Ambasadori i  Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicholas Cannon ka akuzuar zyratë vendorë shqiptarë dhe shoqatat për “Gjakmarrjen” se në kurriz të këtij fenomeni është bërë biznes vizash. Cannon tha dje se në Shqipëri është zhvilluar ajo që ai e quajti i ndustri me gjakmarrjen, një biznes, që sipas tij ka krijuar një i mazh të dhunshëm të vendit në Europë. Gjatë tryezës me temë “Gjakmarrja dhe sfidat e drejtësisë” organizuar në Shkodër, Ambasadori Britanik deklaroi se “OJQ në këtë vend kanë përfituar duke shfrytëzuar këtë temë për të marrë fonde ndërkombëtare. Çdo vit emigrantët përpiqen të kërkojnë azil në vendet perëndimore me historira të komplikuara të gjakmarrjes, shumica prej të cilave unë besoj që janë të pavërteta. OJQ dhe zyrtarët e qeverisjes vendore kanë zhvilluar një biznes me të ashtuquajturat certifikata të gjakmarrjes”. Akuza shumë e drejtpërdrejtë e diplomatit anglez nuk ka marrë një përgjigje po kaq të drejpërdrejtë nga autoritetet shqiptare të pranishme në tryezë.

Në tryezë ishte i pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i  cili garantoi se po hetohet mbi dosjet e vjetra për të identifikuar dhe kapur vrasjet pa autor që janë të lidhura me fenomenin e gjakmarrjes.  “Njëherëzai në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm do t’u bëj të ditur drejtuesve dhe prokurorive të rretheve veriore të vendit, një mesazh që e përcjell nga kjo sallë, se puna e tyre, do të vlerësohet krahas të tjerave, kryesisht edhe mbi forcën kundër krimit të vrasjes e cila më pas gjeneron fenomenin e gjakmarrjes. Tashmë është urdhëruar rihapja e dosjeve të vjetra pa autor, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të autorëve”, tha zoti Llalla.

2 Komente

Po kjo pune ka qene biznes qe kur eshte kriju hasmi i pare besoj.

A nuk ka pasur takse gjaku?

Ambasador, nuk e di t a kane thene apo jo por ne Shkoder kane vra per gjak nje femije perpara deres se shkolles dhe nje prift ne mes te qytetit. Bejini derman atij qyteti me ndonje formule se po shkon per lesh me keto historite e gjakmarrjeve. Edhe ata vellezerit e ish shefit te krimeve po per pune gjaku u vrane. 

Kryetari i Bashkise se Shkodres kerkoi leje per te burgosurin i cili, ne bese te shtetit doli, vrau dy vellezer dhe pastaj iu dorezua shtetit ne Tirane.

P.S. Dhe rri mire e mos e kruj se t`i nxorrem serish studentet e Gjusepines te protestojne ndaj ju britanikeve komuniste.

tani ky ambasadori britanik, ke akuzon, organizatat jo qeveritare, apo autoret e krimeve, se nuk po mirret vesh, apo krijo nje mjergullnaje per ta hedhur topin nga fusha britanike ne ate shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).