TIRANË- Zbulohet një sasi eksplozivi në automjetin e Prefektit të Vlorës që ishte drejtuar në hyrjen e godinës së Kryeministrisë. Një kontroll rutinë nga gardisti në hyrje të godinës së qeverisë konstatoi lëndën e dyshimtë të vendosur në automjetin në pronësi të prefektit Besnik Dervishi dhe një super-aksion policor mbajti të mbërthyer për një kohë të gjatë ambientet rreth e rrotull godinës së qeverisë, stafi i së cilës u evakuua në tjetër ambient.

Sipas informacioneve të para institucioni i Kryeministrisë është vënë në alarm pas një telefonatë rreth orës 09:20 në sallën operative dhe ka dhënë informacionin se në ambientet e Kryeministrisë është vendosur lëndë eksplozive. Forca të shumta police dhe njësia anti-eksploziv mbërriten menjëherë në vendngjarje rrethuan zonën. 

Kontrollet u përqëndruan tek një automjetpranë kryeministrisë. Me pas u konfirmua se lenda eksplozive dyshohet te ishte vendosur ne nje automjet tip Peugeot me targa TR 50 66 N i cili rezultoi në pronësi të shtetasit Besnik Rrapo Dervishi. Ka qenë gardisti roje në hyrje të Kryeministrisë që ka lejuar makinën Peugeot të hyjë në ambientet e kryeministrisë dhe nga kontrolli rutinë  aparaturat sinjalizuan një objekt të dyshimtë në automjet. Pasi ka zbritur drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, gardisti roje ka njoftuar sallën operative të policisë. 

Forcat e xheniere kryen një shpërthim të komanduar poshtë automjetit për të provuar nëse kishte eksploziv në makinë dhe nga kontrollet e imtësishme u vërtetua se në automjet ishte vendosur një sasi e vogël eksplozivi.

Gjate ketij operacioni, policia bllokoi qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe kontrolloi të gjitha automjetet e parkuara anës rrugës. Në vendngjarje mbërriti edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  si dhe Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me një grup Prokurorësh. Kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe ministri Sajmir Tahiri ndodheshin në ambientet e Kryeministrisë. 

83 Komente

alarm fals bre, mos u alarmoni smiley

mos perhap panik , ku di ti se eshte alarm fals..

Kryeministrin e kemi n'Itali,sano e salva,kjo ka rendsi. smiley

pjeter, thua te jete edhe ky aksion tip "fshehim pushke ne kishat katolike" si alibi per te arrestuar prifterinjte..smiley

e mo Belul e,je ba me hije kto kohet e funit dhe s'ke faj,c'a s'pritet prej ktyne. smiley

e shikon qe duhej ai muri rrethues i kryeministrise....smiley. hajde, harxhoni leke prape tani, me kangjella e mure si masa sigurie per kryeministrine..

ja kur ta ndertojne perseri , tani sesi hy makina deri aty , lihet aty , as pytet as i kerkohet llogari shoferit pse e le makinen , keto specilistat e dine smiley

Bomba ne Ambasaden Sovjetike? 

c'do tallen leshte mire me keta amatore.

po ne c'kusur kemi 

Oops! Tani do ta kemi te sigurte statusin per kandidat.

"Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli."

mbreme ne mesnate, ishte sinjalizuar Imami me nje pakete TNT ne dore (jo DHL.smiley) andej nga rruga e kryeministrise...

U mblodhen...

 lexova lajmin në Balkanweb, u tha nuk u gjet asgjë, më vonë po i njejti burim thotë u gjet 200gr l plasëse...këta po tallen, po lujanë me nervat e popullit....për të treguar se janë të aftë...

E kanë bërë vetë, klyshët e ish sigurimit, në respekt të parëve të tyre.....

Jane bo me keq se eterit, o Mat. Tani duhet me thon "eterit e bijve".

Nuk u shkulka kjo fare e keqe!

PS. Megjithse Bradi edhe dy muj jete iu ka parashiku. S'osht per t'u merzit, dmth.

Te shofim tani.

Do perpiqen te kthejne 1998-en. E bejne ngaqe po u shembin krimet ne Vlore. Ja se kush i paska vene dinamtet e tjera neper vlore. Ata qe vidhnin tokat e vlores per te bere pallate. Shpresoj qe shteti te mos bjere pre e mafias se sales kete here e te tregohet i forte.

