Sonte, më 1 dhjetor, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencën e jashtëzakonshme për media, me ç’rast e shpalli fitoren e Shpend Ahmetit në garën e balotazhit në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari i shtabit zgjedhor për Prishtinën, Dardan Sejdiu, tha se Prishtina u bë qytet i qytetarëve për qytetarët. Ai i falënderoi vullnetarët, komisionerët, qytetarët e Prishtinës që treguan një solidaritet të pashoq, që treguan një gatishmëri që edhe përkundër motit të keq, të dalin në numër të madh dhe ta bëjnë të mundur këtë fitore të të gjithë qytetarëve.

“Prishtina do të jetë e të gjithëve, pa dallim partie, por e qytetarëve dhe për qytetarët. Prishtina do të jetë shembull se si duhet të qeveriset”, tha Dardan Sejdiu. Ai bëri thirrje që procesi të shkojë në rregull deri sa të përfundojë numërimi i plotë, por theksoi se ky rezultat nuk ka kthim.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se është në rrugë të drejtë dhe në këtë rrugë ajo do t’ia kthej qytetarit besimin në politikë, që aq shumë ju ka munguar. (Lëvizja Vetëvendosje!)

___

Në bazë të rezultateve pothuaj 100% të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në shtatë komuna, kurse Partia Demokratike e Kosovës në pesë. Nëse llogariten edhe roundi i parë, del se LDK-ja në garën për kryetarë të komunave ka fituar në 10 komuna të vendit, kurse PDK-ja në nëntë. Por, ç’është edhe më keq për PDK-në, pos Prizrenit, ajo ka humbur komunat e mëdha si Peja, Gjilani, Ferizaj dhe Mitrovica, kështu që PDK-së nuk i ka mbetur për t'u mburrur me këto zgjedhje. Ajo ka humbur edhe në Malishevë, Lipjan, kurse ka fituar në Klinë dhe Rahovec. 

AAK-ja, ndërkaq, e ka humbur Pejën, Suharekën dhe Rahoveci, me të cilat ka udhëhequr në mandatin e kaluar, ndërsa e ka fituar Obiliqin. AKR-ja për herë të parë ka fituar dy kryetarë të komunave, në Gjakovë dhe Mitrovicë, por shumë analistë mendojnë se të paktën fitorja në Gjakovë është meritë e vet kandidates së saj Mimoza Kusari-Lila, e cila tashi edhe zyrtarisht do të jetë gruaja e parë në krye të një komune. (Koha Ditore)

185 Komente

Shume shume shume urime smiley

Do kisha pas shume qef te isha sonte te pedonalja e Prishtines. 

Paaah cfare lajmi! Hajd urimesmileysmiley

Prishtina u bë qytet i qytetarëve për qytetarët. 

kam besim ke shpendi.me shume kam besim ke prishtinalit qe kane edukaten me te larte qytetare nder shqiptare.

Emertimet dhe perkufizimet per tema te tjera! Te ishte ashtu e gjithe popullsia shqiptare do kishte emigruar ne Prishtine! smiley

Prishtinalinjte vete po largohen prej aty - pra i bie qe zgjedhjet jane bere te mundshme vetem ne saje ose 'bash prej atyne prej rrethinave a katundareve' smileysmiley

Urime Kosova dhe bravo mire qe i tregon shqipareve te te gjitha trevave sesi duhet te dine te bejne zgjedhjet e duhura kur vjen puna se kush i perfaqeson.

nuk e njoh fare,  sidoqofte  perderisa po e  uron peshku  duhet te jet ngjarje e mire.smiley   po e uroj edhe une pra..

  ..urime Shpend, pune te mbare!smiley

eshte djale per se mbari, i qete dhe i thelle, nga ata njerez qe te ngjallin siguri.

kosova do ja kaloje shqiperise, kane zemer dhe mend, ne andej s'na ka mbetur as njera as tjetra.

Ka shume arsye pse, mbase dhe fakti qe Kosova nuk doli nga lufta me nje shoqeri te polarizuar thelle si ne Shqiperi pas 1990, po eshte e rendesishme fakti qe edhe pa VV jeta politike atje ka qene shume e larmishme deri me tani. Megjithe perpjekjet e Thacit kete vite, as ai nuk ka arritur kurre te dominoje plotesisht jeten politike atje. 

Dhe ekuacioni eshte i thjeshte pas kesaj, politikan me pozita te dobta -> mundesi me te pakta per korrupsion e kapje te burimeve ekonomike -> zhvillim me i madh. 

po ajo dihet, kane patur serbet mbi koke por te pakten ishin te lire te leviznin ku te donin, te shpreheshin si te donin, kishin pronen e tyre.  dulla ju ndrydhi trurin shqipove, aq keq ja u ka bere sa edhe sot e shikojne si komandant.  i la dhe troke pa prone dhe pa gje.

dhe kurti ne fund te fundit eshte prodhim i nje shoqerie te lire ne nje fare menyre.

Enveri, Enveri e ka fajin

Une e di qe ti e thua me te qeshme, dhe as nuk dua te vazhdoj debatin e meparshem e as me pak te justifikoj keto 23 vjet me Enverin, por fatkeqesisht eshte e vertete qe institucionet politike kane inercine e tyre qe eshte e veshtire t'ua ndalesh. 

Dhe ndarja e thelle bipolare ne Shqiperi eshte edhe per shkak te Enverit. Fakti qe Kosovaret nuk kishin nje Enver qe ti polarizonte qe ne fillimet e shtetit te tyre u ka bere mire. 

Fakti qe Kosovaret nuk kishin nje Enver qe ti polarizonte qe ne fillimet e shtetit te tyre u ka bere mire.

Enveri na bashkoi o zoteri, na beri te gjitheve viktima dhe bashkafajtore. Une nuk di ndonje figure me perbashkuese se Enver Hoxha...pervec Skenderbeut. 

Alba1 jo vetëm që kanë pasur serbët si pushtues a kolonizator por dhe regjimi ka qenë diktatorial mundohesh kot ta zbukurosh.

Kurti është një ish i burgosur politik i asaj diktature.

