Pal Ndoka, njeriu që mbajti mikrofonët dhe kamerat e fshehta gjatë transmetimi për Fiks, flet publikisht për herë të parë në emisionin “Shqip”.

“Ne u arrestuam në datën 15 Prill se bëmë një protestë kundër firmës “Beralt SH.A”. U arrestova unë si fëmilje, me vëllezër, djemtë dhe nipi, bashkë me tre banorë të tjerë të lagjes. Kjo firmë bëri një gabim të madh, bashkë me shtetin. E para që çdo lloj firme që do të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një marrëveshje akt-shpronësimi me shtetin. Firma mori tokën dhe shteti nuk na shpronësoi”, deklaroi Ndoka.

“Në protestë kemi qenë 50 vetë. Erdhi policia e Pukës, pastaj e Shkodrës dhe pastaj RENEA. Policia në fillim mbajti qëndrim të mirë, por shefi policisë hyri në turmë dhe nisi përplasja, e aty ai qëlloi me armë. Plasi xhurma, na morën na rrahën aty brenda në makina, më goditën përtokë. Vajza e vëllai më ndihmuan. Mbaj mend që ka qenë edhe prokurori prezent edhe këtë nuk e fal. Pastaj përfundova në spital në Shkodër dhe ia kam borxh spitalit sepse më trajtuan në mënyrë të përsosur”.

Në këtë moment, nisën edhe andrallat e zotit Ndoka me drejtësinë, me të gjithë familjarët të burgosur.

“Më vunë në arrest shtëpie, e pjesa tjetër e familjes në arrest me burg. Nxorra dhëndrin në fillim e me vëllain kontaktuam me telefon me Shtjefën Lleshin, gjyqtar edhe kryetar i gjykatës Pukë. Ai propozoi arrest shtëpie kundrejt 1 mijë dollarë e 1 milionë lekëve të drejta që ia dhamë djalit të tij. Çfarë u kërkua për të tjerët? Unë i kam dhënë 2 mln tek “Vizion +”, aty ka shtëpinë. Unë isha i sëmurë, mora leje erdha në Tiranë, u vizitova në Tiranë e në këtë moment e marr më thotë jam tek shpia. i them a mund të dalësh? Doli Shtjefni, e bëri pazar si me qenë pazar për bagëti. Për mua kërkoi 4 milionë për lirimin e plotë, për të tjerët histori e gjatë. Në fund e çova pazarin me djalin dhe vëllain tim, 3 mijë euro për njeri për të dalë në detyrim paraqitje. Mbasi dolën në arrest stëpie u çua pazari dhe kaloi 5.5 mln lekë. Unë paguaja, ata dilnin një nga një. Kam paguar në total 45 milionë lekë”.

Rrëfimi i zotit Pal u ndal në arsyet që e çuan atë t’I drejtohej për ndihmë emisionit “Fiks-Fare”.

“I kërkova ndihmë Avokatit të Popullit. Ai më dërgoi një letër duke më thënë që do të më ndihmonte, por vetëm kaq. Përse Fiksi? Nuk kisha dhe nuk kam frikë. Unë gjithë kohës nuk kam pasur frikë. Nuk kisha frikë sepse nuk kisha përse të pendohesha. i kam borxh popullit të Fushë Arrëzit dhe Tiranës sa të jem gjallë i kam borxh. Nja 250 vetë që më kanë ardhur për ngjarjen, më kanë mbështetur qoftë edhe financiarisht”.