Bla bla shko pi caj kamomil mos qetesohesh
 

sikur po ngutesh, se ne Vlore socialistet kane mbi 10 vjet qe bejne ligjin! keta i kane dhene lejet e ndertimit si u ka dashur qejfi, pa bere asnje dallim te majte te djathte, kjo duhet thene, kriteri i vetem ishte kush jepte leket! nderkaq, po keta socialist nuk ngurronin te fallsifikonin edhe dokumentat e shtetit kur e deshte puna. disa nga keta i kane dosjet ne prokurori tashme.. emrat besoj i dini vete.

Makina a kishte shofer, apo ishte me telekomandë? Ku vajti shoferi?

hahaha. Po perpiqem te gjej lidhjen logjike te kesaj qe ke thene, por aha...

Oficerët e Gardës së Republikës(e cila do të shkrihet si e panevojshme) i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë.(E thotë vetë lajmi)

hahaha. ca po thua o njeri? edhe?

....dhe janë më të pa aftë se etrit e tyre, duan të mashtrojnë, por nuk dinë, zbulojnë vetë mashtrimin e tyre...

i qepin arnat me pe te bardhe. dallohet nji km larg, pa hy te zogu zi ala.

cfare mashtrimi?haha ore, e njeh njeri kete tipin? Eshte gje i thare nga trute, se me duket se po harxhoj bandwidth kot.

xhaelga eshte antar i nderuar i blogut, njeri i ndershem dhe i persekutuar nga monizmi, me nje rreth shoqeror solid, si edhe poet. per kete dal une garant.

aha, ok. smiley

Makina u pikas nga roja vigjilent që kishte 200 gr C4, shoferit dhe pasagjerit ju tha ikni ju qorra, u dha alarmi u bë super aksion, kush akuzohet, kush u arrestua?Makina qenka e prefektit të Vlorës...rezultati? NUL

Tash, ty po t'vjen keq pse s'shpertheu,a si e ke hallin? smiley

ore, po e kupton ku do te dale ai me kete? se une te betohem qe s'po e marr vesh se ca po thote. Po thote qe roja gjeti eksplozivin dhe e ka fajin roja, apo si? ne c'kuptim e ka ate? hahaha

Kam shkruajtur shqip or mik, lexoi pyetjet, nuk është faji im se ti nuk kupton mirë shqip....

Mato,makinat kontrollohen me pasqyra nga poshte per eksploziv.Keshtu operojne kompanite e medha para se t'kalosh gardhin e tyre,ne KM noshta ka mjete me te sofistikume.Oficeri ka pikas ate gjene dhe i ka kerku drejtusesit te largohet,pse po habitesh?

Muhabet Kandahari.

. E bukura eshte qe sa here ka pasur telefonate ne 100% te rasteve kane dale te rreme. Por ama kur ka pasur shperthim, asnjehere nuk ka pasur telefonate perpara.

C'telefonate, o njeri? Je mire ti? Kush tha telefonate? Ia gjeten poshte makines, sepse i bene kontroll ngaqe hyri tek kryeministria. Per ca telefonate fantazon? ncncnc, sa rende ky.

Veprimet 

Fillimisht u tha se kishte qene nje telefonate anonime e mberritur ne sallen operative ka vene ne levizje strukturat e policise, qe kane mberritur ne kryeministri, duke bere rrethimin e zones dhe duke urdheruar evakuimin e punonjesve.

Personeli u zhvendos qe nga ambientet e godines, ku nderhyne forcat perkatese per operacionin e rastit.   

Menjehere forca te shumta te policise kane nisur punen, ne veprim jane vene edhe qente antieksploziv, diktues te lendeve te tilla. 

Ta tha peshku e faqet si peshku, jo kryeministria dhe as lajmet serioze.

Me pelqen reagimi i PD-se per kete ngjarje,nuk te zhgenjejne kurre...hallall smiley !!

Ore ,perse e perdorni Mato JU ?

