Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak, programin buxhetor afat-mesëm 2014-2016.

Nder projektet strategjike te Bashkise renditen  qe nga Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës; Terminali multimodal i Tiranës; Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit dhe Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat;

Ne nje njoftim per media, bashkia sqaron se gjashte jane shtyllat kryesore ne te cilat mbeshtetet hartimi i buxhetit; zhvillimi ekonomik i qytetit; nxitja e punësimit dhe sipërmarrjes;  ndërtimi i veprave të mëdha publike;  ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët;  mbrojtja e konsumatorit dhe ofrimi i mbështetjes për shtresat në nevojë;

Projekte strategjike:

-          Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës;

-          Terminali multimodal i Tiranës;

-          Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit;

-          Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat;

Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen për realizimin e projekteve strategjike. Bashkia e Tiranës e ka mbyllur kapitullin e shpronësimit pa kompensim në qytetin e Tiranës.  

Ndërhyrjet në infrastrukturën e qytetit:

-          Rrugët dhe transporti publik;

-          Rehabilitimin e 95 km (470 725 m²) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe lokal;

-          Rikonstruksionin e 69 km (345 315m²) të rrjetit rrugor urban dytësor, lokal dhe rrugica; ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (319 670 m²) trotuare, në të gjithë rrjetin rrugor;

-          mbjelljen e rreth 18 850 pemëve në rrugët e reja;

-          Ndërtimi i rreth 68 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB) në rrugët e reja;

-          Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, sipas standardeve bashkëkohore për rreth 100 km rrugë;

-          Do t’i jepet prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore;

-          Do të ndërhyhet për të krijuar korsitë e dedikuara për biçikletat dhe bus;

-          Do të përmirësohen kapacitetet e kryqëzimeve, gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, nëpër nyjet e rrjetit rrugor;

-          Rritja e sigurisë rrugore do të realizohet në disa nivele, duke filluar plotësimin e rrugëve me sinjalistikë vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut nëpër blloqet e banimit;

-          Do të vijojë zbatimi i projektit të sinjalistikës horizontale/vijëzimi në të gjithë qytetin;

Shërbimet publike vendore:

-          Rehabilitimi dhe rikonstruksioni i 82.5 km rrugë nëpër blloqe banimi;

-          Ndërtimi dhe përmirësimi i rreth 127,450 m² sipërfaqe të gjelbra dhe ambiente çlodhëse;

-          Ndërtimi i 9 këndeve të reja sportive;

-          Krijimi i rreth 10,000 m² hapësira për parking;

-          Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km;

-          Mbjellja e rreth 5.740 pemëve të reja;

-          Ndërtimi i rreth 74 km rrjete inxhinjerike (KUZ dhe KUB);

-          Sigurimi i një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore për rreth 350 ha blloqe banimi;

Arsimi parauniversitar:

-          Rikonstruksioni i 4 kopshteve;

-          Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj (kopsht i integruar);

-          Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;

-          Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;

-          Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

-          Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;

-          Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;

-          Ndёrtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni i 2420 m² palestra ekzistuese;

-          Shtimi i 34 laboratorёve tё rinj;

-          Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m² sipёrfaqe oborri tё shkollave të mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m² sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve;

-          Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen;

-          Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen;

-          Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë i sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore;

Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:

13 632 nxёnёs tё shkollave 9- vjeçare;

2177 nxёnёs të shkollave tё mesme;

1251 fёmijё tё  kopshteve;

Kujdesi social:

Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja;

Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;

Instalimi i sistemit të ngrohjes në një çerdhe ekzistuese dhe në 11 çerdhe të reja;

Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;

Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:

-          Nga rikonstruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 455 fëmijë;

-          Shtimi i objekteve të reja do të mundësojë shtimin me rreth 800 fëmijë;

Për vitin 2014 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj.

23 Komente

Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;

Po pse ore akoma pa ngrohje i ke cerdhet?

Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja, Shtimi i objekteve të reja do të mundësojë shtimin me rreth 800 fëmijë;

Pra per cdo cerdhe do kete rreth 270 femije?

 

 

Ne shqiperi fatkeqesisht nuk njehet akoma ngrohja ne dimer me sistem si ne perendim pra ngrohje qendrore. Kjo per shume arsye qe disa nuk mund te varen direkt nga politika shqiptare por prapse prap ka politika dhe pjesen e vet ne kete skandal anti-shqiptar!

 

 

Ku e ke degjuar kete qe ne Shqiperi nuk e njohin sistemin me ngrohje qendrore?

Jo se nuk e njohin por fare pak e kane pas te instalum dhe ato pak  pbjekte qe e kishin dhe ato u shkaterrun !!!

Booo kaq skandal e paska lone Edi situaten, as ngrohje neper cerdhe spaska pas akoma mbas 12 vjetesh?

Dimri i dyte i Bashes ky ne bashki. Per te parin, natyrisht e kishte fajin Rama. Per te dytin e ka Eno Bozgo.

Me vrap me ja hudh fajin Rames, e ca faji paska pas Rama?

Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit;

Ka ndonje studim kosto/benefit kjo ide? Shtrimi i linjes kushton, mirembajtja kushton, treni dhe vagonat kushtojne (miliona euro), per trafik kerkon korsi te vecante çka dmth ngushtim te korsive ekzistuese dhe per rrjedhoje rendim te trafikut

Vetekuptohet qe jo, dhe gjithashtu qe kjo nuk do ndertohet. Por projekte te tilla duken te mira ne rast se i reklamon.

Ekziston edhe mundesia qe gara mes bashkise (PD) qe propozon projektin dhe qeverise (PS) qe e financon, te sjelle realizimin e ketij projekti.

Mesa kam degjuar une, ideja eshte te behet dy linja, njera qe nga kinostudioja e deri ne kombinat, e njera qe nga korpusi e deri te stacioni i trenit, ku do te vazhdoje pasi te mbaroje terminali i ri. Basha, po beri, do te beje per fushate vetem pjesen nga korpusi e deri te stacionit trenit, qe eshte rruga me e gjere e ka vend anash per tramvaj. Autobusat aty s'kane trafik shume, por per fushate do te mjaftoje, e do te thote qe ne mandatin tjeter do te vazhdoje me pjesen e mbetur.

Mesa kam degjuar une, ideja eshte te behet dy linja, njera qe nga kinostudioja e deri ne kombinat, e njera qe nga korpusi e deri te stacioni i trenit, ku do te vazhdoje pasi te mbaroje terminali i ri. Basha, po beri, do te beje per fushate vetem pjesen nga korpusi e deri te stacionit trenit, qe eshte rruga me e gjere e ka vend anash per tramvaj. Autobusat aty s'kane trafik shume, por per fushate do te mjaftoje, e do te thote qe ne mandatin tjeter do te vazhdoje me pjesen e mbetur. ja projekti ne faqen e bashkise. ka dhe nje fotohttp://www.tirana.gov.al/sq/Projektet-St...

Interesi i PS-se do jete te sabotoj Lulin tek ceshtje te tilla... gjeja e fundit qe ju duhet eshte Luli duke bere projekte te medhaja ne Tirana. Por mbase kjo eshte dicka e mire ne fund te dites, se ideja e tramit ne Tirane nuk duket shume e zgjuar.

Ec daja Lul, trego se cdo te thote qeverisje dhe jo fasade. Rama 11 vite vetem betonizim, Luli per 4 vite po ndryshon rrenjesisht Tiranen.

Ato fasadat e rames permenden per mire nga gjithe turistet. E ke internetin plot me travel reports. Rama ne dy vitet e para beri ndryshim drastik te Tiranes. Basha ka dy vjet e ka bere nje M qe te haje. Prishi sheshin qe ishte planifikuar dhe e beri lines. Prishi lulishten te parlamenti dhe po e ben xhami. Qe duke te prishur nje lulishte tjeter per te bere pallat, dhe ka premtuar te prishe dhe kendin e lojerave e ta beje pallat. Pse kujton ti se per tre mandate mazallah se ia jepte Tirana voten PDs? Sepse dihet qe PD s'eshte per qytete, s'eshte pune per ata qyteti. Edhe ne 2011 e mori pasi vodhi 100 vota te qelbura e me KQZ. Keshtu si e ka nisur, Basha zere se e ka te humbur bashkine, me kete ritem, nese PS di ta luaje e te fuse ndonje kandidat interesant. Bashen e peshtyne dhe e qelluan me shishe kur doli te sheshi per armet kimike. Berishen po e pame per zgjedhje qe populli e ka neveri ne mase.

mbjelljen e rreth 18 850 pemëve në rrugët e reja

Kete numer pemesh se kam pare as ne bugtetin e Torontos qe eshte e pakta 20 here sa Tirana. Vetem po te kene menduar te mbjellin peme ne taracat e pallateve. Ky kopja Enverit sikur 180 peme te mbjelli eshte i nderum, parate e pemeve te tjera dihet qe do i fusi ne xhep.

U kane fryre sythave nga karroceria e nje saurreli, duke kaluar poshte seciles peme, dhe ato sythat perhapin fara e mbjellin peme te tjera vetvetiu.

Sikur ti boj te gjitha keto ky, eshte i nderum, por kam frike se mos ngelen sirtareve shum projekte. 

terminali multimodal!

kur zyrtarisht shqipja masakrohet ne kete fare feje,vajhalli nga te tjeret.

zbardhuni o njerez se do thone pepinot,mire programet na i vodhen por po na vjedhin edhe gjuhen!

nji xhiro nga lungomare dhe e harrojme kete problem

Luli kshu?

Kudo ka shifra:

1) Numri i cerdheve

2) Numer i siperfaqeve ne m2

3) Numra per gjatesite e rrugeve

4) Numra femijesh

 

Vetem nje gje mungon.

1) Nje shifer se sa kushtojne

2) dhe shifrat se nga do te financohen

 

Shifrat e para mbeten ne leter po qe se mungojne te dytat. Si hartim kalamoni i jap nje 10.

Po te dy kta si Edi dhe Luli ngelen tu mbjelle peme. Do ishte me mire qe te kujdeseshin per ato qe kane se vetem mbill e mos u rrit nuk ka per tu bo gjo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).