E ke gabim qe thua Kosova s'ka dale nga lufat me shoqeri te polarizuar. Partite e reja te pasluftes (te Thacit dhe Haradinajt) e kane sulmuar keq LDK-ne, ne menyre ekstreme - madje edhe i kane vrare antare e drejtues te saj.

ndofta nje  arsye  tjeter pozitive per Kosoven eshte qe  shteti dhe pushteti atje jane akoma nen  vezhgimin e rrepte te  autoritetit  nderkombetar.

jo mo belul jo, po vine nga nje shoqeri e lire me njefare prone. shqipot dolen nga komunizmi ku therret qameti. kur vune ca prone, vlerat morale u ishin shkaterruar. shiko ne c'derexhe eshte katandisur vendi.

mire alba dakord, por edhe Kosova kishte hallet e veta specifike.. p.sh mbi 10 vjet nuk kishin  aspak pushtet  ne vendin /shtetin e tyre..    e natyrshme qe  pas renies se regjimit te  Milloshevicit,  te krijohej  nje vakum  dhe mungese pervoje   dhe mendoj  nderkombetaret  ndihmuan ta kompensonin  kete, kuptohet me vlera  demokratike-prendimore..

liria eshte gje e madhe Belul, atyre ju ka munguar, por dhe e kane patur lirine e te shprehurit nga ana tjeter. sensin e reagimit, kundershtimit, por dhe te gezimit e kane shume shume me te zhvilluar se ne. Kjo shpjegon pse jane fort ndryshe nga ne ne komunikim, perceptim, dhe lirshmeri. Jashtezakonisht me te lire se shqiptari i sotit. Jane soji qe nga burgu qe kane bere, kane zene mend, jo si ne smiley

Por i myten hajnat, po e shesin kosoven per dy euro. Ama ata e cojne koken.

te shofim si do ti veje filli

 

e thjeshte o Belul: atje nuk ka pasur trashegimtare te lidhjes komuniste te Kosoves. Pas renies se regjimit komunist, partite politike qe dolen nuk kishin asnje lidhje me ish partine komuniste te Kosoves. LDK dominoi per shume kohe, deri ne vdekjen e Rugoves dhe pastaj loja u hap me shume me krijimin e partive te tjera qe kishin peshe ne elektorat.

Megjithate mbikeqyrje nderkombetare politikanet e tyre ia dolen mbane te behen pashallare.miliona euro saraje hareme ,kot nuk tha ai babloku :kosova eshte turqi...

 

Ec aty ! Bravo Kosova!!

eshte e quditeshme , keto fitore te perkujtojne festen dhe entuziazmin pas  intervenimit te  Natos dhe perfundimin e luftes ne Kosove 13 vite me pare .pra lirin e popullit .

Kaq e okupuar te jete ndjere kosovari keto vite !?

Entuziam normal, por do prisja perfundimin e mandatit etj per te dhene nje vleresim. Servirja e politikes ne formen me te bukur te saj  - e sidomos shqiptare smiley me ben kurioz edhe me shume. 

fushate behet ne poezi, qeverisja ne proze thone. Tani ky ka rastin te tregoje se cdi te beje, ndryshe nga shfaqjet kshu cool por qe s'jane per pushtet. Eshte zor te behesh parti pushteti. Ky kerkoi pushtet ja dhane, te shohim se cdo beje.

Dhe une jam e ngazellyer nga fitorja e shpendit (edhe pse ky i fundit sma ka mush menjen asihere) . Me vjen mire qe qytetaria ka folur ne Prishtine, cka s'mbahet mend te kete ndodh ne tirane, ku na mbyten votat e blera, apo te dhena per trafik interesash, per urrjetje krahinore, per inate te vogla dhe cmira.

Hallall Prishtinalinjte ! Kane votu kundr hajnave, dhe jua kane dhene voten djemve te tyre te rinj, aktive, te shkolluar, te palekundur, te perkushtuar, dhe atdhedashes qe kane vite qe punojne si milingona duke grumbulluar pak e nga pak gjersa kane arrit ktu.

Sa per V.V. , tash ka rastin te tregoje veten, nese do punoje sipas asaj qe perfaqeson apo do ta llije muhabetin. Gjithesesi qytetaria e atjeshme ka per ti ushtru presion, kjo eshte e sigurte.

Urime Shpend mandatin me votat e lira dhe te pastra te qytetareve(*) te prishtines !

(*) qytetareve ama, se ne kosove katunari e ka myt krejt vendin smiley

naten e mire

Dita e sotme ndryshoi drastikisht harten politike te Kosoves.

Fitorja e Shpend Ahmetit nga 30% ne raundin e pare ne 51% ishte jashte çdo parashikimi!

Eshte hera e pare ne historine e saj qe Prishtina nuk do te qeveriset nga LDK.

Shpendi eshte njeri i ndershem e punetor, djale Harvardi, me vizion per te ardhmen!

Poashtu, fitorja e Znj. Mimoza Kusari ne Gjakove ne vetvete eshte historike jo vetem per faktin qe eshte femer, por sepse fitorja e saj perfundon edhe kapitullin e nje qeverisjeje klanore e mafioze ne tere rajonin e Dukagjinit.

Urime Kosove!!!

nuk ishte fare jashte cdo parashikimi.

ishte muhabet i marum !

Keto zhvillime kane ngjalle shume shpresa te qytetaret. Befasi shume e kendshme gjithsesi smiley

Eshte nje fitore e kandidatit si kandidat jo e VV. E kane ndihmuar votat e partise se Thacit dhe partive te tjera qe kane shkuar kunder Isa Mustafes pasi ne raundin e pare vetem 30% kishte Ahmeti. Sdq. me mire ky se partia e Thacit qe ne Prishtine ka qene jashte loje. Gara ishte ndermjet Mustafes se LDK dhe Ahmetit te VV.

Tani eshte rradha qe Albin Kurti te largohet nga drejtimi i VV pas renies drastike te votave ne shkalle kombetare dhe lider i VV te behet Shpendi.

Sa mire qe flet per nderrime kryetaresh ti per partite e tjera, po kur Berisha e shkaterron partine e tij, ty te duket normale qe te vendosi nje kukull per kryetar e te vazhdoje te bej liderin defacto ne parlament. 

nuk e besoj poet ! Albin Kurti eshte dhe mbet lider i Vendvendosjes. Vizioni i tij  solli ne skene  Shpendin, 

Eshte Albini qe permes  Shpendit, qe  shenon nje fillim  epoke te re ne politiken kosovare .epoken e nje klase intelektuale .

( keshtu e kam te ndime nga miqt kosovare )
 

dafne, nese Albini nuk iken ai ben fiks ate qe ka kritikuar kryetaret e partive te tjera dhe une nuk kam ndonje shprese qe ky do ike edhe pse e ka ne status vetem dy mandate si kryetar. Pushteti eshte motivim i madh, edhe me shume se paraja, prandaj Kurti nuk ndryshon shume nga Thaci apo te tjere.

VV ka renie te madhe te votave ne rang kombetar, me keq se disa parti hajdutesh dhe te korruptuarish, pse nuk merr pergjegjesi Kurti? Duhet te behet rregull, kur humbet zgjedhjet ose per partite e vogla kur te ulen votat, lideri leshon vendin.

Sa per klase intelektuale, he tani se intelektuale kane qene te gjitha ata qe hyne ne politike ne 90 ne Kosove. Me Rugove, me Demac, me Fehmi Agan etj., intelektual ishin.

poeto , e kupton ti cdo te thote te te mirret Bastioni ? eh , ai u fitua -shtrirja eshte e lehte pastaj (sipas llogjikes time )

2. e dine ti cila ishte deri dje struktura e politikes kosovare , jo ? - ta them Une .( se prap me te ndine nga miqt atje e kam )

Perbehet nga politikanet e lindur nga krahu i luftes qe deshmi intelektuali kane vetem diplomat fallso te blera ne Univerzitetet e Tiranes ,dhe ish komunist te dalur nga Ldk e kohes se Rugoves hiproktit e jogo qe per nje cope post o te mire materiale dhe me djallin lidhin pakt  .

p.s. nuk eshte qe ndjehem sipmatizante e ndonje partije ,as qe parapelqej politiken aq me shume'' alla shqiptare'' ne pergjithsi  , por di nje gje te vetme, qe e vetmja parti ku shtresa e re intelektuale mund te shprehe idet dhe kreativitetin e saj  eshte Vetevendosja , tjeter zgjidhje nuk kane atje , ( sa kuptoj )

hahahahaaa..une s'e kam me te nigjume, e kam me te ndjekur rregulllisht politiken e Kosoves. Eshte fakt qe VV ka renie te votave, pse ndodhi kjo? A nuk duhet te mbaje pergjegjesi lideri?

