Sikur të mos u mjaftonte mbretëria e tokësorëve, NSA dhe GCHQ (Agjencia e Britanisë së Madhe) kanë spiunuar edhe universin e fantazisë të lojërave-video - World of Warcraft, Second Life - ku luajnë miliona njerëz nga të gjitha anët e globit. Sipas një dokumenti të 2008, agjentët e NSA dyshonin se grupe terroriste mund t'i shfrytëzonin këto rrjete për të komunikuar në mënyrë sekrete, për të planifikuar sulme, ose për të transferuar të ardhura. Kështu, operatorët e inteligjencës infiltruan terrenin e populluar nga avatarë kukudhësh, xhuxha e top-modele.  Aq shumë agjentë të CIA-s, Pentagonit dhe FBI kishin infiltruar "Second Life" sa për të evituar përplasje me njëri-tjetrin u krijua një grup "dekonfliktsioni".  Me gjithë entuziasmin e madh, ky aksion rezultoi i pasuksesshëm, të paktën në identifikimin apo kapjen e terroristëve.  

Një komunikim i mundshëm në një nga zyrat e inteligjencës në vitin 2008:

- Sir, pa ua ulur vlerën përgjimeve të miliarda telefonatave apo të dhënave në internet, mendojmë se është me interes edhe përgjimi i Second Life. 

- Ide e shkëlqyer.  Cfarë mjetesh infiltrimi dhe buxhet ju duhen?

- 10 arka Coca-Cola, 25 arka Dorito.

 

Përtej përdorimit të lojërave nga terroristët për të komunikuar, agjensitë e spiunazhit kishin dhe arsye të tjera për t'u kushtuar vëmendje.  Në një vijë me shoqata civile që shqetësohen për efektin e lojrave kompjuterike në mendjet e fëmijëve, NSA kishte shprehur shqetësimin se lojërat mund të përdoren për të "përforcuar paragjykimet dhe stereotipet kulturore", duke vënë në dukje se Hezbollahu kishte prodhuar një lojë të quajtur Forcat Speciale 2 .

Sipas një dokumenti, "seksioni për shtyp (i Hezballah) e pranon që loja është përdorur për rekrutim dhe trajnim", duke shërbyer si një "medium i radikalizuar" me qëllimin përfundimtar për t'u bërë një "martir." Pavarësisht nga konotacionet shqetësuese të lojës,"faktori zbavitës " i lojës nuk duhet nënvlerësuar, thuhet në dokumentin e NSA.

Megjithatë Hezballah nuk është e vetmja organizatë që kanë marrë në konsideratë idenë e përdorimit të lojërave si mjet rekrutimi. Vetë dokumenti i NSA e pranon që këtë ide Hezballah e mori nga Ushtria Amerikane.

"Ushtria e Amerikës është një lojë e prodhuar nga ushtria e SHBA që mund të shkarkohet pa lekë nga faqja e saj e rekrutimit" thotë NSA, duke vënë në dukje se loja ia ka arritur aq mirë qëllimit të rekrutimit sa që nuk ka nevojë të përdoret më për atë qëllim, por përdoret për trajnim.

The Guardian

PS: Sikur të mos u mjaftonte universi i fantazisë, "couch-potatoes" rreth e përqark globit do kenë me cfarë të mburren realisht: avatari xhuxh i tyre mund të ketë mundur një avatar kukudh të NSA. 

23 Komente

Dini gje, pergjohet Wartune?

Kur ndodhin tragjedi pastaj, thone: "Pse s'i pergjuat? Per ca i merrni taksat?"

Kur larg qofte te ndodhi ndonje tragjedi, do u thone:

- Po pse mo qafira harxhonit kohen e paguar nga takspaguesit duke luajtur World of Warcraft, dhe leket e takspaguesve per coca-cola e Dorito's?  (Per Dorito's edhe mund te falen, se keto vitet e fundit kane nga reklamat me ydh te Super Bowl.) 

Si dhe:

Games “are built and operated by companies looking to make money, so the players’ identity and activity is tracked,” said Peter W. Singer of the Brookings Institution, an author of “Cybersecurity and Cyberwar: What Everyone Needs to Know.” “For terror groups looking to keep their communications secret, there are far more effective and easier ways to do so than putting on a troll avatar.”