Për më shumë Top Channel

30 Komente

Perpara se te shkojme tek ngjarja e dhimbeshme dhe kalvari i perpjekjeve koruptive te ketij sistemi gjyqesor te bastarduar, them se ja vlen te ndalemi pak tek fillesa e gjithe kesaj historie. Pra, eshte protestuar ne formen e revoltes kercenuese,pasi pretendohet se nje kompani private e huaj (me duket kineze) dhe e licensuar nga shteti per te kryer aktivitet minerar, ka uzurpuar token/teritorin ne pronesi private e disa banoreve/familjeve ne rrethin e Pukes. Them uzurpuar, pasi sipas njerit prej te demtuareve z.Pal Ndoka, toka jo vetem qe ju morr forcerisht por edhe nuk ju kompesua. Nese eshte keshtu sic thuhet, kjo eshte nje veprim i paster kriminal dhe antikushtetues dhe qe meriton tere vemendjen jo vetem te kesaj qeverie te re dhe parlamentit dhe presidences, por edhe te organizmave nderkombetare qe monitorojne procesin e demokratizimit te Shqiperise. Ndaj do te duhet qe gazetaret ta zhbirilojne kete moment, pasi kjo eshte dhe zanafilla e ketij pershtjellimi tragjiko-alergjik.

Nga gazetaret nuk ke se cfare pret sepse ata jane bo me keq se skape bubi skape kur i hedhin ndonje lek ashtu si pa dashje !!!

 

Firma mori tokën dhe shteti nuk na shpronësoi”,

na morën na rrahën aty brenda në makina, më goditën përtokë. Vajza e vëllai më ndihmuan. Mbaj mend që ka qenë edhe prokurori prezent edhe këtë nuk e fal.

Ky i ka thënë të gjitha po kujt ja thotë askush se dëgjon e më e keqja "se kupton" jo më ti japi të drejtë Drejtsia.

zanafilla eshte pak me ndryshe sesa e tregon pali..

shkurt, ky bashke me njerez te tjere  ( familjare, te aferm, fqinje ,te njohur) kane protestuar per arsye se firma turke po punesonte turq dhe jo shqiptare. e verteta eshte qe firma ka punesuar shqiptare po ashtu edhe turq. por keto probleme jane te licensimit, te tregut te punes, kualifikimit etj gjera qe shteti yne nuk e rru fare por  merr leket te jep licensen dhe nuk ke cfare ti kerkosh firmes nga ana ligjore. nje shenim te vogel, ndermarrja turke nuk mund te punesoje njerez te pakualifikuar per vendpune qe kerkon kualifikim.

Paveresisht variantit te mesiperm per zanafillen e ketij sherri, fakti eshte qe keta jane konfliktuar me policine, kane kundershtuar me dhune , kan hyre ne prone private , kan dashur me bo plackitje. per sa i takon, veprave te siperpermendura, keta duhen denuar. mund ti kene futur edhe ndonje akuze shtese per ti renduar, por sa me siper jane te verteta, kane kundershtuar me dhune policine ( kane rrahur shefin e krimeve)  dhe kane shkaterruar prone private.

Pjesa qe na interesonne lidhje me drejtesine eshte mese e vertete . gjyqtaret marrin para per arsye nga me te ndryshmet, per te shpejtuar procesin, per te ndikuar ne masa arresti, per te zgjatur paraburgime, per te zgjatur procese, per te ndryshaur etje etj , pra ne funksion te interesit ehde gjyqtari ndikon ne gjyq. sikurse kane dhene edhe vendime ne kundershtim te plot. sigurisht behen pale me pushtetin. prokuroret jane me pak te korruptuaret pasi vendimi i fundem i perket gjyqtarit jo prokurorit. ne rastin me te keq prokuri eshte bashkepunetor me gjyqtarin. sikurse dhe policia jane ataqe bejne hetimin ne terren. por prokuroret jane me pak te perlyer, edhe pse nuk kane shume mundesi, pasi po te kishin jam mese i sigurt qe nuk do ndryshonin nga gjyqtaret apo ikz opgj polic etj...Avokati eshte sekseri i i kesaj marredhenie tregtare ( pazar) .

kjo gje eshte e ditur te pakten per ate qe eshte perplasur ne dyert e gjykates te pakten njehere. politika nuk ka asnje interes per sa kohe qe gjykata behet pale me pushtetin. pushteti nderrohet, gjykata eshte aty ne krah te tij. ajo qe mediat ( edhe keto te lidhura me politiken, pra kur te marrin sinjal nga politika) dhe publiku mund te beje eshte qe te beje presion ndaj pushtetit qe te merren massa direkte per gjyqtaret e perfshire, prokuroret, policet.nuk ka ilac magjik

Ka një ilaç kontrolli i pasurisë dhe i burimit të saj për të gjithë juristët në sistemin e drejtsisë,  si dhe kontrolli i mënyrës së jetesës sipas ligjit anti mafia. 