Prishtina u fitua sic thashe sepse e kane ndihmuar partite e tjera Shpendin. Per Thacin me mire ishte te fitonte Shpendi, pasi godiste Mustafen qe eshte rivali i tij i drejtperdrejte per kryeminister.

Struktura e politikes kosovare perbehet nga i ashtuquajturi krah i luftes, qe eshte ashtu sic thua ti, por edhe nga krahe te tjere, qe kane pasur vizion e jane njerez qe gezojne respekt. Nje nder to edhe Mimoza qe fitoi ne Gjakove.

VV eshte parti cool dhe kete e shoh me rrezik une. Nuk eshte parti per pushtet. Terheq naivet qe ju duket ndonje gje e madhe pse dikush ve shall apo degjon rock.

VV eshte edhe parti pa nje elektorat stabel te vetin, prandaj edhe humbi vota keto zgjedhje. E di se kush e mbeshtet VV? Cegevaristet dhe njerez me bindje fetare, ka edhe nacionaliste brenda saj. Te bashkosh keta eshte gje shume e veshtire.

Nuk shkohet gjate me mesimet e Zhizhekut.

e pra nga ajo qe thua, e percjell rregullisht ( ?) del qe, o vizionin e nje analisti  e ke te cunguar , o je aq naiv qe i beson demagogjise .

tjeter konkludim per rastin tet, nuk di te jap Une ?

p.s. zakonishte kur shkruaj ,Une nuk qeshi ..

smiley

Si duket do jetosh me shume o poet; ma more Zhizhekun nga goja! 

e kane si profet te rreme o Gaz, po profetet e rreme dhe sharlatanet dihet se ku te cojne.

Po Berisha ku te con? 30% e nje milion coka kokes?

Vini re se ne qarqet perendimore Albini dhe VV njihen si pleng-prishes dhe ekremiste. Nje dukuri e tille nuk para pelqehet  nga ato 'partnere' te cilet deri me sot 'kane investuar ne Kosove'. Sa per info! 

cilt! Turqit , na  ndihen keq ????

se veq me turq ka Kosova partneritet ..

Qe te jesh partner do te thote te ndash te miren dhe te keqen bashke. Nuk e di nqs Kosova apo dhe Shqiperia ka guximin apo 'takatin' ta perballoje partneritetin ne kuptimin e plote te fjales smiley

atehere, pse perdor togshkonjash qe formulojne fjali , kur e dine qe edhe vet nuk i beson ?

Po c'faj kam une qe po luaj bilardo e ti spo veshtron smiley 

epo golfi dhe biliardo s'kan rregulla te njejta , prandaj nuk do kuptohemi ..

Sa bukur qe e kuptove smiley 

mere me avash politiken, se nuk eshte si gjeografija smiley

pse per ''gjeograf '' alias '' politikan'' si poeti, dhe ti mban vetin !?

 

p.s. ika une , mro mro..

dafni, mos ik pash Zotin, rri se ke muhabet te embel.

Une s'jam politikan, jam vec poet qe i kendoj dashnise...

e din ti qe dashurine e kane qpikur te varferit ? Jo , ta them une pra ..

Po ban hajgare tash me poetin? (jo se te ve faj).

Edhe Nikolici ne Serbi njihej nga BE si ekstremist dhe i papershtatshem, po ai u vu ne krye te shtetit se perkrahja per Serbine vec vazhdon e rritet! 

VV plangprishes? Per opozite plangprishese skam ndegju ndonjehere!

epoka e partise - shtet dhe e figurave te pavdekshem ka vdekur smiley

kshu edhe puna e Nikolic - ai ka celsat e kashtes ne dore smiley

Ja sa filloi mitizimi i figurave politike, hmmm

Eshte Albini qe permes  Shpendit, qe  shenon nje fillim  epoke te re ne politiken kosovare .epoken e nje klase intelektuale .

Dafne, ti e njeh me mire se une Kosoven meqe jeton atje, por me duket mjaft e ekzagjeruar qe klasa intelektuale u njehsoka me VV-ne. Dmth po te jesh intelektual, je automatikisht pelqyes i VV-se, dhe rrjedhimisht anarkist i majte?

Dmth po te jesh intelektual, je automatikisht ... dhe rrjedhimisht anarkist i majte?

Automatikisht jo, rrjedhimisht deri diku po, dhe si shumice e sigurte po (ta garantoj me 100% ketu ku jam). Kjo duket edhe tek Peshku, ta garantoj une per shumicen derrmuese te niqeve (sidomos italiane) qe komentojne dhe kane komentuar tek Peshku.

Aq me teper ne ish-Lindjen, Zhizheku eshte i modes per te rinjte intelektuale (edhe ne Rusi).

Pavarsisht nga deklaratat dhe ne çfare vere kutie elektorale e kane hedhur voten ne konfuzionin e modes te se perditshmes, intelektuali nuk gabon kurre per ta hedhur voten ne vere te sinjora Bertinit, gosh de luks. Sistemi zgjedhor ka formen ajzberg me 9/10 e materies poshte e padukshme. Ka nje sistem kanalizimi ku vota intelektuale pothuajse e tere derdhet ne veren e sinjora Bertinit.

Per shendetin e te bukurave sinjorina!

 

topi se luan me te paren , se me te dyten qe thua ti jo kushtimisht VV -je nenkupton anarki ,pra de..

tash qe thua ti ke dhe intelektual sevil sa te duash ,mor aman aman , bile bile une kam ndier  dhe per  idealist te perbetuar qe per nje post ndrronin dhe ideal . (!?) cka s'ka more haju ..

S'e luan topi ke, qe po te jesh intelektual ne Kosove je mbeshtetes i VV-se? Dakort, ta provoj nje ane tjeter: cili eshte kuptimi i yt/juaji per "intelektual?"

djale Harvardi

Djale Harvardi ishte dhe Dritan Prifti...

Po kot me mo i ka ngel , tani ka dale  Djale Skrapari .

nuk ka dale tani, se kshu ka qen gjithnji. por tani u kuptu.

smiley

Edhe Malaj, edhe Arian Galdini, edhe ca te tjere.

Po ky djali tjeter

Mbron titullin Doktor ne fushen e Fizikes Atomike dhe Molekulare,Universiteti i Parisit.Ka kryer studime post-doktorature e mbron titullin Profesor ne Universitetin e Giessenit ne Gjermani..

