Janë konsideruar si vepra të mirëfillta arti, jo vetëm se janë të papërsëritshme, por edhe për shkak të materialit që krijohen. Arturi i ndërton ato me kofanot e makinave të prishura. I riu ka punuar 12 vjet në Itali, ku ka marrë eksperiencën në fushën e saldimit e këtë zanat vendosi ta ushtrojë në qytetin e tij. Falë talentit që ka, ai shfrytëzon pjesët e makinave që mund të përfundojnë për skrap dhe i kthen ato në një tjetër objekt të përdorshëm. Më së shumti kujdeset vetë për të gjitha proceset. Nga përzgjedhja e këmbëzave të karrikeve, për modelimin, e deri tek produkti final, i cili mban vulën e duarve të tij. 


“Bukuria e këtyre karrikeve është se kurrë nuk mund të dalin dy njësoj. Si formë mund të jenë njësoj, por kurrë nuk mund të jetë njësoj kombinimi i ngjyrave”, shpjegon Arturi.

Nuk është e lehtë të krijosh mbi një objekt i cili e ka përfunduar funksionin. Arturi kalon shumë procese të mundimshme për t’ia arritur qëllimit, por e di se rezultati është i papërsëritshëm.  

“Një punë e tillë është e vështirë, por kur del diçka e bukur, e harron lodhjen”, thotë Arturi.

Janë prodhuar me qindra orendi të tilla metalike, të gjitha kanë për destinacion vetëm tregun e huaj. Andej vijnë porositë për sasi shumë të mëdha karrikesh. Dritan Mehmetaj, një prej shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, tregon me krenari për punën e bërë: “Këto janë karrike artistike. Ne i çojmë në Francë e nga atje shpërndahen në Amerikë apo Kanada. Jam krenar për këtë.”

Vetëm para një muaji, Arturi ka nisur drejt Parisit mbi 200 copë karrike artizane. Për të nisur punën sërish ai duhet të presë porosinë e radhës nga jashtë vendit, atje ku tregu ka mirëpritur dhe inkurajuar këtë talent.

22 Komente

Faleminderit Monda x

Po Arturit?

Flm Arturit per punen fantastike dhe nderimin  e Shkdres, Mondes per postimin e videos, dhe ty per komentin e rendesishem.

Shyqyr o Zot qe kemi filluar te bejme keshtu gjerash. Me ne fund eshte krijuar nje grup njerzish qe merren me gjera reale. Deri me tani, kam pare nje grua qe punon me materiale te riciklueshme, ate cunin qe punonte ne gur, nje tjeter qe bente instrumente multitask etj.

Faleminderit Mond!

Hmmsmiley Kam pershtypjen se kjo qe bene zotria dhe ata qe permenda ,nuk eshte njesoj me kete qe mbjell domate ne trafikndarese. Just saying.

I was joking lol

I meant that we think in an 'innovative' way.

Lol, lolsmiley

p.s. por do thoja qe ajo e domateve ka lidhje te drejteperdrejte me temen e famshme "Shqiptaret dhe prona publike". Nje marredhenie shume e komplikuar, qe ka shpallur divorcin pas 90-

smiley,

Eh, te mirat e globalizmit....

Yawn nqs eshte vazhdim i temes mbi keqtrajtimin e kafsheve.

Eh mua keto format me kujtuan Enric Rovira, nje "artist cokollateje" i cili e le cokollaten ne diell qe te marri forma te rastesishme...

Ja dhe globalizmi smiley... me perpara nuk do ekzistonte nje treg per gjera te tilla...

i madh Aerturi,

shpresojme qe qeveria e re te mos e mbysi me taksa afaristin e ri qe me shume se afarist me duket se ben art dhe nje keshille Arturit te perdori nje maske ne momentet e saldimit

arrt i vertete

Dallandysheve te tilla, qeverria duhet ..." tu beje fole " !

Po cfare foleje o Grave?(rtr) Po shikoja "Panairin e Mandarinave", qe disa fermer kishin bere me forcat e veta.Shkon ministri i ri si dhender ne dasem, dhe nderkohe fermeret deklaronin qe s'kishin marr kokerr ndihme per bizneset e tyre. Shyqyr Zotit te pakten kishin fitime te mira edhe pa ndihme.

Ti nxise, ti ndihmoje, te shtoje numurin e te tilleve, tu veri nxenes per te marre pervojen etj etj.

Shume dakort. Por pyetja lart ishte retorike. E thene shkurt, kur s'ndihmon nje biznes me fitim si ai i agrumeve, si do ndihmoje biznese qe merren me gjera kreative?Nejse..

pervec faktit qe ai qit buken e gojes vet....s'na grricet per gjo tjeter

I lumshin duart! Nje gjo tjeter , me pelqeu emertimi i nje pjese te makines "Catia e makines" smiley  shume bukur! 

  Te lumshin duret Arturo qe na bon ksi gjonash kaq te bukura  smiley

 

Lulzon pazari i karrigeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).