 

Po qe te gjitha lojerat krakohen qe nje jave para se te hidhen ne treg e te blihen nga ata qe mund te gjurmohen, thuaji atij qe e ka thene ate zgjuarsine aty. Krakuesi nuk mund te gjurmohet, e mund te futet nga cdo cep i botes, nga cdo qender interneti arabe, pa u marre vesh kurre se kush eshte, sepse edhe windowsin nga po futet e ka te krakuar. Ke pare shqiptar te bleje ndonje loje deri me sot? Apo windows? Apo programet mijera dollareshe te arkitektures e televizioneve? Edhe ato me dongle, ua gjen crack ne internet.

smiley bukur e ke thene!!!! Edhe une sapo po prefja tastieren per te pyetur Mondes: Pse na e ka sjelle kete prurje pa vend ketu mes nesh?

Lind pyetja, po peshkun ...?smiley

Peshku nuk ka asgje per te pergjuar! Departamenti i Shtetit gjithmone ka folur hapur permes disa antareve te caktuar ketu ne peshk.

Ne fakt kane pergjuar ca kohe, dhe thane- keta vec me 1brime I bien fyellit. Melodia nderrohet kur ka zgjedhje, po vec me Sali e Rame merren nonstop. Nuk jane risk per United States of America. Kane issues vec aty Brenda per Brenda. So u menjanuan nga pergjimet ketu; same shit different day thane, kaq kane takat. Kshu kshu.  Feel free now. smiley

Eh sa gjona nuk di ti... elemti anti-amerikan u lokalizu dhe operacioni u ndermor pa anestezi!!! Ene 2 muj Arvizu, sa te kopsise punet e te medhenjve...

Ti thu e bejne pa pare. Nuk jam kondra, po s'garanton cilesine. Vetem Pjeri do tre analiste per tu zhbirilu. Dhe te plotesojne kushtet dmth, kompesatat zor se e kuptojne.  

ti tirona shume po e kruan, si i thone llafit? ke noi problem? smiley

une te keshilloj qe te mbash nje lou profajl per ca kohe... smiley

Jam mbrapa me normen. Duhet te nxis ca te lulezojne, se ndryshe me iku bonusi i fundvitit. smiley

ne fakt njerzia ka me shume koh ne fund viti... ven ke puna e kalojn bexhin paf... nje nje per vete fap edhe nje per kolegun... dhe e kalojne kohet tuj pi kafe e tuj shkrujt ke midhja pa guacke... smiley

Perderisa ka online  connection... Oh well super Marion se besoj se e pergjojne! smiley 

Bravo ppu per kete sensibilitet qe ka ne faqe te pare.
Hajt ndoshta mund te hetojne edhe fjalet c4 , burg , prokurori , hetim , padi penale, etj etj qe ka mbi 2 muaj qe vetem degjohen ne Shqiperi..

po afron reforma agrare, o Cen...

(rrofsh o Komandanti yne, doli fjala qe na dhe)

Djema, ata jan bo per gjynof smiley Shum nga keta drejtuesit/dirigjentet e sherbimeve te fshehta dhe punonjes te tyre, nuk ka doktor qe i sheron smiley

Po Pjer, eshte nje semundje e mutacionuar e pasherueshme, nje perzierje  e sindromes se  paranojes, survejimit, dhe virusit te kompjuterit.... pritet qe brenda vitit te ardhshem te survejohen mendimet e te gjithe banoreve te tokes.

Keto te NSA paskan pergjuar dhe video-lojen e trajnimit te policise shqiptare! 

I pyetur per kete ceshtje gjate konferences se perditshme te shtypit, zedhenesi i Shtepise se Bardhe tha sot se rasti i Shqiperise eshte thjesht ne kuadrin e shkembimit te eksperiencave bilaterpolicorale, ashtu si kompjuteri i Pjerit per eksperiencat makroekonomike. 

comp i P dihet qe eshte aksesuar nga disa agjenci, dhe jo vetem nje. prandaj dhe ai ben letrat zyrtare.

Mos ja fut kot dmth jemi te pergjuar gjate gjith kohes smiley .Second Life perdoret shume nga antaret e bordit drejtues te IBM edhe Microsoft smiley.. ne nje dokumentar qe kam pare ato i benin mbledhjet tek second life per te kursyer bileta avioni smiley hahahaha 

Si tha nje nga keta humoristet, kete vit s'ka nevoje t'i shkruani Santes, NSA already knows ...smiley 

Do te shtoja qe dihet edhe pa e mendu ju fare. Nuk shkojne kot paret e taksapaguesve. smiley

 

Mos i jepni kësoj ideshë se Kryeministri do i hyjë kësaj pune dhe do na mbyllë dhe faqet e lojërave pastaj. Me sa di unë shumë Universitete me emër kanë filluar ta studiojnë në thellësi tregun e MMORPG duke filluar që nga shkencat sociale e deri tek ato ekzakte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).