E vendosa Kac Islami per kryetar bashkie pas Lulit...

E sigurte ishte qe njeri do fitonte do thoshte NN, por ajo qe s'kuptoj une eshte pse ky qe fitoi ishte me i mire se sa ai qe humbi se po te fitonte ai qe humbi prape ne do u gezonim .

bravo VV .. shembull per levizjet tona sociale .. sistemi nuk ndryshon me revolucione apo allishverishe, te behesh qerre e njerit apo tjetrit vargan te partive kryesore, por duke e brejtur ngadale ndergjegjen e popullit dhe me durim.. durim te madh qe nuk i sheh rezultatet brenda vitit sikur aleanca e faqeziut apo LGBT99 , por per 10 vjete - keta tanet turren gjithkush te futet neper koalicone, jo VV, e bravo! 

Kshu u bo edhe ktu kur fitoi ky i joni, po tashi as trenta percento nuk e ka approval rate

vitit 2013 mbylli kapituj politik si ne shqiperi si ne kosove. ne kosove u mbyll kapitulli i politikes se dominuar nga figurat e luftes dhe nga poltika e "na kena luftue". Ne Shqiperi u mbyll kapitulli i figurave politike me dy gishta lart dhe i politikes se "poshte kumunizmi".    

 Mua me duket me shume si rotacion i mundimshem dhe i paqellimshem; jo se ato qe e kishin ishin kushedi se cfare, por dicka u ra ne dore dhe ndoshta provuan. E thene ndryshe; ideali dhe menaxhimi jo gjithmone gershetohen smiley 

Dmth ti po thu se pse merr cadren me vete nuk do te thote se ka me ra shi. Me ty jam!

Meqe u hap muhabet golfi: me shume se 98% e golferave nuk i dine rregullat te gjitha (dmth dine vetem ato me kryesoret).

Me i msu te gjitha, me mire bo nji disertacion robi.

e shef pra ,  loja e golfit eshte politika , sa dine shqipot golf te luajne ?

ka nji dallim vecse:

loja e golfit, per nja 4-5 ore, e ben cdo harbut xhentellmen. Ne te kundert, politika e ben xhentellmenin harbut, dhe jo vec per disa ore. smiley

 

Politikat e premtimeve te pambajtura dhe dalldisjet e liderve ne pushtet i bejne zgjedhsit tu largohen preferencave te fillimeve.Ndersa kur behet fjale per qeverisesit me te afert te te qeverisurve, keta perzgjedhin ate qe i bind se do tu rrije afer.Lidhet ashtu e ashtuquajtura kontrate.
Kosova pati nje fat te madh.U asistua qysh ne fillim prej perendimoreve....te cilet e paten shume te veshtire per te punuar me mentalitetin kontravers te tyre.

Bravo VV sikur edhe vetem per faktin qe asnjehere nuk e ulen flamurin kuq per ti pelqyer botes.

Te mos ngutemi! Nuk e besoj si fitore te VV.Nuk ardhi prej programit te saj.Hic fare! Fitoria eshte individuale, me shume por edhe e zhgenjimit prej qeverisesit para , gjithashtu ne gare...

Shume pak komente ne kete teme ne lidhje me intensitetin qe duhet te kishte smiley nejse faleminderit VV ! 

Alidea, ne se mendon qe fitoi VV, dmth programi i saj, me dy fjale, si argument? Mundesh? Me shume deshire do ta lexoja....

Grava tema ne fjale mund te gjykohet ne aktore dhe platforma. Ne rastin konret aktori vjen nga levizje e cila nuk e ka njohur pushtetin akoma por per me teper vjen nga  nje levizje tejet organike e shoqerise shqiptare te Kosoves. Persa i perket  programit  e konfirmoj se nuk jam thelluar ne te duke u mjaftuar me njohurite e pergjithshme te VV-se, gjithsesi nje qasje te programit mund ta gjesh ketu: http://rreth.wordpress.com/2013/11/29/pr...

Bravo dhe urime VV! Ishalla me kembe te mbare. smiley

Te hapin dhe nje dege ne Albanie, po gjeten idealiste te ndershem si Albini.

Mua me pelqen fakti qe VV fitoi ne Prishtine, meqe eshte "parti e trete." Personalisht nuk me pelqen politika e VV-se. Fitorja ne Prishtine u arrit, nga c'kam kuptuar une, sepse VV eshte shume aktive me metodat "guerile" te propagandes dhe ka arritur te marre ne gjriin e saj shume te rinj.

Por kete entuziazem kaq te madh, duke patur parasysh qe humbi ne rang vendi, nuk e kuptoj. Prishtina nuk eshte Kosova, ashtu si Tirana nuk eshte Shqiperia. Polarizimi i qytetit me te madh nuk me pelqen. Po marr shembullin e Amerikes: pse fitoi De Blasio si k/bashkiak ne New York nuk ndikon fare, po fare, ne pjesen tjeter te Amerikes.

Nuk ka krahasim Kosova apo Shqiperia me US, si nga madhesia, etj. etj. 

Cili aspekt i politikes se VV nuk te pelqen?

Tirona, e di qe s'ka krahasim, dhe nuk po pretendoj qe shembulli i Sh.B.A. duhet te jete etalon edhe per Kosoven apo Shqiperine. Por une e marr si shembull sepse sistemin Amerikan e njoh me mire se te Evropes. Po le te harrojme shembullin e Amerikes dhe merr vete shembullin e Kosoves: VV-ja fitoi vec ne Prishtine ne keto zgjedhje lokale. Pra fituesi i Prishtines nuk ka ndikim ne komunat e tjera. Merr Shqiperine: gjate pushtetit te PD-se, Tiranen e kishte PS-ja. Pra asnje lidhje apo ndikim ndermjet fituesit te Tiranes dhe votave te popullut jashte Tiranes.

Perfitimi politik ne nje rast te tille nuk eshte kaq i matshem numerikisht (sa vota ka specifikisht jashte kryeqytetit apo ne zgjedhje te pergjithshme). Fitorja eshte sinjifikative per kete force politike. Per ilustrim me teper do te shkonte lufta e rrepte per kreun e bashkise se Tiranes heren e fundit kur te dy kandidatet dolen pothuajse barazim dhe kur nje person publik si I. Kadare i beri leter te hapur njerit prej tyre. Pra, perfitimi politik eshte i nje natyre PR dhe zgjatet e shtrihet njecik ne menyre abstrakte e te papercatuar qarte ne kohe dhe hapesire.

Atehere i bie te shohim perfitimet ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme.

Po, natyrisht. Ndoshta kjo fitore eshte nje shenje per shancet ne rritje te VV ne zgjedhjet e ardhshme. Sidoqofte them se forca te tilla politike jane te destinuara te jene ne minorance, ne mos po te margjinalizuara, prej vete natyres puriste e radikale te tyre. Kjo s'do te thote se nuk i admiroj per punen qe bejne e, here-here, edhe per qendrimet pa kompromis qe mbajne. Por ne nje demokraci europiane te diteve te sotme sic synon Kosova te jete (nen ndikimin e forte te BE-se se pranishme kudo) keto parti kane treguar se nuk ecin aq sa per te fituar maxhorance. E, ne fund te fundit, ndoshta me mire keshtu pasi rolin e tyre ato e plotesojne me mire kur nuk jane aq popullore sa per ta humbur mprehtesine qe i karakterizon dhe per t'u normalizuar.