Ne respekt te atij nuk duhet ngaterrur ai me cdo lloj karafili qe vjen ne Bllog me nik Xhelal Aga ne vitin 2014 si me qene Anadollak ..Ky eshte nje vrime fyelli ,ne fyllin e LefKOPESE ,  asgje me shume qe pretendon se flet shqip nga Anglia por kujton ATA qe shin me te vertete BURRA ...dhe janë më të pa aftë se etrit e tyre, duan të mashtrojnë, por nuk dinë, zbulojnë vetë mashtrimin e tyre..

Te ishte Mati ( i vjetri ) do kishte thene ... Or Shoq . Burre ka kene njaj Afmetja e jo kushdo !

Ku ngjasimi me Matin? Apo doni me kompromentu figura te rendesishme te PPU me karavidhe Angliet ?

Shteti ra. Rrembeni Tritol ......do recitonte Poeti smiley   ose fatakeqi i Left - GOPESE !

Eh nuk ke qenë ti kapterro në Tiranë, se të ishe ti as gjethet nuk lëviznin dot...

Mati eshte, Idris. Po pse kjo duhet te kete shume rendesi? Ai nuk e fsheh identitetin, si shume veta ktu. Ka integritet. dashurine per Zogun e ka krahinore, sic une psh nderoj Ilir Meten. Nuk shoh te keqe.

Prandaj them se nuk eshte Mati....Nuk ngaterrohej njaj me cdo lloj historish me C4 apo C5 .Me lepuj ne K/Minstri apo Ministri .Njaj Mat or tie , shifte kado Burra me mustake si njaj Afmetja , qe si tutej atentateve edhe ne Parlament e jo ma me ju trem do ciu ciu qe u vejne dhe numra mrapa 

Kishe qejf me e pi nji Kafe burrnore ne Klub te fshatit sado mekene cmimi . Ky me xhelal aga eshte si grate e liga ...melodie e prishur e Left -Gopese smiley Ky e pin kafen me cdo gru lagjje !

Ky me xhelal aga eshte si grate e liga ...

Idris a nuk te duket se po i hyn ne hak xhaelges!

Ai me te vertete qe politikisht ndodhet ne krahun e kundert por gjithnje ka qene parimore dhe i permbajtur ne komente. 

Secili te veten .Une flas per burra , qe kishte lezet Kuvendi ne Blog .Ty nuk te kuptova per ke flet ! Po qe per kete xhellal agane une kam kemby vetem NJI here , kur shau si grate e Liga ! Ku ja ke pa Parimorin ti z.RONI !

PD : e ka vendosur vete Dervishaj per te bere show qe te heqin vemendjen nga taksat.

Kemi informacione te sigurta tha ish prefekti i Tiranes, deputet i PD-se.

Lexokan peshkun dhe kujtokan se keta ketu jane opinion popullor. smiley

Kane nje mendje... Ose me mire jane nje prerje.

Me 35gr dun me e more ne qaf kministrine kta? Tna rrujn trapin. Edhe kur dun me bo keq pabuksa ngelen. 

Duket se Dinamiti qe po perdore Rilindja per rrezimin e Pallateve po vidhet dhe po ju vihet poshte makinave te prefekteve drejtoreve shefave dhe gjithe kupoles rilindase... Kjo nuk eshte gje e mire . Rilindja ka nxjerre Dinamit ne tregun e zi. Pa takse.

Ore, ishalla s'i fusin prape ne cadra e stilolapsa thuaj, se keta te PSs edhe kete e bejne. Te pakten keshtu thoni ju komunistet e PD.

Latinet na kane mesuar se tandem cum animal sentit iram*

*Bisha kur e ndjen fundin terbohet 

TIRANE-Nga 162 vepra arti që Galeria Kombëtare iu ka dhënë institucioneve të ndryshme, paraprakisht të paktën 25 dyshohet të jenë zhdukur! Hija e skandalit rëndon më tepër, kur kemi parasysh se fatkeqësisht, të gjitha kanë humbur në institucionet më të larta shtetërore. 

Nga dokumentacionet që “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë në Galeri rezulton se 10 vepra janë zhdukur nga Kryeministria... 

Kto te PD-hit gjithmone pikturen e kan pas pike te dobet!

 

 

T'u lodh docka te sillje dhe pjesen tjeter te artikullit?