Dakort me ty ketu. Dakort jane dhe qeveritaret, por tani per tani ashtu eshte nje qeshtje, po zihen se kush do ti kontrolloje gjyqtaret. Gojet e liga thone qe keto poste paskan edhe rroge (!!!). Ndersa populli (i shkreti popull) po vret mendjen se kush do i kontrolloje kontrolloret...

Ja ketu eshte nje rast i mire per qeverine dhe kryeministrin te zbatojne drejtesine. Nese qeveria kerkon vertet drejtesine, le ta filloje te shikoje çeshtjen e ketyre te varferve qe kane paguar kot se koti, per shkak te sistemit te korruptuar. 

_

Drejtesia eshte e korruptuar, kjo s'do shume mund per ta gjetur. Por, keto aksionet me cimka nuk eshte se luftojne korrupsionin, vecanerisht kur vijne nga Fiks Fare qe dihet nga te gjithe sesa e njeanshme eshte.

Kush na garanton ne se Fiksi mund te kete edhe pergjime te tjera por nuk i nxjerr se jane te prokuroreve apo gjykatesve te partise? (burri i deputetes se PS, Ermonela Felaj, ish-prokurore, bente sekserin per te shoqen kur ishte prokurore, Fiksi kishte nje filmim per te, nuk e dha).

Ku e dime ne se filmimet qe jepen jane te verteta? Jo s'e dua te mbroj dike por shpesh ndodh qe sekseret permendin emra edhe pa pasur ndonje lidhje me persona te rendesishem dhe me pushtet.

Shqip dhe vetem shqip, kjo me duket me shume si nje aksion kooperativist per te vene nen kontroll drejtesine nga Rama-Meta nepermjet shantazhit.

Edhe amerikanet paralajmeruan se qeveria e Rames dhe Metes po kerkon te centralizoje pushtetin gjyqesor dhe prokurorine, ne menyre qe te kete mundesi te forcoje kontrollin politik mbi to.

Qe tani gjykatat japin dukshem vendime ne favor te pushtetit hajdut.

Korrupsioni ne drejtesi nuk luftohet me cimka, por me ligj, me reforma, ne menyre sistemike dhe me angazhim gjitheperfshires.

Ky eshte vetem nje aksion per te kontrolluar drejtesine dhe per te vjedhur e abuzuar rehat, se une s'mund te besoj qe Rama-Meta do luftojne korrupsionin ne drejtesi.

Kush e nxori Meten te pafajshem? A eshte Meta kryetar parlamenti dhe bashke-kryeminister? Po Dritan Priftin? Po akuzat ndaj Rames kush i mbylli? T'ia fillojne nga keto njehere.

Si mer qeka drejtesia e korruptume? Cer bet ju per 8 vjet? I bi qe shteti paskesh qen i rrexum prej kohesh...

Meta ne burg per 700 mije eurot, ndersa Sali Sheqere Berisha ne burg per 4 te vraret ne shesh .

 

pushtetin e keni, leni llafet se nuk jeni ne fushate dhe bejani dosjen Berishes dhe cojeni ne prokurori nese keni fakte, ndryshe mbylleni gojen.

Sali Berisha do shkoje diku, dhe ai vend eshte panteoni i burrave me te mire te Shqiperise. Nje politikan brilant qe i duhet Shqiperise sot e mot.