Pushteti ne Tirane e mbajti me "oksigjen" PS apo Ramen. Megjithate kjo mbase s'ka shume lidhje me Kosoven. Atje eshte fitorja e pare e VV, mesa di une, dhe si e tille ka shume vlere.

Nuk me the cfare s'te pelqen tek VV.

Per VV kjo do jete nje mundesi te tregoj what they are made of. Mendoj se ne rast se Shpendi bene nje pune te mire do ti japi nje legjitimitet qe i mungonte VV-se.

Gjithashtu, Amerika ndryshon shume nga vendet Evropiane ne lidhje me kryebashkiaket. E para eshte qe ne amerike voton me shume njeriun, sesa partine, ne krahasim me ne Evrope. Dhe gjithashtu, mbase me e rendesishme, ne amerike nuk ke nje primate city si ne shumicen e vendeve evropiane...

shume e vertete. Prishtinen do kene mundsi ta kene si nje vitrine te punes se tyre. Dhe nuk ka per te qene e lehte. Urime, shpresoj qe te triumfojne pertej retorikes dhe koalicioneve fallso te thacit & pacollit apo qofte dhe tentatives te akr!

Shume i varfer peshku ne lidhje me komentatoret nga Kosova... nejse, me behet qejfi qe Kosova ka me shume hapesira sesa shqiperia per parti te treta ose te katerta, apo per njerez qe nuk kontrollohen si dordoleca nga nje ose dy lider.

Shpresoj qe gjithashtu kjo ngjarje ti japi nje mundesi VV-se te tregoj seriozitetin dhe legjitimitetin e saj. Perspektiva ime e VV-se si dikush qe e shikon nga larg eshte qe flasin bukur se nuk kane fuqi; tani shpresoj te tregojne qe jane te zotet jo vetem te flasin por dhe te menaxhojne mire.
 

Ne fakt ka mjaftueshem komentues nga Kosova! Personalisht me interesante eshte kur lexoj se cka mendoni per politiken ne Kosove andej kufirit smiley

Ne mendojme si andej kufirit, ju mendoni si perkendej kufirit, tani ne epoken globale qe mendon nga Amerika ose kozmosi per Kosoven si bote pa kufij, Inteligjenca Artificiale mendon sa anej-knej, hallakat fare.

 

Hahaha mjaftueshem.

jo nuk ka mjaftueshem. Dona ma shum' 

eni pra mos venon ma'

edhe kryeqyteti i shqiperise kryesohet nga nje djale i ri, i edukuar, i paperlyer, atdhetar....

e hedh frodo unazen ne krater apo nuk e hedh? po harvardi e hedh?  smiley

Kjo s'eshte thjeshte fitore e W,po e gjithe shoqerise kosovare,mendoj.Shoqeria e kosoves demonstron pjekuri me kete votim,e afte te pranoje dhe te besoje alternativa te reja dhe t'mos votoje verbrisht.Bravo W,bravo Kosova!

Shpresoj qe Ahmeti apo VV ta kene kuptuar lajmin e ketyre votave dhe te veprojne drejt dhe jo si tek ne me gjasme rilindjen e pleqerise ne nje forme tjeter asociale shpirtplasese ne gjuhen popullore!

urime VetëVendosjes e dhant zoti qi era t'fryj nga verilindja

nuk e lanë malet e nalta me depërtu motra smiley

e di motra, e di por shpresoj tek tunelet e babasaliut

Urime Shpendit, Eshte vertete kryebashkiaku i duhur per Prishtinen. Siç e tha edhe Mirejami lart; per 1 vit e gjysem jane zgjedhjet vendore ne Shqiperi, dhe ky shembull ka per te influencuar edhe ketej pari

Po i bashkohem si ppu me Urimet per Shpendin dhe pse na nuk ja kam idene se kush do ishte zgjedhja me e mire per Bashkine e Prishtines.

Urime

Levizje e zgjuar e Thacit. smiley

Ishalla nuk i ngjan kryetarit te VV-se!

Prishtina ne gjurmet e Tiranes. smiley

 

Urime Prishtina! 

E fitoi apo e lane te fitonte?

Rendesi ka qetsia; pune te mbare.

E sigurte eshte se deri ne balotazh e coi vete punen(ai dhe W ) dhe kjo perben thelbin e fitores,sipas meje.

ça mendim ke ti Bame për këta (VV-në)?

 

Per VV mund te kesh vetem nje mendim.

I qartë dhe lakonik. 

 

Mbas dites vjen nata, dhe anasjelltas, e mbas lakonizmit vjen llafollogjija, dhe anasjelltas.

 

Sigurisht ka menimin qe mbas ca kohe i le vend menimit klasik (i cili tregon qe bota shkon drejt progresit):

Po kto paskan qene me maskarej se ata te tjeret me pare!

ja e sheh, te erdhi pergjigja e sakte. Vetem nje mendim pluralist mund te kesh.

 

gjes tiku.

me ves, ma.

smiley

Bame, shume e thjeshte levizja. Albini del ne plan te dyte shume shpejt dhe do protestoje dhe ndaj ketij. smiley

Fakti qe Albini nuk garoi vet tregon shume per personin e tij. Gjitsesi, une kaq di nga mekanizmat e politikes Kosovare. smiley Djegset ne turshite i kane njish ama. smiley

Per me teper, fjalen e ka tiku.

Si do garonte vete?

As e conte nepermend qe mund te ishte fitues. E gjithe fitorja eshte merite personale e kandidatit. Njelloj si Duka ne Shijak qe konkuroi nen siglen e Fatmir Gerdecit e mori 3000 vota me shume se sa i duheshin per te qene deputet.

Po mbajti koha kete fundjave ne Prizren per te ngrene qebap turk dhe pilaf me tasqebab. smiley

A te thash qe kaq di?!! smiley

Per pjesen e dyte nuk ma bo syni terr e stomaku gerr se jam ala ke kafja dyte e mengjesit. smiley

Une Obame akoma nuk kam thene asnje fjale ne kete blog.

Kam thene vetem fjalet TUAJA, te cilat jane sakte fjalet qe kam degjuar nga intelektualet disidente progresiste mbasi vdiq Enveri:

"He se Ramizi eshte tip tjeter, tip i bute, ka shpresa".

Mbas ca vitesh: "Po ky qeka me i poshter se Enveri".

Po njesoj me Salen, Tosin etj.

Gjithashtu i kam me te lexume te njejtat shprehje skizofrenike ne pika kritike historike per Zogun, Nolin, Enverin etj.

Problemi nuk eshte çfare flet Tiku, por qe nuk ju mbyll kurre goja juve, sepse ne vend te trurit keni nje bielle-manivele.