Ajo çka e bën më të vështirë identifikimin e fajtorëve për mosgjetjen e kësaj trashëgimie është fakti që pikturat u janë dhënë dikastereve të ndryshme para 20 e 30 vitesh.

Hahah... it is more fun if you blame it on Sala...

O gjembi po pse ti mendon se une harxhoj kohe te lexoj gjithe lajmin? Une lexoj titulin, e sjell dhe pastaj detajet i marr vesh ktu nga komentet.

hajde gjembi hajde! smiley

Je i madh! smiley 

P.S. Sala e ka fajin gjithsesi.

tashti, gjembi rrolet tona jane te mire definuara: une mundohem tja hedh gjithe fajin Saliut kurse ti mundohesh ta cfajsosh. 

ore po te kishin pritur sa te behej bollanua prefekt,se atehere c4-venesi do te ishte bere hero kombetarsmiley

Ne fakt edhe une nese do te doja ti beja presion Rames, do vendosja eksploziv te makina e Besnik Dervishit..... smiley

...ne nje kohe kur Rama s'eshte as ne Shqiperi, lere me ne kryeministri.

Edhe komentuesi i katit te dyte ka mesu me bo propagande me mire se kaq. Do kene lene ata cerrat fare tani te merren me kete pune smiley

Epo njerezit e rinj duhen stervitur, duhet te bejne dhe praktike diku.

Ku eshte cudia ketu?  Konomi u vra me eksploziv ne makine.  Para pak javesh rektorit te Universitetit te Vlores i shperthyen makinen me eksploziv.  Gjikes nje makine, Kollozit ne pallat.  

Dy hajvaneve para ca ditesh ne Tirane u shpertheu eksplozivi ne makine, njeri prej tyre u plagos rende.  Kur policia beri kontroll ne shtepite e tyre u gjenden nja 100 fisheke, eksploziva dhe mjete te tilla te ngjashme per te kaluar kohen e lire ne menyre te bukur e te kulturuar. Raste te tilla ka gjithendej ne Shqiperi.

Ku eshte cudia ketu?  Eksplozivi sheshit, me kollaj gjen eksploziv se nje kile sheqer per bakllava festash.  

exploziv gjen, por jo kushdo e ndermerr nje akt te tille mafioz ( me tere kuptimin e llafit)...ja ketu eshte cudia!!!

Dmth Monda ne Vlore paskan #kulture dinamiti? smiley  Se andej eshte dhe shprehja e famshme: He moj erresire, me ca i ke krehur leshrat, me Dinamit?

e beri gjithe miletin ushtar, Monda....

Mire.  Mbase s'te besohet ty, por nuk po komentoj me ndonje kenaqesi perverse per kete situate. 

 vrasja e Skerdit ishte makaber!!! Ajo qe po ve ne dukje eshte tjeter gje ( nuk po  gjykoj ndjenjat e tua, askush me 2 pare mend ne koke nuk mund te paragjykoje se si ndihet dikush qe nuk e njeh)... menyra e te menduarit eshte dicka tjeter!!!!

Dmth une me menyre time te te menduarit po shpik incidente me eksploziv qe ndodhin rendom ne Shqiperi? 

Pervec te siperpermendura, nje kerkim i shpejt se s'kam kohe per me shume:

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?I...

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/s...

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/e...

Si dhe, para tre muajsh nga Ambasada amerikane:

Sulmet mafioze me eksploziv në Shqipëri po shqetësojnë Ambasadën amerikane në Tiranë. Në një mesazh të publikuar në ueb-faqen e saj, Ambasada SHBA’ve këshillon qytetarët e saj që punojnë në Shqipëri që të jenë të kujdesshëm se ku i parkojnë veturat e tyre, ngase, siç thekson, sulmet me eksploziv pos shtohen dita ditës.

incidentet me elsploziv nuk jane incidente te rendomta ( larje hesapesh se me pe me inat), por te mireorganizuara dhe mafioze! Po loz me llafe...e leme kete muhabet! 

Jo, s'eshte vetem ne Vlore.  Por kur vritet nje gjyqtar ne mes te dites me eksploziv dhe dy vjet e ca me pas s'ka fajtor akoma, kur vritet agjenti i Shish-it qe po hetonte ngjarjen, c'i pengon njerezit e thjeshte t'i zgjidhin hallet me nje dore dinamit?  