Meta nuk shkon vetem ne burg, do me vete edhe Dritan Priftin dhe Edvin Ramen.

Meta ne burg per 700 mije evrot, Dritan Prifti ne burg per pastrim parash, Gjusepina ne burg per 960 000 usd bileta avioni dhe 6000 usd ne muaj nafte per makinen. Dhe ta mendosh qe naften e ka harxhuar vetem per 15 dite se ditet e  tjera me letra i bie qe ka qene jashte vendit.

Arben Imamin do e therrasin para krishtlindjeve ne prokurori, nga Llalla, qe eshte promovuar nga legjendari Bamir Topi. Ky do u bjere hakut juve te djathteve, dmth Bamiri. smiley

Ramen duhet ta kishit fut ju ne burg se kishit 8 vjet pushtetin. smiley

Per Sali Sheqere Berisha qe vrau me 21 Janar e la jetim 2 vajzat e Aleks Nikes do behet politike penale dhe do i behet nje favor : te flase cdo dite ne TV.

Mesimi qe do perfitojne mileti : o njerez ja modeli se si nuk duhet ta perfundoni nje jete. smiley

O brim Fylli, po pse familja jote politike nuk bzan fare per ket skandal te gjyqsorit? Merren me 2 mije lekshat e studenteve dhe heshtin si dhjaksa perpara fakteve ashiqare qe nje televizor privat ua plas ne surrat. O qelbesira, o funderina te ereta te shpellave parahistorike, jeni te gjithe si mizat e kalit qe i ngjiten mutit per ca ushqim pa mund. Por ta dini se ate dhjam qe keni krijuar do t'ju tretet shpejt sepse tashme ju ka filluar dieta. Burgu eshte shume pak per ju, biles do te thoja aspak ekonomik. Do tua zhveshim rrobat e teperta prej borgjezi te kamur e do t'ju kthejme ne origjine qe ta fillona nga e para aty tek shpellat apo galerite e braktisura te minierave.

Fatakeqi i LefKOPESE alias Poeti smiley po me ngjason gjithnje me Grande Kaken .Edhe ai e filloi si kaposh me gelasa te vogla deri sa Harriu Grande . Fatakeqi mental Poeti smiley , duket se po i del dore dhe LefKOPESE duke u cfqur pa shkallen jerarkike te Njente -Kapo ....Belldum !

bejani dosjen Berishes dhe cojeni ne prokurori ......,.. pastaj shton nje nen ze ....ne se keni Fakte ....smiley

LefKOPE cfare po ndodh me kopene moj ? Te dolen fare me duket ! Ate Ponin e kam qejf para Berishes .Dhe nje me Rusmali dhe nje me zv Minister i Brendshem qe kercenonte me Garde ...nje si Olli mbaronte me duket ...

Duam Fakte .... Duam Fakte ...Duam Fakte ..

Po c'te te them une zotri . Fakti nuk  dukej .Faktet ishin brenda  ...

LefKOPE e degjon remetin / dalngadal po afrohet shteti .... smiley

Per problemin ne fjale nje ndihme te madhe mund te jape edhe Shoqja Boisa si e deleguar e Partise ne rrethin e Pukes dhe mystekil nga qendra per Fush Arresin !

Rruspat ....

Kompleksi Jon, Tahiri padi në prokurorinë e Vlorës: 

...kryetar i Task-Force për Mbrojtjen e Territorit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.931, datë 09.10.2013,“Për Krijimin e Task – Forcës, për marrjen emasave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin eterritorit” ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Vlorë një Kallëzim Penal lidhur me një godinë në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. 

....i ngeli dinamiti ne dore ketij Lejfenit smiley

Kapo iku kompleksi sepse tani nuk ble me njeri . E para kjo, e dyta eshte se do e vendose gjykata se cfare duhet bere me kompleksin.

Mirepo cdo gje mund te mbuloje Gjykata, por qe eshte ndertuar ne det kete nuk e ndryshon dot.

Ky objekt do bjere me 230 kg amonit*.