Jeni komplet te parashikueshem si robote. Nuk ka me turp per njeriun.

 

U shnu tiku! Tani pergatit dicka per vete-vrasjen tone masive.

Ju t'vdek dhe t'maru jeni, çfar vlen te vetvriteni?

Ndoshta do te ishit ringjall po te kishit pranuar LHL-te siriane, dhe jo demontim me specialiste te jashtem, por demontim ne maje te Baba Tomorrit nga antaret e sallonit luksoz te sinjora Bertinit.

Eh sa helm i lehte je ti Beti!

 

hihihi, si thone gocat e peshkut? tiku o bulli? smiley

glicerine nga njona ane ne 5 minuta avull cdo ore nga ana tjeter tiku... nuk ka nevoje per falenderime.

Te erdhen mestruacionet e llafollogjise tani? He se na bere marak si lakonik grek nga Laperdhaja.

do te kaloje po he... mo u merakos shume. smiley

nuk kam thene asnje fjale ne kete blog

 

edhe ty te rren mendja. mos u merzit. smiley

Filani, ne qoftese do me u kap pas llafi, ke te drejte.

Por llafne e kisha se akoma nuk kam lavderuar, biles as share ndonje politikan ne kete blog. Ndoshta kam qesendisur Enverin, por edhe kur e kam bere, robotet me kane thene qe je klyshi i Nexhmijes. Edhe gej.

 

nese deshiron te qesendisesh, qesendis politiken. politikanet i ben politika njelloj. smiley

nuk kam thene asnje fjale ne kete blog

smiley

Vershojne loqet me gezim shkojme ne pune duke i nxjerre fjalet jasht kontekstit.

 

smiley jo kaq inatçor!

Po i qahet halli Kurtit, Shpendit e VV-se?  Kafeine jeni, per at'Zot, t'i cilni syckat.  Por edhe per te lexu filxhanin te thani piten, ose qe te jemi brenda temes, te thani fline.  

Shpendit urime edhe njehere.  Ka thene qe gjeja e pare qe do beje, do shese Audi Q7 te Mustafes.  Ka makine tjeter Mustafa?  Se Gjikes iu dogj Mercedesi, ama kishte nje Q7 rezerve.  

Dhe, keshtu ne pergjithesi, vllaznit tane n'Kosove me na kallxue se qysh po i dijne me numrue qato vota per do dakika, e na tuj i djersit me dite e jave. 

Dhe, keshtu ne pergjithesi, vllaznit tane n'Kosove me na kallxue se qysh po i dijne me numrue qato vota per do dakika, e na tuj i djersit me dite e jave. 

+1

lol gjithe me flamur shqiptar smiley

urime VV dhe Shpendit.

E kam thene dhe njehere tjeter dhe jam shume i bindur qe VV jane e vetmja parti apo formacion politik NDRYSHE nder te gjithe shqiptaret ne rajon. Jane te drejtuar nga idealet dhe jo nga paraja ne nje shoqeri shqiptare thellesisht te shkerdhyer per para.

urime te perzemerta VV & Shpend

nese dikush ndjek idealet, nuk pranon te behet pjese e nje sistemi politik qe ne thelb mban interesin. e vetmja rruge per te ndjekur idealet eshte opozita ndaj sistemit te sotem. smiley

sistemi behet nga njerezit. interesi apo fitimi i ndershem eshte mese OK.  ky sistem do shembull, fatkeqesisht do sakrifice. si tha ai te gjithe duan te vene ne parajse po asnje nuk do te vdese ....smiley

keshtu dhe puna jone, te gjithe duan shtet por asnje nuk pranon ta beje ate, te gjithe duan standard, por ne fakt te gjithe duan te perfitojne nga shteti dhe stanrdari dhe jo te kontribuojne per shtet , per standard per qytetari. e keto gjera duan ideale dhe jo detyrimisht para. ki parasysh se cfare modeli te ndyre kemi si shqoqeir shqiptare per shtetin dhe qytetarine, ku psh ka ngel kultura tek vajza e arben mevlanit meqe eshte e dashura shkelzen berishes dhe ajo eshte nje pjeshke goxha e mire por qe ska asnje vlere ne lemin e kultures dhe qytetarise pervec faktit qe do te perfitoje nga keto... kontributi 0 vlerat minus, prostitucion por i nje shkalle te larte.  smiley

principal agent theory eshte problemi. thuajse i gjithe sistemi i sotem eshte ngritur mbi kete teori. dhe ky sistem duhet ndryshuar. vec nga brenda nuk e ndryshon dot. ky do nje JO nga te gjithe. smiley

interesi apo fitimi i ndershem nuk egziston. e vetmja rruge eshte eliminimi i dukurise interes e fitim nga sjellja njerezore.

dhe nje shembull nga kosova. dikush ne kosove me tha: kur kemi, kemi te gjithe, kur s'kemi, s'ka asnje. smiley

Ja kur te pretendoje edhe AKZ per bashkine e Tiranes tani smiley apo ndarja e re territoriale qe perflitet e le jashte loje  smiley

Ceno, s'ka krahasim VV me AKZ. Xheli eshte thjesht klloun me qera. 

xhel sperma

Urime Shpendit dhe VV-s. Na ra goja kemi vite qe po i lutemi Albinit te hap krahun VV-ja dhe ne Shqiperi dhe te kthehet ne nje force te vertete kombetare.

Vetedija kombetare e shqiptareve te Kosoves eshte shume here me e lart se ne çdo vend tjater shqipfoles,perfshi ketu edhe shtetin ton 101 vjeçar !

Bravo Prishtina,bravo V V. smiley

Urime Kosoves ,per pjekurine politike qe po tregon!
Jane vetem 14 vjet te pavarur,kane bere disa pale zgjedhje dhe ,asnje kontestim apo dhune.
Krahasoheni me levizje te tipit "kap kutite apo largohu",dhe do te shohim qe ndonese kemi 101 vjet shtet jemi me prapa se Kosova qe zyrtarisht ka vetem 5 vjet pavaresi.

 

http://www.telegrafi.com/lajme/mustafa-u...

VV ju tha qarte ne Washington (Nitze School of Advanced International Studies), hiqni dore nga polemikat per ceshtjet qe kane te bejne me politiken e jashtme, hiqni dore nga gjuha "anti-liberalizem", fokusohuni ne problemet qe qytetaret hasin ne jeten e perditshme si korrupsioni, infrastriktura e dobet, dhe keqmenaxhimi. VV e degjoi Washingtonin dhe sot feston.

Faleminderit Washington! 

nuk le rast pa falenderuar... nuk eshte mirenjohje, eshte thjeshte teori konspirative e kthyer koke poshte, te mirat vijne andej e te keqiat nga vetja .. bah cfare shemtire per argument 

Kur vijne te mirat, hapi porten dritaren edhe faqen online bulkthi...

VV, gjithsesi e kemi prodhim organik vendas; thjesht te krasit me stil amerikan thote Roni... Ka punu Roni per ket dite bulktho, mos ja ha hakun...

nga te metat me te falshme te njeriut eshte mirebesimi.

kurse nga me te shemtutat eshte mosmirenjohja.

smiley

parti e rigonit, thane...