Ne ndonje diskutim tjeter sinqerisht qe do kisha qeshur me batuten tende, por meqe m'u kujtua Konomi dhe e kam njohur, s'mundem. 

Te kuptoj shume mire. Ka shume krime ne Shqiperi qe s'duan t'i gjejne autoret.

Prefekti ishte brena??? cope-cope keto lajmet!

Neser ne dreke bum bum pallati tek uji i ftohte.

Duhet me qene atje qe ne oren 12 per ta pa. 

Faleminderit qeveri qe ben spektakle me buxhetin e shtetit 

s'besoj te kene rene kaq poshte....

edhe dicka tjeter, kur ke kaq aftesi te ngjizesh teorira te tilla,  duhet te shkoqitesh te  pakten 1a 2 arsye qe te marrim vesht se cfare ke dashur te thuash...smiley

Ti duhesh fute ke ata qe taposin vrimat me balte pas futjes se kallepit . Pa ne ps dhe ca para me shume per nje qe Tapos Vrimat .

Su ngope me njemije e nje shpjegime per shqetesimet e PD-hit per PS smiley plus njemije e nje Niker Nikerve !

dhe ne qe themi pse sna japin statusin kta legenat e evropes.

I vihet dinamit ne 2013 nje prefekti, dhe kjo gjehet brenda kryeministrise. Shyqyr qe splasi ne te vertete, por gjithsesi sa per PR, plasja u be.

Dhe per me keq, gjysma e peshkut e sheh kte si paramilitare dhe komuniste, dhe se si na nxjerr neve kjo ne 2013 (fund 2013-e), eshte per te qare me oi

Siç duket nga artikulli, lenda eksplozive, ishte vendosur per prefektin, jo per kryeministrine, mirpo se pse artikulli i meshonte sikur bomba ishte per kryeministrine, kjo nuk kuptohet. Mundet te jene lojra, per ti rritur vleren kryeministrit, spektaklet vazhdojne me nje fjale, por mundet te jete edhe noi hakmarrje ndaj prefektit, dhe ketu dalin pyetje te shumta, se; kujt i ka shkelur ne kallo ai, pra kujt i ka prishur interesat ekonomike, apo per ç'pazare behet fjale, etj, etj. 

Paralajmerim i paster!

Kush jeton ne Itali dhe i ndjek nga pak kronikat qe lidhen me mafian besoj e kupton menjehere domethenien.

Eksplozivi nuk ka pasur per qellim, mesa duket, te demtoje njeri.  

I vendosur ne makinen e Dervishit (prefekt i Vlores, shume i ekspozuar keto dite per ceshtjet e shpronesimeve), diten qe ky do te shkoje ne KM, jep nje sinjal te forte dhe te qarte: kercenim ndaj shtetit!

Cfare maskarenjshe , po dhe keta mo  dinamit...ketu...dinamit atje...po prishini ato te shkrete pallate me Fadrome , jo per gjo po shikohet kur do me i fut Fadromen makines poshte.

Mundet te jene lojra, per ti rritur vleren kryeministrit, spektaklet vazhdojne me nje fjale, por mundet te jete edhe noi hakmarrje ndaj prefektit,

...vetem ti ja dobiclleqet ketyne komunistave  o Pjer 

“Zbrit pak sa të heqim tritolin që të vendosëm”. Me këto fjalë personeli i Kryeministrisë i është drejtuar Prefektit të Vlorës, i cili është drejtuar më pas për t’a parkuar makinën në vendin ku edhe shfaqja do të kishte më shumë vlerë, në hyrjen kryesore të Kryeministrisë. Aty janë ftuar kamerat që të ndjekin direkt shfaqjen.

Një inskenim teatral qeveritar“Sot në mëngjes, qytetarët panë ndërtesën e Kryeministrisë të rrethuar me shirit: ‘Ndal zonë krimi’. Pas 3 orësh hetimi para kamerave rezultoi se vetura që tronditi Kryeministrin ishte e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ku sipas policisë, eksplozivin e zbuloi Garda.  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).