punetoret e rilindjes e te shohesh pastaj. 

Kater vjet per 3 metra pellg? Nuk keni turp qe s'e mbyllni vete, kur ju NXIN JETEN? Ne lagjen time ne jemi mbledhur e kemi paguar fare pak per te zgjidhur probleme kaq te vogla me parate tona.

Nuk kuptoj si flisni kaq lirshem per "Turp". Oburra t'ia mbysim. Paguajme taksat ne bashki, pastaj paguajme nga xhepi dyfish se e kemi bashkine te zene... dhe na vjen edhe turp pale.

Bashkive sigurisht qe duhet t'u vije me shume turp, por keni kater vjet e s'jua bejne. As kjo, as bashkia tjeter. Bejeni vete e vazhdoni te denonconi bashkine qe s'e ka bere, por bejeni. Te pakten hidhini nje karroce cakull e merrni ca punetore ta shtypin me tokmake. Mos rrini te ankoheni vit pas viti. Ose, me e lehta, gjeni punetoret e bashkise qe merren me ato pune e jepuni leke me vete. Ta bejne brenda dites.

O shoku, eshte nje pusete e ujrave te zeza qe rrjedh uje fekale, prej kater vjetesh. Ajo e gerryen dhe can rrugen, uji pra. Kane ardhur nja tre here, hedhin zift me lopata dhe ikin. 3 apo 4 dite sheshohet rrruga, dhe pastaj hapet zgaver prap. Do pune serioze jo tallje mendereje. Une tubacione te ujrave te zeza nuk di te rregulloj. S'eshte pune sedre, eshte pune mundesie. Punoj dy pune, iki 16 ore ne dite nga shtepia dhe paguaj taksat nje me nje. Nuk eshte as problem i lekeve, por parimisht ne i kemi paguar njehere detyrimet, nuk kemi pse te paguajme dyfish.

E di dhe e kuptoj cfare eshte e drejte e cfare jo, por me mire te behet nje padrejtesi e te mblidheni si lagje e ta rregulloni, se ta denonconi vit pas viti padrejtesine e te prisni sa te behet drejtesi... them une. S'ia vlen te prisni zgjedhjet.

Dakord, dakord. smiley

Kush e di sa mikrobe shperndan ne ajer perdite ajo grope aty?!! 4 vjet. E frikshme. Ketu duket sa mbrapa botes, sa te korruptuar e sa burokraci ka ai vend. 4 vjet per 1 grope. Po do bjeri ndonje e do 'mbytet' aty e pastaj do hedhin ne gjyq komunalen. Aaaa po ska sistem drejtesie atje. S'fiton gje dhe po re n'grope me uje te zi fekalesh. Ndo1here 'nxehem' me ca ligje e rregulla ketej,  ( si psh komshiu im ngjit, prej vitesh ka nje sidewalk ku ecin njerezit normal, vec diku aty, nje pllake sikur vjen pakez fare si me lart, mbase me kalimin e viteve, apo disnivel toke , del nje pllake po as 1 inch me lart. Po prape, se ka fajin pllaka, qe nje dite shkon njera bie aty, u pengova tha- I will see ya tha - ne court!! ) . Imagjino te ish grope me uje te zi ketej. ah jete e poshter. 

Nje ore ne dite prej 24 oreshit te vrisnin mendjen qytetaret shqiptare per pergjegjsite e tyre dhe te drejtat e tyre punet do ishin ndryshe.

Nga qielli u mor vesh qe s'vjen gje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).