Cimo para ca kohesh po pija kafe me nje ish zyrtare te Dept te Shtetit, i cili pat qene ne Shqiperi me Bejkerin. Ra muhabeti per Ilir Meten. Une tha kam qene nje na njerezit e pare, ne nos qofsha i pari fare qe kam parashikuar karrieren politike te Ilir Metes. Hapa syte! Kur, ku, si, i them une. Kur ishim ne Shqiperi me tha organizuam nje takim me studentet e levizjes studentore te dhjetorit. Te gjithe tha kishin hall te na tregonin se cishte demokracia, vetem Iliri tha kish marr me vete nje fletore me katrora dhe mbante shenim cdo fjale qe thonim ne. Ne fund te takimit ju afrova dhe e pyeta si te quajne ty nor djale? Ilir, me tha, Ilir Meta. Kur po dilnim i thashe Bejkerit duke ja bere me gisht nga Iliri, e sheh ate djale, Ilir Meta e quajne dhe nje dite ai do te drejtoje kete vend!

Prapa i vjen historia

Shenimet ne blloqe i ka pasur te tijat gjithmone... Deshen ta "vrisnin" pikerisht me kete arme te tijen...

gjenine e Tij e vuri re edhe sekretarja e shtetit, ollbrajt, kur tha qe ky djale do qendroje gjate ne politike. ne e dime se cilet jane potencialet e verteta tek ju, plotesoi ajo.

s'te lene te postosh foto, por ngjashmeria e Tij me napoleonin flet kapituj

 

smiley smiley

a ju jeni taravele ... po amerikan eshte edhe ky komshia koqe kanari nen apartamentin tim.. ekspertet amerikane? sa here qe poshtersite e ligjqepesve tane kerkojne ndonje legjitimitet e gjejne te ekspertet "amerikane", "evropiane" e dreqi e shejtane, qe i paguajne vete, i perkthejne vete dhe nuk i degjojne edhe sikur te thone ndonje gje te hajrit... Sali Berisha e Fatos Nano kane pritur e percjelle me mijera eksperte, darka, dreka, kafe e shtrengime duarsh, ... pyes njehere nje ekspert anglez per Berishen qe sapo e kishte takuar, he? - Berisha me degjoi, tha, e do te behet sic propozova - kaluan muaj e hic, me shkruan qe andej: he? - hic!  - me shkruan me pas se vdiq, rahmet 

Harrove ushqyesin (se nuk eshte e drejte te perdoret fjala tjeter) Zizekist.

Faleminderit James Rubin!

O Ron nuk pjerdhin me shqiptaret kur votojne per opinionin e Washingtonit! E kane kuptu qe Washingtoni perfaqeso interesat e amerikaneve. VV interesat e mbare shqiptarve (dhe eshte e vetmja). Po sigurisht qe VV ne proces konsolidimi si parti politike (e vetmja absolitisht ne trevat shqiptare qe meriton kete emer pasi eshte e vetmja qe ka nje program konkret dhe te realizueshem) ka rrit vemendjen ndaj problematikave dhe ka rrit aksesin ne popull. Po kjo jo se i tha washingtoni po se eshte nje proces normal per nje parti me parime si VV.

Sa per Washingtonin te jesh i bindur qe cdo ambasador qe cojne ne Kosove e ka VV burimin kryesor te dhimbjes se kokes, se jane te vetmit qe nuk ua mbyllin dot gojen me dosje.

Kjo fitore historike do beje te dridhen shume morra qe vegjetojne ne politiken shqipfolese, por edhe shume pseudo-diplomate qe perfqesojne vetem interesat financiare personale dhe harrojne si pa dashje edhe rekomandimet dhe interesat e vendeve qe perfaqesojne. (kujtoni zgjedhjen e Pacollit)

 

 

 

eshte e vetmja qe ka nje program konkret dhe te realizueshem

Mua me vjen mire qe ti si pjese e nje partie tjeter i ben komplimenta nje partie tjeter.

Lizander, me sa po shoh nuk qenke pjese e kupoles drejtuese te FRD-se. E them kete pasi jam i sigurt se po te ishe, nuk do te flisje me kete gjuhe anti-amerikane. Mos harro se qe investim politik goxha i rendesishem i FRD-se qe nga meseleja e armeve kimike doli si e vetmja force opozitare ku faktori anti-amerikan nuk ka hedhur rrenje. Veri gishtin kokes Lizander se perndryshe perfundon si Basha me vulen "anti-amerikan". Dhe si mund te deshmoje dhe emigranti nje vule te tille nuk ta heq i gjithe uji i Adriatikut me Jonin bashke.  

po cfare gjuhe anti-amerikane?! ... ore keta jane cmendur - Lizandri me te drejte thote se nuk i degjon njeri, nuk i perfill.. dhe amerikat e dine, bejne politiken e madhe, te voglen ja lene zarave ne Shqiperi, asnjehere nuk jane perfshire ne politiken e brendshme direkt ... amerika perdoret ore lum miku neper sofrat e injoranteve ... si ty

nje tjeter histori, te vertete, se une flas nga terreni, jo nga amerika - nje dite para zgjedhjeve PD propagandonte neper fushate se SHBA ishte me PD dhe se Arvizu (sic edhe u perhapen fjalet asajkohe) do te largohej pikerisht pse ishte kunder Berishes... ore keshtu u thonin njerezve, qe te ndikonin ne zgjedhjen e tyre, medemek vota jote nuk ka rendesi, ti bej si te duash, PD fiton se ka ameriken me vete... nga ana tjeter PS u thoshte zgjedhesve te tyre, PS-ja mbeshtetet nga USA sepse Arvizu po sulmon Berishen, dmth. vota juaj nuk ka rendesi, beni si te doni, por leverdi keni nese jeni nga ana e fituesve.. 

e kupton se,  kjo qe propagondon ti eshte anti-amerikanizem, te ndjellesh urretje per dicka qe amerika nuk ka influence sic jane zgjedhjet apo percaktimi i kandidaturave .. 

Ambasadorja amerikane në Kosovë, doli pas zgjedhjeve të fundit dhe deklaroi se Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti, kanë kryer shkollim amerikan. Po këtë deklaratë, si e shpjegon ti?

 

nuk e di, dua te lexoj deklaraten .. por c'lidhje ka? ajo mendon se ata ofrojne garanci per zgjidhjen demokratike te problemeve (te mesuar ne universitete amerikane - ne bullgari) dhe jo besnikeri ndaj politikave amerikane ... shikon sesi e interpreton populli

Ja një link: http://www.radiokosovaelire.com/?nav=10,...

Gjithë portalet e tjera që kanë përcjellë lajmin, i kanë qëndruar besnikë formatit: ambasadorja amerikane, përshëndet veçanërisht Ahmetin dhe Kusari-Lilën. 

Përderisa këtë lojë e luajnë vetë zyrtarët amerikanë - e madje kanë kohë që e lozin, që prej Rajersonit, fare pak faj ka Roni që e përsërit. 

