Në dyqanin e aplikacioneve online për pajisjet e Apple (App Store), ka dy javë që është shtuar edhe një aplikacion i ri me emrin Abetare. Ky projekt është punuar nga kompania “Trrak”, themelues i së cilës është Burhan Islami.
 
Qëllimi i këtij projekti është që të ndihmojë fëmijëve të moshave 2-10 vjeçare të mësojnë shkronjat, lidhjen e tyre në fjalë, përvetësimin në shkrim si dhe të luajnë në të njëjtën kohë. Ky aplikacion ka mënyra interaktive të mësimit të shkronjave të gjuhës shqipe, kuize, pjesën për ngjyrosje, mundësi të ushtrimit të shkrimit etj.
 
Po ashtu, kjo është një mundësi e mirë për fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, për të cilët ndoshta është mënyra e vetme për të mësuar shkronjat shqip.
 
Aplikacioni Abetare është i pari dhe i vetmi, i këtij lloji në App Store. Atë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://itunes.apple.com/us/app/abetare/...

21 Komente

Eh, ty s'te jep njeri kredi per kete mrekulli o naltmadhni.

Ja te shofim cfare do thone kur pas qi'ksaj abetare ti te lancosh kurikulume dixhital-zdrukthetare dhe app iSqepare per klasen puntore dhe fshatare.

Bravo kush e ka bere. smiley

sa bo?

Po aq sa t'bo ty te klikosh tek linku. 

qeka karrem dmth... une nuk e haj mo ate te klikumen ke linqet, qy heren e funit qe me doli kulshedra e IT ketu dhe me tha nuk te lejohet te bosh pall nga stacioni ku je ul... smiley

Qyl e ke.  (Dhe pse ben sikur ke ndonje damar gjirokastriti me ket "sa bo"? Anash kulshedres, vrreje te molli i Molles.) 

Edhe na, mos qaj:

Qyl 2, qyl 3.

1) E kerkova ne google Play ket aplikacionin e mollit te Molles dhe nuk me rrezultote... smiley

2) Aj ken teik it, gjer gjys ore pas dreke...

Brrova cunave dhe mbase gocave!!

Per te te kujtuar origjinen* se po rreshqisje ne drejtime te erreta.  Do te te dhimbseshin .99 cent per appin? 

*Ullinj Kanine a te avllise tende n'dac, djath Smokthine, vere Narte, qengj Dukati.

Bravo dhe ne koke te androids.

E vetmja kerkese eshte qe te jete tamam e sagllam, dhe jo thjesht nje grope e zeze memorjeje! 90% e apve qe kam jane te blere.  I qendroj principit te te blerit gjithmone te me te mires. Do ta shof qe sot!

 i lumte Burhanit dhe firmes presitgjoze  Trrak-fak!smiley      

o Burhan, po pse vetem  app  per  IPhone  derman,  po ne  Samsungasit  pse na diskriminoni mo..?smiley
 

samsungasit jan njerez me nivel te nalt, skane nevoje per abetaren me smiley

...

Ajfontarja  smiley

Bobobo, e imagjinoj se cfare abetare do jete, qe kur tek faqja prezantuese shkruhet "kuizi" dhe fjala e fundit eshte "informata"

Jo. Faleminderit!

 

ky dashka me na xhvat diten per diell smiley

jo vetem qe kushton po edhe me humb dialektin tim smiley

Jokes aside, nje perpjekje nga nje patriot shqiptar!

 

Respekte per punen. Permiresohet ne variantin 1.2 pa problem.

jo mo jo, mos e paragjyko.   shfletoje  se te germa  ''sh''  do gjesh   fjaline legjendare:  Shabani sharron me sharre..smiley

tashi, meqense eshte iPhone,  besoj qe  germa A   mesohet me  Apple..smiley

4 germa i kishte falas,  te tjerat ishin prodhim 'plumbi' si dikur smiley

Shronja "D" e madhe e shtypit; shkronja "d" e vogel e shtypit..."Thiu"

Po se more vesh, me thuj.smiley Ose ta shpjegon Idrizi.

Kuizi; gjeje shkronjen A dhe mos e zgjat me smiley ( shume ze te eger, pak si te trashe kishte ) lol. P. S. Na bete me shkarku abetaren. Delete!  

Do na mesojne kalamajte shqip..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).