* Prodhohet ne Mjekes te Elbasanit e ka kosto shume te ulet. smiley

Kompleksin Jon do ta shperthejne me 31 Dhjetor ora 12:00 PM! Aty do te jem per te shijuar ardhjen e vitit te ri, vit i ringjalljes dhe prospwritetit. 

Kuaz mos me thuj qe kjo do te shkaktoje te njejten ekstaze si seksi se do zhgenjehem. 

Nuk eshte pune seksi kjo, pastaj sikur kemi xhibin qe e mbulon kete sektor.

Sipas materialit te fundit te shperndare nga KLD-ja vetem 9 kryetare gjykatash te shkalles se pare jane te emeruar dhe brenda mandatit.  14 jane pa mandat ose te komanduar.  Shtjefen Lleshi ben pjese ne kategorine e fundit, pa mandat.  Posti i tij eshte shpallur zyrtarisht vakant ne 2012.

Gjykata e Apelit nga 7 gjykata, vetem ne nje prej tyre kryetari eshte me mandat.  

Me pak sforco mund te urojme: I ardhte mandati gjykatave. 

Nje shenim tangjent nga Respublica:

Dhe më tej akoma, fakti që gjykatësit apo prokurorët shqiptarë udhëtojnë me vazhdimësi për të parë ndeshjet e futbollit europian prej shumë vitesh, ka shtyrë shumë kompani udhëtimesh shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë treg fitimprurës. Në shumë prej këtyre kompanive janë krijuar lista të mirëfillta klientësh, të cilëve u mbërrijnë ofertat për vizitat dyditore, ku sigurisht përfshihet edhe bileta e ndeshjes. Si rrjedhojë, ato që disa vite më parë ishin udhëtime individuale, tani janë kthyer në udhëtime të mirëfillta grupi, ndërsa ndodh shpesh që përfaqësuesit e shtetit shqiptar të zhvendosen në “bllok” për një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Fakti se këto ndeshje zhvillohen në mesjavë, pra në ditë zyrtare pune, nuk ka përbërë asnjëherë problem për këtë shtresë, pasi këto udhëtime figurojnë thuajse gjithmonë në dokumentet zyrtare si “vizita pune”. Shqiptari i zakonshëm mund të jetë tifoz i zjarrtë i Juventusit, Barcelonës apo Bajernit; por a ua mban xhepi?

Gazetari i Respublices t'i beje verifikimet, e mos te abuzoje pa fakte per tifozat e Bajernit. Gjykatesit me charter e vdekme qe jane tifoza te Juves, ka shume mundesi dhe te Barces, por ne asnje menyre te Bajernit.  

Nqs jane hajduta, e vdekme qe jane tifoza te Juventusit.

S'e lu topi qe s'jane te Bajernit te Modh sa i Modh (tm Fiqo.)

Tifoza te Juves dhe radha. 

Ka mundesi te jesh tifoz i juves dhe jo i korruptuar?

Nuk e di ku te kam rene ne qafe qe me ve ne poziten jo-komode t'u pergjigjem pyetjeve retorike smiley

Ku eshte e keqja ketu. Shkojne ne Gjermani e Spanje te marrin ekspertize e dituri qe ta sjellin ne shqiperi. Kur jane atje, i thote gjykatesi spanjoll, hajdeni ne bazdite te shikojme dhe ndeshjen se kam dy bileta ekstra? Keta te lodhur nga puna nuk duan, por si t'ja bejne? I thuhet jo atij qe te priti?

E tille fyerje nuk pranohet!!

Tifozet e Barces nuk ngucen asnjehere per te nje ndeshje te me te medhenjeve! Do te merrnin te pakten te tere javen pushim!!!

Ta marrin tere javen pushim, kush do i ndalte, tha. Jane qe jane ne poste vakance. 

Tifozat e Tirones sjon si te Barcelones, e presin bileten dhe per ne ashtu te somes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).