Ashtu si e kam kuptuar unë, "bekimi i Zotave", zyrtarëve amerikanë në këtë rast, i ka vlejtur çdo krahu politik në pushtet. Madje, më shumë të djathtës, aq sa këta kanë pasur iluzionin se Amerikën e kishin gjet të mbjellë në bahçen e tyre, ashtu si mbjellin qepët. As fenomeni nuk është sui generis shqiptar. Edhe grekët psh, kanë "vuajtur" prej legjitimitetit prej të huajve. Madje i kanë vënë dhe emër: politikë polaroidi. 

Derisa të fitohen shqisa të tilla si mendimi kritik ndër shqiptarë, kështu do jetë. Ndërkohë, shiko anën pozitive: Si Amerikë, mund të kishe Rusinë psh, ashtu si e ka Ukraina.

 

Po me pelqen pamja super me flamuj kuq e zi a ka me bukur se te festosh keshtu ne prishtine.Urime per fitoren dhe te jete per te gjithe qytetaret se bashkija eshte e te gjitheve.

Pash zotin Xhib po nuk prure keta surrogatot ne temat me VV ! Cfare s'kane thene ketu e kacafiu per kete Partine e A.Kurtit .Flm Ron di si te vleresosh se kush Fiton ...si tha Amerika e Arvizu..

Dobesite e te sotmes nuk justifikohen me llapaqeneri kunder se shkuares ..

P s ...Llapa e  futa vet si fjale Letrare . I bashkova dhe qeneri po nuk e shtova egjeta ketu neper Tastiera !

SHBA “shuplakën” e parë qeverisë, OPDAT: S’na pyetet për pakon anti-korrupsion

“Nuk jemi konsultuar për këto 2 projektligje. Janë ndryshuar disa herë, duhet të ishit këshilluar. Ndryshimet u propozuan pa konsultim publik. Diskutimi ne KLD dhe prokurori, i nevojshëm.”- thuhet në letrën e ambasadës amerikane.

Edhe në mbledhjen e komisionit të ligjeve deputetët e PD-së sulmuan mazhorancën për mospërfshirjen e ekspertëve amerikanë në konsultimet për këto dy pr/ligje, ndërsa kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj i cili i ka ala te fresket kujtimin per buqeten me lule qe i coj diktatorit Hoxha ne tribune ,sqaroi se letra i është dorëzuar atij, siç janë procedurat normale, ndërsa garantoi se për gjithçka do të zbatohet rregullorja.

...mbahu Neno mos ki frike 

      sa te jete nje Amerike smiley

Kush tha qe nuk do konsultohen me KLD-ne dhe Prokurorine o kapo? Kur do te konsultohen eshte ceshtja... Kuptohet, pasi KLD-ja dhe Prokuroria te kene hequr lekuren e pazotesise, nepotizmit dhe sherbimit vertikal te kapitullit te fundit qe tashme eshte edhe i mbyllur. Pasi ketyre tu jepet edhe pavarsia, do te fillojne konsultimet.

Shoket amerikane pikerisht ketu rrafin. Nuk po i pavaresoni shpejt sa duhet keto institucione...

Thane ka ardhur koha te denohet nje pecogroso, o poet, nje ish minister a ish kryeminister....

Urime VV e Shpendit.

Duhet ti ndajme VV me Shpendin... Prishtinen e fitoi Shpendi dhe jo VV, kete duhet ta mbani mend mire... ne planin politik, bashkepunimi i VV me rrrethet islamiste i ve nje njolle shume te madhe kesaj partie, kurse Shpend Ahmeti nuk ka lidhje me VV, ai thjeshte e perdori si nje trampoline per te arritur synniimet e tija politike.Te shohim se si do ti shkoje puna.

Une nuk e di se si eshte sistemi ne Kosove, por do te doja te dija rreth perfaqesimit politik ne rang keshilltaresh per Prishtinen. Aty do ta marrim vesh se ku eshte ne te vertete VV e Albin Kurtit dhe te tjeret. Kush ka ndonje info mundesisht te na e sjelle.

Alidems, Shpendi ësht kandituar nga VV ësht kotsi ta ndash nga VV edhe nqs ka marr vota më shumë se ajo. Shpendi vjen nga një " parti e shkrirë" nga mos mbështetja e votuesve.  

Habere te mira...urime!
 

urime vv-se per fitoren ne prishtine.  nuk mund te rri pa permendur qe ka shume globalisto-integrimsa qe e pozicionojne vv-ne si si g99-ta  dhe ne kete kontekst e urojne.

vv-ja eshte e vetmja parti qe shprehet hapur dhe qarte per bashkimin kombetar dhe shtetin -komb,qe nuk e pranon flamurin e ahtisarit si tendence per copezimin e trojeve shqiptare,qe vendos integrimin kombetar perpara atij evropian. pra vv-ja eshte mbi te gjitha nje levizje kombetare.  eshte e kunderta e lubonjizmit 99-sh.  sinjal i mire per te ardhmen e shqiptareve.  terreni per nje parti kombetariste eshte i gatshem edhe ne shqiperi.priten vetem njerezit e duhur.

na duhet nje i VV ne Vlore....VVV

zoteri, nese me lejoni t'Ju pyes: a keni ndonje lidhje me karakterin z. Xhibi?  - per kuriozitet

Me fal por nese i heqim fitoren ne Prishtine VV ne rang kombetar ka pesuar shume firo.

Po edhe ne Prishtine, keshilltaret e VV jane shume te paket ne numer, ja kjo eshte forca e VV e jo Shpendi qe eshte tjeter gje....

 Në Kosovë bëhen zgjedhje disi më të mira (dhe atje shiten e blihen vota, a keqnumurohen) pasi sistemi i drejtsisë kontrollon zgjedhjet dhe ky sistem ësht pothuajse i drejtuar a kontrolluar nga evropianët.

Mentaliteti i përgjithshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë nuk ndryshon hiç nga shqiptarët e tjerë :gjoksi brimë (kishëm një çezmë po na e dogji gjermëni),patriotizëm bosh, interesi material përparsor, hajduti është më i zoti se të gjithë, votimi klanor a familjar,nepotizmi, moskokçarja për mbarsi e bashksi shoqërore,antkomunizëm a kundratitizëm formal (mbështetje e fortë ndaj gjithë ish-komunistëve e ishtitistëve që kanë ndruar veç xhaketën).Përqindje e lartë e fshatarsisë ose me prejardhje të afërt agraro-koperativiste si dhe ndikimi i jetës politike shqiptare kanë peshën e tyre në kte mentalitet njëlloj si dhe në Shqipëri.

prizreno i modh je hahahaha

Me sa po lexoi ketu ... per kete ka shume entuziasem !!!!

Do te thoja te presim njehere se mos na del dhe ky si "Rilindja" - Albanezi!

NUK eshte akoma e qarte se kush e coi ne Harward ???? Sepse ata shqipot tane kane hikur atje vetem me bursa grekerish !!!! dhe natyrisht qe do tu duhet tu sherbejne atyre !!!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).